Monika mbushi 53 vjeç, por ja si dukej e vogël një nga femrat më të bukura në planet (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ajo është cilësuar si një nga femrat më të bukura të botës dhe vazhdon të jetë e tillë edhe sot, kur ka mbushur 53 vjeç.

Nëse nuk e keni kuptuar, e kemi fjalën për Monica Bellucci, aktorja italiane e cila ka qenë edhe modele. Kur ishte 51 vjeç u bë një nga vajzat Bond, në një nga filmat e James Bond, Spectre. Sigurisht një provë më shumë që bukuria e saj është e padiskutueshme.

Sot kur mbush 53 vjeç, në faqen e saj profesionale në Instagram, është postuar një foto nga fëmijëria.

Ajo vajzë e vogël me flokë të gjatë të zinj do të bëhej shumë shpejt një aktore e njohur dhe një nga gratë më të bukura në botë.

Fotoja është realizuar pikërisht në një nga ditëlindjet e Monica-s.

“Sot, pak kohë më parë”, shkruan aktorja. Pak kohë më parë dhe shumë sharm më tepër.”

 

10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm

Periskopi.com Shëndeti

Gjumi i mirë gjatë natë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj! Në fakt është njësoj i rëndësishëm po aq sa ushqimi i shëndëtshëm dhe jeta aktive me ushtrime fizike. Për fat të keq ditët e sotme po vuajme pasojat e zakoneve të këqija gjatë gjumit. Ditët  e sotme njerëzit janë duke fjetur më pak se në të shkuarën dhe në ambjente jo fort të përshtatshme.

Më poshtë janë 10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm për shëndetin:

0 Arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm

Gjumi i mirë gjatë natë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj!
Në fakt është njësoj i rëndësishëm po aq sa ushqimi i shëndëtshëm dhe jeta aktive me ushtrime fizike.
Për fat të keq ditët e sotme po vuajme pasojat e zakoneve të këqija gjatë gjumit.
Ditët  e sotme njerëzit janë duke fjetur më pak se në të shkuarën dhe në ambjente jo fort të përshtatshme.
Më poshtë janë 10 arsye pse gjumi i mirë është i rëndësishëm për shëndetin.

 

1. Gjumi i pakët mund t’ju bëjë të shtoni në peshë

Gjumi i pakët është i lidhur drejtëpërdrejtë me shtimin në peshë.
Njerëzit që flenë pak janë më të prirur të shtojnë peshë, krahasuar me ata të cilët bëjnë gjumë të rehatshëm dhe të rregullt .
Është fakt që kohëzgjatja e gjumit është një faktor i rëndësishëm që shkakton obezitetin.
Në një studim të zhvilluar tek të rriturit dhe fëmijët, rezultatet kanë treguar që ato që flenë pak kanë respektivisht rrezikun për tu bërë obezë në 89% dhe 55% më shumë se të tjerët.
Efekti i gjumit në shtimin në peshë nga ana mjekësore është i lidhur faktorë të ndryshëm si hormonet dhe motivime personal për të ushtruar aktivitet fizik.
Nëse po përpiqeni për të humbur në peshë, cilësia e gjumit është faktor shumë i rëndësishëm.

2. Ato që flenë mirë janë të prirur të konsumojnë më pak kalori

Studimet kanë treguar se gjumi i pakët i bën individët të prirur për të konsumuar më shumë ushqime kalorike.
Të privosh veten nga gjumi do të thotë t’i shkaktosh organizmit c’rregullime në oreks dhe besohet se i shkakton trupit probleme në ushqyerje.
Kjo përfshin dhe nivel të lartë t ghrelin, i njohur ndryshe si ‘’hormoni i urisë’’, i cili stimulon oreksin dhe ul nivelin e hormonit leptin, i njohur ndryshe si ‘’hormoni i ngopjes’’.

