Veterani i UÇK-së thotë se u keqpërodrën paratë për shërimin e tij

Periskopi.com Lajme

Dyzetedy mijë euro i kishte ndarë Qeveria e Kosovës që Florim Kryeziu nga Prizreni të shkojë në Gjermani e të ndërrojë protezën e këmbës.

Kryeziu i cili gëzon statusin e invalidit të luftës, u trajtua për tetë ditë në bazë të një marrëveshje të arritur mes Shoqatës së Invalidëve të Luftës dhe kompanisë protetike ORS.

Por, dy muaj pas kthimit nga atje, ai po ankohet se dikush i keqpërdori mjetet financiare të ndara për të.

Lista Serbe qahet në mediat serbe: Serbët të pasigurt në Kosovë, të shtohen forcat policore

Periskopi.com Lajme

Përmes një kumtese për medie, Lista Serbe ka thënë se është e rrezikuar “nga sulmet më të reja kundër serbëve në Kosovë”.

Në kumtesën e saj që e ka publikuar FoNet, thuhet se “pasi që pa kurrfarë dëshmish arrestohen serbët dhe akuzohen për veprat më të rënda, kësaj radhe në shënjestër ka qenë shkolla “”Braća Aksić” në fshatin Raboc”.

Lista thekson se sulmi “ndodhi përkundër faktit se vetëm para disa ditësh është kërkuar që Policia e Kosovës ta shtojë praninë e vet dhe t’i pengojë sulmet ndaj serbëve”.

Në fund Lista Serbe ka kërkuar nga përgjegjësit që aktorët të gjenden sa më shpejt dhe të procedohet rasti e ka thënë se Policia duhet të vendosë patrulla të stacionuara në vendet ku jetojnë serbë në mënyrë, që, thotë kumtesa, të ndalen sulmuesit e mundshëm.

Çfarë mendojnë evropianët perëndimorë për imigracionin dhe fenë (myslimane)?

Periskopi.com Lajme

Qëndrimet nacionaliste dhe antiemigrante në Evropën Perëndimore kanë qenë një çështje kryesore në disa procese zgjedhore të fundit kombëtare përreth rajonit, veçanërisht pas fluksit të viteve të fundit të refugjatëve nga vendet me shumicë myslimane.

Por evropianët perëndimorë variojnë nga vendi kur është fjala për të pasur pikëpamje pozitive ose negative rreth emigrantëve dhe pakicave fetare, sipas një analize të Qendrës Kërkimore Pew.

Për të shqyrtuar më mirë prevalencën e këtyre qëndrimeve, Qendra krijoi një shkallëzim për të matur nivelin e ndjenjës nacionaliste, antimigruese dhe antifetare (NIM). Shkalla e NIM-it kombinon përgjigjet e 22 pyetjeve të anketimit në një gamë të gjerë çështjesh duke përfshirë pikëpamjet mbi myslimanët, çifutët dhe emigrantët, si dhe politikën e emigracionit.

Rezultatet e të anketuarve ishin në rritje te personat që mendojnë se imigracioni në vendin e tyre duhet zvogëluar; se ata nuk ishin të gatshëm të ishin fqinjë ose të afërm me myslimanë ose hebrenj; që emigrantët nga rajone të caktuara nuk janë të ndershëm ose punëtorë; se Islami është krejtësisht i papajtueshëm me kulturën dhe vlerat e tyre kombëtare; se lindja në vendin e tyre është e rëndësishme për të qenë “me të vërtetë francezë”, “me të vërtetë gjermanë”, etj; dhe për të shprehur një mori ndjenjesh të tjera mbi tema të ngjashme. Sa më i lartë të jetë rezultati, aq më shumë ka gjasa që një i anketuar të ketë shprehur ndjenjat nacionaliste, antimigruese dhe anti-fetare gjatë anketimit. Pikët shkallëzohen nga 0 në 10.

