Bushati: Ky do të jetë fokusi i mbledhjes së radhës mes Shqipërisë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi nga qyteti i Kukësit se së shpejti do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim”, u shpreh Bushati, raporton ATA.

Në përgjigje të zërave në Ballkan, të cilat ministri i cilësoi nacionaliste, ai tha se “ndërkohë që në Ballkan vijon të flitet për teza nacionaliste, ne shqiptarët është mirë që të fokusohemi në çështje sa më konkrete, të cilat ndikojnë jetën e qytetarëve”.

Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së BE-së, krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një specifikë të veçantë, sepse, sipas tij, në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.

3 programet e financuara nga BE-ja janë: pika doganore Shishtavec-Krushevë, mbrojtja mjedisore dhe menaxhimi i mbetjeve, si dhe programi i shtrirjes së vijës Dinarika, që ka të bëjë më rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Duke prekur procesin e anëtarësimit në BE, kjo e fundit sipas tij është proces që fillimisht nis me ndryshimin e dinamikës së komuniteteve lokale.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një proces që ka të bëjë me zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk është një proces që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, të flasim edhe për tema që janë shumë konkrete dhe përmes disa projekteve konkrete, por domethënëse të ndryshojmë pak nga pak dinamikën e komuniteteve të ndryshme lokale”, tha ndër të tjera ministri.

Shqipërim Arifi: Ky është rasti i vetëm kur do ta refuzonim bashkimin me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në kuadër të një “korrigjimi kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Arifi është pyetur nëse presidenti Thaçi u ka treguar udhëheqësve të Luginës, gjatë takimeve me ta në Prishtinë, ndonjë plan apo projekt për bashkim me Kosovën.

“Nuk ka takim që bëhet zyrtar, ku flitet për një çështje të rëndësishme, pa plan dhe pa strategji”, është përgjigjur Arifi në T7.

Arifi ka thënë se Lugina do të refuzojë bashkimin, nëse dëmtohet sovraniteti i Kosovës, apo nëse ky bashkim nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare.

Kush është nëna e 2 fëmijëve që humbi jetën në Itali

Periskopi.com Lajme

Kjo është Adelina Toska, nëna e dy fëmijëve, e cila paraditen e së martës humbi tragjikisht jetën në Italinë fqinje. Toska kishte shkuar në Itali disa vite më parë dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ku bashkëshorti punonte si murator.

33-vjeçarja udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me një Peugeot 206, kur u përplas me një Alfa 159 Sw, që vinte në drejtim të kundërt. Përplasja ishte tepër e fortë dhe shqiptarja nuk mundi të mbijetonte. Ajo ishte nënë e dy djemve të moshës 6 dhe 12 vjeç.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende, megjithatë të dhënat e para tregojnë se ka qenë pikërisht shqiptarja e cila ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tjetër. Italiania “Corriere” shkruan se i gjithë komuniteti ku ajo jetonte është në zi për humbjen e 33-vjeçares./klan.tv

Ky do të jetë moti në ditën e parë të nëntorit

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për të enjten (1 nëntor) do të jetë i ngrohët dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat e larta ndërsa do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi.

Adriatik Kelmendi flet për përplasjen ndërmjet Krasniqit dhe Sveçlës

Periskopi.com Lajme

Një përplasje fizike ka ndodhur mes Frashër Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës pas një debati në KTV.

Përplasjen e ka konfiurmuar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo ka thënë se në këtë rast ka qenë më shumë i përfshirë moderatori, Adriatik Kelmendi.

Por, Kelmendi ka thënë se në emision çdo gjë ka shkuar mirë.

Ai tutje ka theksuar se nuk dëshiron të komentoj më shumë rreth kësaj teme.

“Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, tha Kelmendi për Insajderin.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla ka mohuar përplasjen, por ka thënë se ka pasur vetëm fjalosje.

Bashkqeverisja mes PSD’së e VV’së në Komunën e Prishtinës, drejt fundit

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në prag të ndërprerjes së bashkëqeverisjes edhe në Komunën e Prishtinës.

Jozyrtarisht, Kohavisioni merr vesh se i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do të shkarkojë tre drejtorët e Vetëvendosjes: Arben Vitia, Nora Kelmendi e Yll Rugova.

Burime i kanë thënë televizionit se Ahmeti, i cili është i pakënaqur me veprimet e ish -partisë së tij në Kuvend, do të marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve brenda javës.

Ahmeti ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjet e televizionit.

Në një përgjigje të shkurtë, drejtori Rugova ka thënë se nuk ka informata për diçka të tillë.

Zyrtarisht, këtë informatë ka thënë të mos e ketë as drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Asnjë informatë nuk e kam, për asnjë iniciativë që ka marrë apo mund të marrë kryetari. Sinqerisht nuk e di çfarë të përgjigjem”, ka thënë Vitia.