3. Gjumi i mirë përmirëson përqëndrimin dhe produktivitetin. 

Gjumi është i rëndësishëm për aspekte të ndryshme të funksionit të trurit. Kjo përfshin njohuritë, përqëndrimin, produktivitetin dhe performancën.
Të gjithë këto janë negativisht të lidhura me privimin e gjumit.
Studimi i lidhur me anën mjekësore na tregon një shembull shumë të mirë.
Rezultatet treguan që anëtarët që morën pjesë në studim të cilët flinin më pak dhe bënin gjumë të c’rregullt bënë 36% më shumë gabime se anëtarët të cilët bënin gjumë të rregullt dhe  me orare të plota.
Një tjetër studim tregon që gjumi i pakët ndikon negativisht në trurin tonë njësoj si efektet e intoksimit nga alkoli.
Nga ana tjetër, gjumi i mirë, ka treguar që përmirëson memorien dhe aftësit për të zgjidhur cështjet në kohë, si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit.

4. Gjumi i mirë maksimizon performancën atletike

Gjumi ka treguar që ndikon në shtimin e aftësive atletike. Në një studim të bërë me lojtarët e basketballit, ato që flinin më gjatë treguan përmirësime të dukshme në shpejtësi, reagim të shpejtë, saktësi më të lartë dhe shëndet mendor më të mirë.
Gjumi në orare të reduktuara është i lidhur dhe me funksionimin e ulët dhe me limite të shumta në gratë në moshë.
Një studim me rreth 2.800 gra tregoi që ato që flinin pak ecnin më ngadalë, më pak kontroll mbi forcën individuale  dhe vështirësi të mëdha në ushtrimin e aktivitetit personal.

5. Ato që flenë pak shtojnë rrezikun e prekjes nga sëmundjet dhe goditjet në zemër 

 

Ne e dimë që kohëzgjatja dhe gjumi i mirë mund të kenë efekte të mëdha në shumë faktorë të ndryshëm.
Këta faktorë besohet se cojnë drejt sëmundjeve kronike, përfshirë dhe sëmundjet e zemrës.
Një vështrim i bërë në 15 studime të ndryshme mbi gjumin, treguan që personat të cilët flenë pak, rrisin probabilitetin nga prekjet e sëmundjeve të zemrës dhe atakut kardiak, ndryshe nga personat të cilët flenë 7 – 8orë cdo natë.

6. Gjumi ndikon Glukozën në metabolizëm dhe shton rrezikun ndaj diabetit tipi II. 

 

Eksperimentet kanë treguar që reduktimi i gjumit ndikon në reduktimin e sheqerit në gjak dhe ul ndjeshmërinë e insulinës.
Në një studim të kryer në meshkuj të rinj në moshë, të cilët kanë reduktuar gjumin me 4 orë në natë, për 6 netë rresht ka treguar që janë shfaqur shenjat e para të diabetit.
Simptomat u larguan menjëherë pas 1 jave, pasi u stabilizua kohëzgjatja e gjumit.
Zakonet e këqija të gjumit janë të lidhura me efektet negative të sheqerit në gjak në një pjesë të madhe të popullsisë.
Ato, të cilët flenë më pak se 6 orë cdo natë, kanë treguar se kanë më shumë rrezik nga prekja e diabetit të tipit II.

7. Gjumi i keq mund të shkaktojë depresion 

Problemet e shëndetit mendor, si depresioni, janë të lidhura me cilësinë e gjumit dhe c’rregullimet e tij.

Studimet kanë treguar se 90% e pacientëve të cilët kanë probleme me depresionin ankohen se flenë pak dhe për cilësinë e gjumit.
Gjumi i keq është lidhur dhe me faktin e shtimit të rrezikut ndaj vetvrasjeve.
Ato, të cilët vuajnë nga c’rregullimet e gjumit, si pagjumësia, kanë treguar shtim të rrezikut ndaj depresionit, në kundërshtim me ato të cilët flenë mirë.

