Zjarrfikësit në detyrë

Festën e Vitit të Ri, Gent Begolli e pret në një vend jo të zakontë.

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, po feston me zjarrfikësit.

Zjarrfikësit e Prishtinës, si çdo herë, edhe sot janë në detyrë, në gjendje gatishmërie për çfarëdo të papritur që mund të ndodh.

Edita Tahiri, e lodhur nga dialogu me Serbinë

Dialogu mes Kosovës e Serbisë që mbahet tash e gjashtë vite në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, deri më tani ka prodhuar shumë marrëveshje, disa prej të cilave zbatohen në përpikëri, kurse disa ende nuk kanë nisur as të hyjnë në fuqi.

Periskopi.com Lajme

Ky proces, ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri thotë se është shumë i vështirë. Ajo në një intervistë për Indeksonline ka thënë se është lodhur nga negociatat që mbahen në Bruksel. Ndërsa ka folur edhe për kërkesën e opozitës për shkarkimin e saj.

“Opozita jonë jo vetëm për dialogun po pothuajse asnjë sukses të Qeverisë nuk është në gjendje me pa dhe me e vlerësu. Ka një qëndrim nihilist, mohon çdo gjë. Unë e kuptoj që opozita duhet të kritikojë, të vë gishtin për çështjet që vërtet ecin, por nuk është e mundur që të mohohet gjithçka. Edhe në dialog ata mohojnë çdo arritje dhe në një diskutim që pata me ta unë kërkova fakte. Kur dikush mohon diçka, duhet të ketë fakte, por ata heshtën.Lehtë është të mohohet, sepse është vetëm një fjalë, por për të nxjerr fakte duhet punuar e duhet vizituar veriu, duhet bërë hulumtime për të parë gjendjen”, ka thënë ajo.

‘Zbuluesi’ i viti 2016 – Adem Salihaj me fisin e tij “Kalash”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj gjatë vitit që po lëmë pas ka habitur të gjithë me një ‘zbulim’ të tij.

Periskopi.com Lajme

‘Zbulimin’ e tij vendosi që ta prezantojë në një konferencë të thirruar pranë bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në mënyrë që të dukej sa më serioz, me disa dokumente në duar Slihaj tha se kishte zbuluar një fis ilir të quajtur “Kalasha” në Afganistan.

Kjo që kishte thënë Salihaj kishte shkaktuar shumë tallje në rrjetet sociale. E, kjo si duket ia ka shuar entuziazmin dhe seriozitetin që kishte ai për këtë punë.

Tani që kanë kaluar disa muaj pas prezantimit të ‘zbulimit madhor’, Salihaj zgjedh të heshtë për këtëçështje.

Gjatë prezantimit të këtij ‘zbulimi’ Salihaj u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të merren seriozisht me këtë çështje, duke kërkuar që të shkohet për ekspertizë më të thellë në Afganistan, edhe pse dihej se ata jetojnë në Pakistan.

E, i kontaktuar nga Periskopi për ta pyetur se ku ka shkuar puna për ekspertizën në lidhje me këtë fis, ai nuk ka pranuar të flas për këtë temë, me arsyetimin e se nuk është marrë seriozisht.

Se ky fisi ekziston dihej edhe më herët, por si duket Slihaj nuk kishte informacion, ose diçka e shtyri që të bëhej kinse nuk e di, e të dal qesharak para të gjithëve.

Në kohën kur Salihaj doli të fliste për këtë temë, Periskopi pati mësuar se ai konferencën e kishte thirruar për një temë krejt tjetër dhe shumë serioze, por që në minutata e fundit ai kishte vendosur ta ndërrojë temën.

Disa ditë para se ai të filste për kalashët, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime për atentatit ndaj Rugovës, e një natë më parë tha se atentati ndaj tij ndodh pak qaste para se ata të dy bashkë, Rugova dhe Thaçi të në nënshkruanin një koalicion për krijimin e Qeverisë së re. Kjo sipas Thaçit, ndodhi në vitin 2015.

E, i pyetur nëse tentoi të fliste për vrasjen e pasluftës dhe u kërcënua nga dikush, Salihaj kishte mohuar  të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, nuk jam kërcënuar nga askush, sot isha në katër televizione të ndryshme dhe i thash të gjitha ato, që mendoj se duhet thënë lidhur me deklarimet e Thaçit dhe aktualitetin politik”, pati thënë Salihaj.

E për kalashët e Salihajt shumë media në botë,  shumë vite më parë kishin raportuar për këtë popull. Madje edhe gjenetikisht ka dalë se ADN-ja e popullit Kalash janë një përzierje gjaku nga Evropa që nga koha e pushtimeve të Aleksandrit. Ky popull thuhet se me shumë gjasa janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtrive të lashta greko-maqedonase e që në Pakistan u zhvendosën rreth 2 mijë e 300 vite më parë.

Jo vetëm mediat nëpër botë, në Kosovë, publicisti Fahri Xharra që shumë vite thotë se ky popull janë me prejardhje shqiptare, pra ilirë./Periskopi

 

 

Bota pret 2017-ën në frikë

Një fishekzjarr gjigant hapi festimet e Vitit të Ri në Sidnei, në rrjedhën e shumë festimeve të tjera nën masa të larta sigurie, në përfundim të një viti të përgjakur nga një seri atentatesh vdekjeprurëse kundër civilëve.

