Mali i Zi arreston serbin e dënuar për krime lufte në Kroaci

Policia malazeze arrestoi dje në mbrëmje në Tivat, në brigjet e Adriatikut, një serbo-kroat i dënuar në mungesë në Kroaci me 15 vjet burg për krime lufte.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas një burimi policor dhe medias lokale, Miroslav Joviç, 47 vjeç, u arrestua në aeroportin e Tivatit në bazë të një mandatarresti të lëshuar nga autoritetet kroate dhe është në pritje të ekstradimit të tij.

Sipas verdiktit të 30 majit 2006, në shtator të vitit 1991, Joviç dhe një serb tjetër, Milan Stanojeviç, gjithashtu i dënuar me 15 vjet burg, kishin vrarë në pjesën qendrore të Kroacisë Ivanka Medved dhe plagosur bashkëshortin e saj, Branko Medved, të dy kroatë, transmeton atsh.

Shpallja e pavarësisë në vitin 1991 nga Kroacia, ish-republikë jugosllave, shkaktoi një luftë me separatistët serbë, mbështetur nga Beogradi.

Konflikti shkaktoi rreth 20 000 të vdekur.

Serbët kishin shpallur një republikë të përkohshme “Republika serbe e Krajina” (RSK) në një të tretën e territorit kroat.

Emocionale: Ja çka ka bërë Cavani për Chapecoense (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka bërë pas shënimit të golit, ku kishte një maic me mbishkrim ‘ Forca ACF’. Vlen të theksohet se sonte Cavani ka arritur edhe shfriën e 100 golave për skuadren parisiene. /Periskopi/

cavani
Edinson Cavani, ia dedikojë golin viktimave të Chapeoense

Thaçi i ftoi mësimdhënësit e Drenasit në drekë, por tjetërkujt ia la faturën 18 mijë eurosh

Shefi i shtabit zgjedhor te Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Drenas, Rifat Bilalli, ka thënë se dreka e cila u organizuar për arsimtarët e Komunës së Drenasit, e thirrur nga presidenti Thaçi, iu faturua Kuvendit Komunal të Drenasit në shumë prej 18 mijë eurove.

Periskopi.com Lajme

Bilalli, në emisionin “ Kontakt”, në Tribuna Channel, ka thënë se do të kërkojnë llogari nga personat përgjegjës të cilët kanë keqpërdorur parat e Komunës dhe në momentin që LDK vjen në krye të Drenasit ata do të padisin personat që kanë keqpërdorur mjetet e taksapaguesve.

Ai ndër të tjerash ka thënë se ish-anëtarët e PDK-së që tashmë i janë bashkuar LDK-së, kanë treguar publikisht se si janë manipuluar votat, gjersa janë bartur kutitë e votimeve. Bilalli ka thënë se rrugës gjatë bartjes së kutive të votimeve në zgjedhjet e mëhershme – janë ndërruar kutitë. Ai ka bërë thirrje që të monitorohen këto procese dhe mos të ketë më manipulime.

Billali në këtë emision ka shprehur shqetësimin në lidhje me prezencën e fëmijëve në fushatë nga ana PDK-së pasi që, siç tha ai, po abuzohet me mësimin në shkolla duke i manipuluar nxënësit. Ai ka shprehur shqetësimin në lidhje edhe me përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës.

Shorti i gjysmëfinales në EFL, i vështirë për Liverpool

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet në EFL Cup.

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi pas fitores 4-1 ndaj West Hamit do të luajë në gjysmëfinale kundër Hull Cityt.

Kurse Liverpoolit do të luajë ndaj Southamptonit, ndeshja e parë do të jetë në stadiumin St Mary.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me nëntë janar, kurse ato të kthimit me 23.

A është ky brezi i ri i kriminelëve shqiptarë? Shikoni si e hedhin qenin nga ura (Video, +18)

Në një video të publikuar nga jetaoshqef tregohet një nga mizoritë e shumta që njerëzit në këtë shtet janë mësuar të bëjnë ditë pas dite.

Periskopi.com Lajme

 

Pamjet tregojnë qartë se si djemtë rrëmbejnë qenin, e kapin nga pjesa e lëkurës dhe e hedhin nga një urë, e cila ka një lartësi të konsiderueshme.

