Haxhiu kërkon nga Haradinaj që t’i përvjelë mëngët

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj, që në vend që të humbin kohë me përpjekje për t’i bërë votat për ta ratifikuar demarkacionin, t’i përvjelin mëngët për një marrëveshje të re që mbron territorin e Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se marrëveshja për shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi do të duhej të shqyrtohet në themel.

“Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi duhet të shqyrtohet në themel në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare publike dhe me parimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se në vend që të humbin kohë për t’i bërë votat për  një marrëveshje që falë tokë të Kosovës, do të duhej t’i përvjelin mëngët për një marrëveshje të re që sipas saj të mbrohet territori i Kosovës.

“Në vend se të humbim kohë me përpjekje për t’i bërë votat për një marrëveshje që falë territor, do të duhej të përvjelim mëngët për marrëveshje të re që mbron territorin real të Republikës së Kosovës. Paralelisht me këtë, duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne kemi gatishmëri që të punojmë për këto dy kushte. I mbetet Qeverisë të dëshmoj vullnet e gatishmëri”, ka shkruar Haxhiu.

 

Përgjigja e Vuçiqit kur pyetet nëse ka pasur takime të fshehta me Thaçin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Kancelaren Angela Merkel dje në Berlin, u është përgjigjur mediave serbe edhe rreth çështjes nëse ka pasur bisedime për ndarjen e Kosovës.

Gjatë përgjigjes së tij, Vuçiq ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takime me Thaçin, që nuk kanë qenë nën umbrellën e BE-së.

“Asnjëherë unë dhe Thaçi s’kemi pasur takim që nuk ka qenë nën ombrellën   e BE’së. Kjo ndonjëherë ndodhë në Bruksel, ndonjëherë në ndonjë vend tjetër në botë, por nën flamurin e BE’së dhe me ndërmjetës evropian” ka thënë Vuçiq.

I pyetur nëse ka ndonjë kanal sekret të negociatave në nivel të organizatave joqeveritare për ndarjen e Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të flas për këto çështje dhe se nuk mundet t’i konfirmojë ato.

 

Kozniku: “Fadil Vokrri më tradhëtoi”

Periskopi.com Sporti

Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku është i zhgënjyer që ka pritur me vite të tëra dhe në fund ka marrë përgjigjen negative nga njeriu i parë i FFK-së. 

Kozniku s’e kishte pritur se do t’i mbyllej dera. “Me vite të tëra, para se me u pranua Kosova në UEFA e FIFA, jam në kontakt me Fadil Vokrrin, me kreun e FFK-së dhe sa e sa herë me kishte thënë: Ardian, derën e ke çelur sa herë të duash. Me kishte thënë se, këta trajnerë që i kam aktualisht do t’i la një herë të punojnë, se po punojnë pa para dhe sipas tij, po vije periudha ime, veç ta kryen ciklusin Albert Bunjaku”, tregon Kozniku ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Me 2 mars pritet të emërohet përzgjedhësi i ri i kombëtares së Kosovës, ndërsa Kozniku është i zemëruar për se e lanë me vite të presë dhe në fund asgjë.

Ai drejton gishtin direkt te kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kozniku dhe miku i tij Slaven Bilic

“Për herë të parë po e zbuloj për gazetën tuaj, se çfarë me tha Fadil Vokrri me 2 shtator në ndeshjen Kroaci-Kosovë. Unë e pyeta: Fadil, kanë mbetur edhe dy ndeshje, a do të mbetet ende Albert Bunjaku a po do të largohet nga selektori. Ai ma ktheu në katër sy: Ardian, me Albertin do ta përfundojmë në fund të eliminatorëve për Kampionatin Botëror dhe do të marrim një trajner të madh. Ndërkaq, unë ia ktheva: Fadil, faleminderit”, tregon Kozniku.

“Fadili vazhdimisht më thoshte se e ki derën çelur, por kështu nuk ndodhi. Kur me tha në katër sy dhe midis Zagrebit, se do të marrim një trajner të madh, atëherë pse me mbajte për këto vite as andej e as këndej”.

“Më vjen keq që e them përmes gazetës, nuk mundem më ta mbaj fshehurazi”, shpreh zhgënjimin Kozniku, ish futbollist i Vëllaznimit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit, Dinamos nga Zagrebi, Cannes, Le Havre, Bastia dhe me Kroacinë është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror – ‘France 1998’.

Kozniku e pranon se në vitin 2014-15, para se të shkonte trajner në Shkëndijë të Tetovës, iu ofrua posti si drejtor sportiv për grupmoshat e reja, por sipas tij, ishte një post vetëm në letër dhe e kishte refuzuar.

“I kam prish shumë punët e mija duke pritur. Nuk kam pasur nevojë unë me fol rrotull, kam fol direkt me Fadil Vokrrin. Nuk kam nevojë me ia dërguar biografinë e karrierës sime, sepse e dinë të gjithë ata se kush jam. Me vite kam humbur shumë gjëra, kam lënë anash edhe ofertat e klubeve tjera, duke iu thënë se po presë një ofertë tjetër dhe nuk mund të vendosi lehtë. Ende jam i gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës, edhe pse dikush më mbylli derën. Nuk do të jetë askush i përjetshëm në federatë, se dikur do të ndryshojnë gjërat. T’i jepet shansi Ardian Koznikut, që e ka ëndërr ta drejtojë Kosovën dhe jo vetëm unë, por edhe disa kolegë që janë brenda dhe jashtë vendit”.

“Respekt gjithë trajnerëve edhe më të rinj që janë edhe më të vjetër. Me vite kam qenë në krahë të Fadil Vokrrit, por me tha se po e marrim një trajner të madh. Nuk them që jam i vetmi që dua me udhëheq kombëtaren, ka edhe tjerë koleg që janë jashtë dhe brenda në Kosovë, ka njerëz që kanë dëshirë me udhëheq. Fadil, faleminderit që të prita për këto vite”.

“Ardian Kozniku prej vitit 1990 veç fizikisht ka qenë larg Kosovës, me mendje gjithë isha aty, edhe kur isha në Hajduk, në Le Havre, Bastia, Cannes etj. Jam prej fillimit, jo vetëm si dikush kur u bë shtet Kosova. Të gjithë e dinë që në Shqipëri rrezikova edhe karrierën kur isha në Hajduk, erdha e luajta për Kosovën kundër Shqipërisë, me shumë shokë të mi. Ishte viti 1993. Këtë e dinë të gjithë”, tha Kozniku.

Hahn tregon cilat vende nuk mund të pranohen në BE

Periskopi.com Lajme

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn të cilët po qëndrojnë sot për një vizitë në Kosovë, po mbajnë një takim me publikun, ku përfshihen studentët, gazetarët dhe politikanët.

Gjatë fjalimit të tij, Hahn ka thënë se ata janë në këtë takim për të dëgjuar se çfarë mund të bëhet më shumë që të bëhet një përparim më i shpejtë drejt perspektivës evropiane.

“Strategjia e fundit thekson perspektiven evropiane kurse tash u takon qe ta shfrytëzojmë këtë mundësi, do të doja që presidenti dhe ne të dëgjojmë se çfarë mund të bëhet qe të bëjmë një përparim më të shpejtë drejt perspektives evropiane. Sepse ne këtu nuk jemi të japim leksione por të shfrytëzojmë mundësinë”, ka thënë Hahn.

Gjithashtu ai ka treguar edhe se në strategjinë për integrimin evropian është e qartë se nuk do të pranohet asnjë vend që nuk ka integritet në territorin e saj.

“Në strategji është e qartë se nuk do pranojmë asnjë vend që nuk ka integritet në territorin e saj. Është e qartë se cilat janë benifitet e strategjisë për Kosovën”, ka shtuar ai.

S’ka mësim as nesër e pasnesër, ky është vendimi i fundit i MASHT’it

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.

Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Mbi makthet e Sali Berishës nga Artan Hoxha

Mero Baze Op-Ed

Sali Berisha ka kërkuar publikisht, që të largohet nga ekrani i televizioneve dhe media e shkruar, gazetari Artan Hoxha. Praktikisht ka kërkuar të izolojë një gazetar me të cilin është në konflikt të thellë interesi, pasi i ka filmuar live krimin e jetës së tij, për të cilin para, ose pas vdekjes, do të dënohet si kriminel.

E ka bërë kërkesën publikisht, dhe ua ka kërkuar gjithë redaksive, jo se beson që do t’ia plotësojnë kërkesën, por për të justifikuar humbjen e betejës publike me të.

Rasti i Sali Berishës kundër Artan Hoxhës është një rast ekstrem, i pangjashëm në historinë botërore të shtypit, nga një njeri i pafuqishëm për të ekzekutuar në emër të pushtetit.

Kthejeni mbrapsht filmin dhe llogarisni tani Sali Berishën në pushtet dhe përballjen me gazetarin në studio. Të nesërmen nuk do të ishte nevoja për një thirrje të tillë. Liria, Shkëlzeni, Argita, dhe gjithë rrethi i “Familjes” do merrnin në telefon pronarin ta largonte dhe ta fshinte nga faqja e dheut, siç kanë bërë kur ishin në pushtet, me raste të ngjashme. Të nesërmen pronarët e mediave do ta hiqnin nga puna Artan Hoxhën, të pasnesërmen shoferi i Lirisë do t’i digjte makinën, pas dy ditësh do t’ia shkatërronin shtëpinë, ose biznesin, dhe pse jo, do ta dërgonin dhe për gjah.

Është ajo që Sali Berisha ka bërë me gjithë gazetarët që ka pasur përballë. Rasti duket ekstrem, pasi tani ai është në opozitë, i pafuqishëm, i frikësuar, i poshtëruar nga nënçmimi i opinionit publik dhe mbi të gjitha, nën makthet e pafuqisë për t’u bërë avokat i krimeve të tij dhe familjes së tij, në çdo ekran. Është kjo arsyeja që e ka çuar në një thirrje të pazakontë publike, për të linçuar një gazetar, për t’i mbyllur ekranet dhe faqet e gazetave, pra për ta ekzekutuar atë pa gjyq.

Ajo  që është shqetësuse deri në cinizëm në këtë vend, është pikërisht urrejtja e këtij njeriu ndaj gazetarëve kritik me të, deri në vdekje. Sali Berisha është i vetmi udhëheqës politik i Ballkanit, së bashku me Sllobodan Milosheviçin, që janë në listën e dhjetë armiqëve botërorë të lirisë së shtypit, rankuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork. Ky është një rekord që nuk fshihet kurrë dhe do ta shoqërojë jo vetëm atë, por dhe imazhin e Shqipërisë në vite.

Rasti i përballjes me Artan Hoxhën tregon diçka më të thellë. Tregon se Sali Berisha urrejtjen dhe luftën me gazetarët nuk e ka vetëm si pushtetar, por dhe si opozitar, e ka në jetën e tij të përditshme biologjike dhe politike, e ka identitet të tij, e ka kulturë mospranimi dhe përpjekje pëë të imponuar gënjeshtrat e tij mbi të vërtetat që i dhembin. Atij ja prish gjakun një gazetar jo vetëm se thotë të vërteta, por se i prish magjinë e gënjeshtrave me të cilat i mbush mendjen dhe vetes, dhe gazetarëve konformistë, që stolisin emisionet televizive në Shqipëri. E dëgjoja dje kur fliste për Haklajt, shumicën e familjes së të cilëve e ka zhdukur me vrasës me pagesë, dhe në subkoshiencën e tij ishte e qartë, se ata ishin kriminelë që duheshin vrarë, pasi i thoshte gazetarit “ti ishe me Haklajt”, sikur me thënë “ti ishe me Hitlerin”.  E dëgjoja kur përpiqej të lante duart nga 21 Janari dhe vrasjet e regjistruara live, kur thoshte që nuk i vrava unë, ngaqë ende nuk ka dalë një prokuror ta marrë zvarr në qeli për atë krim që nuk do t’i ndahet kurrë.

Por mbi të gjitha, e pashë si u dridh kur gazetari i kujtoi se drejtësia, ose shpagimi, do të bjerë mbi të deri në varr. U turbullua krejt. Me  sa duket, ka filluar të kuptojë se fëmijëve të tij, nipërve e mbesave, dhe ato që po i konvertojnë miliardat në të brendshme seksi në vitrina dyqanesh,  më shumë se sa miliardat, u ka lënë pas varre të hapura armiqësish, prej të cilave 30 arkivole i ka prodhuar vetëm ai dhe i biri, në harkun e dy vjetëve nga Gërdeci në Bulevard, dhe rreth 72 vrasje në Tropojë nga zinxhiri i larjes së hesapeve që ai hapi me kundërshtarët e tij atje.

Tani me sa duket e kupton se në fund nuk ka kuptim as paraja, as ish- pushteti, kur si trashëgimi ke lënë një hasmëri që do ta ndjekë dhe në varr.

Është kjo arsyeja që ai nuk e duron dot Artan Hoxhën ta shikojë në ekran. Nuk ndjehet i frikësuar nga ai, nuk ndjehet as i rrezikuar nga ato që thotë, por ndjehet në makth nga ideja se dikush po i kujton që bilanci i jetës së tij si politikan po matet me arkivole, dhe jo me merita. Atij i duket Artan Hoxha  si dikush “që i çon fjalë”. Dhe thjesht nuk do ta shohë as në ekrane, as në gazeta, mundësisht as në rrugë. Shpresoj që PD ta shtojë këtë pikë në rezolutën për lirinë e shtypit që ka ndërmend të bëjë kundër Erion Veliajt, që ka ngritur zërin ndaj dy gazetarëve, duke u kujtuar se i kanë pronarët ndërtues kullash dhe moderatorët e debateve tona të shpifura televizive, të nxitojnë ta thërrasin Sali Berishën si të ftuar “që ta thotë tek emisioni i tyre” këtë ndyrësi.

Kështu të paktën PD ruan identitetin dhe koherencën e saj, si partia që ka prodhuar një nga dhjetë armiqtë botërorë të lirisë së shtypit dhe televizionet tona ruajnë të paprekur turpin e të qenit pula para Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë me të kundër lirisë së shtypit.

Nëse sot duhet të ishim një vend normal dhe me gazetarë normalë, tani duhet të kishim firmosur të gjithë një peticion, që këtë njeri të mos e nxirrte askush në asnjë ekran dhe faqe gazete, pasi nuk i përdor ato as si politikan, as si qytetar, dhe as si ish- shtetar i këtij vendi, por si një kriminel që makthet e veta si vrasës, kërkon t’i kthejë në problem kombëtar.

Marrë nga Gazeta Tema

​Zyrtare: Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për një ditë tjetër seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër.  Për vazhdimin e saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e tretë që dështon seanca e jashtëzakonshme ku ishte paraparë të hidhet në votim ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Hoti: Me këtë qeveri nuk integrohemi, por vetëm do të largohemi nga BE

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kritik pas përjashtimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë.

Ai ka thënë se me Qeverinë Haradinaj vendi nuk do të bëjë lëvizje para drejt integrimit, por që vetëm do të largohet nga BE.

“Në vizitën e delegacionit më të lartë të Komisionit Evropian në Prishtinë, Kosova përjashtohet nga një organizëm evropian. Për shkak të shkarkimit jo ligjor të Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim nga ana e Ministrit të Arsimit më 25 shtator 2017, kjo Agjenci përjashtohet nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë”.

“Në vendimin e Komitetit të kësaj organizate evropiane, theksohet se për shkak të mënyrës se si është shkarkuar Bordi, Agjencia Kosovare e Akreditimit e ka humbur aftësinë që të veprojë në mënyrë të pavarur”.

“Në letrën e dërguar nga Ministri i Arsimit në këtë organizatë theksohet se vendimi i tij është kërkuar nga Kryeministri mbi bazën e informatave të klasifikuara për veprime jo ligjore të disa anëtarëve të Bordit. Por, deri më tani, Ministri dhe as Kryeministri nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor lidhur me këto shkelje të pretenduara të anëtarëve të Bordit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se kjo është goditje për Kosovën.

“Kjo ka qenë arsyeja e mocionit që kemi ngritur në Kuvendin e Kosovës që pika për emërimin e anëtarëve të rinj të Agjencisë Kosovare të Akreditimit të shtyhet derisa Ministri i Arsimit nuk e informon Kuvendin e Kosovës për arsyet e shkarkimit”.

“Për aq kohë sa kemi këtë qeveri, ne jo që nuk do të integrohemi, por do të largohemi nga Bashkimi Evropian. Është bërë shumë mund për të përmbushur standardet për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërkaq, me një vendim të papërgjegjshëm dhe me ndërhyrje politike, kthehemi me vite prapa”.

Familja 11 anëtarëshe nga Gllogovica s’ka me çka të ushqehet e ngrohet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Derisa temperaturat minus po mbretërojnë në vend, familja Bekteshi nuk kanë me çka të ngrohen dhe as çka të hanë.

Ismajl Bekteshi kryefamiljari i 11 anëtarëve, prej tyre 9-të fëmijë është duke u përballur me varfëri të skajshme derisa nga pamundësia e kujdesit po i ngordhin edhe delet të cilat i kishte si shpresë të vetme për të mbijetuar, shkruan lajmi.

Vendi ku Ismajli po jeton me familjen e tij është në Gllogovicë, komuna e Prishtinës.

