Ndryshimi drastik në pamje që Capital T bëri për ditëlindje (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Capital-T feston sot ditëlindjen.

Djaloshi i cili në shumë faza arriti suksesin duke u mbështetur në arritjen e synimeve dhe punën e pandërprerë, tashmë feston ditëlindjen bashkë me shumë fansa të tij anembanë botës. Capital-T ndër vite ka krijuar hite të mëdha muzikore, të cilat bën që ai të jetë ndër reperët më të kërkuar shqiptarë.

Reperi Capital-T është në përgatitje të këngëve të reja, përderisa tashmë ka bërë edhe një ndryshim fantastik. Pas një periudhe të gjatë ku Capo shihej me flokë të gjatë, tashmë ai ka vendosur t’i shkurtojë ato, kështu duke u bërë edhe më i pashëm.

Në publikimin e një fotografi të fundit në Instagram, Capital-T tregon qartë se sa me stil di të jetë. Komentet kanë qenë të pafundme, duke uruar më të mirat për të.

Parashikuesi i motit: Sonte, nata më e ftohtë e 2018-ës

Periskopi.com Lajme

Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës ka thënë se nata e sotme do të jetë më e ftohta e vitit 2018.

“Sonte temperaturat do të lëvizin nga -14 deri -16 gradë celcius, do të jetë nata më e ftohtë e vitit 2018, gjatë ditës së enjte temperaturat do të mbesin në minus, por do të rriten në -5 gradë celcius gjatë ditës kurse nga dita e premte pritet të kemi vlera pozitive të temperaturave”, ka theksuar Aliu për KALLXO.com.

Ai më tej ka shtuar se temperaturat maksimale do të lëvizin diku nga 1 deri në 2 gradë, kështu që nga dita e premte do të ketë ngritje të temperaturave. Kurse deri në 7 dhe 8 mars do të arrijnë temperaturat deri në 10 gradë celcius.

Deda zbulon kërkesën e BE’së për demarkacionin e Kosovës me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.

Ai ka thënë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë sjellë sot mesazhe të rëndësishme në Prishtinë.

“Demarkacioni si term s’ka me na u heqë”, ka paralajmëruar Deda.

“Brenda katër vjetësh duhet ta përfundojmë shënimin e kufirit me Serbinë”, ka deklaruar Deda në “Rubikon” të KTV’së, teksa ka folur për porositë nga BE’ja.

“Ata presin që deri më 2021 të kryhet ky proces”, ka treguar deputeti.

“Ja në dialog me njëri-tjetrin, ja nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit”, ka theksuar Deda.

 

Elvana Gjata shfaqet e zjarrtë në të kuqe (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata së fundmi ka publikuar një foto ku shihet tejet seksi.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur e veshur në të kuqe, ku duket një femër e zjarrtë dhe joshëse, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja në publikimin e fotos ka bërë me dije se gjendet në Los Angeles të Kalifornisë.

Kujtojmë se këngët e albumit “3” të Elvana Gjatës u pëlqyen tejet nga publiku, shkruan Indeksonline.

Kësaj sigurisht se iu gëzua edhe vet këngëtarja e cila ka treguar se ka punuar shumë që të dalë me këngë të bukura që do i pëlqejnë fansave të saj.

Ku jetojnë njerëzit më të pasur në Bashkimin Evropian

Periskopi.com Lajme

Banorët që jetojnë në perëndim të Londrës janë gjashtë herë më të pasur se mesatarja e europianëve, ndërsa banorët e pjesës veriperëndimore të Bullgarisë janë tre herë më të varfër, sipas një studimi të publikuar sot nga instituti europian i statistikave, Eurostat.

Në BE dhe në mesin e shteteve anëtare ekzistojnë dallime të konsiderueshme, thekson Eurostat në deklaratë.

Insituti ka krahasuar rajon për rajon PBB-në për banorë e shprehur në “standartin e fuqisë blerëse’’, domethenë duke marrë në konsideratë dallimet e çmimeve që ekzistojnë midis zonave të ndryshme.

Banorët më të pasur në BE jetojnë në lagjet e pjesës perëndimore të Londrës, ku PBB-ja arrin 611% nga ajo e mesatares së BE-së.

Më pas pozicionohen banorët e Dukatit të Madh të Luksemburgut (257%), të rajonit të Irlandës juglindore (217%), pastaj të Brukselit dhe Hamburgut, në Gjermani (200% në të dyja rastet), përcjell Atsh.