Mesazhdërguesi nuk ka dhënë detaje se në cilën urë është kryer kjo mizori ndaj kafshë së gjorë, e cila është hedhur si të qe një qenie e pashpirt në atë ujë të akullt dhe nga ajo lartësi e madhe. Ata shkruajnë vetëm që pamjet janë filmuar në Shijak.

Njerëzit mund të kenë 100 halle dhe me të drejtë mund të thonë që “nuk bëhet qameti, ku e kemi mendjen ne e çfarë na tregoni ju, apo këtu po vdesin njerëzit përditë e askush nuk po reagon, jo më të bëhet nami për një qen”, por nëse nuk doni që nesër apo pasnesër këta fëmijë të sotshëm t’ju hedhin juve si qen nga ndonjë urë, nëse nuk doni të rrisim mes nesh një brez kriminelësh, mirë është të reagojmë që sot, që të mos bëhemi pishman nesër.

E në fund të fundit, mirë që nuk i ndihmojnë dot qentë endacakë duke iu gjetur një strehë, por përse duhet t’i trajtojnë në këtë mënyrë të tmerrshme e mizore? Dikush duhet të ngrejë zërin, dikush duhet të reagojë, pasi kjo nuk është fytyra e të ardhmes së këtij vendi.

 

Manchester United shkatërron West Ham United (Video)

Manchester United ka mposhtur West Ham United me rezultat 4-1 në kuadër të kupës së Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Manchester United sonte nuk ka lejuar befasi pasi ishte në disponim për lojë, pasi filloi furishëm ndeshje ku kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë të takimit përmes suedezit Zlatan Ibrahimovic.

afa
Zlatan Ibrahimovic, pas shënimit të golit

Por, West Ham United nuk dorëzua ku arriti të barazojë rezultatin në minutën e 35’ përmes ish sulmuesit të ‘djajëve të kuq’ Ashley Fletcher i cili përfitoi nga një gabim i portierit spanjoll De Gea.

fletcher
Ashley Flethcher, West Ham United

Man Utd filloi edhe pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshëm, tashmë ishte Mikhitaryan i cili asistojë për francezin Martial që e konvertoi në gol për rezultatin 2-1. Në minutën e 62’ shënoi përsëri Martial kësaj radhe u asistua nga ekuadoriani Valencia për rezultatin 3-1.

united
Anthony Martial, duke festuar golin e tretë

Në këtë takim vlen të theksohet se Mourinho nuk ishte në fushë për të udhëhequr skuadrën e tij dhe poashtu rikthimi i Bastina Schëeinsteiger ku u paraqitë për herë të parë në këtë sezon.

Goditjen e fundit londinezeve ja u dha Ibrahimovic që shënoi golin e tij të dytë pasi pranoi një pasim nga Herrera për 4-1.

zlatan-ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic, duke shënuar golin e katërt për United

Pas kësaj fitore skuadra e Mourinhos kalon në gjsmëfinale të kupës së Anglisë. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=vmm7TVZqsU8

Zëvendësi i Daçiqit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq, Branko Ruzhiq ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Evropian do të bëhet “pa territorin e Kosovës”.

Periskopi.com Lajme

I pyetur se me cilin territor shtetëror Serbia do të hyjë në BE, përjashtuar territorin e Kosovës apo jo, Ruzhiq për “Die Prese”, ka thënë:

“Nëse vendet anëtare të BE-së, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk duhet as ne ta bëjmë këtë gjë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së pa territorin e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

“Kemi mjaft kohë që deri atëherë të gjejmë zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova duhet që të kemi qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë më për mitet”, ka sqaruar ai.

Kjo deklaratë e ka shokuar opinionin serb.

Për këtë është pyetur edhe shefi i Ruzhiqit, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Mendoj se as ai, e as tjetër kush nuk e dinë se me çfarë kushtesh Serbia do të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Daçiq.

Në Itali shkatërrohet banda e prostitucionit, kapen 6 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë kriminale që merrej më prostitucion, ku ka arrestuar 6 shqiptarë, ku 3 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Periskopi.com Lajme

Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.

