Aaron Hernandez gdhend simbole të Illuminatit në qelinë e burgut, para vetëvrasjes (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ylli i njohur i futbollit Ameirkan, Aaron Hernandez ka përshkruar simbolet e Illuminatit në murin e qelisë me gjakun e tij para se ai të var vetën,

Ai u gjend i vdekur në Qendrën Korrektuese Souza-Baranowski në Masacusets më 19 prill, transmeton Indeksonline.

Ai la një shënim vetëvrasës për vajzën e tij, të fejuarën dhe kishte rënë të hapur biblën e tij te kapitulli Gjon 3:16.

Kur rojet e burgut e gjetën atë në orët e hershme të mëngjesit, ata gjithashtu gjetën simbolet dhe fjalë të Iluminatit të shkruara në mur, raportojnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Hernandez kishte filluar për të vizatuar një piramidë dhe një simbol të përbashkët të pasuesve të grupit iluminizëm, por nuk kishte arritur ta përfundojë atë.

Ai kishte bërë edhe një ovale (sy) me rrezet që vijjnë nga ajo, një simbol ky i cili sipas iluminizmit përfaqëson syrin e Perëndisë./Indeksonline/

Cila është e vërteta e kontratës ndërkombëtare të Aida Docit? (Video)

Periskopi.com Showbiz

Aida Doci aktualisht është tejet e diskutuar për një kontratë dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Më tepër rreth kësaj ajo ka treguar në Elite Show ku ka rrëfyer si ka nisur e gjitha kjo.

Ishin produksioni i njohur ndërkombëtar ata që kërkuan Aidën për të bashkëpunuar.

Por si do të vijoj e gjitha kjo duke pasur parasysh zhanrin që këndon Doçi mund ta kuptoni në këtë video.

Skandal, gazetari maqedonas dhunuesit në Kuvend i quan “patriotë”

Periskopi.com Lajme

Gazetari kontrovers maqedonas, Vasko Eftov ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij pasi e ka quajtur patriotizëm reagimin e qytetarëve dhe huliganëve në Kuvend.

“Nuk ka demokraci kur populli hyn në Kuvend dhe rreh deputetë. Por ka patriotizëm kur mbrohet shteti nga grushtet e planifikuar. Nuk ka pasur demokraci në vitin 1944 kur është bërë shteti maqedonas, por ka pasur patriotizëm. Ju që mbrëmë hytë në Kuvend të mbroni shtetin nuk jeni kriminel, por njerëz që doni shtetin tuaj”, ka shkruar Eftov. /albeu.com/

​Nuk e futi në listë, shpërthen deputeti i PS-së: Ju tregoj si na poshtëroi Rama

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PS­-së, Vladimir Kosta i ka shkruar Ben Blushit në një status në FB, ku ish­socialisti vlerësonte deputetët që nuk u përfshinë në listat e reja të PS për zgjedhjet.

Mes tyre ishte dhe Kosta, i cili ka reaguar duke thënë se Rama e hoqi pa asnjë arsye nga lista e kandidatëve për deputetë. Kosta thotë se ndaj tij Rama sajoi një intrige dhe paralajmëron se nesër do të publikojë materiale që tregojnë se si krysocialisti poshtëroi 27 deputetë.

KOMENTI

Vladimir Kosta Përshëndetje zoti Blushi , Rama më hoqi pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrgë të Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë , unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputet Socialis . Partia e Ramës është partia e drejtorëve. Dhe këta deputet që hoqi nuk i janë futur kurë në mes të kësaj.

Kjo është gjendja e Zayn Malik

Periskopi.com Showbiz

Gjatë ditës së sotme, u publikuan fotografi të Zayn Malik i ulur në një karrocë.

Këngëtari 24-vjeçar, dikur anëtar i One Direction, u bë për karrocë pas një dëmtimi të këmbës së tij, transmeton Klan Kosova.

“Zayn plagosi këmbën e tij, por është mirë”, ka thënë përfaqësuesi i tij për People, në lidhje me lëndimin.

Nuk dihen ende detajet për atë që ka ndodhur, por Zayn po vazhdon ta ketë këmbën e lidhur. Ai u pa derisa mbërriti në apartamentin e të dashurës së tij Gigi Hadid në karrigen me rrota.

