Paralajmërohet dyfishimi i çmimit të rrymës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka folur për problemin e fundit të shfaqur në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet e Kosovës.

Ai ka thënë se në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit, aty ku banorët nuk po lejojnë gërmime thëngjilli nga KEK-u nëse nuk kompensohen fer, ka shtëpi që janë ndërtuar nga zyrtarë shtetërorë në mënyrë që në të ardhmen të përfitojnë nga kompensimi.

“Unë mendoj që në atë zonë janë ndërtuar shumë shtëpi të cilave nuk u dihet adresa. Ka njerëz të politikës, të Qeverisë, që kanë ndërtuar atje dhe fshihen pas qytetarëve të ndryshëm, në mënyrë që të përfitojnë nga ky rast. Këtë e tregojnë edhe vetë fshatarët të cilët thonë se madje edhe janë dëmtuar”, ka thënë Llumnica në KTV.

Sipas tij, me rezervat e thëngjillit të cilat i posedon KEK-u momentalisht mund të kemi energji elektrike për rreth 1 muaj.

“KEK-u nuk mund të ketë më shumë se 1 muaj rezerva të thëngjillit, ndoshta edhe më herët mund të ndalet energjia elektrike. Me këtë rast, energjia elektrike e importuar mund të jetë e papërballueshme për qytetarin. Besoj se do të jetë rritje 100 për qind e çmimit”, deklaroi kryetari i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Problem tjetër, sipas tij, do të ishte edhe fakti se nuk do të mund të importohet rrymë e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve.

Sindikata ka paralajmërua protestë. “Jemi rreth 4500 punëtorë, dhe jemi shumë të shqetësuar. Të mërkurën, më 2 gusht, në sheshin ‘Skënderbeu’. Do të protestojmë edhe kundër ngritjes së çmimit, por edhe kundër mbetjes pa rrymë”, deklaroi ai.

Ai tha se nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje këtë javë, javën e ardhshme të gjithë punëtorët e KEK-ut do të hyjnë në grevë.

 

Kurti nesër në ora 09:00 regjistrohet në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Politikani më i votuar në Kosovë, Albin Kurti nesër do të regjistrohet në ora 09:00 si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, i cili është kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, nuk është regjistruar ende si deputet pasi ndodhej jashtë vendit.

Përveç, Kurtit edhe dy deputetë tjerë të VV-së ende nuk janë regjistruar.

Kuvendi ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 116 deputetë

Haxhiu: PDK-ja po mundohet të nxisë krizë, kështu bën kur i rrezikohet pushteti

Periskopi.com Lajme

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se PDK është në krizë, pas rënies drastike në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Sipas saj, PDK nuk mund ta përballojë faktin që VV tani ka 32 deputetë, prandaj, sipas saj, PDK-ja po mundohet të nxisë konflikte, shkruan Periskopi.

Komenti i saj i plotë në Facebook:

PDK assesi nuk mund ta përfytyrojë që në vend dhe Kuvend, Lëvizja VETËVENDOSJE!, të jetë subjekti i parë madje jo vetëm kaq, PDK nuk mund ta përballojë që 32 deputetet tanë janë më të mirët, më të dijshmit e më të guximshmit.

Duke qenë kështu, PDK po përpiqet që Kosova të duket që është në krizë institucionale. Mundohet madje edhe të nxisë konflikte. Këta kështu veprojnë sa herë i rrezikohet pushteti.

Në fakt në krizë është PDK, madje jo vetëm në krizë edhe më keq. Ata kanë humbur toruan. Ata thjesht nuk mund ta paramendojnë veten pa pushtet, që për ta i bie pa para! Por që i bie edhe konfiskim dhe përgjegjësi penale për gjithë pasurinë e pajustifikueshme të krijuar ndër vite.

Konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet sa më parë. Koalicioni PAN duhet të ketë një figurë unifikuese për Kryetar Kuvendi dhe jo një figurë përçarëse.

Koalicioni PAN me gjithë përpjekjet ka dështuar të marrë mbështetjen e deputeteve tjerë andaj vullnetin por edhe numrat janë në anën tonë. Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit duhet të jetësohet!

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, vajza rrëfen tmerrin nga taksisti

Periskopi.com Lajme

Resim Turani 54-vjeçari i arrestuar si autori i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 15-vjeçare para Gjykatës ka mohuar një akuzë të tillë, duke thënë se gjithçka është e sajuar.

54-vjeçari mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, ndërkohë që menjëherë pas tij mbërritën në Gjykatë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Turani akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare që rezulton të jetë mbesa e gruas së tij.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit që zgjati rreth 1 orë e 15 minuta u krye me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe as të familjarëve të të akuzuarit, ndërkohë që nga familja e vajzës që e akuzoi nuk është paraqitur askush. Pasi u njoh me akuzën dhe dëshmitë e grumbulluara nga organi i Prokurorisë së Beratit, trupi gjykues vlerësoi si “të ligjshëm” arrestimin e 54vjeçarit dhe vendosi për të masën e arrestit “Burg pa afat”.

Organi i akuzës duke iu referuar dëshmisë së vajzës e akuzon Turanin, banor të fshatit Duhanas, në rrethin e Beratit, për ushtrim të dhunës seksuale. Vajza mësohet se ka deklaruar në organin blu që gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpinë e hallës së saj, Resmi Turani ka ushtruar ndaj saj dhunë seksuale.

Por sipas saj ky nuk është rasti i vetëm. Adoleshentja akuzon bashkëshortin e hallës së saj se, e ka ngacmuar seksualisht dhe një herë më parë. Ngjarja sipas vajzës 15 vjeçe ka ndodhur disa javë më parë, kur Turani e ka shoqëruar me taksi nga një lokal ku kishin kaluar një festë familjare drejt banesës së saj që ndodhet në një tjetër fshat. Turani mëso het se punon si taksist dhe disa javë më parë në familje kishte pasur një darkë familjare që ishte organizuar në zonën turistike të Bogovës, ku pas festës 54-vjeçari i kishte shoqëruar familjarët në banesat e tyre.

Të njëjtën gjë ai mësohet se ka bërë dhe me mbesën e bashkëshortes së tij, të cilën e ka shoqëruar drejt banesës. Por gjatë rrugës, sipas dëshmisë së 15vjeçares, ai e ka ngacmuar seksualisht, veprime të cilat vajza nuk i ka ndarë me askënd, duke ju trembur opinionit të familjes së saj. Por, tre ditë më parë në kohën që ajo ndodhej në banesën e hallës dhe kjo e fundit së bashku me vajzën e saj nuk ka qenë në shtëpi ajo akuzon burrin e hallës se ka ushtruar ndaj saj dhunë seksuale. Sapo është larguar nga banesa e hallës vajza bëri denoncim ndaj 54-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia dhe po përballet me akuzën.

Që në momentin e arrestimit, marrjes në pyetje dhe deri në seancën e vendosjes së masës së sigurisë, 54- vjeçari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij. Ai ka deklaruar qartë se nuk ka ushtruar dhunë seksuale ndaj mbesës së gruas, madje atë e ka trajtuar si vajzën e tij.

Në seancën e caktimit të masës së sigurisë asnjë nga familjarët e vajzës nuk kanë qenë prezent në Gjykatën e Beratit, por nuk kanë munguar familjarët e të akuzuarit. Fajre Turani së bashku me vajzën e saj Alketa janë shprehur se janë në mbrojtje të bashkëshortit dhe babait, pasi besojnë në pafajësinë e tij. Gruaja e të akuzuarit, Fajre Turani shprehet se, bashkëshorti i saj është i pafajshëm dhe nuk e ka kryer veprën për të cilën e ka akuzuar mbesa e saj. Ajo shprehet se, gjithçka është një sajesë dhe se vajzën e ka mësuar dikush të veprojë kështu për arsye që ajo nuk di t’i thotë. /albeu.com/

A e dini kush ishte shqiptari i parë që shkoi në Amerikë? Ja emri

Periskopi.com Fun

E dini kush ishte shqiptari i parë që shkoi në Amerikë? Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte interesin e tyre. Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë.

I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollare të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.

Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.

BE mund të marrë masa ligjore ndaj Polonisë për ndërhyrje në gjyqësor

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Europian ka filluar një procedurë për shkelje ndaj Polonisë lidhur me reformat e vendit ndaj sistemit gjyqësor, për të cilat organizata druhet se përbëjnë një ndërhyrje ndaj gjykatave të vendit.

Komisionerët e BE-së vendosën ta fillojnë zbatimin e këtij veprimi ligjor të mërkurën, para publikimit të ligjit të ri polak, me shqetësimin se Ministria e Drejtësisë përmes ligjit, mund t’ja zgjasë mandatin gjykatësve, si dhe të shkarkojë dhe emërojë presidentët e gjykatave. Po ashtu shqetësues për komisionerët është përcaktuar vendimi, sipas të cilit gjykatëseve gra u kërkohet të dalin 5 vjet para gjykatësve burra në pension.

Partia në pushtet në Poloni po përpiqet të zbatojë një reformë gjyqësore, duke thënë se gjykatat janë tepër të ngadalta në marrjen e vendimeve dhe me një mënyrë të menduari burokratike, si në epokën komuniste.

Në deklaratën e BE-së thuhet se partia në pushtet në Poloni ka një muaj afat të përgjigjet për paralajmërimin, që e informoi vendin për shkelje të ligjeve të BE-së Qeveria polake e ka cilësuar reformimin e gjykatave një çështje të brendshme të vendit.

Pence: Agresioni rus, kërcënimi më i madh ndaj shteteve balltike

Periskopi.com Lajme

Nënpresidenti amerikan Mike Pence siguroi sot udhëheqësit e vendeve baltike se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për mbrojtjen e rajonit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, zoti Pence tha se “Rusia është një kërcënim i paparashikueshëm” ndërsa shfaqi shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha sot se nuk ka kërcënim më të madh për shtetet baltike se sa “fantazma e agresionit” nga Rusia, ndërsa ai premtoi mbështetje për aleatët e NATO-s, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

“Në këtë moment Rusia përpiqet të ripërcaktojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë, të dëmtojë demokracitë e vendeve sovrane dhe të përçajë vendet e lira të Evropës. Nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet, apo ndikimin keqdashës në shtetet baltike apo kundër çdo aleati të traktatit”.

Zoti Pence foli në Talin, kryeqyteti i Estonisë, pas takimit me presidentin estonez Kersti Kaljulaid, presidentin e Letonisë Raimonds dhe presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaitė.

Nënpresidenti amerikan tha se kërkesa e Moskës për të shkurtuar 755 anëtarë të personelit diplomatik amerikan nuk do ta pengojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve.

“Ne shpresojmë për ditë më të mira, për marrëdhënie më të mira me Rusinë por veprimet e fundit diplomatike të ndërmarra nga Moska nuk do të pengojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë tonë, atë të aleatëve tanë dhe sigurinë e vendeve që duan liri në mbarë botën”

Zoti Pence vlerësoi gjithashtu Estoninë për përmbushjen e angazhimit financiar ndaj aleancës së Natos duke shpenzuar të paktën 2 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm për mbrojtjen dhe tha se Letonia dhe Lituania do ta arrijnë këtë nivel vitin e ardhshëm. Presidenti Trump ka përsëritur thirrjet që vendet e Natos të shtojnë shpenzimet e mbrojtjes.

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë kërkuar shprehje konkrete të mbështetjes ushtarake amerikane. Shqetësimet rreth ekspansionizmit rus janë rritur ndjeshëm në rajonin e Balltikut pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Nënpresidenti Pence shkon sonte në Gjeorgji ku trupat amerikane dhe të partnerëve të Natos kanë filluar manovra ushtarake të djelën dhe më pas ai shkon në Mal të Zi, anëtari më i ri i aleancës.

“Mesazhi im për shtetet balltike, mesazhi im kur të vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi do të jetë i njëjtë. Për aleatët tanë këtu në Evropën Lindore: Ne jemi me ju, ne qëndrojmë përkrah jush për lirinë dhe është një nder i madh për mua që ndodhem këtu” tha nënpresidenti.

Duke iu referuar prespektivës së shtimit të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, që Kongresi miratoi javën e kaluar me shumicë dërrmuese, zoti Pence tha se ai dhe presidentit Trump “presin që sjellja e Rusisë të ndryshojë.

Zoti Pence tha se pret që presidenti Trump të nënshkruajë projektligjin e sanksioneve, i cili vendos masa ndëshkuese ndaj Koresë së Veriut, Iranit si dhe Rusisë.

Gruaja vret veten për virgjërinë, arrestohet burri

Periskopi.com Lajme

Autoritetet nga Taxhikistani e kanë arrestuar një burrë, gruaja e të cilit kishte kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar pas shumë diskutimeve rreth virgjërisë së gruas së ndjerë.

Zyrtarët e gjykatës në Taxhikistan, kanë thënë se Zafar Pirov, 24 vjeçar është akuzuar për nxitje të gruas së tij për të bërë vetëvrasje.

Në rast se vlerësohet i fajshëm për akuzat, ai mund të dënohet me tetë vite burgim.

Rajabbi Khurshed, 18 vjeçare, ka bërë vetëvrasje pas 40 ditësh që ishte martuar meqë burri i saj e akuzonte se ajo nuk ishte e virgjër.

Marrëdhëniet seksuale paramartesore janë temë tabu në shoqërinë e Taxhikistanit.

Sipas familjes së Khurshed, e ndjera ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga burri i saj, dhe “nuk ka mundur ta vazhdojë jetën më tutje”.

Familja e saj ka shtuar se Rajabbi është bërë viktimë e “shpifjes dhe dhunës”.

Kjo është këshilla e mjekëve për t’i shpëtuar nxehtit të madh

Periskopi.com Lajme

Temperaturat e larta që parashihen për këtë javë mund ta shtojnë numrin e fëmijëve të prekur me virusin e diarresë dhe vjelljes.

Mjekët thonë se prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar në ditët kur temperaturat do të jenë të larta. Sipas tyre, përveç shmangies së diellit në mesditë, duhet të kihet kujdes edhe me ushqimin.

Paralajmërimi për ngritje të temperaturave në vendin tonë, ka mundësi ta rrisë edhe rrezikshmërinë e shtimit të numrit të fëmijëve të prekur me virusin e barkqitjes dhe vjelljes, raporton televizioni publik.

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, thotë se ky virus përsëritet çdo vit, por falë ngritjes së vetëdijes së prindërve dhe stafit mjekësor, çdo gjë është nënë kontroll në Klinikë dhe të gjitha shërbimet tjera spitalore dhe mjekësore.

Avdiu, drejtor i pediatrisë thotë se pavarësisht menaxhimit të situatës dhe kapacitetit të mjaftueshëm hapësinor në klinikë, duhet shtuar kujdesin ndaj fëmijëve nga vendet me temperaturë të lartë, si dhe të kenë kujdes të shtuar në ushqim.

Sipas meteorologëve, në fundjavë në vendin tonë temperaturat do të rriten edhe për disa shkallë celsius. Për këtë arsye apelohet te qytetarët që t’i shmangen diellit në mesditë.

Mustafa për mërgimtarët: Na e hijeshojnë vendin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkatdhetarët në diasporë janë “krenaria e Kosovës”.

“Ata janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë”, thuhet në shkrimin e Mustafës.

Gazetari amerikan viziton Ismail Morinën në burg: Jeta e tij në rrezik

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur amerikan i “New York Times”, James Montague ka vizituar në burg Ismail Morinën i cili kohët e fundit po përflitet për një ekstradim të mundshëm nga Kroacia drejt Serbisë.

“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, rrëfen ai.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”

Në Zvicër, ura e varur më e gjatë në botë (Video)

Periskopi.com Lajme

Në Zvicër u përurua ura e varur për kalimtarët më e gjatë në botë. E pozicionuar në zemër të Alpeve, ura është gati 500 metra e gjatë dhe 65 cm e gjerë e është pjesë e shtegut që lidh Grachen dhe Zermatt.

Vepra mbresëlënëse gjendet në itinerarin panoramik të pagëzuar si Europaweg mjaft i njohur për të pasionuarit pas natyrës.

Gjithsesi kalimi mbi urën, lartësia maksimale e së cilës është 85 metra, nuk këshillohet gjatë stuhive, apo për personat që kanë probleme zemrën, apo frikë nga lartësitë.

Ura u ndërtua pas mbylljes se strukturës paraardhëse në vitin 2010 për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Realizimi i saj zgjati dy muaj e gjysmë dhe u përdoren kavo mbështetëse me një peshë prej 8 tonelatash.

Zbulimi që do shpëtojë botën nga uria

Periskopi.com Lajme

Ndoshta tingëllon çuditshëm, por shkencëtarët kanë krijuar proteinën bazë të ushqimeve nëpërmjet dioksidit të karbonit dhe elektricitetit.

Shkencëtarët shpresojnë që ky ushqim i pasur me proteina një ditë do të mund të përdoret në bordin e udhëtimeve hapësinore apo për të lehtësuar urinë në pjesën më të varfra të botës.

Ushqimi pluhur i cili është krijuar duke përdorur energji nga panelet diellore dhe dioksid karboni i lirë, mund të ushqejë dhe kafshët duke liruar kështu më shumë tokë bujqësore.

Ushqimi krijohet në laborator duke përdor një sërë “reaktorë proteinash” me madhësinë e një filxhani kafeje, duke shtuar ujë, dioksid karboni dhe mikrobe në një bioreaktor të vogël.

Më pas ata i ekspozuan këto elemente në elektrolizë, procesi që ndan substancat komplekse duke përdorur elektricitetin. Ky proces i jep mundësi studiuesve të marin një sasi të vogël materiali solid i cili kishte një profil ushqimi që përputhej me atë të ushqimit bazë.

“Në të ardhmen, teknologjia mund të transportohet për shembull, në shkretëtira apo zona që vuajnë urinë”, thotë studiuesi Juha-Pekka Pitkanen, shkencëtari kryesor i VTT Technical Research Centre of Finland.

Kujdes prapa, vajza (Video)

Periskopi.com Fun

Të shkosh në një park ujor është një nga momentet më të bukura të verës, por një video e postuar së fundmi tregon që jo gjithmonë bën qejf në një vend të tillë.

Dy vajza shihen që kanë ngecur në mesin e një rrëshqitëseje me ujë, kur papritur, pas tyre vjen me shpejtësi një vajzë tjetër që përplaset me to me forcë.

Vajzat e kuptojnë rrezikun vetëm pak sekonda përpara përplasjes, duke mos pasur mundësi që të largohen nga rrëshqitësja. Ato dëgjohen duke ulëritur dhe pas pak çastesh vjen përplasja e dhunshme.

Videoja është xhiruar në Meksikë.

https://www.youtube.com/watch?v=FvV3sjM1dd0

10-vjeçarja mbytet në Batllavë (Video)

Periskopi.com Lajme

Dëshira për t’u freskuar të dielen në liqenin e Batllaves ia mori jetën.

10 vjecarja, Erza Llugaliu, nga fshati Surkish i Podujevës u mbyt në orët e pasditës, pasi hyri në ujë e nuk u duk për më shumë se 10 minuta.

Ajo u gjet nga një vizitor, e sipas deshmitarëve kur u nxor nga uji, ende tregonte shenja jete.

Përfundojnë korrje-shirjet, rendiment më i ulët krahasuar me vitin e kaluar

Periskopi.com Lajme

Në komunën e Mitrovicës këtë vit vlerësohet se kanë qenë të kultivuara gjithsej 1,190 ha grurë, ndërsa korrje-shirjet kanë filluar më 7 korrik dhe kanë përfunduar më 27 korrik.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, tregon për Veriu.info se rendimenti për hektar ka qenë 3700 kg, që është 1200 kg më pak se vitin e kaluar.

“Procesi i korrje–shirjes përkundër disa problemeve të vogla është realizuar ashtu siç është hartuar dhe planifikuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe MBPZHR. Është e rëndësishme të theksohet në fillim me korrje kanë startuar 12  autokombajna, ndërsa më vonë numri i tyre është  rritur dukshëm në 20 (njëzet) autokombajna, ku në bazë të dhënave nga terreni dhe analizave tona në teren rendimenti mesatar në këtë vit ka qenë: 3700 kg në hektar për gruri, 2000 kg në hektar për elb dhe 1700 kg për tërshërë”, thotë Aliu për Veriu.info.

Ai tregon se komisioni për monitorim të procesit të korrje-shirjes, ka konstatuar se edhe përkundër disa problemeve procesi i korrje-shirjes është realizuar me sukses.

Si probleme janë paraqitur numri i vogël i autokombajnave në fillim, zgjedhja e terreneve më të përshtatshme nga autokombajnerët dhe në fund të korrje-shirjes, si dhe mos gatishmëria e autokombajnierve për t’i korrur disa sipërfaqe kodrinore.

Drejtori Aliu bënë të ditur se rendimenti te kultura e grurit ka qenë ma i ultë, krahasuar me vitin e kaluar për shkak të kushteve agroklimatike më të pa volitshme krahasuar me vitin e kaluar, fazës së mbjelljes që ka pasur lagështi të madhe dhe fazës së zhvillimit të bimës ku kanë mbretëruar kushtet e pa favorshme.

“Për përfundim të suksesshëm të korrje-shirjeve, përkundër kushteve agroekologjike  ka ndikuar prezenca e një numri të madh të autokombajnave nga komunat tjera dhe puna në terren e komisionit komunal të Drejtorisë për  Bujqësi dhe Zhvillimit Rural”, thotë Aliu për Veriu.info.

Kur Arbana Xharra thoshte: Shpend Ahmeti është i pakorruptuar (Video)

Periskopi.com Lajme

Në cilësinë e zyrtares së PDK-së, Arbana Xharra dje ka prezantuar disa skema, që sipas saj, dëshmojnë lidhjet klienteliste mes zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe grupeve të interesit jashtë VV-së.

Ish gazetarja Xharra dhe ministri Stavileci hodhën mjaft akuza ndaj VV-së, e posaçërisht kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për qeverisjen komunale në Prishtinë, shkruan Veriu.info.

Mirëpo, në kohën kur ishte gazetare, më saktësisht më 31 janar të këtij viti, Arbana Xharra e kishte përmendur për të mirë Shpend Ahmeti, duke thënë se ai është i pakorruptuar.

Në pyetje e një shikuesi në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, se cili prej politikanëve tanë është i pakorruptuar, Arbana Xharra ishte përgjigjur kështu: “Me të gjitha ankesat, problemet dhe dyshimet në mos guximin në momente të caktuara, Shpend Ahmeti mendoj se është i pakorruptuar”.

Ndërsa, kur ishte pyetur se përse nuk foron parti politike, Xharra kishte thënë: “Jo, mendoj se më shumë kam ndikim prej këtij pozicioni që jam, se sa të futem në parti politike, deputete apo ministre”./Veriu.info/

Ndiqeni videon nga minuta 36:25

Rrahje e çuditshme masive në Mitrovicë, ja çka ndodh me gjithë të përfshirët

Periskopi.com Lajme

Një rrahje masive ka ndodhur në Mitrovicë, pasi që tre persona janë rrahur mes vete dhe që te tretë çuditërisht kanë përfunduar në spital, shkruan Veriu.info.

Rrahja ka ndodhur në rrugën “Kristalet-Tuneli i parë” rreth orës 15:50, ndërsa të tre personat janë arrestuar nga policia.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë Policia e Kosovës, shkruan Veriu.info.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vepra është klasifikuar si lëndë i rëndë trupor.

Apple ‘rastësisht’ i zbulon detajet e reja për iPhone8?

Periskopi.com Tech & Auto

Informacionet rreth modeleve të reja të iPhone janë bërë të pashmangshme për Apple. Madje në disa raste kompania amerikane edhe i ka konfirmuar ato. Më herët flitej për trupin pa kornizë në pjesën e përparme të telefonit, ndërsa tani ka një rrjedhje të dytë të informacionit.

Rrjedhja e dytë e sotme vjen  nga softueri i hershëm i Apple, HomePod duket të konfirmojë se teknologjia 3D e ballafaqimit-skanimit është me të vërtetë duke ardhur në iPhone 8.

Zhvilluesi Troughton-Smith thotë se informacioni i erdhi përmes kodit dhe se i njëjti tregon një hapje infra të kuqe, dhe i takon diçkaje të re të quajtur ‘BiometricKit’.

Ç’aktivizimi përmes fytyrës në 3D është një mënyrë e re për të anashkaluar lockscreenin tuaj të iPhone dhe për të përdorur Apple Pay, por a do të zëvendësohet ose Apple do të përfshijë gjithashtu TouchID nën ekran?

Ne do të duhet të presim deri në datën e nisjes së iPhone 8, të cilën ne ende dyshojmë se do të jetë në shtator. Përveç nëse natyrisht, Apple nxjerr në pah më shumë surpriza të veta.

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një person ka humbur jetën nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në autostradën Prishtinë-Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Bajram Krasniqi nga policia e rajonit të Prishtinës, i cili tha se përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht në kilometrin e 47 të autostradës, në ardhje nga Prizreni.

Klan Kosova ka siguruar dhe fotografi të aksidentit, lajmi pritet të përditësohet.