Vivo NEX në Evropë për 849 euro

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni i ri i VIVO-së që ishte lansuar në qershor, megjithatë në Evropë Vivo NEX së shpejti do të arrijë për një çmim prej 849 euro, raporton GSMArena.

Sipas këtyre raporteve thuhet se ky çmim është shumë i lartë, kur dihet se së shpejti pritet të lansohet Vivo NEX 2, transmeton Koha.net.

Vivo NEX aktualisht është lansuar në Azi, si dhe në Rusi.

Maten zyrtarisht: Dallim 20 kilogramë në peshë mes Fury dhe Wilder

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar matjet zyrtare të Tyson Fury e Deontay Wilder. Diferenca në peshë është tejet e madhe.

Fury peshon 116 kilogramë një ditë para duelit të rëndësishëm, kurse Wilder peshon plot 20 kilogramë më pak, pra 96 kilogramë.

Meçi zhvillohet nesër pas mesnate në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Revolucioni i moshës: 65 vjeçarët e sotëm kanë formën e 40 vjeçarëve të para 30 viteve

Periskopi.com Lajme

Të moshuar, por sa? Sipas ekspertëve, 65-vjeçarët e sotëm kanë një formë fizike dhe konjuktive të një 40-45 vjeçari të 30 viteve më parë, e pjesa më e madhe e atyre që tani i kanë kapërcyer të 60-at janë në formë të mirë dhe pa sëmundje.

Pra, zyrtarisht sipas ekspertëve, pleq tani mund të quhen ata që i kanë kapërcyer të 75-tat. Në shumë vende të botës, jetëgjatësia është rritur me rreth 20 vite, krahasuar me dekadën e parë të viteve 1900.

Mjekët gjeriatër, që merren me shëndetin dhe jetëgjatësinë e të moshuarve, ndryshojnë kështu konceptin e pleqërisë, që sipas tyre tani duhet adaptuar me kushtet e ndryshuara demografike dhe epidemiologjike.

Shkencërisht mund të quhesh plak kur ke një pritshmëri jetëgjatësie mesatare prej 10 vitesh. Aktualisht, statistikat individualizojnë në shumë vende të zhvilluara një jetëgjatësi mesatare prej 80-85 vitesh, transmeton TCH.

Një studim i kryer mbi 6.000 persona mbi moshën 55 vjeç në Itali, SHBA, Australi, Gjermani dhe Francë, ka treguar se stereotipet për moshën e tretë tani janë të diskutueshëm. Ata që i kanë kaluar 55 vitet dhe janë aktivë dhe të kënaqur me jetën e tyre, të moshuarit e rinj, janë në shëndet të mirë dhe autonomë, një burim i rëndësishëm për familjet e tyre.

Trumpit s’i pëlqen përkthimi, hedhë kufjet përtokë

Periskopi.com Lajme

Nuk dihet nëse nuk i pëlqeu përkthimi apo nëse u lodh duke mbajtur pajisjen në dorë, por presidenti i SHBA’së Donald Trump i la të gjithë gojëhapur kur lëshoi në dysheme kufjet të cilat ju dhanë me qëllim që të kuptonte më mirë homologun argjentinas Mauricio Macri, vendi i të cilit pret samitin e G20.

Në një fjalë të shkurtër pas veprimit, Trump tha se kuptonte më mirë homologun përmes spanjishtes sesa përkthimit dhe se ata kanë qenë miq të mirë prej kohësh.

Gjithsesi ky nuk ishte momenti i vetëm i sikletshëm pasi sërish dy Presidentët duket se nuk u morën vesh dhe aq mirë gjatë kohës  që liderët po grumbuloloheshin  për të ashtuquajturën foto familjare, një proces i zakontë në samite të tilla.

Trump duket se mbërriti i pari në podium dhe largohet duke e lënë të suprizuar homologun Macri.

Ky i fundit u përpoq ta thërriste, por nuk mori asnjë përgjigje në këmbim nga lideri i Uashingtonit teksa edhe gjuha e tij trupore shfaqi njëfarë zhgënjimi.

