“Me PDK-në s’do të ketë koalicion. Pikë!”

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-AL Skender Hyseni e ka mohuar kategorikisht hyrjen në koalicion paszgjedhor me PDK’në.

Sipas tij Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së i ka vendosur ‘vijat e trasha’ për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Më 12 qershor do ta pyesim Këshillin e LDK-së me cilën parti do të shkojmë në koalicion.

Këshilli i ka përcaktuar vijat e trasha dhe me PDK s’ka koalicion paszgjedhor, pikë. Më 12 qershor do të shohim koalicionet e mundshme” është shprehur Hyseni në debatin me Jeta Xharrën.

‘Mundo Deportivo’, ky është transferi i parë i Barcelonës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ri i Barcelonës Ernesto Valverde do të bëjë ndryshime në skuadrën aktuale.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar synimin kryesor të Valverdes.

Bëhet fjalë për yllin e Real Sociedadit, Inigo Martinez.

Klauzola e tij është 32 milionë euro dhe Barcelona pritet të ofrojë këtë shumë për ta marrë në verë. /Periskopi/

Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Obiliqit, se koalicioni i shpresës dhe besës janë bashkuar sikur në kohën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe.

“Ne u bashkuam si në kohën e Ibrahim Rugovës dhe po shkojmë drejt 11 qershorit më të sigurt se asnjëherë më parë në fitoren tonë të madhe, në fitoren e Republikës së Kosovës. Programi dhe ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e time, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ky koalicion ka program të harmonizuar, që i garanton Kosovës zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, mirëqenie sociale, arsimim e shërbim shëndetësor cilësor.

“Kësaj alternative duhet t’i besojnë të gjithë qytetarët. Jo vetëm përkrahësit e partive tona politike. Sepse do të jetë një qeverisje për të gjithë qytetarët. Këto ditë të fushatës, secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për mobilizimin e strukturave tona për ta siguruar një fitore të thellë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit do ta kemi më të merituar nëse mbërrijmë t’i bindim qytetarët e Kosovës të na përkrahin në këtë proces.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë të qeverisen prej LDK-së dhe partnerëve të saj. Sepse ne nuk e kemi zhvatur asnjë qytetar dhe asnjë pasuri të shtetit të Kosovës. Ne e kemi ruajtur, do ta ruajmë dhe do ta shtojmë pasurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Mustafa. 

Ai ka thënë se ne e dëshmuam këto dy vjet e gjysmë që kemi vullnet dhe mund ta bëjmë këtë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do ta mbështesë fuqishëm profesor Hotin, njeriun e duhur, i cili nuk ka fjalë por vepra dhe tani duhet ta udhëheqë Kosovën. “Ne nuk premtojmë, ne veprojmë. Ata japin premtime boshe, ne ofrojmë punë, ofrojmë program. Çdo alternativë tjetër jashtë këtij koalicioni është vazhdimësi e asaj që ka ndodhur tash e 18 vjet dhe e shihni ku kemi mbetur”, ka thënë Pacolli.

Kandidati për deputet nga Obiliqi Sylejman Qerkezi, ka thënë se Obiliqi ajrin e ka të keq po shpirtin e ka të fortë. “Ka shumë qytetarë që ende duhet të vetëdijësohen dhe t’i bashkohen këtij koalicioni. Dita e mirë shihet në mëngjes dhe kjo po shihet në Obiliq. Në emër të Zotit do t’ia dalim dhe ky koalicion do t’ia kthejë dinjitetin qytetarit”, ka thënë Qerkezi.

Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, është shprehur i sigurt se koalicioni i shpresës dhe besës do të shënojë fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Lista jonë e kandidatëve është më e mira. Qytetari nuk do ta ketë shumë të lehtë të përcaktohet vetëm për pesë emra, sepse do t’i mbetet merak që nuk ka mundur t’i votojë të tjerët në listën tonë. Kësaj liste me emra të shquar nga ekonomia, shkenca, biznesi, publicistika, kultura, i bashkohen edhe dy kandidatë e komunës sonë, dr. Hashani dhe profesor Qerkezi”, ka thënë Krasniqi.

Deda Molliqajt: Pas zgjedhjeve mund të përfundojmë bashkë

Periskopi.com Lajme

Ka eskaluar debati ndërmjet kandidati për deputet nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa Ilir Dedës dhe kandidatit për VV-në Dardan Molliqaj.

Në emisionin “Debat Përnime”, derisa Molliqaj fliste për politikën e jashtme, ka reaguar Ilir Deda, i cili i tha anëtarit të VV-së se pas zgjedhjeve mund të jenë bashkë në koalicion, dhe kësisoj sipas tij, duhet ruajtur fytyrën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Molliqajt, i cili i tha se me koalicionin LDK- AKR nuk janë në garë, ngase sipas tij, ata tashmë e kanë dorëzuar luftën.

Juventusi zëvendëson Buffonin

Periskopi.com Sporti

Finalja e Ligës së Kampionëve po afron por Juventusi nuk e ka fokusin e vetëm aty.

Zonja e Vjetër është duke menduar për pasardhësin e Gianluigi Buffonit tashmë 39 vjeçar.

Juve është duke synuar portierin e Romës, Ëojciesch Szczesny.

Polaku 27-vjeçar  është objektiv i bardhezinjve, duke i ofruar 4 milionë euro në sezon.

Portieri që pritet të kthehet tek Arsenal pas huazimit te Roma, pas një viti mund të transferohet te Juventusi, duke u bërë pasardhësi i Buffon. /Periskopi/

 

Dardan Molliqaj përfshihet në debat të ashpër me Ardian Gjinin dhe tallet me LDK-në

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në debat të ashpër me përfaqësuesin e AAK-së në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Molliqaj, ka hyrë në një debat të ashpër me Ardian Gjinin për periudhën e luftës.

Gjini i tha Molliqajt se nuk mundet me i “shitë mend për luftë”, e Molliqaj ia ktheu duke i thënë se “më së shumti mundem me të shitë ty”, shkruan Periskopi.

Molliqaj po ashtu i tha Gjinit se “me PDK-në e Kadri Veselit nuk di qysh luftohet krimi e korrupsioni. Me kriminelë nuk di qysh bohet.”

Ndërsa, për LDK-në, në formë tallëse Molliqaj tha se nuk brengoset më. Tha se LDK-ja nuk ekziston për të.

“Për mu këta nuk ekzistojnë, nuk janë në garë. Shqetësim për mua mbetet PDK-ja”, tha ai. /Periskopi/

 

Gjimshiti: Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di të ardhmen

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i shoqëruar me një tjetër futbollist nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahun e Partizanit, kanë ndjekur derbin shqiptar në Tetovë mes Renovës dhe Shkëndijës (2¬2).

Mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në Kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit.

Gjimshiti, i cili gjatë këtij sezoni luajti për Avelinon në Serinë B, është shprehur i kënaqur që me këtë skuadër siguroi mbijetesën, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të rikthehet te Atalanta, e cila zotëron kartonin.

“Jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit të mos biem nga liga, edhe pse kemi pasur disa probleme, ku na i kanë hequr tri pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të shohim se si do të rrjedhin bisedimet me drejtuesit për rikthimin tim atje”, ka deklaruar Gjimshiti.

Reagimi i futbollistëve të Prishtinës pas fitores së Besës ndaj Llapit (Foto)

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Prishtinës iu janë gëzuar në maksimum fitores së Besës sot ndaj Llapit, në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Falë fitores së pejanëve, prishtinasit do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Evropës, pasi që Besa nuk është licencuar, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo ka bërë që shumica e lojtarëve prishtinas, të “shpërthejnë” nga gëzimi.

Kapiteni Armend Dallku ka publikuar një foto të ekipit ku skuadra duket e bashkuar.

Ndërkohë, postime kanë bërë edhe lojtarë të tjerë si Mërgim Pefqeli apo Lorik Maxhuni.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10156123652288538:0

Konfirmohet skuadra e Berishës për sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha në fundin e sezonit ka qenë temë aktuale në ekipin e Serisë A.

Ai ka marrë mbështetjen direkt nga drejtori teknik i Atalantës, Giovanni Artori.

“Etriti ishte protagonist i një sezoni shumë të mirë dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij, ashtu siç mendojmë se është dhe vetë portieri. Tek Atalanta luajti për një kampionat të tërë dhe arritëm në vendin e katërt, por ende nuk kemi folur me Lacion për Berishën. E kemi lënë për javën e ardhshme pasi sezoni ka pak që ka përfunduar” tha drejtori i Atalantës.

Lazio kërkoi fillimisht 7 milionë euro për portierin, ashtu siç kishte specifikuar në klauzolë, por me këtë çmim Atalanta nuk ka blerë kurrë një portier në histori.

Besohet se Lazio do të pranojë shitjen e Berishës edhe për 4 milionë euro, pasi dëshira e lojtarit është që të mbetet në Atalanta.

Besa tallet me trajnerin e Llapit pas fitores në finale (Foto)

Periskopi.com Sporti

Besa nuk përmbahet pas triumfit në finalen e Kupës së Kosovës, ku mundi Llapin me penallti 4:2.

Klubi pejan i ka dërguar ftesë speciale trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Besa e ka ftuar Batatinën që të marrë pjesë në festën që do të mbahet Pejë sonte me fillim prej orës 22:00.

“Ftojmë Tahir Batatinën që të na bashkohet në festën e fitores në qendër të qytetit në Pejë sonte nga ora 22:00. Kështu mbrohen ngjyrat e klubit”, ka shkruar Besa në Facebook.

b

Isa Mustafa fton të gjithë në tubim, aty ka një mysafir të veçantë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar të gjithë qytetarët dhe veprimtarët e kësaj partie që të enjten të shkojnë në tubimin qendror që e mbajnë bashkë me partnerët e koalicionit.

Aty do të jetë edhe një mysafir i veçantë, Josef Daul – kryetar i Partive Polullore Evropiane.

Ky është postimi i Mustafës:

“Të dashur veprimtarë të LDK-së,

Të dashur qytetarë,

Nesër, më 1 qershor mbajmë tubimin qendror të Koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi. Ejani në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë në ora 17! Gjithë ju që synoni demokraci, zhvillim dhe rrugë evropiane.

Me ne nesër do të jetë edhe Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Josef Daul.
Shihemi neser!”

Gjilani e pret me entuziazëm nisjen e fushatës se Vetëvendosje (Video)

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Gjilanit për ta nisur fushatën zgjedhore.

Salla ku u bë hapja zyrtare ishte e stërmbushur, njofton Klan Kosova.

Kurti ndër të tjera tha se ata e njohin shtetin e Kosovës.

Kurse u premtoi të pranishmëve në sallë e gjithë qytetarëve se do të rimëkëmbë ekonominë e vendit, do ta përmirësojë shëndetësinë dhe do të bëjë shumë edhe ne aspektin social.

Si po e promovojnë veten kandidatët për zgjedhje? (Video)

Periskopi.com Lajme

Me flamuj partish e fanella u bë hapja solemne e fushatë së koalicionit LDK, AKR Alternative në Podujeve.

Ngjashëm veç se me ngjyra verdhe e kaltër zyrtarisht fushata nisi edhe në bllokun tjetër të koalicioneve PDK-AAK- NISMA.

Me zemra e Flamuj kuq e zi nisi edhe fushata zyrtare e Vetëvendosjes në Gjilan.

Kështu kandidatët e të gjitha partive kanë nisur fushatën e tyre duke i bërë vetes promovim në mënyra të ndryshme.

Kurti: Gjilani hodhi hapin e parë drejt ndryshimit të domosdoshëm

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij subjekti partiak.

Në një status të publikuar në facebook, Albin Kurti thotë se fushata e Vetëvendosjes, ka filluar me plot masivitet derisa shprehet optimist rreth rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja postimi i tij i plotë:

”Qytetarët e Gjilanit e hodhën hapin e parë drejt ndryshimit të domosdoshëm.

Fushata jonë ka nisur me kulturë e masivitet, dhe do të kulmojë me fitore.

Organizimet dhe aktivitetet po vazhdojnë në të gjitha qytetet e fshatrat.

Bashkohuni për t’i thënë një jo të madhe keqqeverisjes, dhe për ta mirëpritur zhvillimin, drejtësinë e mirëqenien.

Gjilani ishte vetëm fillimi!

Qeveria e re do t’i ndalojë mësuesit të shkojnë në tubime partiake

Periskopi.com Lajme

Menjëherë pasi të shfuqizohet testimi ekstern, qeveria e re do të ndalojë edhe angazhimet partiake për mësuesit. Burime nga LSDM thonë se në kohë të shkurtë do të bëjnë ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm dhe fillor, si dhe në Ligjin për mësuesit me të cilin do të ndalohet pjesëmarrja në tubime partiake për personat e punësuar në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të ndalohet angazhimi politik dhe partiak për mësuesit. Nëse një gjë e tillë bëhet do të konsiderohet si mobing”, thonë nga LSDM.

Gjatë viteve të kaluar mësuesit disa herë kanë qenë mjet i politikës për qëllime të ndryshme, mirëpo praktika të tilla asnjëherë nuk janë regjistruar nga Inspektorati përkatës, as edhe nga Inspektorati Shtetëror për Punë.

Dardan Molliqaj ka një thirrje për votuesit e LDK-së pas publikimit të sondazhit të fundit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka ftuar të gjithë votuesit e LDK-së që t’ia japin votën Vetëvendosjes që ta mposht koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Sipas sondazhit të fundit të sondazhit të Index Kosova, VV ka dalë e dyta me 29 për qind të votave, duke lënë prapa LDK-në dhe duke ndjekur PDK-në, e cila ka dalë në vend të parë së bashku me partnerët e koalicionit.

Komenti i plotë i Molliqajt:

Sondazhi i fundit e ka renditur Lëvizjen si subjektin e dytë me 29% ?

I ftoj të gjithë votuesit e LDK-së që të bashkohemi sepse vetëm më VETËVENDOSJE!-n mund ta rrëzojmë përfundimisht koalicionin e krimit!

Ndryshimi në Kosovë është më afër se asnjëherë më parë!

Daut Haradinaj flet për Kurtin e Hotin

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Daut Haradinaj, ka folur për koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht të nominuarit e tyre për kryeministër.

Haradinaj ka komentuar kandidimin e vëllait të tij, Ramushit, për kryeministër, për të cilin thotë se do ta mbajë pozitën e kreut të ekzekutivit pas zgjedhjeve.Daut Haradinaj ka thënë se të dy oponentët në këtë garë i sheh si humbës dhe se janë larg koalicionit të përbërë nga Aleanca, PDK, e Nisma.

Sipas tij, fitorja e këtij koalicioni do të jetë e thellë dhe po angazhohen për arritjen e përqindjes me anë të së cilës do të mund të qeverisin pa koalicione të tjera.

Haradinaj ka thënë se Hoti e Kurti, si të nominuar nga partitë e tjera për kryeministër, nuk duhet të dalin me deklarata të ulëta, por duhet t’i tregojnë popullit çfarë do të bëjnë për të.

Përjashtohet nga puna sepse ka duar gjigante

Periskopi.com Lajme

Një pakistanez, baba i tre fëmijëve, i paaftë për të mbajtur një punë për shkak të duarve të tij gjigante po detyrohet të dalë rrugëve për të kërkuar lëmoshë, që të ushqejë familjen e tij.

Ashraf-ud-din, 70 vjecar nga Karaçi, Pakistan, ka vuajtur nga gjendja e tij e rrallë ‘Makrodaktilia’ gjatë gjithë jetës së tij- një formë e lindur e gjigantizmit, raporton Daily Mail, përcjell Klan Kosova.

Pavarësisht se ishte i punësuar dhe punonte në një restorant, ai u shkarkua pasi konsumatorët refuzuan të pranonin ushqim nga ai.

Përpjekje të shumta për të gjetur një punë tjetër kanë rezultuar të pasuksesshme, duke e lënë atë të dëshpëruar për t’u siguruar mirëqenie fëmijëve, nga të cilët më i riu është veç 18 muajsh.

Koha e tij e kaluar në rrugë, ku ai lypë për nëntë orë në ditë dhe fiton afër 3 euro, përshkuhet edhe nga të huajt që e tallin.

Mazreku: Këto janë pesë rreziqet që i vinë Kosovës nëse Haradinaj bëhet kryeministër

Periskopi.com Lajme

Publicisti Armend Mazreku ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku argumenton për rreziqet që mund të vijnë me Ramush Haradinajn si kryeministër të Kosovës.

Ai, përkundër respektit që thotë se e ka për Haradinajt për kohën e luftës, thotë se Haradinaj nuk bën për kryeministër të vendit, transmeton Periskopi.

Ai ka dhënë pesë arsye kryesore për këtë qëndrim të tij, që mund t’i gjeni më poshtë.

Pese Rreziqet e Ramush Haradinajt:

Kam respekt te madh per ate cfare Haradinajt kane bere gjate kohes se luftes. Megjithate, Ramush Haradinaj nuk ben per kryeminister te vendit.

Une po permend pese arsye kryesore:

E para, ne muajt e fundit, ai ka ashpersuar retoriken e tij kunder aleateve tane perendimore (qe eshte nje indikacion i keq nese arrin te behet kryeminister). Madje, ne nje interviste te tij, ai shkoi aq larg sa Ambasadorin e Francez ne Kosove e quajti “rrenc,” gje qe eshte e papranueshme per nje udheheqes partie e kandidat per kryeminister. Po keshtu, ne nje interviste tjeter me Adriatik Kelmendin, shtetet evropiane, tha ai, “na kane nimu, na kane q*** nanen.”

Se dyti, ai eshte bere bashke me ata qe deri dje edhe vete i akuzonte per kapjen e shtetit – Sherbimin Informativ te Kosoves. Kesisoj, qytetaret nuk mund te presin nga ai qe te beje c’kapjen e shtetit. Pra, eshte kandidat i status quo-s.

Se treti, si ne te kaluaren, por edhe ne te tashmen, ai ka shfaqur shenja te qarta autoritariste. Madje, po ta degjoni me kujdes duke folur, ai vazhdimisht thote: “Logjika Haradinaj e Qeverisjes,” “Me qeverisjen Haradinaj,” “me Haradinajn ne krye,” e keshtu me radhe. (Njejte sic bente dikur e ben momentalisht Presidenti Thaci).

Se katerti, ne ditet e fundit, por edhe ne te kaluaren, ai ka ashpersuar retoriken e tij kunder komunitetit musliman ne Kosove, gje qe e shoh si tejet te rrezikshme per kohezion shoqeror e politik te vendit. Sigurisht, ai ben shume mire qe i kritikon ekstremizmat fetare, por frikem se kritikat e tij jane tejet pergjithesuese, dhe rrjedhimisht, teper te rrezikshme. Madje, ne vitin 2013, ai i pat fyer muslimanet vetem per faktin qe mbajne mjekerr, duke i quajtur “f’lliqtanat me mjekerr.”

Dhe, se pesti, por jo me pak e rendesishme, ai nuk ka kurrfare programi qeverises per vendin, ama kurrfare. E tera cfare po kerkon ne keto zgjedhje eshte t’i besojme atij. Ne, tash, nuk e kemi nder mend te behemi te gjithe Halil Matosha!

Këto janë tri shtyllat e LDK-së për politikën e jashtme

Periskopi.com Lajme

Kandidati i LDK-së për deputet, Skender Hyseni, tha se debati për politikë të jashtme duhet bërë me ata që e kanë qeverisur politikën e jashtme deri më tani.

Në mungesë të përfaqësuesve të PDK-së, Hyseni paraqiti tri shtyllat kryesore për politikë të jashtme.

“Politika e Jashtme të cilën do ta udhëheq LDK me AKR e Alternativa, së bashku me Lëvizjen për Drejtësi do të bazohet në shtyllën e parë e cila është partneritetin strategjik me parteneret kyc si SHBA, Britania e Madhe, shtylla e dytë është bashkëpunimi rajonal në rend të par bashkëpunimi me shtetin shqipëtar dhe bashkëpunimin me të gjitha shtetet fqinje ndërsa me Serbinë do të vazhdjmë të dialogojmë, shtylla tjetër është diplomacia ekonomike. Kosova ka nevoje jetike për thitje të ekonomisë së jashtme”, tha Hyseni.

Këtë premtim Hyseni e bëri në “Debat Përnime’ debat ky I moderuar nga Jeta Xharra i cili po transmetohet në Radio Televizionin 21.

Lidhja Demokratike në këto zgjedhje garon së bashku me Aleancën Kosova e Re.

PDK dhe NISMA nuk kanë dërguar përfaqësues në këtë debat. PDK ka kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera ndërsa NISMA nuk ka dhënë arsye për mospjesëmarrje.