Pasditen e së martës, pas përplasjeve të ashpra për Ndërmarrjen Publike Banesore në Kuvendin e Kryeqytetit, asamblistët e PSD-së kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

​Luftëtari i UÇK-së: Ju mallkoftë gjaku që derdha për Kosovën e lirë

Periskopi.com Lajme

Sot ish-luftëtari i UÇK-së, Gazmend Berisha ka marr një lajm jo të mirë, pasi i është refuzuar statuti i invalidit të luftës. Në një statut në Facebook, Berisha ka reaguar ndaj padrejtësisë që thotë se po i bëhet, ndërsa ka mallkuar institucionet që po shkelin mbi gjakun e tij të derdhur për liri.

Ai ka treguar për KP se është plagosur më 16 qershor 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa kishte shkuar në Shqipëri te merrnin armë.

“Më 16 qershor 1998, jam plagosur në kufi gjatë sjelljes së armeve në Kosovë. Në pritën e forcave të armikut kemi ra i gjithë grupi i luftëtarëve të fshatit Kishnarekë dhe gjatë luftimeve jemi plagosur thuajse i tërë grupi i ushtarëve, ku të gjithë të tjerët e gëzojnë me të drejtë statutin e invalidit të luftës për veç meje”, ka thënë Berisha për KosovaPress.

Pas publikim të shkrimit të Berishës, kanë reaguar me komente shumë bashkëluftëtarë të tij, duke e quajtur këtë vendim të gjykatës shumë të padrejtë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Edhe kesaj here padrejtsia pertesritet ndaj nje luftetari te lirisë. Sot mora vendimin nga komisioni i njohjes se vlerave te luftës, ku thuhet se te REFUZOHET statusi i invalidit. Kjo eshte nje e padrejte ku ky komision shkel mbi gjakun tim. Komiskon i ashtuquajtur i drejt i Republikes se Kosoves, ju le si s’patet drejtesi ndaj meje por ia vrat endrrat e femive t’mi. Ju mallkoft gjaku im qe derdha per Kosoven e lire qe sot s’medhat drejt as qe ta gezoj te paktën. Falimderit edhe nga ju komondantat e mi qe ate koh Gazi s’ju refuzoj as s’ju kundershtoj e ju te pakten nje gjys fjale ta kishit than per mu. Falimderit

“Ki m’i hangër fjalët e tua” – Përplasja e Krasniqit e Sfeçlës gjatë emisionit

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh u raportua se pas debatit në emisionin Rubikon, janë përplasur fizikisht deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi dhe ai i Vetëvendosjes, Xhelal Sfeçla, shkruan Periskopi.

U raportua përleshja mes tyre filloi në studio të emisionit, për të vazhduar pastaj në korridor të televizionit.

Sipas të njëjtave burime, është dashur të ndërhyhet mes tyre për t’i ndarë.

Në debatin e Rubikonit mes pozitës dhe opozitës për seancën e sotme të thirrur nga LDK’ja, më të zëshmit kundër njëri tjetrit ishin Krasniqi e Sfeçla me akuza e kundërakuza për njëri tjetrin.

Ishte deputeti i VV’së i cili akuzoi deputetin e PSD’së gjatë debatit se kjo parti po ia bën korumin në Kuvend koalicionit qeverisës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Frashër Krasniqit.

“Nesër keni me ardh ju me jau ba korumin, çka do me thanë tash. Në seancën e radhës, a ki me ardh të enjtën në seancë flasim”, tha Krasniqi me tone të ngritura të zërit.

Në anën tjetër, atij vazhdimisht i ndërhynte Sfeçla.

“Pse nuk e votuat rezolutën. Votone rezolutën e flasim tani”, i tha ai Krasniqit.

“Glauku ka thanë që po kthehemi në Kuvend. Hajdi. Ma more mos thuj fjalë të mëdhaja se duhesh me i përbi masandej”, i tha Krasniqi.

“E di unë kush i përbin fjalët”, iu kundërpërgjigj Sfeçla, derisa në një moment u dashtë ndërhyrja e autorit të emisionit për të parandaluar fjalosjen verbale mes tyre./PERISKOPI

Besa Gaxherri e konfirmon përleshjen e Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe ai nga PSD-ja, Frashër Krasniqi pas emisionit Rubikon në KTV, janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. 

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë për Zeri.info Gaxheri.

Pas emisionit, përplasen fizikisht Frashër Krasniqi e Xhelal Sveçla

Periskopi.com Lajme

Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me dy të apostrofuarit. Teksa Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike, raporton Koha.net.

Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjatë emisionit të sotëm për dialogun me Serbinë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se emisioni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Tronditëse: Vegjetarianëve u shërbehet mish njeriu në restorant – shefi vriste mizorisht konsumatorët, dhe ua shkatërronte trupin

Periskopi.com Lajme

Darkuesit e një restoranti vegjetarian kanë mbetur të shokuar kur gjatë ngrënies së ushqimit hasen në copa të mishit në petat e tyre, raporton Periskopi.  