 

Për Serbinë politika “Edhe BE-ja, edhe Kosova” ka dështuar që më 2011

Periskopi.com Lajme

Serbia pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk mund të ecë në drejtim të Bashkimit Europian, por kjo zgjidhje nuk do të thotë njohje. Kështu, sipas B92, u tha sot gjatë një debati që u zhvillua me organizim të Institutit serb për Çështje Europiane.

Gjatë debatit “A mundet Serbia në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës” doli se ndarja është një nga zgjidhjet legjitime, por edhe se në Serbi dalëngadalë po legjitimohet qëndrimi se pavarësia e Kosovës është një nga opsionet reale dhe se ndoshta është çmimi që duhet paguar që të mund të merret diçka si kundërshpërblim, transmeton Koha.net.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Europiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq, thotë se Kosova që nga nisja në rrugën evropiane paraqet kusht që Serbia duhet ta përmbushë.

“Askush nuk po kërkon njohjen. Për njohje është i domosdoshëm kompromisi, ndërsa çdo kompromis është akt trimërie. Këtë ende po e presim”, është shprehur Grubjeshiq.

Tha edhe se ndarja është një zgjidhje legjitime dhe rikujton se politika “Edhe BE-ja, edhe Kosova” ka dështuar që më 2011.

Ajo konsideron edhe se në atmosferën çfarë është tash vështirë se do të ndodhë më shpejt vazhdimi i dialogut në Bruksel, që nuk do të thotë se nuk ka në vende të tjera.

Drejtori i Programit të Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike, Marko Savkoviq, konsideron se derisa dukej se do të shfrytëzohet modeli i dy Gjermanive, ka ekzistuar mundësia që Serbia të vazhdojë drejt BE-së pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, porse kjo mundësi ka përfunduar që nga ai moment kur në skenë hyri nocioni i ridefinimit të kufirit.

Tha se shumica në Serbi dhe në Kosovë janë kundër ndarjes, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të krijohet një realitet i ri, ndër të tjera i tillë çfarë ka mesazhe se ajo është zgjidhja më e mirë.

Duke folur për ndarjen eventuale, Savkoviq tha se ajo do të duhej të ishte pjesë e pakos së gjerë, se me atë rast do të duhej të zgjidhej edhe situata në BeH, si dhe që Beogradi, Prishtina dhe Tirana do të duhej të jepnin garanci të qarta sigurie se ku përfundojnë kufijtë.

Redaktori ekzekutiv i portalit Europian Western Balkans, Nikolla Burazer konsideron se që nga fillimi ishte e qartë se Serbia duhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, po deshi të anëtarësohet në BE.

“Thelbi qëndron në faktin se pa një zgjidhje që do t’ia mundësonte Kosovës udhëtimin drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimi i Serbisë nuk është i mundur”, ka thënë Burazeri.

Ai konsideron se që kur ndodhet në tryezë tregimi për ridefinim të kufijve, nuk ka dialog, ndërsa vetëm mund të spekulohet se deri ku ka arritur kjo marrëveshje.

Drejtori i Institutit për Çështje Europiane i Serbisë, Naim Leo Beshiri thotë se në BE ekziston qëndrimi se duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, marrëveshje juridikisht detyruese që do të zgjidhte dhe deçimentonte disa probleme.

“Zgjidhja është e nevojshme po deshëm të arrijmë në BE”, ka thënë ai.

KEK-u thotë se ka boll thëngjill për gjithë dimrin

Periskopi.com Lajme

​Korporata Energjetike e Kosovës thotë se këtë vit nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë elektrike, pasi tash nuk kanë problem më me thëngjill.

KEK-u, verën e vitit të kaluar, kishte alarmuar se rezervat me thëngjill bëjnë të mundur prodhimin e energjisë vetëm edhe për disa muaj, si pasojë e problemeve me shpronësimin e tokave, raporton KTV.

Por, pas zgjidhjes së këtij problemi, ekskavatorët menjëherë kishin nisur punën dhe KEK-u ka arritur të sigurojë rezerva deri në 430 mijë thëngjill.

Drejtori i Divizionit të prodhimit të thëngjillit, Adil Januzi, ka thënë se gjatë këtij sezoni dimëror nuk do të ketë probleme me furnizim të termocentraleve me thëngjill.
Januzi thotë se janë të vetëdijshëm që shfrytëzimi i minierave ndikon edhe në degradimin e florës dhe faunës.

