Nëntë cilësi që i bëjnë burrat të jenë të preferuarit e grave

Periskopi.com Showbiz

Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet – këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit.

Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit

Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet – këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit. Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit.

Gratë vlerësojnë cilësitë atërore 
Nuk po themi “Daddy Issues”, por cilësi atërore! Cilësitë atërore i miratojnë e i duan jo vetëm gratë me plane konkrete familjare. Shumë më tepër se kaq, ato renditen tek ta si aftësi të përgjithshme të një burri, duke nxjerrë në pah marrjen e përgjegjësisë për veten dhe të tjerët. E kundërta janë një buxhet kaotik, mungesa e besueshmërisë dhe një mal me fatura të papaguara.

Gratë duan burra me individualitet
Kush ka kokën e vet, mund ta ndërtojë jetën e vet në mënyrë interesante. Tek e fundit, asnjë grua në botë nuk do të dijë qysh në moshën 20-vjeçare, se në cilën shtëpi do të përfundojë në moshën 65-vjeçare. Burra, përdorni karizmën tuaj dhe mrekullojeni dashurinë e jetës tuaj për aventura të paharrueshme në çift. Kreativitet dhe individualitet pozitiv. Kjo ju mban lidhur dhe e ruan dashurinë të freskët.

Synime konkrete i bëjnë burrat atraktivë
Synimet konkrete duken sikur janë në kontradiktë me individualizmin, por vetëm në dukje: njerëzit duan të identifikohen me njerëzit e tjerë. Para së gjithash, me partnerin e tyre. Kjo ka arsye tërësisht praktike, por sidoqoftë, koha më e madhe kalohet bashkë. Në këtë rast, janë vizionet ato që ndihmojnë për të arritur synime të përbashkëta. Burrat që punojnë bashkë me partneret e tyre për të arritur synime afatgjata (për shembull, ndërtimi apo pasja e një shtëpie, udhëtimet rreth botës apo pasja e fëmijëve), e mbajnë zjarrin e romancës për një kohë të gjatë të ndezur.

Duart e kuruara ndikojnë pozitivisht
Studimi i një prodhuesi britanik veshjesh pak kohë më parë ka zbuluar se gratë në takimet e tyre të dashurisë parapëlqejnë tipin e të ashtuquajturit “Boy next Door”. Kjo është një arsye e qenësishme për t’u gëzuar. Apo jo! Sidoqoftë, fqinji i ri duhet të shfaqej më i kuruar. Sidomos të rëndësishme janë duart. Arsyeja, shumë e thjeshtë: Askush nuk do të donte t’i prekeshin stolitë e shtrenjta me duar të pista e thonj të papastruar.

Humori i bën gratë t’ju adhurojnë
Një buzëqeshje joshëse dhe aftësia për të rrëfyer histori gazmore, para së gjithash dëshmojnë për shpirtin dhe kreativitetin e një njeriu. Të qeshësh së bashku stimulon lidhjen sociale dhe thyen barrierat për ndërveprimet që gjenden përpara. Kjo do të thotë më konkretisht se: Sa më shumë që të qeshet, aq më shumë ka gjasa që të përjetohen momente romantike.

Me aftësi zanatçiu drejt romantizmit
Shumica prej nesh e kalon kohën duke klikuar në internet, sikurse po bëni dhe ju në këto momente ndoshta. Kjo nuk dëmton gjë nëse doni të kujdeseni për të pasur një balancim produktiv e fizik. Burrat që bëjnë tapicerinë, sharrojnë apo shpojnë me trapano, botës së grave u kujtojnë tipat klasikë të burrave, që duan t’i sigurojnë familjes një strehëz të ngrohtë e të sigurt. Dhe e thënë më sinqerisht? Në fakt, gjithkush gjen tipa që dinë të ndihmojnë veten.

Burrat me stil fitojnë zemrat e grave
Një ndërgjegje e plotë në stil te burrat, vlerësohet jo vetëm si kurë, por edhe si detyrë. Kush nuk dëshiron të përballet shpesh me revistat e modës, le të pyesë më mirë “furnitorët” e burrave, shkruan Shqip. Si rregull, një palë pantallona xhins, plus një xhaketë lëkure, tre apo katër këmisha “slim” dhe një orë klasike dore, janë abc-ja. Por te stili, nuk bëjnë punë vetëm veshjet. Korrektësia, mirësjellja dhe mënyrat elegante të të vepruarit, janë pa mëdyshje domosdoshmëri.

Gratë e vlerësojnë spontanitetin
Spontaniteti është vëllai i vogël i individualizimit dhe një garant për të qenët një çift i lumtur. Një udhëtim spontan në fundjavë, një darkë e gatuar këndshëm dhe një e ngrënë nën dritat e qirinjve romantikë, si dhe një tufë lule e papritur si dhuratë, i bëjnë zemrat e grave të rrahin fort. Nuk duhet që të jetë domosdoshmërisht një gjest me përmbajtje të madhe materiale. Gratë duan të ndihen të respektuara dhe të dashuruara dhe ndjenjat në këtë rast kanë prioritet absolut.

Notat e lojtarëve: Barca nuk arrin të mposhtë Olympiacosin (Foto)

Periskopi.com Sporti

Olympiacosi ka befasuar duke e ndalur Barcelonën pa gola në ndeshjen e Grupit D duke marrë kështu pikën e vetme pas katër xhirosh.

Në vlerësimin e përgjithshëm të skuadrave, ekipi grek është më i mirë (6.87), ndaj atij katalunas (6.75).

Po ashtu, lojtari më i vlerësuar në fushë, ishte portieri i Proto i Olympiacosit (7.8).

Natyrisht më i miri te Barca është Lionel Messi (7.7), ndërsa notën më të ulët e ka marrë Luis Suarez (6.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

 Notat e lojtarëve të Olympiacosit

 Notat e lojtarëve të Barcelonës

 Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave

Sulmi në New York, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin (Foto)

Periskopi.com Lajme

Dëshmitarët e tmerruar kanë përshkruar momentin kur një kamion u përplas në një numër të çiklistëve në një rrugë për biçikleta duke vrarë të paktën tetë vetë gjatë një sulmi të dyshuar terrorist në Nju Jork.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një shofer në një kamion voziti përgjatë një rruge biçikletash në Manhatan përpara se të qëllohej nga policia dhe të merrej në paraburgim.

Janë publikuar pamje që tregojnë trupa të shpërndarë përgjatë rrugës pranë lumit Hudson me shenja të dukshme të gomave që thuhet të jenë të dukshme në dy nga viktimat.

Të gjitha këto ishin pasojë e një kamioni i cili ishte përfshirë në një aksident të ndarë pranë Qendrës Tregtare Botërore.

E njëri nga dëshmitarët, Tawhid Kabir, 20 vjeç, tha: “Mendova se ishte shaka e Halloween ose diçka e tillë”.

“E pashë armën dhe kuptova se ishte serioze”.

Ndërkaq John Williams, 22, kishte arritur në vendin e ngjarjes 30 sekonda pas sulmit.

Ai ka thënë se kishte dëgjuar deri në dhjetë të shtëna.

“Pjesa e përparme e kamionit ishte e dëmtuar dhe dilte tym prej saj”.

“Ai kishte dy armë. Po vraponte dhe dikush filloi ti vihej mbrapa”.

Sulmohet autobusi me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Periskopi.com Lajme

Është sulmuar me armë zjarri një autobus me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Silvovë. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Kjo është bërë e ditur nga faqja RadioStar Gjilan, në “Facebook”, ku një dëshmitar kishte rrëfyer ngjarjen.

Ky është postimi i plotë:

Sulm në autobusin me udhëtar në Magjistralen Gjilan -Prishtinë më saktësisht në fshatin Slivov

Endrit Ajeti ka treguar në ato momente te cilat nga një drejtim i panjohur plumbi ka goditur drejt autobusit ngase ishte me udhetar por për fat të mirë nuk ka nga kjo gjuajtje të lënduar ne udhëtar më të cilet udhtonin në drejtim te Prishtinës.
Organet e rendit duhet te marrin masa te dhe te shtohet edhe me shume siguria ndaj ketyre rasteve dhe gjindet autori i kesaj vepre.
Postimi i plotë deshmitarit të

Plumb ne rrug..
Sot me date 31.10.2017 gjat udhetimit Gilan – Prishtine ndodhi nje gje e papritur..
Ishim duke ecur me shpejtesin normale ku ne kalim te fshatit Slivov u ndegjua nje krisem ku shihet kjarte edhe ne fotografi shkrepja e armes drejt autobusit ne drejtim per Prishtine.
Ishte nje zhurm ku u ndegjua nga udhtaret e gjysmes se mjetit sepse ishim ne levizje dhe zhurma e autobusit (zhurma motorit, muzika ) e madhe beri qe mos te degjohet deri te shoferi dhe gjithashtu erdhi shum papritur. Autobusi nuk u ndal , arsyje se ndihmsi i tij ishte nje djale i ri dhe nuk e informoj shoferin me kohe , por pas 2 km .
Eh populli i Kosoves..ngjarje ku isha prezent perball aksidentit ..

Mediat amerikane: Sulmuesi i New York-ut bërtiti “Allahu Akbar”

Periskopi.com Lajme

Mediat amerikane kanë raportuar se i dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” kur e kishte lënë makinën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Komisioneri i Departamentit Policor të New York-ut, James O’Neill, nuk e konfirmoi nëse i dyshuari tha “Allahu Akbar”, por tha që deklarata që ai e kishte bërtitur dhe lloji i sulmit që e kishte kryer bëri që autoritetet ta etiketojnë incidentin si sulm potencial terrorist.

Të shtëna në Kopenhagë, dy të plagosur – vritet atentatori

Periskopi.com Lajme

Një tjetër ngjarje është shënuar orët e mbrëmjes së të martës, këtë herë në qendër të Kopenhagenit, në Danimarkë.

Sipas informacioneve të para të medieve italiane, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një situatë të shtënash me armë zjarri.

Policia ka izoluar menjëherë zonën, ndërsa i vdekur raportohet të ketë mbetur atentatori.

Nga të plagosurit, njëri është në gjendje të rëndë për jetën. /tch/

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në New York

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve në New York nga sulmi ka shkuar në 8. Megjithatë sipas zyrtarëve, ky numër fatkeqësisht mund të rritet ende.

Sulmi ka ndodhur në Lower Manhattan në New York, dhe pas këtij sulmi policia ka qëlluar të dyshuarin dhe ka arritur ta arrestoj atë.

Raportohet se sulmi ka ndodhur kur i dyshuari me kamionin e tij ka hyrë në rrugën e biçikletave, me c’rast ka shkelur disa çiklist e po ashtu edhe ka goditur një automjet.

Pas sulmit, i dyshuari raportohet se ka dal nga automjeti me një armë në dorë dhe në këtë rast edhe është qëlluar nga policia.

Roma mposhti lehtë Chelsean, notat e futbollistëve (Foto)

Periskopi.com Sporti

Roma ka bërë lojë fantastike në triumfin prej 3-0 kundër Chelseat në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja e Giallorossëve në Stadio Olimpico e heshti kampionin e Anglisë dhe natyrisht se notat më të mira i kanë marr vendasit.

Golashënuesi Diego Perotti ishte lojtari më i mirë (9.0), i ndjekur nga realizuesi i dyfishtë, Stephan El Shaaraëy (8.8).

David Luiz është zgjedhur lojtari me notën më të ulët në ndeshje (5.7).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve:

 Notat e lojtarëve të Romës

 Notat e lojtarëve në Chelseat

‘Qeveria Haradinaj varet nga Demarkacioni’

Periskopi.com Lajme

Deklarimi i një dite më parë i zëvendës kryeministrit Behgjet Pacolli, se rinegocimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i pamundur po shihet si fillim i përçarjes së koalicionit qeverisës.

Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi përveç që po e sheh pavendosmërinë e Qeverisë rreth kësaj teme, ai thekson se fati i funksionimit të kësaj Qeverie varet kryekëput rreth kalimit apo jo të Demarkacionit

Edhe për profesorin dhe analistin, Mazllum Baraliu, kjo çështje nuk është e kryer dhe Demarkacioni do të jetë problem në të ardhmen.

Sipas tij vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është e rinegociueshme dhe duhet të jetë si e tillë, përderisa Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka votuar këtë ratifikim.

Kurse analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se Pacolli e ka thënë vetëm atë që ia kanë kumtuar zyrtarët e Malit të Zi dhe sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet.

Detaje nga sulmi në Nju Jork, vijnë reagimet e para nga Shtëpia e Bardhë

Periskopi.com Lajme

Disa qytetarë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur sot në Nju Jork, kur një sulmues u përplas me kamion në çiklistë dhe këmbësorë në Lower Manhattan dhe goditi një tjetër automjet gjatë festës së në Halloween, njoftoi policia.

Sulmuesi pasi ka kryer sulmin, ka lënë automjetin duke mbajtur në dorë një armë të rreme, përpara se të qëllohej nga policia dhe ta arrestonin, thanë zyrtarët amerikanë.

Motivi i sulmit ende nuk është i njohur. Incidenti ndodhi në afërsi të disa shkollave, ndërsa qyteti festonte Halloweenin.

Shërbimet e emergjencës thanë se incidenti ndodhi në orën 15:06, në Chambers dhe West Streets, në lagjen TriBeCa.

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe kryetari Bill de Blasio, u informuan për incidentin në vendngjarje.

Po ashtu edhe presidenti Donald Trump është informuar për sulmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders.

Nju Jorku, i cili është edhe qyteti i ekonomisë amerikane dhe krenaria e këtij vendi, që ka 8.5 milionë banorë, përjetoi sulmin më të tmerrshëm terrorist, kur u sulmua Qendra Botërore Tregtare, apo siç njiheshin Kullat Binjake.

Po ashtu ka pasur në vazhdimësi alarme për sulme terroriste, duke u arritur që të parandaloheshin disa sulme terroriste të planifikuara.

Vuçiq tregon se çfarë kërkese kishte Brian Yee për Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për televizionin “Pink”, të hënën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur gjerë e gjatë rreth çështjes së Kosovës, temë kjo e nxitur nga vizita e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee, raporton KTV.

Vuçiq ka thënë se biseda me amerikanin nuk ishte aspak e lehtë, ngase qëllimi i tij është të mbrojë interesat e shtetit të vet, ndryshe më të fuqishmit në botë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht. Vuçiq ka thënë se amerikani, Brian Yee, ka kërkuar që Lista Serbe të shkëputet nga Beogradi.

“Tani e shihni përse kishte aq shumë histeri e sulme, ndaj Listës Serbe, në këtë ishte përfshirë perëndimi e politikanët shqiptarë, të cilët duan që ajo të dobësohet që të ketë përkrahje ultimative ndaj përkrahjes së Qeverisë”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk do të heqë dorë nga Kosova, por ka shtuar se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët.

Ai në këtë intervistë ka thënë se ishte fakt që vizita e Hoyt Yee ngjalli reagime.

Vuçiq ka thënë sërish se Serbia duhet të provojë të gjejë një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve.

Grekët përçahen për Himarën

Periskopi.com Lajme

Përveç zëdhënësit të  qeverisë greke, qëndrim më të zbutur për prishjen e disa objekteve në Himarë gjatë ditës së sotme ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Kotzias për gazetarët ka thënë se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë, por kërkoi që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Mirëpo ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet. Muajt e fundit u munduam që të vonohet çdo plan urbanizimi i autoriteteve shqiptare, me qëllim që t’u jepeshin banorëve titujt e pronësisë. Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë.

Më tej kreu i diplomacisë helene veçoi prishjen e një pike karburanti në Himarë, për të cilën tha ai, zv.kryeministri dhe ministri i Energjisë premtuan se do t’i jepnin leje për të ndërtuar në një vend tjetër. Insistojmë që ky premtim të realizohet tha Kotzias.

Nga ana tjetër, partitë e opozitës greke, sidomos Demokracia e Re, kanë qenë më të ashpra në reagime.

Kjo e fundit i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërpresë menjëherë punimet në Himarë dhe të mos dhunojë minoritetin.

Në një deklaratë për shtyp të firmosur nga partia Demokracia e Re, si dhe shefi i departamentit të punëve të jashtë Jorgos Kumutsakos, i bëhet thirrje Tiranës zyrtare që “të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Një kërkesë i është drejtuar dhe qeverisë së Tsipras, ku i kërkohet që të reagojë menjëherë për mbrojtjen e minoritetit grek në Himarë.

Opozita greke i sugjeron Athinës zyrtare që të nisë menjëherë bisedimet mbi Himarën, përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por në dallim nga deklaratat e tjera të qeverisë greke për ndërtimet në Himarë, deklaratat e sotme të zëdhënësit të qeverisë, Dimitris Tzanakopulos dhe më pas ato të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, të lënë të kuptosh se pala greke është tërhequr nga kjo çështje, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të planit që qeveria ‘Rama’ ka për këtë zonë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve nisi herët në mëngjes, me mbështetjen edhe të forcave të FNSH-së. Banorët të cilëve u prisheshin ndërtime të tilla protestuan vazhdimisht, por nuk u lejuan nga policia që të afroheshin për të penguar fadromat e IKMT-së.

‘Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet’

Periskopi.com Lajme

Profesori James Ker- Lindsay thotë se hapi i Surinamit nuk paraqet “anulim të njohjes së Kosovës” por “njohje të sovranitetit ë Serbisë ndaj Kosovës”.

“Kjo, nëse konfirmohet, është gjë e madhe. Serbia po thotë se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Teknikisht, në pyetje është njohja e Serbisë ndaj Kosovës. Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet, por mundet që ndonjë shtet të shprehë sovranitetin ndaj një territori”, thotë Lindsay.

Profesori britanik, i cili merret me Ballkanin, në Twitter ka shkruar se çështja e njohjes është “çështje politike e jo çështje juridike”.

Ai ka përkujtuar se në rastin e Kosovës është thirrur në të drejtën ndërkombëtare.

Rita me pozë provokuese, mundohet të kujtojë ëndrrat (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Rita Ora është shumë e emocionuar për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Ema” e cila mbahet këtë muaj, dhe ajo është nikoqire.

Vazhdimisht përmes rrjeteve sociale, Ora ka bërë kërkesë për mbështetje nga fansat e saj.

 

Ajo është çdo ditë aktive në Instagram, rrjet përmes së cilit ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstaStory, ku shfaqet mjaft “e shfrenuar” nga nata e kaluar.

Me shaka në mbishkrimin e fotografisë ajo fillon të tregojë se mbrëmë ka parë një ëndërr, por që s’mund ta kujtojë.

 

Rita shquhet për pozat e saj provokuese, dhe e tillë ajo erdhi edhe në imazhin e fundit, teksa vuri në pah gjoksin e saj.

E njëjta këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, ndërsa “Anywhere” mbetet kënga e saj e fundit e publikuar këtë muaj, e cila u prit mirë nga fansat.

PDK në Kamenicë merr vendim, ja kë do ta përkrahin në balotazh

Periskopi.com Lajme

Dega e PDK’së në Kamenicë ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendim që në garën e balotazhit të përkrahet kandidati i LDK’së, Shaip Surdulli, i cili do të ballafaqohet me kandidatin e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili doli kandidati më i votuar në këtë komunë, shkruan Periskopi.

Përmes një njoftimi për media, Dega e PDK’së në Kamenicë bëri të ditur se do të nënshkruhet një marrëveshje me LDK’në, për përmbajtjen e së cilës simpatizantët dhe votuesit do të njoftohen pas takimeve që do të mbahen.

Ky është sqarimi i plotë i Degës së PDK’së në Kamenicë, pas vendimit të tyre:

 

“Kryesia e Degës në Mbledhjen e sotme të Jashtëzakonshme , datë 31.10.2017 , faleminderoi dhe diskutoi për ofertën e kandidatit të LDK-së z.Shaip Surdulli që është në garën zgjedhore të balotazhit për kryetar të komunës së Kamenicës më 19.11.2017 ! Kryesia e Degës duke përshëndetur dhe duke faleminderuar për angazhimet e deritashme gjitha strukturat drejtuese të Degës: OGD-në,RDK-në, organizmat tjerë funksionalë, adhuruesit e simpatizuesit e PDK-së kërkon, që për interesa të funksionalizimit të organeve e të organizmave institucionalë lokalë dhe për interesat politike e të funksionimit të Degës së LDK-së,në garën zgjedhore të balotazhit më 19.11.2019 të përkrahim në fushatën zgjedhore dhe me votën tonë kandidatin e LDK- së për kryetar komune z.Shaip Surdulli! Në debatet e Kryesisë së Degës pati vetëm një deklarim (n/kryetari, z.Sinani ,që për arsye personale thotë nuk e përkrah , por e mbështet vendimin e Kryesisë së Degës) ! Nga Kryesia u mandatua kryetari i Degës, prof.dr.Emin Krasniqi ,që të përvijojë objektivat e një Marrëveshjeje për një Koalicion të pranueshëm politik për anëtarësinë dhe adhuruesit e PDK-së ,që do t’u sjellë fitoren kandidatit të Koalicionit për kryetar komune z.Shaip Surdulli dhe partnerëve të Koalicionit, më 19 nëntor 2017 ! Për përmbajtjen e Marrëveshjes organet drejtuese të Degës, simpatizantët e votuesit do të njoftohen në takimet e ardhme . Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së kërkojmë dhe urojmë që të dëshmojmë për të satën herë unitetin tonë në veprime që është interes edhe yni politik!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Në Kamenicë prin Qëndron Kastrati nga VV me 33 për qind, ndërsa kundër-kandidati i tij nga LDK, Shaip Surdulli ka marrë 27 për qind të votave. PDK, e cila do ta përkrah LDK’në, në zgjedhjet e 22 tetorit ka arritur të marrë 15 për qind të votave./Periskopi

Roma demolon Chelsean, Atletico befasia e natës (Video)

Periskopi.com Sporti

Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat me rezultat 3-0 në Olimpico.

Giallorosët startuan mbarë takimin kur pas minutës së parë të lojës ishte El Shaaraëy ai që shënoi për 1-0.

Vetëm gjysmë ore më vonë (36’), ishte sërish El Shaaraëy ai që realizoi, tash pas një gabimi nga Rudiger.

Në pjesën e dytë Diego Perotti u tregua i pamëshirshëm ndaj Chelseat me një supergol nga distanca për 3-0.

Në anën tjetër Atletico nuk arriti asgjë më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Qarabagut edhe pse mysafirët përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak në teren.

Në Grupim C kryeson Roma me tetë pikë, pasuar nga Chelsea me 7 pikë. Atletico ka 3 pikë në vendin e tretë dhe e ka të vështirë kualifikimin.

Nëse Roma dhe Chelsea mposhtin Qarabagun, atëherë Atletico në asnjë variant s’mund të kualifikohet. 

Me lotë në sy rrëfehet nëna e vëllezërve Habilaj, tregon çka kanë punuar djemtë e saj

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi Top Channel paraditen e sotme. E ndërsa sonte Sokol Balla në emisionin ‘Top Story’ ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje.

Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.

Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh. “Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”, – tha ajo ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në New York, publikohen pamjet tronditëse (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Gjashtë persona kanë gjetur vdekjen pasi një shofer kamioni ka vozitur drejt tyre përmes një rruge për biçikleta në Manhattan.

 Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur pas orës 15:00, sipas kohës lokale.

Pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, ai u ndalua kur kamioni i tij u përplas për një autobus shkollor.

Ai doli pastaj me një armë në dorë dhe u qëllua në këmbë nga policia.

Ai mbijetoi dhe u dërgua në spital, por të paktën gjashtë persona të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën.

Ndërkohë mediat kanë raportuar pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes.

Roma 2-0 Chelsea: Festim i çuditshëm, Perotti i kapi të pasmet El Shaarawyt (Video)

Periskopi.com Sporti

Duket se lojtarët e Romës i janë gëzuar më shumë se që duhet golit të dytë të Stephan El Shaarawyt.

E më së shumti ju gëzua Diego Perotti, i cili shkoi në turmën festuese të bashkëlojtarëve, duke bërë një gjest të pahijshëm në prapanicën e El Shaaraëyt.

Ky gjest i Perottit është bërë hit në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende orientimi seksual i dyshes Perotti – El Shaarawy, por nuk është rasti i parë në futbollin evropian.

Përplasja mes kandidatëve të Klinës për kryetar komune

Periskopi.com Lajme

Kandidatët për kryetar të komunës së Klinës Sokol Bashota nga radhët e PDK-së dhe kundër kandidati i tij nga radhët e AAK-së Zenun Elezaj në një debat në Klan Kosova, kanë kritikuar ashpër njëri tjetrin mbi plan programet e shpalosura për mandatin e ardhshëm.

Kandidati Elezaj, kritikon Bashoten që po bëhen punë vetëm tash para zgjedhjeve. Sipas tij, shpërndarja e zhavorrit tani po behët për marrjen e votës së qytetarit, dhe jo për shkak të nevojës për të shtruar zhavorrin në rrugë.

Ai po ashtu tha që më i rëndësishëm ka qenë sistemi i ujërave të zeza sesa fillimi i sheshit në komunën e Klinës.
Elezaj premtoi që në mandatin e tij katër vjeçar do ta përfundoj problemin e ujërave të zeza.

Ndërsa, Bashota i tha që sistemin e ujërave të zeza nuk mund ta përfundosh ,jo për katër vjet por, as për katërdhjetë vjet.