Klientët vegjetarian ishin ankuar për këtë tek autoritetet lokale, gjë që pas çoi te një zbulim i tmerrshëm.

Analizat e mishit zbuluan se ai nuk ishte mish derri apo viçi, por mish njeriu.

Zbulimi i mëtutjeshëm i autoriteteve çoi deri te kuzhinat, muret e së cilës ishin të stërpikura me gjak, ndërsa në dysheme kishte copa mishi.

Për policinë tajlandeze edhe më shokuese ishte identifikimi i kufomës së prishur të një 61 vjeçari, të cilën pronarët e restorantit e kishin fshehur në rezervuar.

Pronari dhe punëtorët e restorantit janë ende në arrati, pasi me të dëgjuar për hetimet e autoriteteve, ata braktisën objektin ku kryen këto veprime të tmerrshme.

Autoritetet kishin zbuluar më pas se trupi i 61 vjeçarit kishte qenë i një klienti të restorantit që quhej Prasit Inpathom, i cili ishte grindur me pronarin e atij restoranti mizor.

Pronari i restorantit e përdori kufomën e tij për ta copëtuar dhe për t’ua shërbyer konsumatorëve si copa mishi. /PERISKOPI

 

 

​​Trump kërkon 15 mijë ushtarë në kufi me Meksikën

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se mund të vendosë deri në 15000 ushtarë në kufirin me Meksikën për të penguar hyrjen në territor të një karvani emigrantësh që vijnë nga Amerika qendrore ku i largohen dhunës në vendin e tyre.

“Për sa i përket karvanit, ushtria jonë është vendosur. Kemi rreth 5000 ushtarë dhe kjo shifër do të arrijë deri në 10000 ose 15000”, deklaroi Trump që shton deklaratat dhe mesazhet në “Twitter” mbi këtë çështje në prag të zgjedhjeve legjislative të 6 nëntorit.

Për të bërë një krahasim për të kuptuar madhësinë e këtij kontingjenti, rreth 15000 ushtarë amerikanë ndodhen aktualisht në Afganistan.

Sulmohet kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Emin Sylejmani është sulmuar nga tre persona gjatë ditës së sotme.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Expresss se sot është raportuar një rast te Stacioni i Autobusëve.

Krasniqi ka thënë se dy persona janë ankuar ndaj tre të dyshuarve për kanosje dhe sulm.

“Policia, sot rreth orës 11:10, ka pranuar informatën për një rast tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Policia ka intervistuar ankuesit: E.S. 1959 dhe G.S.1963. Ata ankohen ndaj tre të dyshuarve: D.H.1978, S.A. 1959 dhe  A.Sh.1995.  Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprat penale: Kanosje dhe Sulm”, ka thënë Krasniqi

Ai ka bërë të ditur se “Lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar”.

 

Ahmeti: Nuk duhet të paguajmë me çfarëdo çmimi për njohjen nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë në mënyrë që t’ia hapet rrugë ekipit negociator se si duhet të negociohet.

“Në qoftë se po flasim për marrëveshje përfundimtare, është koha që Kosova t’i paraqes të gjitha temat që janë në interesë të saj, duhet të diskutojmë për vijat e kuqe. Nëse Rexhep Selimi mendon se Kosova po bisedon  pa platformë dhe se Hashim Thaji s’është njeriu i duhur, atëherë kuvendi duhet ta kornizojë këtë dialog. Nëse s’ka tentim për kufizim të rolit të Hashim Thaçit, ai do të vazhdojë. Ekziston frika e paarsyeshme ndaj fuqisë së tij sepse nuk është i gjithëfuqishëm. Si PSD mendojmë se duhet të ulemi, të gjitha subjektet për gjetjen e një emëruesi të përbashkët”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Dialogu do të ndodhë, prandaj duhet ulur për të folur për platformë. Nuk duhet ta paguajmë çfarëdo çmimi për njohjen nga Serbia. Çka të duhet njohja kur autonomia i tejkalon këto me Ahtisaarin. Shumica e dyfishtë i ka bllokuar shumë gjëra në Kosovë. Asociacioni me kompetenca ekzekutive për mua është e papranueshme edhe për PSD-në”.

Ahmeti ka thënë në Zona B se as bashkësia ndërkombëtare nuk e ka kohën e dikurshme që të merret me Kosovën.

“Platforma si pikë të parë duhet ta ketë çka bëjmë ne në fund të dialogut, njohjen nga Serbia, pranimin në OKB dhe organizata tjera. Nëse e duam si epilog njohjen duhet të ulemi dhe të diskutojmë se cka jemi të gatshëm që të paguajmë për këtë njohje. Në një situatë të pavolitshme ndërkombëtare, ka njerëz që besojnë se na duhet një durim strategjik. Në kuvend duhet diskutuar interesi i Kosovës. Nuk bën të rrehet populli”.

