Real Madridi i vendosur ta transferojë Harry Kane

Periskopi.com Sporti

Real Madrid është i vendosur ta transferojë Harry Kane këtë verë dhe do të ofrojë dy futboollistë për ta bindur Tottenham t’ia shesë sulmuesin.

Skuadra spanjolle e di se anglezët duan rreth 200 milionë euro për ta shitur, por shpreson se do të paguajë më pak duke ofruar dy futbollistë.

Karim Benzema pritet të jetë pjesë e ofertës së Los Blancos, por edhe mesfushori kroat Mateo Kovaçiq shihet si tjetër futbollist që mund të largohet.

Haradinaj niset nga Bullgaria për Prishtinë me aeroplan

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas disa orësh pritje, më në fund është nisur për në Prishtinë. Pasi avioni në të cilin gjendej ai, nuk arriti të ateroj pasdite në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Haradinaj bashkë me gjithë pasagjerët u dërguan në Sofje të Bullgarisë.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit të Sofjes, aeroplani në të cilin ndodhet Haradinaj është nisur për Kosovë në ora 23:20.

Avioni në të cilin ndodhej ai, nuk mundi të ateroj sot në aeroport për shkak të kushteve atmosferike, shkruan Indeksonline.

Tani, sipas zëdhënëses së aeroportit, Valentina Gara, pista është pastruar nga bora dhe fluturimet po kryhen me sukses.

Merkeli mesazh Vuçiqit: Zgjidhe problemin me Kosovën

Periskopi.com Lajme

“Gjermania është e impresionuar se si Beogradi po ecën rrugës së reformave dhe e inkurajon qeverinë serbe të vazhdojë kështu. Negociatat për anëtarësim në BE do të jenë të suksesshme vetëm nëse vazhdojnë reformat, sidomos në sundimin e ligjit dhe nëse arrihet marrëveshja juridike me Prishtinën gjatë viteve të ardhshme”.

Kështu, citon “novosti” i Beogradit të ketë thënë sot kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Në bisedën kokë më kokë, Merkel e ka shfaqur qartë pritjen se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet dhe ka përkrahur kryetarin serb në idenë e tij kundër konflikti të ngrirë në këtë çështje .

Merkel ka konfirmuar vizitën saj në vitin e ardhshëm në Serbi.

Daçiq intensifikon veprimet, bisedon me Çekinë për tërheqjen e njohjes për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pritur sot një delegacion të Çekisë nga Partia Socialdemokrate pas iniciativës së kësaj partie për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Delegacionin e Çekisë nga kjo parti e udhëhiqte kryetari i saj, deputet në Parlamentin çek, Jaroslav Foldina, e në takim merrnin pjesë ish –ministri i Jashtëm çek Jan Kavan si dhe regjisori Vaclav Dvorzhak, është kumtuar nga kabineti i Daçiqit.

Iniciativa e Foldinit për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Çekia ka filluar bashkë me protestat që u organizuan në Pragë me rastin e shënimit të 10 –vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

Qëllim i kësaj iniciative, siç përcjell b92, ka qenë që opinionit çek dhe atij më të gjerë t’i tregohet se shpallja e pavarësisë ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare (Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë e ka thënë të kundërtën për këtë shpallje, sqarim i Koha.net) dhe se Çekia, si vende nga të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka bërë gabim të madh, i kanë thënë ata Daçiqit, transmeton koha.net.

Theksohet se ata kanë organizuar vizita studimore të gazetarëve çekë nëpër enklavat serbe në Kosovë për të parë se si jetojnë serbët nëpër to.

 

Lushaku: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, Kosova rrezikon të mbetet pa viza deri në vitin 2020

Periskopi.com Lajme

Ligjëruesja universitare  e Shkencave Politike , Jehona Lushaku, ka treguar në detaje hapat që do të ndërmerren për liberalizimin e vizave në rast të ratifikimit të Demarkacionit, gjatë ditës së nesërme kur edhe do të hidhet në votim.

Lushaku ka thënë se në rast të ratifikimit, Komisioni Evropian, do të përgatis një propozim ligjor ku konstatohet se Kosova i ka përmbushur kushtet , dhe ky propozim  do të dërgohet pastaj në Parlamentin  Evropian dhe në Këshillin e  Evropës, shkruan Periskopi.

Lushaku ka treguar se propozimi do të merrte votat e shumicës, edhe nëse vendet që nuk e kanë njohur Kosovën do të votonin kundër.

E nëse ndodh që Demarkacioni të mos ratifikohet, Lushaku ka thënë që Kosova rrezikon që deri në vitin 2020 Kosova të mbetet pa viza, pasi në Bashkimin Evropian do të ketë zgjedhje të brendshme dhe shumë zhvillime tjera të cilat do ta lenin Kosovën jashtë agjendës për një kohë të gjatë, raporton Periskopi.

Shkrimi i plotë:

Per te fundit here per Demarkacionin:

  1. Cka ndodhe ne Bruksel per procesin e liberalizimit per Kosoven nese kalon?

Komisioni evropian pergatit nje propozim ligjor ne te cilin konstaton qe Kosova ka permbushur te gjitha kriteret dhe procedohet ne te njejten kohe ne Parlamentin Evropian dhe Keshillin e BE-se.

Propozimi shqyrtohet fillimisht ne Parlament nga Komisionet parlamentare dhe me pastaj diskutohet ne senace plenare. Propozimi mund te kete deri ne dy lexime dhe pastaj votohet.

Pastaj Parlamenit evropian e dergon ne Keshill te BE-se, ku do te diskutohet ne formatin e Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te te gjitha shteteve. Edhe ne Keshill do te kete votim, per te cilin kerkohet shumice e kualifikuar.

Ne te dyja institucionet shumica e kualufikuar do te arrihej edhe nese deputetet, gjegjesisht ministrat e shteteve qe nuk e kane njohur te votonin kunder.

Liberalizimi i vizave mund te ndodhe vitin 2018, vetem nese Demarkacioni kalon neser. Parlamenti evropian ka parapare dy termine per seanca plenare ne muajt ne vijim me 12-15 Mars dhe 16-19 Prill 2018. Kurse, Keshilli i BE-se ne formatin e Ministrave te Drejtësisë dhe Puneve të brendshme ka takime me 8 mars, 19 prill dhe 4 qershor 2018.

Ne qofte se vendimi perfundimtar per liberalizim merret me 4 qershor, atehere liberalizimi do te mund te pritej qe te ndodhte ne fund te vitit.

  1. Nese demarkacioni nuk kalon:

Zgjedhjet per institucionet e BE-se do te mbahen ne fillim te 2019-es. Te gjitha vendimet e rendesishme synohet te perfundohen deri ne fund te ketij viti. Duke llogaritur kohen qe kerkon per implementim te liberalizimit (6 muaj), dhe duke ia shtuar nje kohe minimale te marrjes se ketij vendimi (3 muaj), atehere koha e fundit qe institucionet tona duhet te marrin nje vendim eshte marsi 2018.

Keshtuqe, ne fillim te 2019 do te kete zgjedhje ne BE dhe derisa ato organizohen, mbahen, derisa institucionet konolidohen shkon viti 2019 pa pasur mundesi qe te merret asnje vendim per liberalizim. Keshtuqe, ja erdhem ne 2020-ten- pa asnje vendim. Me institucionet te reja, me politikane te ri ne BE dhe duhet te fillojme nga e para me lobim.

Keshtuqe,

Shfrytezojeni momentumin kur BE ka vullnet per te marre nje vendim te shpejte; merreni e votojeni demarkacionin!

Selmanaj: Më mirë të mos mbahet fare seanca

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha disa fjalë për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe veprimet e tij gjatë seancës së kaluar drejtuar LDK-së, ku sipas tij këto nuk ishin veprime prej një politikani, por prej dikujt që ka deficit intelektual e edhe të vlerave njerëzore.

Haradinaj seancën e së premtës iu drejtuar deputetëve të LDK duke iu thënë se ku po iu dhemb që në marrëveshjen e demarkacionit është përfshirë raporti i Bulliqit .

”Marre ju koftë … jeni kundër raportit ku mundet me u gjet  territori,  ku po iu dhem, a keni problem nëse kthehet guri”, iu kishte thënë Haradinaj në seancë deputetëve të LDK-së. Megjithatë Selmanaj tha se të nesërmen kryeministri erdhi në vete dhe pranoi vërejtjet e LDK-së, që sipas tij është një veprim i mirë, shkruan rtv21.tv.

Tani telashet serioze janë me Listën Serbe, gjë që nuk i shërben këtij koalicioni qeverisës që jetëgjatësinë e vet e ka të varur nga votat e Listës Serbe, tha Selmanaj duke folur për çështjen e demarkacionit. Sipas Selmanajt akoma janë 2-3 vota, ose më shumë që nevojiten për kalimin e demarkacionit, që shfaq se do të ketë shumë telashe serioze që kjo të tejkalohet nesër, përkundër që pritjet janë shumë të mëdha. Ndryshe nesër në ora 10:00 është paraparë të mbahet seanca për demarkacionin. Deri tani Lista Serbe dhe Vetëvendosja janë deklaruar kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Mesazhi i koduar i Albulena Haxhiut për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Në kohën kur  nga seanca parlamentare e demarkacionit, kanë mbetur vetëm disa orë, deputetët e VV-së janë aktivizuar.

Pas Albin Kurtit e Rexhep Selimit që këmbngulën edhe njëherë në votat kundër kësaj marrëveshje, tani edhe deputeteja Albulena Haxhiu ka dërguar një mesazh, ani pse jo shumë të qartë.

Ajo njëjtë sikurse edhe bashkëshorti i saj, i cili gjatë ditës i kishte apostrofuar si tradhtarë ata që e votojnë demarkacionin, edhe Haxhiu u ka drejtuar fjalët atyre që kanë dilema në votën për këtë marrëveshje.

 “As mish as peshk” ka shkruar Haxhiu në rrjetin social facebook, duke mos sqaruar saktë se kujt po ja drejton këtë proverb popullore.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ‘godet’ Veselin: ‘Patriotizmi’ yt është ndarja e Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka kritikuar ashpër kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, duke thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet vetëm kur partia e Veselit të jetë ne opozitë.

Sipas Millakut, ndarja e Mitrovicës dhe dëmet e shkaktuara gjatë pasluftës janë ‘patriotizmi’ i Kadri Veselit.

Reagimi i plotë:

Nesër nuk kalon DEMARKACIONI
Liberalizimi i vizave bëhët vetëm kur PDK -ja është opozitë, atëher kur do të japin llogari të korruptuarit.
“Patriotizmi” i Kadri Veselit është ndarja e Mirtovicës dhe i të gjitha dëmëve të pasluftës që ia bëri Kosovës.

Queiroz: Ronaldo është më i miri i botës

Periskopi.com Sporti

Të gjithë ata që përcjellin futboll kanë marr pjesë në një debat se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por trajneri aktual i Iranit, dhe ish trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante.

Sipas tij Ronaldo është më i miri nga njerëzit, ndërsa Mess nuk është i tillë.

“[Cristiano Ronaldo] është lojtari më i mirë në botë.Gjithmonë e kam thënë se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është jashtë kësaj bote”.

“Nëse do të ishte njeri, ai nuk do ta kishte atë moment magjik kundër Iranit në Kupën e Botës 2014”.

“Nuk më pëlqen të humbas, por nga ajo ndeshje u largova jo me ndjenja negative”.

“Ishte një moment magjik ai që ndodhi në atë ndeshje”.

Queiroz që do ta ketë përballë Portugalinë ka bërë shaka duke thënë se ka disa Ronaldos në skuadrën e tij.

“Kohët kanë ndryshuar, tani kam disa Ronaldo të tjerë me mua. Lojtarë të rëndësishëm si [Alireza] Jahanbakhsh, [Reza] Goochannejad dhe [Ali] Karimi”, ka thënë Queiroz.

 

Aktorja e ‘O sa mirë’ provokon ndjekësit me këtë fotografi

Periskopi.com Showbiz

Bukuroshja nga Klina nuk ndalet së ekspozuari linjat trupore perfekte. Bëhet fjalë për Arta Elezaj e cila komentohet për çdo paraqitje të zjarrtë e madje tejet provokuese. Këtë na tregon çdo ditë me imazhet e njëpasnjëshme të cilat i publikon në rrjetet sociale, sidomos në llogarinë ‘Instagram’ të saj, e cila për një kohë të shkurtë ka mbledhë mbi 47 mijë ndjekës.

E në këtë fotografinë e fundit ajo shfaqet tejet e ekspozuar duke vënë në pah gjoksin bombastik.

 

Përshëndetja e veçantë e Demaçit me rastin e ditëlindjes së tij

Periskopi.com Lajme

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij, është kujdesur t’i përshëndesë miqtë e tij në mënyrë të veçantë.

Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një foto ku Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.

“Pershendetje per te gjithe miqte e fcb me kete foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptari në Facebook.

Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare

Pa Cristiano Ronaldon, Real Madridi humb ndaj Espanyolit

Periskopi.com Sporti

​Real Madrid ka pësuar humbje nga Espanyol në udhëtim me rezultat minimal 1:0

Skuadra e Zinedine Zidane ka pësuar humbje nga Espanyol me rezultat 1:0, ndeshje kjo në kuadër të javës së 26 të La Ligas.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Moreno në minutën e fundit të takimit 90+3.

Pas kësaj humbje, Reali mbetet në vendin e tretë më 51 pikë, 14 më pak se sa Barcelona në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Sylë Tahirsylaj ngre alarmin, këto do të jenë temperaturat për nesër

Periskopi.com Lajme

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një bisedë për KALLXO.com tregoi se ditën e enjte, më 1 mars, temperaturat do të jenë më të ulëtat e këtij viti kalendarik.

Temperaturat të enjten sipas Tahirsylajt do të jetë minus 18 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa minus 13 do të jenë në ultësira.

“Me datën 1 do të jenë temperaturat më të ulëta në këtë vit kalendarik. Minimalet do të jenë -18 gradë celsius në vende kundrinore-malore, ndërsa në ultësira do të jetë -13 gradë celsius”, tha Tahirsylaj për KALLXO.com.

 Ai shtoi se reshjet e dëborës nuk do të ndalen deri ditën e shtunë të kësaj jave.

“Këto temperatura janë të ulëta të cilat do të zgjasin deri në fund të javës. Do të ketë reshje të borës deri të shtunën. Më pas do të ndërpriten”, tha ai.

Sipas Tahirsylajt, ditën e diel, temperaturat do të fillojnë të rriten, në vende të ulëta do të jenë temperaturat +7 gradë celsius ndërsa në vende të larta deri në 4 gradë celsius.

Sipas tij, moti këto ditë ka shkaktuar probleme në komunikacion.

“Moti këto ditë në Kosovë ka shkaktuar probleme të shumëfishta në komunikacion, pasi që pjesëmarrësit në komunikacion kanë qenë të papërgatitur”, tha Tahirsylaj.

Ai tregoi se të premten e kësaj jave do të ketë reshje të shiut e cila sipas tij do të krijojnë një shtresë akulli, e cila mund të paraqes rrezik në komunikacion.

“Ditën e premte do të ketë reshje të shiut. Ato pastaj në temperatura të ulëta do të krijojnë shtresa të akullit dhe kjo do të paraqes problem të veçantë në qarkullimin e automjeteve. Për këtë rast mund të përdoren hedhat e sharrës ose thëngjilli i bluar e ajo ndikon pozitivisht që ajo shtresë të eliminohet”, tha më tutje Tahirsylaj për KALLXO.com, duke shtuar se një mot i tillë ka qenë edhe viteve të kaluara.

Sipas tij në temperatura -11 gradë celsius, kripa nuk reagon për eliminimin e shtresave të akullit.

“Shtresa që do të krijohet ditën e premte është pak me rrezikshmëri. Po e përsëris që mund të përdoret thëngjilli i bluar për ta shmangur të paktën rrezikshmërinë”, tha ai.

Ai tha edhe se një situatë e tillë nuk është brengosëse pasi në Kosovë sipas informatave që ka, reshjet e borës kanë arritur deri në 10 centimetra.

Flasin nga Qeveria, pas bllokimit të Haradinajt në Bullgari

Periskopi.com Lajme

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë. Haradinaj bashkë më udhëtarët që kanë pasur të aterrojnë në Prishtinë tani janë duke qëndruar në Sofje. Zyrtarë të Qeverisë kanë treguar se po bëhet përpjekje për tu kthyer në Kosovë. Me kthimin e tyre po merren edhe ambasadat që janë në Bullgari.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj në këto momente është duke qëndruar në aeroportin e Sofjes së Bullgarisë. Ai nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë, në kohën që ishte paraparë për shkak të motit të vështirë, dhe për këtë është kthyer mbrapa.

Për qëndrimin  në Sofje  të tij dhe udhëtarëve që ishin në avionin e  WizzAir, ka folur zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka treguar se po behën përpjekje që Haradinaj dhe udhëtarët të nisen për Kosovë.

“ Janë mobilizuar të gjithë. Tash me neve janë duke u marrë ambasada e Kosovës në Bullgari por edhe ajo bullgare. Janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të bëhet kthimi për Kosovë. Nuk është vendosur ende se si të bëhet kjo. Edhe në Bullgari koha nuk është e mirë”, ka treguar ajo.

Gashi ka bërë me dije për Express se Haradinaj nuk dëshiron të kthehet vetëm në Kosovë, por ai insiston që kthimi të bëhet së bashku me udhëtarët që ishin në këtë avion.

“ Ne jemi duke kërkuar zgjidhje për të gjithë. Do të thotë nëse nisemi për Kosovë do të nisemi të gjithë që kemi qenë në avion. Tash nuk dihet ende a do të bëhet kjo me transport rrugorë apo ajrorë”.

Zëdhënësja e Qeverisë nuk ka mundur të thotë sigurt se nëse nesër Haradinaj do të jetë në Kuvendin e Kosovës, kur pritet të votohet Demarkacioni.

“ Me rëndësi tash është veç të bëhet një zgjidhje për tu kthyer në Kosovë. Pra, kjo është e rëndësishme, për të tjerat nuk mund te themi asgjë”, ka thënë ajo për Express.

 

Kadri Veseli tregon nëse do të shtyhet seanca e nesërme për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i sigurt se nesër në Kuvendin e Kosovës, do të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ka thënë se nuk arsyeje të shtyhet më.

“Ne nesër do ta votojmë demarkacionin sepse është çështje që i hapë perspektive Kosovës drejtë BE-së nuk po flas vetëm për liberalizimin e vizave që është shumë e rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”.

“Nuk ka asnjë arsyeje të shtyhet, ka mija arsyeja të votohet edhe ashtu kemi humbur shumë kohë. Unë jam shumë i sigurt që nesër do të votohet demarkacioni”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

Veseli më tej ka thënë se është duke punuar intensivisht që kjo marrëveshje duhet të votohet nesër. Sipas tij demarkacioni është çështje e kryer.

“Qytetarët presin nga që nesër të votohet dhe kjo duhet të ndodh jemi duke punuar intensivisht që kjo çështje nesër të votohet. Çështja e demarkacionit është çështje e kryer. Vonesa që mund të ndodh eventualisht nesër mund të jetë vetëm një goditje ndaj vetvetes”, ka thënë Veseli.

Rexhep Selimi i ka dy fjalë për Kadri Veselin

Periskopi.com Lajme

Kushdo që pret që Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, do të mbetet me gisht në gojë.

Kështu i është përgjigjur Kadri Veselit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Rexhep Selimi.

Paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit,  se individë brenda VV-së do ta votojnë demarkacionin, Selimi i ka quajtur si deklarata të pavlera.

 Selimi ka thënë se Veseli duhet të merret me Listën Serbe me të cilët ai ka koalicion dhe të mos pres vota nga VV-ja.

“Unë nuk komentoj deklarata te Kadri Veselit sepse nuk ia vlen.Ai le ti sheh deputetet e tij dhe të Listës Serbe me të cilët ka koalicion. Deputetet e LV-se e kanë te qartë dhe janë të  vendosur kundër Marrëveshjes se Demarkacionit.Kushdo që pret që LVV do ta votojë demarkacionin do të mbetet me gisht në gojë  ka thënë Selimi për Gazetën Blic.

Seanca për demarkacionin me Malin e Zi është caktuar për nesër nga ora 10:00.

Ndërsa të konfirmuara janë vetëm 78 vota. Për ratifikim të marrëveshjes duhen 81 vota.

Zaev zbulon katër emrat e mundshëm të Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Maqedonia ka dhënë katër propozime për zgjidhjen kontestit me Greqin rreth emrit, ka thënë kryeministri i vendit fqinj ynë, Zoran Zaev.

“Propozoimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, i ka thënë Zaev Reutersit pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, transmeton Koha.net.

Raportohet se ai është përgjigjur me po kur është pyetur nëse Greqia do të jetë e kënaqur me njërin nga këto opsione.

Por, përveç emrit të shtetit, problem do të jetë edhe emri i identitetit kombëtar si dhe i gjuhës që përdoret prej tij. Për këto Maqedonia ka thënë se nuk do të negociojë.

Deputeti i PDK-së tregon nëse po u mungojnë votat për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, ka thënë se nesër në Kuvend demarkacioni do të kalojë.

“I kemi 78 vota, por jam i bindur edhe kanë me u siguru edhe votat tjera, të mjaftueshme me kalu demarkacioni”, ka theksuar Reçica.

Sa i përket deputetit të PDK’së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, nesër ai do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK’së, që janë pro kësaj marrëveshje.

Reçica ka folë edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi dhe raportit të Bulliqit.

“Të trija dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshje”, është shprehur ai, shkruan Rrokum.tv

Më tej, deputeti i PDK’së ka përmendur tri prioritetet e partisë së tij në këtë koalicion qeverisës.

“Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, ka treguar ai.

 

Zyrtare: Nesër nuk mbahet mësim në të gjitha shkollat e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Të gjitha shkollat në Kosovë gjatë ditës së nesërme nuk do të mbajnë mësim. Këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe këshilltari i ministrit të arsimit, Valmir Gashi.

Ai ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet me vonë.

“Është marrë vendim që nesër të ndërprehet mësimi, si pasojë e motit të ligë. Ky vendim ka ardhur edhe pas konsultave me prindërit e nxënësve. Kjo ditë e humbur do të kompensohet një ditë tjetër”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se vendimi vlen vetëm për nesër, ndërkaq nëse temperaturat nuk rriten do të merret ndonjë vendim tjetër.

Mjeku personal tregon se kur do të kthehet Isa Mustafa në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, ka më se dy muaj që është duke qëndruar në qendrën e rehabilitimit fizioterapeutik, e cila gjendet në qytetin jugperëndimor, Pforzheim, të Gjermanisë. Gjendja shëndetësore e tij po shkon drejt përmirësimit. Kështu po thotë mjeku personal i Mustafës, Halil Krasniqi.

Ai për Express ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Mustafës. Ka thënë se kreu i LDK’së ka mundësi që të kthehet në Kosovë para fillimit të pranverës.

Ka më shumë se gjashtë javë që ish-lideri i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, është duke u marrë rregullisht me ushtrime fizioterapeutike në Gjermani. Halil Krasniqi, mjeku i cili po e trajton Mustafën në Gjermani thotë se gjendja e tij shëndetësore është duke shkuar drejtë përmirësimit.

“Mund të ju them se gjendja e zotit Isa Mustafa është shumë e mirë. Ai në mënyrë të rregullt po i vazhdon terapitë fizikale. Po vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka treguar se Mustafa edhe për disa ditë do të qëndrojë në Gjermani për t’i kryer terapitë fizikale. Por ai thotë se duke e parë përmirësimin e gjendjes, Mustafa para fillimit të stinës së pranverës mund të kthehet në Kosovë.

“Besojmë që me këtë ecuri të gjendjes shëndetësore, Msutafa mund të kthehet në Kosovë para fillimit të stinës së pranverës”, ka thënë mjeku i cili po merret me trajtimin e kreut të LDK’së në Gjermani.

Në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Lideri aktual i LDK-së ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë komuniste para viteve të 90-ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike, si në Bordin e UP-së. Një kohë ka shërbyer si këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2010 ka marrë pozitën e kryetarit të LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.