Pse kaq shumë të rritur [bebe të mëdha] jetojnë ende me prindërit e tyre?

Periskopi.com Shëndeti

Ky është një shkrim i botuar në fastcompany nga autori Charlie Sorrel, që vjen i përkthyer në shqip nga Periskopi. Edhe në vendin tonë vërehet një mungesë e thekshme e vetëdijes për pavarësi dhe pjekuri – ku e domosdoshme është të jetuarit vetëm, larg prindërve. Bebe të mëdha është një term i përdorur nga një politikan italian [bamboccioni] që përshkruan të rriturit mes moshës 18-32 vjeç që ende jetojnë me prindërit.

Shkrimi i plotë:

Ne tashmë e dimë se më shumë të rritur të rinj jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre tash, se në çdo kohë qëprej 1870-s. Tash, falë të dhënave nga huadhënësja online Earnest, e dimë se këta njerëz rrinë në shtëpi.

Kjo kompani analizoi 60 mijë aplikacione të huave që të kishte një panoramë të rrethanave jetësore të aplikuesve, duke këqyrur më hollësisht në faktorët si gjinia, mosha, lokacioni dhe edukimi. Këto statistika të nxjerra nga Earnest treguan që 15% e aplikuesve të tyre jetojnë me prindërit, që është gjysma e numrit të të rriturve që jetojnë në shtëpi gjithsej.

Por të dhënat e Earnest poashtu shohin një proporcion të lartë të atyre të rriturve që qëndrojnë në shtëpi në zona me kosto të lartë të banimit, e kjo gjë ka kuptim.

Edhe mosha është një faktor me rëndësi, me gati gjysmën e të gjithë 18-22 vjeçarëve që qëndrojnë në shtëpitë e prindërve, me proporcionin që zbret vazhdueshëm kur arrihet mosha 50 vjeçare në vetëm 1%. Këta njerëz, dmth ky 1 përqindësh, ndoshta janë kthyer dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi, për t’u përkujdesur për prindërit e stërmoshuar.

Shifrat e Earnest poashtu tregojnë përqindjet sa i përket shteteve. New Jersey ka më shumë të rritur që rrijnë në shtëpi se kudo tjetër: 35,5%. Nga 48 shtete të mbikëqyrura, Kentucky është në fund të listës, me vetëm 5,1% të të rriturve që jetojnë me prindërit. Kjo dallueshmëri gjeografike lidhet me koston e banimit në këto vende.

Në fakt, paraja – ose mungesa e saj – duket të jetë një faktor kyq në përcaktimin e asaj se kush jeton ende me prindërit. Nëse shohim tabelën, vërejmë që, për sa fitimet janë më të larta, gjasshmëria e të jetuarit me prindërit zbret. Megjithatë ka edhe disa veçanti. “Disa që jetojnë ende me prindërit fitojnë paga të larta që iu lejojnë të jetojnë të pavarur,” thotë raporti i Earnest. “Ashtu si grupet e vjetra në analizat e moshës, këta fitues të mëdhenj mund të jenë të rritur të vjetër në familjet e tyre që jetojnë me prindërit e tyre për t’iu dhënë, e jo për të marrë, ndihmë.”

E gjithë kjo analizë shqyrton edhe faktorë të tjerë të ndryshëm, por duhet të ndalemi te njëri specifikisht: diplomat universitare. Ata që kanë diplomuar për juridik kanë më shumë gjasa se të gjithë të tjerët që të largohen nga prindërit, kjo sepse avokatët paguhen goxha shumë. Në anën tjetër, ata që kanë studiuar psikologji dhe shkenca humane është më e mundshme të rrinë e të kalben në shtëpi, dhe kjo mund të ketë më pak të bëj me paratë sesa me faktin që ata ia arrijnë më lehtë që të durojnë prindërit, si njerëz shumë të vështirë për t’u duruar. Një surprizë e madhe është që të diplomuarit në shkenca kompjuterike dhe informatike janë të dytët në gjasat për t’u larguar nga shtëpia e prindërve. Më në fund, kjo e dekonstrukton mitin e nerdëve të kompjuterëve që jetojnë në bodrumin e prindërve.

Ky trend mund të mos jetë diçka që kalon shpejt. Në shumë vende të Evropës, lidhjet familjare janë të forta, dhe fëmijët është më e mundshme të jetojnë me prindërit e tyre deri në fund të të njëzetave, dhe me raste ndodh që edhe pas martesës. Është pjesërisht nevoja ekonomike që e mban gjallë këtë gjë, por ka qenë duke ndodhur për aq gjatë sa tashmë është bërë njëfarë elementi kulturor. Me të ardhmen ekonomike që duket e zezë ndoshta ëndrra e bebeve të mëdha që të gjejnë një punë të mirë, të blejnë një shtëpi dhe të krijojnë familje aty, do të mund të shihet si një gjë me fat në histori.

Festa e mesnatës! Djali i Sali Berishës publikon surprizat që i ka bërë e dashura (Video)

Periskopi.com Showbiz

Një ditë më parë djali i ish-kryeministrit Sali Berish, Shkëlzeni festoi ditëlindjen.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale surprizën që e dashura e tij, Armina Mevlani i kishte bërë me këtë rast.

Në rrjetin social “Facebook”, Shkëlzeni ka postuar momente nga festa që blogerja i njohur kishte përgatitur.

Siç shihet edhe nga pamjet, Armina ishte marrë me çdo detaj, që nga zbukurimi i ambientit me tullumbace, dhurata dhe torta.

Deputeti i LDK-së sot e ka ditëlindjen, merr një urim të veçantë nga vëllau i tij

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka marrë një urim të veçantë nga vëllau i tij, Dreni,  me rastin e datëlindjes.

“Sot ka datelindjen krenaria e familjes tone, im vella, Kujta. Djale Dukagjini i fjales e Beses, teresisht i jashtezakonshem profesionalisht, e krejtesisht i thjeshte ne sjellje. Djale i qete, i matun, i dashtun e me sens humori t’pashoq. Kujto, t’uroj shendet e tana t’mirat. I perulem t’arriturave tua dhe modestise tende, Akademik.
T’du shume, e t’perqafi me mall! Gezuar!”, ka shkruar vëllau i tij Dreni.

Shala sot ka mbushur plotë 44 vjet, shkruan Periskopi.

Shala ndryshe është edhe profesor universitar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

 

Sot ka datelindjen krenaria e familjes tone, im vella, Kujta.Djale Dukagjini i fjales e Beses, teresisht i…

Posted by Dren Shala on Wednesday, 28 February 2018

Gates: Investimi në kriptovaluta e rrezikshme

Periskopi.com Lajme

Filantropisti dhe ish shefi ekzekutiv i Microsoftit, Bill Gates është i shqetësuar nga mania e kriptovalutave, duke thënë se anonimiteti i ofruar nga teknologjia e re ka “shkaktuar vdekjen në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë.”

Gates argumentoi se “aftësia e qeverisë për të gjetur mënyrat e shpëlarjes së parave, evazionit fiskal dhe fondeve terroriste është një gjë e mirë.”

“Aktualisht, kriptovalutat po përdoren për blerjen e fentanilit dhe drogave tjera kështu që është një teknologji e rrallë që ka shkaktuar vdekjen në një mënyrë të drejtpërdrejtë.”

Për dallim nga paraja e gatshme, e cila gjithashtu është e papërshkrueshme, mund të përdoren kriptovalutat nga distanca, gjë që heq një rrugë tjetër kontrolli, shtoi ai, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Gates sygjeroi se investimi në këtë sektor është një ide e keqe: “Mendoj se vala spekulative rreth ICO-s dhe kriptovaultave është me rrezik të madh”./Periskopi/

E akuzuar për mashtrim, ish-gruaja e Bojken Lakos në gjykatë: ‘Biznesmeni dhe i vëllai më gjobitën’

Periskopi.com Showbiz

Stomatologia dhe ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako, Olesia Duka, tre ditë më parë
është vënë në pranga nga policia e Durrësit për akuzën e mashtrimit.