Por, sipas tij, që nga viti 2009, kur brenda këtij divizioni është krijuar departamenti për mjedis, kanë ndërmarrë vazhdimisht një varg aktivitetesh që kanë ndikuar në mbrojtjen e mjedisit.

Mosmarrëveshjet mes banorëve dhe KEK-ut rreth mënyrës së shpronësimit, vitin e kaluar, patën detyruar KEK-un ta ndërpresë prodhimin e disa gjeneratorëve dhe të importojë energji nga Shqipëria.

 

Ja pse nuk futet Coca Cola e Serbisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Njëra nga brendet më të dashura në botë, ai i Coca Cola’s, që prodhohet në Serbi, ka probleme për t’u futur në vendin tonë. Dogana e Kosovës e ka kthyer secilin kamion të tyre.

Ani pse Qeveria e Kosovës e ka lanë një derë celë për brendet e mëdha ndërkombëtare që të futën në Kosovës, Coca Cola po vazhdon të mrizojë në doganë. Ajo nuk po i respekton rregullat.

“Janë kthyer të gjitha kamionët e Coca Cola’s”, ka thënë një burim i Gazetës Express, duke treguar që ndonëse ky është brend global, ata në njëfarë forme i janë nënshtruar politikave të Qeverisë së Serbisë, duke rezistuar që të shkruajnë në produkt, se për ku është i destinuar ai.

“Kusht i Qeverisë së Kosovës është që brendet ndërkombëtare që prodhojnë në Serbi, e që duan të futën në Kosovë është që të shënojnë emrin e shtetit tonë”, ka treguar ky burim.

“Në rastin e Coca Cola’s ata në vend që ta shënojnë Republika e Kosovës, ose vetëm Kosovë, e shkruajnë Lipjan”, ka sqaruar ky burim, duke thënë që deri më tash cdo kamion i kësaj kompanie është kthyer prapa.

Qeveria është e vendosur që të mos i shkelë rregullat e veta për askënd, e në këtë rast as për njërën prej kompanitë më të fuqishme në botë.

 

​​Zharku: 73.9% e borxhit total publik është shfrytëzuar për financimin e deficitit buxhetor

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Transportit, Lutfi Zharku ka vlerësuar se, përderisa borxhi publik vazhdon të rritet, shfrytëzimi i tij nuk mund të konsiderohet produktiv.

Postimi i Zharkut në Facebook:

Borgji publik ne fund te vitit 2017 ishte 996.42 milionë euro apo 16.63% e BPV. Perderisa borgji publik vazhdon te rritet shfrytezimi i tij nuk mund te konsiderohet produktiv. Duke zberthyer borgjin publik sipas huadhenesve dhe lidhjen e tij me projekte te caktuara kapitale, ne punimin shkencor te meposhtem kemi ardhe ne perfundim se vetem nje pjese e vogel e tij (10.3% e borgjit total) eshte shfrytezuar per qellime produktive me ndikim pozitiv ne rritjen ekonomike. Pjesa me e madhe e borgjit total publik (73.9%) eshte shfrytezuar per financimin e deficitit buxhetor i shkaktuar nga rritja e larte e pagave dhe meditjeve si dhe transfereve sociale. Kjo pjese e borgjit publik eshte shfrytezuar ne menyre joproduktive me ndikim te vogel apo fare pa ndikim ne rritjen ekonomike. Pjesa tjeter e borgjit publik (15.9%) eshte shfrytezuar per servisimin e borgjit te vjeter te trasheguar nga ish-Jugosllavia qe ka ndikim negativ ne ekonomi.

Per me teper mund te lexoni punimin shkencor “Shfrytezimi (jo)produktiv i borgjit publik ne Kosove” botuar ne revisten Ekonomika!

Haradinaj me gruan mbështesin një iniciativë humanitare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën i kanë ofruar mbështetje e tyre private një organizimi humanitar.

“Së bashku, për një mision të shenjtë, aty ku është më me rëndësi dhe ku ndjejmë më së shumti, në ndihmë të fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Si prindër, sonte me Anitën, ofruam mbështetjen tonë private, në një mbrëmje të veçantë të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Klubi i Prodhuesve”.

“Kësaj kauze humane, në emër të popullit të Kosovës, i jam përgjigjur edhe në cilësinë e kryetarit të Qeverisë, përmes përkrahjes institucionale. Një ndihmë e vogël për një vepër të madhe – një shtëpi të lumtur për secilin fëmijë”!

Navas: E fitova tri herë rresht Championsin, e tash po e ruaj bankën

Periskopi.com Lajme

Portieri i Real Madridit nuk është i kënaqur me situatën e tij.

Ardhja e Thibaut Courtois ka lënë Keylor Navas në një rezervist për Real Madridin.

Madje që nga emërimi i Santiago Solarit, portieri nga Kosta Rika nuk po luan fare dhe për këtë Navas ka shprehur pakënaqësinë e tij.

“Fitova tre vjet radhazi Ligën e Kampionëve, por tani nuk po luaj fare. Është e çuditshme kjo situatë”, tha Navas në intervistë.

Zbulon Sky Italia: Luka Modriq fiton Topin e Artë

Periskopi.com Lajme

Sky Italia ka zbuluar se Luka Modric tashmë është fitues i Topit të Artë. Burime të mediumit të famshëm italian bëjnë të ditur se mesfushori kroat ka fituar me distancë të lehtë votash ndaj Cristiano Ronaldos që ka përfunduar në pozitën e dytë.

Antoine Griezmann është në pozitën e tretë, ndërsa Mbappe e Varane kompletojnë top 5-shen.

Interesante është që Sky Italia po raporton gjithashtu se Ronaldon dhe Griezmann nuk do të jenë të pranishëm në sallën e ndarjes së çmimeve të hënën.

Taksa 100%: Limaj paralajmëron ata që do të rrisin çmimet

Periskopi.com Uncategorized

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja, sipas Limajt nuk do të ketë efekt negativ mbi ekonominë e vendit. Efektet e pafavorshme, sipas tij, do t’i ndinë vetëm Serbia, derisa nuk e respekton autonominë e vendit.

“Kjo do të tregojë një efekt të jashtëzakonshëm tek Serbia. Sjellja e tyre, ka bërë që ta humbur këtë treg. Nëse duan të kthehen në këtë treg, duhet të respektojnë këtë shtet”, tha Limaj, duke shtuar se “ne mund të jetojmë pa Serbinë. Edhe tregu i Kosovës edhe qytetarët edhe ekonomia.”

Numri dy i Qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj, gjatë kësaj interviste iu ka bërë thirrje edhe prodhuesve vendor që të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar në vend, pas tarifave doganore ndaj Serbië, me rritje të çmimeve të produkteve, duke paralajmëruar veprime konkrete edhe ndaj tyre.

“Ata të cilët tentojnë për t’i ngritur çmimet duke shfrytëzuar situatën përmes masave spikulative, duhet të kenë kujdes sepse shteti është në veprim dhe do të iu përgjigjemi sipas ligjit. Unë i ftojë njerëzit që të kuptojnë se është një luftë speciale nga Beogradi, për të hapur panikë se Kosova do të ketë problem në mungesë te të mirave që i duhen për konsumim, sepse pa Serbinë kjo punë nuk bëhet. Por, ne i themi se Kosova sot është shtet dhe i ka dyert e hapura që të furnizohet kudo që ka nevojë”, ka deklaruar ai.

Parlamenti Evropian kërkon negociata me Maqedoninë në qershor 2019

Periskopi.com Lajme

Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bullgaria, shumica më e madhe e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kanë kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE në qershor, por kanë porositur se vendi patjetër duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë reformues.

Raportuesi Ivo Vajgël, por edhe eurodeputetë tjerë kanë rikujtuar se jo vetëm Maqedonia, por edhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saja në procesin eurointegrues. Ai dhe shumë të tjerë kanë përshëndetur Marrëveshjen e Prespës dhe ka ftuar ai të kompletohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe porositi se beson se negociatat me BE-në do të fillojnë në vitin 2019.

“Për këtë nevojitet ambient inkluziv demokratik, të gjithë duhet të bashkëpunojnë, duhet të modernizohet sistemi gjyqësor, të respektohet sundimi i së drejtës, të krijohet hapësirë për media të lira, të mbrohen gazetarët dhe të zhvillohet luftë efikase në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka porositur Vajgël.

Komisari për zgjerim Johanes Han ka theksuar se vendi është kthyer në rrugën euroatlantike dhe ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese duke i konsideruar si hap të guximshëm që pret të vazhdojë pa anulim.

“Me rëndësi është momenti reformues të thellohet në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Han duke rikujtuar se tre kushtet në konkluzën e Këshillit të BE-së nga qershori- gjyqësi e pavarur dhe luftë kundër korrupsionit, kontroll i reformave të zbulimit dhe sigurisë dhe reforma në administratën publike, janë reforma pa të cilat negociata nuk mund të ndahen.

Tre deputetë nga Rumania e cila e ka ndërmarrë kryesimin me ME-në nga 1 janari 2019, fuqishëm ka mbështetur fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe kanë shprehur keqardhje që deri tani ajo nuk ka ndodhur.

“Maqedonia është vend kandidat me shkallë më të lartë të harmonizimit me legjislativin evropian”, ka thënë Viktor Boshtinaru.

Kristijan Dan Pres nga PPE e ka ftuar Greqinë në më shumë mirëkuptim ndaj Maqedonisë pas kritikave të disa deputetëve si Sofia Sakorafa e cila ka deklaruar se nuk do ta mbështes raportin e Vajgëlit për Maqedoninë.

“Marrëveshja e Prespës nuk është e realizueshme”, ka deklaruar ajo duke porositur se ndryshimet kushtetuese e prishin atë që është dakorduar.

Konstantin Papadikis nga partia komuniste ka porositur se raporti i Ivo Vajgëlit është “shkelje e BE-së” dhe paraqet “përkulje para kapitalit të madh të interesave të monopoleve evropiane”.

Ndërkohë, përfaqësuesja a e kryesimit austriak, Karolin Edstadler nga ana tjetër, si edhe komisari Han ka rikujtuar që reformat e ngelura që janë të nevojshëm për fillimin ne negociatave ftoi që të gjendet mënyrë të sigurohet punë e pandalshme në punën e PSP-së.

Nuk janë anashkaluar as porositë deri te Hungaria për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Raportuesi Ivo Vajgël ka vlerësuar se azili i miratuar paraqet “përzierje të papranueshme” nga ana e autoriteteve hungareze.

“Jam i shqetësuar për rastin me Gruevskin, Hungaria patjetër menjëherë ta kthejë, me këtë Hungaria bën precedent të rrezikshëm”, ka deklaruar Boshtinaru.

“Atë që e bën Orban nuk është përkrahje ndaj Maqedonisë”, ka thënë Preda.

Eurodeputeti hungarez Laslo Tokes ka deklaruar se Hungaria vazhdon të mbështes zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Dhënia e azilit ka qenë konform procedurës ligjore dhe secili do të pajtohet se nevojiten përpjekje shtesë që të mbrohet gjyqësia nga politika”, ka thënë Tokes.

 

“Kurrë nuk po më dëgjon” -Zbulohet biseda mes Macronit dhe Princit Mohammed

Periskopi.com Lajme

Sipas analizave të the Guardian për bisedat informale mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Princit Mohammed, dalin gjëra mjaft shqetësuese.

Macron thuhet t’i ketë thënë: “Brengosem. Jam i brengosur… ta kam thënë.”

Ndërsa, Princi ia ka kthyer me konformim: “Po, ma ke thënë. Falemnderit shumë.”

Ndërsa më pas, presidenti francez ka vazhduar: “Ti kurrë nuk më dëgjon,”

“Jo jo, të dëgjoj natyrisht” me një buzëqeshje.

Princi saudit po akuzohet për vrasjen e gazetarit Jamaal Khashoggi, dhe mendohet se biseda është bërë pikërisht për një gjë të tillë. /Periskopi

Kampi ku fëmijët mësohen të të vrasin si ‘qenin’

Periskopi.com Lajme

Këshilla numër 1 që marrin fëmijët nga instruktorët në këtë kamp: “Mos e shihni armikun si qenie njerëzore”

Ky është një kamp nacionalistësh ukrainas, të cilët stërvitin fëmijë të vegjël, të të gjitha moshave, se si të luftojnë kundër pushtuesve rusë.