Zbulohet se kur del në shitje Audi Q3 i ri (Foto)

Periskopi.com Tech & Auto

Audi Q3 i ri, sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, do të dalë për shitje vitin e ardhshëm dhe do të jetë më i madh në krahasim me modelin aktual dhe pak më i lehtë pasi që pretendohet që të vjen me platformën MQB.

Gjithashtu, sipas revistës thuhet se ky model do të vijë me më shumë hapësirë në interier dhe bagazh më të madh prej rreth 400 litra, dhe, ndër të tjera, përmendet edhe instrument-tabela digjitale dhe një ekran Head-up.

Sa i përket motorit, “Auto Bild” shkruan se, në dispozicion do të jetë motori benzinë 2.0-litër me kapacitet prej 252 kuajfuqi dhe motori dizel me 204 kuajfuqi, si dhe motori Turbo me pesë cilindra e 340 kuajfuqi për Audi SQ3 dhe me 400 kuajfuqi për versionin sportiv RS Q3.

RS Q3 për dallim nga Q3 standard do të vijë me eksterier më tërheqës, rrotat më të mëdha, amortizatorët sportiv me ajër, frenat më të forta, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe me interier të modifikuar, transmeton Koha.net. Duhet përmendur edhe dritat LED, një sërë sistemesh për ndihmë të shoferit, si dhe uljen e shpenzimeve të karburantit dhe emetimit të dyoksid të karbonit.

“Auto Bild”, po ashtu, shkruan se në dispozicion do të jenë edhe dy versione të tjera: Q3 e-tron me sistemin hibrid të tërheqjes për vitin 2019, i cili do të kombinojë motorin Turbo dhe motorin elektrik ku në total do të jetë me kapacitet prej 220 kuajfuqi, si dhe versionin tërësisht elektrik i cili ndoshta mund të ketë teknologjinë e njëjtë sikur të modelit elektrik e-Golf.

Pse “shtoni” peshë kur ushtroni?

Periskopi.com Shëndeti

Nuk e humbisni asnjë seancë në palestër duke vrapuar në treadmill, ushtrime me pesha, biçikletë, por prapë peshorja nuk tregon shenja dobësimi, përkundrazi jeni duke shtuar peshë.

Ja 5 arsye pse mund të ndodh kjo:

1. A i keni reduktuar kaloritë?

Për të humbur peshë, duhet të djegim më shumë kalori sesa konsumojmë. Është e pamundur që gjithmonë (pavarësisht aktivitetit) ta djegim sasinë e madhe të kalorive të konsumuara nga një dietë e keqe. Mirëpo, duhet pasur kujdes kur është fjala te reduktimi i kalorive sepse ndalja e menjëhershme e kalorive mund të rezultojë në mos furnizim të trupit me energjitë e nevojshme për të ushtruar. Për më tepër, në shumicën e rasteve, ata të cilët i ndalin kaloritë në mëngjes kanë shumë gjasa që të konsumojmë dyfishin e asaj sasie në mbrëmje. Jini të kujdeshëm në marrjen e kalorive dhe tentoni që mëngjesi të ketë sasinë e duhur për të mos shkaktuar rënie të nivelit të sheqerit gjatë ditës.

2. Hani gjatë ushtrimeve

Konsumi i gjërave të ëmbla energjike nuk është mënyra më e mirë për t’i rimbushë muskujt tuaj gjatë ushtrimeve. Shumica e tyre janë të mbushura me sheqer dhe kalori dhe mund të sfidojnë procesin e djegies së kalorive të nxitura nga ushtrimet. Frutat, jogurtat ose lëngjet e ndrysme janë disa nga llojet e këtyre ushqimeve.

3. A ndiheni gjithmonë i uritur?

Kjo mund të mos jetë diçka e keqe. Hulumtimet kanë treguar rezultate kundërthënëse të efektit të ushtrimeve mbi rritjen apo zvogëlimin e apetitit. Zgjidhja mund të jetë, kurdo që ndiheni të uritur, dilni për pak kohë jashtë dhe sigurohuni që në të vërtetë problemi qëndron dikund tjetër; jeni të mërzitur apo të stresuar, të lodhur ose ndonjë arsye tjetër emocionale.

4. A bazoheni në njehësorin e kalorive të makinave ku ushtroni?

Treadmill-i dhe biçikleta juaj janë duke ju gënjyer. Bazuar në raportin e Këshillit Amerikan për Ushtrime, disa makina mund ta mbivlerësojnë sasinë e shpenzuar të kalorive deri në 30%. Nëse jeni duke u bazuar në këto të dhëna, atëherë jeni duke ngrënë më shumë kalori sesa shpenzoni. Mos i kushtoni vëmendje treguesit të kalorive, konsideroni humbjen e peshës si projekt afatgjatë dhe mos i ndalni ushtrimet.

5. A fleni pak?

Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve dhe pushimit. Nëse njëra nga këto ju mungon, dy të tjerat nuk janë duke ua shpaguar mundin. Për shumicën e njerëzve gjumi është problem shumë i madh. Kur nuk fleni mjaftushëm, hormonet e juaja për rregullimin e urisë ndalen, fenomen ky që rezulton me shtim të ndjenjës për t’u ushqyer. Rezultatet e mungesës së gjumit në shtimin e peshës janë të dokumentuara shkencërisht e poashtu edhe gjasat më të vogla për të ushtruar nëse gjumin të cilin e bëjmë nuk është cilësor.

Shpërthen Armend Dallku pas paraburgimit të Liridon Lecit (Foto)

Periskopi.com Sporti

Edhe Armend Dallku ka reaguar për paraburgimin dhe arrestimin e Liridon Lecit.

Liridon Leci është arrestuar nga policia në ndeshjen që Prishtina 1:2 në udhëtim te Besa.

Prokuroria e Pejës ka vendosur që Leci të ndalet në paraburgim për 48 orë, pasi akuzohet që sulmoi personin zyrtar në detyrë zyrtare.

“Marrja e zotit po a ka dikun në bot qe munet me ndodh kjo ngjarje e till bre duhët sa ma shpejt me formu shoqatën e lojtarve edhe mi mbrojt të drejtat e lojtarëve”, ka shkruar Dallku në Facebook.

Fotografi të natyrës, për të kapërcyer stresin

Periskopi.com Galeria

Për t’i kapërcyer lodhjet nga bota, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni kohë në natyrë, shkruan BoredPanda.

Është më mirë se çdo terapi apo ilaç!

Ulur pranë një lumi të vogël ose në një pyll të thellë, ndiheni i lirë, mirë, dhe problemet duket se po zhduken, transmeton Klan Kosova.

Lista e fotografive të mëposhtme është realizuar nga dikush që ka bërë atë që e kemi thënë më lartë.

 

A pajtoheni edhe ju? Këto janë ditët, madje edhe në cilën orë duhet të bëni seks

Periskopi.com +18

Hulumtimi më i ri të cilin e ka bërë zinxhiri popullor britanik i barnatoreve “Superdrug” na ka sjellë rezultate interesante të cilat zbulojnë momentet më popullarizuara për marrëdhënie intime, transmeton Telegrafi.

Për të marrë përgjigje precize ekipi hulumtues ka vendosur t’i intervistojë 2.000 njerëz lidhur me shprehitë e tyre seksuale, ndërkaq fitoren bindëse e ka marrë mëngjesi i së dielës – ora nëntë.

Njësoj është e dëshirueshme edhe e shtuna, ndërsa të intervistuarit kanë zbuluar që atëherë lojërat në krevat dëshirojnë t’i kenë në periudha të ndryshme të ditës, mirëpo gjithësi më aktivë janë në orët e mbrëmjes – në periudhën nga ora nëntë deri në orën dymbëdhjetë.

E enjte 21:30

E enjte 22:30

E shtunë 10:30

E shtunë 11:30

E shtunë 21:30

E shtunë 22:30

E shtunë 23:15

E shtunë 23:30

E diel 09:00

E diel 21: 30

Në vazhdim po ju zbulojmë listën komplete të terminëve kryesor për seks: Siç kemi pritur, shumica e aktiviteteve seksuale është e përqendruar për vikend.

Për dallim nga këta terminë, ekzistojnë edhe ditët dhe orët e caktuara kur seksi nuk është më i dëshirueshëm, midis të cilave veçohen fillimi i javës si edhe terminët e pasdites.

E hënë 08:00

E hënë 15:00

E hënë 16:45

E mërkurë 07:30

E enjte 08:00

E enjte 13:30

E enjte 17:30

E enjte 21:00

E premte 17:30

E shtunë 17:00

 

Sasia e ushqimit që fëmija duhet të hajë në një vakt

Periskopi.com Shëndeti

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes sesi ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmendshëm, që të mund t’i shmangim.

Dr. Lira Gjika
Pediatre

Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme.

Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihen, që nga sasia e duke vazhduar me përdorjen e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë, e vend e pa vend.

Gjithashtu rezultatet e kërkimeve kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti i dorës së vetë fëmijës.

Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime, tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.

Pra sasia e ushqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës.

Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.

I dëmtuari: Kështu u falsifikuan dokumentet e pronës

Periskopi.com Lajme

Murat Ternava dëshmoi për pronën mbi 10-hektarëshe të cilën e kishte marrë në shfrytëzim dhe problemet që i dolën me kalimin e kohës me të akuzuarit.

Në seancën e radhës të gjykimit të të pandehurve Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami, të cilët akuzohen për krim të organizuar, detyrim dhe falsifikim të dokumenteve, ka dëshmuar Murat Ternava, i cili në këtë lëndë është në cilësinë e të dëmtuarit.

Ternava deklaroI se fillimisht në vitin 2002 së bashku me Hysen Shahinin dhe Ismet Osmanin kishin nënshkruar kontratë me pronarin legjitim –KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia” lidhur me marrjen në shfrytëzim për 10 vjet pronën e patundshme me sipërfaqe prej 10.12.53 hektarë, e cila gjendet në Fushë-Kosovë.

“Kontrata ishte përpiluar në atë mënyre që të zgjaste 10 vite dhe se në rast se nuk do të vazhdohej për ndonjë arsye apo në qoftë se do t’i kalonte në pronësi ndonjë personi të tretë, pala kontraktuese apo pala e tretë do të ishin të obliguar që t’i paguanin investimet e bëra”, tha ai.

Po ashtu, Ternava deklaroi se në atë vend ka ndërtuar 3 objekte me 5,000 m2 e që sipas vlerësimit të zyrave të pronës së Komunës se Prishtinës objektet në fjalë kishin vlerën 2.2 milionë euro, kurse sipas vlerësimeve të tij investimet kanë qenë diku rreth 1.3 milion euro.

I dëmtuari Murat Ternava tha se pronën e kishte shfrytëzuar pa problem deri në vitin 2004.

“Pengesat lidhur me pronën u shfaqën në vitin 2004, kur Arben Bashota me grupin e tij filluan të qarkullonin pranë objekteve ku dhe tentuan të futeshin. Edhe pse kemi qenë me kontratë të rregullt valide nuk e kemi ndje veten të sigurt as unë e as familja ime e po ashtu as qiraxhinjtë që kishin marrë objekt në shfrytëzim aty duke e ditur se me çfarë njerëz do të ballafaqoheshim”, tha Ternava.

Lidhur me problemet Ternava tha se ishte njoftuar nga një person i quajtur Zeqir Krasniqi.

“Problemet filluan në vitin 2004 kur nga drejtori i “Bujqësisë” Zeqir Krasniqi jam njoftuar që toka ka kaluar në emër të personit Mitroviq Marko, i cili më pas më thirri në telefon dhe më tregoi se është bërë një falsifikim dhe se toka në librat kadastralë është qitur në emër të tij. Më pas është paraqitur ArbenBashota me dokumentacion të falsifikuar, pas të cilit ne jemi ankuar dhe procesi ishte ndalur”, tha Ternava.

Ternava tregoi para gjykatës se lidhur me këtë rast ishte zhvilluar një procedurë penale për falsifikim.

“Ndaj Mitroviq Markos ishte zhvilluar procedura penale për falsifikim në të cilën ai ishte deklaruar se nuk kam pasur kurrë tokë aty dhe se dokumentacioni ishte falsifikuar nga Arben Bashota. Këto informata i kam marrë në Polici kur kisha shkuar si dëshmitar pas rastit të tentim vrasjes mes Ismet Osmanit dhe të akuzuarve”, tha Ternave.

Po ashtu Ternava tregoi momentin e shfaqjes së shenjave të para të kërcënimit.

“Pasi shkova si dëshmitar pas rastit të tentim vrasjes, Arben Bashota së bashku me disa persona të tjerë vazhdimisht kanë qëndruar pranë objekteve të mia nga ku dhe me kanë shfaqur shenja kërcënimi duke treguar revolen dhe duke simuluar prerjen në fyt nga larg”, tha Ternava.

Më tej, Ternava u deklarua edhe për ditën e konfliktit.

“Në vitin 2008 Shahini me ka kërkuar që kontratën ta dërgoj tek parcela në të cilën ishin të pranishëm edhe disa nga të akuzuarit të cilët kishin sjellë një ekskavator dhe kishin filluar disa punime dhe pas dërgimit te kontratës dhe leximit të saj nga ana e Policisë se Kosovës. Po në te njëjtën ditë, në mbrëmje, në ora 19:00, ndodhi gjuajtja me armë në Dardani në lokalin e Hysen Shahinit ku dhe mbetën të lënduar 13 persona”, tha Ternava.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit nga viti 2004 së bashku me Ruzhdi Shaqirin e njohur si “Baksi” (i vrarë në gusht të vitit 2014) kanë bërë presione të vazhdueshme ndaj të dëmtuarve Murat Ternava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani që ta lirojnë pronën në sipërfaqe prej 10.12.53 hektarë që gjendet në Fushë-Kosovë, rrugës për në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurorja Merita Bina-Rugova, pala e dëmtuar, në këtë rast Murat Ternava, pronën kontestuese e kishte marrë në shfrytëzim për 10 vjet nga KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”./kallxo.com/

Mediat serbe: Rama, Thaçi, Pacolli e Haradinaj po korruptojnë zyrtarë serbë

Periskopi.com Lajme

Sipas gazeta serbe “Alo”, politikanë të rëndësishëm shqiptarë, si Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj, po korruptojnë zyrtarët serbë të qeverisë aktuale të Serbisë, për blerjen e pasurive të patundshme në jugun e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Sipas burimeve të kësaj gazete, i gjithë ky plan është duke u bërë me idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas këtij shkrimi, plani i politikanëve shqiptarë është që ky territor të bëhet pjesë e Shqipërisë së madhe.

“Është për habi se si disa njerëz nga departamenti ekonomik i Qeverisë së Serbisë, si dhe agjencive të veçanta, për një kohë shumë të shkurtër nga ana e nëpunësve të zakonshëm janë bërë pothuajse manjatë”, thuhet në këtë shkrim, duke aluduar se ata u pasuruan nga pagesat e paligjshme marrë nga politikanët shqiptarë.

“Alo” shkruan se disa njerëz të qeverisë serbe janë lidhur me biznesmenët shqiptarë nga Kosova.

“Ata janë të lidhura me biznesmenë dhe politikanë shqiptarë nga Kosova dhe marrin edhe ryshfet. Kështu u mundësojnë atyre që të zotërojnë edhe kompani shtetërore në Serbi”.

Gazeta serbe shkruan, duke iu referuar një burimi të saj, se situata është shumë e ngjashme me atë të paraluftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Shqiptarët masovisht blejnë pasuri të patundshme serbe me çmime marramendëse, vetëm për t’i larguar serbët nga ato prona, sikur paralufte”.

“Për shkak të serbëve të pangopur, shqiptarët përmes miliarderit kosovar Behgjet Pacolli dhe nën kujdesin e Ramush Haradinajt po i bëjnë këto veprime”.

Mediat serbe edhe pra disa dita patën raportuar se miliarderi dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli, ka ndarë 250 milionë euro për të blerë toka në jugun e Serbisë.

Madje, edhe vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pohoi këtë javë që kanë prova se shqiptarët, përmes tri biznesmenëve të saj janë duke planifikuar për të blerë tokë dhe fabrika në jug të Serbisë.

Shkrimi i gjatë i “Alo” përkundër dyshimeve që ngreh, nuk prezanton asnjë fakt.

S’ka asnjë zyrtarë me emër, i cili, sipas kësaj media, është i lidhur me politikanët e lartcekur shqiptarë.

Kjo media, dhe të tjera, edhe në të kaluarën kanë shkruar shkrime të tilla – bazuar më shumë në gjykime, sesa në fakte.

A po dështon mocioni i Nismës për rrëzimin i Qeverisë?

Periskopi.com Lajme

Në dy javët që lamë pas, Mocioni për rrëzimin e Qeverisë ka pasur të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu të paktën patën deklaruar deputetët e Nismës për Kosovën, të cilët pretendonin se kanë siguruar votat e nevojshme për ta proceduar këtë Mocion.

Vet deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala ishte ai që para dy jave pat deklaruar për Indeksonline se Mocioni për rrëzimin e Qeverisë do shkonte gjatë asaj jave, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Njësojë është deklaruar edhe për  javën që lamë pas, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete, shkruan Indeksonline.

Nga kjo, duket se Mocioni i “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë po shkon drejt dështimit.

Përkundër përkrahjes të tri partive më të mëdha opozitare, ky mocion duket se ende nuk i ka siguruar 40 votat e nevojshme për ta proceduar në Kuvend.

Indeksonline që dy herë brenda kësaj jave i është drejtuar deputetes së Nismës për Kosovën, Valdete Bajramit me pyetjen nëse ata i kanë siguruar votat e nevojshme edhe nga pozita për ta proceduar këtë Mocion në Kuvend, mirëpo, ende nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje.

Ndryshe, ideja për mocion e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, përveç nga partitë opozitare ka marr mbështetje me fjalë edhe nga disa deputetë të pozitës, përkatësisht PDK-së, të cilët publikisht kanë deklaruar se do e përkrahin, megjithatë ata ende nuk e kanë nënshkruar atë.

Kur, ku dhe si ishin martuar gazetarja e “RTK”-së me Alfons Ahmetin që humbi jetën tragjikisht? (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Gazetarja e “RTK”-së, Edita Ahmeti ka humbur në një aksident komunikacioni bashkëshortin e saj, Alfonsin. Ngjarja ka tronditur familjen, por edhe opinionin e gjerë.

Alfonsi ka lënë të pikëlluar gruan, fëmijët dhe familjen e gjerë. Siç shihet edhe nga postimet e shumta, ai ishte nga ata njerëz pozitiv e me shumë miq për rreth. Gazetarja është martuar me Alfonsin para 11 vitesh, me një dasmë thuajse përrallore, shkruan “Kosovarja”.

Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina

Periskopi.com Lajme

Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë arrestuar 46 persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasës vitin e kaluar në qytetin e Medinës.

Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki.

“Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në xhamin e profetit”, ka thënë al-Turki.

Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit, në perëndim të qytetit Media.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit.

Mungesa e reshjeve, Fierza bie në 278 m (Video)

Periskopi.com Lajme

Shqipëria mund të përballet me një situatë të vështirë hidroenergjetike këtë vit për shkak se reshjet e pakta kanë bërë që rezerva hidrike të bjerë në kuotat më të ulta të viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 278 metra kur në të njëjtën kohë të vitit të kaluar kuota ishte 294 metra. Rënia me shpejtësi e rezervës e ka detyruar Korporatën elektroenergjetike të ulë prodhimin vendas. Si rezultat, prej këtij muaji Shqipëria ka nisur importet masive të energjisë.

Pak ditë më parë Operatori i Shpërndarjes bleu 8.5 milionë euro energji nga jashtë vetëm për të përballuar konsumin në muajin maj.

Burime nga OSHE thonë se deri në gusht kompania mund të shpenzojë 20 milionë euro për importin, çka mund ta detyrojë atë të ulë planin e investimeve. Sipas ekspertëve kjo do të kishte pasoja negative pasi shkurtimi i investimeve vë në rrezik planin për uljen e humbjeve.

Edhe pse treguesit financiarë të sektorit energjetik janë përmirësuar ndjeshëm dy vitet e fundit, Shqipëria mbetet sërish e varur nga kushtet atmosferike. Në buxhetin e këtij viti Qeveria ka parashikuar rreth 25 milionë euro si kontigjencë për sektorin energjetik, por nëse reshjet do të mungojnë edhe gjatë muajve në vijim, ashtu sikurse druhen ekspertët, kostot financiare për buxhetin mund të jenë më të mëdha.