Ndërsa për ta ndihmuar ky është numri i tij 044 345 818 dhe per informata shtesë mund të kontaktoni në 044 307 106 të cilët ua tregojnë vendndodhjen e saktë të zotit të shtëpisë.

Të gjitha skuadrat katalunase fituan ndaj Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Dje, Real Madridi humbi ndaj Espanyolit në minutën e fundit në kuadër të xhiros së 26’të të Ligës së Spanjës (La Liga). Ata sivjet humbën edhe nga dy skuadrat tjera katalunase, Girona dhe Barcelona. 

Ata fillimisht humbën në muajin nëntor ndaj Gironas me rezultat 2:1, ndërsa 1 muaj më vonë humbën edhe nga skuadra tjetër katalunase, Barcelona dhe atë midis ‘Santiago Bernabeut’ me rezultat 3:0.

Real Madrid momentalisht pozicionohet në vendin e tretë, ajo ka shtatë pikë më pak se Atletico Madridi i vendit të dytë dhe një pikë më shumë se Valencia e vendit të tretë, të dy ekipet sot zhvillojnë përballjet e tyre, Atletico Madrid do të pret në shtëpi Leganes, ndërsa Valencia i shkon Athletico Bilbaos. /Periskopi

10 të dyshuarve u ngritet aktakuzë, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”

Periskopi.com Lajme

Pas një punë intensive dhe pas grumbullimit të provave, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër 10 personave të dyshuar si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustema”, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “hakmarrje”.

“Të pandehurit, M.J, A.Ll, R.S, S.R, R.T, B.K, S.B, H.H, B.L. dhe L.L., me datë 15.05.2015, si pjesëtarë të organizatës kriminale ‘Syri i Popullit’, me të ashtuquajturit ‘Avni Rrustema’, diku, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme, me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetues, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, që me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016. Të pandehurit kanë pasur edhe fondin të quajtur ‘Liria e Atdheut’, kjo organizatë ‘Syri i Popullit’ në bazë të planit të shkruar kanë pasur një strukturë të organizuar të hierarkisë të cilët janë përfshirë me emra të koduar dhe secili i ka pasur të ndara detyrat dhe përgjegjësitë e veta, kështu që me 13.03.2017 i pandehuri M.J. ka tentuar ta vras të dëmtuarin A.V. si ish funksionar i Kosovës, i viteve të tetëdhjeta i cili sipas planit të tyre operativ, është vlerësuar i pari në listë si tradhtar i vendit. Me këto veprime kanë kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 144 paragrafi 4 lidhur me nenin 136 të KPRK-së”, ka thënë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, sipas PSRK-së, i pandehuri A.Ll. akuzohet se derisa ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan, duke e përdorur kanosjen dhe forcën, e ka kryer veprën penale “dhunim”.

“Po ashtu, me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit B.K. me datë 25.05.2017, është konfiskuar një pistoletë e gazit ‘Voltran Mini’ e kalibrit 8 mm me gaz, të cilën e kishte pasur në posedim pa lejen e organit kompetent. Gjithashtu, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me diabolla 250 copë (municion i pushkës ajrore), të cilat i pandehuri i ka poseduar pa lejen e organit kompetent. Me këtë ka kryer veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet më tej në komunikatë.

“I pandehuri M.J., duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore për t’i kuptuar dhe kontrolluar veprimet e veta për shkak të sëmundjes, ngase vuan nga çrregullimi skizoafektiv- tipi manikal, me karakter të përhershëm, me psikosimptomatologji të shkallës nga mesatare në të rëndë, me datë 13.03.2017 në ora 07:50 ka shkuar në banesën e të dëmtuarit A.V. në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Prishtinë, që ta privojë nga jeta si ish-udhëheqës i lartë i LKJ-së dhe ish-udhëheqës i Kosovës, duke e konsideruar si tradhtar për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me demonstratat e vitit 1981 dhe çështjes kombëtare. Me këtë kishte për të kryer veprën penale ‘hakmarrje”, thekson më tej PSRK.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për pezullimin e hetimit kundër S.Xh., A.A., A.H. dhe M.A., të cilët deri më tani kanë qenë të paarritshëm për Prokurorinë, por vlen të theksohet se Prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale ligjore.

Ndaj personave R.S., Xh.B., A.P., E.Ll., A.S dhe A.I., janë zhvilluar hetimet, mirëpo Prokuroria Speciale nuk ka gjetur prova të mjaftuara për ngritjen e aktakuzës. Në mungesë të provave janë pushur hetimet.

“PSRK-ja, ndaj 17 personave, pasi i ka ndërmarrë veprimet hetimore për shkak të kompetencës lëndore, për këta persona e ka dërguar rastin në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në kompetencë të mëtejme. Në këtë aktakuzë i kemi 2 të dëmtuar ndërsa në cilësi të dëshmitarëve janë propozuar 61 persona. Ndërsa, nga 10 të akuzuarit 4 prej tyre gjinden në masën e paraburgimit, 1 në arrest shtëpiak dhe 1 nën masën lajmërim në Polici”, përfundon PSRK.

Juncker: Nuk japim data për liberalizim të vizave

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në konferencën për media me presidentin e Kosovës, nuk ka dhënë ndonjë datë për liberalizimin e vizave, shkruan Periskopi.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ai tha se nuk kanë ardhur në Kosovë që të ligjerojnë për demokraci.

“Nuk varet nga ne që t’i themi Kosovës se kur do të bëhet kjo çështje. Nuk do të jap ndonjë datë tjetër. Ne i kemi jep datat e përparimit dhe nuk do t’u themi më për Demarkacionin”, tha Junker./Periskopi 

Juncker: Demarkacioni, kusht kyç për vizat – por duhet të luftohet edhe krimi dhe korrupsioni

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker është duke mbajtur një konferencë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Juncker ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky është kusht për të ecur përpara në mënyrë që të arrihet deri te liberalizimi i vizave.

Por, Junkcer nga autoritetet kosovare ka kërkuar edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Është esenciale, që Kuvendi juaj të votojë së shpejti demarkacionin me Malin e Zi. Është hap kyç, i pashmangshëm drejt liberalizmit të vizave. Të gjitha përpjekjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duhet të thellohen më tej.  Nuk më kënaqë ideja që kosovarët janë në rajon dhe Evropë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Ata janë qytetarë si të tjerët dhe duhet të kenë të drejta që çështja e demarkacionit të zgjidhet. Gjithashtu të arrihen hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, tha Juncker.

Ai tha se strategjia e publikuar së fundmi e BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshinë edhe Kosovën.

“Jemi të lumtur që përfundojmë udhëtimin tonë në Prishtinë për të takuar të gjithë partnerët. Strategjia që kemi publikuar së fundmi përfshinë të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Kjo strategji thekson rëndësinë e reformave në Kosovë dhe rajon. Këto reforma te respektimi i shtetit të së drejtës, të drejtësisë. Të drejtat themelore duhet të jenë”, tha Junkcer, raporton Periskopi.

Juncker tha se Bashkimi Evropian në radhë të parë është një bashkësi vlerash. Kosovarët do të gjejnë një të ardhme të sigurt në Evropë. /Periskopi/

 

 

Avioni i parë nuklear, mund të fluturojë nga Londra në Nju Jork për tre orë

Periskopi.com Tech & Auto

I dizajnuar në formën sy hapur është përpjekja për të revolucionarizuar linjën e avionëve supersonik dhe ambiental.

Aeroplani me ngjashmëri kozmike i thirrur si HSP ‘Magnavem’ parashihet të ketë një shpejtësi prej 1.5 Mach ose 1, 852 km/h.

Aeroplani supersonik do të shkurtonte kohën e udhëtimit mes Nju Jorkut dhe Londrës për tre orë, dukshëm më pak sesa aeroplanët e sotëm, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Veçantia e tij qëndron në faktin se ajo liron zero carbon, duke iu falëndëruar reaktorit kompakt të fuzionit që i jep fuqi atij.

Sipas dizajnuerit, Oscar Vinals, i cili shpresoj se do të revolucionarizojë industrinë e aeronautikës, që do të funksionojë kryësisht në një reaktor kompakt të fuzionit (CFR).

Ky reaktor, sipas planeve, do t’i siguronte Magavemit një sasi të jashtëzakonshme të energjisë erlektike të gjitha pa kosto për mjedisin.

Fuzioni bërthamor është proces që funksionon përmes dritës së diellit. Kompakti fuzionar do të imitojë brenda procesit të enës magnetike dhe lëshimin e energjisë nga hidrogjeni në rregullimin e prodhimit të fuqisë që e vënë në përdorim.

Sipas Vinals, ky aeroplan mund të mbajë 500 pasagjerë./Periskopi/

The spaceship-like plans for the HSP 'Magnavem' feature a streamlined ship, capable of reaching a top speed of Mach 1.5 (1,150mph/1,852km/h)

According to designer Oscar Vinals, the craft, which he hopes will revolutionize the aeronautic industry, will run primarily on a compact fusion reactor (CFR)

This fusion reactor that will fuel the ship, the plans say, would provide the Magavem with an incredible amount of electrical energy - all at not cost to the environment

The designs feature a CO2 cleaning system, adding to the environmental benefits of the craft. An internal AI system would optimize the craft's functions, while plasma actuators control the airflow to the wings and over the fuselage

Oscar, from Barcelona, Spain, has been working on the designs for over a year. The chosen name, 'Magnavem,' comes from the latin 'magna avem,' meaning 'big bird'

In total, Oscar Vinals believes his lightweight aircraft could carry some 500 passengers, and due to the technologies he proposes using, the 'Magnavem' can be charged extremely fast

While the craft could theoretically be built today, its designer said, certain technologies are still in the 'embrionary stage,' and so 10 to 15 years of advancements may be needed in order to complete such a flying vessel

Designer Oscar Vinals, 40, said: 'The response has been totally positive. 'I am very happy with this. 'I am most excited about the possibility to use a CFR (compact fusion reactor) with the benefits of inexhaustible power and great amounts of energy production'

It designer envisions the aircraft having a lidar system, which allows the plane to detect areas of turbulence and prevent vibrations

Designer Mr Vinals said: 'We must not forget the possibility of using the plane like a efficient tool to 'clean' the excess of co2 in the atmosphere'

Plasma actuators control the airflow over the supersonic aircraft's fuselage and wings. This could help optimise its performance and help it go faster

The plane has a delta-shaped body with a capacity of 500 passengers. It has four hybrid engines and a CO2 cleaning system located in the rear

The battery storage structure under the fuselage could be made of graphene nanostructures making it ultra-light and strong

 

Thaçi në konferencë me Juncker, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Pas takimit me delegacionin e lartë të Bashkimit Evropian, i përbërë nga Jean-Claude Juncker, Johanes Hahn dhe Frederica Mogherini, presidenti Thaçi ka folur në një konferencë për media.

Thaçi ka thënë se vizita e këtij delegacioni i jep kuptim dhe mbështetje përpjekjeve për hapa të shpejtë në rrugën tonë për anëtarësim në BE, raporton Periskopi.

Thaçi ka thënë se pret që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjithë.

“Ne presim trajtim të barabart dhe qartësim në rrugën tonë përpara, sepse kjo do të sjellë stabilizim dhe paqe për tërë rajonin”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë e ku ka falenderuar për përkushtim dhe durim Frederica Mogherinin, dhe ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në këtë proces.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për çështjen e demarkacionit.

“Të gjithë e kemi të qartë se pse sot Kuvendi nuk arriti të ratifikojë demarkacionin. Mirëpo, jam I bindur se marrëveshja do të kalojë në ditët e ardhshme dhe jam i bindur që sapo të ndodhë kjo, Juncker dhe BE do të bëjë punën e tyre dhe do t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Thaçi. /Periskopi/

 

Opozita në Obiliq braktis seancën e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Opozita në Komunën e Obiliqit, e përbërë nga PDK, LDK dhe VV, e ka braktisursot punën e Kuvendit Komunal për shkak të shkeljeve procedural, konkretisht për shkak të mospërfaqësimit adekuat në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe mosrespektimit të kuotës gjinore.

AAK ka tentuar që në këtë komitet të përfaqësohet me tre anëtarë, LDK-në e ka lënë me një anëtar, PDK-në me një anëtar dhe VV-në pa asnjë anëtar.

Opozita në Obiliq ka thënë se AAK nuk ka reflektuar përkundër kërkesave të saj.

Braktisjen e seancës nga ana e opozitës e ka kërkuar shefi GP të PDK-së, Lulzim Sadiku. /Periskopi/

Agjencia e Akredimit përjashtohet nga EQAR shkaku i kryeministrit Haradinaj

Periskopi.com Lajme

European Quality Assurance Register for Higher Education [EQAR] ka vendosur ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim [AKA] për shkak të standardit të pavarësisë institucionale. E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e një vendimi deri më tash të paarsyetuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për shkarkimin e bordit të AKA-së, më 2 tetor të vitit 2017.

Siç njofton Komiteti i EQAR, ata më 6 tetor e kanë kontaktuar ministrin e Sh.A.T. për të marrë informacione shtesë në lidhje me vendimin e marrë. Vetë ministri Bytyqi kishte shpjeguar se vendimi për shkarkimin e bordit të AKA-së ishte bërë bazuar në kërkesën nga kryeministri Haradinaj.

Ministri më tej nuk kishte mundur të shpjegonte as sesi ishin zgjedhur anëtarët e rinj të bordit në fjalë – përcjell Periskopi.

Standardi të cilin e ka thyer Ramush Haradinaj thotë kështu: “Agjencitë duhet të jenë të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë autonome. Ato duhet të kenë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre dhe për rezultatet e këtyre operacioneve pa ndërhyrjen e palëve të treta.”

Për një gjë të tillë ka reaguar edhe ish kryetari i bordit të AKA-së, z.Blerim Rexha i cili ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ndodhi sot. Këtë e ka ilustruar përmes një fotografie ku shihet një karton i kuq, i dhënë nga një gjyqtar futbolli.

Ndërkohë ka reaguar edhe ORCA [Organizata për rritjen e cilësisë në arsim] e cila reagimin e saj e ka titulluar “Kryeministri të japë llogari”.

Avni Arifi arsyetohet për stafin e madh të Qeverisë në bisedimet në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Shefi i Stafit të kryeministri, që njëherit drejton dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka provuar të sqarojë rreth numrit të lartë të personave të delegacionit të Kosovës, që qëndroi në Bruksel për dy ditë.

Arifi ka thënë se informatat se cka u diskutua në takimin e djeshëm në Bruksel,  do t’i zyra e BE’së. Por, ai ka sqaruar se pse shkoi në atje vetë i 12-ti.

Ky është shkrimi i plotë i Arifit:

Të nderuar miq,

Ne, dje në Bruksel përfunduam bisedimet dy ditore me përfaqësuesit e shtetit serb të ndërmjetësuar nga BE. Se si kanë shkuar bisedimet jemi pajtuar që komentet të i bëj zyra për informim e BE-së. Për hirë tē korrektsisë do t’i përmbahem kësaj marrëveshje dhe kërkoj falje para të gjithë atyre gazetarëve që këto ditë ishin në kërkim të informatave që unë nuk munda të përgjigjem.

E ndjejë për obligim të bëjë një sqarim sa i përket përbërjes së delegacionit të Kosovës. Në këtë delegacion që unë e udhëheq kanë marrë pjesë vetëm edhe tre përfaqësues politik (Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe Endrit Shala). Të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit janë ekspert të fushave dhe kriteri i vetëm i pjesëmarrjes ka qenë ekspertiza për fushën, pozita funksionale mbrenda institucionit relevant me marrëveshjen dhe pjesëmarrja e mëparshme në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Me këtë rast falenderoj sekretarët e përgjithshëm të MD, MAPH dhe MPB, zyrtarin shtetëror për IBM, zyrtarët e KOST, zyrtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarin e ARBK-së, dhe zyrtarë të tjerë që me ekspertizën dhe dedikimin e tyre ndaj procesit bëjnë që ky proces të marrë drejtimin dhe epilogun e duhur.

 

Ky është kushti i Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Takimi mes Thaçit, Haradinajt e Veselit me Listën Serbe, si duket ka pasur sukses.

Sipas burimeve jo zyrtare të mediave ata janë pajtuar që të votojnë pro Marrëveshjes së Demarkacionit.

Mirëpo, siç ka raportuar KTV, në këmbim të kësaj, Lista Serbe ka kërkuar formimin e dy komunave me shumicë serbe.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur saktësisht në këtë takim, apo se kur do të mbahet seanca e cila është shtyrë në afat të pacaktuar.

Lista Serbe pajtohet të votojë Demarkacionin, seanca shtyhet për javën tjetër?

Periskopi.com Lajme

Shefat e Grupeve Parlamentare janë pajtuar me konsensus të plotë që seanca për votimin e demarkacionit të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Burime të Gazeta Metro nga Kuvendi kanë bërë të ditur se tashmë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, përfshirë edhe Vetëvendosjen janë pajtuar që seanca të mbahet javën e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet nëse edhe deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes.

Po ashtu, mësohet se tashmë Lista Serbe është bindur dhe do të votojë në seancën e ardhshme për ratifikimin e demarkacionit dhe kështu mbetet vetëm Vetëvendosje ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëveshjen e cila do ti sigurojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /gazetametro.net