Maliqi për Hotin e Mustafën: Asistenti më premtues se profesori

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se edhe vet Avdullah Hoti mund të jetë ende i befasuar me nominimin nga LDK-ja, për kryeministër.

Maliqi ka thënë në Analiza Zgjedhore se premtimi i Hotit se do ta bëjë pesë miliardë buxhetin e Kosovës është i pamundur, njofton Klan Kosova.“Sa i përket pesë miliardëshit është i pamundur edhe për dhjetë vjet të realizohet”.

“Jo vetëm te LDK por edhe partitë tjera del në pah nevoja për të riformuar partitë politike”.“Për demarkacionin më shumë ikte në përgjigje se sa jepte një zgjidhje”, ka thënë Maliqi për Hotin.Prapë se prapë Maliqi ka thënë se brezi i politikanëve si Hoti i japin shpresë atij.

“Asistenti po më premton më shumë se sa profesori i tij”, ka përfunduar Maliqi, kur ka bërë një krahasim mes Avdullah Hotit dhe kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

A e dini sa skuadra shqiptare do të marrin pjesë në garat evropiane

Periskopi.com Sporti

Në garat evropiane për sezonin e ardhshëm do të ketë më së shumti klube deri më tani në histori të futbollit shqiptar.

Kosova do të përfaqësohet me dy skuadra, Trepçën ’89 në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës do të jetë Prishtina.

Kampioni i Shqipërisë Kukësi do të jetë në Ligën e Kampionëve ndërsa Skënderbeu, Partizani dhe Tirana në Ligën e Evropës.

Në ligën e Evropës do të jetë edhe klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija. /Periskopi/

 

Ismet Beqiri: Përkrahje e fuqishme për LDK-në në Kodrën e Trimave (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka konfirmuar mbështetjen e qytetarëve të Kodrës së Trimave.

Beqiri pas tubimit të sotëm në Kodrën e Trimave ka theksuar se është ndjerë krenar dhe jo vetëm se është nga kjo pjesë e kryeqytetit por edhe pse është në krye të kësaj Dege të LDK-së, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur Qytetarë të Kodrës së Trimave, Tubimi i sotëm madhështor edhe njëhere si shumë herë tjera më bëri krenar,pse jam nga Kodra e Trimave,pse jam në krye të kësaj Dege të LDK-së,të këtyre aktivistëve dhe qytetarëve të mrekullueshëm me nëndegë,forum rinor dhe të gruas të shkëlqyeshëm. Përkrahje e fuqishme për kandidatin tonë për Kryeministër z. Hoti,Kandidatët e lagjes tonë për Deputet.Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme për mua,për besimin tuaj ndaj meje.Fotot flasin vet,entuziazem,vullnet,punë dhe perkushtim e besim në fitore. Kjo është Kodra e Trimave,kjo është Dega jonë e LDK-së. Mirënjohës përjetë. I.Beqiri

Itali-San Marino, nuk do ta besoni rezultatin

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje ishte miqësore para ndeshjeve kualifikuese që na presin në qershor.

Italia ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 8-0.

Kjo ndeshje ishte e karakterit miqësor para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor.

Lapadula celebrates a hat-trick on his international debut for Italy in the second half

 

Italianët shënuan katër herë në pjesën e parë dhe katër herë në pjesën e dytë.

Golat për vendësit i realizuan Gianluca Lapadula (3), Marco Ferrari, Andrea Petagna, Mattia Caldara, Matteo Politano dhe Giovanni Bonini (autogol) /Periskopi/

 

Lumir Abdixhiku injoron profesorin e ekonomisë gjatë debatit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë një debati ku po diskutohet për programin rreth ekonomisë të këtij subjekti që është në koalicion me AKR-në e Alternativën ka treguar një dozë injorimi ndaj profesorit të ekonomisë Musa Limani.

Teksa ky i fundit i hedh poshtë të gjitha ato që i thotë Abdixhiku rreth ekonomisë dhe zhvillimit të saj përgjatë mandatit, ai injoron profesorin duke iu drejtuar Hykmete Bajramit, po ashtu pjesëmarrëse në debat.

Përplasja mes tyre sa i përket plan programit dhe pikëpamjen e tyre rreth kësaj çështje kanë vazhduar në debatin në televizionin e Dukagjinit.

Nga minuta e 24 mund ta shikoni këtë moment:

Goditet keq Blerand Stavileci: Vegël e parëndësishme e Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Shkodran Hoti nga Sekretariati për Media në Lëvizjen Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci, i cili hodhi akuza ndaj kandidatit të VV-së për kryeministër Albin Kurti, për mashtrim.

Stavileci, në Facebook shkroi se Kurti po mashtron me vendosjen e Kollares dhe me deklaratat e tij mbi qëndrimet e tij për statusin e Kosovës.

Hoti e ka quajtur Stavilecin vegël të parëndëishme të Kadri Veselit, derisa shton se imazhin e shtetit e shkatërron klani “Pronto”.

Komenti i plotë:

Paska folur Blerand Stavileci në rolin e “partizanit të shtetit”. Blerandi si basketbollist që ka qenë, e kupton gabimin në hapa, dhe jo rrallë ia huq me hapat.

Kjo vegël jo aq e rëndësishme as për Kadriun duhet ta kuptojë se shteti shkatërrohet duke e vjedhur buxhetin e shtetit përmes subvencioneve. Imazhin e shtetit e shkatërron “Pronto”, e Landi është thjesht një faculetë e këtij organizimi kriminal.

Ish-ministri i PDK-së akuzon Kurtin për shkatërrim të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës i ka quajtur mashtrim të radhës deklaratat e Albin Kurtit, se e njeh shtetin e Kosovës.

Ai në një postim të tij në Facebook, i konsideroi këto të jenë demagogji dhe dyftyrësi.

“Demagogji pa kufi. Dyfytyrësi se jo mahi.

“Pasi e vura kollaren dhe tash po e njoh veten, përkohësisht do ta njohë edhe shtetin e Kosovës”

Deklaratat e përkohshme të Albin Kurtit se e njeh shtetin e Kosovës janë një mashtrim i pastër i radhës, që ai përpiqet t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës. Që nga hyrja në politikë, ai është angazhuar për ta luftuar ekzistencën e Republikës së Kosovës si shtet. Ai nuk njeh asnjë rezultat të Kosovës, as shpalljen e pavarësisë, as simbolet shtetërore dhe asgjë tjetër. Për më keq, ai dhe militantët e dhunshëm që i menaxhon, vazhdojnë ta luftojnë edhe me molotov dhe mjete të tjera të dhunshme shtetin e Kosovës. Deklaratat e tij gjatë fushatës janë sikur kollaret e përkohshme të Vetëvendosjes, që tashmë i kanë vendosur zyrtarët e saj duke tjetërsuar identitetin e proklamuar me vite të tëra në kërkim të një identiteti të atypëratyshëm. Me këtë makiazh elektoral ata vetëm po e dëshmojnë lakminë për pushtet e kolltuqe, për interesa personale dhe në dëm të shtetit dhe aleatëve tanë perëndimorë.”LL

Real Madrid do të transferojë yllin e Juventusit pas finales së Ligës së Kampionëve (Foto)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid mund të transferojë mbrojtësin italian të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Reali është duke kërkuar zëvendësues për qendërmbrojtësin në largim Pepe.

Image result for bonucci

 

“Marca” shkruan se Reali i Madridit do të takohet personalisht me xhevahirin e mbrojtjes Juventineve, për të diskutuar për një lëvizje të mundur drejt Madridit.

Italiani ka një klauzolë me klubin italin prej 40 milionë euro, shifër që madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë për ta bërë të tyrin italianin. /Periskopi/

Shokohet De Biasi, ylli i skuadrës lëndohet para ndeshjes kyçe (Foto)

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Terek Groznit, Bekim Balaj ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit që vendos shumë mbi fatin tonë në kualifikueset për Botërorin 2018.

Trajneri Gianni De Biasi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë.

Pritet që në Kombëtare të kthehet mesfushori i PAOK, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë pasur përplasje me trajnerin italian.

Më 4 qershor, kuqezinjtë do të testojnë veten me Luksemburgun, para sfidës delikate kualifikuese të “Botërorit 2018”, të cilën do ta luajnë më 11 qershor, në stadiumin e Haifas, në Izrael.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja kuqezi mban vendin e katërt, me 6 pikë.

Lajcak zgjidhet President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Periskopi.com Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi President të saj për një vit, ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak.

Ai do të pasojë në shtator ambasadorin e ishujve Fixhi në Kombet e Bashkuara, Peter Thomson, për të drejtuar sesionin e 72-të të asamblesë.Në kuadër të sistemit me rotacion në fuqi, presidenti shumicën e rasteve parazgjidhet nga grupet rajonale të Asamblesë.

Agim Agushi thyen rekordin botëror (Foto)

Periskopi.com Sporti

Agim Agushi, rekordmeni botëror sa i përket zhonglimit me kokë, ka thyer edhe një rekord të ri.

Ai ka arritur të ecë mbrapa 4 kilometra e 24o metra, për 1 orë e 32 minuta doke mbajtur topin në kokë.

Agushi ka thënë se ka qenë vështirë sepse ecja është bërë rreth plazhit dhe rrymat detare kanë qenë të forta.

 

“Ka qenë vështirë se era ka fry shumë, koha ka bërë të vetën si ishte vranët. Rekordi është realizuar në shetitorën e plazhit të Kleopatrës, ku rrymat detare kanë ndikuar që të ketë erë”, ka thënë Agushi për IndeksOnline.

“Me gjithë këto vështërsi ia dola ta sfidoj edhe pse kishte kërkesa nga stafi dhe organet komunale që rekordi të mbahet nesër, por unë vendosa t’i sfidoj edhe kushtet klimatike”, shtoi ai.

Kënga kundër kryeministres britanike në krye të listës në iTunes

Periskopi.com Fun

Një javë para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, kënga që akuzon kryeministren, Theresa May si gënjeshtare, ka zënë vendin e parë në këngët e shkarkuara në iTunes.

Grupi muzikor britanik “Captain Ska” para pesë ditësh publikoi këngën me titullin “Liar, Liar” (Gënjeshtare, gënjeshtare).

Kjo këngë la pas saj këngët e yjeve botërore si Ed Sheeran dhe Ariana Grande duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara.

Pacolli së bashku me vajzën e Rugovës, ja për çka zotohet

Periskopi.com Lajme

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

I përcjellur nga brohoritjet e shumta të qytetarëve Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Pacolli ju ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të votojnë për të ardhmen dhe për perspektivën e Kosovës. “Deri tash Kosova është dhunuar, zhvatur e keqtrajtuar, ky është fundi. Koalicioni i territ duhet të largohet, tash është koha për njerëz të dijës dhe për njerëz qe e duan qytetarin e Kosovës.” Ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka përgatitur një program të dinjitetshëm, i cili do ta trefishojë buxhetin dhe do ta rrit GDP-në.

“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Pacolli.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Hoti.

 

Më pas para qytetarëve u prezantuan edhe kandidatët e koalicionit për deputetë të cilët vijnë nga rajoni i Prishtinës.

Dhurata Dora provokon duke e zbërthyer këmishën (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Dhurata Dora është një nga këngëtaret tona më të pëlqyera.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info

Së fundmi Dhurata ka postuar një fotografi ku shihet me këmishë të zbërthyer.

Kjo e bën atë të duket shumë seksi.

Grubi ofendon Lëvizjen Besa nga foltorja e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shpërthyer me ofendime për Lëvizjen Besa, të cilën e quajti partner të opozitës me OBRM-PDUKM-në, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

”Sot ndjej emocione pozitive, se sot vjen fundi i krizës dhe çlirimi i qytetarëve të Maqedonisë. Sot ne të gjithë e shohim fundin e krizës. Nuk ka gjë më të mirë që t’i jepet fund krizës me kaq program të mirë. Kjo qeveri jep hapësirë për të zyrtarizuar rrugën tonë për në BE dhe NATO. Kjo programë do të hap vende të reja të punës. Kjo programë nuk është e rastësishme. Kjo programë përmban programet e krejt partive. I përmban të gjithë programet. Edhe të OBRM-PDUKM-së edhe të koalicionit të tyre. Opozita e re nga OBRM-PDUKM-së dhe atyre që nuk dua të ju përmend emrin nuk duhet të pengojë këtë qeveri. Këto dy parti nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Lëvizja Besa dhe OBRM-PDUKM-ja janë lëvizje regresive në shtet. Ju përkujtoj se jeni fajtorë për ndarjen e votës shqiptare. Ju nuk e njihni himnin kombëtar për ta zyrtarizuar në shtetë. Ju jeni fajtor për rrezikshmërinë ndaj deputetëve. Ju financoheni në mënyrë të dyshimtë. Ju keni rritur urrejtjen në shtet. Ju i pengoni ata që ia duan të mirën shqiptarëve. Ju shpikët idenë se Edi Rama na ka bërë platformën. Ju nuk e dinit edhe himnin. Ju ikët nga Kuvendi. Lëvizja Ik, ashtu ju thërrasin qytetarët.” tha mes tjerash Grubi.

”Zotëri Zaev, dua të ju uroj për mandatin. Dua të ju them se ministrat tanë janë ajka e ministrave. Jo për të mirën e shqiptarëve dhe BDI-së por për Maqedoninë e bashkuar.” tha Grubi nga foltorja e Kuvendit.

Hoti: Haradinaj nuk ka guxim të përballet me mua (Video)

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se është gati që të përballet me dy kundërkandidatët, Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Hoti ka thënë më tej se Haradinaj nuk ka guxim që të përballet me të, prandaj edhe nuk është duke pranuar një debat televiziv, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihni pjesën ku Hoti thotë se Haradinaj ia ka frikën:

“Çmendet” Italia, shikoni çfarë po i bën San Marinos (Video)

Periskopi.com Sporti

Italia ka shënuar katër gola të shpejtë ndaj San Marinos, në një ndeshje miqësore para kualifikueseve.

Bahtiri: Ja pse s’bëmë koalicion me VV-në (Video)

Periskopi.com Lajme

“AKR s’ka mundur të dal si e vetme fituese ne zgjedhje për me e mund të keqen, prandaj e kemi ba koalicionin”, thotë Agim Bahtiri, që është kandidat për deputet në listën LDK-AKR-Alternativa.

Në TV Rrokum ai thotë se ka negociuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, porse “nuk u arrit marrëveshja me ta, sepse duke i kalkuluar numrat në zgjedhjet e 2014, kjo nuk premtonte fitore”.

“VV ka shumë njerëz të mirë, por fatkeqësisht nuk mundëm me pa treshen e partive. Në të ardhmen mund të ndodhë të bëhemi bashkë”, thotë Bahtiri.

Ylli i Juventusit kritikon ashpër tifozët e Realit

Periskopi.com Sporti

Sami Khedira ka folur për takimin me Real Madridin.

Ish anëtari i Realit ka folur se kurrë nuk ka gëzuar respektin e tifozëve të Real Madridit, për të cilët kishte luajtur për disa vjet.

“Në Madrid, trajnerët më vlerësuan dhe trajtuan shumë mirë, por jo edhe prej publikut të ekipit”, tha ai për Kicker.

“Nëse luaja 10 ndeshje të mira, kjo ishte e vetëkuptueshme. Nëse në ndeshjen e 11 nuk luaja mirë, ata më gozhdonin duke më thënë se nuk e meritoi një vend në ekip”, tha mesfushori gjerman.

Khedira do të kërkojë fitoren ndaj ish skuadrës së tij këtë të shtunë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Gëzim Kelmendi: Investitorët janë të shantazhuar

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala tha se aleatët e Kosovës nuk janë të interesuar dhe të inkurajuar të investojnë në Kosovë sepse, sipas tij, ata janë të shantazhuar.
Në “Debat Përnime”, përfaqësuesi partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi paraqiti tri prioritetet për politikë të jashtme, në debatin me po këtë temë të moderuar nga Jeta Xharra, që u transmetua në TV21.

Ai tha se prioriteti i parë është rritja e numrit të njohjeve. Prioriteti dy sipas tij është forcimi dhe përmirësimi i raporteve ndërshtetërore me shtetet na kanë njohur dhe i treti përmirësimi i imazhit të vendit.

Kelmendi tha se diplomacia e kaluar e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës, duke përmendur vetëm 4 njohje gjatë mandatit dhe dështimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Aleatët tanë nuk janë të interesuar dhe të inkurajuar të investojnë në Kosovë sepse janë të shantazhuar”, tha ai.

Kelmendi vlerësoi se koalicioni PDK-AAK-Nisma është i pakuptimtë por edhe LDK-ja, sipas tij, do t’i bashkangjitet pas zgjedhjeve.

“Koalicioni PAN nuk e dinë as vet pse ka ndodhë ndërsa për LDK-në mund të them se vota për LDK-në nënkupton votën për PDK-në se prapë do të bëhen bashkë”, tha Kelmendi.

Partia Fjala garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

PDK dhe NISMA nuk kanë dërguar përfaqësues në këtë debat. PDK ka kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera ndërsa NISMA nuk ka dhënë arsye për mospjesëmarrje.