Periskopi.com Lajme

Në Nicë (86 të vdekur) dhe Berlin (12 të vdekur), ku njerëzit që festonin ishin goditur si shënjestër nga kamionët.

Bagdad, Uagadugu, Stamboll, Orlando, Bruksel… Lista është e gjatë e qyteteve të prekur nga atentatet e verbra të 2016-ës.

Por turmat e njerëzve do të mblidhen sot në mbrëmje nëpër rrugët e Azisë, Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës më pas Amerikës për të filluar një vit plot me pasiguri politike dhe gjeopolitike.

Për shkak të ndrysshimit të orës, Sidnei ishte qyteti i parë i madh që filloi numërimin mbrapa nën një mot veror. Fiks në mesnatë (13:00 GMT), 15 milionë spektatorë shijuan një spektakël piroteknik me të gjitha ngjyrat sipër qiellit të gjirit emblematik dhe operas së tij fotozhenike.

Spektakli i bëri homazhe disa prej të zhdukurve të mëdhenj të vitit 2016, kryesisht yjeve si David Bowie dhe një shi dritash lejla (Purple Rain) për këngëtarin Prince.

Por Australia është gjithashtu në linjë të parë në luftën kundër terrorizmit. Dy mijë policë shtesë ishin dërguar në Sidnei pas arrestimit të një burri për kërcënime të lidhura me Vitin e Ri dhe një komplot terrorist të kapur pak çaste para Krishtlindjeve në Melburn.

Në Seul, qindra mijëra koreanë kanë shënuar Nitin e Ri duke manifestuar për arrestimin dhe largimin e presidentes së shkarkuar nga Parlamenti, Park Geun Hye./bordo.al

qeveria e kosoves

Momentet më qesharake të politikanëve kosovarë (Video)

Politikanët tanë përveç paraqitjeve serioze të tyre, kanë momente edhe kur bëhen aktorë të momenteve interesante madje edhe qesharake.

Periskopi.com Lajme

 

Më poshtë mund të shikoni një përmbledhje nga momentet më qesharake në paraqitjet e politikanëve të Kosovës.

2016-ta, vit i krizës për BE-në

Njëlloj sikur Brexit, çështje tjetër që lëkundi imazhin e BE-së ishte edhe politika në lidhje me refugjatët. Më 16 janar, Austria mbylli kufirin e saj me Slloveninë dhe Hungarinë

Periskopi.com Lajme

Viti 2016 për Bashkimin Evropian (BE) ishte vit kur përmes Brexit-it u vë në pikëpyetje e ardhmja e tij, vit kur u sprovua “shoqërimi” i tij me Ukrainën, vit kur ngeli pa ndikim në Siri, vit kur anëtarët e tij “u rebeluan” dhe vit i ngritjes së partive populiste anti-Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vit veçanërisht kaloi i tendosur për shkak të debateve në lidhje me Brexit-in. Kryeministri i atëhershëm britanik, David Cameron, në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt në muajin shkurt tha se ka arritur marrëveshjen e nevojshme për të ngelur në BE dhe se në referendum do të zhvillonte fushatën në këtë drejtim.

Megjithatë, në referendumin më 23 qershor, qytetarët e Britanisë votuan në favor të shkëputjes nga BE-ja. Shteti më i fuqishëm i Unionit, Gjermania, vendimin e Brexit, që kishte kuptimin e një triumfi të së djathtës ekstreme, e cilësoi se “plagë e thellë”. Përderisa për herë të parë një shtet mori vendimin për ndarje nga Unioni, në të njëjtën kohë filloi të vihet në pikëpyetje e ardhmja e BE-së.

Kriza e refugjatëve

Njëlloj sikur Brexit, çështje tjetër që lëkundi imazhin e BE-së ishte edhe politika në lidhje me refugjatët. Më 16 janar, Austria mbylli kufirin e saj me Slloveninë dhe Hungarinë. Më pas, Austrinë e ndoqën edhe shtetet e Ballkanit.

Megjithëse në saj të marrëveshjes me Turqinë kalimet në Greqi u zvogëluan, kalimet në Itali përmes Mesdheut shënuan rritje. Kjo rritje në të njëjtën kohë solli me vete 4.500 viktima që humbën jetën në Mesdhe, e cila është rrugë më e rrezikshme.

Derisa disa shtete shpalosën qëndrimin e tyre kundër pranimit të refugjatëve, BE-ja u drejtua drejt një marrëveshjeje me Afganistanin dhe disa shteteve të Afrikës që parashihte mbështetje financiare, në mënyrë që të mund t’i kthente migrantët ilegalë. Nga ana tjetër, BE-ja dështoi në zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes së 18 marsit të arritur me Turqinë. Ndërsa BE-ja vazhdimisht ngrit zërin për të drejtat e njeriut, qëndrimi i saj kundrejt refugjatëve vuri në pikëpyetje vlerat e saj.

U mjaftua vetëm “duke dënuar” në lidhje me Sirinë

Ndërkohë, lufta në Siri tregoi përmasat e ndikimit të BE-së. Veprimet e BE-së, të cilat përveç tryezave nuk u gjendën në praktikë, ngelën të kufizuara vetëm me deklarata dënimi. Sanksionet e mundshme të saj kundrejt Rusisë për rolin e saj në Siri, u bllokuan nga vetoja italiane.

Presidenti francez François Hollande, në fjalën e tij gjatë samitit të fundit të liderëve në këtë vit, aludoi në paaftësinë e BE-së duke u shprehur: “Në qoftë se 28 shtete nuk mund të arrijnë marrëveshje për një problem të këtillë dhe në qoftë se nuk mund ta dënojnë një masakër, atëherë pse kemi një union prej 28 shtetesh”. Derisa me deklaratën finale të samitit të liderëve dënoheshin regjimi sirian, Rusia dhe Irani, Turqia arriti marrëveshje për evakuimin e civilëve nga Halepi.

Frika nga sulmet terroriste

Edhe terrori u bë shkak i ngjeshjes së axhendës së BE-së në vitin 2016. Organizata terroriste DEASH, e cila vitin e kaluar realizoi sulmet në Paris, më 22 mars goditi Brukselin me bomba, ndërsa më 14 korrik qytetin francez të Nicës përmes një kamioni i cili u fut midis një turme. Në këto dy sulme, jetën humbën afër 120 persona, ndërkohë që kohë pas kohe në Gjermani, Francë dhe Bruksel u organizuan sulme me thika që synuan policinë apo qytetarët.

Për efikasitet më të madh, Brukseli ndryshoi dokumentin kornizë për luftën kundër terrorizmit. Megjithatë, ky hap nuk prodhoi zgjidhje. Më 19 dhjetor, në kryeqytetin gjerman, Berlin, u organizua sulm me kamion ndaj turmës një treg të Krishtlindjeve. Si pasojë e këtij sulmi që sërish u mor përsipër nga DEASH-i, jetën humbën 12 persona.

Shqetësimet nga fitorja e Trump

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i cili mbronte mendimin se Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtje dhe ishte kundër marrëveshjeve tregtare me Evropën, hapi rrugën për merakosje në Bruksel. Planet e tij Brukseli i kishte ndërtuar duke u mbështetur në fitoren e Hillary Clinton-it, ndërkohë që menjëherë pas qartësimit të rezultateve, përmes një deklarate të përbashkët, Trump u ftua në samitin e liderëve.

Disa ditë pas zgjedhjeve, më 13 nëntor, ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën në një drekë të përbashkët pune për të diskutuar në lidhje me efektet e fitores së Donald Trump. “Na merr në konsideratë!”, ishte mesazhi që iu dërgua Trumpit, ndërkohë që Trump ende nuk është takuar as me Juncker, as me Tusk.

Aneksim, luftë e brendshme, vdekje: Çmimi i besimit në BE-në

Nga ana tjetër, Marrëveshja e Partneritetit për Ukrainën vuri në pikëpyetje “çmimin që duhet paguar për besimin në BE-në”. Incidentet që filluan me kundërshtimin e marrëveshjes së presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç me BE-në më 21 nëntor të vitit 2013, hapën rrugën për luftën që ende vazhdon në lindje të vendit, aneksimin e Krimesë dhe vdekjen e 9.758 personave.

Në vazhdën e kësaj, në referendumin që u mbajt në Holandë më 6 prill, Marrëveshja e Partneritetit BE-Ukrainë u refuzua me shumicë absolute, njëlloj siç kishin dëshiruar partitë populiste. Ndërkaq, në samitin e fundit të vitit, liderët e BE-së sollën kufizime në Marrëveshjen e Partneritetit BE-Ukrainë për shkak të kundërshtimit në Holandë.

Edhe krahas të gjitha këtyre kufizimeve, a do të zbatohet marrëveshja ose jo ngelet të qartësohet me miratimin e Parlamentit të Holandës. Përderisa qeveria e Ukrainës përjetoi dëshpërim, Marrëveshja e boshatisur e Partneritetit u bë “certifikata e shoqërimit” me Brukselin.

Gjithashtu, fakti që Brukseli ende nuk ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë edhe krahas përmbushjes së kritereve, hapi debatet në lidhje me atë se sa BE-ja u ngelet besnik premtimeve.

Mposhtja në Moldavi

Me triumfin e pro-rusit Igor Dodon, kryetarit të Partisë Socialiste, në zgjedhjet që u mbajtën në ish-republikën sovjetike të Moldavisë, BE-ja e përballur me probleme besueshmërie dhe lëkundje të imazhit, mori goditje në përpjekjet e saj kundër Moskës. Ulja e flamurit të BE-së nga Dodon para Presidencës në ditët e fundit të vitit, ishte tregues i thyerjes së ndikueshmërisë së Brukselit.

Shtet tjetër ku u forcua efekti Moldavi kundër Brukselit ishte Bullgaria. Në zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor, fitues doli pro-rusi Rumen Radev, ish-komandant i Forcave Ajrore. Kryeministri Bojko Borisov, i cili mbështeti kundërshtarin e Radevit në zgjedhje, dha dorëheqje pas shpalljes së rezultateve, ndërkohë që temë debati u bënë politikat e mundshme që do t’i ndiqte presidenti i ri.

Në Itali u refuzuan “politikat pro-BE”

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, u detyrua të japë dorëheqje pas humbjes në referendumin për ndryshime kushtetuese që u mbajt më 5 dhjetor. Refuzimi në referendum u cilësua “refuzim ndaj politikave pro-BE” të Renzit, ndërkohë që Lëvizja ‘5 Yje’, parti euroskeptike, shënoi ngritje. Në rast se pas zgjedhjeve që do të mbahen në pushtet vjen Lëvizja ‘5 Yje’, e cila është në favor të daljes nga eurozona, Italinë e pret ndryshim i madh në politikat e BE-së. Paqartësia e cila vazhdon ka ngritur shqetësime për thellim të krizës në sektorin bankar.

Forcimi i së djathtës ekstreme në Austri

Në zgjedhjet që u mbajtën në Austri më 22 maj, kandidati djathtist ekstrem Norbert Hofer nga Partia e Lirisë e Austrisë (FPÖ) humbi me diferencë të vogël. Pas ankesave, zgjedhjet u përsëritën më 4 dhjetor, kurse fitues kësaj radhe doli kandidati i pavarur i së majtës Alexander Van der Bellen, gjë që zvogëloi shqetësimet e Brukselit. Megjithë këtë, shqetësime ka shkaktuar fakti që FPÖ ende ngelet partia më e fuqishme.

Anëtarët e BE-së u revoltuan ndaj BE-së

Në vitin 2016, shtetet që njihen si V4, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, u revoltuan ndaj Brukselit, pasi kjo e fundit e bëri të detyrueshme pranimin e refugjatëve nga shtetet anëtare. Shtetet V4, të cilët morën emrin nga qyteza hungareze ku u mbajt takimi i parë, Visegrad, njoftuan se nuk do të pranonin refugjatë, duke i detyruar BE-në dhe anëtarët e tjerë të bëjnë ndryshime të politikave.

Nga këto shtete, vëmendje më të madhe tërhoqi Hungaria. Kryeministri hungarez Victor Orban tërhoqi reagime si përmes deklaratave kundër refugjatëve, njashtu edhe me referendumin për mospranimin e refugjatëve, ndërsa shpesh u akuzua për “tendenca autokratike”. Ndërka, Jean Asselborn, ministri i jashtëm i Luksembuergut i cili kritikoi ashpër qeverinë Orban, bëri thirrje për largimin e Hungarisë nga BE-ja.

Polonisë iu dha afat prej dy muajsh

Vend tjetër me të cilin Brukseli kishte probleme ishte Polonia. Me arsyetimin për mospërputhje me parimet e sundimit të ligjit, Komisioni Evropian i dha Polonisë afat prej dy muajsh për ta tërhequr amandamentin në lidhje me procedurat e gjymikit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, Polonia ende nuk ka marrë në konsideratë Brukselin dhe nuk ka hedhur hap në këtë drejtim.

Valonia kundër 28 anëtarëve

Marrëveshja CETA për tregti të lirë midis BE-së dhe Kanadasë, arriti të nënshkruhet vetëm pas përpjekjeve të shumta për shkak të kundërshtimit të rajonit Valonia. Mundësia për veto e rajonit belg Valonia me popullsi prej 3.5 milionë banorësh ndaj një marrëveshjeje të këtillë, vuri në pikëpyetje mekanizmat vendimmarrës të BE-së.

Ndërkaq, ende vazhdon paqartësia rreth të ardhmes së Partneritet Transatlantik për Tregti dhe Investim që kërkohet të arrihet me SHBA-të. Gjersa Brukseli është në favor të marrëveshjes, nuk pritet që ajo ta ketë mbështetjen e Donald Trump, i cili do t’ia fillojë detyrës më 20 janar.

Traditat e shqiptarëve për Vitin e Ri, që nuk i ka askush tjetër

Nata e Vitit të Ri është kulmi i ditëve festive për shqiptarët, që i impenjon në çdo gjë, duke filluar që nga punët e shtëpisë deri në gatime të shumta dhe fishekzjarrët. Ndryshe nga fqinjët e tjerë rreth Shqipërisë, ka disa tradita që na dallojnë nga të tjerët dhe që na cilësojnë shqiptar në të gjitha kuptimet, shkruan Icon Style.

Periskopi.com Lajme

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

Edhe pse çdo ditë nuk konsumojmë shumë ushqime, natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi kryefamiljari ka blerë edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek.

Bakllava

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave.

Pijet

Në tryezë nuk mungon asnjë marke alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Superpastrimi i shtëpisë

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër. Është e pastër dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!

Luftë fishekzjarrësh

Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish.

Leku në byrek

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do ti bjeri këtë vit? Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhet me e madhe. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Festa

Tani dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

bakllava11482946747 turkey1482946712 drinking-alcohol1482946711 house-cleaning-tips1482946710 fourth-of-july-fireworks-780x4391482946709 byrek11482946708 1168-00-061482946707 door1482946706

Liverpool fiton derbin ndaj Cityt, i qëndron hije Chelseat lider (Video)

Liverpool ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Jurgen Klopp ka përfunduar vitin 2016 me fitore, duke e mposhtur Cityn e Pep Guardiolas dhe duke arritur fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier.

Milner e mban ende inat Sterlingun!

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve nga Anfield Road, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol në këtë pjesë.

Ishte mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e tetë, pas asistimit të saktë nga Adam Lallana, dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Festa e Wijnaldum pas golit të shënuar

Në pjesën e dytë, futbollistët mysafirë ngritën nivelin e tyre dhe treguan lojë më të mirë, duke rrezikuar më shpesh golin e Liverpoolit.

Megjithatë, të gjitha rastet u neutralizuan nga futbollistët dhe portieri i ‘Reds’ duke bërë që e gjithë ndeshja të përfundoi me golin e pjesës së parë dhe Liverpooli të marrë një fitore të madhe ndaj një rivali direkt për pozitat e para.

Duel në mes të Firminos dhe Toures

Pas kësaj fitore, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa City në vendin e tretë me tri pikë me pak, teksa në javën e ardhshme ‘Reds’ udhtojnë te Sunderland dhe ‘Qytetarët’ e presin në shtëpi Burnleyn. /Telegrafi

Ja çfarë pritet të ndodhë me orën e ndërrimit të viteve

Koha nuk ndalon për askënd, por duket se horologët, shkencëtarët që merren me matjen e kohës do ta detyrojnë atë të presë pak këtë të shtunë, natën e ndërrimit të viteve.

Periskopi.com Lajme

Mbajtësit e orës do t’i shtojnë një sekondë minutës së fundit të 31 dhjetorit për të kompensuar lëvizjet e Tokës.

Ja si do të numërohen sekondat natën e ndërrimit të viteve:

23:59’:58’’, 59’’, 60’’, 00:00’:00’’

Sekonda “shtesë” është thelbësore në mbajtjen në sinkronizim të orëve në Tokë me “kohën diellore,” në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën.

Koha në Tokë matet duke përdorur orë atomike dhe duhet të rregullohet që të mbajë ritmin me orbitat e Tokës.

Planetit tonë, i duhen mbi 86,400 sekonda për një rrotullim 360 gradë.

Por planeti Tokë lëkundet në akset e tij dhe ndikohet nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe zbaticat, që nënkuptojnë se del jashtë ciklit me Orën Atomike Ndërkombëtare.

Ora e Koordinuar Universale, që prej viteve ’70, është caktuar si standardi universal dhe që dikton se sa është ora në çdo zonë kohore në planet.

Shkencëtarët i lejojnë këto luhatje duke shtuar sekonda çdo një vit e gjysmë për ta mbajtur Orën e Koordinuar Universale, të sinkronizuar me konceptin tradicional të kohës.

633861__rkj91ozrg1483026497

Banorët e pjesës qendrore të Pejës, do ta presin Vitin e Ri në terr

Në pjesën qendrore të Pejës, gjatë orëve të pasdites së të enjtes është ndalur rryma dhe që atëherë nuk është rregulluar. Për pasojë, një pjesë e lagjes “Haxhi Zeka”, që përfshin Çarshinë e Gjatë si dhe një pjesë me shtëpi banimi, ndodhen në errësirë.

Periskopi.com Lajme

Kështu pritet të jetë edhe gjatë natës së sotshme kur festohet Viti i Ri, meqenëse punëtorët më nuk ndodhen te centrali ku kanë punuar deri më tani.

Mësohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë një central, është bërë ndërrimi i pajisjeve, por nuk është arritur të rregullohet në tërësi.

Në anën tjetër, në Qendrën e Thirrjeve të KEDS-it, është thënë se po punohet në sanimin e dëmtimeve, pa treguar kohën se kur do të rikthehet furnizimi me rrymë. Por, tani thirrjet në këtë qendër janë të pamundura, meqë është bllokuar linja telefonike. /Telegrafi

Veteranin e UÇK-së po e “kërcënojnë” njerëzit me maska (Video)

Policia tani ka punë edhe në zbardhjen e disa rasteve të kërcënimit ndaj Faik Zogajt.

Periskopi.com Lajme

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare nga Mleqani i Malishevës, u kanos në shtëpinë e tij nga persona të maskuar e armatosur.

Vendet që tashmë ka filluar Viti i Ri 2017

Në gjithë botën po pritet viti i ri 2017 me fishekzjarrë dhe festime të tjera, ndërsa shumë njerëz po reflektojnë rreth politikës dhe kulturës popullore të vitit të trazuar që po kalon. Zelanda e Re, ishujt e Paqësorit, Australia dhe Rusia ishin ndër të parat që pritën 2017-ën.

Periskopi.com Lajme

Pjesët më lindore të Rusisë, Zelandën e Re dhe disa shtete ishuj në Paqësor dhe Australi tashmë kanë kaluar në vitin 2017, duke e festuar ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe mënyra të tjera.

Si zakonisht, një shfaqje e jashtëzakonshme me përdorimin e mjeteve piroteknike është krijuar në mesnatë në Auckland të Zelandës së Re, sekondat e parë të vitit të ri.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e fundit për sivjet i ka thënë popullatës se viti 2017 është vit i sfidave për shtetin.

Mirëpo, Sidney i Australisë solli shfaqjen më të madhe të organizuar ndonjëherë me përdorimin e mbi 100 mijë fishekzjarrëve.  Shfaqja është organizuar në mënyrë të veçantë për të nderuar edhe këngëtarin dhe autorin e njohur amerikan, Prince i cili vdiq gjatë vitit 2016. Shfaqja e përvitshme e fishekzjarrëve në Sidnei të Australisë mblodhi mbi një milion njerëz me një shfaqje të dedikuar David Bowie dhe Gene Wilder, dy nga personalitetet e shumta që ndërruan jetë gjatë vitit 2016.

Me fishekzjarrë u festua edhe në Tokio, Hong Kong dhe Piongiang.

Por, në shumë vende mbizotëroi zymtësia dhe droja prej politikës dhe kërcënimeve të sigurisë.

Banorët e Berlinit, ku ndodhi sulmi në tregun e Krishtlindjeve, janë të shqetësuar jo vetëm për sigurinë, por edhe për drejtimin politik të Evropës pas sulmeve terroriste.

Masat e sigurisë janë shtuar sidomos në qytete që tashmë janë goditur nga sulmet terroriste në Evropë si Berlini në Gjermani dhe Nica në Francë.

Disa pjesë të Kinës ishin në gjendje të shtrënguar sigurie dhe në Shanghai u ndalua shitja e fishekzjarrëve.

Në SHBA, rreth 300 mijë njerëz pritet të mblidhen në Las Vegas për të festuar Vitin e Ri, ndërsa aty pritet të performojnë shumë artistë të muzikës Pop dhe Rep.

Ky koncert raportohet se po e sfidon seriozisht festën që organizohet në sheshin Times të qytetit të Nju Jorkut, që rregullisht konsiderohet si ngjarja më e bukur për këtë festë në SHBA dhe botë.

 

 

Obama uron Vitin e Ri, përmend papunësinë dhe Bin Ladenin

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar sot video-mesazhin javor të presidentit amerikan, Barack Obama, përmes së cilës ai ka folur për dy mandatet e tij si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë.

Periskopi.com Lajme

“Në kohën kur e përfundojmë një vit dhe shikojmë drejt të ardhmes, dua të shfrytëzojë pak kohë që t’iu falënderojë për gjithçka që keni bërë për të bërë Amerikën më të fuqishme gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Vetëm tetë vjet më parë, kur bëhesha gati të fillojë detyrën, ekonomia jonë lëkundej. Rreth 800 mijë amerikanë e humbisnin vendin e tyre të punës çdo muaj. Në disa komunitete, pothuajse një në pesë persona nuk kishte vend pune. Rreth 180 mijë trupa po shërbenin në Irak dhe Afganistan, ndërsa Osama bin Laden ishte ende në arrati”, ka thënë Obama në video mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama i cili mbetët lideri i botës së lirë deri më 20 janar kur këtë detyrë e merr presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka treguar për ato që janë arritur nga SHBA-të gjatë udhëheqjes së tij.

“Ne kemi kthyer 165 mijë trupa nga Iraku dhe Afganistani, ndërsa e kemi hequr qafe edhe Osama bin Ladenin. Përmes diplomacisë, ne i kemi dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit, kemi hapur një kapitull të ri me popullin e Kubës, ndërsa kemi bërë bashkë rreth 200 kombe përmes një marrëveshje rreth ambientit që mund të shpëtojë planetin për fëmijët tanë”, ka thënë më tej Obama.

“Ne kemi arritur progres të jashtëzakonshëm si shtet gjatë tetë viteve të kaluara. Dhe, ja ku po e them: asnjë prej tyre nuk ishte e sigurt se do të arrihej. Kjo ishte si rezultat i vendimeve të rënda që janë marrë, dhe si rezultat i punës së fuqishme”, ka thënë Obama.

Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, ai do i kthehet rolit gjithashtu të rëndësishëm të qytetarit amerikan, ndërsa ai do të vazhdojë angazhimin e tij që zotimi mbi të cilin është ndërtuar shteti amerikan, të ruhet.

“Ka qenë privilegj i jetës sime që të shërbej si presidenti i juaj. Dhe, derisa bëhem gati që të nis rolin po aq të rëndësishëm të qytetarit, ta dini se do të jem me ju për çdo hap për tu siguruar t’i përmbahemi zotimit mbi të cilin është krijuar vendi – që të gjithë jemi të barabartë, dhe të gjithë e meritojmë çdo mundësi për të jetësuar ëndrrat tona. Nga familja Obama tek familjet tuaja, viti 2017 uroj të jetë vit i lumtur dhe i bekuar”, ka uruar presidenti Obama.

Darka e Vitit të Ri: Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj

Ashtu si çdo Vit të Ri së bashku me "synimet e mira" nuk mund të mungojnë ritualet e vogla fatsjellëse. Me dëshirën për të lënë pas krizën dhe të gjitha gjërat shumë ose më pak negative në vitin 2011, ja një listë e përbërësve që konsiderohen të mbarë në tryezë këto ditë.

Periskopi.com Lajme
  1. Thjerrëzat

Vendi i parë i listës mund të jetë vetëm i tyre. Ata kujtojnë formën e rrumbullakët dhe të rrafshuar të monedhave dhe për këtë arsye janë simbol i parave që hyjnë në shtëpi. Simbolikisht lënë larg varfërinë. Legjenda thotë se Isai në mosmarrëveshje me vëllanë e tij Jakobin për çështjen e trashëgimisë, shkëmbeu të drejtën e parëbirnisë së tij për një tas supë me thjerrëza të kuqe duke konfirmuar kështu prezencën e lashtë në tryezë të këtyre bishtajave. Thjerrëzat, së bashku me qiqrat, bizelet, fasulet janë perime të pasura me proteina dhe kanë (si të freskëta dhe të thata) një përqindje të lartë të karbohidrateve. Kanë vlera të larta kalorike, janë të ulëta në yndyrë (rreth 2-4%).

  1. Shega

Një pemë antike e kultivuar më shumë si një zbukurues sesa një ushqim. Në kuzhinat antike kishte një përhapje të gjerë, prezente në mish, si lëng në vend të uthullës dhe sot është kryesisht në pastiçeri. Ajo është metaforë e pjellorisë. Një element i vetëm nga ku rriten shumë fara për të porsamartuarit shihet si një shenjë e pjellorisë.

  1. Arra

Arra është e pasur me vitamina B dhe kripëra minerale, fosfat kaliumi, kalcium dhe hekur dhe mbi të gjitha nga nga magnezi, i njohur si përmirësuesi i gjendjes shpirtërore. Ajo gjithashtu përmban L-arginine dhe acidin alfa-linolenik të dobishëm për shëndetin e zemrës. Sipas një traditë të vjetër të vendit për çiftet e sapomartuara ajo është simbol i mbarësisë dhe  i pjellorisë. Si frut i mbyllur brenda një guaske ajo është konsideruar si simbol i pjellorisë, begatisë dhe forcës.

  1. Gështenja

E quajtur ndryshe pema e bukës është sidomos për banorët e vendeve malore garancia e mbijetesës në muajt e dimrit: burim i ushqimit të lehtë, i tregtisë me banorët e vendeve fushore, e mirë për tu ngrënë në çdo lloj mënyre. Me të prodhohet mielli si gatim apo për të skuqur. Në Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë gështenjat shërbenin për të shkëmbyer urime reciproke për prosperitet.

  1. Rrushi

Rrush i bardhë apo i kuq përfaqëson braktisjen., simbol i një ushqimi për tu afruar si qerasje apo shpërndarë. I quajtur ndryshe “fryti i tokës dhe i punës së njeriut”, rrushit bëhet një metaforë e falënderimeve të marra dhe dëshirave që realizohen.

  1. Mandarinat

Mandarina, portokalli dhe të gjitha frutat e formës së rrumbullakët. Përveç se rikujtojnë idenë e parave, janë simbol i përjetësisë dhe ogur i mirë për një jetë të gjatë. Ngjyra e ndritshme i bën ato të duken si ar dhe është konsideruar si një fatsjellës i vlefshëm.

  1. Peshku

Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer për darkën e Vitit të Ri. Në Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë është gatuar shpesh një peshk të gjithë për të festuar vitin e ri. Të tjerë mendojnë se peshku simbolizon bollëk. Sardelja në Poloni dhe Gjermani hahet në mesnatë si simbol i dëshirave të mira për vitin e ri. Darka suedeze përfshin një pjatë me shumë varieteteve të peshkut gatuar në mënyra të ndryshme. Në Japoni, vezët e peshkut janë simbol i pjellorisë dhe karkalecat simbol i jetëgjatësisë.

  1. Monedhat prej çokollate

Të fundit në listë, por absolutisht nuk duhet të mungojnë. Çokollatë vetë ka një referencë për bollëkun (dikur ishte një luks që mund të përballohej vetëm nga disa). Dhuroni, mbajini në shtëpi, dekoroni tavolinën dhe hani të paktën një. a.e./NOA

Të paktën pesë persona e humbën jetën në një minierë në Indi

Periskopi.com Lajme

Incidenti ka ndodhur në minierën “Lalkamtija” në rajonin Goda në shtetin federal indian Xharkand.

“Deri tani nxorëm trupat e pesë të vdekurve, ndërsa edhe 23 minatorë janë bllokuar nën tokë”, deklaroi shefi lokal i policisë Harilal  Çauhan.

Mediat indiane, megjithatë, duke iu referuar burimeve anonime njoftojnë se në minierë janë bllokuar rreth 50 minitarë.

Në vendin e fatkeqësisë kanë arritur rreth 200 pjesëtarë të Agjencisë kombëtare indiane për ballafaqim me situata të jashtëzakonshme të cilat filluan për largimin e minatorëve të bllokuar.

Ja pse Viti i Ri është festë supersticioze

Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Periskopi.com Lajme

Belgjikë: Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil: Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë: Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani: Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenboëie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni: Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi: Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë: Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët.

 

Në mesnatë i mbaron mandati Ban Ki-moon’it, flet se si ndihet

Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon sot në mesnatë i përfundon mandati.

Periskopi.com Lajme

Mbrëmjen e djeshme ai është përshëndetur nga kolegët në selinë e OKB-së në New York, ndërsa me shkak ka deklaruar se ndihet si Hurishja.

“Në mesnatë, ndryshime çdo gjë”, ka thënë Moon.

Ban si sekretar i përgjithshëm do të jetë i pranishëm në pritjen e Vitit të Ri 2017 në Times Square të New Yorkut. Do të shtyp butonin për numërimin deri në pritjen e Viti të Ri.

Pas dhjetë vitesh, aq sa ishte në krye të OKB-së, Ban pozitën e sekretarit të përgjithshëm ia dorëzoi portugezit Antonio Guterres, raporton ora. Ai prej nesër merr detyrën si sekretari i nëntë i përgjithshëm i OKB-së. Ban në pritjen lamtumirëse tha se është krenar që ka kryer këtë funksion.

Thaçi i drejtohet Putinit nga Turqia: Nuk jemi armiq të Rusisë

Duke folur për qasjen e Rusisë në raport me Kosovën, presidenti Hashim Thaçi, nga Turqia, ka thënë se pret ndryshim në këtë drejtim.

Periskopi.com Lajme

Sipas Thaçit, marrëdhëniet e mira mes Moskës dhe Beogradit nuk janë pengesë që edhe Kosova dhe Rusia të kenë marrëdhënie korrekte dhe konstruktive, veçanërisht tani kur po punohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi në prag të fillimit të një procesi të rëndësishëm të pajtimit. Unë mendoj se është koha e duhur që edhe Moska të fillojë të reflektojë për Kosovën, të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës dhe, në kohën që ata vlerësojnë, të marrin vendimin për njohjen e realitetit kosovar”, vlerësoi Thaçi, në një intervistë për Anadolu Agency.

Thaçi rikujton se Rusia ka qenë pjesë e të gjitha përkushtimeve ndërkombëtare për Kosovën, si në Rambuje, ashtu edhe si pjesë e KFOR-it.

“Gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e negociatave në Vjenë, në ekipin e presidentit të Ahtisarit, si dhe ka zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Prandaj Kosova nuk është vend armik i Rusisë. Kosova mund të luajë një rol dinamik të paqes dhe stabilitetit dhe mendoj se ndryshimi i qasjes nga Moska për Kosovën do të ishte kontribues pozitiv për rajonin gjithashtu”, vazhdoi Thaçi.

Thaçi vlerëson se tani është koha që raportet mes Kosovës dhe Rusisë të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe jo përmes linjave indirekte. Po ashtu, sipas Thaçit, tani është koha të hiqen paragjykimet dhe kjo do të ndihmojë Rusinë të kuptonte gjendjen në Kosovë dhe vendimin e drejtë që do të mund ta merrte për Kosovën.

“Kurrë në histori Rusisë nuk i ka ndodhur diçka e keqe nga Kosova. Prandaj, Kosova nuk e meriton këtë qasje të padrejtë të Rusisë ose ndëshkim”, shprehet Thaçi.

Fotografi e rrallë e Rugovës me djalin e tij në prag të Vitit të Ri 1990 (Foto)

Artisti i fotografisë, Hazir Reka, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto të veçantë.

Periskopi.com Lajme

Në këtë fotografi është presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i biri i tij Uka dhe gruaja e tij Fana.

Fotografia është bërë më në banesën e Rugovës, në lagjen Lakrishte të Prishtinës, në ora 22:30, më 31 dhjetor 1989.

Në atë kohë Reka ishte fotoreporter i Javores “Zëri i Rinisë”.

Ish-ministri që dështoi me vizat: Nuk ndjej aspak nostalgji për vitin që po lëmë pas

Ish ministri i Integrimeve Bekim Çollaku ka shkruar për vitin që po hymë, duke thënë se nuk ndjenë aspak nostalgji për vitin që po lëmë pas.

Periskopi.com Lajme

Sigurisht, nuk mund të ishte ndryshe. Çollaku ishte ai që drejtoi procesin për liberalizim vizash. Meqenëse dështoi në këtë mision ai shkoi të punojë në presidencë.

Komenti i plotë i Çollakut:

Ky vit për mua, dhe shumë të tjerë, ishte një nga ato vitet e vështira me të cilat na sfidon jeta për aq kohë sa jetojmë. Na godet pa mëshirë për të na rikujtuar se sa e ashpër di të jetë ndonjëherë. Por ky vit me siguri se ka qenë ndër vitet më të lumtura për shumë shumë njerëz në gjithë botën.

Po a nuk është ky vet kuptimi i jetës që të gjithë e dimë? Duke mos ndjerë aspak nostaligji për këtë vit që me padurim dua ta hedh në arkivin e së kaluarës, sonte lutem që viti që po fillojmë të sjell pak më shumë lumturi pë njerëzit e mirë kudo që janë.

Prandaj, në momentin kur gotat të godasin njëra-tjetrën, të risjellim për një moment në mendjet tona kujtimin për të dashurit tonë që na mungojnë shumë… Por gotën ta zbrazim për shëndetin dhe lumturinë e atyre që jane të përgatitur për ta sfiduar jetën me sukses në Vitin e Ri.