“Në 2016, 19 rajone kishin një PBB për banorë rreth 50% ose më shumë se mesatarje e BE, pesë në Gjermani, tre në Britani të Madhe, dy në Austri një respektivisht në Belgjikë, në Republikën Çeke, në Danimarkë, në Irlandë, në Francë, në Holandë, në Sllovaki dhe në Suedi në mënyrë të njëjtë si në Dukatin e Madh të Luksemburgut”, thekson Eurostat.

Lladrovci jep lajmin e mirë për një projekt me vlerë 15 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët.

Lladrovci ka theksuar se BERZh-I, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se ky është lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky është statusi i plotë:

Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës.

Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit.

Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore.

Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet.

Përgjigjet e Serbisë dhënë Kosovës lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.

“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, tha Tahiri për kallxo.com

Ministria e Drejtësisë më herët u ka dorëzuar informata autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.

Nënkryetarja e VV’së e ministri Tahiri përplasen për Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur për mosratifikimin e Demarkacionit, shkruan Periskopi.

Në Rubikon të KTV’së, Tahiri ka thënë se pengesa kryesore për mosratifikimin e Demarkacionit është kreu i VV’së, Albin Kurti.

Kësaj deklarate i reagoi menjëherë nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku.

“Ju po thoni ashtu. Por, natyrisht se unë mendoj ndryshe. A mund të lutem të më tregoni se cilin raport e përkrahni ju. Atë të Murat Mehës apo të Shpejtim Bulliqit. Ata janë të kundërt me njërin tjetrin”, i tha Kollçaku Tahirit.

Ministri kosovar i tha se përkrah marrëveshjen që u nënshkrua në Bruksel, më 2015.

“Askush nuk e ka për obligim ta dëgjojë zotërin Kurti, i cili po e bllokon këtë marrëveshje”, tha Tahiri, i cili e kishte pasur shef presidentin Hashim Thaçi, i cili sa kishte qenë ministër i jashtëm, kishte nënshkruar marrëveshjen për Demarkacion në Bruksel./Periskopi 

Amerika sërish sjell në Kosovë ushtarë të rinj

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë ushtarë të rinj në Kosovë, në pranverë.

Ushtarët amerikanë do të vijnë nga Ekipi Luftarak i Brigadës së Dytë i Fort Karsonit.

Batalioni i Tretë i Regjimentit të 61’të të Këmbësorisë do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82’të Ajror, të cilët janë dislokuar për të ndihmuar Grupin Multinacional Luftarak Lindor në Kosovë, raporton “The Gazette” nga Kolorado.

Sipas ushtrisë amerikane, grupi luftarak në fjalë zhvillon “operacione në mbrojtje të paqes” dhe përbëhet nga 1.000 trupa nga pesë shtete – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

“Ushtarët kanë punuar dhe janë stërvitur fort në përgatitje për dislokimin e ardhshëm në Kosovë”, ka thënë shefi i njësitit, llejtënant-kolonel Donald T. Braman.

“Jam krenar me ushtarët tanë, dhe jemi të gatshëm të mbështesim misionin e NATO’s, KFOR’in”, është shprehur ai.

55 vjeçari vritet papritur, teksa ishte drejtpërdrejt në Facebook (Video)

Periskopi.com Lajme

55 vjeçari Prentis Robinson kishte qenë drejtpërdrejt në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, kur papritur ishte gjuajtur disa herë me armë nga një tjetër person, shkruan Periskopi.

Ai ka mbetur i vrarë nga të shtënat, teksa i gjithë momenti i vrasjes së tij kishte qenë drejtpërdrejt në Facebook.

55 vjeçari u vra në Wingate.

Në video ai shihet teksa përdor shkopin për selfie, ku xhironte vetën live teksa po shëtitej për qytet.

Fillimisht ai ishte ndalur në Departamentin Policor në Wingate, ku kishte raportuar një rast për vjedhje të telefonit.

Pas kësaj ndalese, ai vazhdon rrugën e tij, të cilën e transmetonte live në profilin e tij, shkruan Periskopi.

Në video dëgjohet një tjetër person, që e pyet atë, nëse ‘është drejtpërdrejt’.

Vetëm disa sekonda më pas, i njëjti person e qëllon atë me armë disa herë.

Në Facebook është shfaqur live i tërë momenti i vrasjes së tij.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 65 vjeçari, Douglas Colson, si i dyshuar për vrasjen e Robinsonit.

Ai po mbahet nga Policia, si i dyshuar për ‘vrasje të rëndë’

Seanca e parë gjyqësore ndaj tij është mbajtur sot.