Munishi për Periskopin: Stop vjedhjeve të lojtarëve Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Sporti

Trajneri i mirënjohur në Kosovë, Ismet Munishi ka folur për Periskopin rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin mes dy kombëtareve të shqiptarëve.

Ditë më parë, Kastriot Dermaku vendosi ta sabotonte Kosovën dhe të kalonte tek Shqipëria, edhe pse u grumbullua me ‘Dardanët’ në ndeshjet e kaluara.

Kurse pak ditë më parë kapiteni i U21 të Kosovës, Ardian Ismajli vendosi të lë kombëtaren e Bernard Challendes dhe të ndërmarrë hapin e njëjtë sikurse Dermaku, të bashkohet me ngjyrat kuqezi.

Për këto zhvillime, Periskopi kontaktoi trajnerin dhe analistin Ismet Munishi, i cili u shpreh se këto gjëra duhet të ndalen njëherë e mirë.

”Duhet të ketë koordinim më të mirë mes 2 Federatave, jo të vidhen lojtarët në këtë formë, mendoj unë”, tha ish-trajneri i Besës së Pejës për Periskopin./Periskopi/

Gjuajtje me armë në Gjakovë, plagoset një 50 vjeçar

Periskopi.com Lajme

Një gjuatje me armë mes fqinjëve ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Dujakë të Gjakovës, ku ka mbetur një person i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Ai ka thënë se ky incident ka ndodhur mes dy fqinjëve.

“Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Dujakë mes dy fqinjëve, ku njëri është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është i moshës 50-vjeçar”, ka thënë ai.

Qendra e Ulqinit bëhet me statujë të Skënderbeut

Periskopi.com Lajme

Kuvendi Komunal i Ulqinit, pas një pune maratone dy ditëshe ku para këshilltarëve janë hedhur 19 pika të rendit të ditës, të martën në orët e pasdites ka përfunduar punimet seanca duke miratuar disa propozime.

Një pikë që zgjoi interesim të veçantë në Kuvend ishte Propozimi për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut tek rrethrrotullimi në qendër të Ulqinit, propozim i cili u miratua, raporton Koha.net.

Kujtojmë se bulevardi në Ulqin, ku gjendet rrethrrotullimi ku do të vendoset statuja e Skënderbeut, mban edhe emrin e tij.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke cekur se shumë lëndë të cilat i ka mbuluar pluhuri janë nxjerrë nga sirtarët dhe janë votuar në Kuvend.

Deputeti i AAK’së – Nagavcit: Vetëvendosje pajtohet veç me një pikë, atë që mos me u merr vesh për kurrgjë

Periskopi.com Lajme

Deputetët e pozitës dhe ata të opozitës janë përplasur në një debat televiziv teksa po flisnin për qëndrimet e kundërta në seancën e sotme ku u diskutua për rezolutën për dialogun, raporton Periskopi.

Ishte deputetja e PDK’së, Blerta Deliu e cila tha se është e pamundur të arrihet pajtim me Lëvizjen Vetëvendosje, madje edhe për këtë çështje.

Me ironi ndërhyri deputeti i AAK’së,Bekë Berisha, i cili tha se Vetëvendosje pajtohet vetëm me pikën “Mos me u merr vesh për kurrgjë”.

Atyre u reagoi deputetja e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci, i cila se tha se si parti pajtohen që të mos preket integriteti territorial i Kosovës. /PERISKOPI  

Matuidi i befasuar nga Ronaldo: Ne ishim të vdekur, por ai nuk ndalej

Periskopi.com Sporti

Blasie Matuidi ka zbuluar sesi lojtarët e Juventus ishin të gjithë të lodhur pas ndeshjes me Manchester United, përveç Cristiano Ronaldos.

Ronaldo ka gjetur formën e tij tek Juventus pas transferimit 112 milionë euro nga Real Madrid gjatë verës, me shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Të gjithë ishim të ‘vdekur’ pas ndeshjes me Manchester Unitedin, madje edhe ditën e nesërme, përveç Cristiano Ronaldos”, shprehet Matuidi për RMC Sport.

“Ai është duke punuar si i çmendur çdo ditë. Prandaj në moshën 33-vjeçare, ai është një shembull për të gjithë ne. Ronaldo është shumë i rëndësishëm për ne gjatë 90 minutave. Ai bën gjëra që nuk mund t’i bëjnë të tjerët. Të gjithë ndihen më të mirë kur luajnë përkrah tij. Ai është një lider”, ka shtuar Matuidi. /Periskopi/

Donis Avdiaj shpërthen me dy gola, sytë kah Bernard Challendes

Periskopi.com Sporti