Stafi i Klan Kosova tregon çfarë ndodhi prapa skenave kur u rrahën Krasniqi e Zeka (Foto)

Periskopi.com Lajme

Rrahja e deputetit të Nismas, Milaim Zeka dhe atij të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi në studion e Info Magazinës në Klan Kosova bëri bujë të madhe.

Të gjithë e panë, folën për të e nuk u la gjë pa u thënë.

Por, cila në fakt ishte historia e rrahjes mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës?

Ajo vjen e treguar në detaje, nga Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

Pse nuk e ndërpreu ai emisionin dhe a ka mundur ta bëjë këtë? Kuptojeni në kronikën e mëposhtme.

Trasferimet më të mira të vitit që po lëmë pas

Periskopi.com Sporti

Shumë transferime janë bërë gjatë vitit 2017 në futboll.

Ky vit ka sjellë rekorde të reja në tregun e transferimeve, ku Neymar është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, për të cilin PSG pagoi 222 milionë skuadrës së Barcelonës.

Pikërisht Neymar është përfshirë në 15 transferimet më të mira të vitit 2017, e aty është edhe Salah.

Transferimet më të mira të vitit 2017 sipas ‘Goal.com’:

Mohamed Salah, Roma – Liverpool

Sead Kolasinac, Schalke – Arsenal

Nemanja Matic, Chelsea – Manchester United

Paulinho, Goungzhou – Barcelona

Geoffrey Kondogbia, Inter-Valencia

Maci Gomez, Defensor Sporting – Celta Vigo

Niklas Sule, Hoffeneim – Bayern Munich

Matthias Ginter, Borussia Dortmund – Borussia Monchengladbach

Maximilian Philipp, Freiburg – Borussia Dortmund

Milan Skrinar, Sampdoria – Inter

Aleksandar Kolarov, Manchester City – Roma

Josep Ilicic, Fiorentina – Atalanta

Neymar, Barcelona – PSG

Kylian Mbappe, Monaco – PSG

Mariano, Real Madrid – Lyon

Shumë transferime janë bërë gjatë vitit 2017 në futboll.

Ky vit ka sjellë rekorde të reja në tregun e transferimeve, ku Neymar është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, për të cilin PSG pagoi 222 milionë skuadrës së Barcelonës.

Pikërisht Neymar është përfshirë në 15 transferimet më të mira të vitit 2017, e aty është edhe Salah.

Transferimet më të mira të vitit 2017 sipas ‘Goal.com’:

Mohamed Salah, Roma – Liverpool

Sead Kolasinac, Schalke – Arsenal

Nemanja Matic, Chelsea – Manchester United

Paulinho, Goungzhou – Barcelona

Geoffrey Kondogbia, Inter-Valencia

Maci Gomez, Defensor Sporting – Celta Vigo

Niklas Sule, Hoffeneim – Bayern Munich

Matthias Ginter, Borussia Dortmund – Borussia Monchengladbach

Maximilian Philipp, Freiburg – Borussia Dortmund

Milan Skrinar, Sampdoria – Inter

Aleksandar Kolarov, Manchester City – Roma

Josep Ilicic, Fiorentina – Atalanta

Neymar, Barcelona – PSG

Kylian Mbappe, Monaco – PSG

Mariano, Real Madrid – Lyon

E nisi si i arrestuar, përfundoi kryeministër (Video)

Periskopi.com Lajme

Në fakt, 2017-ta ishte një vit i ngarkuar me zgjedhje.

Pothuajse nga pranvera e hershme shteti ra në letarxhi, duke u lënë partive politike hapësirë për aktivitete e fushate.

Në qershor u mbajtën zgjedhjet nacionale, që pasuan me një krize të formimit të qeverisë dhe Kuvendit, pas të cilave Ramush Haradinaj, fitoi dhe u bë kryeministër.

Në tetor e nëntor u votua për asamble lokale e kryetarë komunash.

Befasitë nuk munguan, ndërsa Istogu bëri përjashtim, duke votuar tri herë.

Bashkë me gruan, kryeministri Haradinaj prezaton lajmet (LIVE)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në shumë raste është cilësuar si personaliteti publik më i afërt me njerëzit.

Këtë herë Haradinajn e shohim edhe si prezantues, transmeton Indeksonline.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj-Muçaj, kryeministri Haradinaj bën prezantimin dhe komentimin e lajmeve në një nga televizionet tona.