8. Gjumi përmirëson sistemin imunitar 

 

Edhe një humbje e vogël e gjumit ka treguar që ndikon në funksionimin e sistemit imunitar.
Një studim i gjatë 2-javor monitoroi të ftohurin e zakonshëm te njerëzit, pasi u dhanë atyre pika nga hundët të virusit që shkakton të ftohurën.
Ata zbuluan se ata të cilët flinin më pak se 6 orë gjatë natës ishin të rrezikuar tre herë më shumë nga prekja e virusit të të ftohit kundrejt atyre që flinin 8 orë ose më shumë
Nëse ju shpesh prekeni nga të ftohurit, sigurohuni që gjatë natës të flini të paktën për 8 orë. Gjithashtu të konsumoni më shumë hurdhrën.

9. Gjumi i keq mund të shkaktojë shtimin e inflamacionit

Gjumi mund të ketë efekte të mëdha në inflamacionin e trupit.
Në fakt, gjumi i keq ose i pakët njihet për aktivizimin e qelizave të dëmshme të inflamacionit dhe dëmtimit të tyre.
Gjumi i keq është i lidhur fortë me inflamacionin në aparatin tretës, i njohur ndryshe dhe si sëmundja e zorrëve inflamatore.
Një studim ka treguar se pacientët e prekur nga sëmundja Cron, të cilët privohen nga gjumi janë dy herë më shumë të rrezikuar nga rikthimi i sëmundjes, ndaj ata të cilëve kishin fjetur mirë.
Kërkuesit rekomandojnë që zhvillimi i një gjumi të mirë mund të parandalojë në afatgjatë prekjen nga sëmundjet inflamatore.

10. Gjumi ndikon emocionet dhe jetë sociale.

Gjumi i pakët ndikon në aftësinë tonë të ndërveprimit social.
Shumë studime e kanë treguar këtë me anë të testeve duke përdorur aftësinë e njohjes së emocioneve e shprehive të fytyrës.
Një studim ka treguar se njerëzit të cilët nuk kishin fjetur mirë, treguan reduktim të aftësive për të njohur shprehitë e fytyrës si zemërimi apo lumturia.
Kërkuesit besojnë se gjumi i keq apo i pakët ndikon në aftësinë tonë për njohjen e proceseve të ndryshme sociale dhe emocionale.

Myftiu i Tiranës thotë se ka individë e qarqe të caktuara që nuk e pranojnë Skënderbeun

Periskopi.com Lajme

Ekstremizmi i dhunshëm është një ndër sfidat e reja që janë shfaqur edhe në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” në Uashington, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se edhe Shqipëria rrezikohet nga ky fenomen.

“Komuniteti Musliman i Shqipërisë përmes 35 myftinive në të gjithë vendin po përpiqet, duke marrë parasysh edhe vetë tranzicionin që po kalojmë si shoqëri, që të ketë në mirëmenaxhim, në administrim dhe në përcjelljen e mesazhit hyjnor të paqes nëpër të gjithë këto objekte kulti, xhami në fshatra dhe në qytete. Po punojmë të ketë një mirëmenaxhim që synon uljen me këmbë në tokë në përcjelljen e këtij mesazhi në raport me vetë myslimanët dhe në raport me gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke marrë parasysh kornizën ligjore, kornizën fetare dhe kornizën shoqërore” – tha Murra.

Gurra pranoi se ka rryma që nuk e pranojnë figurën e Skënderbeut.

“Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe” – tha Gurra.

 

Serbët po synojnë të thyejnë një rekord botëror

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 300 aktivistë nga Serbia, janë mbledhur në qytetin e Novi Sad-it në përpjekje për të thyer rekord për mozaikun më të madh me kapakë të shisheve të plastikës.

Kjo ngjarje u organizuar nga organizata humanitare jofitimprurëse “ Nga kapakët te buzëqeshja”, e cila për pesë vite ka grumbulluar kapakë të shisheve të plastikës dhe i ka përdorur për të mbledhur para për fëmijët me nevoja të veçanta.

Organizatorët thanë se mozaiku në qendër të qytetit është 621 metra katrorë, me motive ekologjike si dhe simbole të Novi Sad-it.

Qindra vullnetarë, shumica fëmije dhe të rinj, kanë punuar për të mbledhur afëro 800 mijë kapakë për projektin, shkruan Radio Europa e Lirë.

Përgjatë pesë viteve, organizata ka grumbulluar 100 ton kapakë.

Me 6 ton kapakë mund të blihet vetëm një karrocë për persona me nevoja të veçanta.

 

Ramiz Lladrovci merr pjesë në Festivalin e kulturave në Triestë

Periskopi.com Kulturë

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në Festivalin e kulturave që promovon dialogun në Triestë të Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka njoftuar se ka pas nderin që të merr pjesë në këtë festival, ku ka cekur vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në Kosovë.

Postimi i Lladrovcit:

Pata nderin të marrë pjesë si mysafir i Festivalit të kulturave që promovon dialogun, në Triestë, ku marrin pjesë grupe nga vende të ndryshme të botës duke përfaqësuar kulturën e tyre. Me këtë rast, mbajta edhe fjalë rasti.

Theksova se shkoj nga shteti më i ri në Evropë, të njohur për respektimin e komuniteteve, të prirë nga motoja, Të bashkuar në ndryshime. Kam cekur po ashtu, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në Kosovë.

“Ne, e patëm para gati dy deceniesh një luftë që rrezikonte popullin tonë nga shfarosja. Por, duke iu falënderuar miqve tanë, ne së bashku me aleatët tanë u çliruam dhe sot, përcjellim mesazhin e miqësisë dhe tolerancës, theksova aty, duke shtuar se në këtë mesazh është identifikuar brenda personalitetit të Shën Terezës.

Ky personifikim i të mirës universale që përcjellë personaliteti shembullor i Shën Terezës, ne shqiptarëve na bën edhe krenar edhe modest. Kjo lidhje jona me botën, na rikujton edhe sot, në këtë festë të popujve që së bashku përbëjmë vlerën humane, të patjetërsueshme, duke e shndërruar atë në mirëkuptim dhe bashkëpunim mes popujve.

Toleranca ndërmjet popujve dhe civilizimeve duhet ta mbajë të gjallë vepra, si ajo e Shën Terezës, e cila e afroi njerëzimin afër problemeve si uria, varfëria, sëmundja dhe dashuria që aq shumë sot mungon.

Në fund, kam përcjell mesazhin e bashkëpunimit, tolerancës dhe mirëkuptimit, duke qenë i nderuar me ftesën, për të theksuar se popujt janë të bekuar, dhe i ftova ata ta vizitojnë Kosovën, ta shohin në vepër tolerancën dhe bashkëjetesën që jo në Ballkan por as në Evropë nuk mund ta gjejnë. Ne këtë, theksova, nuk e ndërtuam brenda natës, u ndërtua duke qenë në udhëkryqin e historisë, me vlerat themelore si mikpritja, miqësia dhe respekti për fqinjin ndryshe.

Dasma e Besnikut dhe Lolitës, çifti ‘kall’ atmosferën (Video)

Periskopi.com Showbiz

Jo vetëm të ftuarit, por edhe vetë çifti po e shijojnë në maksimum atmosferën në këtë natë kaq speciale për ta.

Besniku dhe Lolita po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, shkruan Indeksonline.

Në videon në vazhdim ua sjellim ekskluzivisht një pjesë të atmosferës të krijuar nga vetë çifti.

 

‘’Të gjithë u pajtuan për Asociacionin, le ta formojnë para përfundimit të vitit’’

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Komunave Serbe është në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, andaj edhe komunat e kanë të drejtën e bashkëpunimit. Kështu është shprehur për “Indeksonline” njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

Sipas tij, AKS-ja është marrëveshje e arritur në pajtueshmëri të të gjitha palëve në Bruksel dhe si marrëveshje ndërkombëtare, duhet respektuar.

“Çështja e bashkësisë së komunave me shumicë serbe është një obligim i Kosovës që është marë në bisedimet mes Kosovës e Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe për të cilën është arritur pajtueshmëri e plotë. Kjo është edhe prej pakos së Ahtisaar-it dhe është edhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës sepse komunat kanë të drejtë të bashkëpunimit ndërmjet vete në bazë të interesave që ata i përcaktojnë për me i kry funksionet e veta për qëllim të qytetarëve dhe për me e rritë efikasitetin. Pasi ne i kemi 9 komuna me shumicë serbe, është në interes të tyre që të krijohet bashkësia e komunave”, ka thënë ai.

Se kur do të formohet AKS-ja, Tahiri ka thënë se varet sa do të punojë Qeveria dhe Kuvendi, por ai është shprehur skeptik për shkak se Kuvendi akoma nuk e ka nisur mbajtjen e seancave.

Megjithatë, Tahiri thotë se është më e dobishme që AKS-ja të formohet para përfundimit të vitit, sepse sipas tij, Lista Serbe është në Qeveri dhe mund ta prishë atë kur të dojë.

“Qeveria ende është në organizim e sipër dhe Kuvendi nuk po i mban mbledhjet, por kjo punë nuk mund të vallëzojë në pafundësi dhe Qeveria e ka një praktikë juridike sa mundet të vazhdojë pa rezultate konkrete dhe sa mund t`i anashkalojë këto obligime ndërkombëtare. Mendoj që kjo punë nëse kryhet para Vitit të Ri është shumë më e dobishme të kryhet sesa të prolongohet, aq më parë kur Lista Serbe është në Qeveri dhe kurdo që del, prishet Qeveria”, ka deklaruar ai.

Tutje, Tahiri ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të tërhiqen nga politika e “mashallave” (siç e quan ai), sepse nuk mund të anashkalohet e kaluara sa herë që ndonjëra nga partitë e marrin pushtetin.

Tahiri ka përfunduar se AKS-ja është e drejtë që nuk mund ta ndryshojë asnjë Qeveri, meqë është marrëveshje ndërkombëtare.

 

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Pisa të Italisë

Periskopi.com Lajme

Një atentat me armë zjarri kundër dy shtetasve shqiptarë ka ndodhur në komunën San Miniato  në provincën e Pisas në Itali. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është verifikuar në mesditën e së shtunës, 30 shtator në qendër të qytezës duke shkaktuar panik tek banorët.

Makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.

Policia italiane e lajmëruar nga banorët ka mbërritur në vendngjarje por nuk ka mundur të ndalojë asnjërin prej tyre. Forcat e rendit kanë mundur të sekuestrojnë automjetin e goditur nga plumbat.

Pak orë më vonë nga ngjarja, në spitalin e zonës një shtetas shqiptar i plagosur me armë zjarri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve italiane, është një nga protagonistët e këtij atentati.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor duke marrë në pyetje shqiptarin e  plagosur.

Sipas dëshmitarëve kjo ngjarje mund të jetë një larje hesapesh mes bandash

Në orët në vazhdim pritet një informacion më shumë nga autoritetet italiane në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Deklaratat e Blerta Deliut për Adelina Ismailin, ja si i përgjigjet kjo e fundit (Video)

Periskopi.com Showbiz

 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Mirage’.

E në intervistën e dhënë, ajo ka folur edhe për këngëtarët shqiptarë dhe ka treguar se cilët prej tyre i pëlqen.

Ajo ka thënë se më e preferuara e saj është Adelina Ismaili dhe se është rritur me këngët e saj, duke e veçuar për vokalin që ka.

Pas kësaj deklarate të thënë në emisionin ‘Mirage’, ka reaguar Adelina Ismaili.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, ajo ka thënë se pak kush e di se sa shumë e respekton Blertën dhe i ka treguar deputetes që e do shumë.

Gati 30 persona të arrestuar në prag të marshimit neo-nazist në Suedi

Periskopi.com Lajme

Policia suedeze ka njoftuar se ka arrestuar sot rreth 30 persona në vazhdën e një marshimi neo-nazist në Goteborg, qyteti i dytë i Suedisë, ku po zhvillohet panairi më i madh i librit në vend dhe ku pritet një publikim i ekstremit të djathtë.

“29 persona u arrestuan”, njoftoi policia në ueb-in, kurse tridhjetë të tjerë u liruan menjëherë pasi ishin të moshës nën 15 vjeç.

Forcat e rendit, të kritikuara për lejimin e zhvillimit të këtij tubimi, i është dashur të përballen me një lumë gurësh në drejtim të tyre dhe duke ndërhyrë gjatë konfrontimeve. Një polic ka marrë plagë të lehta.

Para marshimit, policia rikujtoi se një pjesë e misionit të saj qëndron në mbrojtjen e lirisë së fjalës duke mbështetur të drejtën për të manifestuar dhe për të zhvilluar takime, një e drejtë e të gjithëve.

 

Demonstruesit djegin flamujt e Katalonisë

Periskopi.com Lajme

Demonstruesit e mbledhur në Barcelonë, të cilët po kundërshtojnë referendumin e pavarësisë së Katalonisë, kanë djegur flamujt katalonas.

Nesër në Kataloni do të mbahet referendumi për pavarësi të këtij rajoni nga Spanja, e cila po kundërshton shkëputjen e Katalonisë nga vendi. Autoritetet spanjolle kanë dërguar forca të mëdha policore, për të parandaluar referendumin, ndërsa pjesën më të madhe të qendrave të votimit, i kanë marrë nën kontroll.

Pritet të rifillojë qarkullimi i trenave në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një prej mjeteve më kryesore të transportit nuk ka qenë në dispozicion për qytetarët për rreth dy muaj.

Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Politike se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë nesër (e diele).

“Po mund tu konfirmoj se nesr në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit”, ka thënë ministri Lekaj.

Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.
Ndryshe, Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.

 

Ja cilat fytyra publike po marrin pjesë në dasmën e Besnikut dhe Lolës

Periskopi.com Showbiz

Sonte në Pejë, vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka po martohet me të fejuarën e tij Lolita Begollin.

E në këtë natë me rëndësi për të, nuk kanë pasur si të mungojnë fytyrat publike, me të cilët përpos profesionit, Besniku ka edhe një miqësi të mirë.

Lajmi.net merr vesh se Lori, irkenc Hyka, Nadi, Vig Poppa, Rozana e Labi, janë disa nga emrat të cilët po e ‘kallin’ atmosferën në dasmë.

 

 

‘‘FIFA mund të dënojë Spanjën, shanse për Shqipërinë në Botëror’’

Periskopi.com Sporti

Duket një skenar që ekziston vetëm në mendjet e shqiptarëve, por përderisa prestigjozja “The Sun” e analizon një mundësi të tillë, gjithçka mund të ndodhë.

Dhe nëse ndodh, Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet. Po, kuqezinjtë mund të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018” dhe kjo me “ndihmën” e FIFA-s.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonjës kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelona-n, shkruan Telesport

 

“The Sun” shkruan se, nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren spanjolle dhe ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”, edhe pse është në vend të parë në grup.

Ky do të ishte një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e këtij Botërori. Kuqezinjtë do të merrin pjesë në “play-off” dhe shanset për të zënë një vend në Botëror do ishin të mëdha. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe vështirë ta lëshojnë këtë vend. Italia mund të kualifikohej direkt, ndërsa kuqezinjtë do të shkonin në “play-off”.

 

Shifra alarmuese: Ja sa persona trajtohen në Klinikën Psikiatrike në QKUK

Periskopi.com Lajme

Deri në 18 mijë persona në vit trajtohen në Klinikën Psikiatrike në QKUK.

Ata trajtohen në kushtet që ka kjo klinikë ndërsa që faktorët për këtë sëmundje sipas drejtorit të kësaj klinike, Shaban Mecinaj janë të shumtë.

Në kuadër të Klinikës Psikiatrike në QKUK është edhe kujdesi intensiv, në të cilën trajtohen pacientë pa vullnetin e tyre.

Pacientët të cilët trajtohen pa vullnetin e tyre, kanë pas vetës edhe përcjellësit.

Sipas Mecinajt kushtet për trajtimin e këtyre pacientëve janë solide

 

Partitë politike që shkelën deri më tani rregullat e fushatës, ja me sa euro janë dënuar

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 950 euro gjobë për shkak të vendosjes së panove të kandidateve të kësaj partie në rrugën publike, përkatësisht fshati Bibaj, Ferizaj.

PZAP ka shqiptuar këtë gjobë duke u bazuar nën nenin për zgjedhje lokale që përcakton veprimet e ndaluara të partive gjatë fushatës zgjedhore, përcjell Indeksonline.

Gjobë i është shqiptuar edhe Aleancës Kosova e Re. AKR, dega në Prishtinë është dënuar me gjobë prej 600 euro për shkak të vendosjes së banerit në shtylla eletrike mbi rrugë publike tek Qendra e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë.

“Me datën 25.09.2017, PZAP-i ka pranuar një ankesë nga IDK me të cilën preton se me datën 25.09.2017, në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë, monitoruesit e tyre kanë hasur në  baner nga Aleanca Kosova e Re, të vendosur në Shtylla elektrike mbi rrugë” thuhet ndër të tjerash në këtë ankesë.

AKR e ka pranuar këtë ankesë, duke u arsyetuar se shkelja nuk ka qenë e qëllimshëm dhe se është bërë pa dijeninë e strukturave partiake dhe përgjegjëse për fushatë, shkruan Indeksonline.

Pa gjoba  nuk ka mbetur as Nisma për Kosovën. Ky subjekt politik është dënuar më gjobë në vlerë prej 500 euro.

Ky dënim ju është dhënë për shkak se në rrugën Ahmet Kaqiku në Ferizaj, është vendosur posteri i kandidatit për kryetar komune dhe i kandidatëve për asamble komunale  të Ferizaj nga subjekti politik Nisma për Kosovë.

Partitë që janë dënuar kanë kohë 15 ditë ta paguajnë gjobën nga dita e pranimit të këtij vendimi./Indeksonline/

 

Fejohet djali i këngëtares Remzie Osmanit, shikojeni çiftin (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Duket se sot qenka dita e dasmave dhe fejesave, shkruan “Kosovarja”.

Djali i madh i këngëtares së njohur Remzie Osmanit, Hami Osmani është fejuar me të dashurën Gëzimen.

Dhe, ne siguruam ca foto të çiftit gjatë ceremonisë së fejesës. Ku më poshtë mund t’i shihni.

Çifti duken shumë bukur. Të ju shkoj mbarë.

Katër fëmijë në mesin e viktimave nga sulmet në Siri

Periskopi.com Lajme

Të paktën 28 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore në pjesën veri-perëndimore të Sirinë në provincën e Idlibi, sipas një grupi montuesish të luftës.

Katër fëmijë ishin midis viktimave nga sulmet ajrore në qytetin Amanaz, pak kilometra larg kufitar, tha të shtunën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani.

Një korrespondent i agjensisë së lajmeve AFP, i cili vizitoi Armanazin të shtunën, tha se të gjitha blloqet e apartamenteve ishin rrafshuar nga bombardimet.

 

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse sulmi ishte kryer nga avionët e qeverisë siriane ose nga aleatët e saj rusë.

Sipas Observatorit – që mbledh informacionin e saj nga një rrjet burimesh brenda Sirisë – dhjetëra njerëz ende mungojnë pas bombardimeve.

Sulmet ajrore të mesme u kryen pasi një operacion kërkim-shpëtimi ishte në proces për viktimat, tha monitoruesi.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu njoftoi se së paku 40 civilë u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën në Amanaz, transmeton oranews.

Shtrirja e gjerë e bombardimeve ka detyruar spitalet në provincë të mbyllen, tha të premten organizate “Mjekët pa Kufij”.

Avionët sirianë dhe rusë kanë intensifikuar sulmet në Idlib. Shtimi i bombardimeve ajrore filloi pasi rebelët filluan një ofensivë kundër zonave të mbajtura nga qeveria në veriperëndim të vendit më 19 shtator.

Muajin e kaluar, Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord të krijojnë një zonë “de-escalation” në provincë, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të vendosur një armëpushim të gjerë në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord të enjten për të rritur përpjekjet për të krijuar një zonë të sigurt në Idlib.

Siria është mbyllur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur qeveria e presidentit Bashar al-Assad goditi protestat pro-demokraci.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të zhvendosur, sipas Kombeve të Bashkuara.

 

Fakte të çuditshme që nuk i keni ditur për kërthizën

Periskopi.com Shëndeti

Kërthiza është qendra e energjisë, që pasi stimulohet e shpërndan energjinë në të gjithë trupin, por edhe një prej zonave më të pista të trupit njerëzor.

Tregon potencialin e pjellorisë tek një femër
Sipas Universitetit të Helsinkit, nëse kërthiza e një femre është simetrike dhe e pozicionuar në qendër të trupit të saj, shanset që të keni një fëmijë të shëndetshëm janë më të mëdha. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e rrezikshme në ADN-në tuaj, mund të dallohen në pozicionin apo përmasat e kërthizës.

Asnjë kërthizë nuk është identike me një tjetër
Sepse bakteret që jetojnë brenda saj janë unike për secilin prej nesh.

Është një zonë erogjene
Mund të mos ju duket dhe aq seksi por mesa duket, kërthiza është një mënyrë e mirë për të eksituar dikë. Ka shumë ekspertë që thonë se kërthiza është si një pikë G e re.

Disa konsiderohen më të bukura se disa të tjera
Sipas një studimi, njerëzit pëlqejnë më shumë kërthizat në formë T-je dhe më pak ato me formë horizontale

Jo të gjithë e kanë një të tillë
Modelja Karolina Kurkova është shpallur si femra më seksi e vitit 2008 dhe e ka marrë këtë titull pa nevojën e një kërthize, të cilën mjekët ia kanë hequr në moshë të vogël gjatë një operacioni.

 

Merkel dhe Amal Clooney, pretendente për çmimin Nobel për paqe

Periskopi.com Lajme

 

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney është një nga pretendentët e çmimit Nobel për paqen, për 2017, një reflektim ky për punën e saj me minoritetin e persekutuar Jazid, në Lindjen e mesme.

Clooney ka përfaqësuar një grua jazide, që ishte përdhunuar dhe torturuar nga Shteti Islamik, që është po ashtu pretendente për Nobelin, në Kombet e Bashkuara, në mars të këtij viti, duke kritikuar organizmin ndërkombëtar për mos veprim.

Ajo po ashtu ka kërkuar që krimet e Shtetit Islamik të hetohen dhe përndiqen. Amal Clooney, e diplomuar në Oksford, ka mbrojtur një numër rastesh të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë karrierës së saj.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, që sapo fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet në Gjermani, është përmendur si fituese e mundshme e çmimit Nobel për paqen, për politikat e saj për refugjatët.

Ajo është lëvduar shumë për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, në kohën kur Evropa përballej me një fluks prej qindra e mijëra refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve largoheshin nga konfliktet në Lindjen e mesme.  Në 2015, ajo u tha gjermanëve se duhet të krenoheshin me mikpritjen e ofruar për qindra e mijëra azilkërkues, shumica prej tyre të larguar nga luftrat dhe përndjekja.

Të tjerë fitues të mundshëm, përmenden presidenti i Sri Lankës, Unioni Amerikan për Liritë Civile, ekipi i negociatorëve pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, Papa Francesku, Eduard Snouden etj.

Çmimi Nobel për paqen do të shpallet në Oslo të premten, më 6 tetor. Me vlerë 9 milionë krona suedeze, ose 1.12 milionë dollarë, ai do të dorëzohet në 10 dhjetor 2017.