Allegri: Juve luajti mirë, nuk ishin vetëm penaltitë

Massimiliano Allegri thotë se paraqitja e Juventusit nuk mund të zvogëlohet me akordimin e penaltive në fitoren prej 3-1 kundër.

Periskopi.com Sporti

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën u akorduan dy penalti në favor të Bianconerëve.

“Në gjysmën e parë, pos sistemit të gabuar të lojës, bëmë edhe shumë gabime në pasime, mirëpo patëm më shumë shanse dhe i ofruam shumë pak Napolit… Por, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë”.

“Sonte (e martë) më duhet ta uroj gjithë skuadrën, pasi bënë një gjysmë të dytë shumë të mirë dhe ia dolën ta përmbysnin rezultatin, pasi ishin në disavantazh prej një goli”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.

Trajneri është pyetur edhe për reagimet e lojtarëve të Napolit për dy penaltitë e Juves dhe mosakordimin e një penaltie për mysafirët pas një ndërhyrjeje në Raul Albiol.

“Nuk dua të flas për vendimet e gjyqtarëve. Nga fusha, të dy u dukën si penalti, pastaj nuk e di. Mendoj se performanca e Juventusit nuk mund të zvogëlohet vetëm te penaltitë. Duhet t’i shohim gjërat më larg”, ka theksuar Allegri.

Çadrat si nevojë për “Republikën e Dytë”

Kryeredaktori i portalit Exit.al, Carloalberto Rossi, i cili, së bashku me Neritan Sejaminin, Vincent WJ. Van Greven Oei e bashkëpunëtorët e tyre, po bën një punë të çmuar për të mbajtur gjallë mendimin kritik e të lirë, në një kohë kur mediet tona kanë degraduar në një servilizëm banal ndaj pushtetit, më drejtonte një letër të hapur pas shkrimit tim “Si e mbështes protestën”.

Fatos Lubonja Op-Ed

Në thelbin e vet letra ngrinte problemin se nëse të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë nuk hipin në anijen (çadrën e protestës), por sillen rrotull saj “me shpresën se dikush tjetër do ta bëjë atë”, atëherë si do të mund të ecë ajo në drejtimin e duhur? Kështu, sipas tij, politika do të mbetet pre e atyre që spekulojnë me inercinë tonë shoqërore, me “frikën atavike për t’u ekspozuar,” me “pasivitetin e popullit shqiptar”.

Ndaj mosbesimit tim se shumë nga marinarët e saj kanë dhënë prova se sapo dalin në breg, fillojnë e plaçkitin, ai i referohej Lulzim Bashës dhe disa prej qëndrimeve e fjalimeve të tij të fundit, të cilat, sipas tij, meritojnë besim, duke shtuar se ta lesh atë vetëm sot, do të thotë ta lesh në dorë të armikut.

Carloalbertos Rossi­t do t’i përgjigjesha se argumenti i tij qëndron. Pa marrë pjesë në proces, nuk mund të ndryshosh një realitet që nuk e pranon. Por pjesëmarrja në proces për mua nuk është domosdoshmërisht hipje dhe rremim në anijen e Bashës. Duke hequr një paralele (paksa të sforcuar) midis situatës politike në vendin e tij (Itali) dhe në Shqipëri, do t’i kujtoja lëvizjen “Cinque Stelle”.

Ajo lindi pas një zhgënjimi me dy polet kryesore të politikës italiane që, gjithë duke u alternuar për dy dekada, nuk sollën ndryshim, por një zhgënjim në rritje midis italianëve. Duke qenë se kam kohë që shkruaj për nevojën e një lëvizjeje të tillë në Shqipëri, aq sa zëvendësimin e Sali Berishës me Edi Ramën e kam mbështetur vetëm me idenë se kështu kjo mund të lindte më shpejt – sepse shqiptarët do të bindeshin më parë që s’duhet të shpresonin te Rama&Co, – e kam të vështirë të besoj sot, se duhet të rikthehemi te PD­ja. Fakti që s’po lind megjithatë një lëvizje e re e fuqishme më një anë dhe fakti që Rama i ka tejkaluar përmasat e zhgënjimit, po i detyron një pjesë t’i rikthehen PD­së me idenë apo shpresën se ky fillim mund të ngjizet me Bashën.

Besoj se ka nga ata që besojnë dhe ka nga ata që, si unë, mbeten skeptikë për një sërë arsyesh. Kuptohet se për ata që besojnë çështja është se si të krijojnë besimin e të tjerëve. Duke menduar se besimi në këtë rast nuk mund të vijë si një dashuri me shikimin e parë me një të panjohur, por si një proces shumë i vështirë, për shkak të njohjes së vjetër, plot zhgënjime, qëndrimi im është që, në momentin aktual, të marr pjesë në këtë proces si gazetar, thuaj po deshe si intelektual i angazhuar, por pa u bërë militant. Dikush e quan pozicion komod prej spektatori. Unë e quaj punë e vështirë prej arbitri, që duhet të vrapojë pas lojtarëve hap pas hapi për të ndjekur çdo faull, me një përgjegjësi të madhe. Pa këtë punë, procesi do të degjeneronte shumë lehtësisht.

* * *

Nga ky pozicion, vë re se diskursi rreth besueshmërisë apo jo të Lulzim Bashës është vënë në qendër të debatit këto ditë. Maxhoranca me në krye Edi Ramën deri më sot ka luajtur kartën e zhvleftësimit të Lulzim Bashës, duke i mëshuar tezës se lideri i vërtetë i PD­së është Berisha, të cilin, u thotë shqiptarëve, e keni provuar dy herë. Por protesta e ka ngritur profilin e tij duke e përqendruar vëmendjen tek ai, aq sa Çadra e Bashës dhe nevoja për “Republikën e dytë” suksesi apo mossuksesi i saj duket se do të përcaktojë edhe fatin e lidershipit të ardhshëm të PD­së. Duke gjykuar se jemi në një moment të rëndësishëm, jo vetëm për PD­në, por edhe për demokracinë shqiptare, them se ky debat mbi besueshmërinë apo mosbesueshmërinë e PD­së apo dhe mbi çfarë duhet bërë që ajo të rritet duhet vazhduar. Në këtë shkrim po prek një pikë që më duket tejet e rëndësishme, por që më duket se po anashkalohet me një lehtësi të pabesueshme.

E kam fjalën për faktin se, ndërkohë që më një anë ne flasim për rrezikim të demokracisë, kur bëhet fjalë për shpëtimin, paradoksalisht, i referohemi – si ata që e mbështesin edhe ata që e zhvleftësojnë, – figurës së liderit. Kjo sepse kemi kohë që institucione kaq të rëndësishme, siç janë partitë, i reduktojmë në liderin e tyre. Edhe në botën demokratike vihet re ky fenomen i rritje së rëndësisë dhe peshës së liderëve karizmatikë, por atje ka shqetësim, duke e konsideruar si diçka negative, që vjen nga mediatizimi i politikës.

Kurse ne s’kemi asnjë dilemë. Mjaft të kesh parasysh hapësirat që zënë në media tona takimet dhe darkat private midis Ramës dhe Metës, siç ishte edhe kjo darka e fundit, për të kuptuar se sa poshtë jemi në këtë drejtim. Të gjithë e marrin për normale që vendimet e rëndësishme për fatet tona të merren në dreka apo darka me ngjala, peshq, apo kastravecë, midis këtyre të dyve. Po të tjerët pse duhen atëherë, pse janë partitë e tyre, po zyrat e tyre, po takimet me militantët? Thjesht për fasadë, për të gënjyer njerëzit? A mos po ndodh po kështu edhe me çadrën e Bashës?

* * *

Si një ndjekës entuziast i lëvizjes “Cinque Stelle” në fillimet e veta në Itali, një nga pikat kryesore të forcës së saj mobilizuese kam konsideruar pikërisht thirrjen “Uno vale uno”, që nënkuptonte se kjo ishte një lëvizje e të gjithë qytetarëve të zhgënjyer, zëri i të cilëve vlente sa zëri i çdonjërit prej liderëve të tyre. Jam zhgënjyer kur kam parë se Grillo filloi të imponohet si garant i koherencës dhe moralit të lëvizjes, por prapë mendoj se forca e saj, edhe sot qëndron në atë fillim përbashkues.

