Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Refki Gashi

Periskopi.com Lajme

 

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Refki Gashi, nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës.

Refksi Gashi ishte vëllai i dëshmorit, Haxhi Gashi.

Varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë.

 

Ekskluzive: PSD’ja dhe AKR e Behgjet Pacollit lidhin koalicion

Periskopi.com Lajme

 

Partia SocialDemokrate e Kosovës ka lidhur koalicion me partinë e Behgjet Pacollit, Aleancën e Re të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Periskopit, që kanë bërë të ditur se tashmë gjithëçka është e përfunduar rreth këtij koalicioni dhe sipas të gjitha gjasave nesër, të dielën, pritet që kjo edhe të bëhet publike.

Përndryshe, AKR’ja, që njihet si njëra ndër bizneset e Behgjet Pacollit, është në koalicion qeveritar me PDK’në e Kadri Veselit dhe AAK’në e Ramush Haradinajt.

Merret vesh se PSD dhe AKR janë në negociata qe një kohë të gjatë, mirëpo intensifikimin e këtyre negociatave e ka përshpejtuar paralajmërimi i këngëtarit-deputet, Labinot Tahiri që kohë më parë ka thënë se po shqyrton largimin nga partia e Pacollit.

Faktikisht, nëse kjo ndodh, partia e Pacollit do të mbesë me vetëm një deputet, duke rrezikuar kështu qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës i cili varet nga një vote e vetme, ajo e kushëririt të Behgjet Pacollit, Islamit.

PSD’ja është parti e cila u rikthye në skenën publike pasi asaj iu bashkangjitën 12 deputetë të cilët u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu Periskopi mëson se edhe Alternativa e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, që është nën ombrellën e LDK’së, pritet se do t’i bashkangjiten këtij koalicioni.

Faktikisht, kjo e benë PSD’un dhe Alternativën pjesë të Qeverisë së Ramush Haradinajt me katër ministri dhe kushedi sa zv/ministra./Periskopi/

Santos zbulon se çfarë ndodhi me Ronaldon dhe të tjerët në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Uruguai (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Kampionia e Evropës u eliminua nga Kampionati Botëror pas humbjes 2:1 nga Uruguai në ‘Sochi’

Edinson Cavani ishte heroi i Uruguait në takimin kundër Portugalisë pasi shënoi dy gola për latino-amerikanët, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes Fernando Santos tha që ka shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes.

“Para së gjithash, përgëzime për Uruguain. Është shumë trishtuese për Portugalinë, pasi e dimë se sheshet ishin plot në përkrahjen tonë dhe se njerëzit me të vërtetë po rrënjosen për ne”, ka thënë Santos pas ndeshjes.

“Mund të ndiejmë praninë e tyre me ne dhe ka një trishtim të vërtetë në zhveshtore që ne nuk ishim në gjendje për ta bërë atë për ta”.

“Në futboll, nuk ka fitore morale dhe do të kisha preferuar të luaja më keq dhe të fitoj ndeshjen”.

“Por, unë mendoj se pjesa e dytë ishte shumë e mirë nga ne në aspektin e dëshirës dhe vendosmërisë sonë për të shënuar”.

“Ne u përpoqëm për më të mirën dhe mendoj se luajtëm një lojë të mirë, por edhe pse gjithmonë duam të fitojmë, kësaj radhe humbëm,”/Periskopi/
Trajneri i Portugalisë, Santos: Përgëzime për Uruguain, eliminim trishtues për Portugalinë

Zjarr i madh në Manchester

Periskopi.com Lajme

 

Zjarrfikësit britanikë vazhdojnë të luftojnë me zjarret në një zonë të gjerë të Mançesterit.

Ndërhyrjet e zjarrfikësve janë intensifikuar sot, duke bërë që zyrtarët vendorë të deklarojnë “gjendje emergjente”.

Mediat vendore raportojnë se zjarri po vazhdon të përhapet, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po mundohet që ta ndalin depërtimin e zjarrit drejtë zonave ku mund të shkaktohen dëme të mëdha.

 

Zbutet Adnan Januzaj: Jam shumë i lidhur me Kosovën

Periskopi.com Botërori 2018

Adnan Januzaj ka dhënë një deklaratë tjetër ku ka thënë që është shumë i lidhur me Kosovën

Adnan Januzaj shënoi gol spektakular për Belgjikën kundër Anglisë, por shqiptarët vazhdojnë të mbajnë inat me të, pasi ai në prag të Botërorit kishte thënë ‘jam belg’, shkruan Periskopi.

“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg dhe ndihem belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje,” kishte thënë djaloshi me prejardhje nga Istogu.

Ai tani ka dhënë një tjetër deklaratë për një televizion belg ku e pranon që prejardhja e tij është nga Kosova.

“Është vendi im nga e kam prejardhjen. Jam shumë i lidhur me Kosovën,” ka thënë Januzaj për ‘Een.be’. /Periskopi/.

Shiriti i historive do të jetë statik në Instagram

Periskopi.com Tech & Auto

 

Tashmë ndërsa ju lëvizni faqen kryesore të postimeve shiriti i historive mbetet i dukshëm.

Zakonisht qëndron në krye dhe nuk ju ndjek poshtë, por në mënyrë të qartë kompania po teston një qasje më të vazhdueshme, më të qëndrueshme, për të mbajtur historitë para jush në çdo kohë.

Kjo duket shumë e bezdisshme për disa, por të tjerë mund ta gjejnë të përshtatshme.

Duket se ka një shtytje të vazhdueshme për përdorim më të madh dhe zbulueshmëri më të mirë – 400 milionë njerëz tani po përdorin çdo ditë Instagram Stories.

Kthimi në krye të aplikacionit nuk ishte i vështirë më parë. Kur u arrit për komente nga The Verge përmes email-it, një zëdhënës i Instagram dha komentin për standardin e testimit të tiparit të ri:

“Ne gjithmonë po testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën në Instagram dhe për ta bërë më të lehtë për të ndarë çdo moment me njerëzit që kanë vlerë për ju.

 

‘Falë kryeministrit, Serbia e Rusia nuk arritën të suspendojnë Kosovën nga OBD’

Periskopi.com Lajme

 

Meliza Haradinaj-Stublla, Këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se falë insistimit të shefit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërorë e Doganave, sot Rusia e Serbia nuk arritën të suspendojnë statusin e Kosovës si anëtarë e plotë në këtë organizatë.

Ajo është shprehur ishte se ishte kryeministri Haradinaj që insistoi që Kosova duhet të ushtrojë të drejtat të plota gjatë votimit të Sekretarit të Përgjithshëm në OBD, ashtu siç i takon një shteti sovran dhe të pavarur.

Postimi i saj i plotë:

Kur mendohej se mund të taktizohej duke njohur idenë e dyshimit për ekzistencën e Kosovës, Kryeministri Haradinaj insistoi që Kosova duhet të ushtrojë të drejtat e saja të plota gjatë votimit të Sekretarit të Përgjithshëm në OBD, ashtu siç i takon një shteti sovran dhe të pavarur.

Falë këtij insistimi, Rusia e Serbia nuk arritën të suspendojnë statusin e Kosovës si anëtare e plotë në OBD.

 

 

Sa i madh është Ronaldo, u largua nga Botërori duke bërë një gjest fantastik (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror pasi u mposht nga Uruguaji në ‘Sochi’ me rezultat 2:1

Nuk ka Kupë të Botës për Crisitano Ronaldon, ai sonte u eliminua nga Uruguaji i Cavanit, shkruan Periskopi.

Por, ylli portugez u largua nga Botërori duke bërë një gjest të madh, i cili u duartrokit nga i gjithë stadiumi.

Ai në minutën e 70-të të ndeshjes mes Uruguajit dhe Portugalisë e shoqëroi Edinson Cavanin, i cili po çalonte pas një lëndimi. /Periskopi/

Ronaldo ndihmon Kavanin on Vidnews.

Graniti në Rusi, por ja me kë shkoi në darkë nusja e tij (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Granit Xhaka së bashku me lojtarët e tjerë të Zvicrës janë akoma në Rusi, për shkak te Kampionatit Botëror.

Por, gjatë gjithë kohës prej kur ka nisur Botërori 2018, bashkëshortja e Xhakës, Leonita, më shumë se kurrë më parë ka qenë aktive në rrjetet sociale.

Ajo sot ka udhëtuar drejt Londrës dhe sapo ka postuar një fotografi që padyshim do ti pëlqej tej mase Granitit, përcjell Zeri.info.