Kampi është krijuar nga partia ekstremiste nacionaliste, Svoboda, dhe është i fshehur thellë në pyll.

Këta nacionalistë janë akuzuar për retorika të ashpra edhe kundër myslimanëve dhe komunitetit LGBT.

Disa kampe të tilla ushtarake për fëmijë janë financuar edhe nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, me qëllimin për të ushqyer të rinjtë me dashuri për atdheun.

Instruktori mëson fëmijët të montojnë një Kallashnikov AK47. Disa nga fëmijët janë 8 vjeç.

Më i madhi është ky 18-vjeçar që sapo kaloi lumin me Kallashnikovin me vete.

“Ne nuk vrasim njerëz, por separatistët, ushtarët rusë, pushtuesit nga Moska, nuk. i quajmë njerëz, ndaj do t’i qëllojmë”, thotë drejtuesi.

Të rinjtë mësohen me disiplinë dhe me këngë patriotike.

Grupi e quan kulturën LGBT të perëndimit si dekadencë

 

Ish deputeti i Kuvendit e shan “me nënë” Baton Haxhiun

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook ka “shpërthyer” ndaj Baton Haxhiut, duke ia përmendur disa deklarata pro serbe që Haxhiu i kishte thënë më herët.

Madje, ish deputeti Tali e shan edhe me nënë Baton Haxhiun, duke e quajtur edhe “Baton Stanishiqi”.

Postimi i plotë:

Baton Stanishiqi apet tu ja mbajte gajlen Serbise.

Para disa vjete ne nje emision pati thene me keqardhje se “Serbine duhet ta kuptojme sepse e ka humbe nje pjese te territorit te vet – Kosoven”.

E para dy diteve paska fole me dhimbeshmeri per jeten e serbeve ne veri. Paska thene se “serbet ne veri jetojne keq, jetojne te izolum, nuk kane arsim, nuk kane edukim, jane pa levizje…”.

S’dine njeri cka edhe m’i thene ketij berllogu, pos “nonen ta shkerdhevte Serbia me gjithe serbet ku jane e ku s’jane bre pis!!!”.

Manchester United ekip për tmerr: Lojtari më i mirë i muajit zgjedhet dështaku

Periskopi.com Lajme

Ekipi i Manchester United është duke kaluar ndoshta epokën më të errët në shekullin 21.

Rezultatet dhe paraqitjet e dobëta që po kanë këtë sezon po e dëshmojnë këtë, transmeton Indeksonline.

Po ashtu  zgjedhja e lojtarit më të mirë të muajit nëntor tregon se sa poshtë ka rënë ky klub gjigant.

Mbrojtësi suedez Victor Lindelof ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tek klubi Manchester United.

Ky është armatimi dhe teknologjia e pabesueshme e hajnit nga Gjakova (Foto)

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se i dyshuari që ishte në kërkim të policisë është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Në fotografinë e siguruar nga KALLXO.com shihen të konfiskuara revole, para, paisje teknologjike e të tjera.

Haliti: Nuk ka faj BE-ja për vizat, ata kanë dhënë shumë pare për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka qenë i ftuar në emisionin Argument Plus në RTV 21 ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, shkruan Periskopi.

Haliti ka theksuar që faji për mosliberalizimin e vizave nuk duhet t’i lihet Bashkimit Evropian duke qenë se ky vend ka investuar shumë në Kosovë gjë që e bën të pavlefshme kritikën e përnjëhershme ndaj tyre.

Më herët, vetë kryetari i partisë së Halitit, Kadri Veseli e kishte akuzuar BE-në madje edhe për racizëm ndaj kosovarëve./Periskopi

Sonte Prishtina ka ajrin më të ndotur në botë

Periskopi.com Lajme

Prishtina sonte ka ajrin shumë të ndotur dhe qytetarët këshillohen të rrinë brenda shtëpive.

Pas disa ditëve që Prishtina kishte ajrin më të mirë, për shkak të erërave dhe borës që ka rënë, sonte Prishtina ka ajrin më të ndotur për këtë vit. Shkalla e ndotjes së ajrit, sonte në Prishtinë është më e madhja në Evropë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 20:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 259, shumë i dëmshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.