Po t’i referohemi përvojës shqiptare, momentet më të mira për sa i përket besimit të popullit te politikanët e vet kanë qenë kur kishte lëvizje, ku binte në sy ekzistenca e shumë figurave, që për kohën ngjallnin besim. Kështu ndodhi me lëvizjen antikomuniste, derisa Sali Berisha vendosi kultin e vet mbi të gjithë partinë dhe shtetin, duke mbytur demokracinë, kështu ndodhi edhe në vitin 1997 derisa Fatos Nano, e më pas Ilir Meta e Edi Rama, personalizuan vendimmarrjen, duke ndërtuar sistemin oligarkik e pastaj bandokratik që kemi sot.

Gjatë gjithë këtij 25­vjeçari historia jonë ka qenë ajo e personalizimit të institucioneve të shtetit, reduktimit të partive në një njeri, reduktimit të medieve në një pronar të vetëm, reduktimit të drejtësisë (siç dua ta bëjmë sot) në dy ambasadorë, çka ka rezultuar si mënyra më efikase për të lehtësuar abuzimin me pushtetin, korrupsionin, padrejtësinë, dezinformimin etj., të këqija nga ato që Lulzim Basha premton sot nga çadra se do t’i luftojë.

Në funksion të ndryshimit të kësaj historie, e shoh kundërproduktiv nxitimin për të krijuar kultin e kapitenit të anijes në një kohë kur PD­ ja kërkon të tërheqë energjinë dhe besimin e tërë popullit për të rremuar në të. Ashtu sikurse shoh me skepticizëm edhe faktin se partitë e reja që kanë dalë, ku spikat ajo e Blushit, po duan të ndërtohen po mbi kultin e individit. Lëvizja për të ndërtuar “republikën e dytë”, siç thotë Rossi, sot ka nevojë për njerëz që japin shembullin se heqin dorë nga kulti i vetvetes, nga kalkulimet për vetveten, për hir të interesave të shoqërisë e që nuk mbeten te fjalët, por që bëjnë vepra për ta vërtetuar këtë. Vetëm ata mund të shporrin demonin e autoritarizmit, arrogancës e papërgjegjshmërisë së liderit që sakrifikon vendin për interesat e veta, që e ka sunduar e vazhdon ta sundojë Shqipërinë që nga fillimet e veta. Vetëm njerëz të bashkuar me këtë frymë e me këto vepra mund t’u ngjallin besim shqiptarëve të rrasbitur për t’u ngjitur në anije e t’u japin energji për të rremuar kësaj here në drejtimin e duhur.

*Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online.

Ja lëvizjet që i shkaktojnë femrës orgazëm

Studimet kanë zbuluar se gratë heteroseksuale kanë më pak orgazma gjatë seksit sesa çdo kategori tjetër.

Periskopi.com +18

Sipas këtyre studimeve është dëshmuar se gratë lesbike arrijnë orgazme dukshëm më shumë në një studim, 86% e grave lesbike raportuan se gjithmonë ose zakonisht arrijnë orgazme kur janë seksualisht intime krahasuar me 65% e grave heteroseksuale.

Por kjo dëshmon se orgazma femërore nuk është në fakt aq e pakuptueshme sa mendojnë njerëzit, dhe shkencëtarët tani kanë zbuluar “treshen e artë”, lëvizjet që rrisin shanset që gratë të arrijnë orgazmën.

Hulumtuesit në Universitetin Chapman, Universitetin e Indianas dhe Institutin Kinsey në SHBA, studiuan më shumë se 50,000 amerikanë të gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të parë se sa shpesh arrijnë orgazme.

Sipas hulumtuesve, përfundimi i tyre është se ekziston një “treshe e artë” që ju ndihmon të arrini orgazme. Eh treshja e artë është kjo:

Stimulimi gjenital

Puthjet e thella

Seksi oral

Lajm i mirë për beqarët, ja për çfarë bëhet fjalë

Një studim i ri nga Universiteti “Carnegie Mellon” mund ta ndryshojë pikëpamjen tuaj mbi martesën nëse vazhdoni të këmbëngulni për të qenë beqarë. “Të martuarit kanë tendencë të kenë një jetë më të shëndetshme nga ç’kanë pasur të dy para martese … edhe pse mekanizmat pse ndodh kjo mbeten ende të paqarta”, – thonë studiuesit, sipas ScienceDaily.