Leonita sonte ka zhjedhur që të darkoj me vjehrrin e saj, pra babanë e Granitit, Ragip Xhakën.

Madje, Leonita shfaqet mjaft e lumtur për këtë moment.

Për më shumë, shikojeni fotografinë:

 

Kritikohet me të madhe Messi: U zhduk përsëri kur Argjentina kishte më së shumti nevojë për të

Periskopi.com Botërori 2018

 

Kombëtarja e Argjentinës është dashur të pajtohet me realitetin e hidhur, eliminimin nga Kupa e Botës.

Është Kombëtarja e Francës që në një ndeshje interesante ka mposhtur 4:3 Argjentinën.

Për Messin, ky mund të jetë edhe botërori i fundit në karrierën e tij, pasi në Katar në vitin 2022 do të jetë 35 vjeçar.

Pas humbjes dhe eliminimit nga botërori, media spanjolle ‘Marca’ ka kritikuar Messin për paraqitjen ndaj Francës.

“Dhe Messi zhduket përsëri, kur ata kishin më së shumti nevojë për të”, shkruan Marca.

 

Edi Rama tallet me Messin e Ronaldon pas eliminimit nga Botërori (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në rrjete sociale ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit ‘Rusia 2018’. Ai me këtë rast ka ironizuar me dy futbollistët më të mirë, pra për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me rastin e eliminimit të kombëtareve të tyre.

Pasi këta të fundit u eliminuan nga faza e 1/8-tës  e botërorit nga Franca respektivisht Uruguaji.

Kryeministri shqiptar ka postuar një fotografi në Facebook duke u tallur kështu me futbollistët në fjalë.

“Ku do i shohim ndeshjet te shpia ime apo e jotja?”, thuhet në shkrimin e fotografisë të publikuar nga Rama në Facebook.

Ndryshe, Messi së bashku me Argjentinën u eliminuan nga Franca me rezultat prej 4-3, ndërsa Ronaldo dhe ekipi i Portugalisë ndaj Uruguajit me rezultat prej 2-1.

Munishi: Nëse unë do të isha trajner i Argjentinës kombëtaret tjera do të luftonin vetëm për vendin e dytë!

Periskopi.com Botërori 2018

Ismet Munishi ka thënë se nëse do të ishte trajner i Argjentinës asnjë kombëtare nuk do të mund t’ia rrezikonte atij Kupën e Botës

Argjentina sot u eliminua nga Franca e cila fitoi me rezultat 4:3 ndeshjen që u zhvillua në ‘Kazan Arena’, shkruan Periskopi.

“Nëse unë do të isha trajner i Argjentinës, kombëatret tjera do të luftonin veç për vend të dytë,” ka thënë Munishi.

“Franca nuk është që ka bërë një lojë shumë të mirë edhe është herët që Argjentina po shkon në shtëpi, por aftësitë e një lojtari[Mbappe] vendosen ndeshjen.

“Nuk ka pasur kujdes të veçantë për Mbappen që u kanë shumë i rrezikshëm edhe Griezmann është dashur që ta ruanin më mirë, e sa për Giroud kam thënë edhe ma herët ato lene vetë se s’ka sen prej tij,” përfundoi Munishi. /Periskopi/

Haziri ia kujton Veselit kur kishte rrëzuar Isa Mustafën dhe kishte thënë se duhet “vra e largu LDK’në nga Kosova”

Periskopi.com Lajme

Njeriu kryesor i LDK, Lutfi Haziri po ia kujton Kryetarit të PDK, Kadri Veseli disa fjalë të rënda që kishte thënë për Partinë e Isa Mustafës.

Sipas Hazirit, Veseli kishte mbajtur një takim para interpelancës ku ishte vendosur rrazimi i LDK’së.

Haziri ka thënë se Luli, nofka e luftës së Kadri Veselit, se duhet ta mbajë në mend atë takim. Ka thënë se LDK’në s’mund ta vërajnë e largojnë prej Kosovës.

“PS. ‘Lul’, mos e harro takimin e fundit para interpelancës kur pate vendosë me e rrxu LDK’në, por jo me ‘vra’ e largu prej Kosovës. Mbaje mend!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Këto komente i ka bërë në një tekst ku ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë për shkak të dështimeve në rrugën e liberalizimit te vizave dhe dialogut me Serbinë.

