Çanit i ikin katër herë dritat tek “Zonë e lirë”, kishte ftuar kundërshtarët e Bashës

Periskopi.com Fun

Sikur mos mjaftonin ikjet e hepëpashershme të dritave gjatë gjithë ditës në Tiranë ato i ikën plot katër herë edhe Arian Çanit.

Teksa prezantonte emisionin kur ishin të ftuar Majlinda Bregu dhe Edit Harxhin.

Edhe kundërshtarët e Bashës në PD u bënë viktima të krizës energjitike të ditëve të fundit.

 

Ekranët e celularëve po dëmtojnë shikimin

Periskopi.com Showbiz

Celularët e mençur po dëmtojnë shikimin e njerëzve duke shkaktuar rritje të madhësisë së syrit, më shumë se që duhet, thotë një oftamolog.

Sot ka më shumë njerëz që nuk shohin dot larg se një dekadë më parë, sipas Andrew Bastawrous, i cili beson se koha që ne kalojmë para ekraneve     ka një pjesë të fajit.

Miopia e rëndë mund të çojë në kushte kërcënuese për shikimin, përfshi glaukomën dhe shkëputjen e retinës.

“Rritja e syrit tenton të ngadalësohet në fund të adoleshencës e më pas të ndalet. Por ajo që shohim në popullatën e sotme është se ai nuk vazhdon të ndalet. Duket sikur është në vazhdimësi, dhe ky fenomen ndodh në të gjithë botën, por më shumë në Azi”, thotë Bastawrous.

Miopia shkakton zgjatim të syrit, gjë që shkakton që drita e objekteve të largëta të bien në retinë, duke bërë që pamja të dalë e paqartë.

A do të aderojë Jakup Krasniqi në Vetëvendosje? Flet vetë ai

Periskopi.com Lajme

I pyetur nëse janë të vërteta fjalët për një mundësi aderimi në Lëvizjen Vetëvendosje, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se respekton vullnetin politik të tyre (VV-së).

“Vetëm një partie politike i jam bashkangjitur në vitin 1991, kur kam dal nga burgu, Lidhjes Demokratike, për shkak se ishte lëvizja më e madhe politike në Kosovë. Përndryshe jam themelues i Partisë Demokratike dhe kur më është pamundësuar dhe ka dal nga shtrati i saj edhe politik edhe ideologjik nuk jam pajtuar, kam formuar Nismën dhe kontributin tim e jap aty”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk ka pasur problem me PDK-në si parti, por me disa individë të caktuar, shkruan rtv21.tv

Krasniqi theksoi se ka shumë elemente ideologjike të tija që përkojnë me ato të Vetëvendosjes.

“Kam simpati se fundi i fundit ato parti janë dal para qytetarëve të Kosovës dhe kanë dhënë vullnetin dhe unë e respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe i respektoj partitë politike, sepse fundi i fundit në demokraci pushtetet ndërtohen mbi bazën e bashkëpunimit të partive politike”, tha Krasniqi.

 

 

Gjermania kërkon punëtorë nga Ballkani, ka vetëm një kusht

Periskopi.com Lajme

Në Gjermani kurrë nuk ka pasur më pak të papunë se kohëve të fundit, ndërsa qeveria është në kërkim për punëtorë të huaj.
Deri te puna në Gjermani është shumë lehtë të arrihet. E gjitha që kërkohet është edukimi profesional, përvoja e punës dhe ajo kryesorja, dëshira për punë.

Lista e profesioneve që po kërkohet është në rritje e sipër, por më së shumti po kërkohen motra medicinale.

Ndërsa për një periudhe të shkurtër punë do të ketë edhe për inxhiniera kompjuterik dhe për matematikanë.

Përveç këtyre në Gjermani kërkohen edhe dhe kujdestare. Shanse të mëdha për punë kanë edhe njohësit e zanateve.

Ky është një rast i shkëlqyer për ballkanasit, sepse puna që ata e bëjnë brenda territoreve ballkanike, në Gjermanin do t’u paguhet shumë më mirë, transmeton gazetametro.net

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, Gjermania çdo vit humb miliarda euro, ndërsa qeveria gjermane ofron një numër të përfitimeve për punonjësit nga jashtë me arsim të lartë

 

Kë zgjedh mes Shkurtes dhe Remzies? Përgjigjet Shyhrete Behluli (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ishte protagoniste e rubrikës “Kë zgjedh” të emisionit Mirage, këtë të premte.

Shyhretja u përgjigj në lidhje me emrat e artistëve të njohur që iu vunë përballë.
Në disa raste ajo u ndje në “siklet” për të bërë zgjedhje mes artistëve tanë, pasi e kishte vështirë t’i ndante.
Në videon e mëposhtme mund t’i mësoni përgjigjet e Shyhretes për rubrikën “Kë zgjedh” si dhe mendimet e saj për disa nga artistët.