Të arrestuarit e këtij aksioni të policisë italiane, janë rumunë, italianë, shqiptarë të cilët shfrytëzonin vajza të reja, në zonën përreth teatrit të ‘’Tempullit’’, pranë qendrës së qytetit.

Sipas policisë italiane të arrestuarit shqiptarë janë Ismet Rapi, 36-vjeç Flamur Beluli, 30-vjeç dhe Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi.

Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe, Dorian Cakri 27 vjeç dhe Fabiol Cakri, 25-vjeç.// Shqiptarja

Çaushi tregon skenarin që u bë për ta shpallur Vetëvendosjen terroriste

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka akuzuar krerët e shtetit, duke filluar nga Presidenti, Kryekuvendari e Kryeministri, se kanë për qëllim që ta shpallin si lëvizje terroriste, subjektin e tij politik.

Periskopi.com Lajme

 

Ai këto komente i bëri në emisionin Info-Box të RTV Dukagjinit, ku tha se krerët e shtetit këtë e kanë si plan  final, pasi që ndihen të rrezikuar nga Vetëvendosje.

“Mendoj që parametrat janë të tillë, e megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Unë besoj se ky do të ishte qëllimi final i Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Ai kritikoi ashpër edhe EULEX-in, që sot lëshoj një komunikatë për rastin e Astrit Deharit.

Lidhur me Rastin, Çaushi thotë se “po fshihet diçka në këtë rast, dhe se këtë më së miri po e tregon çdo hap që po bën pushteti që prej vdekjes së tij”.

Babai i Teuta dhe Memli Krasniqit thotë se ekstremizmi fetar është dështim i shtetit të Kosovës

​Shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për rritjen e bindjeve fetare të islamit deri në ekstremizëm.

Periskopi.com Lajme

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ekstremizmi fetar i pranishëm në Kosovë është si pasojë e mungesës së bashkësive fetare dhe shtetit në tërësi për të vetëdijesuar të rinjtë.

Sipas tij, pas luftës ka pasur rritje të ushtrimit të fesë islame nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë shkuar shumë më lartë se kaq, duke e kthyer besimin në ekstremizëm.

Krasniqi ka shtuar se ky ndryshim social nuk është menaxhuar drejtë as nga Bashkësia Islame e Kosovës e as nga shteti, dhe kjo ka çuar në kalimin e besimit në ekstremizëm.

Shkrimtari ka shtuar se arritja e individëve deri në bindje ekstremiste fetare është përgjegjësi e shtetit, e BIK’ut dhe e vetë familjeve të tyre.

Frika nga hakmarrja lë katër fëmijë të Lushajve pa shkollë

Nga frika e hakmarrjes pas vrasjes së vëllezërve Rexhep e Bujar Ramaj, Hysen Lushaj nuk po i lë fëmijët e tij të shkojnë në shkollë. Vëllai dhe nipi i Hysenit po mbahen në paraburgim për vrasjen që ndodhi më 25 gusht të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Që nga vrasja e vëllezërve Ramaj, Rexhepit e Bujarit, në Shaptej të Deçanit, më 25 gusht të këtij viti, familja Lushaj është mbyllur në shtëpi.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, shkollimin nuk e kanë nisur në shtator as katër fëmijët e familjes. Hysen Lushaj thotë se nga frika prej hakmarrjes nuk po i lë fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Prej rastit tragjik me 25 gusht që ka ndodhë, domethënë kur ka fillu viti shkollor me 1 shtator e mas, fëmijët e mi nuk kanë viju mësimin shkollor nga frika e hakmarrjes”, thotë Lushaj.

Vëllai i Hysenit, Salihu dhe djali i këtij të fundit, Durimi, dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Hysen Lushaj tregon po ashtu se katër fëmijët e tij janë të mitur dhe se për shkak të situatës, njërin nuk ka mundur ta regjistrojë në klasën e dhjetë.

Premtimi nga organet komunale se fëmijët do të pajisen me diploma në fund të vitit shkollor, nuk e kënaq atë.

“Fëmijët e mi janë mbetë në mëshirën e Allahut, pa shkollë. Me kanë thanë që ua japin vitin, po unë nuk jam i kënaqur me këtë vit shkollor, kur fëmijët e mi janë jashtë bankave shkollore”, thotë ai.

Lushaj u bën thirrje organeve të drejtësisë që fëmijëve t’u mundësohet të shkojnë në shkollë dhe që për këtë t’u sigurohet siguri.

“Fëmijëve të mi me ju gjetë një zgjidhje me vazhdu procesin mësimor. Me ju ofru siguri fëmijëve të mi, me pasë fëmija e mi siguri me shku në shkollë edhe me vazhdu shkollën sikur krejt fëmija e tjerë”, thotë ai.

KALLXO.com ka shkuar në shtëpinë e familjes Ramaj. Anëtarë të kësaj familjeje nuk deshën të flasin para kamerës, por mohuan të kenë kërkuar që fëmijët e mitur të Lushajve të ndalen nga shkolla.

Sipas tyre, fëmijët janë të pafajshëm, ndërsa të rriturve të Lushajve besë nuk u kanë dhënë.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Qazim Maloku, tha për KALLXO.com se janë të njoftuar se katër fëmijë  të familjes Lushaj për shkak të frikës nuk po e vijojnë mësimin.

Ai thotë së këta nxënës në fund të vitit do i nënshtrohen provimeve klasore dhe do të vlerësohen.

“Këta fëmijë do të hyjnë në provime të klasës në fund të vitit, duke shpresuar që kjo gjendje nuk do vazhdojë tutje do të vijë deri te pajtimi ose deri te lirimi i këtyre fëmijëve që këta të shkojnë në shkollë. Kështu që këtë vit në një farë forme kam premtu, tuj u bazu edhe në Ligj, se këta fëmijë do t’u nënshtrohen provimeve në klasë edhe do të jenë bashkë me gjeneratën të cilën tash për tash janë duke shkuar në shkollë”, theksoi Maloku për KALLXO.com.

Ndërsa, prokurorja e rastit të vasjes së dyfishtë, Valbona Haxhosaj – Disha, përmes telefonit tha për KALLXO.com se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sigurimin e fëmijëve të familjes Lushaj.

“Nuk kanë paraqitë kërkesë tek unë si prokurore që janë të rrezikuar, e as që të sigurohen të shkojnë  fëmijët në shkollë”, tha ajo.

Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe zyrtarët për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Zëdhënësi Xhevat Ibraj tha përmes telefonit për KALLXO.com se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për masa të sigurisë për familjen Lushaj.

Vrasja e cila shkaktoi hasmërinë mes familjeve Lushaj e Ramaj ka ndodhur më 25 gusht.

Shaip Muja që nuk është deputet i PDK-së, kërcënon në emër të këtij subjekti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, që vjen nga komuna e Drenasit, ka thënë se PDK më 4 dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se PDK’ja po bën garë në Drenas me VLAN-in – Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Muja ka theksuar për “Epoka e re” se nuk do të ketë luhatje në këtë komunë, pasi qytetarët i besojnë ofertës së PDK’së.

“Balotazhi nuk është as diskutim real në komunën e Drenasit. Më 4 dhjetor PDK’ja do të fitojë bindshëm dhe do t’ju tregojë të gjithëve se ku e kanë vendin”, ka theksuar Muja.

Arsenali humbet ndaj Southamptonit, pas 19 ndeshjeve pa humbje (Video)

Arsenali është mposhtur nga Southamptoni në kuadër të EFL Cup me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Golat u shënuan nga Jordy Clasie në minuten e 13 dhe Ryan Bertrand në minutën e 38-të.

Kështu Southampton mund të ndeshet me Manchester United, Liverpool apo Hull City në gjysmë finale të EFL Cup.

https://www.youtube.com/watch?v=J8BUA9NTjOU

Rexhep Hoti i kundërpërgjigjet ambasadorit britanik për zgjehdjet në Drenas

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ia ka dërguar një letër të hapur Ruairi O’Connell, Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, pasi ky i fundit e pati një kërkesë nga Valdete Daka, Kryatare e KQZ-së, me rastin e zgjedhjeve në Drenas.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo është letra e Hotit:

I nderuar z. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell,

Nuk ndihem mirë që jam i detyruar t’ju ofroj një mendim, në mënyrë publike, juve dhe përfaqësuesve të shteteve, në emër të të cilave Ju ju keni drejtuar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, znj. Valdete Daka, «në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Siç e dini historikisht ka pasur shqetësime në lidhje me votimet në këtë zonë», shkruani ju, ndër të tjera aty.

I nderuar, z. Ambasador O’Connell,

Shqetësimi i Juaj dhe i përfaqësuesve në emër të të cilëve ju flisni, është i natyrshëm. Por, ky nuk është realisht shqetësimi më i madh i kësaj natyre.

E para, shumë më shqetësuese sesa kaq është ‘heshtja e juaj dhe përfaqësuesve që përfaqësoni’, nga koha e dorëheqjes së ish-Presidentit Behgjet Pacolli, ku dhe kur popullit të Kosovës iu premtua, ndër të tjera, se brenda atij mandati qeveritar nga marrëveshja ‘e kohës së zarfit’, do të fillonte puna për realizimin e reformës zgjedhore dhe

E dyta, vota në Kosovë nuk vidhet në përmasa shqetësuese ndërmjet subjekteve politike që konkurrojnë në zgjedhje. Në të vërteta, vjedhja serike dhe e fabrikuar, e edhe historike, ndodh brenda subjekteve politike dhe ato në këtë mënyrë i parapërcaktojnë edhe ‘grupet e interesit’ nëpërmjet kontrollimit të votës për deputet.

Prandaj skena politike e Kosovës është edhe skena politika e ca njerëzve që kanë agjenda personale në kuadër të proceseve politike shtetërore e partiake e më të cilët Ju frymoni në Kosovë, në të gjitha aspektet e mundshme, natë e ditë.

Është e pamundur të këtë normalitet në brenda spektrit politik të republikës së Kosovës, përderisa këto probleme të mos adresohen dhe zgjidhen në mënyrë urgjente e konkrete.

Kot flasim në parim dhe në mënyra abstrakte përderisa nuk përqendrohemi më specifikisht në zgjidhjen e problemeve në format e vjedhjes së votave.

Prandaj jam i dëshpëruar nga harresa e Juaj (jo konkretisht e Juaja, z. Ambasador), e përfaqësuesve të Quint-it, jam i dëshpëruar nga ky seleksionim kaq joparimor.

Përzemërsisht,

Rexhep Hoti

E pikëllueshme: Momentet e fundit kur të riut që vdiq në xhami, iu dha ndihma e parë (Foto)

Alban Veliu, 24 vjeçar, ka ndërruar jetë sot në Prishtinë teksa po falej në xhaminë "4 Llulat".

Periskopi.com Lajme

Në fotografitë që kanë shpërndarë të afërmit e tij, shihet se si atij iu dha ndihma e parë në momentet e fundit të jetës.

“Sepse ishe shumë i veçantë, jetove edhe çastet e fundit nxhami, dhe amanetin qe e kishe nga Zoti at shpirt te paster e dorzove ne formen me të mirë . Ani pse do na mungosh , momenti i dorezimit tend tek Zoti na ben krenarë. Cka per ne te gjallet ; cfare fundi na pret”, ka shkruar një i afërm i tij./ Periskopi

Man United shënon edhe golin e tretë (Video)

Manchester United ka arritur të shënojë edhe golin e tretë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte Valencia i cili asistojë për francezin Martial që shënoi për golin e dytë të tij personal dhe të tretin për Manchester United. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=yM5QyJuwLhQ

Kosova, tema që i përplasë ashpër Nikoliqin dhe Vuçiqin

Marrëdhëniet mes presidenti i serb, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrit, Aleksandër Vuçiq kanë filluar të acarohen.

Periskopi.com Lajme

Sipas “Blic”, marrëdhëniet e ftohta mes udhëheqësve të vendit vërehen në disa dallime që ata i shprehin haptazi. Sipas medias në fjalë, disa nga dallimet që kanë Nikoliq dhe Vuçiq kanë të bëjnë pikërisht me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Kosova dhe UNESCO

Nikoliq para dhjetë ditëve kishte thënë se në rast që Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, duhet të ndërpriten bisedimet me Kosovën.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq

Nga ana tjetër, Vuçiq ka thënë se Serbia do të luftojë për të parandaluar “anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

“Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ne do të luftojmë që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s. Detyra jonë është të flasim me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Ekziston edhe një pikë tjetër për Kosovën që Nikoliq dhe Vuçiq nuk arrijnë të pajtohen.

Marrëveshjet e arritura në Bruksel

Nuk është e panjohur se Nikoliq ka një qëndrim mjaft të ashpër, kur është fjala për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Kështu që, plani  i Vuçiq dhe qeverisë së tij është të punoj për dialog me Prishtinën.

Gjithashtu, ka spekulime se Nikoliq ka kërkuar që të ketë një Rezolutë për Kosovën që synonte ta kalonte në parlamentin serb. Rezoluta kishte të bënte me ndërprerjen e bisedimeve me Prishtinën, por se qeveria e Vuçiqit nuk ia pranoi.

Dallimet tjera të mëdha ndërmjet dy ish themeluesve të SNS-së, partisë që doli pas largimit nga partia e Sheshelit, kanë të bëjnë me çështjet e brendshme në Serbi, e që janë të shumta.

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, studenti vdes në xhami duke falur Namazin e Akshamit (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në xhaminë "4 Llullat" në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Alban Veliqi ka pësuar një sulm kardiak gjatë kohës sa po bëhej gati për të falur namazin e Akshamit, raporton Magazina.al.

Kjo ngjarje e rëndë për familjen Veliqi ka prekur të gjithë ata që e kanë njohur 24 vje çarin nga Polaci, i cili po studionte në fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Shoku i tij i ngushtë, Sefer Aliçkaj, ka njoftuar për vdekjen e Albanit përmes një postimi në Facebook.

“Alban ki mem mungu shumë…t’kisha si vlla, e Zoti bani qe funi yt te jetë i mirë, duke u lidh namaz t’akshamit nxhami , ja dorzove trup e shpirt. ZOTI ME TAKOFT NE XHENNET ME TY Vlla”, shkruan Aliçkaj.

besart-veliqi

Për Isa Mustafën zgjedhjet në Drenas janë arsye për reformën zgjedhore

Kryeministri Isa Mustafa beson se mund të organizohet një proces i rregullt zgjedhor në Drenas, sepse, sipas tij, Kosova ka dëshmuar se ka mundësi të menaxhojmn zgjedhje fer dhe demokratike.

Periskopi.com Lajme

 

Mustafa, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se zgjedhjet në Drenas janë një arsye më shumë për ta bërë reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë një arsye edhe më shumë që ta bëjmë reformën zgjedhore për të zgjidhë rastet e tilla, dhe më pak janë një demonstrim i fuqisë politike për një mandat të mbetur më pak se një vit. Sidomos kur dihet fakti se kryetarit të deritanishëm nuk iu dha mundësia që për mandatin e tij të vendosin qytetarët, por vendosi gjykata për një rast që nuk ka të bëjë me të qeverisurit”.

“Prandaj, është e rrugës që të zhvillojmë një fushatë e cila shpalos vlerat demokratike të të gjitha partive dhe të gjithë kandidatëve. Kandidatët kanë mjaftë hapësirë demokratike për të thënë dhe për të shpalosur ofertat e tyre për të ardhmen. Nuk shoh arsye të merremi me të kaluarën, sepse ajo nuk u ndihmon qytetarëve në përmirësimin e jetës së tyre”.

“Unë besoj se mund të organizojmë një proces të rregullt zgjedhor në Drenas, sepse kemi dëshmuar se kemi mundësi të menaxhojmë zgjedhje fer dhe demokratike dhe ne kosovarët ta marrim përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.

United përsëri në epërsi ndaj West Hamit (Video)

Manchester United ka rikthyer epërsinë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Pas një topi të fituar nga Valencia i cili gjeti Miki në afërsi të zonës, ku ky i fundit asistojë për francezin Martial i cili e konvertoi në gol për rezultatin 2-1. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=BZxxTkpSMKU