Dobësohuni me këto fruta e perime

Periskopi.com Shëndeti

Edhe pse mund të keni njohuri të mjaftueshme mbi gjërat që duhet të konsumoni për të qenë të shëndetshëm dhe për të qëndruar elegantë, ka ushqime që ndihmojnë më shumë se të tjerët për këto qëllime.

Universiteti i Harvardit ka përpiluar një listë me ushqimet që ndihmojnë më shumë për rënien në peshë.
Sigurisht që kjo listë është e “pushtuar” nga frutat e perimet, por kush janë më saktë këto fruta e perime?

• Mollët dhe dardhët
• Manaferrat
• Lulelakra, lakra dhe brokoli
• Spinaqi

Këto fruta e perime kanë më shumë fibra se të tjerat. Gjithashtu, nuk e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak.

Universiteti i Harvardit ka publikuar edhe frutat e perimet që mund të shëndoshin. Këto janë patatet, bizelet dhe misri. Duke ngrënë këto ushqime, do të shtoni në peshë, pasi kanë indeks glicemik të lartë dhe më shumë kalori sesa mollët dhe spinaqi.

Nuk do ta besoni për sa para u shit kjo xhaketë në ankand publik

Periskopi.com Lajme

Një xhaketë lëkure për 62.500 dollarë. Është ajo e veshur nga Patrick Swayze në filmin kult të viteve ’80, “Dirty Dancing”, në rolin e Johnny Castle.

Ajo u shit në një ankand të Los Angeles dhe është blerë me shifrën rekord nga një koleksionist i Hollivudit, që u prezantua thjesht me emrin Glenn.

Xhaketa bashke me sende të tjera të Patrick, që ndërroi jetë në 2009, janë edhe tavolina e sërfit e Point Break, dhe këmisha e veshur në filmin “Ghost” kanë dalë në shitje në ankand nga Lisa Niemi.

Ajo tha se ka qënë mjaft e dyzuar nëse duhej të nxirrte në shitje kujtimet e të shoqit. “Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick”, ka thënë Lisa. Por kjo zgjedhje e Lisës, është kundërshtuar fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle.

Ajo tha se ato “ishin kujtime të familjes” dhe shitje e këtyre kujtimeve të çmuara është “si një shuplakë në fytyrë”.

Zaev i pathyeshëm, merr këtë vendim

Periskopi.com Lajme

Pas mësymjes së dhunshme të Parlamentit të Maqedonisë janë bërë disa arrestime, e një numër personash është shpallur në kërkim. Kreu i opozitës, Zoran Zaev ka theksuar se do të ecet përpara me krijimin e qeverisë së re.

Kryhen arrestimet e para në Maqedoni të dielën (30.04) pas uzurpimit të dhunshëm të Parlamentit të Maqedonisë para pak ditësh. Në Shkup janë arrestuar gjashtë persona, ndër ta edhe një funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi edhe listën e 15 personave të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si organizatorë dhe sulmues brenda parlamentit të vendit. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë.

Zaev: Qeveria do të formohet

Me këtë mësymje, përkrahësit e kreut të deritanishëm të qeverisë, Nikola Gruevski kërkonin të pengonin krijimin e një qeverie me opozitarët social-demokratë në krye, në koalicion me partinë shqiptare. Ministria e Brendshme ka fajësuar policinë, se ka ndërhyrë shumë vonë, me porosi të partisë së Gruevskit, VMRO.

Mes turmës që hyri në parlament ishin edhe disa huliganë të maskuar, e pjesërisht të armatosur, gjë që u pa si një shenjë e lidhjeve me shërbimin informativ.

Kreu i opozitës, Zoran Zaev ndërkohë ka bërë të ditur se do të ecet përpara me krijimin e qeverisë së re. Qeveria e re do të krijohet “së afërmi në përputhje me ligjin dhe kushtetutën”, ka thënë për mediat të dielën, kreu socialdemokrat. Ai e cilësoi të ligjshme edhe zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të parlamentit./DW