Super Higuain! Milan 2 – 1 Roma, shënon në fund Cutrone (Video)

Periskopi.com Sporti

Milani ka arritur që në minutin e fundit të ndeshjes të shënoi golin e dytë përballë Romës, me anë të Patrick Cutrones. Asistimin në mënyrë mjeshtërore e bëri El Pipita, ose Gonzalo Higuain, shkruan Periskopi.

Skuadra e Gattusos luajti shumë më mirë në këtë ndeshje, e madje një gol iu anulua argjentinasit Higuain. Ekipi i Di Francescos, ishte aq i dobët sa mosvet.

Ekipi i Superligës së Kosovës e ndërron emrin!

Periskopi.com Sporti

Ipko Superliga e Kosovës në futboll së shpejti do ta ketë një emër të ri, raporton Insporti.Klubi nga Obiliqi, KEK-u, ka vendosur që ta ndërrojë emrin.

Ky klub e mban emrin e Korporatës Energjetike të Kosovës.Lajmin për Insporti.com konfirmohet nga kryetari i klubit, Istref Klinaku.

“Kemi vendosur që ta pyesim qytetarët për një emër të ri për arsye se Korporata Energjetike e Kosovës tash e 10-të vite nuk na ka ndihmuar ani pse e bartin emrin e tyre”, ka thënë Istref Klinaku të premten mbrëma.Me ndërrimin e emrit, Klinaku beson se do të gjendet ndonjë donatorë i ri për ekipin.

KEK-u në edicionin e kaluar garoi në Ligën e Parë për ta siguruar një ‘biletë’ për elitë në këtë verë.Ky klub po përballet me probleme të mëdha financiare.

Barazon Roma, VAR-i ia mohon golin Milanin (Video)

Periskopi.com Sporti

Kryendeshja e javës në Serie A, mes Milanit dhe Romës po dhuron spektakël.

Giallorosët në pjesën e dytë janë futur fuqishëm duke sulmuar portën e Milanit.

E golin e barazimit 1-1 Roma e arriti në minutën e 59-të, kur realizoi qendërmbrojtësi Federico Fazio.

Vetëm tre minuta më vonë, Milani ka shënuar nëpërmjet sulmuesit argjentinasit Gonzalo Higuain.

Por festën e tij dhe të Rossonerëve e ndali në gjysmë VAR-i.

Kujtojmë që golin e Milanit në pjesën e parë e shënoi Franck Kessie. /Telegrafi/

Moti në Kosovë gjatë fundjavës dhe më tej

Periskopi.com Lajme

Fundjava me mot të nxehtë dhe kryesisht presionit të ulët nga Atlantiku verior do të shtrihen mbi Itali gjatë fundjavës, ndërsa masa të ngrohta ajrore vazhdojnë të jenë të pozicionuara mbi rajonin tonë.

Nën këto kushte parashihet të mbajë mot i nxehtë kryesisht stabil, me diell, mirëpo gjatë orëve të pasdites vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Ndërsa në fillim të javës së ardhshme, masat e ngrohta ajrore gradualisht do të zhvendosen nga rajoni ynë, e me kalimin e një fronti të ftohtë nga Italia, priten edhe rënie të lehta të temperaturave rreth vlerave mesatare.

1 dhe 2 shtator – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

3 shtator – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

4 dhe 5 shtator – Të martën mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të mërkurën mot kryesisht me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare dhe do të sillen me minimale nga 16C deri në 17C, e maksimale deri në 31C. Në fillim të javës do të pësojnë rënie graduale, ku minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s..

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale, përcjell Telegrafi.

Rruga B kaplohet nga flakët: Digjet një banesë, evakuohen banorët

Periskopi.com Lajme

Një banesë në Prishtinë, më saktësisht në rrugën B, është djegur gjatë mbrëmjes së sotme.

Koha.net ka mësuar se nuk ka të lënduar.

Banorët i kanë thënë portalit Koha.net se është djegur ashensori i ndërtesës dhe një pjesë e çatisë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se informatën e kanë marrë rreth orës 20:30, ku janë njoftuar për zjarrin.

“Një banesë është përfshirë nga zjarri. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve me rastin po merren njësitet kompetente policore”, tha ajo

Dy deputetët e Alternativës braktisin LDK-në

Periskopi.com Lajme

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Mimoza Kusari-Lila, kryetare.

Kusari-Lila tha se Alternativa do të veprojë si e pavarur brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj arsyeja pse kanë vendosur të shkëpusin koalicionin, është pasi që partia ka ardhur në një pikë ku i duhet më tepër fokus promovimit dhe hapësirë më të madhe, jashtë LDK’së.

“Po, kemi dal nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tash unë dhe Iliri do të jemi deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës, duke e përfaqësuar Alternativën” tha Lila për Gazetën Express.

Megjithatë, sipas kryetares së partisë, bashkëpunimi me LDK’në do të vazhdojë në kuadër të opozitës.

“Nuk ka ndryshim në politikat edhe qasjen në atë se çka ne jemi deklaruar deri tash sa i përket bisedimeve, qëndrojmë në të gjitha ato pika, sa i përket domosdoshmërisë së ndryshimit të formës së qeverisjes” u shpreh ajo.

LDK dhe Alternativa kishin nënshkruar koalicionin e tyre të përbashkët në muajin maj të vitit të kaluar për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

 

Milan – 1 – 0 – Roma | Milan po e dërrmon Romën (Video)

Periskopi.com Sporti

AC Milan tashmë arriti të shënojë golin e parë në ndeshjen përballë AS Romës, me anë të Franck Yanick Kessie nga afërsia, shkruan Periskopi.

Skuadra e udhëhequr nga Genaro Gattus po luan shumë më mirë dhe ka krijuar më shumë raste shënimi, ndërsa Roma është mjaft e heshtur dhe deri tash nuk e ka rrezikuar asnjëherë portën e Donnarumas.

Lojtari më i dalluar te Milani është Gonzalo Higuain, në mbulimin e të cilit mbrojtësit e Romës po harxhojnë shumë energji – dhe një rast i mirë ishte edhe goli, ku mbrojtësit romakë të përqendruar te argjentinasi e harruan Kessien që shënoi. Mjaft i mirë është edhe Hakan Calhanoglun. Ndërkohë që te Roma, më i miri deri tash është Daniele De Rossi. /Periskopi

Rënia e popullaritetit të Trumpit në ShBA arrin nivelin rekord

Periskopi.com Lajme

Gati dy muaj larg zgjedhjeve të mesmandatit, Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët të pëlqimit gjatë presidencës së tij, me rreth 60% të personave që nuk janë dakord me performancën e tij si president.

Vetëm 36% e personave të pyetur mbështetin manjatin, sipas një sondazhi të zhvilluar nga ABC dhe “Washington Post” dhe të publikuar sot.

Megjithatë ky sondazh është realizuar mes datave 26 dhe 29 gushtit, një javë pas dënimit të Paul Manafort, ish-shefi i fushatës elektroale të Trump-it dhe të Michael Cohen, ish-avokati i tij personal.

Në fund, 49% e të anketuarve mendojnë se Kongresi duhet të fillojë procedurën e shkarkimit të Trump, ndërsa 46% janë kundër.

Shqiptari nga Malisheva që u mbyt nga roboti në Itali – Familja në Kosovë do të angazhojë avokat

Periskopi.com Lajme

Familja e Shpejtim Gashit nga Balinca e Malishevës ka hapur dyert për ngushëllime, pasi i biri i tyre vdiq në vendin e tij të punës në Itali nga goditja e një roboti.

44-vjeçari deri të dielën ishte në pushime në vendlindje, ndërkaq të hënën e kishte nisur ditën në kompaninë e mobileve, ku punon tash e 20 vjet. Pas goditjes së marrë, nuk arriti të mbijetojë, raporton KTV.

Vajza e tij, Bleona Gashi, rrëfen momentet e fundit me babanë e saj, i cili shkoi në punë dhe nuk u kthye më.

Ndërkaq, axha i Shpejtimit, Mehmet Gashi, thotë se ende nuk i dinë saktësisht rrethanat e vdekjes së nipit. Bën të ditur se do të angazhojnë një avokat lidhur me hapat që do t’i marrin tutje ndaj kompanisë.

Prej vitesh, 44-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në Itali.

Trupi i tij pritet të sillet mbrëmjen e së premtes, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.

OVL-UÇK kapet edhe me ShBA-të për veteranët: Janë më shumë se 15, ndoshta 22 mijë

Periskopi.com Lajme

Uashigtoni zyrtar ka treguar së fundi statistika zyrtare sa i përket numrit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie gjatë një ligjerate me disa studentë ka theksuar se në arkivin e tyre nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë.
Ai pret hetime të mëtejme për numrin e luftëtareve të pasluftës.

Lidhur me këtë çështje, “Indeksonline”, ka konktaktuar Kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili nuk e kundërshton deklaratën në fjalë, mirëpo, thotë se numri i veteranëve është më i madh.

Sipas Gucatit, numri i tyre sillet diku rreth 22 mijë veteranë.

“Deklaratën e diplomatit amerikan nuk e kundërshtojë, por ata është dashur me shti edhe mjekësin dhe logjistikën, numri përafërsisht sillet diku rreth 21-22 mijë veteranë. Më shumë se 15 mijë veteranë janë. Unë pajtohem me deklaratën në fjalë por ky numër duhet me u reduktu Prokuroria sa më shpejt të merr hapa konkrete”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Ndryshe, diplomati nga SHBA i bëri thirrje politikanëve kosovarë të heqin dorë dhe mos të përzihen nga hetimet për drejtësi, sidomos kur është puna për korrupsion.

“Kosova duhet të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit”, u shpreh ai.

BE në luftë me ShBA-të: Juncker thotë që BE-ja do t’ia kthejë Trumpit për tarifat

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian do t’i përgjigjet të gjitha vendimeve të SHBA-së për të rritur tarifat mbi automjetet, deklaroi për televizionin gjerman ZDF, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Juncker dhe presidenti Donald Trump u takuan në Uashington në korrik për të biseduar në lidhje me tarifat doganore që po vendos administrata amerikane, shkruan ATSH.

“Ne, Trump dhe unë, ramë dakord për një armëpushim në lidhje me tarifat e reja për makinat. Sikurse ndodh me armëpushimet, ndonjëherë ato janë në rrezik, por ato qëndrojnë”, tha ai.

“Megjithatë, nëse Trump do të rrisë tarifat mbi automjetet, atëherë BE-ja do të bëjë të njëjtën gjë”, tha Juncker.

Dy palët po takohen për të punuar që të vendosin bazat për një marrëveshje të ardhshme.

Këto bisedime vijojnë ato të takimit mes Juncker dhe Trump në korrik.

ShBA-të akuzojnë Rusinë se po e mbron sulmin e Assadit kundër Idlebit

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi sot homologun e tij rus, Serguei Lavrov se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut, të mbështetur nga Rusia, kundër bastionit të fundit të madh rebel në Idleb, në Siri.

“Serguei Lavrov mbron sulmin sirian dhe rus kundër Idlebit”, deklaroi ai në “Twitter”.

“SHBA-ja e konsideron se bëhet fjalë për një përshkallëzim në një konflikt që është shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Tre milionë sirianët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që janë aktualisht në Idleb do të vuajnë këtë agresion. Kjo nuk është diçka e mirë. Bota po ju shikon”, paralajmëroi shefi amerikan i diplomacisë.

SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar kohët e fundit Asadin dhe Moskën se nuk do të lënë të pandëshkuar përdorimin e armëve kimike nga regjimi, në rast të një ofensive në Idleb.

Vetëvendosje organizon protestë në Vushtrri – merr pjesë edhe kryetari i komunës nga LDK-ja

Periskopi.com Lajme

Të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, aktivistë partiakë, zyrtarë komunalë e qytetarë të Vushtrrisë kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave.

Keqqeverisja, sipas organizatores së protestës, Fjolla Ujkani, ka sjellë dukurinë e dhunës ndaj grave.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi për rastet e dhunës dhe parandalim të tyre, raporton KTV.

Të shoqëruar nga gratë e tyre, kryetari Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi dhe kryesuesi i Kuvendit Nasuf Aliu thanë se janë bashkuar në këtë marsh për të ngritur vetëdijen për zbatimin e ligjit, veçmas në rastet e dhunës në familje dhe ndaj gruas.

Barazi gjinore para ligjit dhe në shoqëri kërkoi edhe ish-deputetja Nazlie Balaj.

Vetëm muajt e fundit, pos dhunës fizike, në Kosovë ka pasur edhe shtim shqetësues të rasteve të vrasjeve të grave.

Komisioneri Hahn han darkë në Beograd me Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian ka publikuar një fotografi nga darka e punës që po mban aktualisht me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

“I lumtur që jam sërish në Beograd, në darkën e punës të organizuar nga presidenti Vuçiq para hapjes së urës Zezeli në Novi Sad nesër”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Jakup Krasniqi: Do ta mbajmë Milaim Zekën derisa të dënohet – Pretendimet për Limajn i quan shantazhe

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pretendohej se kishte mundësuar një takim mes investitorëve gjermanë dhe ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili sipas përgjimeve të publikuara, iu kishte kërkuar 3 milionë euro ryshfet për të investuar në një fabrikë të qymyrit.

Por Jakup Krasniqi thotë se një takim i tillë asnjëherë nuk kishte ndodhur, raporton KTV. Ilir Krasniqin thotë se e kishte takuar për herë të parë vitin e kaluar.

Të gjitha këto, sipas Krasniqit, po bëhen në një kohë kur po tentohet që të zhvendoset vëmendja e opinionit nga ngjarjet e fundit në vend.

Megjithatë, Krasniqi thotë se përkundër akuzave që Milaim Zeka i drejtonte atëkohë ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj, tashmë bashkëpartiakë që të tre, do të vazhdojnë ta mbajnë Zekën në Nismë, derisa gjykata të vendosë për akuzat që e rëndojnë.

Fatmir Limaj sërish nuk iu është përgjigjur thirrjeve të KTV-së, duke heshtur kështu rreth akuzave për kërkim ryshfeti.

Pas rrjedhjes së bisedës, të dy edhe Milaim Zeka edhe Iliri Krasniqi, e kanë mohuar krejt atë që flisnin dikur.

Të dy e fajësojnë njëri-tjetrin për shantazh, derisa më nuk janë miq sepse i ndau një proces hetimor i nisur ndaj tyre si të dyshuar që iu morën para shumë qytetarëve me premtimin për vende pune në Gjermani.

Hoti: Përralla e PDK-së ka marrë fund

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se Thaçi e ka bërë të qartë tash e gjashtë muaj se do të dialogojë për shkëmbim territoresh dhe “pra, PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve”.

Postimi i Hotit në Facebook:

– PDK ka insistuar tash e gjashte muaj ta mandatoje Thaqin per dialogun me Serbine.

– Thaqi e ka bere te qarte tash e gjashte muaj se do te dialogoje per shkembim territoresh.  Pra, PDK tash e gjashte muaj e ka mbeshtetur idene e shkembimit te territoreve.  Sot u kujtua te deklarohet. Dhe fyen opoziten. Perralla e tyre ka marre fund.

Haradinaj harron se ‘dajaku’ jugosllav nuk vinte veç nga serbët: Kroacia na trajtonte mirë edhe sa nuk ishim të barabartë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, sot ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës, në konsolidimin ndërkombëtar të saj.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës i vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin kroat duke e marrë si shembull të mirë për rrugëtimin euroatlantik.

“Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën, edhe atëherë kur Kosova nuk kishte pozicion të barabartë kushtetues me njësitë tjera federale”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tepër, kryeministri Haradinaj tha se Kroacia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes rritjes së investimeve që do të ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE-së është e një rëndësie të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, INTERPOL dhe UNESCO.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara në integrimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.

Ndërkaq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Kroacia do të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj eurointegruese. Poashtu, ai tha se Kroacia do të jetë partnere dhe lobuese e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Nënkryetari i PDK-së shfajëson Thaçin: Ideja për ‘shkëmbim territoresh’ është e opozitës

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duan të jenë pjesë e procesit të dialogut ngase, sipas tij, nuk kanë guxim për vendimmarrje.

Ismaili ka kujtuar se PDK’ja kishte paraqitur një platformë për dialogun me Serbinë, mirëpo ka hasur në refuzim nga partitë opozitare.

“Qëllimi i PDK’së është që të gjithë të jenë në një vijë, që institucionet e Kosovës do ta ruajnë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial. Të gjitha këto i kemi paraqitur në platformë dy muaj më parë. Interpretimi i disa partive nuk është interpretim i fakteve mirëpo i prizmit të tyre”, tha Ismaili gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ju dorëzuam dokumentet ju kemi thënë të japin mendimet e tyre. Nuk është koha t’i keni garat e brendshme në tema nacionale. Janë gara të brendshme në kurriz të një procesi shumë të rëndësishëm”, shtoi ai.

Ismaili ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, që sipas tij, nënkupton që në përmbylljen e dialogut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Ai shtoi se ideja për shkëmbim territoresh nuk është diskutuar.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve po vjen nga partitë opozitare. Të vetmit njerëz që po e përmendin janë partitë opozitare”, tha Ismaili.

“Në këtë rast e kemi problemin me rezolutën. Thuhet se do të bëjë diçka që është e garantuar me kushtetutë. Nuk mund të flasësh në rezolutë, për diçka që është e garantuar me kushtetutë. Ata po duan të vijnë në kuvend dhe të flasin për ndarje të Kosovës”, shpjegoi ai.

 

Uashingtoni jep shifrën që ka në arkiv të veteranëve të UÇK’së

Periskopi.com Lajme

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie gjatë një ligjëratë me disa studentë kosovarë ka folur rreth çështjes së veteranëve të UÇK-së.

Diplomati nga SHBA-ja theksoi se pret hetime të mëtejme për numrin e luftëtarëve të pasluftës.

Delawie për herë të parë ka treguar numrin zyrtar të veteranëve të UCK-së që posedon shteti i tij.

“Në arkivin e Uashingtonit nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë. Është e çuditshme që është rritur numri”, është shprehur ai.

Më tej, ambasadori bëri thirrje që politikanët kosovarë të heqin dorë dhe mos të përzihen nga hetimet për drejtësi, sidomos kur është puna për korrupsion.

“Kosova duhet të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit”, u shpreh ai.

 

Milan – Roma, formacionet zyrtare: Roma e shkapërderdhur, Milani me Higuainin dhe më të mirët

Periskopi.com Sporti

Prej orës 20:30 në San Siro të qytetit të Milanos do të zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë mes Milanit të Gennaro Gattusos dhe Romës së Eusebio Di Francescos.

Roma në ndeshjen e parë arriti fitore, ndërsa Milani megjithëse kishte krijuar epërsi prej dy golash ndaj Napolit, në fund e pësoi 3:2.

Milani pritet të luajë me më të mirët, përfshirë edhe superyllin turk Hakan Calhanoglu dhe atë argjentinas, Gonzalo Higuain. Ndërkohë që Roma përballet me shumë mungesa. /Periskopi

 

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanoglu.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Manolas, Fazio, Marcano; Karsdorp, De Rossi, Nzonzi, Kolaorv; Pastore; Schick, Dzeko.