Në Suedi, vetëm 8% e të anketuarve shënoi më shumë se 5, shuma më e ulët në çdo vend, ndërsa në Itali, 38% e tyre, gjegjësisht pjesa më e madhe në çdo vend. Në pjesën më të madhe të vendeve, pjesa me vlerë 5.01 ose më e lartë ishte midis 15% dhe 25%. Për shembull, në Norvegji dhe Francë, 19% e të anketuarve shënoi 5.01 ose më shumë.

Shkalla NIM gjithashtu ofron një mundësi për të shqyrtuar nëse faktorë të tillë si mosha, ideologjia politike apo përkatësia fetare janë të lidhura me këto qëndrime. Analiza gjen se:

– Njerëzit që e përshkruajnë veten si “politikisht të djathtë” kanë më shumë gjasa të shënojnë më shumë në shkallën e qëndrimeve ndaj pakicës nacionaliste, anti-emigruese dhe anti-fetare se sa ata që vendosen në “të majtën politike”. Në shumicën e vendeve të anketuara, rezultati mesatar i atyre që identifikohen si të djathtë është të paktën 1.5 pikë më e lartë se ajo për ata që identifikohen si të majtë. Në Austri, për shembull, nota mesatare e NIM është 3.3 në përgjithësi, por 6.2 për ata që identifikohen si të djathtë dhe 2.3 për ata që identifikohen me të majtën.

– Në shumicën e vendeve të anketuara, rezultati mesatar i njerëzve që identifikohen si të krishterë është të paktën një pikë e plotë më e lartë se vlera mesatare e të anketuarve të paanshëm. Humbjet më të mëdha janë në Danimarkë (ku rezultatet mesatare të të krishterëve janë 1.9 pikë më të larta), Gjermania (1.8 pikë), Franca (1.7 pikë) dhe Italia (1.7 pikë). Në Itali, për shembull, rezultati mesatar për të krishterët është 4.5, krahasuar me 2.8 për të rriturit fetarë që nuk janë besimtarë.

– Në të gjitha vendet e anketuara, të rriturit më të rinj në moshë kanë rezultate më të ulëta mesatare në shkallën e NIM-it sesa njerëzit e moshuar. Për shembull, në Itali, të rriturit më të rinj se 35 vjeç kanë një rezultat të mesëm NIM prej 3.3, ndërsa italianët e vjetër kanë një mesatare prej 4.4. Dhe në Danimarkë, të rriturit më të rinj kanë një rezultat mesatar të NIM prej 1.6, ndërsa për danezët më të vjetër rezultati mesatar është 3.3.

Ndërsa të rinjtë kanë tendencë të shënojnë më ulët në NIM, analiza statistikore sugjeron që qasja ndaj këtyre faktorëve në Evropën Perëndimore ka të bëjë me pak moshën e tyre dhe me shumë me faktorët të tjerë si feja dhe njohja me myslimanët. Për shembull, evropianët e rinj perëndimorë kanë më shumë gjasa të thonë se e njohin personalisht një mysliman dhe të thonë se janë jobesimtarë; të dy këta faktorë janë të lidhur ngushtë me rezultate më të ulëta të treguesit NIM.

Burimi: World Economic Forum

Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen dy të rinj në Divjakë

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë shpëtuar ditën e sotme nga mbytja. B. T., 26 vjeçe, dhe F. T. , 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Divjakës, ndërsa pasditen e sotme rrezikuan që të mbyteshin, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë.

Pas dhënies së alarmit nga pushuesit, menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerrë roja i kullës dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta.

Pasi iu është dhënë ndihma e parë ata janë dërguar për në spital. Aktualisht të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes nën mbikëqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Këtë sezon 11 person janë humbur jetën në plazhe.

Dënohet shoferi i furgonit për aksidentin ku kishte mbetur i vdekur një person

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me një vit e katër muaj burgim të akuzuarin Xhemajl Zeneli.

Zeneli akuzohet se kishte kryer veprën penale – rrezikim i trafikut publik lidhur me aksidentin në komunikacion në vitin 2014, ku kishte humbur jetën Nezir Xhafa.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e akuzon Xhemajl Zenelin se në prill të vitit 2014 nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve duke drejtuar automjetin e udhëtarëve – furgon nga fshati Bajgorë në drejtim të Mitrovicës, saktësisht në hyrje të Tunelit të Parë, si pasojë e prishjes se sistemit të frenimit të automjetit.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se automjeti kishte qenë i ngarkuar më tepër se masa maksimale e lejuar dhe më tepër se mundësitë teknike të komunikacionit të mjetit.

Pas prishjes së frenave automjeti kishte marrë një shpejtësi shumë të madhe me ç‘rast pasagjerët që kishin qenë ulur në ulëset mbrapa kishin hapur derën dhe kishin kërcyer nga automjeti.

Së pari kishte kërcyer i dëmtuari Hakif Halimi, pastaj i ndjeri Nezir Xhafa e më pas i dëmtuari Berat Shkupolli, ndërsa pasagjerët që ishin në ulëset e para së bashku me vozitësin tentonin ta ndalonin automjetin i cili më pas kishte dalë nga rruga në anën e majtë dhe ishte ngjitur bjeshkës deri në goditjen e një peme kur edhe ishte ndalur.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kishin pësuar Berat Shkupolli, Hakif Halimi, Mehmet Rexhepi, Shyqri Gjikolli, kurse Nezir Xhafes i ishin shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë, qafë dhe fytyrë si pasojë e të cilave kishte vdekur në QKUK.

Me rastin e shpalljes se aktgjykimit gjyqtari Bekim Veliqi ka thënë se dënimin me burgim i akuzuari Zeneli do ta vuajë pasi që aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Gjithashtu i akuzuari Xhemajl Zeneli u obligua që në emër të shpenzimeve procedurale, të paguajë shumën prej 659 euro, kurse pala e dëmtuar kërkesën pasurore-juridike u udhëzua ta procedojë në kontest civil.

Paraprakisht në seancën gjyqësore është dhënë fjala përfundimtare nga ana e palëve në këtë rast.

Prokurori i rastit, Sahit Tmava, në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që Gjykata të akuzuarin Zeneli ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit, ngase sipas tij, gjatë shqyrtimit gjyqësor, konkretisht nga raportet policore të aksidentit, ekspertiza dhe super-ekspertiza e komunikacionit dhe shkresa tjera të lëndës është dëshmuar fajësia e tij.

Ndërkaq, lirim nga akuza për të akuzuarin Xhemajl Zeneli ka kërkuar mbrojtësi i tij, avokati Avdi Dinaj.

Avokati Dinaj në fjalën e tij përfundimtare tha se dëmtimi i frenimit në automjetin të cilin e ka drejtuar i akuzuari Zeneli sipas tij ka qenë jashtë fuqisë dhe veprimeve të të akuzuarit.

Dinaj shtoi se me rastin e prishjes së sistemit të frenimit bashkudhëtarët të cilët kanë hapur derën dhe kanë kërcyer nga automjeti “kombi”, në mesin e  tyre edhe i ndjeri Nezir Xhafa, këtë e kishin bërë me vetiniciativë dhe sipas tij pa kërkesën e të akuzuarit.

Ai në fund tha se ngarkesa me dru në automjetin e vozitësit, edhe sipas super-ekspertizës është konsideruar lëshim i ngasësit, duke cekur se kjo nuk ka pasur asnjë lidhje kauzale me pasojën e shkaktuar.

Fjala përfundimtare e avokatit Avdi Dinaj u mbështet nga i akuzuari Xhemajl Zeneli.

Zeneli ka shprehur keqardhje për atë që kishte ndodhur.

Çfarë duhet të bëni kur partneri është në humor të keq?

Periskopi.com Showbiz

Ka disa ditë që partneri juaj është në humor të keq? Kjo situatë ju vë përpara disa vështirësive, sepse ju nuk dini si të silleni me të.

Ndiheni në ankth dhe nuk dini çfarë të bëni, por duhet të gjeni një zgjidhje.

Ekspertët ju ndihmojnë dhe ju thonë se çfarë duhet të bëni për të mos u zënë me partnerin në këto ditë dhe për të kuptuar atë:

Mos u merrni ju me këtë punë. Nuk është faji juaj për humorin e keq të tij, lëreni të qetësohet.

Çdo gjë e ka një kufi, sigurohuni mos të kaloni kufijtë duke i bërë shumë pyetje në ato momente.

Mos e merrni personale, nuk do të thotë që ia keni shkaktuar ju këtë gjendje, kështu që rrini të qeta.

Krijoni linjën e komunikimit, shkruan blitz.al. Bisedoni me partnerin për të kuptuar se çfarë e shqetëson atë.

Tregojini partnerit tuaj se si sjellja e tij ndikon te ju.

Bëhuni të duruar. Duroni gjendjen e tij dhe ndihmojeni që humori i keq mos bëhet shkak i debateve.

Jepni dashuri. Tregojini partnerit dashurinë që keni për të dhe mbështeteni në momente të vështira.

Jepini kohën dhe hapësirën e duhur. Mos u bëni mbytëse, lëreni të shijojë kohën dhe hapësirën e tij.

Është robot por ylli i Instagramit fiton shumë para

Periskopi.com Showbiz

Ajo vishet me rroba të shtrenjta nga marka të mëdha si Proenza Shcouler, Coach dhe Belenciaga.

Fotot e saj pëlqehen shumë dhe ka mbi 1 milion ndjekës.

Mirëpo yllin e Instagramit e dallon diçka prej përdoruesve të tjerë, pasi ”Lil Miquela” është robot.

Që nga fotografia e parë e publikuar më 2016, për modelen 19 vjeçare nga Doëney i Kalifornias nuk është dyshuar asnjëherë se nuk është njeri. Ajo ka flokë dhe sy të kaftë, dhe ka pika nëpër faqe.


Në prill të këtij viti, në një foto që e publikoi, Miquel tregoi se nuk është një qenie njerëzore, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova.

”Nuk jam njeri. Unë jam robot”, ishte shkruar në foton e saj.

”Lil Miquela” është një imazh i krijuar kompjuterik nga një kompani në Los Angeles e quajtur Brud.

Kjo kompani është e specializuar për robotikë dhe inteligjencë artificiale.

Roboti Miquela është pjesë e një grupi të ”ndikuesve virtualë të rrejshëm” nëpër rrjetet sociale.

Përveç saj, kompania ka krijuar edhe një robot mashkull, Blawkon.

Gjykata e Ferizajt ende s’e ka shqyrtuar asnjë lëndë të dorëzuar nga Inspektorati i Tregut

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt presin për shqyrtim afro dhjetë lëndë të dorëzuara nga Inspektorati i Tregut i Komunës së Ferizajt.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të kallxo, Gjykata Themelore në Ferizaj tha se përkundër faktit se janë dorëzuar afro 10 lëndë nga Inspektorati i Tregut i kësaj Komune, deri më tani për asnjërën nga këto lëndë ende nuk janë caktuar datat e fillimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas zëdhënëses së kësaj Gjykate, Albenora Bekteshi-Hoti, këto lëndë u janë ndarë në punë gjyqtarëve por që datat për mbajtjen e seancave gjyqësore pritet që të caktohen gjatë muajit shtator, përkatësisht pas pushimeve verore.

Në mesin e këtyre lëndëve të pranuara në Gjykatën Themelore të Ferizaj ka edhe lëndë të cilat janë pranuar në që nga muaji janar i këtij viti por që deri më tani nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

Kylie Jenner do bëhet miliardere, por i dashuri i saj nuk e di si arriti këtu

Periskopi.com Showbiz

Kylie Jenner, miliarderja e ardhshme më e vogël në botë ka disa kohë që është bërë nënë me të dashurin e saj Travis Scott. Ata janë bërë pjesë e një quiz-i për revistën GQ ku Kylie ka bërë disa pyetje për të kuptuar se sa mirë e njeh reperi.

Por duket se Travis nuk e di se përvec emrit nga familja, Kylie ka arritur të ndërtojë një sipërmarrje.

Ai nuk dinte se cilat janë produktet që Kylie ka arritur të krijojë pasuri dhe do të bëhet miliarderja më e vogël në botë.

Por me disa përpjekje arriti të gjente paletat e syve, buzëkuqet dhe lapsat, ndonëse pranoi se nuk di asgjë rreth grimit.

Zbulohet një tjetër mister në piramidën e Gizës

Periskopi.com Fun

Hulumtimet e reja nga një ekip ndërkombëtar i fizikanëve kanë zbuluar se Piramida e Madhe e Gizës mund të jetë në gjendje të përqendrojë energjinë elektromagnetike nëpër dhomat e saj të fshehura dhe nën bazën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Itmo në Rusi dhe Zentrum Laser Hannover të Gjermanisë aplikuan metodat e fizikës teorike për të hetuar përgjigjen elektromagnetike të piramidës së lashtë egjiptiane në valët e radios.

Llogaritjet e tyre parashikonin se në një gjendje rezonante, piramida mund të përqendronte energjinë elektromagnetike në dhomat e saj të brendshme, si dhe nën bazën e saj, ku ndodhet dhoma e tretë e papërfunduar.

Piramida e Madhe është më e madhja dhe më komplekse e piramidave në rrafshnaltën e Gizës. Vitin e kaluar u zbulua një dhomë e fshehur 30 metra e gjatë, duke shtuar misterin që rrethonte më të vjetrën nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë dhe duke nxitur studime të reja në strukturën legjendare egjiptiane.

Piramidat egjiptiane gjithmonë kanë tërhequr vëmendje të madhe. Ne si shkencëtarë ishin të interesuar edhe për to, kështu që vendosëm të shihnim Piramidën e Madhe si një grimcë që shpërndan valët e radios rezonante”, shpjegon Dr. Andrey Evlyukhin, bashkëautor studimor.

Ekipi hulumtues krijoi një model 3D të piramidës dhe përdorte metoda analitike të fizikës teorike për të dalë me përfundimet e tyre. Për të shpjeguar rezultatet, shkencëtarët zhvilluan një analizë shumëpolare – një metodë e përdorur gjerësisht në fizikë për të studiuar ndërveprimin midis një objekti kompleks dhe fushës elektromagnetike.

Një ukrainas dënohet me 12 vjet burgim për tradhti

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë në Ukrainë, ka dënuar një 84-vjeçar me 12 vjet burgim, për shkak se ai kishte mbledhur informacione të klasifikuara që dyshohet se planifikonte t’ia dorëzonte Rusisë.

Mekhti Logunov është dënuar për tradhti nga një gjykatë në qytetin Kharikiv, ka njoftuar avokati i tij, Maksym Shapovalov.

Ai tha se Logunov është gjetur fajtor për mbledhjen e informacioneve të klasifikuara, që kishin të bënin me industrinë mbrojtëse të Ukrainës, me qëllim që këto informacione t’ia dorëzonte inteligjencës ruse.

Zyra e Prokurorit në Kharkiv ka thënë se i akuzuari është gjetur fajtor nën akuzën për tradhti të lartë dhe është dënuar me 12 vjet burgim.

“Duke vepruar në dëm të aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurisë shtetërore, i dënuari ka mbëedhur informacione rreth urdhërave të mbrojtjes së vendit në qendrën e hulumtimeve në Kharikiv”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Ekipi mbrojtës i Logunov ka njoftuar se do ta apelojë këtë vendim të gjykatës.

Marrëdhëniet Ukrainë-Rusi janë të tensionuara që prej se Moska e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014.

Rusia po ashtu mbështetë separatistët në lindje të Ukrainës, në luftën e cila ka lënë të vrarë mbi 10,300 persona që prej prillit të vitit 2014.

Putin krijon drejtori për të politizuar ushtrinë

Periskopi.com Lajme

Vladimir Putin ka krijuar një drejtori të re brenda ushtrisë ruse për të promovuar patriotizmin, e cila ngjan me një praktike sovjetike që dikur vinte komisarë politikë për t’u mësuar ushtarëve rregullat e marksizmit dhe leninizmit.

Masa e miratuar nga Putini në një dekret presidencial të botuar të hënën, do të ndikojë në mbi 1 milion pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Rusisë dhe duket se është projektuar për të siguruar besnikërinë e ushtarëve në një kohë kur Moska është izoluar në një bllokim gjeopolitik me Perëndimin.

“Në kushtet e një informacioni global dhe konfrontimit psikologjik (me Perëndimin), roli i unitetit politik dhe moral brenda ushtrisë dhe shoqërisë rritet në mënyrë drastike”, u shpreh agjencia e lajmeve Interfax.

Në Bashkimin Sovjetik, një drejtori e ngjashme ka punuar për të siguruar që ushtria të qëndrojë besnike ndaj partisë komuniste në atë kohë.

Putin, komandant i forcave të armatosura të Rusisë, konkurroi si kandidat i pavarur kur u rizgjodh në një mandat të ri në mars, por mbështetet nga Partia e Bashkuar e Rusisë në pushtet.

Dekreti i tij tha se drejtoria e re do të ishte përgjegjëse për punën “ushtarake-patriotike” dhe, me një dekret të veçantë, Putin bëri kolonelin e përgjithshëm Andrei Kartapolov, një veteran i konfliktit të Rusisë në Siri, kreun e saj të ri.

Ministria e mbrojtjes nuk ka publikuarr detajet e drejtorisë së re, por një burim ushtarak i paidentifikuar i tha të përditshmes “Kommersant” se Kartapolov do të ishte gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e Yunarmiya, një organizatë patriotike e të rinjve ushtarakë të sponsorizuar nga ministria.

Brenda shtëpisë të njeriut më të vetmuar në botë

Periskopi.com Fun

Një burrë, i cili jeton në Rondonia të Brazilit, mendohet të jetë anëtari i fundit i fisit të tij, që u “shfarros” nga fermerët në vitin 1995.

I njohur ndryshe si “njeriu në vrimë”, ai jeton në kasolle dhe për të siguruar ushqim gjuan me hark dhe shigjetë, si në epokën e gurit.

Fotografitë e kasolles së tij tregojnë gjithashtu shkopinjtë prej bambuje, shtiza druri, si dhe një nga vrimat e kurthit për të zënë kafshët.

Ekspertët e zbuluan atë fillimisht në xhungël në vitin 1996 dhe fytyra e tij u filmua për herë të parë në vitin 1998.

Burri, i cili mund të jetë rreth 50 vjec tani, mendohet se ka jetuar vetëm aty për 22 vitet e fundit duke përdorur harkun dhe shigjetën për të siguruar ushqimin.

​Maduro pranon dështimin në ekonomi

Periskopi.com Lajme

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro pranoi dështimin e modelit prodhues dhe ekonomik të qeverisë së tij.

“Modelet prodhuese që kemi testuar deri tani ishin një dështim dhe kjo është përgjegjësia jonë, e imja, e jotja”, deklaroi presidenti venezuelas gjatë një kongresi të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës.

“Qurravitjet duhet të përfundojnë! Ne duhet të prodhojmë me apo pa agresion, me apo pa bllokadë, ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike. Nuk ka më ankesa, ajo që dua janë zgjidhje”, theksoi Maduro.

Qeveria venezuelase ka shtetëzuar sektorë të tërë të ekonomisë, si çimentoja dhe çeliku, ka larguar qindra sipërmarrje dhe kohët e fundit i ka bërë thirrje ushtrisë që të kontrollojë tregjet bashkiake për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Inflacioni mund të arrijë 1000000% këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që PBB-ja do të bier me 18%.

Venezuela është duke u përballur me krizë të madhe ekonomike, ku popullata ka arritur në shkallën më të ultë të gjendjes sociale, duke u përballur me urinë, pasi u mungojnë ushqimet e domosdoshme për jetesë.

Liverpooli kujton sërish golin e bukur të Shaqirit, zbulon pamje të festimit të çmendur të Salah dhe gjithë stolit (Video)

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka publikuar sërish videon e golit të bukur që Xherdan Shaqiri e shënoi kundër Manchester United.

Shqiptari debutoi me supergol për ‘redsat’ në miqësore ndaj “Djajve të Kuq” dhe Liverpooli edhe njëherë ka zbuluar gjithçka që ndodhi atë ditë, natyrisht me fokusin te Shaqiri, pasi ishte dita e shqiptarit.

Në videon e publikuar, shihen disa pamje që nuk janë parë deri më tani, mënyra se si feston Salah dhe i gjithë stoli për golin me gërshërë.

Shaqiri po jep sinjale se një sezon i madh e pret atë me fanellën e Liverpoolit, pas transferimit nga Stoke City për më pak se 15 milionë euro.

Ish anësori i Bayern Munich dhe Interit ka shkëlqyer edhe gjatë ditës së marte në stërvitje.

Ai shënoi një gol të bukur nga distanca, duke mos i dhënë asnjë shans portierit.

Përveç golit, shqiptari dhuroi spektakël në stërvitje duke dhënë një asist të bukur për Marko Grujić, por ky i fundit nuk ia doli të shënojë i vetëm me Alissonin. /Insporti.com/

Sot Dita Kombëtare e Orgazmës, 5 fakte që nuk i dinim

Periskopi.com Fun

Dita Kombëtare e Orgazmës është sot. Kur vjen fjala tek “O”, ka shumë mistere dhe shkencëtarët kanë nevojë të hulumtojnë ende rreth orgazmës femërore.

Dihet se orgazmat janë të dobishme për mirëqënien fizike dhe mendore, por ka shumë më tepër se kaq. Ja 5 fakte që mund të jenë në interesin tuaj në Ditën Kombëtare të Orgazmës.

1-Orgazma më gjatë. Shumica thonë që zgjat rreth 10 sekonda. Ndërkohë masturbimi më i gjatë është regjistruar nga pornostari Sonny Nah që i dha kënaqësi vetes për 10 orë e 10 minuta.

2-Mund të ndodhë kur je duke lindur. Thuhet se në pjesën më të madhe të rasteve ndodh gjatë seksit, por tek femrat ekziston dhe dicka ndryshe. Ato mund të përjetojnë ndjenjën e orgazmës edhe kur janë duke lindur fëmijë, ku shumë femra e përshkruajnë si ndjenjë të bukur lindjeje.

3-Njerëzit mund të vuajnë nga orgazmat e vazhdueshme. Ekziston sindroma ‘Persisent genital arousal’ që është gjendje e rrallë ku njerëzit ndihet sikur duhet të përjetojnë orgazma vazhdimisht. Ndodh që të ketë raste ekstreme ku ata mund të përjetojnë rreth 100 të tilla në ditë.

4-Kulmi i përjetimit të orgazmës ka një moshë të caktuar. Ekziston një mit që mund të përjeton orgazëm në të 20-at gjatë marrëdhënieve seksuale, por një studim me 2.600 femra tregon se ato e kanë kulmin nga 36 vjec e sipër.

5-Shpejtësia e spermës. Shpejtësia mesatare e spermës është 45km/h, më i shpejtë se rekordi i Usain Bolt. Pasi sperma hy në vaginë, ngadalësohet shpejtësia.

Ish-këshilltari i Trump rrezikon 30 vjet burg nëse shpallet fajtor

Periskopi.com Lajme

Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës së Presidentit Donald Trump, doli sot në gjyq në Aleksandria të Virxhinias, në një nga dy çështjet penale që u paraqitën kundër tij nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Ai bëhet i pari mes ish-këshilltarëve të Presidentit Trump që del në gjyq, nën akuzat për mashtrime bankare dhe me taksat nga hetuesit federalë që po shqyrtojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Paul Manafort përballet me 18 akuza kriminale, duke përfshirë mashtrimin bankar, dhe mund të përballet me 30 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Në nisje të procesit gjyqësor, prokurorët thanë se Z. Manafort e vendosi veten “mbi ligjin” dhe kishte “gënjyer”.

Ish-konsulenti politik, i cili drejtoi fushatën Trump për tre muaj, është deklaruar jo fajtor.

Prokurorët pritet të argumentojnë se jeta e tij e luksit nuk përputhet me atë që ai kishte deklaruar në deklaratat e tij tatimore.

Asnjë nga akuzat që z. Manafort u përball në gjyqin e të martës nuk kanë të bëjnë me hetimin e marrëveshjes së mundshme të vitit 2016 midis Rusisë dhe fushatës së Trump.

Akuzat vijnë nga lobizmi dhe aktiviteti i tij si konsulent politik për ish-Presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Duke qenë se presidenti Trump e ka quajtur hetimin e prokurorit të posaçëm, Mueller “një gjueti shtrigash”, vendimi që do të merret në rastin e zotit Manafort, mund të përcaktojë besueshmërinë e hetimit.

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri Arbër Geci ndër aktivitetet e tij ka listuar edhe pjesëmarrjen e tij në një takim me Kryeministrin dhe dy vizita studimore në Danimarkë e Suedi.

“Pjesëmarrje në takimin e zhvilluar në MASHT me kryeministrin Ramush Haradinaj. Qëllimi i takimit ishte koordinimi ndërinstitucional dhe rritja e seriozitetit të përgjegjësive kundrejt testit PISA”, shkruan ai në raportin e punës.

Zëvendësministri i Arsimit Abër Gecin , në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar Kallxo.com shkruan se ka zhvilluar shumë takime me rektorë, dekanë, profesorë, mësimdhënës me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit.

Po ashtu thotë se ka takuar edhe përfaqësuesit e organizatave studentore për të njohur më afër problemet e tyre.

Geci ka listuar edhe dy vizita studimore në Danimarkë e Suedi, ku ndër tjera përmend edhe pjesëmarrjen e tij në diskutimet dy ditore për funksionimin e sistemit arsimor të këtyre dy vendeve.

Ai më pas thotë se ka marrë pjesë edhe në Ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ndërsa ka shënuar si aktivitet edhe ndarjen e mirënjohjeve për mësimdhënës me 7 mars.

​Nëse injorohet Kosova Lindore, Kosova do të përballet me bllokadë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për zhvillimet e fundit lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, zgjidhjen më të mirë për problemin shqiptaro-serb dhe gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Klinaku, në emër të Lëvizjes për Bashkim, e mbështeti deklaratën e përbashkët të tri kuvendeve komunale të Kosovës Lindore, përmes së cilës kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të kësaj treve në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sa i përket çështjes së pazgjidhur midis Kosovës e Serbisë, palët u pajtuan që hapi më i mirë drejt zgjidhjes është reciprociteti në të drejta midis banorëve të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut dhe atyre të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, deri në ridefinim të kufijve, si zgjidhje përfundimtare për problemin.

Mustafa, duke shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Lëvizjes për Bashkim për çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, tha se kjo është qasja e duhur ndaj problemit. Përndryshe, në rast se injorohet çështja e Kosovës Lindore, për pasojë, Kosova do të përballet me bllokadë për shkak të një asociacioni të fuqishëm dhe fuqisë bllokuese të serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Klinaku u zotua se LB do të angazhohet me tërë potencialin e vet në funksion të zgjidhjen së drejtë të këtij problemi dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çdo aspekt.

Shënjimi i kufirit Kosovë-Mali i Zi, komisioni del në terren (Foto)

Periskopi.com Lajme

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka dalë në terren për të verifikuar faktet e gjetura për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Është kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi ai që ka njoftuar për daljen në terren të komisionit.

“Pjesë e punës së përditshme për verifikim të fakteve nga terreni!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook ku ka postuar edhe disa fotografi nga vija kufitare.

Rikujtojmë se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar mes Kosovës dhe Malit të Zi është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që i obligon vendet të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Kryeministri Haradinaj i ka dalë në përkrahje këtij komisioni, pas shkarkimit të atij të mëparshëm të cilin e drejtonte Murat Meha.

“Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, kishte thënë Haradinaj.