“Atëherë, këto parti në pushtet duhet të dorëhiqen e të hapin rrugë për procese zgjedhore demokratike, në mënyrë që forcat e reja politike të garantojnë procese të suksesshme. Edhe për të parën, edhe për të dytën”, ka thënë ai.

 

 

FIFA nuk e fal nikoqirin, dënime të rëndë për Rusinë dhe Serbinë!

Periskopi.com Botërori 2018

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë dhe Federatën e Futbollit të Rusisë, sepse tifozët e këtyre dy vendeve në Kampionatin Botëror bartën banera që përmbanin gjuhë të urrejtjes

Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 20 mijë franga zvicerane pasi përdori banera me gjuhë urrjejte në ndeshjen kundër Brazilit, shkruan Periskopi.

Edhe nikoqiri i Botërorit nuk shpëtoi pa dënime, Federata e Futbollit të Rusisë u dënua me 10 mijë franga zvicerane për banerat diskriminues që tifozët i shfaqën në ndeshjen kundër Uruguajit.

FIFA gjithashtu qortoi federatën ruse dhe serbe, si dhe Federatën e Futbollit të Brazilit për incidentet që përfshinin tifozët gjatë ndeshjes kundër Serbisë. /Periskopi/

Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet Lladrovcit, kësaj radhe me vargje poetike

Periskopi.com Lajme

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi si duket i është kundërpërgjigj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me vargje poetike, ku mes tjerash shkruan “U ngut një bandill, në fakt qe një debill, që deshi të bëhet mbret, s’diti tjetër pos të pellet”.

Lladrovci përmes një shkrimi publik, sot i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me emrat të mëdhenj, por ta le politikën e “t’i kthehet kosës”.

“Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë”, ka shkruar Lladrovci.

Krasniqi me postimin e poezisë, nuk shkruan se i kundërvihet Lladrovcit, por nga përmbajtja e poezisë, nënkuptohet se është një përgjigje e tij.

Poezia Epitaf e poshtuar në Facebook nga Krasniqi:

EPITAF

U ngut një bandill

Në fakt qe një debill

Që deshi të bëhet mbret

S’diti tjetër pos të pëllet

Shkeli mbi çdo vlerë

Në dimër e në verë

Tek bëri karrierë thuaja

Stolisur me pupla të huaja

Lapidarin aq fort e desh

Por me injorancë u mvesh!

Sa keq për kombin kjo godet Medet!

Medet! Medet!

 

Pronari i fabrikës ku vdiq 17-vjeçari në Prizren, gjendet jashtë vendit

Periskopi.com Lajme

 

Rreth orës 12 të ditës së sotme ka ndodhur një rast i rëndë ku një punëtor, i mitur 17 vjeçar, ka humbur jetën në një fabrikë të stiroporit në Prizren.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje aksidentale.

Ndërkaq, Petrit Kryeziu, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka thënë për KTV-në se rasti ka ndodhur në fshatin Reçan, ndërsa viktima është një 17 vjeçar.

Ai tha se në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, e edhe inspektorati i punës për të parë nëse vendi ka qenë i siguruar.

Sipas kryeziut, ende askush nuk është ndaluar në këtë rast pasi që është konstatuar se pronari i firmës është jashtë vendit.

“Asnjë person s’e kemi të ndaluar sepse pronari gjendet në botën e jashtme. Ende nuk kemi persona të dyshimtë konkretë. Policia është duke e bërë punë e vetë”, ka thënë Kryeziu për KTV-në.

 

Demolohet xhamia e fshatit të Lipjanit, ende asnjë i dyshuar për këtë vepër

Periskopi.com Lajme

 

Xhamia një shekullore e fshatit Llugaxhi të Lipjanit, ka qenë cak i një sulmi në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës.

Nga sulmi janë demoluar muret brendshme dhe pjesa e “hytbes”, raporton KTV.

Xhaminë, banorët thonë se e gjetën në këtë gjendje kur dolën për të falur sabahun.

Ata shtojnë se nuk e dinë se kush mund të jetë autor i sulmit.

Në polici, pa dhënë shume detaje, kanë thënë se janë duke hetuar rastin dhe sulmin ndaj xhamisë e kanë cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Megjithatë, banorët thonë se së fundmi, ka pasur mospajtime lidhur me një kërkesë për ndërtimin e një xhamie të re.

Sipas tyre, shumica duan xhami të re në lokacion tjetër – dhe ruajtjen e xhamisë së vjetër – të ndërtuar në vitin 1917 – e cila kishte shërbyer edhe si shkollë.

Ndërsa të tjerë duan rrëzimin e më pas ndërtimin e xhamisë në lokacionin aktual.

Për xhaminë e re, thonë se Komuna e Lipjanin kishte miratuar kërkesën për ndarjen e kësaj parcele afër shkollës – por i njëjti vendim është pezulluar përkohësisht.

Derisa shprehet i habitur me atë që ka ndodhur, imami i kësaj xhamie, Vehbi Gajtani, e dënon sulmin, që thotë se është incidenti i parë në 13 vjet sa ai fal namaz në Llugaxhi.

Ndërsa, pohon se shumica janë pajtuar për xhami në lokacion tjetër.

Teksa thotë fjalë të mira për fshatarët, ai thekson nevojën për një xhami të re.

Zëdhënësja e Komunës së Lipjanit, Bukurie Jashari, përmes telefonit ka thënë se vendimi për lokacionin e ri për ndërtimin e xhamisë është pezulluar deri në arritjen e pajtimit në mes banorëve.

Sipas banorëve, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka bërë vlerësimin e këtij objekti.

Televizioni ka provuar të marrë informacione për statusin e këtij objekti, por zyrtarë IKMM-së kanë qenë të paqasshëm të shtunën.

 

Uruguaji 2-1 Portugalia: Notat e lojtarëve (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Uruguaji e dërgoi në shtëpi Portugalinë dhe tani është në çerek-finale të Kupës së Botës

Në ‘Sochi’ u zhvillua një ndeshje interesante ndërmjet Uruguajit dhe Portugalisë, ku fitues në fund ishin latino-amerikanët, shkruan Peirskopi.

Edinson Cavani ishte njeriu i ndeshjes pasi shënoi dy gola vendimtar për Uruguajin.

Cristiano Ronaldo u notua si lojtari më i mirë nga ana e Portugalisë sipas ‘Whoscored’.

Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve nga takimi Uruguaj-Portugali. /Periskopi/

Motoja me të cilën do të udhëhiqet Presidenca e BE’së

Periskopi.com Lajme

 

Nga nesër presidencën e radhës së Bashkimit Evropian e merr Austria, e cila do ta udhëheq këtë institucion për gjashtë muaj. Menaxhimi i çështjes migratore, që ishte objekt i një marrëveshje të brishtë në samitin e zhvilluar në Bruksel, do të jetë puna prioritare e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Austria për presidencën e saj të tretë të BE-së ka zgjedhur moton “Një Evropë që mbron”, duke iu bashkuar shqetësimeve të shumicës së vendeve anëtare.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi sot se qeveria e tij do të përdorë presidencën e BE-së për ta bërë bllokun më të sigurt, duke shtuar se vendi i tij kërkon të jetë një ndërtues urash në BE dhe të reduktojnë tensionet brenda Evropës.

Gjatë një fjalimi në samitin që është duke u mbajtur në qytetin e Shladming, për të shënuar momentin ku vendi i tij merr presidencën e radhës më 1 korrik, Kurz deklaroi se qeveria e tij, gjatë periudhës gjashtëmujore, do të promovojë “Një Evropë që mbron”.

Kjo presidencë do t’i mundësojë qeverisë austriake, të përbërë nga një kolaicion që përfshin ekstremin e djathtë FPO, mundësinë për të përcaktuar axhendën e saj ndërkohë që blloku po përballet me probleme në lidhje me fluksin e emigrantëve dhe menaxhimin e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndryshe, Austria, për shkak të pozicionit qendror në Evropë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në BE të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së. Ajo insiston mbi rëndësinë e stabilitetit të fqinjëve të saj dhe mbështet idenë e një paraaderimi të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore në BE.

 

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që për fatin e tyre të diskutohet në Bruksel

Periskopi.com Lajme

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, po kërkojnë që bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë.

Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar.

Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të luginës.

E nëpërmjet telefonit shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel, raporton T7.

Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci.