Zbulohet një foto shokuese e Big Mamës, ja si dukej para se të bëhej e famshme

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja nga Maqedonia të cilën e dojnë të gjithë shqiptarët për shkak të humorit që mban, së fundi i bëfasoi ata me ndryshimin në pamje.

Të gjithë e mbajnë mend për pamjen simpatike që kishte edhe me disa kilogram më tepër, përcjell ORAinfo.

Big Mama para se të fillonte karrierën e saj si këgngëtare ishte krejt ndryshe dhe vështirë të njihet nëse e krahasojmë me pamjen aktuale të saj.

Nëj foto që dëshmon se si dukej ajo vite më parë, për shumicën e fansave të saj duket mjaft interesant dhe i çuditshëm fakti se si ka mundur kaq shumë.

Deputetja e VV’së e quan lojë me shtetin tentimin për shfuqizim të Speciales

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se liderët shtetërorë me tentimin për shfuqizim të Gjykatës Speciale kanë tentuar të luajnë me shtetin.

Ajo ka thënë se nisma e deputetëve të pozitës për shfuqizim të Speciales ishte e pasinqertë dhe joparimore. Sipas saj, liderët shtetërorë po i vënë interesat e ngushta para shtetit.

“Mendoj që Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur që nga fillimi qëndrimet e saja për Specialen. Në paraqitje të shumta e kemi bërë të qartë pse jemi kundër kësaj gjykate. Jemi në rrethana të reja politike dhe vlerësojmë se mënyra se si u soll më 22 dhjetor, por edhe si u veprua më tutje ishte e pasinqertë dhe joparimore. Edhe njëherë po tentohet të luhet me shtetin për interesa të ngushta personale”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Sa i përket ajrit të ndotur në Prishtinë, Nagavci thotë se qeveria është e obliguar të ndërmarrë një plan veprimi.

Sipas saj, diskutimet e sotme në Kuvend ishin të mira dhe se në fund të tyre duhet të nxirret një rezolutë.

“Edhe pse diskutimet ishin shumë të gjata mendoj se është mirë se çështje ajrit ju intereson qytetarëve. Duhet të ketë rezolutë në fund edhe pse për mendimin tim ka qasje të gabuar sepse është e pasinqertë, më së pari nga ai që hapi seancën dhe më pas nuk qëndroi aty”, është shprehur Nagavci.

Ajo thotë se masat e fundit të ndërmarra për ndaljen e qarkullimit të veturave gjatë ditës në qendër të Prishtinës është vetëm një nga masat që duhet ndërmarrë për ndaljen e ndotjes së ajrit.

Anxhelina shfaqet shumë sensuale në këtë foto

Periskopi.com Showbiz

Bukuroshja Anxhelina Hadergjonaj ka treguar edhe njëherë se sa sensuale është

Anxhelina, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një foto tepër seksi ku ka treguar sensualitetin e saj.

Ajo, kohëve të fundit ka realizuar edhe disa foto provokative në Tiranë, por tani ajo është rikthyer në Amerikë për të vazhduar me fotot e saj të radhës.

Fotoja e fundit nuk është një foto ku ajo ekspozon asetët e saj, por është një foto ku Anxhelina paraqitet shumë sensuale.

E tërë këtë Anxhelina thotë se e ka bërë pas një kohe të gjatë, pasi që ajo nuk ka postuar selfie

Është sensuale, apo jo?

 

Indeksi i Sundimit të Ligjit: Danimarka e para, ja ku renditet Shqipëria dhe vendet e rajonit

Periskopi.com Lajme

Publikohet raporti i drejtësisë botërore mbi “Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018”, në të cilin përfshihen 114 vende anëtare të OKB-së, mes të cilëve edhe Shqipëria.

Raporti në fjalë i publikuar në The Guardian, pasqyron respektimin e sundimit të ligjit në praktikë, ndërsa në secilin prej vendeve të përfshira në këtë raport janë intervistuar 1 mijë persona.

Pyetësori është plotësuar nga eskpertë ligjorë dhe aktivistë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërsa përmes tij synohet të matet sundimi i ligjit, bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë dhe të ekspertëve brenda vendit.

Kategorizimet bazohen në tetë faktorë: kufizimet e pushteteve të qeverisë, mungesa e korrupsionit, qeveria e hapur, të drejtat thelbësore, rendi dhe siguria, zbatimi rregullator, drejtësia civile dhe ajo kriminale.

Në rankimin global, Danimarka renditet e para, ndërsa në vendin e fundit renditet Venezuela.

Ndër vendet e rajonit, Rumania renditet më mirë se të gjitha shtetet e tjera, duke u pozicionuar në vendin e 29, ndërsa më pas renditen Sllovenia dhe Kroacia.

Bullgaria  dhe Bosnja ndajnë vendet 55 dhe 56 në renditje, dhe menjëherë pas tyre vjen Maqedonia në vendin e 57. Shqipëria renditet në vendin e 68, ndërkohë që një vit më parë ishte e 72. Ndërkohë Serbia renditet e 76.

Kosova dhe Mali i Zi nuk janë përfshirë në anketim.

Rumania performoi relativisht mirë pasi rezultati doli përpara reformave polemike në drejtësi – të cilat sipas aktivistëve do të kufizojnë sundimin e ligjit në vend dhe progresin e bërë deri tani në frenimin e korrupsionit.

Venezuela doli e fundit, poshtë Afganistanit, për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit, me hiperinflacion, gjykata të manipuluara, një sistem të dhunshëm burgu dhe një normë vrasjeje prej 56- 73 njerëzish në ditë, duke e bërë atë vendin më të dhunshëm vend në Amerikën Latine.

Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda u renditën në krye në shkallë globale falë sistemeve shumë efikase të drejtësisë që trajtojnë shkeljet.

Në Europën Lindore, Polonia pati rënien më të shpejtë vjetore për shkak të “një sistemi relativisht të suksesshëm që lëvizi shpejt në drejtimin e gabuar, me një prirje rënëse në kategori si kufizimet e fuqive qeveritare, qeveria e hapur, të drejtat themelore dhe drejtësia penale”.

Rezultatet e disa vendeve u ndikuan nga hendeku i rezultateve në fusha të ndryshme.

Për Shqipërinë problemi kryesor është korrupsioni, që duket se ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e përgjithshëm.

Të drejtat thelbësore të njeriut raportohen të kenë rënë në thuajse dy të tretat e 113 vendeve të anketuara, mes shqetësimeve mbi një rritje mbarëbotërore të nacionalizmit autoritar dhe një tërheqjeje nga detyrimet ligjore ndërkombëtare.

The Guardian citoi profesorin Samuel Moyn nga Universiteti Jeill të thotë: “mes shumë shteteve, këto të drejta thelbësore po bien pre e një kundërshtimi ndaj një ekonomie globalizuese”.

“Ringjallja botërore e populizmit, nacionalizmi autoritar dhe tërheqja e përgjithshme nga detyrimet ligjore ndërkombëtare janë trende që, nëse nuk kontrollohen, përbëjnë një kërcënim ekzistencial për sundimin e ligjit. Parandalimi i shkeljeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut është gjithmonë më mirë se kurimi i tyre pas ngjarjes”,  tha Murray Hunt nga Qendra Bingham për Sundimin e Ligjit për gazetën.

Ministri britanik jep dorëheqje për shkak të vonesës në Parlament

Periskopi.com Lajme

Një ministër i qeverisë ka dhënë dorëheqjen për shkak të mungesës së tij në Shtëpinë e Lordëve, vend ku do të duhej të ishte për t’iu përgjigjur një pyetje, raporton The Guardian.

Michael Bates, ministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DflD) që nga viti 2016, tha se “është turpëruar që nuk ishte prezent” për t’u përgjigjur, transmeton Koha.

Megjithatë, nuk është pranuar dorëheqja e tij dhe Bates duket se do ta vazhdojë në postin e tij.

Dorëheqja e shkurtër cilësohet si një nga më dramatiket në vitet e fundit. Bates, që është pjesë e Shtëpisë së Lordëve që nga viti 2008, u ngrit për të dhënë dorëheqjen pasi nuk ishte në vendin e tij për t’iu përgjigjur një pyetje nga kolegia, Ruth Lister.

“I kërkoj falje të sinqertë Baroneshës Lister për sjelljen time të keqe për të mos qenë në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes së saj për një çështje shumë të rëndësishme në fillim të pyetjeve”, është shprehur ai. “Gjatë pesë viteve kam pasur privilegjin të përgjigjem në emër të Qeverisë, gjithmonë kam besuar se duhet të ngrihemi në standardet më të larta të mundshme të mirësjelljes dhe respektit në përgjigjet në emër të qeverisë dhe në pyetjet legjitime të legjislaturës”.

“Më vjen turp të mos jem në vendin tim dhe për këtë arsye i ofroj dorëheqjen time kryeministrit me efekt të menjëhershëm. Kërkoj falje”, ka thënë Bates, që më pas u largua nga foltorja.

Mos i injoroni kurrë dhimbjet e kokës, ja pse

Periskopi.com Shëndeti

Dhimbjet e kokës janë bërë aq të shpeshta sa që shpesh konsiderohen si pjesë e jetës së përditshme.

Mirëpo mjekë të kësaj fushe kanë bërë thirrje që këto dhimbje të mos lihen anash.

Sipas Michael Munger nga Kansas, dhimbjet e kokës që shfaqen më shumë se dy deri në tre herë në javë, përbejnë arsye për t’u kontrolluar.

Munger ka thënë që nuk duhet të alarmoheni megjithatë dhimbjet e tilla mund të paralajmërojnë ndonjë problem mjekësor.

Kontrollimi i menjëhershëm mundëson që të kuptoni shkaktarin e dhimbjeve dhe të parandaloni ato.

Në Itali po shiten shtëpi me vetëm 1 euro, mësojeni për çfarë po bëhet fjalë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Në ishullin mesdhetar të Sardenjës, në një destinacion malor si Barbagia kanë filluar të shiten shtëpi të braktisura.

Çmimi që autoritetet kanë vendosur është vetëm 1 euro.

Pas shumë mashtrimeve, siç shkruan CNN , ky është qyteti i parë që duket se do e mbajë premtimin.

Mbi 200 banesa të ndërtuara me gur, do të shiten, dhe duke qenë se ato janë në gjendje të keqe detyra juaj është që brenda tre vitesh ta rinovoni atë.

Kjo është një taktikë e autoriteteve vendase për të shtuar popullsinë në këtë zonë, pasi kohët e fundit popullsia brenda një shekulli në këtë zonë është përgjysmuar.E.D

Kjo bimë shqiptare parandalon rënien e flokëve

Periskopi.com Shëndeti

A e dini që bima më efektive për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimuluar rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?

Sherebela njihet botërisht për përdorimin e saj në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies.

Ja sa i lehtë është përdorimi i saj:

Shtohet në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri.

Vaji esencial i sherbelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet. Ai ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese.

Serbia e Mali i Zi mund të hyjnë në BE edhe para vitit 2025

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka deklaruar se sot se është e mundur që Serbia e Mali i Zi të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian edhe para vitit 2025, transmeton Koha. 

Ai ka shtuar se është optimist lidhur me hapjen e kapitujve të rinj dhe mbylljen e të tjerëve që tashmë janë hapur.

Tajani ka thënë se, siç përcjell “blic” i Beogradit, Jean Claude Juncker dhe Donald Tusk, kryetari i Komisionit Europian dhe ai i Këshillit Europian, do ta vizitojnë Serbinë dhe do të rekomandojnë se Serbia është e rëndësishme për BE-në ashtu sikur BE-ja që është e rëndësishme për Serbinë, ndërsa ka shfaqur kënaqësinë që më shumë se gjysma e popullatës serbe është për anëtarësim në BE.

Serbia është kandidat prijës për anëtarësim në BE falë arritjeve të saj, citohet të ketë thënë ai sot gjatë qëndrimit në Beograd.

Bileta e aeroplanit Cyrih – Prishtinë, më e shtrenjta në Europë

Periskopi.com Lajme

Luan Morina është një i ri shqiptar nga Zvicra. Ai ka inicuar një ndërmarrje interesante: të luftojë kundër çmimeve të larta të biletave të aeroplanëve që qarkullojnë në linjat Cyrih-Prishtinë-Cyrih. Dhe, në shënjestër të fushatës së tij Luani ka kompaninë ajrore zvicerane “Swiss”, e cila siç thotë ai, duke pasur monopolin, mban përgjegjësinë për këto çmime të larta.

“Swiss duhet të ndalë zhvatjen që u bën shqiptarëve” , shkruan blick.ch duke cituar të riun shqiptar me prejardhje nga Kosova, i cili jeton në Winterthur të Kantonit të Cyrihut.

Luani, ashtu sikurse shumica e mërgimtarëve, i kalon pushimet në Kosovë, ku shkon për çdo vjet në fshatin e prindërve të tij. Për këtë, atij i duhet të paguajë shtrenjtë, nëse nuk dëshiron të shkojë me makinë dhe t`i kalojë rrugëve mbi 20 orë të pushimeve të tij, transmeton albinfo.ch.

Puna e çmimeve të larta të fluturimeve “është gjithmonë temë e madhe gjatë pushimeve verore. Ne, shqiptarët e Kosovës kemi përshtypjen se “Swiss” po e përdor pamëshirshëm kuazimonopolin që ka”, thotë Morina.

Ndërkaq, konstatimin se biletat për në Prishtinë nga metropoli zviceran janë më të shtrenjtat, e nxjerr edhe vetë portali. Gazetari e merr një mostër nga njoftimet zyrtare për fluturimet e 14 korrikut, ditës kur konsiderohet se fillojnë pushimet verore në Zvicër. Ata që duan t`i bëjnë pushimet në Kosovë nga 14 deri 28 korriku  duhet të paguajnë 711 franga për person, shkuarje-ardhje!

Në datat e njëjta, një biletë me kthim për Beograd, Romë ose Madrid kushton deri 50% më pak. Shkurt: te “Swiss”-i, Prishtina është destinacioni dukshëm më i shtrenjtë në Evropë.

Ndërkohë që Morina thotë se ne “shqiptarët e Kosovës jemi të frustruar dhe nuk durojmë më një gjë të tillë”, gazeta konstaton se ata, thjesht, nuk kanë alternativë tjetër. Kjo për faktin se “Swiss” së bshku me partneren e tij “Edelweis” është kompania e vetme që ofron fluturime direkte për në Prishtinë, krahas kompanisë gjermane “Germania”, përcjell albinfo.ch. Por te “Germania” fluturimet mund të sigurohen vetëm indirekt, përmes agjencive turistike (të shqiptarëve, kryesisht) dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndonëse nga Baseli ka fluturime me “EasyJet”, me çmime më të ulëta, për të rinjtë nga Cyrihu kjo gjë nuk duket shumë e levërdishme.

“Swiss” nuk ka dashur të sqarojë në detaje këtë dallim të madh të çmimeve në mes të biletave për në Prishtinë dhe atyre në qytetet tjera evropiane. Thjesht, çmimet i përcakton oferta dhe kërkesa në treg, thonë nga kompania. Këtu nënkuptohet edhe mungesa e konkurrencës dhe kështu, ngritjen përnjëhershme të çmimeve që bëhet me të filluar sezoni i pushimeve, “s`ka kush që e ndal”.

Për shqiptarët e Kosovës, një fluturim i tillë gjatë sezonit të pushimeve verore është thjesht i pamundur, kur ata janë me familje me mbi 2 fëmijë, thotë Morina, transmeton albinfo.ch. Ndërsa “alternativa”, udhëtimi me veturë për rreth 20 orë i një rruge të gjatë rreth 1800 kilometra, është e rëndë. Përveç vështirësive për ta përballuar fizikisht, ajo rrugë lidhet edhe me shumë maltretime të udhëtarëve kosovarë, në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare në Evropën Jugloindore (Ballkan), shkruan portali zviceran.

Përfundon ndeshja Leganes – Sevilla, gjithçka vendoset në ndeshjen e dytë (Video)

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja mes Leganes dhe Sevillas në kuadër gjysmë finalës të Kupës së Spanjës.

Rezultati përfundoi 1 me 1. Sevilla është në avantazh, pasi që shënoi gol si mysafir, por gjithçka do të vendoset javën e ardhshme, ku do të luhet ndeshja e dytë në stadiumin e Sevillas ‘Roman Sanchez Pijuan’, transmeton Periskopi.

Të parët në ëpërsi kaluan ‘andaluzianët’ me anë të Luis Muriel në minutën e 21’të. Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 56-të, greku Dimitros Siovas barazoi rezultatin dhe kështu më nuk pati gola.

Ndeshja tjetër e gjysmëfinalës në mes të Barcelonës dhe Valencias zhvillohet nesër me fillim prej orës 21:30. /Periskopi

Këto janë golat e ndeshjes Leganes – Sevilla:

 

Policia deklarohet për bllokimin e rrugëve në qendër të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Implementimi i planit për të ndaluar futjen e veturave në qendër të qytetit të Prishtinës, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, ka shkuar sipas parashikimeve.

Qamil Behrami, shef i policisë së trafikut në kryeqytet, ka thënë për Indeksonline se plani për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet sot ka shkuar pa telashe të mëdha, pavarësisht asaj që shumë shoferë nuk kanë qenë të informuar për vendimin që kanë marrë institucionet.

“Qytetarët në përgjithësi e kanë mirëpritur vendimin për të ndaluar veturat të futen në qendër të qytetit. Ka pasur edhe të atillë që nuk kanë qenë të informuar, mirëpo pas komunikimit të zyrtarëve policor me ta gjithçka është tejkaluar. Policia ka kryer punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, mirëpo shpresojmë që në ditët në vazhdim të shtohet numri i zyrtarëve pasi që dy rrugët kryesore kanë shumë hyrje-dalje dhe ne aty duhet të vendosim policë”, ka thënë Behrami për Indeksonline.

Behrami ka njoftuar se vendimi mbetet në fuqi dhe nesër sërish do të jenë rrugët e mbyllua sikurse sot.

Vendimi për implementimin e një plani të tillë rrugor erdhi pas reagimeve të shumta lidhur me tejkalimin e normales së nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Madje lidhur me gjithë këtë, sot ka filluar dhe zhvillimi i debatit në Kuvendin e Kosovës për ndotjen e ajrit.

Pavarësisht se sot në Prishtinë lëvizja e veturave ishte më e vogël, ajri edhe në këtë mbrëmje vazhdoj të jetë në një nivel mjaft të lartë të ndotjes.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Albena Reshitaj përgjatë seancës së jashtëzakonshme për ajrin, ka përmendur shkaktarët e gjithë kësaj ndotje.

Reshitaj ka thënë se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë, duke përmendur se filtrat e Termocentralit Kosova B nuk janë kontrolluar prej vitit 1985.Të njëjtë më pas e tha edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili tregoi se Termocentralit Kosova A i janë ndërruar filtrat, por jo edhe Termocentralit Kosova B.

Shpëtohen 9 shqiptarë nga mbytja mes kanalit ujor që ndan Anglinë dhe Francën

Periskopi.com Lajme

Nëntë emigrantë shqiptarë u shpëtuan në një grykë të vogël në mes të kanalit ujor që ndan Anglinë Jugore me Francën Veriore, teksa po përpiqeshin të kalonin mes erërave të forta.

Tre anije shpëtimi dhe një helikopter u aktivizuan për të gjetur anijen, pasi u raportua se disa njerëz ishin në telashe.

Të tetë burrat dhe një grua u morën nga anija në 5 të mëngjesit të mërkurën.

Ata u dërguan në breg, në portin “Eastbourne’s Sovereign”, të mërkurën pasdite dhe më pas u morën në pyetje nga Policia Kufitare.

Ata ishin nisur nga Franca të martën në mbrëmje.

Një zëdhënës i Agjencisë Detare tha: “Ka të dëmtuar, por jo vdekje. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Ata vetëm i ka zënë deti.”

Akoma nuk dihet si u dërgua sinjali për ndihmë nga anija me shqiptarë, sikurse nuk dihet se çfarë ndodhi që anije të kishte problem. Policia Kufitare përjashton problemet me motorin.

Raportohet se Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Deputeti i Doverit, Çarli Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht.

“Kjo ngjarje vërteton sërish se çfarë janë gati të bëjnë njerëzit për të ardhur në Angli. Janë gati të rrezikojnë edhe jetën e tyre. Nuk ka gjë më të rerzikshme se sa të kalosh mes këtij kanali në një varkë të vogël gjatë dimrit.

Ne e dimë se më shumë emigrantë po kthehen nga Calais, pas komenteve të fundit nga Presidenti Macron.

Kjo është arsyeja pse duhet të jemi më vigjilentë se kurrë dhe të mbrojmë kufijtë tanë.” – u shpreh deputeti Elfik.

Javën e kaluar u zbulua se qindra emigrant po jetojnë momentalisht afër portit të Calais në Francë, teksa përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shkuar në Britani./syri.net

Vazhdon rënia e Bitcoinit – kjo është vlera që ka rënë brenda 24 orëve

Periskopi.com Tech & Auto

Vlera e Bitcoin ka rënë me më shumë se 11% gjatë 24 orëve të fundit. Valuta digjitale ka rënë nën 10,000 dollarë, për herë të dytë në më pak se dy javë, ndikuar gjerësisht nga njoftimet se zyrat e këmbimit Bitfinex dhe Tether për valutat digjitale janë pezulluar nga organet rregullatore të SHBA.

Bitcoin aktualisht mban vetëm 33.6% të vlerës globale të tregut të valutave digjitale, sipas “CoinMarketCap.com”.

Momentalisht vlera e Bitcoin-it është 9 933 dollarë, duke ‘trembur’ ata që kanë vlerë këso kriptovaluta.

Rreth Bitcoin ka pasur shumë polemika, pasi fillimisht ishte ngritur shumë, dhe më pas kishte rënë shumë shpejt, shkruan albinfo.

Analistët kanë dhënë mendime të ndryshme, ku disa thonë se duhet investuar e disa assesi.

Katër skuadra luftojnë për t’u bërë ‘hije’ e Manchester Cityt

Periskopi.com Sporti

Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet e xhiros së 25-të në kuadër të Premier Ligës. 

Manchester City ka fituar kundër West Bromwich Albion me rezulta 3:0 dhe kështu vazhdon i ‘pa trembur’ drejt titullit të tretë të Premier Ligës.

Skuadra e Guardiolës së fundmi transferoi Aymeric Laporten nga Athletico Bilbao për një shumë 65 milionë euro dhe kështu që nga vera ‘qytetarët’ kanë shpenzuar plotë 300 milionë euro në mbrojtje.  Prandaj, tashmë është shumë vështirë të besohet që ndonjë skuadër mund të ja rrëmbej titullin skuadrës së Guardiolës, kështu duke e marrë parasysh edhe humbjen e Manchester Unitedit nga Tottenham me rezultat 0:2.

Tashmë gara për vendin e dytë është bërë interesante, për të cilën do të luftojnë katër ekipe.  Manchester United, Liverpool,Chelsea dhe Tottenham luftojnë  për t’u bërë ‘hije’ e Manchester Cityt.

Liverpooli fitoi mbrëmë si mysafir i Huddersfieldit me rezultat 3:0. Me të njejtin rezultat humbi sot Chelsea ndaj Bornemouth në shtëpi,  dhe tashmë është në pozitën e katërt.

Arsenali i vendit të gjashtë humbi nga Swansea me rezultat 3:1 dhe kështu mbetet larg për vendin e katërt të cilen e mbanë Chelsea me 50 pikë.

Kjo është tabela e Premier Ligës pas xhiros së 25-të:

Ndeshjet e javës së ardhshme të top gjashteshes janë këto:

Burnley-Manchester City
Manchester United-Huddersfield
Liverpool -Tottenham
Watford-Chelsea
Arsenal-Everton./Periskopi

Vuçiq: Marrëveshja detyruese me Kosovën, pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka thënë se BE pret nga Serbia dokumentin detyrues me Kosovën e pastaj ajo do të mund të bëhej anëtare e Bashkimit Europian.

Ai ka nënvizuar se kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani, gjatë takimit me të, ka insistuar se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojë. Tajani po ashtu ka thënë se Brukseli pret që Beogradi të bëhet anëtar fuqiplotë i Bashkimit Europian pasi kur ta nënshkruaj me Prishtinën Marrëveshjen detyruese juridike.

Serbia ka theksuar Tajani, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të punojë për stabilitetin në rajon.

Kryetari serb ka përfunduar se me Tajanin është biseduar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ata kanë theksuar se “hetimet duhet të jenë të fuqishme dhe se vrasësit duhet sa më parë të sillen para drejtësisë”.

​Gazetari i njohur ia përplasë në fytyrë Haradinajt: Po luani lojëra e po kërcënoni, si po prisni që BE’ja t’ju ndihmojë?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përballur me disa pyetje të vështira, gjatë një interviste në emisionin “Zona e konfliktit”, të Deutsche Welles.

Njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, Tim Sebastian, e ka pyetur shefin e ekzekutivit kosovar se si mund t’i besojë Bashkimi Evropian në të ardhmen Kosovës, kur ajo nuk po i respekton obligimet ndërkombëtare.

“Po luani lojëra me Gjykatën, kërcënoni se do t’ia ktheni shpinën demarkacionit, dhe prapë doni që BE’ja t’ju ndihmojë. Ankoheni që s’njiheni nga pesë vende të BE’së, e quani hendikep. Si mund t’ju besojnë në të ardhmen, s’i mund t’ju ndihmojë BE’ja, kur s’i respektoni obligimet ndërkombëtare?”, e ka pyetur Sebastian, Haradinajn.

I pari i qeverisë kosovare ka thënë se Kosova po e pret që disa vite njohjen nga disa shtete të BE’së, që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

“Po i presim që disa vite të na njohin. Sfidat tona po bëhen më të mëdha për shkak të kësaj situate”, është përgjigjur Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“BE’ja s’mund të komunikojë me ne si partner. Kur unë jam në Bruksel, flamuri kosovar s’është aty”, është shprehur ai.

Haradinaj ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE’së kanë nisur shumë kohë para se të shfaqej problemi me ratifikimin e demarkacionit

“Marrëdhëniet tona me BE’në janë më të hershme. Fatkeqësisht, mendoj se BE’ja s’i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje rajonit dhe vetë Kosovës”, ka thënë ai.

“Nuk e fajësoj BE’në për detyrat tona, por kërkoj që të gjitha vendet e BE’së të kenë një qasje të njëjtë karshi Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, përgjigja s’i ka bërë shumë përshtypje gazetarit. “Nëse s’i pranoni rregullat e këtij klubi që doni t’i bashkoheni, pse t’i bashkoheni?”, e ka pyetur ai, Haradinajn.

“I pranojmë rregullat, logjikën, parimet e BE’së. Po punojmë fort për kohezion të brendshëm, për bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve, për sundim të ligjit, për ekonomi dhe për paqe të qëndrueshme”, është përgjigjur shefi i ekzekutivit kosovar.

“Ne jemi në Evropë, jemi lënë çështje e hapur, punë e pakryer, nga Evropa dhe Amerika”, ka thënë Haradinaj më vonë.

“Shumë probleme lidhen me gatishmërinë e BE’së për të ecur përpara”, ka vlerësuar ai.

“Ne jemi të përgjegjshëm karshi Evropës”, ka thënë kryeministri kosovar.

Më herët, Haradinaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

BE’ja le t’i ndëshkojë politikanët, por qytetarët s’kanë faj, ka thënë ai.

Kryeministri është pyetur edhe rreth Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.

Kryeministri deklaruar se Gjykata ekziston, dhe nuk vihet në pikëpyetje.

Ai ka theksuar se asaj nuk i frikësohet personalisht, dhe se është i gatshëm të dorëzohet, nëse ngrihet aktakuzë kundër tij.

 

Mos i çelni dritaret!

Zenun Çelaj Op-Ed

Meqë kryeqyteti i Republikës sonë u listua në ditët e kaluara si më i ndoturi në botë, dhe ende vijon të mbetet mes më të ndoturave, u rihap si temë ndotja. Ajo që pasoi nuk ishte aq serioze nuk ishte një reagim serioz nga politika. U bllokuan vetëm rrugët kryesore që shpijnë në qendër të Prishtinës, ndërkohë që ende nuk ka matje për pjesët e tjera të vendit.

Periskopi iu sjell një artikull të shkruar nga Zenun Çelaj për të Rilindjen në vitin 1989 mbi këtë çështje. Kjo gjeti është bërë nga bloku Sbunker, dhe portali e sjell të paredaktuar.

Sinjali i kuq i rrezikut nga ndotja është ndezur kaherë, porse disa bëhen sikur nuk kanë sy. – Kosova – pjesa më e ndotur në Jugosllavi. Tashmë mund të flitet (dhe po flitet) për pasoja.

PASOJAT PËR SHËNDET

Ndonëse ende nuk kanë përfunduar analizat e rezultateve të ndikimit të materieve që më së shpeshti ndotin ambientin në Kosovë, dihet se si pasojë e tyre është shtuar morbiditeti, invaliditeti dhe mortaliteti. Posaçërisht hetohet shtimi i sëmundjeve kardiovaskulare, të karcinomës, të sëmundjeve të veshkëve, të organeve të frymëmarrjes, të enëve të gjakut dhe të lindjeve me të meta.

(14 shkurt, 1988) – Edhe ndonjë ditë, po vazhdoi kështu ritmi i ndotjes së ambientit në Kosovë, nuk duhet të habitemi nëse nga specialistët për ruajtjen e shëndetit marrim këshilla të përditshme: “Çdo mëngjes lani duart, pastroni faqet, dhëmbët, bëni fiskulturën e mëngjesit dhe, më kryesorja – mbani dritaret e mbyllura, që të mos thithni ajër të mbushur me helme!” Në një pjesë të Kosovës kjo këshillë do të ishte shumë aktuale edhe sot, meqë niveli i ndotjes së ajrit dhe i ujit kapërcen shpesh kufirin e koncentrimit të lejueshëm të materieve të dëmshme.

Këtë rrezik do ta ketë pasur parasysh hartuesi i Kushtetutës, në të cilën thuhet se “Punonjësit dhe qytetarët, OPB-të, Bashkësitë shoqërore-politike, kanë të drejtë e detyrë që të sigurojnë kushtet për ruajtjen e ambientit të njeriut dhe të pengojnë e eliminojnë pasojat e dëmshme, të cilat, me ndotjen e ajrit, të tokës, të ujit dhe të rrjedhave të ujit, me zhurmë ose në mënyrë tjetër, rrezikojnë këto vlera apo edhe sjellin në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut.” Këtu mbështeten dispozitat e ligjit me të cilin sigurohet kjo detyrë dhe e drejtë.

Nga buron ndotja?

Dy janë burimet kryesore të ndotjes së ajrit e të ujit në Kosovë: “Trepça” dhe “Elektroekonomia” e Kosovës. Porse këtyre u ndihmojnë edhe ndotës të tjerë më të vegjël industrialë.

Po të matej niveli i zhvillimit me nivelin e ndotjes së ambientit, Kosova do të ishte pjesa më e zhvilluar e vendit, meqë rezultatet e matjeve tregojnë se kosovarët thithin ajrin më të ngarkuar me materie të dëmshme për organizëm, pijnë ujin më të ndotur dhe kanë ambientin më të shkatërruar në vend, kryesisht si pasojë e punës së objekteve industriale dhe të papërgjegjësisë së njeriut. Kështu mbase do t’i jetë bërë qejfi një politikani (edhe sot aktiv), i cili sinjalizimit të rrezikut nga ndotja e ambientit i përgjigjej: “Ku ta ketë fatin Kosova që të ketë ambient të ndotur nga një industri e zhvilluar”, i cili sigurisht aso kohe (para nja dy dekadash) reflektonte një gjendje të palakmueshme të nivelit të zhvillimit ekonomik të kësaj Krahine, porse pasqyronte edhe shkurtpamësinë e vet dhe të bashkëmendimtarëve jo të pakët, të cilës  tani i paguajmë tagrin. Politikanit në fakt një dëshirë iu mbush, sepse Kosova është shpallur me ambientin më të ndotur në vend, por jo të dyjat, meqë Kosova ka edhe epitetin e visit më të pazhvilluar në vend.

Në fakt struktura e papërshtatshme e ekonomisë, e mbështetur kryesisht në prodhimin e lëndëve të para, në shfrytëzimin pa kontroll përkatës të pasurive nëntokësore dhe pa masa përkatëse në ruajtjen e ambientit, i ka dhënë krah prishjes së baraspeshës ekologjike në Kosovë, sa që në disa mjedise jetën e ka bërë të padurueshme. Pasojat për shëndetin e njeriut po ashtu janë evidente, sidomos në rajonin e Mitrovicës së Titos dhe në vendbanimet që shtrihen në rrafshinën e Kosovës përgjatë Sitnicës deri në Ferizaj, posaçërisht në Prishtinë me rrethinë.

Ç’thithim me ajër?

Sasia e materieve ndotëse, të cilat lirohen nga industria e Mitrovicës së Titos, pra “Trepça”, që koncentrohen në ajër dhe që banorët e kësaj ane dhe me kilometra larg saj i thithin përmes ajrit është disa fish mbi koncentrimin e lejueshëm. Ndër të tjera, dioksidi i sulfurit shpesh ka koncentrim 16 herë mbi sasinë e lejuar, por ka pasur raste kur ky koncentrim ka qenë edhe 38 herë më i lartë, kurse numri i ditëve me koncentrim më të lartë se që lejohet deri dyqind ditë (sasia e lejuar e dioksidit sulfurik në ajër është 1,50 mikro – gramë në një  metër kub, ndërkaq ka pasur ditë kur ky koncentrim ka qenë deri në 6 mijë mikro-gramë në një metër kub). Po ashtu edhe koncentrimi i plumbit ka pasur raste që ka qenë 13 herë mbi atë të lejuarën (lejohet vetëm 7 mikrogramë në një metër kub.)

Dioksidi i sulfurit dhe plumbi janë materiet më të dëmshme për organizëm dhe prandaj u morën shembull. Nga industria e Mitrovicës së Titos, pos me këto ajri ndotet edhe me zink, kadmium, arsen, fluor e materie të tjera. Pas disa matjeve që janë ndërmarrë, situata ka nisur të përmirësohet, por jo me ritmin as në nivelin që duhet.

Asgjë më pak i rrezikshëm për ambientin nuk është Elektroekonomia e Kosovës. Brenda një dite, në kushtet kur elektrofiltrat funksionojnë 99%, përmes tymtarit të një termocentrali me forcë 200 megavatësh lirohen në ajër rreth 22 tonelata dioksid sulfuri, rreth 4,9 tonelata okside azotike dhe rreth 8,2 tonelata hi fluturues. Llogaria del e qartë kur dihet kapaciteti shumë fish më i madh se shembulli i marrë dhe fakti se elektrofiltrat në një pjesë thuaja nuk funksionojnë fare, ose funksionojnë pjesërisht për shkak të pakujdesisë së faktorit njeri (në fillim të këtij viti Prishtinën me rrethinë e pat mbuluar shtresa e hirit që kapërcente milimetrin. Por, nuk janë vetëm termocentralet që e ndotin ambientin. Ndotësi më i rrezikshëm në fakt është Gasifikimi, i cili liron në ajër hidrosulfid, dioksid të sulfurit, oksid të azotit, amoniak, monoksid të karbonit, hidrokarbure e lëndë të tjera.

S’do harruar fenolin, për të cilin nuk kishim dëgjuar deri sa nuk u alarmua nga Kraleva, ku arrinte përmes Sitnicës e Ibrit të ndotur nga “Trepça” dhe Elektroekonomia e Kosovës, i cili më vonë u hetua në bunarët e banorëve të Vuçitërnës dhe të disa vendbanimeve përreth.

Edhe çka e kërcënon ambientin?

Ambient i jetesës nuk është vetëm ajri. Në përgjithësi, nga pakujdesia e njeriut po degradohet edhe natyra, kurse uji që e pimë është gjithnjë e më pak cilësor. Fenoli dhe ujrat hedhurina industriale janë shkaktarë të dorës së parë të ndotjes së ujërave, por edhe kanalizimet. Thuaja në asnjë ujë rrjedhës tani nuk mund të lahesh e të mos presësh me arsye pasoja për shëndetin. Me to po ndoten edhe kopshtet dhe perimet. Në arsye blerësit u shmangen perimeve që rriten në kopshtet përreth Obiliqit dhe përgjatë Sitnicës deri në Mitrovicën e Titos. Stacioni i dikurshëm i shpezëve shtegtar te Sllatina (afër Prishtinës), që ishte një raritet tërheqës, nuk ekziston më. Hiri dhe gazrat nga Obiliqi dhe pluhuri prej mihjeve sipërfaqësore në Bellaqevc e Dobrosellë si dhe zhurma nga aeroplanët i kanë trembur ato dhe nuk ndalen më për të pushuar në rrugë për në vise të ngrohta. Në Mitrovicën e Titos gjithnjë e më pak shihen shpezë, bile as insekte.

Qindra hektarë tokë buke e gjelbërim ndërrojnë  funksionin, ngjajnë në sipërfaqe që jemi mësuar t’i shohim në filmat fantastikë ose si pas ndonjë shpërthimi atomik, të gropuara, të zhveshura, kodra të ngritura me hi e zgjyrë pas separimit, të cilat veprojnë dëmshëm në një radius jo të vogël. Bërllogu na ka mbuluar në çdo anë. Pasojat e qytetrimit të arrirë artificialisht ndeshen në çdo hap, vetura dhe makina të tjera të papërdorshme, të hedhura, prodhime nga plastika, që era i ka shpërndarë kudo, pastaj konserva dhe… kulme fabrikash e shtëpish banimi në tokat më pjellore, janë monument i pakujdesisë dhe i primitivizmit të pashoq, pasqyrë e kulturës sonë individuale e kolektive, që rrallëkund mund të ndeshen si në Kosovë. Këto, jo vetëm që kanë pasoja për ambientin dhe për ekologjinl e çregulluar, pose edhe na bëjnë të ulim kokën para të ardhurve nga vise të tjera të vendit ose jashtë vendit. Në tërë Evropën nuk mund të shihen pamje më të papastra e më të shëmtuara se sa në Krahinën tonë dhe, për çudi, ata që duhet të jenë të shqetësuar rrinë të qetë dhe merren me politikë abstrakte duke dëshmuar talentin e ulët për këtë punë dhe duke iu përzier politikanëve të mirëfilltë dhe të paguar për të bërë politikë.

Çdo ditë në Kosovë shkatërrohen nga 2,7 hektarë tokë buke, anipse dendësia e banimit është nga më të lartat në Evropë (rreth 180 veta në një kilometër katror), kurse sipërfaqet e gjelbëruara për një banor (në vendbanimet e urbanizuara) janë as minimale, vetëm 3,8 metra katror, e sipas normave të pranuara duhet të jenë 20-25 metra, e madje, për ambiente të ndotura 65-70 metra katror.

Në anën tjetër vetëm 25,4% e banorëve të Kosovës pijnë ujë nga stabilimente qendrore, kurse analizat tregojnë se 36,6% e ujërave të kontrolluara nuk i përmbush cilësitë dhe standardet që vlejnë për Jugosllavinë.

Nisma shpresëdhënëse

Ç’është e vërteta, problematika e mbrojtjes së ambientit të njeriut është e pranishme gjithnjë e më shumë jo vetëm si preokupim individual, por edhe si preokupim i forumeve dhe i institucioneve e i forumeve përkatëse. Tanimë është bërë pjesë e planifikimit shoqëror dhe është sanksionuar si detyrë dhe e drejtë e çdo qytetari e punonjësi dhe veprimtari me interes të veçantë shoqëror.

Me këtë punë merren disa institucione, aktiviteti i të cilave tani koordinohet përmes Entit Krahinor për mbrojtjen e natyrës dhe të ambientit, të cilit i është besuar një projekt, i quajtur “ENPROKS”, e që po realizohet me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe për të cilin, siç na that drejtori i këtij enti, prof. Sahir Bajrami, janë të përfshira 65 aktivitete dhe një numër i madh shkencëtarësh dhe hulumtuesish nga 12 institucione që merren me çështjen e ndotjes së ambientit. Tashmë për këtë qëllim janë dhënë e angazhuar rreth 200 mijë dollarë amerikanë dhe mjete të tjera që i ka dhënë Krahina. Një pjesë e pajimeve shumë bashkëkohore ka arritur dhe është vendosur në pikat ku do të bëhet kontolli i ajrit dhe i ujit, e po bëhen edhe hulumtime të tjera.

Puna dhe entuziasmi që hetohet ndër ekspertë të angazhuar në këto punë (Luan Shllaku, Flutra Pula) premtojnë se jo vonë do të kemi pasqyrën e saktë të ndotësve dhe “terapinë” e sigurt për mënjanimin e shkaktarëve. Mjekët thonë se kur caktohet diagnoza e saktë, atëherë mjekimi është i lehtë, por po ashtu thonë se me aspirin nuk shërohet zorra qorre. Prandaj, për të sanuar gjendjen nuk do të mjaftojë vetëm konstatimi i gjendjes, por ndryshimi i saj, që nuk do të jetë i lehtë, as pa shpenzime. Megjithatë, njeriu duhet të jetë mbi të gjitha. Prandaj në botë janë gjithnjë e më të popullarizuar ata që angazhohen për ambient të shëndoshë të njeriut. Kosova ka arsye më shumë se të tjerët për një lëvizje të tillë në kuadër e brenda suazave të sistemit.

SASIA E LEJUAR E MATERIEVE TË DËMSHME NË AJËR

Matja e cilësisë së ajrit në Kosovë deri më tash nuk ka qenë sistematike dhe rezultatet e matjeve të herëpashershme nuk janë objektive, as të përdorshme për përfundime shkencore, pohojnë ekspertët. Tani me ndihmën e ekspertëve me zë botëror janë vendosur aparatet matëse në pika të ndryshme të ambienteve të kërcënuara nga ndotja – në ajër ose në ujë, dhe në to do të bëhet matje permanente, në saje të të cilave deri në fund të qershorit të sivjetëm pritet të kemi një pasqyrë të saktë të situatës. Prandaj këtu nuk po japim të dhëna për situatën aktuale, por vetëm parametrat e lejuar me ligj të koncentrimit të materialeve të dëmshme në ajër.

Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA – një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.

Mësohet pse u takua Haradinaj me familjen Rugova

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëjë ndërtimin e një Memoriali për Presidenin e ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, Blerta Kllokoqi Rugova.

Ajo ka njoftuar se një gjë e tillë iu është kumtuar nga vetë Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në takimin e djeshëm të zhvilluar në zyrën e tij në qeveri.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ndër të tjerash kanë falënderuar Haradinajn për përkrahjen institucionale që si Qeveri e Kosovës i ofruan lideri të LDK-së Isa Mustafa për shërimin në Gjermani, duke i uruar kështu shërim sa më të shpejtë.

Ky është postimi i plotë:

Dje në një takim të përzemërt e miqësor, ku u evokuan kujtime dhe përvojat e bashkëpunimit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me Kryeministrin Haradinaj, në emër të Familjes Rugova dhe në veçanti të bashkëshortes së Presidentit Zonjës Fana Rugova dhe vajzës Teutës, falënderuam Kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe homazhet që Kryeministri Haradinaj bëri më 21 janar 2018 në përvjetorin e dymbëdhjetë të kalimit në amshim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Njëkohësisht falënderuam Kryeministrin Haradinaj për përkrahjen institucionale që ai si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës po i ofron akademikut Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, që për momentin është në Gjermani për shërim dhe bashkarisht uruam shërim sa më të shpejtë të Kryetarit Mustafa që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë me angazhimet e tij politike dhe akademike.

Kryeministri Ramush Haradinaj na informojë ne familjarëve të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për hapat konkret që ai si Kryeministër po ndërmerr për ndërtimin e Memorialit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në Velani si dhe për fuqizimin e përgjithshëm të trashëgimisë politike të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për shtetin e Kosovës.

 

Leganes – Sevilla, andaluzianët në epërsi (Video)

Periskopi.com Sporti

Leganes dhe Sevilla janë duke luajtur gjysmë finalen e parë në kuadër të Kupës së Mbretit. 

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Leganes – Sevilla. Andaluzianët janë në epërsi me anë të Luis Muriel në minutën e 21-të.

Ndeshja e dytë zhvillohet pas një javë në ‘Roman Sanchez Pijuan’.

Ky është goli i tij: