Real Madridi tashmë ka nisur kontaktet e para me trajnerin e njohur argjentinas

Periskopi.com Sporti

Real Madrid është në kërkim të pasardhësit të Zinedine Zidane, i cili sot dha dorheqje nga posti i trajnerit

Klubi spanjoll ka kontaktuar me trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, transmeton Periskopi.

Drjetuesit e Real Madridit shumë shpejt do të marrin një përgjigje nëse Pochettino është i interesuar që të punojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Tekniku argjentinas kohë më parë nënshkroi kontratë të re pesë-vjeçare me klubin nga Londra, por kjo nuk e pengon Realin që të kontakojë Pochettinon pasi ai nuk ka klauzolë liruese. /Periskopi/
Real have already contacted Pochettino about replacing Zidane.

Rama: Për Evropën është jetike integrimi i Ballkanit

Periskopi.com Lajme

 

Është verbëri të mos shohësh nevojën e Bashkimit Europian për t’i dhënë një perspektivë europiane Ballkanit”, deklaroi kryeministri Edi Rama për agjencinë prestigjioze të lajmeve “Agence France Presse”, gjatë vizitës së tij në Paris.

Në deklaratën e pasqyruara gjerësisht në shtypin europian, Rama deklaron se “përsa i përket negociatave, ne nuk po kërkojmë asgjë që nuk e kemi merituar. Nuk kërkojmë asnjë qindarkë nga ana e Bashkimit Europian, por vetëm këshilla për mënyrën se si të vijojmë reformat që na presin më tej”.

Ky është artikulli i plotë i publikuar në shtypin francez:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e gjykoi këtë të martë si “jetik” integrimin e Ballkanit për interesat e vetë Bashkimit Europian. Sipas tij, integrimi do të ishte një “faktor paqeje dhe stabiliteti”, në një rajon që “nuk do të përjetojë sërish” spektrin e luftës që ka përjetuar në të shkuarën.

“Është në interesin e vetë Europës që Ballkani t’i bashkohet. Është jetike për Ballkanin, por është jetike edhe për Europën. Duhet të jesh i verbër që të mos ta kuptosh”, deklaroi Rama për “Agence France Presse”, gjatë një vizite në Paris. Një anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, Shqipëria shpreson që sivjet të hapë negociatat e anëtarësimit.

“Ne jemi një vend i përbërë nga myslimanë dhe nga të krishterë, por feja jonë e përbashkët është Europa. Ne besojmë fuqimisht tek Europa si një faktor paqeje dhe stabiliteti, besojmë në një bashkëjetesë miqësore dhe në një bashkëpunim të vazhdueshëm midis Europës dhe rajonit e vendit tim”, vijon Rama. “Mundet që qytetarët e Europës ta kenë harruar, pasi për ta lufta është vetëm një film bardh e zi në ‘Netflix’, por për ne që e kemi përjetuar, është diçka të cilën nuk duam ta përjetojmë kurrë më”, shton ai, në referencë ndaj luftës së Kosovës në vitet 1998-99.

Konflikti i fundit në serinë e luftimeve që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, kjo përballje midis forcave serbe dhe atyre kosovare la më shumë se 13 mijë të vdekur.

Hapja e negociatave

Komisioni Europian i propozoi vendeve anëtare në muajin prill hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë, kjo pavarësisht hezitimeve të disa vendeve anëtare, përfshirë Francës. Zoti Rama përshëndeti në atë moment vendimin e marrë si rrjedhojë e përpjekjeve reformuese në vendin tij, veçanërisht në fusha si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni.

“Nuk do t’i ndodhë asgjë Francës, Gjermanisë apo BE-së në tërësi nëse do të vendoset që të hapen negociatat e anëtarësimit. Shqipëria nuk është një kërcënim për ta”, theksoi Rama gjatë vizitës së tij në Paris. “Përkundrazi, hapja e negociatave do të na lejojë që të përforcojmë shtetin tonë ligjor, institucionet tona dhe do të na lejojë të bëhemi një vend më i mirë për të jetuar. Nuk bëhet fjalë për para. Ne nuk po i kërkojmë asnjë qindarkë Bashkimit Europian, por kërkojmë vetëm rekomandime të mëtejshme për reformat që na presin”.

Progresi i kërkuar

“Ne kemi përmbushur të gjitha ato që duhet të përmbushnim për hapjen e negociatave. Të gjithë janë dakord mbi fatin që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për t’u përgatitur për këto negociata. Është diçka që e meritojmë dhe nuk i kuptoj këto hezitime në lidhje me këtë çështje”, shton Rama.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të kancelarive europiane, trafiku i kanabisit nga Shqipëria është i barazvlefshëm me një të tretën e Produktit të Brendshëm Bruto të këtij vendi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë me këmbëngulje një progres të qenësishëm të Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit. Tirana zyrtare, nga ana e saj thekson se ka shënuar disa suksese të rëndësishme gjatë muajve të fundit në luftën kundër trafikantëve.

 

Policët në Shqipëri akuzohen se shtyen një vetëvrasje

Periskopi.com Lajme

 

Ardjan Kallmi i dha fund jetës në fillim të javës, ndërsa vajza e tij, Romina kërkon drejtësi.

Ajo thotë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht e psikologjikisht, vetëm që të pranonte një vjedhje që s’e kishte kryer kurrë.

Ata i shkruan një letër, kur në fakt Ardjani nuk dinte as shkrim e këndim. Madje, veprimet e policisë vijuan me kontrollin e banesës së Kallmit, megjithëse ai nuk ishte arrestuar në flagrancë, nuk ishte ndaluar apo të kishte një vendim gjykate.

Përpos këtyre shkeljeve, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët e “Fiksit”, tha: “Shumë mirë që vrau veten!”, raporton Top Channel.

 

 

Berisha: Erdoganin e shajnë ata që ua hanë prapanicat kriminelëve dhe hajnave të Kosovës

Periskopi.com Lajme

 

Opinionistja Kimete Berisha kësaj radhe ka shpërthyer me akuza ndaj mediave të cilat po shkruajnë e raportojnë kundër presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Sipas Berishës, po këta njerëz ‘u rrinë gati e ua hanë prapanicat kriminelëve dhe hajnave më të mëdhenj të këtij vendi, Kosovës’.

Kimete Berisha shkruan se shqiptarët janë dyfytyrësh, duke ua përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Xhavit Halitin, e që sipas saj nuk janë më demokratë se Erdogani.

‘Erdogani është më i mirë se Hashim Thaçi, sepse nuk shtiret, nuk aktron, as nuk e fsheh qëllimin që të bëhet qysh do ai dhe vetëm qysh do ai.
E jo si këta tanët që të djegin ‘tinëz’ Evropës, por ta ‘humbin farën’ mbas shpinës evropiane’, thotë Kimete Berisha.

Ajo hedh edhe një mori akuzash ndaj shqiptarëve.

 

Lexojeni shkrimin  e plotë të saj në Facebook:

U shërbejnë kriminelëve – e shajnë Erdoganin!

Po është qesharake për ty me mendu se je më dikushi se turku.

Qëndrimi fashist i disa gazetarëve ndaj kulturës turke s’do të ishte qesharak, por do të ishte rast klinik, në qoftëse shqiptarët do të ishin për mashallah, e të shquar për kulturë e për rend.

Çka do me thënë kjo, një të dytën shkrime kundër Erdoganit, bëjnë ekskluzivisht ata që u shërbejnë verbërisht, u rrinë gatitu e ua hanë prapanicat kriminelëve dhe hajnave më të mëdhenj të këtij vendi.

Qysh?
Shqiptarët qenkan aq të ngritur e fragjil, sa o ku-ku po habiten me kulturën e ‘ultë’ të turqve.

Po ku gjen ti dyfytyrësi më të madhe se sa te shqiptarët!

Hashim Thaçi e Xhavit Haliti qenkan
më demokratë se Erdogani!

Kadri Veseli që e shfrytëzon pushtetin si instrument për ta uzurpuar në mënyrë partiake administratën-qenka më demokrat, apo Ramush Haradinaj që shoqnohet me kriminelët më agresivë serbë dhe thotë se e ka përbi marren, qenka më ‘burrë i mirë’ se Erdogani.

Me sha Erdoganin mbase mund ta bëjnë popujt evropian që nuk kanë probleme me ‘erdoganët’ e tyre, dhe nuk u shërbejnë atyre.

Ama, me sha Erdoganin shqiptarët që vet u shërbejnë ‘erdoganëve’ shqiptarë, kriminelëve ma të tërbuar të historisë shqiptare, është për m’u mbyt n’legen.

Vëreni ju se po këta turkofobët që e shajnë Turqinë dhe kërkojnë nga Kosova e Shqipëria të prishen me Turqinë, kurrë kurrë, ama kurrë nuk merren me Serbinë dhe kriminelët serbë, shkaku se Serbia është ortodokse. Aq më tepër nuk merren me kulturën serbe, sepse u duket superiore.

Po pse shqiptarëve u duket vetja ‘dikushi’ popull kaq i vogël sherrin kaq të madh, është çudi se sa mendjen e madhe e kemi pasur me shekuj dhe e bartim këtë mendjemadhësi nga gjenerata në gjeneratë.

Pse duhet të mbrohet kultura shqiptare nga kultura turke, kur nuk dallon asnjë trohë nga ajo kulturē, e mirë-e keqe, e tillë çfare është.
Për dallim se shqiptarët ia mbajnë vetes si evropianë, ama në shpirt janë ‘ndryshe’ dhe kanë paragjykime të mëdha, më të mëdha se Stambolli, se turqit nuk shiten si evropianë, pa qenë të tillë, siç shitemi ne. Turqit nuk i kanë ato komplekse.

Pse, në bazë të çkahit kultura shqiptare qenka më superiore se ajo turke!
Ua shkojmë atyre me këngë, me poezi (kush e ka lexuar poezinë turke, ka çka tregon), me raporte ndërnjerëzore, apo ndoshta me kuzhinë ua shkojmë.

Ju që i helmoni poetët e i lini pa bukë intelektualët, kishe po hani kundër Erdoganit!

Shqiptarët e hudhin bërllogun në rrugë;
Flasin me zë të lartë;
Nxjerrin rudë nga hunda e nuk i lajnë duart;
I ngucin femrat rrugës;
Pështyjnë në xhade;
Rrejnë, mashtrojnë, tradhtojnë;
i rrehin fëmijët;
i mbysin gratë;
janë dembela;
Bajnë fjalë;
E vjedhin shtetin;
I vjedhin lulet;
E blejnë pafajësinë prej gjykatave;
Tridhjetë ditë agjërojnë, e për bajram pinë raki;
I braktisin bebat;
Kur idhnohet shqiptari, femrës i thotë ‘kurvë’
Nuk i zbulojnë kriminelët;
I lirojnë prej burgu vrasësit e fëmijëve ;
I vjedhin dëshmitë e krimeve;
I shkatêrrojnë njerëzit e pa krahë;
Merren me sehire;
Shkruajnë te hoxha me gjet burrë apo gru, me lind fëmijë;
Çesin pushkë me ju lind djalë;
Ua dhan’ hisen veç djemve;
Shkrijnë plumb;
Shkruajnë pallavra e i quajnë gazetari;
Bëjnë filma për gjynah;
Këndojnë këngë toileti-për një përdorim;
Nuk lexojnë libra;
Ta lan kopilin n’derë…

Nuk lënë gjë pa ba, e Erdogani qenka më ‘ i keq’…

Erdogani është më i mirë se Hashim
Thaçi, sepse nuk shtiret, nuk aktron, as nuk e fsheh qëllimin që të bëhet qysh do ai dhe vetëm qysh do ai.
E jo si këta tanët që të djegin ‘tinëz’ Evropës, por ta ‘humbin farën’ mbas shpinës evropiane.

S’ke pse e ruan veten nga vetja, s’ke pse tutesh se bëhesh më i keq, sepse s’ke ku shkon më keq.

Krameri kundër Kramerit.
Aman.

 

Dybala e zbulon se si ndihet kur e sheh Messin çdo ditë në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Paolo Dybala është shumë i kënaqur që ka mundësinë të stërvitet çdo ditë me Lionel Messin

Argjentina po bën përgatitjet për Kupën e Botës e cila do të fillojë më 14 qershor në Rusi, shkruan Periskopi.

Dybala është i ngazëllyer me faktin që po stërvitet me njërin nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

“Trajnimi me Messin dhe mundësia për ta parë atë çdo ditë është e pabesueshme sepse ju mësoni shumë nga ai,” ka thënë Dybala.

“Ne të gjithë duam që të bëhemi kampion bote. Nuk do të jetë lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në histori të futbollit dhe do të bëjëm gjithçka që të arrijmë këtë.

“Ne kemi shumë dëshirë që ta ndihmojmë Leon që të fitojë diçka kaq speciale si Kupa e Botës,”. /Periskopi/

Të ngrënit natën vonë ju rrezikon nga këto sëmundje

Periskopi.com Shëndeti

 

Dihet tashmë lidhja mes ngrënies natën vonë dhe shtimit në peshë, por, një studim i ri sugjeron se ajo rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se ngrënia natën vonë rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke u bërë kështu shkak për zhvillimin e diabetit. Vaktet natën vonë rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Dhe, në vijimësi të studimeve të mëparshme, studimi më i fundit ka zbuluar se ngrënia në orët e vona të natës shkakton shtim në peshë tek njerëzit duke ulur aftësinë e trupit për të djegur dhjamin.

Këto rezultate kanë dalë pas një studimi të kryer nga Shkolla Mjekësore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, të cilat konfirmojnë se ngrënia natën vonë ka një sërë efektesh negative shëndetësore. Shkencëtarët kryen një eksperiment tek disa të rinj.

Në fund të eksperimentit ata dolën në përfundimin se ngrënia pas orës 11 të natës shkakton shtim në peshë pasi ngadalësohet procesi i përpunimit të yndyrës – procesi ku yndyrat zbërthehen dhe përdoren për energji. Në këtë rast trupi metabolizonte (përpunonte) më pak lipide ose yndyra. Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini.

Profesoresha Kelly Allison, autorja kryesore e studimit, thotë: “Edhe pse ndryshimi i mënyrës së jetesës nuk është kurrë i lehtë, këto rezultate sugjerojnë se ngrënia herët mund të jetë një përpjekje e vlefshme për të parandaluar këto sëmundje kronike”. “Kemi mjaftueshëm njohuri mbi ndikimin e tejngopjes në shëndet dhe shtimin në peshë, por tani mund të kuptojmë më mirë mbi mënyrën se si trupi i përpunon ushqimet në momente të ndryshme të ditës për një periudhë afatgjate”./BW

 

Dua Lipa pozon gjysmë e zhveshur para pasqyrës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

 

Sukseset e këngëtarëve shqiptare në botë nuk kanë të ndalur.

Në mesin e tyre është edhe artistja e njohur Dua Lipa, e cila tashmë është duke na bërë krenarë të gjithëve, shkruan lajmi net.

Së fundmi, ajo bëri hapjen e finales së Ligës së Kampionëve e cila shkëlqeu me paraqitjen e saj.

Nga ana tjetër, Lipa nuk ngurron të shpërndajë me ndjekësit edhe imazhe nga më të ndryshmet, në këtë të fundit shfaqet gjysmë e zhveshur gjersa pozon para pasqyrës.

Ndryshe, u përfol gjatë në rrjete sociale se futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Madrilenëve dhe Liverpoolit.

Ajo ka paralajmëruar se do performojë në Prishtinë me 10 gusht “Sunny Hill”., ku bashkë me të vjen edhe Martin Garrix.

?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

E pranon Vuçiq: Serbia nuk ka të ardhme pa e zgjidhur çështjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse arrihet paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë gjithçka bëhet e mundur për Ballkanin.

Gjatë një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde” , Vuçiq ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës është jetike për Serbinë.

“Bëhet fjalë për fatin e qindra e mijëra njerëzve, për konfliktin shekullor territorial. Është jetike, nëse çështja nuk zgjidhet, Serbia nuk do të ketë të ardhme”, ka theksuar Vuçiq.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se nëse arrihet paqe ndërmjet dyja vendeve gjithçka është e mundur për Ballkanin.

“Në fund të gjithë duhet të bëjnë lëshime. Ne jemi të gatshëm për të folur në lidhje me çdo gjë që mund të na çojë në zgjidhjen e një kompromisi. Shumë njerëz në vendin tim madje shumica e bashkëqytetarëve të mi janë që ky konflikt të mbetet i ngrirë. Ata janë duke pritur për një mrekulli që të vijë nga Rusia, Kina, India. Unë kurrë nuk i kam inkurajuar për këto pikëpamje”, është shprehur Vuçiq, transmeton Lajmi

Sipas tij, zgjidhja e konfliktit rritë stabilitetin dhe zhvillon ekonominë. Mirëpo, Vuçiq thekson se zgjidhja duhet të jetë e drejtë përndryshe serbët do të ndihen të turpëruar.

 

Albin Kurti përplaset në emision me këshilltarin e Behgjet Pacollit

Periskopi.com Lajme

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka debatuar sot në televizioni shqiptar Top-Channel me Mentor Nazarkon, këshilltarin politik të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Debati mes Kurtit dhe Nazarkos nisi kur këshilltari i kryediplomatit kosovar u shpreh se Vetëvendosje është parti kontradiktore dhe se është parti që nuk ka ide të qarta. Nazarko akuzoi Vetëvendosjen se ka ndërruar qëndrimet e veta ndër vite dhe se ka “flirtuar me ekstremizmat fetar” në Kosovë.

“Vetëvendosja ishte kundër administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, ndërkohë që më vonë vendosi të hynte në zgjedhjet parlamentare; Vetëvendosja thotë se është për bashkim me Shqipërinë, por unë e kam të vështirë ta gjejë se cila është partia me të cilën ajo bashkëpunon në Shqipëri për këtë ide. Pra, nuk ka një parti në Shqipëri ekstremiste ashtu sikur Vetëvendosje në Kosovë; Vetëvendosje thotë se është për bashkim kombëtar, por vetëm në fazën e fundit ka filluar ta përpiloj atë që quhet: Bashkimi ekonomik”, ka thënë Nazarko.

Nazarko, gjithashtu u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje përgjithësisht shfaqet si parti laike, ndërkohë sistematikisht ka flirtuar me ekstremizmat fetar”.

Por, Kurti është përgjigjur në të gjitha pikat e akuzave që Nazarko ia drejtoi Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i VV-së ka thënë se Vetëvendosje kishte hyrë në zgjedhjet parlamentare vetëm pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, në vitin 2008.

“Ne morëm pjesë pas pavarësisë së Kosovës dhe jo gjatë kohës së administrimit ndërkombëtar të Kosovës. Por ne kemi vazhduar aktivitetin tonë dhe kemi kritikuar misionin e EULEX-it në Kosovë. Të gjitha aksionet që kemi ndërmarrur ne, kanë pasur qëllime politike. Ne mund të kemi dëmtuar maikant, muret, mirëpo ne kemi mbajtur burg për këtë, për dallim nga politikanët e korruptuar në Kosovë që nuk e mbajtën asnjë ditë burg”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ka thënë se “ne nuk mendojmë se ne e bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bënë neve. Edhe nëse nuk kemi parti mbështetësa këtu në Shqipëri, ne do të vazhdojmë ta kemi këtë bindje”.

Sa i përket “flirtimit me fenë islame” sipas akuzave të Nazarkos, Kurti është shprehur se Vetëvendosje është kundër islamofobisë të cilën, siç ka thënë Kurti, e kanë instaluar pushtetarët e korruptuar në Kosovë.

“Ne jemi një subjekt politik që e do shtetin e Kosovës si shtet laik; me një distancë nga të gjitha institucionet. Por ne jemi kundër islamofobisë që e përhapin pushtetarët tanë të cilët duan ta vendosin islamin si problemin numër një të Kosovës, por ne e kundërshtojmë islamofobinë”, ka thënë Kurti.

 

Sot u emërua ushtrues detyre në KEK, dikur i jepte tenderë vëllait të Hashim Thaçit

Periskopi.com Lajme

 

Mes vitit 2009 dhe 2011 kompania që merret me biznesin e thyerjes së gurit “Geo Mineral” kishte fituar tri tenderë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Në këtë kompani që kishte fituar tri tenderë në vlerë milionëshe nga KEK-u, figuron si pronar Idriz Thaçi, vëllai i presidentit Hashim Thaçi.

Se Idriz Thaçi figuronte si përfaqësues i “Geo Mineral” ishte dëshmuar në një dokument të kompanisë së naftës Kosova Petrol, që e kishte siguruar Gazeta Jeta në Kosovë në vitin 2013. Idriz Thaçi është ende sot e kësaj dite pronar i kompanisë “Geo Mineral”.

E në kohën kur “Geo Mineral” fitoi tri tenderë nga KEK-u, zyrtar i prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ishte Nijazi Thaçi, kushëri i Idriz Thaçit dhe Hashim Thaçit, i cili sot u emërua ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut pas dorëheqjes së Arben Gjukajt.

Tenderin e parë që “Geo Mineral” – kompani në të cilën figuron pronar i biznesit Idriz Thaçi – e fitoi nga KEK-u ishte më 21 prill të vitit 2011 dhe kishte një vlerë prej 156 mijë eurove. Ndërkaq, tenderi i dytë që “Geo Mineral” e fitoi nga KEK-u u shënua më 24 prill të vitit 2009 dhe kishte vlerë prej 205 mijë eurosh.

Një tender tjetër në vlerë prej 1 milionë e 298 mijë e 332 euro, kompania “Geo Mineral” e fitoi më 7 dhjetor të vitit 2009. Të tre tenderët që kjo kompani fitoi nga KEK-u arritën vlerën e mbi 1 milion e gjysmë eurove.

Tenderi kishte të bënte me ndërtimin e linjës së re të gypit për furnizim me ujë të rëndomtë për Termocentralin “Kosova B” nga kanali Ibër-Lepenc.

Në vitin 2013, në një prononcim për Gazetën Jeta në Kosovë drejtori i atëhershëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, kishte konfirmuar se një hetim do të niste për të vërtetuar se në cilat rrethana kompania private me pronar vëllain e presidentit Thaçi kishte dalë fituese në prokurimet publike të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Veç kontratave me këtë ndërmarrje publike, kompania Geo Mineral më herët kishte furnizuar edhe konzorciumin Bechtel Enka, i kontraktuar për ndërtimin e autostradës së Kosovës.

Nijazi Thaçi, kushëriri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është emëruar sot ushtrues detyre i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kushëriri i presidentit u zgjodh në krye të institucionit kryesor të energjetikës në vend me vendim të bordit të KEK-ut. Në mbledhjen e sotme të bordit të KEK-ut dha dorëheqje ish-drejtori Arben Gjukaj.

Përmes një njoftimi për medie, Bordi i KEK-ut njoftoi se pozitën e Gjukajt do ta zë përkohësisht Nijazi Thaçi, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësdrejtor dhe në një periudhë edhe si zyrtar i prokurimit në KEK.

 

E vërteta del në shesh: Perez kërkoi diçka absurde që e shtyu teknikun francez të largohet nga Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane shokoi sot botën e futbollit me vendimin për t’u larguar nga Real Madrid, por cila ishte arsyeja?

Gazeta angleze ‘The Mirror’ ka zbuluar një kërkesë të çuditshme të Florentino Perezit në drejtim të Zidane, transmeton Periskopi.

Presidentit të Realit nuk i ka pëlqyer reagimi i Ronaldos pas finales së Kievit ku kishte deklaruar se do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, derisa kishte vendosur që t’i hakmerrej portugezit duke e larguar atë nga formacioni startues nga edicioni i ardhshëm, pavarësisht se vendimet për të bërë një gjë të tillë i takojnë vetëm trajnerit të skuadrës.

Kjo gazetë raporton se Perez i ka kërkuar Zizous që në edicionin e ardhshëm të vazhdojë me Bale në formacionin startues si dhe ta largojë Cristiano Ronaldon nga 11-shja e parë.

Zidane këtë nuk e ka pranuar dhe kështu ai vendosi që t’i ndajë rrugët me klubin mbretëror. /Periskopi/

LG prezantoi zyrtarisht V35 ThinQ

Periskopi.com Tech & Auto

 

LG zyrtarisht prezantoi ditën e sotme V35 ThinQ. Për nga dizajni është identik me parardhësit V30S dhe V30.

Sa i përket secifikave të brendshme, telefoni kopjon thuajse çdo gjë nga G7 ThinQ. Diferencat e vetme janë ekrani, kapaciteti i baterisë dhe memorja RAM.

Edhe çmimi është një tjetër pikë ku dy telefonët ndahen sepse V35 ThinQ kushton 900 dollarë, plot 150 dollarë më shumë.

Me V35 merrni një ekran tradicional jo OLED dhe pa “notch.” Ekrani është më i gjërë sesa G7-ës ndërsa kapaciteti i baterisë më i madh prej 3,300 mAh.

V35 ka 6GB RAM ndërsa G7 4GB. Por G7 ka bokset Boom Box ndërsa V35 jo.

Specifikat e harduerit:

V35 ThinQ

Qualcomm Snapdragon 845

Dy sensorë 16-megapiksel në kamerën e pasme

8 megapiksel kamër frontale

64GB memorie plus microSD

6GB RAM

3,300 mAh bateri

Android 8.0 Oreo

G7 ThinQ

Qualcomm Snapdragon 845

Dy sensorë 16-megapiksel në kamerën e pasme

8 megapiksel kamër frontale

64GB memorie plus microSD

4GB RAM

3,000 mAh bateri

Android 8.0 Oreo

 

Policia e Kosovës po heton Këshillin Britanik

Periskopi.com Lajme

 

Organizata Ndërkombëtare Britanike për çështje kulturore dhe të edukimit po hetohet nga Policia e Kosovës me kërkesë të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Këtë e konfirmoi, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

O’Connell tregoi se si erdhi deri te kërkesa për këto hetime.

“Një kontroll i rregullt në Këshillin Britanik ka zbuluar disa keqpërdorime ose shkelje të rregullave. Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar hetimin për këtë rast. Ne kemi një praktikë që nuk e tolerojmë fare korrupsionin në institucionet britanike. Një zyrtare është suspenduar”, tha ai.

O’Connell foli lidhur me Memorandumin e Bashkëpunimit me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për punësime me meritë në poste publike.

 

 

Kuvendi i Kosovës shpenzon mijëra euro për një vizitë në Tiranë

Periskopi.com Lajme

 

Vetëm për mëditje, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka shpenzuar 7 mijë e 500 euro

Çdo vizitë e delegacioneve kosovare jashtë vendi i kushton buxhetit të Kosovës mijëra euro.

Shpenzime të mëdha u bënë edhe gjatë kësaj vizite kur një delegacion i madh i Kuvendit të Kosovës, qëndroi para një jave në kryeqytetin shqiptar.

Ata morën pjesë në Lutjet e Mëngjesit që sivjet u mbajtën në Tiranë.

18 vetë morën pjesë në këtë ngjarje që nuk ka një rëndësi të veçante.

Por rëndësia është te mëditjet që ata marrin.

Për vetëm një ditë qëndrimi secili prej tyre merr 209 euro. Duke qenë se ky delegacion qëndroi dy netë i bie që atyre u është dyfishuar pagesa.

Dhe në bazë të llogaritjes për këtë vizitë vetëm mëditjet kanë kushtuar 7 mijë e 500.

Veseli mori me veti 4 këshilltarët e tij, numër i cili sipas kabinetit të tij arsyetohet me aktivitetet e kryekuvendarit atje.

Po ashtu përkrah kryetarit ishte, sekretari i Kuvendit, dhe asistentët e tij.

Të premten,  bashkë me kreun e Kuvendit ishin edhe  7 deputetë.

Arban Abrashi, Muharrem Nitaj, Elmi Reçica, Donika Kadaj Bujupi, Saranda Bugujevci,   Armend Zemaj e Blerta Deliu Kodra.

Këta emra janë në përgjigjen e sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi dhënë televizionit. Por në fotografitë shihen të jenë pjesëmarrës edhe Visar Ymeri  e Dardan Sejdiu.

Këta deputetë nuk pranuan të flasin në lidhje me përvojën në Tiranë.

Në anën tjetër, kundër veprimeve të kolegëve të tij është deputeti, Milaim Zeka, i cili thotë se ata po keqpërdorin postet e tyre për përfitime personale.

Veprimet e të zgjedhurve të popullit po kritikohen edhe nga shoqëria civile.

Të gjitha këto udhëtime bëhen me anë të një udhëzimi administrativ të vitit 2004, lëshuar nga UNMIKU i cili sot e asaj dite ia mundëson deputetëve këto udhëtime.

 

Rita Ora ndez rrjetin – përkrah këngëtarit seksi në projektin e fundit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

 

Maroon 5 dhe Cardi B kanë sjellur një version të ri të këngës që i kushtohet femrave “Girls Like You”.

Kjo e fundit ishte pjesë e albumit të grupit muzikor Red Pill Blues dhe tani është punuar në versionin me reperen e “Bodak Yellow”.

Por, ajo që e bën më të veçantë projektin  është edhe shfaqja e këngëtares  Rita Ora, e cila merr pjesë si statiste, transmeton Periskopi.

Madje këngëtarja me prejardhje shqiptare ka komentuar këtë projekt, duke publikuar edhe një fotografi përkrah Adam Levine i cili është vokalist i Maroon 5.

‘Girls like you’ është publikuar tashmë. Një projekt  argëtues dhe krenar për të qenë pjesë e tij me vajzat e fuqishme dhe me Maroon 5 ❤‘, ka shkruar Rita Ora në rrjetet sociale.

Në videoklip shfaqet edhe ylli amerikano-latin, Jennifer Lopez, ku këto dyja i kanë dhënë mbështetje këtij versioni të këngës./Periskopi/

#GirlsLikeYou is out now! Such a fun project & proud to be a part of this powerhouse cast of badass GIRLS with Maroon 5!! ❤️ It’s out everywhere now! ❤️ smarturl.it/GLY/youtube

Posted by Rita Ora on Thursday, 31 May 2018

 

Ylli i Unitedit kryen të premten testet mjekësore te Juventus

Periskopi.com Sporti

Matteo Darmian pritet që nesër të kryejë testet mjekësore te Juventus

Juventusi ka arritur të sigurojë shërbimet e Matteo Darmian të Manchester United për shumën prej 12 milionë euro, shkruan Periskopi.

Mbrojtësi i djathtë u pa sot në Milano derisa ai nesër pritet që t’i kryejë testet mjekësore te Juventus.

Darmian u transferua te United në vitin 2015 nga rivali i Juves, Torino që në atë kohë pati përfituar 18 milionë euro nga shitja e tij. /Periskopi/
Related image

Conte pranon rolin e kryeministrit të Italisë, partitë populiste ringjallin koalicionin

Periskopi.com Lajme

 

Giuseppe Conte do të betohet si kryeministër i Italisë pas pranimit të këtij roli në qeverinë e re populiste të vendit.

Zyra e presidentit njoftoi të enjten se Conte ka pranuar rolin dhe do të betohet  të premten pasdite me ministrat e kabinetit.

Conte lexoi listën e ministrave dhe u deklarua  para gazetarëve.

“Do të punojmë me vendosmëri për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë italianëve”, tha ai, transmeton Periskopi.

Presidenti Sergio Mattarella javën e kaluar vuri veton ndaj zgjedhjes origjinale të populistëve për ministrin e financave, duke kërcënuar të zhvendosë çdo marrëveshje koalicioni./Periskopi/

 

 

 

Revoltohen tifozët e Kombëtares së Shqipërisë pas humbjes nga Kosova, kërkojnë rikthimin e De Biasit

Periskopi.com Sporti

Ka pasur shumë sh qiptarë që e kanë çuar nëpër mend De Biazin gjatë kohës që Kosova i jepte leksion futbolli skuadrës së drejtuar nga Panuçi. Dhe ndoshta me të drejtë. Natyrisht, bëhej fjalë për një miqësore dhe nuk do të shqetësoheshim kaq shumë për një humbje, nëse Shqipëria do të kishte luajtur një futboll të kënaqshëm.

Por, në fakt Shqipëria nuk luan më futboll dhe kjo është një kambanë alarmi për të ardhmen. Kombëtarja jonë nuk shkëlqente as në kohën e De Biazit, por të paktën ishte skuadër dhe e dinim se si do luanim. Tani asnjë nuk e di se si luan skuadra e Panuçit. Xhani de Biazin e masakronin për “katenaçion” e tij klasike, madje aq shumë sa nuk na bënte përshtypje se në miqësore mundnim edhe Francën.

Çfarë mendoni për ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Shqipëria?

Pashë vetëm ndeshjen kundër Kosovës. Nuk e kam parë ndeshjen me Norvegjinë, sepse isha në komentin e ndeshjes së Italisë në Angli. Mendoj se ndeshja e djeshme nuk mund të gjykohet sepse u luajt në fundin e sezonit dhe trajneri kërkonte të bënte eksperimente. Më mirë t’i bësh në këtë moment se sa të rrezikosh në ndeshje të rëndësishme siç janë ato të Ligës së Kombeve.

 

de biazi

Kundër Kosovës humbëm pa qenë kurrë të rrezikshëm…

Kundër Kosovës nuk gjuajtëm asnjëherë në portë, përjashto dy-tre tentativa të vakëta me Cikalleshin, Manajn dhe me Balajn. Pjesa tjetër pastaj u pa qartë se kishte mungesa të  rëndësishme krahasuar ndoshta me 11-shin që do të luajë në Ligën e Kombeve. Megjithatë, është e drejtë që të bësh eksperimentet, që duhej të bënte dhe të testonte lojtarë në këtë moment.

Çfarë nuk shkon tani me Shqipërinë?

Vështirë të them se çfarë nuk shkon tani në skuadër. Mund të them atë që shkon dhe mendoj se gjëja më e mirë është që ekziston mundësia që të zgjedhësh në një grup lojtarësh goxha të madh. Mes tyre janë ata që ishin pjesë e grupit që drejtoja unë dhe disa të rinjve që janë afruar së fundmi.

Dakord, por Shqipëria nuk funksionon askund…

Nuk mendoj se është momenti për të drejtuar gishtin ndaj Panuçit. Kam besim se këto janë ndeshje që shërbejnë për të testuar cilësinë e disa lojtarëve të rëndësishëm dhe për të bërë edhe disa prova gjenerale për filozofinë që kërkon të zbatosh në një ekip.

De BIAZI

A duhet të ndryshojë diçka në miqësoren me Ukrainën?

Mendoj se kundër Ukrainës do të jetë një test realisht i vështirë.

E kishit menduar ndonjëherë se do të kishim kaq shumë probleme pas largimit tuaj?

Mendoj se është e nxituar që të flasim për probleme dhe për handikapë që krijohen gjatë rrugës. Është një gjë normale që në kësi rastesh edhe të gabosh, sepse jemi në fund të vitit dhe shumë lojtarë i kanë energjitë dhe idetë e shteruara për shkak të impenjimit të madh në ekipet e tyre.

Pse vetëm lojtarët e Shqipërisë kanë luajtur futboll këtë sezon? Ata të Kosovës nuk kanë luajtur në skuadrat e tyre?

Po, qëndron edhe ky këndvështrim dhe mendoj se është korrekte oponenca juaj, por nëse dikush vendos të bëjë ndryshime dhe të testojë futbollistë, atëherë ekziston rreziku që edhe të mund të bësh paraqitje si ajo kundër Kosovës.

Ju keni biseduar pas ndeshjes me Dukën dhe me Panuçin. Çfarë iu thatë atyre?

Ju thashë të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve. Duhet të shfrytëzojnë sa më mirë eksperiencën që ka kjo skuadër deri tani, por nëse duan të “rrezikojnë” diçka për të parë mangësitë e tyre dhe për të pasur ide më të qartë për lojtarët me të cilët do të luftojnë në kompeticione të rëndësishme, atëherë besoj se është vepruar drejt që është eksperimentuar me Kosovën. Unë e di se kur humb Kombëtarja shqiptare, nuk i pëlqen askujt kjo gjë dhe të parët që mërziten më tepër janë Panuçi dhe Duka.

de biazi

Për çfarë i shërbeu Shqipërisë një ndeshje si kjo?

Mendoj se në një formë edhe e ka ndihmuar. Kështu disa lojtarë do të kuptojnë më mirë se kur ke veshur fanellën e Kombëtares, atëherë askush nuk ka luksin se kemi të bëjmë me një miqësore, por me një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht.

Pas paraqitjes së Shqipërisë me Kosovën ka pasur një lumë kritikash në adresë të Panuçit dhe kanë një shqetësim të madh se mos ai është duke shkatërruar punën e bërë nga ju. A ka vend për panik?

Mendoj se është alarm i kotë dhe duhet pasur gjithnjë besim te skuadra kombëtare. Duhet mbështetur ekipi kombëtar sepse është shumë e rëndësishme kjo gjë. Edhe kur erdha unë e nisëm me një mijë probleme. Kishte shumë nga ata që thoshin se do jetë e njëjta gjë si më parë dhe se nuk do e bënim asnjëherë hapin e madh, por ja që ia dolëm. Duhet ta lëmë mënjanë këtë mentalitet dhe të jemi pak më të duruar. Duhet të përqendrohemi te gjërat që mund të bëhen më mirë sepse ekziston dëshira për t’u rritur akoma më shumë.

de biazi1

Ka një revoltë te tifozëve, kryesisht në rrjetet sociale, ku i kërkojnë Dukës që të kthejë De Biazin në krye të Kombëtares. A keni një mesazh për ta…?

Mendoj se federata në këto vite ka punuar mirë dhe presidenti ka qenë gjithnjë një person shumë i kujdesshëm rreth asaj që ndodh. I kupton situatat me shumë inteligjencë dhe me siguri do të jetë duke punuar për të mirën e skuadrës. Nuk do ta bëja shumë alarmante situatën sepse besoj se Panuçi ka ende mundësitë që të bëjë mirë në Shqipëri dhe ka edhe motivimin e duhur. Mendoj se duhet lënë i qetë dhe duhet mbështetur nga të gjithë tifozët që e duan kombëtaren.

Albin Kurti: Thaçit e Haradinajt po u shkurtohet koha e qëndrimit në pushtet

Periskopi.com Lajme

 

I pari i VV’së, Albin Kurti ka folur për politikën e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt dhe jetëgjatësinë në pozitat që  mbajnë.

Sipas Kurtit, presidentit e kryeministrit po u shkurtohet koha e qëndrimit në pushtet.

‘Për Thaçin po bëhet gjithnjë më e vështirë të qëndrojë në atë pozitë. Qëndrimi i tij nuk do të jetë fare i gjatë, por shumë më i shkurtër. Por është  edhe e vërtetë se Haradinaj është ushtrues detyre që ia ka marrë me qera Thaçit. Po iu shkurtohet koha e qëndrimit në pushtet.’, thotë Kurti në Top channel, trasnsmeton Periskopi.

‘ E kanë hall që po vjen VV në pushtet’, mendon Kurti./Periskopi/

 

 

​Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Italinë

Periskopi.com Lajme

 

Italia duhet të paguajë një gjobë prej 25 milionë eurosh për mosplotësimin të kushteve të sistemit të përpunimit të ujërave të zeza, sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë gjoba të mëtejshme për çdo gjashtë muaj vonese, ka vendos Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Italia ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e Bashkimit Evropian për përpunimin e ujërave të zeza, përfshirë shkeljen e një afati fillestar të caktuar në dhjetor të vitit 2000 për instalimin e sistemeve të kullimit dhe impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.

Në vitin 2012, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se Italia nuk kishte arritur të siguronte 109 zona urbane me objekte të mjaftueshme për mbledhjen apo përpunimin e ujërave të zeza, duke i dhënë kohë Romës deri në shkurt 2016 për të përmbushur kushtet e unionit.