Viti i Ri, qytetet kryesore të botës nën masa të rrepta sigurie

Periskopi.com Lajme

Qindra-mijëra zyrtarë të rendit, ushtrisë dhe sigurisë do të dislokohen në qytete në gjithë botën si masa mbrojtëse për njerëzit që do të festojnë për të pritur Vitin e Ri 2018.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut njoftuan se do të përdorin kontrollin të dyfishtë, snajpera, mbyllje rrugësh dhe veçanërisht qen të trajnuar për të siguruar sheshin Times Square, ndërsa 2 milionë vetë mblidhen për të parë rënien tradicionale të topit të kristaltë në mesnatë

Në Las Vegas të Nevadës, 300 trupa të Gardës Kombëtare do t’u bashkohen 1 mijë e 500 oficerëve të policisë për të garantuar sigurinë në rrugën ku janë kazinotë, qendrat turistike dhe hotelet. Masat e sigurisë për të mbrojtur turmat që pritet të jenë mbi 300 mijë vetë do të përfshijnë snajpera, të pozicionuar nëpër tarraca godinash dhe dyfishin e ekipeve të përgjigjes së shpejtë në krahasim me vitet e kaluara.

Në Amerikën e Jugut, në Rio de Zhaneiro, policia e Brazilit ka në plan të dislokojë 12 mijë forca, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar për festimet e Vitit të Ri.

Në Londër, një numër rekord oficerësh të armatosur dhe njësi qensh policie do të patrullojnë nëpër rrugë dhe në sistemin e metrosë, megjithëse Policia Metrolopolitane thotë se nuk ka ndonjë kërcënim serioz. Barrikata prej çeliku dhe betoni do të rrethojnë festimet ku do të marrin pjesë rreth 500 mijë vetë.

Në Gjermani, të gjitha qytetet kryesore, përfshirë Berlinin, Mynihun, Hamburgin dhe Këlnin njoftuan se do të ketë masa të përforcuara të sigurisë për të gjitha festimet.

Pas vrasjes së nëntë vetëve të premten para një kishe koptike në Kajro, autoritetet në Egjipt kanë shtuar masat e sigurisë për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet Ortodokse.

Në Stamboll, policia arrestoi 120 vetë që dyshohej të kishin lidhje me Shtetin Islamik para festimeve të Vitit të Ri. Qyteti ka në plan gjithashtu të dyfishojë numrin e oficerëve të policisë për të parandaluar një përsëritje të mundshme të ngjarjes së vitit të kaluar kur një person me një armë zjarri vrau 39 vetë në një klub nate.

Në Australi, një nga vendet e para ku fillon Viti i Ri, oficerët e sigurisë po marrin masat në rast të ndonjë sulmi të mundshëm në prag të Vitit të Ri. Zyrtarët thanë se oficerët e policisë do të jenë në detyrë në tokë, ajër dhe det, si pjesë e operacionit më të madh të sigurisë në vend.

Mbi një milionë vetë pritet të mblidhen në qendër të Sidnit dhe të paktën 500 mijë të tjerë në qendër të Melburnit për të parë fishekzjarret. Policia tha se qendra e Melburnit do të jetë e “bllokuar” dhe do të mbetet e mbyllur deri në orën 6 të mëngjesit në ditën e Vitit të Ri për të mbrojtur turmat.

Policia nëMelburn muajin e kaluar arrestoi një person pasi po planifikonte të hapte zjarr ndaj turmave në prag të Vitit të Ri.

Pacolli si Thaçi, nis praktikën e premtimit të liberalizimit të vizave

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Vitin e Ri përmes një shkrimi në Facebook.

Në këtë urim ai ka përmendur edhe liberalizimin e vizave, duke thënë se është shumë afër.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Të dashur miq,

kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë,vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin.

Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër.

Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve!

Abrashi uron Vitin e Ri, kjo është familja e tij (Foto)

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka uruar gjithë qytetarët e Kosoëvs për Vitin e Ri.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografinë e familjes së tij, ai ka uruar mbarësi për të gjithë familjet shqiptare.

“Gëzuar 2018! Uroj për një vit të mbarë, shëndet, dashuri e mirëqenie për ju e familjet e juaja. Urime “, ka uruar ai.

Këto ishin 10 zbulimet më të rëndësishme shkencore të vitit 2017

Periskopi.com Lajme

Revista Science ka publikuar 10 zbulimet shkencore më të rëndësishme për vitin 2017.

1- Përplasja e yjeve. Në vitin 2017 zbulimi më i madh i realizuar ishte observimi për herë të parë në histori të shkrirjes së dy yjeve të neutroneve përmes valëve gravitacionale. Në bashkëpunim me Toros (Transient Optical Robotic Observatory of the South) u arrit për herë të parë observimi i dritës së emetuar nga përplasja e dy yjeve të neutroneve, një ngjarje që ndodhi afër tokës 130 milionë vite dritë larg, në yjësinë e Hidrës. Ekzistencën e valëve gravitacionale e kishte parashikuar në fillim të shekullit Albert Ajnshtajni.

2- Zhvillimi i krio-mikroskopisë elektronike. Këtë vit ky zbulim ia vleu një çmim Nobel marrë nga zvicerani Jacques Dubochet, gjermano-amerikani Joachim Frank dhe britaniku Richard Henderson. Bëhet fjalë për një metodë efikase për të prodhuar imazhe tridimensionale të molekulave si p.sh të atyre me kancer ose me Alzheimer.

3- Zbuluesi i neutrinove. Krijimi i dedektorit portabël për disa elemente nënatomike të quajtura neutrino, por të pakapshme është vepër e një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh. Ata arritën të konfirmonin parashikimin që ekzistonte prej 4 dekadash mbi neutrinot, përmes eksperimentit Coherent kryer në laboratorin kombëtar Oak Ridge në SHBA. Ky zbulues peshon sa një mikrovalë.

4- Mbetjet më të vjetra të Homo Sapiens. Zbulimi i mbetjeve me moshë 300.000 dhe 350.000 vite u bë në Marok,150 km në perëndim të Marrakeshit. Kjo supozon  një ndryshim prej 100 000 vitesh krahasuar me mbetjet më të vjetra të gjetura deri më tani, të cilat kishin një moshë prej 195 000 vite të gjetura në Etiopi.

5- Modifikim genetik. Më shumë se 60 000 anomali genetike janë të lidhura me sëmundjet njerëzore dhe afërsisht  35 000 nga këto shkaktohen nga gabime të vogla, një ndryshim në një bazë të vetme të ADN-së sjell një ndryshim në genom. Këtë vit kërkuesit njoftuan një teknikë përmirësimi të quajtur modifikim (editing) për të korrigjuar këto mutacione, jo vetëm tek ADN-ja, por edhe tek ARN-ja. Kjo teknikë do të çojë drejt aplikimeve mjeksore.

6- BioRxiv. Science rendit rëndësinë që mori këtë vit platforma e publikimeve të artikujve shkencorë paraprakë në lëmin e biologjisë BioRxiv që ka 4 vite që është hedhur, por që në vitin 2017 gjeti mbështetjen e organizatave amerikane dhe britanike.

7- Trajtimi kundër leucemisë. FDA-ja miratoi një trajtim të ri për leuceminë, të quajtur pembrolizumab. që konkretisht është terapia e parë gjenetike kundër kancerit dhe që autorizohet në Amerikë.

8- Organgutáng i ri. Zbulimi i një lloji të ri orangutangu, i panjohur më parë, ndodhi në Sumatra (Indonezi). U quajt “Pongo tapanuliensis” dhe u gjet nga kërkuesit e universitetit të Zyrihut.

9- Akulli më i vjetër. Nxjerrja e akullit të ngrirë antarktik me moshë 2.7 milionë vite në zonë e Allan Hills u krye nga ekspertët e universitetit të Princeton-it dhe të Maine në SHBA. Ky kampion ka një moshë 1.7 milionë vite dhe është më i vjetër se çdo nxjerrje tjetër e mëparshme.

10- Terapia gjenetike. Në fund kjo revistë përfshin një punë të spitalit pediatrik Columbus në Amerikë dhe kompaninë Avexis me terapinë gjenetike përmes së cilës shkencëtarët mundën t’i shpëtojnë jetën bebeve që lindën me sëmundje neuromuskulare duke i shtuar një gen që mungonte në neuronet e shtyllës kurrizore. / Burimi: ScienceMag – Bota.al

Ëndrrat e Vuçiqit: Një ditë Serbia do të marrë punëtorë nga jashtë

Periskopi.com Lajme

Në vitin 2018 Serbia do të luftojë për fuqi të re pune, por edhe për zbutjen e papunësisë. Kështu ka thënë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Vetëm frikohem se do të detyrohemi që të importojmë punëtorë nga ndonjë shtet tjetër, por do të vijë ajo kohë, kështu që do kujdesemi për këtë”, ka thënë Vuçiq për Radio Beograd 1.

Siç vuri në dukje Vuçiq, Serbia në vitin 2018 do ta ruajë pavarësinë e saj, do të vazhdojë me reformat për anëtarësim në BE, do ta ruaj paqen dhe stabilitetin dhe do të përparojë ekonomikisht.

“Derisa Serbija do t’i ruaj financat publike, me shpejtësi do të përparojë dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë, më e rëndëishme dhe lajm i mirë për qytetarët”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund t’i ruajë lehtë shkenctarët e rinj, por do të luftojë që sa më shumë të prodhojë dhe t’i ruaj ata.

Historia e transgjinores tiranase: Prindërit donin t’më vrisnin. Policia kur na sheh na rrah

Periskopi.com Lajme

Edhe pse është i paligjshëm, një grup trangjinorësh e kanë stacionin e tyre të gjetjes së klientëve pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

Në një rrëfim për Klan Plus, një prej tyre tregon se si është përballur me dhunën në familje dhe kërcënimin për ta vrarë kur është mësuar e vërteta mbi jetën seksuale të tij.

Kjo është Hirushja, një transgjinor që jeton në Tiranë. Për të fshehur se kush është në të vërtetë, Hirushja ka vendosur që të jetojë me këtë emër. Pasi vendosi të shfaqte publikisht orientimin e vet seksual, problemi i parë me të cilin u përball ishte familja, e cila e përjashtoi dhe dëboi nga shtëpia. Transgjinori tregon për Klan Plus, vështirësitë që ka pasur me familjen, deri ushtrimin e dhunës fizike.

“Më dëbuan nga shtëpia, vëllai tha që do të të vras. Vëllezërit e mi ishin duke kërkuar se ku isha. Nga frika e madhe u largova nga imponimi i njerëzve dhe nga paragjykimi. Bëja shumë gjëra, penalizoja veten, shkoja deri aty sa thoja: “Pse vetëm unë jam në këtë botë?! Nuk ka tjetër?!” dhe tentoja të vetëvritesha”.

E braktisur nga familja, ajo ka vendosur që të fitojë para duke u futur në rrugën e prostitucionit homoseksual. Hirushja shprehet se fillimisht klientët kontaktojnë me të në rrjete sociale, e më pas lënë takimet në vende të ndryshme. Klientët janë nga më të ndryshmit.

“Ka nga ata klientë që janë më pozitë, ka edhe nga ata që janë njerëz të thjeshtë. Pastaj vijnë personat që përdorin edhe lëndë narkotike”.

Ndodh që klientët i ngatërrojnë me femra dhe kur përballen me të vërtetën kalojnë në akte dhune ndaj tyre, për shkak se mendojnë që janë mashtruar. Për Hirushen kjo është një eksperiencë e hidhur.

“Isha duke ecur dhe më tha: “Hip në makinë”. Hipa në makinë dhe nuk kisha mundësi të flisja. Në momentin që i tregova që jam transgjinore me gjuajti nga barku, aty nuk e mbajta dot më veten edhe i gjuajta”.

Por në shumë raste jo më pak të dhunshëm kanë qenë edhe punonjësit e policisë në rastet kur i kanë shoqëruar.

“Ka disa raste që shoqet e mia kanë marrë goditje nga policia. Në një rast, një police femër mori shkopin e gomës dhe filloi të qëllonte mbi një shoqen time dhe ta ofendonte me fjalë vulgare”.

Jetesa si një transgjinor në Shqipëri është padyshim e vështirë, për shkak të mentalitetit. Edhe pse një veprimtari ilegale, prostitutat homoseksuale shëtisin në orët e mesnatës pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë, që është edhe stacioni i tyre i punës./Klan Plus

 

 

 

Mustafa paralajmëron vit sfidues

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se  viti 2018 do të jetë ndër më sfiduesit për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai në një postim në Facebook uroi që të gjendet një rrugë e përbashkët dhe e prirë nga arsyeja.

“Të jemi të lumtur të gjithë ne”, përfundoi Mustafa.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Viti 2018 do të jetë ndër vitet më sfiduese për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Uroj të gjejmë rrugën tonē mē të mirë të përbashkët e të na prinë arësyeja!
Të jemi të lumtur të gjithë ne!
Isa Mustafa

 

Arbnora Ademi me këtë fotografi të mrekullueshme ua uron Vitin e Ri (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Festa e Viti të Ri është ajo që mbledh të gjithë njerëzit anëmbanë botës rreth tryezes, e janë urimet ato që përcjellin këtë natë të ndërrimit të motmoteve.

Derisa ka nisur festa, këngëtarja dhe prezantuesja Arbnora Ademi ka zgjedhur imazhe të mrekullueshme bashkë me dy mbesat dhe nipin e saj që t’ua uroj Vitin e Ri.

Arsenali i Xhakës dhe Mustafit e mbyll me barazim ndaj WBA-së vitin 2017 (Video)

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka lëshuar nga duart fitoren dhe ka barazuar 1-1 ndeshjen në udhëtim te West Bromwich Albion.

Topçinjtë kanë vazhduar serinë pozitive në Ligën Premier, duke e quar në gjashtë ndeshje rekordin pa humbje, por kanë humbur dy pikë të vlefshme nga ky takim.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjej golin e epërsisë.

Rastin më të mirë në 45 minutat e parë e kishte Arsenali që rrezikoi me anë të Alex Iwobit (16′), i cili ishte i pafat pasi goditë shtyllën.

Në pjesën e dytë, skuadra e Arsene Wengerit rriti trysninë dhe rastet për të tentuar të gjejnë golin e parë në ndeshjes.

Festa e Sanchezit pas golit të epërsisë (Getty Images)

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve atë e gjetën vetëm në minutat e fundit, ku ishte Alexis Sanchez (83′), i cili shënoi nga goditja e dënimit për 1-0.

Por, epërsia e Arsenalit nuk zgjati shumë pasi ishte Jay Rodriguez, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimit, Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa WBA në vendin e 19 me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, londinezët e presin rivalin lokal, Chelsea, ndërsa WBA-ja udhëton te West Hami.

http://www.dailymotion.com/video/x6ch140

http://www.dailymotion.com/video/x6ch17i

 

Molliqaj kujton aktivistët e dënuar edhe në urimin e Vitit të Ri

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka uruar Vitin e Ri, por ai nuk la pa përmendur edhe tre aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqin, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, për të cilët tha se gjenden padrejtësisht në burg.

Në një postim në Facebook, Molliqaj uroi që viti 2018 të jetë i fundit i padrejtësisë ndaj tyre.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Molliqajt:

Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!
Uroj që sonte të kaloni një natë të mirë pranë më të dashurve tuaj.

Nuk mund t’ua uroj Vitin e Ri pa menduar për Frashërin, Egzonin e Atdheun të cilët gjenden padrejtësisht në burg. Viti 2018 do të jetë vit i fundit të padrejtësisë ndaj tyre.

Vajza e artë

Periskopi.com Sporti

Për vajzën nga Peja, e cila kishte nisur të merret me sportin e xhudos në moshën 8 vjeçe, askush nuk kishte menduar se do të bëhej kampione e botës dhe kampione olimpike.

Për të thuhet se ka bërë atë që politikanët nuk e kanë arritur. Ajo ka bërë që të ngrihet dhe nderohet flamuri i Kosovës në dy nga vendet, të cilat nuk e kanë njohur atë, në Rusi në Kampionatin Botëror në vitin 2014, si dhe në Rio de Janeiro në Brazil, në Lojërat Olimpike në vitin 2016.

Ajo është Majlinda Kelmendi. Ajo u ngrit dhe u poq si sportiste, në klubin e xhudos “Ipon” në Pejë, në kushte të vështira pune, por me ambicie për t’u bërë e para në botë në sportin e xhudos. Fillimisht kjo ambicie, siç thotë Majlinda, për moshataret e saj, dukej vetëm si një dëshirë që mund të venitej.

“Kam qenë diku rreth 11 apo 12 vjet. Kemi dhënë një intervistë të gjitha vajzat e klubit dhe pyetja ka qenë “çka dëshiron të bëhesh kur të rritesh?’. Shumica e vajzave thanë “kampione e Kosovës”, “kampione e Ballkanit’. Ndërsa, unë thash ‘kampione e botës’. Prej atëherë kam pasur ambicie të mëdha dhe thjesht, e kam ndier që do të arrij diçka në këtë sport”, tregon Majlinda Kelmendi për Radio Evropa e Lirë.

Sukseset e Majlindës kishin nisur në vitin 2009, si kampione junior e Evropës dhe e botës. Në vitin 2013, bëhet kampione e botës, për të rritur. Majlinda pas kësaj, ndjek ëndrrën drejt olimpiadës.

“Po mendoj që në vitin 2013 nuk ka pasur shqiptar në botë që nuk e ka dëgjuar emrin e Majlinda Kelmendit dhe që nuk ka dëgjuar për rrëfimin tim. Sigurisht, që kulmi ka qenë në Lojëra Olimpike në Rio”.

“Ndihem shumë mirë, sidomos në shtetet, në të cilat marrim pjesë, që nuk e njohin Kosovën, aty jam shumë e motivuar. Aty jam shumë e vendosur për fitore, vetëm për shkak se mundohen që të të injorojnë, pavarësisht se sa ti je i mire. Ndoshta kjo nuk ka të bëjë me sportin, por ka të bëjë me shtetin. Kështu që jam shumë krenare që kam arritur ta ngriti flamurin në Brazil, por sidomos në Rusi” , shprehet ajo.

Majlinda Kemendi ka pasur oferta të majme nga vende të caktuara që t’i përfaqësojë ato në gara botërore dhe olimpike. Siç thotë ajo, ofertat e tilla kanë qenë milionëshe. Por, ajo i ka refuzuar dhe për këtë nuk është penduar asnjëherë.

Aktualisht, Majlinda është duke u rehabilituar pas lëndimit dhe operacionit. Megjithatë, sipas saj, shpenzimet për trajtimin pas operacionit dhe për rehabilitim, i ka mbuluar nga xhepi i saj dhe trajnerit Driton Kuka, sepse ndihma e shtetit ka qenë nën kufijtë e ndihmës modeste.

“Kur Majlinda fiton, krejt Kosova është në këmbë. E tash që Majlinda është e lënduar, është një qetësi absolute. Kështu që kur i mendoj këto gjëra, ndoshta për një moment, mund të dekurajohem. Mirëpo, nuk mendoj shumë për këto gjëra”.

“Kështu si person, ndoshta jashtë sportit të xhudos, jam e butë, jam e ndjeshme. Ndoshta gjërat, të cilave nuk duhet t’iu kushtohet rëndësi, më bëjnë të ndihem keq. Në anën tjetër, jam me karakter shumë të fortë. Vështirësitë që i hasi, jo vetëm në xhudo, por në përgjithësi në jetë, me bëjnë ende më të fortë”, thotë xhudistja Kelmendi.

Por, kush është Majlinda Kelmendi për qytetarët e vendlindjes së saj, Pejës? Ata flasin me admirim për të.

Rukie Nimanaj thotë se Majlinda i ka bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës:

“Majlinda Kelmendin unë e shoh si krenarinë e Kosovës. Unë e shoh si shembull. Kisha pasur dëshirë që edhe shumë femra tjera të jenë si ajo”.

Azem Isuf Muriqi e konsideron Majlindën si bijë të Kosovës:

“Majlinda Kelmendi është mbretëresha e Kosovës. E ka zënë vendin e parë, e kemi marrë medaljen e artë, të parën në Kosovë”.

Leonita Mulliqi, e cilëson Majlindën si vlerë të vendit:

“Është një krenari që e ka treguar veten në shumë aspekte. Është vlerë për ne”.

Sadik Bytyçi thotë se Majlinda është inspirim për sportistët tjerë:

“Majlinda Kelmendi, për mua është mbretëreshë e sporteve, sipas mendimit tim. Është inspiruese për sportistët e Kosovës. E falënderoj për gjithçka që ka bërë”.

Përderisa emri i Majlindës është përmendur edhe në Kombet e Bashkuara, për vetë atë, xhudoja më nuk është vetëm sport. Pas rehabilitimit, ajo thotë se sërish do t’ia mësyjë arenës së këtij sporti.

Viti i cenimit të miqësisë me aleatët

Periskopi.com Lajme

Viti 2017, nga aspekti i brendshëm është cilësuar si vit i zgjedhjeve. Një vit që ka dëshmuar jostabilitetin funksional të institucioneve, rënien e një qeverie dhe ngritjen e një qeverie të re, që mblodhi në vete spektrin politik, të njohur si krahu i luftës.

Por, nga aspekti i jashtëm, ky vit sfidoi një prej vlerave më të mëdha që e kishte krijuar shtetësinë e Kosovës – miqësinë e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Mospërfillja e vazhdueshme e kërkesave të aleatëve për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe sidomos përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nga vetë diplomatët ndërkombëtarë, u cilësuan si veprimet që e cenuan partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate të Bashkimit Evropian.

Problemet me akuzat për krime lufte, nisën që më 4 janar kur autoritetet franceze ndaluan liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u ndalua mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, me akuzën për krime lufte.

Haradinaj u mbajt fillimisht në paraburgim dhe më pas u lirua me kusht nga gjykata franceze në Colmar. Kurse, lirimi i plotë i tij ndodhi më 27 prill, pasi që Gjykata në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim bashkë me akuzat e autoriteteve serbe për krime lufte.

Me t’u kthyer në Prishtinë, Haradinaj, ndër tjera, u zotua se nuk do të lejojë që Kosova të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke pretenduar se me anë të saj, Kosova do të humbë 8 mijë hektarë tokë.

Ishin pikërisht polemikat e shumta rreth ratifikimit apo dështimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që çuan në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa.

Procedura e rrëzimit të Qeverisë kaloi përmes votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend, ku ndër ata që e votuan rënien e Qeverisë ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në koalicionin e atëhershëm qeverisës.

Për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë votuan 78 deputetë, kundër tij votuan 34, kurse abstenuan 3 deputetë.

U harroftë si dekadë e pajetuar

Fatlum Sadiku Op-Ed

Për Albanën 7-8 vjeçare në fshat, brilante në matematikë, por që rrethohet nga zagarë gjuetie

Për Fatjonën 14 vjeçare  po në fshat, pasionante e letërsisë, gjuhëve,  por që edhe kjo në rastin më të mirë rrethohet nga të afërm  që zhvaten në mini-firmën private poshtë ambulances së fshatit

Për Fatlumin, adashin tim, mes mbetjes këtu dhe ikjes rishmi në Gjermani

Për Diellzën 16-17 vjeçare e besatuar së voni në mësim

Për Bashkimin, historianin e ri që uroj të mos helmatisë nxënësit me një historiografi kredibiliteti i së cilës s’kalon Rozhajën

Për Ritën, që jo vetëmse ndjen pafuqinë e kauzës së feminizmit kur sheh se vriten gra me sopatë, por që edhe po humb shpresat në këtë vend që të poshtër

Për Shkëlqimin, komshiun e bashkëlojtarin që iu vra pasioni i basketbollit

Për Gazin e banesave, që aq sa di batuta ka nevojë për punësim

Për Samirin që ashtu si mua e venitë kasabaja

Për Hanën që këtu-ja ia vret gjenialitetin artistik

Për Viskën, motrën e madhe – forcë dhe shtytje për mua, dhe që dallimi në moshë nuk na ndalon të kuvendojmë deri n’qorr t’sabahit…

Për Gresën, tezën Florinë e axhën Nezir, të pakursyer në njerëzore…

Për Ardianin, luftëtarin e letrave, që mërzia e këtij vendi e bëri të qajë për prezantimin e Revistës por që puna do i buzëqesh

Për Rrustën, që e madhështon pasioni e jo profesioni…

Për Samiun që shpon me humor mbi groteskën e liderthëve xhuxh

Për Agonin, pasionantin e palodhur të leximit…

Për Seadin, vëllaçkon, që teksa përndritë nga Skandinavia e ftohtë, di se ngrohtësia e Ballkanit dhe vendeve tona injorante është diçka që duhet ruajtur e kultivuar…

Për Shkëndijen, që Barnatorja ia mundëson pasqyrën e sociologjisë së qytetit në vdekje

Për Fjollën, dhe “një qytet që e mytëm vetë” me shpresën të mos gabojë politikisht

Për Besartin, dromcën e fundit të qytetarisë politike në Mitrovicë

Për punëtorin e Qebaptorës që ia helmojnë 200 eurot, me llagape e të shara

Për Nehatin, shokun e të mesmes, axhystatorin e pullazxhiun, që në vend se të na vajtojë të dyve, lavdëron mua e harron veten

Për shoqen Diellzë, arkitektën e sorollasin duke i ofruar page-lëmoshe, ose mbetjen pa punë

Për Egzonin, që posa të kthehet ndodh ta pret fati i njejtë me të Diellzës

Për Bilginin, që aq shumë frymë harxhoi me mua e me shokët duke u përpjekur të nis diçka intelektuale në këtë vend, për zhgënjimet e gulçimet tona të një sofre…

Për Valin, historianin më premtues të vendit…

Për Gjyshincën që ka ikur nga virtualiteti

Për Shqiprimin, në angështi mes pashpresës kosovare, rritjes së ndikimit politik  mbi arsimin në Turqi, dhe “tokës së premtuar” – Kanadasë

Për Vesën e Rudinën që s’durojnë të komplesuarit

Për Shpendin, shokun dhe kolegun e ditëve të vështira

Për Fatin, faji i vetëm pse është e papunë sot, është lufta që bën për shpalosjen e maskarallëqeve të EULEX-it me shqiptarë

Për Nuhiun, dhe përçapjet e tij durimtare në letërsi…

Për Bacën Salë, që shqiptarin s’e sheh më të denjë përtej brendashkurajes që i bën në kuadrin e kompasit të tij satirik…

Për Temin, shokun dhe biznismenin e ndershëm që sivjet ndamë zhgënjimin e madh politik

Për Nrecën, pozitiviteti i të cilit na i shtynë ditët…

Lutem që së bashku ta harrojmë këtë dekadë…

 

Pesë ngjarjet kryesore në botë gjatë vitit 2017

Periskopi.com Lajme

Viti 2017 ishte periudhë me shumë zhvillime sidomos në shtetet e fuqishme të botës.

Shumë prej këtyre ngjarjeve e kanë tronditur opinionin publik dhe efektet e tyre do të vërehen menjëherë edhe në fillimin e vitit 2018.

Ju rikujtojmë pesë ngjarjet kryesore në botë për vitin 2017:

5. Britania gati për të dalë nga Bashkimi Evropian: Gjatë vitit që po lëmë pas Mbretëria e Bashkuar ka aktivizuar artikullin 50 që zyrtarisht tregon procesin e largimit nga Bashkimi Evropian. Largimi i Britanisë nga BE-ja do të bëhet më së largu deri në vitin 2020. 2018-ta do të jetë periudha kryesore për finalizimin e temave sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

4. Largimi i Robert Mugabes nga pushteti në Zimbabve: Sundimit të Robert Mugabes në Zimbabve për 37 vjet i erdhi fundi. Ai përfundimisht u largua nga posti i udhëheqësit pasi në nëntor të këtij viti pati kërkesa nga të gjithë qytetarët për dorëheqjen e tij. Kjo erdhi tek pasi edhe tanket u shfaqën në rrugë

3.Mosuli çlirohet nga ISIS-i: Shteti Islamik (ISIS) në vitin 2014 kishte pushtuar Mosulin, qendrën kryersore të Irakut. Por forcat e armatosura nga Britania, Franca e SHBA-ja nisën një ofensivë këtë vit për ta çliruar qytetin e Mosulit. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2017, por që mbetën të vrtarë rreth 40 mijë civilë.

2. Koreja e Veriut sfidon botën: Koreja e Veriut kishte provokuar një luftë tjetër botërore pasi në shtator të këtij viti testoi raketën balistike, e cila kishte kapacitetin ta godiste edhe Amerikën. Trump dhe Kim Jong u përfshinë në replica të ashpra, kurse edhe në vitin e ardhshëm konflikti mes dy shteteve do të jetë në qendër të vëmendjes

1.Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit: Atë që e kishte premtuar në fushatë zgjedhore, Trump e realizoi. Amerika edhe zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Veprim që solli protesta dhe reagime të ashpra. Veç kësaj Trump anuloi pjesëmarrjen e Amerikës në marrëveshjen e klimës dhe vendime tjera kontradiktore. /lajmi.net

iPhone, produkti teknologjik më i shitur i vitit 2017

Periskopi.com Tech & Auto

Në raportin e fundit të USA Today thuhet se iPhone ka qenë produkti teknologjik më i shitur për vitin 2017.

Shitjet e iPhone kanë tejkaluar shitjet e të gjithë produkteve, të marrë sëbashku, që rënditen nga pozicioni i dytë e deri tek pozicioni i pestë!

Në vitin 2017, Apple ka shitur 223 milionë iPhone, duke u bërë produkti teknologjik më popullor i këtij viti.

Në vend të dytë pozicionohet Samsung Galaxy S8 dhe Note 8 me 33 milion, të ndjekur nga Amazon Echo Dot me 24 milion.

Në vend të katërt pozicionohet Apple Watch me 20 milion dhe në vend të pestë Nintendo Switch me 15 milion. /iphonealbania

 

Tre lojtarët kryesorë të Chelseat në listën e dëshirave të Perezit

Periskopi.com Sporti

Gjiganti spanjoll, Real Madridi ka tre lojtarët kryesorë të Chelseat në radarin e tyre si objektiva primar për transferimin e tyre në 2018.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka simpati të veçantë për sulmuesin, Eden Hazard dhe ylli belg është i pari në listën e blerjeve për përforcimin e skuadrës.

Sipas babait të Hazardit, belgu ka refuzuar kontratën e re nga Blutë vetëm dhe vetëm për të nënshkruar me Realin.

Hazard është dëshirë e vjetër e Realit (Getty Images)

Interesimi i Reali nuk përfundon me Hazardin, pasi së bashku me të pëlqehet edhe portieri, Thibaut Courtois, për blindimin e portës për disa vite.

Courtois shihet si portier afatgjatë në Bernabeu (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, lista nuk përfundon këtu pasi në listën e preferencave të Perezit tani është edhe mbrojtësi Cesar Azpilicueta.

Drejtuesi i Realit e sheh reprezentuesin e Spanjës si konkurrencë të mirëfilltë për bashkëkombësin e tij, Dani Carvajal.

Azpilucueta është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat sezonet e fundit (Getty Images)

Achraf Hakimi nuk arriti të fitojë zemrën e trajnerit Real Zinedine Zidane dhe do të lejohet të lëvizë diku tjetër dhe përforcimi do të fokusohet te Azpi.

Azpilicueta është gjithashtu në listën e Barcelonës dhe nuk i ka fshehur ambiciet e tij që një ditë të kthehet në Spanjë.