Periskopi.com +18

Studimi i botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, ka zbuluar se çiftet e martuara kanë nivele të ulëta të stresit dhe hormonit të kortizolit krahasuar me beqarët apo të divorcuarit. Rezultatet kanë vërejtur një nivel të lartë stresi dhe gjendjeje psikologjike të rënduar te beqarët dhe një nivel të lartë kortizoli në trupin e tyre. “Hulumtimi është fokusuar gjithnjë e më shumë në mënyrën se si stresi psikologjik përjetohet nga beqarët kundrejt të martuarëve një diferencë e madhe e cila është mjaft e dukshme edhe në reagimet dhe sjelljet e dy kategorive, por edhe në sistemet fiziologjike që lidhen me shëndetin.”

Për të realizuar këtë studim, mjekët analizuan disa mostra pështymash nga të rriturit e moshës 21 dhe 55 vjeç. “Është interesante të zbulosh përmes një rruge fiziologjike se si ndikojnë marrëdhëniet në shëndetin e mirë dhe në sëmundjet e njeriut”, tha Brian Chin, student në Kolegjin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Sociale.

Gashi: Aktivistët e VV-së akuzohen për terrorizëm për “alibi ndërkombëtare”

Tomë Gashi, avokati mbrojtës i aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin në Kuvend, ka ripërsëritur qëndrimin se gjykimi ndaj tyre është krejtësisht lojë politike.

Periskopi.com Lajme

Gashi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nuk ka asnjë provë materiale që lidh aktivistët e Vetëvendosjes me sulmin ndaj Kuvendit më 4 gusht të vitit 2016.

“Nuk ka kurrfarë prove materiale. S’ka gjurmë as të ADN-së as të asgjëje tjetër, se këta janë sulmuesit. Nuk është gjetur asnjë provë fajësuese. Është çështje tepër politike dhe nuk është fundi i botës që këta kanë qëndruar në paraburgim e edhe në masën e arrestit shtëpiak sepse kemi pasur rast të aktivistit tjetër Trim Gashi që ishte arrestuar për akuzën sulm ndaj kryeministrit dhe më pas ishte liruar i pafajshëm, nga gjykata që e kishte mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj”, ka thënë ai.

Gashi thotë se pret që aktivistët të shpallen të pafajshëm dhe se aktakuzat për terrorizëm ndaj aktivistëve të VV-së, detyron edhe institucionet e shteteve të tjera të kenë kujdes nga këta aktivistë.

Sipas Gashit, prokuroria me qëllim ka ngritur aktakuzë të shpejtë ndaj aktivistëve, në mënyrë që të mos u jepet rasti për mbrojtje edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Të gjithë e dimë për rastin e Astrit Deharit. Ai ka qenë i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht dhe ka hy në paraburgim me pranga e ka dalë i vdekur. Shoqëria civile ka kontaktuar edhe organizata ndërkombëtare si Amnesty International. Kam kontaktuar edhe unë, por kur u themi se ai ishte i akuzuar për terrorizëm ata menjëherë ftohen. Për këtë mendoj se prokuroria është ngutur që të ngre aktakuzë ndaj të tjerëve”, ka shtuar ai.

Do çmendeni kur të mësoni se sa kushton të bësh seks me një kukull në Barcelonë

Një lajm interesant vjen nga Barcelona e Spanjës. Një shtëpi publike ka vendosur t’iu ofrojë klientëve të vet sex me kukulla silikoni. Shtëpia publike ofron 4 modele femrash kukulla, të cilat peshojnë 40 kg dhe kanë tipare të ndryshme.

Periskopi.com +18

Çmimet për një orë seks me kukullat janë 70 euro për orë në periudhën promocionale dhe më pas pritet të shkojë rreth 100 euro për orë.

Shtëpia publike në Barcelonë është e para në Evropë, e cila ofron këtë shërbim, por nuk mbaron me kaq.

Të gjithë ata klientë që do të mbeten të kënaqur nga ky shërbim, do të kenë mundësi ta blejnë një nga femrat prej silikoni, kundrejt një çmimi prej 5000 eurosh.

Daçiq: Serbia dëshiron t’i zgjidhë problemet me Kroacinë si me Kosovën e Bosnjën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia dëshiron t’i zgjidhë mospajtimet me Kroacinë “në mënyrë politike e diplomatike", ashtiu siç bën Beogradi me Prishtinën dhe Sarajevën.

Periskopi.com Lajme

Daçiq për gazetën e Lubjanës dnevnik ka thënë se Kroacia duhet të distancohet nga “ dukuritë e rehabilitimit të ustashëve dhe të NDH-së “.

 

Ivanoviqin e ka marrë malli për politikë, do krijimin e organeve të përkohshme të AKS-së

Lideri i Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq dhe i dyshimtë për krime lufte ndaj shqiptarëve ka deklaruar sot se “duhet krijuar organet e përkohshme të Asociacionit të Komunave serbe dhe se mënyra më e mirë që serbët të mbeten në Kosovë është që të kenë marrëdhënie sa më të mira me Beogradin, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

“Ne, nga ana jonë, duhet t’i konstituojmë organet e përkohshme të AKS-së. E këto organe të përkohshme, si kuvendi i përkohshëm, kryetari i përkohshëm e këshilli ekzekutiv i përkohshëm me sekretariate mund dhe të krijohen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ivanoviq për Radio Kontakt plus.

Ai ka theksuar se kjo është e rëndësishme për shumë arsye sepse në këtë mënyrë bashkësia serbe tregon të jetë e përkushtuar që këtë punë ta kryejë me Prishtinën ose pa Prishtinën.

“Më mirë me Prishtinën e me Brukselin, por nëse kjo jo nuk është e mundur, interesi ynë është aq i madh deh aq i fuqishëm ashtu që ne thjesht duhet të fillojmë me krijimin e AKS-së.

Ai ka theksuar kushti i mbijetesës së serbëve në Kosovës është raporti i mirë i tyre me Beogradin zyrtar.

Ivanoviq ka folur edhe për bojkotin e serbëve në institucionet e Kosovës duke theksuar se Lista Srpska në këto momente me shumë vështirësi po e bën si duhet punën e vet, ndërsa për të është e rëndësishme se përcaktimi për pjesëmarrje në institucione nuk ka ndryshuar.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai ka vlerësuar se janë të mëdha tensionet ndërmjet shqiptarëve duke shtuar se është e mundur të ketë trazira por jo të mëdha që do ta rrezikonin Mitrovicën veriore ose komunat veriore, por, sipas tij, në rrezik mund të jenë enklavat serbe.

Ivanoviq ka folur edhe për vendimin Apelit që ia caktoi masën e sigurisë dy muaj arrest shtëpiak. Ai e quajti këtë hap përpara deh fillimi i një shikim i të ri ndaj gjithë rastit për të cilin dyshohet ai.

Ismet Hebibi krijon parti të re, thotë se do ta bëjë Kosovën Zvicër!

Ismet Hebibi, i cili kohë më parë e proklamonte vetën si kandidat për president të Kosovës, tashmë ka vendosur të hyjë “fuqishëm” në politikë me themelimin e partisë “Liberalja e Popullit të Kosovës” (LPK).

Periskopi.com Lajme

Hebibi, që me profesion është oftamolog, thotë se duke qëndruar në krye të LPK-së do të hyjë në zgjedhejt lokale dhe ato parlamentare që priten të mbahen në vitin e ardhshëm, me të vetmin qëllim që ta rregullojë gjendjen socio-ekonomike në vend dhe shëndetësore, që sipas tij, e kanë sjellur në një situatë jo të mirë partitë që kanë qeverisur deri më tani me vendin.

“Do të hyjmë në zgjedhje, ato komunale dhe nëse mbahen edhe zgjedhjet e jashzakonshme parlamentare. Qëllimi ynë është me e ngritë populli dhe për ta shpetuar nga humnera ekonomike, sociale, shëndetësore. Jetesnën në Kosovë do ta bëjmë si në Zvicër”, tha ai për “GazetaBlic”

Doktori nga Juniku që për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Blic” bëri me dije pjesë e partisë së tij që e ka themeluar që disa muaj do të ketë edhe figura me ndikim në shoqëri.

“Do të jenë gjithë njerëzit e ndërshëm dhe të pakorruptuar. Nga puntorë profesionistë, studentët e dalluar, mjekë, inxhinierë, ekonomistë , juristë dhe akdemikë”, deklaroi Hebibi.

Më tej duke shprehur shqetësim për sigurimin e financave që do t’i nevoiteshin punuar më shumë me partinë e tij, Hebibi thotë se do të bashkëpunojë me disa prej partive që tash e sa kohë janë pjesë e skenës politike në vend.

“Partinë LIberalja e Popullit të Kosovë s(LPK) e kemi formuar ka që disa muaj- por kemi problem me donatorë human dhe financa. Ne duam finacues të ndërshëm, të cilët na ndihmojnë pa parapavijë. Kjo është parti e popullit dhe vetëm për të mirën e popullit. Askujt nuk ia duam një cent që nuk i ka fituar me nder dhe ligjerisht, do të thotë para të pastra.

Ne do të bashkëpunojmë dhe bejmë koalicione me partitë dhe individet më të ndërshëm dhe profesionalisht të sukseshme”, përfundoi Hebibi./GazetaBlic.com/

Kroatët: Ardian Kozniku, më i fortë se avioni

Federata e Futbollit të Kroacisë vazhdon traditën zgjedhjes së golashënuesve të vet më të mirë që nga ekzistimi i saj, nga viti 1992.

Periskopi.com Sporti

Që atëherë HNL ka zgjedhur 20 golashënuesit më të mirë.

Sivjet zgjidhet golashënuesi më i mirë, i 21-ti me radhë.

I pari i zgjedhur golashënues ka qenë Ardian Kozniku i cili në vitin 1992 në fanellën e Hajdukut ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje, transmeton Koha.net.

I fundit i cili me gola ka tundur rrjetat në sezonin e shkuar ka qenë maqedonasi Ilija Nestorovski.

Ai ka shënuar 25 gola dhe tani vlerësohet 20 milionë euro.

Portali kroat “24sata” ka bërë listën e golashënuesve më të mirë të HNL-së që nga viti 1992 deri më tash.

Ardian Kozniku, 1992 – Atij as rrotullimi i avionit nuk i bëri asgjë.

Në premierën e HNL-së në 1992 dha 12 gola që i ndihmuan Hajdukut të marrë titullin e kampionit.

Ish-lojtari i Hajdukut dhe i Dinamos ende s’e ka harruar udhëtimin traumatik nga Prishtina në Split në vitit 1990.

Ish-drejtori i atëhershëm i Hajduka Jurica Jerković fluturoi me Cessna për ta marrë Koznikun dhe për ta sjellë në Split që të nënshkruante kontratën.

Gjatë kthimit piloti Matko Raos, për shkak të motit të ligë u detyrua ta aterronte avionin në livadh në një fshat afër Kralevës. Me këtë rast avioni u rrotullua e krahas pilot lehtë u lënduan edhe Koznik e Jerković.

Në listën e më të mirëve hyjnë edhe emra të njohur të futbollit kroat si Ivica Oliq, Eduardo Da Silva e Mario Manxhukiq.

Tërmkolli: Komandantët ia bënë njëri-tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka folur për ligjin për hapjen e dosjeve nga periudhat e kaluara politike në Kosovë, në një paraqitje televizive të martën.

Periskopi.com Lajme

Tërmkolli ka thënë se hapja e dosjeve në Kosovë do të hapë hape telashe të mëdha.

Ajo ka thënë në televizionin Rrokum se në parim është pro hapjes së dosjeve, por se kjo duhet të bëhet nëpërmjet institucioneve të besueshme.

Tërmkolli ka mohuar se LDK bën dosje për anëtarë të partive tjera, lidhur me vrasjet e figurave të LDK’së.

Sipas saj, komandantët ia bënë njëri-tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mbrohet, siç është shprehur ajo, duke e kallur. Ajo i është referuar veprimeve të opozitës në Kuvend me gaz lotsjellës, derisa ka folur për çështjen e Demarkacionit.

Termkolli ka thënë se është e patolerueshme që perfaqësues politikë të Kosovës mund të ulen me politikanë serbë, të cilët i ka quajtur si pasardhës të skenës politike gjenocidiale, ndërsa nuk mund të ulen partitë politike në Kosovë mes vete.

Deputetja e LDK’së ka thënë se është e pashpjegueshme sjellja e Qeverisë për Demarkacionin, përderisa vet Mali i Zi është në gjendje që të rinegociojë, edhe pse Kuvendi atje e ka miratuar formën aktuale të Demarkacionit.

“Ka shume variante lidhur me Demarkacionin, për të cilat mund të bisedohet, prandaj është e habitshme këmbengulja e Mustafës për ta ratifikuar këtë version të Demarkacionit, përderisa vet sponzorizuesi i demarkimit, Hashim Thaçi, e ka bërë njëfarë tërheqje”, është shprehur ajo.

Nënkryetari i LDK-së: S’ka zgjedhje edhe nëse dështon demarkacioni

Funksionimi apo prishja e koalicionit qeverisës dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk janë të lidhura me çështjen e demarkacionit, thotë Agim Veliu.

Periskopi.com Lajme

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë me dije se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se funksionimi apo prishja e koalicionit qeverisës si dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk kanë të lidhura me çështjen e demarkacionit.

Ai i ka sugjeruar Qeverisë ta procedojë për në Kuvend ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por ka thënë se vendimi final mbetet në duart e deputetëve.

Veliu ka theksuar se deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre dhe askush nuk është duke u bërë presion lidhur me çështjen e demarkacionit.

Ai ka vlerësuar se opozita ka dështuar në kauzën e saj dhe e ka bërë përgjegjëse kryesore për izolimin e Kosovës.

Mbijetesë me 35 euro (Video)

Rifatie Canolli mbeti e vetme me vajzën e saj 13 vjeçare , pas vdekjes së bashkëshortit.Ajo ishte e lodhur dhe e mërzitur nga pamundësia për një jetë më të mirë.

Periskopi.com Lajme

E vetmja mundësi financiare sipas saj është ndihma që merr nga të afërmit si dhe sociali në vlerë prej 35 euro, por sipas saj këto janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kësaj familje.

Arrestohen sulmuesit e gazetarëve në Shkup

Gjatë protestës së mbajtur sonte në Shkup nga shoqata “Për Maqedoni të bashkuar”, janë sulmuar gazetarët, kurse ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka njoftuar se janë arrestuar sulmuesit.

Periskopi.com Lajme

Ministri Nuhiu ka njoftuar Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë se ka arrestuar personat që shkaktuan incidentin që ndodhi në protestë, ku pësuan gazetarë të portalit A1on.

Disa protestës në përfundim të protestës sulmuan ekipet e gazetarëve, ku mesë shumti e pësoi ekipi i A1on, të cilëve ua dëmtuan kamerën e tyre dhe rrahën gazetarët. Për shkak të lëndimeve gazetarët u vendosën në Qendrën për urgjencë në Shkup.

Në Shkup vazhdojnë protestat kundër platformës shqiptare

Mijëra qytetarë të Shkupit edhe sonte marshuan rrugëve të Shkupit, për të kundërshtuar siç thonë ata “pranimin e platformës shqiptare nga lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev”.

Periskopi.com Lajme

Protestuesit e organizuar nga Shoqata “Për Maqedoni të bashkuar”, thonë se bëhet fjalë për ruajtjen dhe mbrojtjen e unitetit të Maqedonisë, si dhe për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, e cila është rrënja e mbijetesës dhe identitetit të popullit maqedonas.

Ata kërkojnë që partitë politike bashkërisht të angazhohen dhe të përgatisin një platformë të përbashkët për Maqedoni të bashkuar me të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë vend dhe të refuzojnë platformat e përgatitura, sipas tyre, nga vendet e huaja. Njëkohësisht, protestuesit kërkojnë nga partitë politike, veçanërisht ata maqedonase, të mos votojnë në Kuvend Ligjin për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë, gjë e cila sipas tyre, do të drejtojë Maqedoninë drejt ridefinimit të saj.

Protesta filloi nga godina e Qeverisë së Maqedonisë, duke vazhduar drejt selisë së VMRO-DPMNE-së dhe përfundoi para godinës së Kuvendit, ku u mbajtën fjalime kundër ndryshimit të Kushtetutës, emrit dhe rrënjëve të shtetit. Gjatë shpërndarjes së protestuesve, disa gazetarë u goditën nga persona të panjohur.

Këto protesta shihen si organizim i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, i cili nuk ka mundur të formojë qeverinë, pasi BDI ka refuzuar kërkesën e saj për koalicion qeveritar.

Gjynah … Rike Roçin e lë i dashuri biznesmen (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rike Roçi vajza me forma super bombastike duket se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj biznesmen. Pas zërave se ajo ishte në një lidhje me një futbollist, Rikja ka pohuar se është në një lidhje me një njeri që i përket botës së biznesit.

Periskopi.com Showbiz

Madje bukuroshja shqiptare që jeton në shtetin fqinj të Italisë ka përjetuar me të dashurin e saj një Shën Valentin përrallash në Disney Land. Por duket se kësaj lidhej i ka ardhur fundi. Rike ka postuar në Insatagram  këngën e Noizyt.

“A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë dhe thoshim kurrë skena me u nda”, – dëgjohet në postimin e saj. Ndërkohë mbi këtë postim Rike ka vendosur një ikonë të dëshpëruar.

Juventusi mposht Napolin, me një këmbë në finale (Video)

Juventusi ka arritur të rikthej rezultatin kundër Napolit për ta mposhtur në fund 3-1.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e ishte e fortë dhe e baraspeshuar në pjesën e parë.

Napoli kaloi fillimisht në epërsi me golin e Jose Callejon që shënoi në minutën e 35-të.

Juventusi tentoi ta barazoj rezultatin në fundin e pjesës së parë, por Lichtsteiner nuk qëlloi portën nga afërsia.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Zonjën e Vjetër.

Dybala mori një top në zonë, por u pengua nga mbrojtësit e Napolit, ku fitoi penallti. Nga pika e bardhë ishte pikërisht Dybala që shënoi për 1-1.

Sulmet e Juventusit nuk u ndalën. Pas një asistimi të bukur të Chiellinit me kokë, Higuain qëlloi në portën e Reinas për 2-1.  E gjithë kjo ndodhi në minutën e 64-të.

Napolitanët u hodhën në sulm për të barazuar, por në një kundërsulm të shpejtë të Juventusit u zunë të zbuluar prapa.

Cuadrado mori një top nga Dybala, por u ndal nga Reina, ndërsa gjyqtari tregtoi në pikën e bardhë. Napolitanët protestuan shumë, por që vendimi i gjyqtarit nuk ndryshoi.

Përsëri Dybala mori për sipër të gjuajë nga pika e bardhë duke e kthyer në gol për 3-1.

Juventusi do të udhëtojë në Napoli pas një muaji për ndeshjen kthyese me një kapital të madh. /Telegrafi/

https://youtu.be/tTHLkIPvE9g

Basha sherr me gazetarin në TV pas pyetjes për 21 Janarin: Je i shitur i qeverisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është përplasur sot pasdite me gazetarin Lorenc Vangjeli, teksa jepte prononcime në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

Periskopi.com Lajme

Ka qenë një pyetje e Vasilit çka ka ngrehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur. Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin.

“Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit.

DEBATI

Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….

Lulzim Basha: Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore. Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..

Lulzim Basha: Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….

Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…

Shpërthim masiv afër aeroportit të Manchesterit

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Angli duke shkaktuar kështu zjarr në një tunel i cili qon në drejtim të aeroportit të Manchesterit.

Periskopi.com Lajme

Zjarrfikësit janë aktualisht në vendin e ngjarjes të cilët kanë detyruar mbylljen e tunelit dhe një pistë tjetër afër saj.

Fotografitë tregojnë tym të rëndë brenda këtij tuneli, si dhe zjarrfikësit duke e shuar zjarrin.

Dëshmitaret okularë raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të një zëri të lartë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr.

Fatmirësisht lajmi tashmë është shtuar./Indeksonline/

Çifti kryen marrëdhënie seksuale, derisa po prisnin picat në restorant (Video)

Kamerat e një restoranti kanë kapur pamjet kur një çift po kryenin marrëdhënie derisa ishin duke pritur picat të bëheshin.

Periskopi.com +18

Në këtë video më poshtë, shihen të gjitha pamjet të cilat kanë shkuar viral dhe kanë marrë kritika të ashpëra, transmeton lajmi.net

Video së pari është shfaqur në Twitter e pastaj është shpërndarë shpejt në gjithë rrjetin./Lajmi.net/