38-vjeçarja, e cila akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën e 900 mijë
eurove nga biznesmeni Idlir Hoxha, ditën e sotme ka dalë para togave të zeza ku ka folur për
herë të parë rreth kësaj çështjeje. Sipas saj, akuzat nuk janë të vërteta dhe madje ajo është
gjobitur nga biznesmeni Hoxha dhe vëllai i tij.

“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe
imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë
vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në
bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora.”-ka
deklaruar Duka në gjykatë.

Kallëzuesi i 38-vjeçares, sipas Prokurorisë është pronari i një pike këmbimi valutor dhe i një
agjencie udhëtimi. Ai ëhstë njohur me Olesia Dukën në nëntor të 2016 dhe fillimisht, Duka i
ka kërkuar një shumë të vogël parash për pajisje dentare.

Ajo është treguar korrekte në kthimin e parave por pas kësaj shume, ajo ka vijuar t’i kërkojë
para biznesmenit, duke shtyrë vazhdimisht afatin e kthimit të tyre.

E tmerrshme, nëna përdor fëmijën e saj në vend të çadrës

Periskopi.com Lajme
Ky është një moment shumë i habitshëm kur një grua ka përdorur fëmijën e saj në vend të çadrës!

Në videon e cila është filmuar natën shihet kur nëna e kap fëmijën dhe e vendos mbi kokën e saj, duke e përdorur si çadër, transmeton lajmi.net.

Video e cila mendohet se është filmuar në Baton Rouge, Louisiana është shpërndar shumë shpejt në internet dhe ka marrë shumë kritika nga ata që e kanë parë. /Lajmi.net/

  

Juncker, Mogherini e Hahn mbërrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i lartë i Bashkimit Evropian, i përbërë nga Jean-Claude Juncker, Johanes Hahn dhe Frederica Mogherini kanë mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë pritur nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas vizitave në Shqipëri dhe Serbi, treshja evropiane në agjendën e tyre e kanë vendosur edhe Kosovën.

 

Milaim Zeka tregon se ku ndodhen, pasi janë nisur nga Mali i Zi

Periskopi.com Lajme

Disa deputetët të Kuvendit të Kosovës që ndodhen në vizitë zyrtare në Mal të Zi tashmë janë rrugës duke u kthyer, ndërkohë që seance e kuvendit ende nuk ka filluar prej se ka shkuar në pauzë.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka në një linjë telefonike për Televizionin Publik, tha se janë rrugës afër Shkodrës.

“Jemi rrugës duke u kthyer në Kosovë, tash jemi afër Shkodës. Fajin e ka kryeparlamentari Kadri Veseli që merr vendime për mbajtjen e seancave pa u konsultu me agjendën e deputetëve”, tha ai.

Luftë e re në Gutan lindore, nuk respektohet armëpushimi nga Rusia dhe Assadi

Periskopi.com Lajme

Forcat qeveritare janë përplasur me rebelët në periferi të Gutas lindore, pavarësisht një armëpushimi të sponsorizuar nga Rusia e cila hyn në ditën e dytë, raportojnë vëzhguesit e luftës.

Që prej mëngjesit të mërkures, gjatë një përpjekje të dytë për armëpushim, forcat siriane të Bashar al-Assad janë në luftime të “ashpra” me rebelët që e kanë pasur nën kontroll zonën që nga viti 2013, thuhet sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).

Ballafaqimi është pjesë e një ofensive tokësore të nisur nga qeveria të dielën. Ajo ka qenë duke luftuar në shumë fronte në përpjekje për të depërtuar brenda enklavës të kontrolluar nga rebelët, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Në ditën, katër orëshe të “pauzës humanitare” do të thotë largimi i të lënduarve jashtë Damaskut dhe hyrjen e automjeteve humanitare për të shërbyer banorët me ushqim dhe pajisje medicinale që kanë mbetur të bllokuar.

Përpjekjet e para për implementimin e armëpushimit të martën rezultoi i pasuksesshëm. Sulmet e vazhdueshme me bomba dhe artileri e rëndë me zjarr kanë vrarë të paktën katër persona dhe shumë tjerë kanë mbetur të lënduar.

Banorët thanë se aeroplanët luftarakë kanë nisur disa sulme në orët e para të mëngjesit të mërkures, si dhe sulme të vazhdueshme kanë ndodhur në tre qytetet – përfshirë Douma, Misraba dhe Harasta.

“Nuk ka pasur asnjë evakuim – pa pajisje medicinale, pa ndihma, asgjë.”

“Regjimi ka nisur një lojë psikologjike – kjo është e gjitha,” u shpreh një banor. “Bombardimet janë duke vazhduar që nga mbrëmë.”/Periskopi/

Sigurohen votat për Demarkacionin, arrihet pajtim me Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Burime  brenda qeverisë së Kosovës mësojnë se koalicioni qeverisës i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit në kuvend.

Sipas këtyre informacioneve, janë më shumë se 80 vota të siguruara, të mjaftueshme për votimin pro të demarkacionit me Malin e Zi.

Gjithçka ka përfunduar me sukses pas takimit me Listën Serbe, por që nuk dihet ende saktë se sa do të jetë numri i deputetëtve që do të votojnë pro, shkruan Indeksonline.

Seanca pritet të filloi pas orës 16:00, atëherë kur në Kosovë do të jenë edhe disa deputetë që ndodheshin në Malin e Zi për një takim pune.

Jep dorëheqje drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sokol Zogaj nga sot nuk është më drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zogaj ka thënë për lajmi.net se nga sot nuk mban postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues për shkak të limitit të moshës.

Ndërsa në pozitën e Ushtruesit të Detyrës është caktuar, Rasim Selmani, deri në përfundim të konkursit.

Lladrovci thotë se Demarkacioni duhet të kalojë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje deputetëve që siç ka thënë ai të “mbajnë anën e të ardhmes, anën e të vërtetës, jo të kauzave politike të sajuara që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e vendit”.

Ai në Facebook ka shkruar se mospajtimet mund të sqarohen, sipas propozimeve të ofruara në Kuvend dhe se Demarkacioni, duhet të kalojë.

Postimi i plotë Lladrovcit:

Deputetët e Republikës së Kosovës, sot, më shumë se kurrë, duhet të mbajnë anën e të ardhmes, anën e të vërtetës, jo të kauzave politike të sajuara që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Mospajtimet mund të sqarohen, sipas propozimeve të ofruara në Kuvend. Ka kohë për to! Demarkacioni, duhet të kalojë.

Besimi ynë në qëllimet tona, kurrë nuk duhet të vihet në dyshim, përkundrazi, çdo ditë do të fuqizohet duke i kontribuar zhvillimit të vendit dhe hapjes së perspektivës për të qytetarët tanë.

Kështu fuqizojmë edhe besimin e ndërsjellë me partnerët tanë që na ndihmuan në momentet më të rënda të kombit tonë, kur ishim buzë shfarosjes.

Secili nga ne e di se gjithandej, shteti ynë kufizohet me shqiptarë.

Historia ishte e padrejtë, por sot, ne me votën e deputetëve, do t’i japim elementin thelbësor shtetësisë tonë, përcaktimin e sovranitetit.

Ankesa për padrejtësitë, për një shekull okupim, nuk kemi mundësi tash t’i korrigjojmë. As vendimet e fuqive të mëdha, dje.

Kam besim se deputetët do të marrin vendim të drejtë dhe t’i japin vendit perspektivë!

Haxhiu: LDK-ja nuk ka nevojë të jetë në pozitë për ta dëmtuar vendin

Periskopi.com Lajme

Edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ata s’kanë fare nevojë që të jenë në pushtet për të shtyrë përpara projekte që siç i quan Haxhiu janë të dëmshme për Kosovën.

Ajo thotë se partia e Mustafës po vazhdon me gabime njëjtë sikur ishte në pushtet, tashmë edhe si pjesë e opozitës.

Reagimi i plotë:

LDK nuk ka nevojë të jetë mazhorancë për t’i dhënë përkrahje projekteve të dëmshme.

Dëmet, gabimet dhe nënshtrimin karshi pushtetit, në vazhdimësi e ka bërë sa ka qenë në opozitë, sikur edhe tani.

 

Marrëveshja e prillit të vitit 2013, që i hapte rrugë “Zajednicës”, u ratifikua me ndihmën e LDK’së, poashtu Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb dhe tani LDK njësoj, me mendësi të ndrydhur e qasje nënshtruese!

Deputetja e VV-së pyet: Sa herë i duhet Hashimit që LDK-ja të bëhet patericë?

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qëndrimin e tyre karshi marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Millaku ka thënë se sa herë që po i duhet Hashim Thaçit, LDK-ja po e luan rolin e patericës.

“Shtrohet pyetja:
Sa herë i duhet Hashimit , LDK-ja të bëhet patericë?” ka shkruar Millaku në profilin e saj zyrtar.

Aktualisht seanca e Kuvendit të Kosovës është pauzuar, në orët në vijim pritet që të vazhdojë, ku do të hidhet në votim marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në fillim të seancës ishin parë biseda të shumta ndërmjet Enver Hoxhajt, Avdullah Hotit e Behxhet Pacollit, me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë që ende nuk dihet nëse i kanë numrat për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi./Periskopi/

Pse bota duhet të mësojë të thotë ‘Heimat’?

Jochen Bittner Op-Ed

HAMBURG – Pas fjalëve “kindergarten” dhe “schadenfreude,” është koha që një tjetër fjalë gjermane të futet në anglosferë: “Heimat.” Fjalorët nga gjermanishtja në anglisht e përkthejnë “Heimatin” [e shqiptuar si Hi-mat] si shtëpia, toka e vendit apo atdheu, por asnjëra prej këtyre fjalëve nuk e kapin kuptimin e termit.

Heimat përshkruan jo vetëm një vend gjeografik, por edhe një gjendje përkatësie. Është e kundërta e të ndjerit alien; për shumicën e gjermanëve, është e përzier me erëmimin e gatimeve të Krishtlindjeve nga kuzhinat e nënave. Heimat ka të bëj me vragën që lë në ju vendin juaj, kulturën që iu informoi juve dhe për njerëzit që iu inspiruan derisa po rriteshit.

Për shumë njerëz, është forma më e butë e patriotizmit, dhe për shumë kohë i preokupojë shkrimtarët romanticistë gjermanë si Novalis, Hölderlin, dhe Eichendorff. Më vonë, nazistët e bashkëzgjedhën dashurinë për Heimatin në një urrejtje vrastare për gjithë ata që menduan se ishin jashtë saj. Pas Luftës së II Botërore, Heimati ishte ridefinuar si një shtytëse e amnezisë që mbulonte tmerret dhe fajin me kiç, dhe filma të romanticizmit Alpin.

Tash, Heimati është kthyer në një tjetër maskë, në thelb të konfliktit të madh që ka formësuar botën post-komuniste: identiteti kundër diversitetit. Rëndësia e debatit të politikanëve dhe komentuesve; njëra parti [ende për t’u konfirmuar] e koalicionit të madh të Berlinit ka vendosur se Gjermanisë i duhet një ministër i Heimatit. Horst Seehofer, kryeministri i Bavarisë – një shtet që, me dirnds-at [fustan grash i stilit të fshatarëve alpin] dhe me strehat malore, është shtëpia e Heimatit, nëse doni – është vendosur në detyrë të një “superministrie” të re që mbulon interioren, infrastrukturën dhe Heimatin. Kjo lëvizje politike ishte përqeshur menjëherë nga anëtarët e rinj, urbanë, të Twitteratit. A do të detyrohemi të gjithë që të vishemi me lederhosen [shorce të lëkurës me rripa në formë të H-së, që tradicionalisht vishen nga meshkujt e rajoneve Alpine, psh në Bavari], bënë shaka ata, dhe të kemi porcionin javor të sauerkrautit [lakër e copëtuar tradicionale]?

Ky ishte një reagim i mjerë ndaj asaj që mund të jetë një ide shumë e pasur. Nëse interpretohet në një mënyrë të matur dhe moderne, pak dozë Heimat-i mund të ndihmojë Gjermaninë që të shmangë një rënie poshtë drejt një degjenerimi politik siç ka ndodhur me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. E megjithatë, rizbulimi i Heimatit do të jetë produktiv vetëm nëse termi ridefinohet sërish.

Ky proces është në zhvillim e sipër. Në këtë konceptim të ri, Heimati është një strehë nga bota e çorganizuar. E thënë thjeshtë, Heimati është një kundërkoncept për globalizmin. Që t’iu japim vetëm një shembull, revista gjermane që quhet Landlust [e përkthyer keq si “Kënaqësia e fshatit”] është tashmë publikimi më i shitur në gjithë vendin. Fokusi i saj? Të mësuarit e lexuesve të saj sesi të copëtojnë drutë, apo sesi të përgatisin kompot dardhe në një mënyrë tradicionale. Kjo është një formë e pafajshme dhe potencialisht gjithpërfshirëse e Heimatit.

Por Heimati poashtë mban rrezikun e të shërbyerit si një justifikim për të përjashtuar ‘tjetrin’ në mënyrë që të ruhet ‘vetja’ e pastër. Heimati është arsyeja pse shumë votues e mbështesin partinë e re të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë, e njohur me shkurtesën AfD, në luftën e saj kundër ‘pushtuesve’ myslimanë. AfD-ja po përpiqet të mbrojë Heimatin duke shpërndarë frikë te të huajt që vijnë në hordhi që të përplasen me ‘Volk’-un gjerman njëherë e përgjithmonë. Gjithnjë e më shumë gjermanë po e marrin këtë shpjegim të fjalës Heimat. Sipas në sondazhi, AfD-ja vetëm sa e ka arritur ratën e popullaritetit në 16%, duke ia zënë vendin e dytë partisë së sëmurë të qendrës së majtë Social Demokrate.

Heimati është ajo për të cilën votuesit e Trumpit dhe të Brexitit lëngojnë, dhe për të cilën i akuzojnë elitat e tyre politike se po braktisin. Ngasësi i polarizimit dhe burimi i helmit social në këto vende ka qenë njëfarë tjetërsimi i përbashkët dhe vetëndihmues. Të dyja zgjedhjet, Trumpi dhe Brexiti, janë shpjeguar si një ndarje mes fshatit dhe qytetit, e megjithatë kjo ndarje e kapërcen gjeografinë. Për më shumë, ajo rrjedh nga përplasja mes dy kurseve/mentaliteteve “të ndryshosh është të humbësh” dhe “të ndryshosh është të fitosh”, të cilat i kanë ndarë fshatrat nga metropolet.

Globalizimi e ka lënduar jetën urbane dhe rurale në Gjermani poashtu. Kur ratat e vogla të interesit i shtyejnë degët bankare të vogla të fshatrave që të mbyllen, rezidentët lokalë humbin më shumë se një vend ku të tërheqin para – ata e humbin një institucion social. Dhe kur parqet dhe stacionet e trenit nëpër qytete bëhen vende ku mblidhen emigrantët, dhe rastësisht ose jo, edhe zona të krimit, njerëzit ndihen më pak të sigurtë.

“Ministria e Heimatit” është një shenjë që qeveria federale e ka kuptuar këtë rrezik politik të madh. Liderët në koalicionin e madh e shohin rrezikun në të shërbyerit të interesave të shumë grupeve të ndryshme sociale nëse një pjesë e madhe e shoqërisë njëhershëm ndihet e lënë anash. Kriza e euros përfshiu bailout-e [ndihma financiare për të bankrotuarit] për vendet e tjera; kriza e migrimit përfshiu bailout-e për të ardhurit. Ku ishin këto bailout-e për ata që u larguan nga puna? Këto përvoja shërbejnë si paralajmërime për administratën e re të zonjës Merkel: Balansoji nevojat e botës së jashtme me interesat e shtetit – ose ndryshe paguaje çmimin.

Kjo nuk ka të bëj me mbylljen e dyerve; më shumë, kjo ka të bëj me mënyrën sesi duhet të jemi mjaftueshëm inkluzivë që thirrja për mbyllje dyersh të heshtet. Toleranca avullon kur vlerat e shumicës duken në rrezik. Në këtë kuptim, forcimi i versionit të përndritur të Heimatit, luftimi i përshtypjes që kultura e vendorëve është në rrezik, mund të ndihmojë në integrimin e të huajve.

Nocionet kontemporane të Heimatit nuk janë thjesht vetëm rreth lidhshmërisë emocionale për vendin apo turmën. Dhe ato padyshim që nuk janë rreth tërheqjes së vijave për të përjashtuar të huajt – lini të qetë ata njerëz që tashmë janë në komunitet. Por ata kuptojnë njëfarë besnikërie të themeleve të shoqërisë moderne gjermane: Kushtetuta e pasluftës, Ligjet Bazike. I lumtur është ai person që është i aftë të festojë këtë gjë si pjesë të Heimatit, qoftë nëse e vesh një lederhosen ose jo.

Shkrimi është publikuar në The New York Times. Përktheu: Periskopi

Qytetarja shokohet në QKUK, i kërkohet t’u bleje mjekëve mantelë për operacion (Foto)

Periskopi.com Lajme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më shumë është në fokus të medieve për skandalet që i bën se sa për ndonjë përparim shkencor.

Mu për këtë arsye shumë qytetarë detyrohen që të paguajnë mijëra euro për mjekim jashtë vendit, sepse QKUK-ja e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë qytetarët, shkruan Periskopi.

Një qytetarë që ka operuar gjurin në Klinikën e Ortopedisë në QKUK ka publikuar një tjetër gjë të çuditshme që ndodh aty. Ajo ka publikuar në Facebook faturën, e cila dëshmon se ajo ka paguar mantelët sterilë për mjekët që do ta operonin, shkruan Periskopi.

Qytetarja që ka kërkuar të mbetet anonime është skandalizuar nga kjo kërkesë e mjekëve të QKUK-së.

Asaj, përveç gjilpërave, i është kërkuar edhe blerja e 10 mantelëve për mjekët.

“Nëse bëheni operacion në QKUK/Ortopedi, përpos medikamenteve duhet me ble edhe gjilpëra dhe mantelë për mjekët që të bëjnë operacion. Paramendoni, ja shikoni se si i ka shkruar mjeku se çka duhet. Ja edhe fatura: 10 mantela për 10 mjekë. Kuku bre, çka po ndodh me neve?? Se 10 mjekë do të bëjnë operacion të gjurit. Mjerim, trishtim”, ka shkruar ajo. /Periskopi/

Japonia e kap aeroplanin rus duke fluturuar mbi ujërat japoneze

Periskopi.com Lajme

Më 27 shkurt, avionët luftarakë japonezë u ngritën në ajër për ta përcjellë një avion luftarak rus mbi Detin e Japonisë. Sipas forcave ajrore japoneze (JASDF), aeroplani vëzhgues rus po fluturonte mbi Detin e Japonisë dhe u kap nga radarët ushtarakë, por gjithashtu u sqarua që hapësira ajore japoneze nuk është shkelur nga avioni rus.

Edhe autoritetet ruse e kanë konfirmuar këtë rast, ndërsa kanë thënë që fluturimi i avionit ka qenë stërvitje ushtarake në Detin e Japonisë dhe që fluturimi nuk ka shkelur rregullat e aviacionit ndërkombëtar.

“Kufijtë e shteteve nuk janë shkelur”, tha ministria ruse në komunikatë.
Avioni ushtarak SU-35 përdoret për qëllime të monitorimit dhe marrjes së informatave.

 

Sllovakia ofron 1 milion euro për informacione mbi vrasjen e gazetarit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për këdo që ka informacione për vrasjen e një gazetari investigativ në vend.

Gazetari 27-vjeçar Jan Kuciak dhe partnerja e tij Kusnirova u ekzekutuan në shtëpinë e tyre të dielën me një nga plumb në kokë.

Mediat raportojnë se Kuciak do të publikonte një hetim që lidhte mafian italiane me korrupsionin në nivele të larta politike.

Gjatë konferencës për shtyp, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë, kryeministri Fico, duke qëndruar pranë grumbullit me kartëmonedha, tha se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë.

Media vendase raportojnë se në shënjestër të gazetarit Kuciak ishin edhe zyrtarë të kabinetit të kryeministrit, por ky i fundit tha se nuk duhet fajësuar askush pa prova, sidomos pasi opozita fajësoi drejtpërdrejtë partinë qeverisëse SMER për vrasjet. 

Ndërkohë, shefi i policisë sllovake Tibor Gaspar tha se ka shumë mundësi që vrasja të ketë lidhje me hetimet që gazetari po kryente.

Sipas mediave, Kuciak po hetonte devijimin e fondeve të BE-së në pagesa të rremë për një skemë taksash mes Sllovakisë dhe shtetasve italianë që kanë lidhje me Ndrangheta.

Vrasja e tij shkaktoi një reagim të ashpër publik dhe nisjen e organizimeve për protestë antikorrupsion.

Analistët thonë se vrasja e Kuciak është një këmbanë alarmi edhe për vetë BE-në, pasi vetëm pak muaj më parë, në një tjetër vend të unionit pikërisht në Maltë, u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila gjithashtu hetonte korrupsionin në nivele të larta politike dhe qeveritare.

 

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PD’së

Periskopi.com Lajme

Ditën e martë, është ndarë nga jeta mjekja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rushen
Golemi. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kolegu i saj, deputeti Tritan Shehu.

“Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Një lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, për te gjithë ne, qe patëm fatin e privilegjin te
punojmë me atë ne sallën e operacionit, ambientet spitalore, ditën dhe natën, ne Tirane e
larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje për ndihmën e kirurges se shquar, humane e te pa
epur.

Dr. Rusheni, një mjeke e rralle, e pa përsëritshme ndoshta, por dhe një zemër e madhe qe
rrahu per Demokraci e Perëndim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atëherë kur duhej përmbysja e te lindte liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, janë modeli
me i mire për këdo qe aspiron te beje diçka te vlefshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.”-ka shkruar Shehu.

Golemi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare dhe njihet si e para mjeke kirurge femër në
Shqipëri

Hashim Thaçi del nga zyra e Haradinajt ku po mbahet takimi me deputetët serbë

Periskopi.com Lajme

Një takim mes Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe deputetëve të Listës Serbe është duke u zhvilluar në zyrën e Kryeministrit.

Deputetët e Listës Serbe më herët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

Sot pasi mbledhja e Kuvendit shkoi në pauzë, Ramush Haradinaj tha se deputetët e Listës Serbe ende nuk kanë qëndrim definitiv.

Haradinaj tregoi se deputetët e Listës Serbe janë në Prishtinë.

Në këto momente presidenti Hashim Thaçi lëshoi takimin dhe ndërtesën e qeverisë.