Të afërmit e të vrarit kanë mbetur të tmerruar nga ky rast, teksa ndiqen drejtpërdrejt momentin e trishtë të vrasjes./Periskopi  

Videon mund ta shikoni KËTU

 

 

Pesë kandidatët që synojnë postin e drejtorit të Burgjeve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Nehat Thaçi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj janë pesë kandidatët që synojnë postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

Kjo pasi që drejtori i deritanishëm Sokol Zogaj, ditën e djeshme doli në pension.

KALLXO.com mëson se Selmanaj, Rrustemi, Thaçi, Buleshkaj e Bajramaj, janë pesë kandidatët të cilët do të intervistohen për pozitën e drejtorit të burgjeve.

Rasim Selmani, për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Burim Buleshkaj nga  janari 2016 mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit i për Siguri dhe Operativë në kuadër të SHKK-së.

Dritan Bajramaj, mban pozitën e mbikqyrësit në burgun e Pejës

Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë ushtrues detyre në Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe ishte kandidat i AAK-së për  komunën e Vitisë.

Nehat Thaçi për momentin është drejtor i policisë në Mitrovicë.

Vdes një grua në Aeroportin e Prishtinës, po udhëtonte për Zvicër

Periskopi.com Lajme

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës, e cila ishte nisur drejt Zvicrës.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

E këta të fundit ende nuk janë deklaruar për ngjarjen.

Tri përpjekje të dështuara për Demarkacion, qytetarët e lodhur nga pritjet për viza

Periskopi.com Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për herë të tretë kanë dështuar ta miratojnë ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje sipas zyrtarëve të shtetit të Kosovës por edhe të BE-së pason liberalizimin e  vizave.

Mos lëvizja  e lirë për qytetarët e Kosovës nëpër vendet e BE-së shtyn qytetarët që të aplikojnë nëpër ambasadat e këtyre shteteve për t’u pajisur me një vizë.

E rendi për të marr një vizë para dyerve të ambasadave. Kështu ishte edhe sot para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

Përkundër të ftohtit të madh qytetarë  të shumtë presin me orë të tëra në mënyrë që të marrin një vizë për të udhëtuar për në shtetin zviceran qoftë për vizitë familjare apo shërim.

Edhe më e vështirë del të jetë procedura për marrjen e vizave për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera në Prishtinë, pasi që për ta dalin shpenzime të shumta që i ngarkohen kostos së tyre.

Këto i rrëfen edhe Safete Zuzaku nga Gjilani. Ajo ka treguar për KosovaPress se si po ballafaqohet me procedura të cilat sipas saj janë të tepërta dhe të paarsyeshme, sidomos kur bëhet fjalë për një rast të ndjeshëm, siç është sëmundja.

“Procedurat po janë të vështira, pritje që 3 muaj kam prit për 2 mars terminin edhe maltretim jo atë dokument, jo atë dokument, këtu i kam 20 dokumente dhe këto nuk po bëjnë, po duhet tash për secilin vet. Babën e kam sëmurë, ai është sëmur prej shtatorit. Aty çka po shoh refuzime unë sot, ku njerëzit po hyjnë e po dalin, kjo është vdekje. Plus harxhimet sa shkojnë, nuk e di askush, pritja, maltretimi”, shfryhet ajo.

Zuzaku tregon se edhe pse shpesh udhëton në Zvicër, gjithmonë ballafaqohet me procedura të cilat marrin shumë kohë.

Edhe Ali Hyseni nga Gjilani, ka treguar se pritjet janë të gjata, teksa janë bërë edhe të mërzitshme.

Atij i është dashur të pres gati dy muaj për  termin në Ambasadën e Zvicrës.

“Janë bërë të mërzitshme, para një muaji e gjysmë kemi bërë termin, javën e kaluar jemi kanë e kemi dorëzuar. Pas javës së kaluar, sot në mëngjes në ora 8 është dashur të vij për ta dorëzuar pasaportën, tash ora 4 e 15 minuta me marrë vizën”, tha ai.

Madje një gjë e tillë ka bërë që ata të humbasin shpresën për liberalizimin e vizave.

“Pe shohim gjithë populli atë punë të arsyeshme, por udhëheqësia jonë nuk po na i kryen punët, do të thotë ata që i kemi zgjedhur me vota të popullit i kemi zgjedhur njerëzit më të mençur i kemi qitë përpara, ata nuk po i kryejnë punët e veta”, u shpreh Hyseni.

Ndërsa Xhemë Lokaj, i cili kishte ardhur për të marrë vizën për të birin, thotë  se ka mjaft pengesa në rrugën deri sa vjen momenti i marrjes së saj.

Ai thotë se qytetarët po i mundojnë udhëheqësit.

“Ka termine boll, ma ka dërguar çika prej Gjermanisë garancionin më kanë thënë deri në gusht, Zvicra po ashtu të gjatë. E kanë tepruar me terminë të gjata, i kanë kaluar normat, ne duhet të kemi kujdes në çdo vepër”, tha Lokaj.

Ndryshe, pas kalimit të Projektligjit të ndryshuar të demarkacionit në Komisionin për Punë të Jashtme, seanca e Kuvendit ku pritej të debatohej dhe më pas të votohej për Projektligjin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Vjen reagimi i parë ndaj vendimit të MASHT’it për ndërprerje të mësimit

Periskopi.com Lajme

Derisa temperaturat pritet të bien deri në minus 16 gradë, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që procesi mësimor të ndërpritet deri të hënën, për shkak të temperaturave të ulëta. Këtë vendim e ka kundërshtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton KTV.

Mësim nuk do të ketë deri të hënën.

Këtë vendim e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vend.

Por këtë vendim po e përqesh Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Sipas Rrahman Jasharajt, moti nuk është aq i ftohtë sa për ta ndërprerë procesin mësimor.

Por ulje të temperaturave parasheh edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nata ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes pritet të jetë e ftohtë. Temperaturat do të zbresin prej -14 deri -16 gradë, ndërsa gjatë ditës së enjte do të shënojnë vlerën prej -1 dhe 0 gradë celsius. Nga e premtja e tutje vlerat sipas grafikut do të rriten deri në 3, 4 e 5 gradë dhe me datën 8 mars vlerat do të shënojnë 10 gradë celsius.

Ndërsa vendimit për ndërprerje të mësimit po i gëzohet drejtori i shkollës ‘Drita’ në Rubovc të Lipjanit.

Ai thotë se objekti i vjetruar, në stinën e dimrit, ua vështirëson mbajtjen e mësimit.

Sipas ministrisë, ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Vritet një person në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Një person i vrarë është gjetur pasditen e të mërkurës në rrugën “Reçaku” në hyrje të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është i gjinisë mashkullore.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, teksa policia është në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

E pabesueshme: Në Durrës sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 180 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur me kapjen e sasisë së konsiderueshme të kokainës. Veliu tha se droga ishte nisur nga Kolumbia, tranzit në Itali dhe Maltë për të mbërritur në portin e Durrësit. Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane ku ishte fshehur droga.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizën e riskut, pas një pune të mirë, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e një sasie rekord prej 613 kg lëndë narkotike kokainë, me vlerë tregu mbi 180 mln euro” tha drejtori i përgjithshëm i policisë.

Veliu tha se kokaina ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. “Në momentin që nga ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga “Arbi Garden”, me pronar A. Ç. Sasia e drogës ishte në 528 pako me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri u mbajt në vëzhgim derisa mbërriti në magazinën e firmës nga strukturat e policisë”, tha Veliu.

Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç është shpallur në kërkim.

Sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

Krasniqi: Presidenti Thaçi nuk artikuloi asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së

Periskopi.com Lajme

Kushdo që ka pritur ndonjë rezultat ose lobim për mbështetje të Kosovës, nga vizita që sot i vënë vendit krerët evropian, ka mbetur i zhgënjyer.

Kjo ngase krerët vendor u treguan krejt të butë, në takimet me delegacion evropian, duke mos shtruar asnjë kërkesë e lutje, por vetëm falënderime.

Kështu ka vlerësuar Jeta Krasniqi, menaxhere e programit për dialogun Kosove Serbi në KDI.

Sipas saj ajo e edhe qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer nga Presidenti Thaçi, i cili nuk tha asgjë përveç falënderimeve

Në adresimin e Presidentit Thaçi përveç falënderimeve për BE-në, shprehjen e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe paralajmërimeve që së shpejti ai do të takohet me Presidentin Vuçiç për të vazhduar dialogun, Presidenti Thaçi nuk artikuloi asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së për ofrimin e perspektivës së qartë evropiane, asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, asnjë kërkesë për epilogun që pala kosovare pret të ketë ky proces.” ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se në kohën kur diplomacia serbe po punon fuqishëm kundër shtetit të Kosovës, ky i fundit nuk kërkoj asgjë nga krerët evropian, duke dështuar kështu në shfrytëzimin e një shansi shumë të mirë, për të kërkuar mbështetje për vendin

Një diplomaci e butë e shtetit të Kosovës karshi diplomacisë stuhi të cilën Serbia është duke e zhvilluar tash e sa kohë kundër shtetit të Kosovës dhe integritetit të saj territorial e kushtetues.

“Presidenti Thaçi deklaroi se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje në mes palëve por se çfarë duhet të përmbaj ajo marrëveshje nuk u tha dhe as nuk u kërkua.

Nuk u kërkua nga Presidenti që me anë të kësaj marrëveshjeje Serbia të njoh shtetin e Kosovës, nuk u kërkua nga zyrtarët e BE-së që të lobohet me 5 shtetet jo njohëse duke e njohur gatishmërinë e Kosovës për një dialog konstruktiv me Serbinë, për më tepër nuk u kërkuan as garanca apo mbështetje për hapin pasues të Kosovës drejtë rrugëtimin evropian – atë të vendit kandidatë në BE.” Është shprehur Krasniqi.

Delegacioni evropian ka zhvilluar takime me të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës, dhe u ka bërë të qartë atyre se përveç demarkacionit, kusht për tu futur në proceset integruese është edhe lufta kundër korrupsionit.

Me 3 mars boksieri shqiptar do ta mbron titullin e botës kundër argjentinasit Juan Elmetti

Periskopi.com Sporti

Boksieri i njohur shqiptar, Erzen Rrustemi, më 3 mars në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, do të ngjitet në ring për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të boksit profesionist, shkruan albinfo.ch.

“Kundërshtari im i radhës do të jetë Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina, të cilin nuk e njoh gjithaq, por që e ka përzgjedhur organizatori i kësaj ngjarje “Sat1” dhe “Ranfighting.de” me të cilin jemi pajtuar për një bashkëpunim më afatgjatë.

Pikërisht për këtë edhe e kam anuluar një meç në Kapshtat të Afrikës, i paraparë për datën 31 mars, shkaku i kushteve më të favorshme, si dhe dëshirës sime që sa më parë të dal në ring”, ka njoftuar boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Ai ka thënë se është shumë i përgatitur për këtë meç ku është i bindur se do të triumfojë, derisa fitorja do t’ia mundësojë edhe titullin Global Boxing Union World Heavyweight Title (G.B.U).

Ai ka ftuar bashkatdhetarët për përkrahje për këtë meç, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.

Doli në shitje vetura në të cilën u vra Tupaku, çmimi fillestar kap shifrat milionëshe

Periskopi.com Showbiz

Vetura në të cilën u vra reperi Tupac Shakur ka dalë në ankand për shitje.

Reperi dhe një ndër artistët më të suksesshëm amerikanë ishte vrarë më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas të SHBA-ve.

BMW e serisë së shtatë është nxjerrë në shtije, ku çmimi fillestar kap shifrat prej 1.5 milion dollarësh.

Vetura është riparuar plotësisht gjatë muaji shkurt ndërsa ka ruajtur origjinalitetin dhe brendësia është e personalizuar, ku ekziston edhe një vend i posaçëm sekret për vendosjen e armëve.

Në natën tragjike të këngëtarit, ai ishte përpara në krahun e djathtë të ndjesës së veturës, gjersa u qëllua me katër plumba.

Theksojmë se reperi ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marrë gjashtë ditë pas ngjarjes fatale.

Ndryshe, artisti që ka shitur më shumë se 75 milionë kopje të albumeve, vazhdimisht kryeson sondazhet si një nga reperët më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Vdes regjisori i filmave të famshëm

Periskopi.com Lajme

Luis Gilbert, regjisor i tre filmave ikonike rreth agjentit sekret britanik James Bond, vdiq në moshën 98-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga producentët e filmave të Gilbertit, Michael Wilson dhe Barbara Broccoli.

“Me dhimbje të madhe, po ju informojmë se shoku ynë Luis Gilbert ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata e përshkruan regjisorin si “zotëri të vërtetë, i cili dha një kontribut të madh në industrinë e filmit britanik”.

Gilbert ka bërë regjinë e tre filmave të Bondit, “Ju jetoni vetëm dy herë” i vitit 1967 me Sean Conneryn në rolin kryesor, “The Spy Who Loved Me” në vitin 1977, ndërsa shpjegoi Roger Moore luaji në “Moonraker”.

Para se të bëhej i famshëm për filmat Bondit, regjisori bëri dy filma për Luftën e Dytë Botërore – “Arrin në qiellin” dhe “Ndizeni Bismarkun!”.

Filmi i tij i fundit, “Para se të shkosh”, u xhiruar në vitin 2002 ndërsa theksojmë se bëri një jetë tërheqëse.

Në vitin 2010 botoi një autobiografi të quajtur “Të gjitha prapaskenat e mia”.