Profesorët në UP paguhen ekstra pse mbajnë provime (Video)

Periskopi.com Lajme

Pos pagave të tyre, profesorët e Universitetit të Prishtinës paguhen ekstra edhe me nga 60 cent për çdo student që i nënshtrohet provimit në studimet bachelor, ndërsa nga 3 euro për drejtimet Master.

Kush e quan absurd këtë e kush e arsyeton, mund ta mësoni nga kronika e mëposhtme,

 

 

 

Rrustemi: Vetëvendosje do të fitojë dhe do të marrë një numër të madh të komunave

Periskopi.com Lajme

 

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi  ka thënë se në këto zgjedhje, kjo parti ka dyfishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe se është bindshëm fituese në 10 komuna.

Ai thotë se ky vullnet qytetar do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale, madje sipas tij do të thellohet rezultati dhe VV do të qeverisë në shumë komuna.

 

Ja shkrimi i tij në Facebook:

 

Nga këto zgjedhje, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka më shumë se dyfishim votash në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Është bindshëm subjekti i parë në dhjetë komuna, ndërsa pothuajse në secilën komunë tjetër e ka dyfishuar rezultatin dhe është e para përballë partive tjera pjesë të dy koalicioneve.

Pa dyshim, që ky vullnet masiv për ndryshim i këtyre zgjedhjeve, do të reflektohet, madje do të thellohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke bërë që një numër i madh komunash të qeverisen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Besimin që Lëvizja ka marrur në këto zgjedhje, do ta përmbushë edhe në nivel të qeverisjes lokale, duke u ofruar qytetarëve alternativën dhe kandidatët më të mirë që do të qeverisin me përkushtim, profesionalizëm e përgjegjësi, për t’i kthyer kështu komunat në shërbim të qytetarëve – kërkesave e nevojave të tyre, e mbi të gjitha në funksion të zhvillimit e mirëqenies së gjithmbarshme!/Periskopi/

 

 

Dhëndri me ngjyrë, nusja shqiptare, por dasma me tupana (Video)

Periskopi.com Showbiz

Çifti Arjola dhe Obi, u njohën në Toronto 13 vjet më parë dhe kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë ditën e djeshme.

 

Jo vetëm raca e tyre ka bërë dasmën e veçantë pasi mënyra e organizimit ka qenë vërtet e rrallë.

Nje hapje spektakolare dasme sonte ne Xibrak! Arjola dhe Obi! Gjak xhamajke djali 😉

Posted by Lufta e Nuseve on Thursday, 29 June 2017

 

Identifikohet autori i sulmit në spital në Nju Jork

Periskopi.com Lajme

Burri që hapi zjarr në një spital në Nju Jork duke vrarë një person dhe plagosur dhjetëra të tjerë është identifikuar.

Policia tha se ai është doktori Henry Bello, ish-punonjës i këtij spitali.

Sulmuesi ishte veshur me mantel të bardhë që veshin mjekët në spitalin në Bronx.

Policia po heton rastin derisa ende nuk ka dhënë detaje tjera.

In this image taken from video provided by WNYW, police and other emergency personnel respond to Bronx Lebanon Hospital in New York after a gunman opened fire there on Friday, June 30, 2017. (WNYW via AP)

 

Gjermania kampione e Evropës, e mposhtë Spanjën

Periskopi.com Sporti

Gjermania është kampione e re e Evropës për talentët e grupmoshave U21. 

Përfaqësuesja e pancerëve e ka mposhtur Spanjën në finale me një gol të vetëm.

Weiser ishte heroi i finales pasi që shënoi golin e vetëm në minutën e 40.

Me këtë sukses Gjermania i ka treguar botës së ka një gjeneratë fantastike për të ardhmen dhe se do të jetë fuqi e futbollit në vitet e ardhshme./Indeksonline/

 

 

Kjo vajzë shet virgjërinë online… arsyeja do t’ju lë gojëhapur

Periskopi.com Showbiz

Një postim mjaft i çuditshëm është vënë re nga mjaft miq të një vajze nga Tirana e quajtur Elda.

Për habinë e të gjithëve ajo kishte nxjerrë një status në rrjetin social Facebook ku bënte një thirrje mjaft të pazakontë. Vajza shkruante se donte të shiste virgjërinë e saj përkundrejt pagesës për të shpëtuar motrën e sëmurë.

Nuk dihet mirë nëse ky status ishte apo jo i vërtetë apo qe thjesht një shaka, por gjithsesi habiti mjaft nga ndjekësit e vajzës.

Në pesë ditët e ardhshme temperaturat mbërrijnë në 35 gradë

Periskopi.com Showbiz

Mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së diele do të mbajë mot më vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit herë – herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s.

 

Deputeti i PD-së: Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen

Periskopi.com Lajme

I ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’ në ‘News24’ deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, humbjen e PD dhe zërat nëse Basha duhet të japë dorëheqjen.

I pyetur nëse ndikoi marrëveshja Rama-Basha e 18 majit në humbjen e PD, Pollo tha se marrëveshja e botuar ishte për të mos lejuar ndikimin e administratës në zgjedhje.

“Perceptimi i një koalicioni të gjerë mund të mos ketë qenë motivues për një pjesë të koalicionit. Por kjo mund të ketë qenë deri diku demotivuese. Marrëveshja e botuar ishte për të mos ndikuar administrata në fushatë. Pjesa tjetër qe do bëhej mbas zgjedhjeve nuk kemi ndonjë gjë të re. Pra ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore. Marrëveshja është e shkruar”-tha Pollo.

Ndërkohë i pyetur nëse Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen pas humbjes se zgjedhjeve dhe jo të ngrinte funksionet e tij, Genc Pollo tha se me vendimin për pezullimin e funksioneve të tij Basha ka dhënë dorëheqjen.

“Për mua e ka dhënë dorëheqjen. Pra termi i duhur nuk është ‘ngrirje’ por është pezullim deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD. Shoh që zotërite që kundërshtojnë kërkojnë dorëheqjen, por edhe Basha mund t’u thotë atyre mos kandidoni, mos kandidoni. Është një garë që duhet bërë me debatin e nevojshëm dhe jo me sulme personale. Ata që do kandidojnë duhet të paraqesin opsionet e tyre për të drejtuar PD-në” –tha Pollo.

 

Kjo është atmosfera në ditëlindjen e djalit të Shyhrete Behlulit – Lumit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Lum Salihu djali i vogël i këngëtares Shyhrete Behlulit sot ka ditëlindjen.

Lumin sot e uruan e tërë familja dhe miqtë e tij për ditëlindje, madje u bë edhe lajm nëpër portale.

Nga të gjitha këto foto dhe urime që i bënë Lumit nuk e pamë tortën e ditëlindjes së tij nga afër. Dhe sigurisht ai u kujdes që për miqtë dhe familjaret e po ashtu edhe për ndjekësit e tjerë ta hedh një foto të tij në instastory ku ai shihet me tortë./Kosovarja/

Njihuni me motrën e Andrra Destanit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ish modelja Andrra Destani, është bërë e njohur vetëm falë lidhjes, fejesës e martesës me këngëtarin Sinan Hoxha.

Historia e tyre e dashurisë që u kurorëzua me martesë, tashmë është e njohur nga të gjithë. Çifti disa herë e kamë shprehur edhe publikisht dashurinë e madhe që ndjejnë për njëri tjetrin.

Sinanit nuk ja pa hairin për tu bërë e famshme vetëm bashkëshortja e tij, Andrra, por edhe kunata, shkruan “Kosovarja”.

Motra e Andrres duket e ëmbël, bukuri natyrale.

Detaje shokuese nga sulmi makabër në spitalin e New York-ut (Video/Foto)

Periskopi.com Lajme

Të paktën tre doktorë kanë mbetur të plagosur në spitalin “Bronx Lebanon” të New York-ut, pasi një person i veshur si doctor ka shtënë me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Burime të policisë bëjnë me dije se personi me veshje të doktorit ka shtënë me armë nga kati i 16-të i spitalit duke qëlluar disa persona.

Njësia policore e New York-ut (NYPD) ka dalë në vendin e ngjarjes tejet e armatosur dhe ka rrethuar ndërtesën ku po e kërkojnë të dyshuarin.

Qitësi me armë besohet të jetë në katin e 16-të. Zyrtarë të njësive emergjente kanë deklaruar se shumica e viktimave që janë qëlluar, janë mjekë. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet, transmeton Indeksonline.

Policia e ka përshkruar gjuajtësin si person i gjatë, i hollë me një bluzë ngjyrë të kaltër dhe një xhaketë të bardhë.

Raportime jo të konfirmuara flasin se personi që ka qëlluar me armë është punëtor i Bronx Lebanon.

BREAKING: Gunman shoots 'multiple people' at a hospital in New…

BREAKING: Gunman shoots 'multiple people' at a hospital in New York City Full story: http://dailym.ai/2sayG4V

Posted by Daily Mail on Friday, 30 June 2017

Majlinda Bregu i jep fund dilemave, tregon nëse do të kandidojë për kryetare të PD-së

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu tha sot në “Zonë e Lirë” se ajo nuk do të jetë kandidate për kreun e PD-së.

Bregu tha se ajo do të mbështesë këdo kandidat serioz, që është i vërtetë dhe që ka dalë si emër i propozuar nga grupi “anti-Basha”.

Do mbështesë kandidatin që do të sdojë Bashën në të vërtetë dhe të jetë një emër i dalë nga kritikët e Bashës dhe jo një i vendosur sa për një garë farsë”, tha Bregu. “Unë vet nuk do të kandidoj. Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë isja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi”, tha Bregu.

Zharkut i kërkohet dorëheqja nëse ka ngushëlluar familjen e Lavdrim Muhaxherit

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar dorëheqjen nga çdo funksion publik të ministrit në detyrë Lutfi Zharku, nëse vërtetohet se ai ka shkuar për të ngushëlluar familjen e Lavdrim Muhaxhirit.

Ai ka thënë se të vërtetën rreth këtij pretendimi duhet të dalë ta thotë vetë Zharku. Ka thënë se qartësi duhet të japë edhe Qeveria në detyrë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Ramadanit në profilin e tij në Facebook:

Një mirënjohje për reagimin e BIK-ut.

Një kërkese për Qeverinë në detyrë dhe Ministrin e saj!

Njerëz, kjo nuk është lojë fëmijësh!

Po bëhet fjalë për sinonimin e terrorizmit global, Lavdrim Muhaxherin, që është filmuar me krenari duke prerë koka dhe duke vrarë njerëz.

Vendimi i BIK-ut për shkarkimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, një vendim meritor pas sjelljes krejtësisht të gabueshme e të pakuptueshme pas lajmit për vrasjen e terroristit, Lavdrim Muhaxheri.

Por, ka diçka më shumë në këtë situatë!

Tash, çka duhet të ndodhë me ministrin e Qeverisë në detyrë që shkoi për ngushëllime për atë terrorist, i cili filmohej duke vrarë e duke prerë njerëz?

Qeveria në detyrë e ka fjalën! Duhet qartësuar çka dhe ku e si!

Ministri i përfolur për këtë, Lutfi Zharku, duhet të dalë urgjentisht dhe të tregojë vet! Nëse ka shkuar për të shprehur ngushëllime për Lavdrimin, menjëherë duhet dhënë dorëheqje nga funksionet publike.

Sjelljet e tilla të gabueshme dëshmojnë për nevojën e rritjes së dialogut nacional për temën konkrete se çka dhe si do të sillen institucionet dhe komuniteti me terroristët e tillë? Me ata që hapur kryejnë krime ndaj njerëzve jashtë Kosovës dhe po ashtu hapur kërcënojnë Kosovën?

 

Gjendja aktuale e gruas së Albatritit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Nuk ka shumë kohë që ajo e ka sjell në jetë fëmijën e parë, vajzën që e quajtën Amelia, andaj është krejt normale që të mos jetë në formë të shkëlqyer fizike, shkruan “Kosovarja”.

Pak ditë më parë familja Muçiqi organizuan një festë për të voglën, ku Egzona u shfaq e lumtur dhe me një paradë fustanesh.

Dukej mirë, por ende jo në linjat e më parshme. Megjithatë, e rëndësishme që ajo ka sjellë në jetë atë që do ta konsideroj përherë dashuri të madhe, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, bashkëshortja e Albatritit është ndër nuset më të bukura të estradës.

Gjakovarja merret me tatuimin e vetullave të femrave.

Ish- imami flet për shenjat e para të radikalizmit në Kaçanik (Video)

Periskopi.com Lajme

Musli Vërbani që ka shërbyer si krye-imami i Bashkësisë Islame të Kaçanikut thotë se që nga paslufta ka filluar të vërejë shenjat për nisjen e një fryme radikaliste të islamit në Kaçanik.

Vërbani ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Jeta në Kosovë” se si kishin filluar shenjat e para që ai i quan nisje të ideologjisë vehabiste në Kaçanik.

Ai tha se nga viti 2001 kishin filluar disa veprime të vogla dhe sulme ndaj tij që ishte kundër kësaj ideologjie.

“Në Kaçanik për herë të parë tespihët janë larguar prej xhamive që është shenjë e vehabizmit, pastaj të bërtiturit amin me xhemat dhe përpos kësaj në çrregullimin e reshtave të xhematit…”, tha Vërbani.

Sipas Vërbanit, ai kishte mundur që në atë kohë të parashikoj se do të ndodhin ngjarje të tilla si shndërrimi i disa prej personave të Kaçanikut në terroristë.

Në anën tjetër, Ardiana Tusha nga Këshilli Rinor në Kaçanik, gjithashtu konsideron të papranueshme njoftimin nga xhamia për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Mu nuk më ka ardh mirë hiq, na Kaçaniku jemi një vend i vogël dhe nihemi në mes veti por asnjë institucion nuk guxon me shku në pame ose ngushëllim tek terroristat që na kanë pru faqen e zezë”.

Në këtë emision gjithashtu mund të ndiqni rrëfimin e Uta Ibrahimit për ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë dhe dëmet me vlerë miliona euro në Kosovë.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: