Reagimi i Haradinajt për vdekjen e ish-ushtarit të tij

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është njoftuar për vdekjen e ish- ushtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.

Haradinaj ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e mikut dhe luftëtarit të lirisë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Shkëlqimi i Xherdan Shaqirit me Liverpool

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i preferuar i tifozëve të Liverpoolit dhe arsyet prapa kësaj janë padyshim të qarta për të gjithë.

Nga largimi prej Stoke City, shkëlqimin në Kampionatin Botëror, transferimin e shumë pritur te Liverpooli, shkëlqimin nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp e deri te klasi i tij që ka qenë faktori kryesor për një vit tejet të suksesshëm të tij.

Dëbimi që i hapi dyert

Pavarësisht kritikave të mëdha ndaj tij nga analistët, Xherdan Shaqiri kontribuoi dukshëm te Stoke City në sezonin e tij të fundit.

Ylli kosovar arriti të shënoi tri herë radhazi në shkurt duke gjetur rrjetën në disfatën 2 me 1 kundër Bournemouthit, barazimit 1 me 1 kundër Brightonit dhe atij me të njëjtin rezultat kundër Leicesterit ndërkohë që Stoke City po luftonte kundër dëbimit nga Premierë Ligë, transmeton arbresh.info.

Ai luajti në 38 ndeshje për klubin dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në skuadër me tetë gola dhe shtatë asistime.

Sidoqoftë, përgjigjen më të mirë përveç asaj në fushë, Shaqiri e dha edhe në një deklaratë për një medium zviceran duke thënë se aty ka “mungesë të kualitetit” duke iu referuar bashkëlojtërve të tij si dhe duke shtuar që as edhe prezenca e Ronaldinhos nuk do ta përmirësonte skuadrën.

Më 5 maj, Shaqiri shënoi golin e epërsisë në disfatën 1 me 2 kundër Crystal Palaces, ku u zyrtarizua dëbimi nga Premierë Liga i skuadrës së Stoke City.

Por, kjo i hapi dyert lojtarit nga Gjilani për një aventurë të re dhe largimi i tij nga skuadra ku qëndroi për tri vite ishte vetëm çështje kohe.

Lufta për shërbimet e tij

Koha e tij te klubi në stadiumin Bet365 përfundoi me mbylljen e atij sezoni, por menjëherë pas kësaj u krijua një luftë për shërbimet e tij.

Si një lojtar me klas, qëndrim të lartë dhe i fortë në krosime, goditje nga distanca, depërtime dhe gjuajtje të lira, klauzola e tij prej vetëm 15 milionë euro në kontratën e tij e bënte atë një lojtar vërtetë të dëshiruar si nga rivalët e afërt ashtu edhe te skuadrat e mëdha jashtë Anglisë.

Përveç interesimit të konfirmuar nga Liverpooli, ish anësori i Bayern Munichut dhe Interit besohej se ishte shënjestër për transferim edhe e strategut portugez Jose Mourinhos, i cili e kishte lavdëruar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Newcastle United, Evertoni, Tottenham Hotspuri, Galatasaray, Lazio, Real Betisi dhe Arsenali ishin klubet që ishin të gatshme për t’i ofruar një rrugë largimi atij menjëherë pas rënies së Stoke Cityt në Championship.

Arsenali gjatë një periudhe të gjatë vlerësohej madje si favorit për të rrëmbyer shërbimet e tij.

“Shqiponja” në Kampionatin Botëror

Krijimi i shqiponjës me duar bëri jehonë në mbarë botën gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, të cilën “Helvetikët” e fituan me rezultat 2 me 1 falë Shaqirit.

Ylli tjetër kosovar, Granit Xhaka kishte barazuar shifrat në 1 me 1 por goli në minutat e fundit të ndeshjes nga 27-vjeçari shkaktoi brohoritje dhe ovacione të shumta në stadium për shkak se dyshja festuan duke bërë shqiponjën.

Atyre iu kishte bashkangjitur edhe mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner.

Gjatë katër paraqitjeve te skuadra e Zvicrës në Kampionatin Botëror, Shaqiri kishte krijuar një asistim edhe ka shënuar një gol, ndërsa në katër paraqitjet e tjera në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, Shaqiri ka krijuar tri asistime dhe ka shënuar një gol.

Edhe pse në fund kërkuan falje për “të gjithë ata që janë ndierë të fyer”, ai së bashku me Xhakën dhe bashkëlojtarin e këtij të fundit e “Topçinjtë” u ndëshkuan me gjoba nga UEFA.

Kalimi në Liverpool

Menjëherë pas eliminimit nga turneu madhështor në Rusi nga Suedia në play-off të 1/8-ës, Xherdan Shaqiri pranoi një thirrje në telefonin e tij nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë.

Jurgen Klopp, skuadra e të cilit ishte finaliste në sezonin e kaluar në UEFA Ligë të Kampionëve, kishte telefonuar lojtarin nga fshati Zhegër duke e ftuar për transferim te skuadra e tij dhe Shaqiri me plotë kënaqësi i dha një pozitive.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh me një histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Pra, unë jam i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”, ishin këto fjalët e para të Xherdan Shaqirit në Anfield.

“Si një lojtar, ju gjithmonë dëshironi të jeni në fazat më të mëdha në futboll. Disa vite më parë unë doja të vija këtu, por nuk ndodhi. Jam vërtetë shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu”

Ai zgjodhi më pas fanellën me numër 23 në Anfield dhe debutoi në ndeshjen në kuadër të International Champions Cup kundër Manchester United në Michigan.

Shaqiri realizoi një supergol me gërshërë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve qysh në fillim të kohës së tij si një lojtar i “Redsave”.

Shkëlqimi i menjëhershëm

Ajo që shfaqi në turnet ndërkombëtar para fillimit të sezonit ishin vetëm një grimcë e vogël e asaj Shaqiri tregoi se di të bëjë më vonë.

Llogarinë e tij në Premierë Ligë si një lojtar i Liverpoolit e hapi në takimin e javës së fundit të muajit dhjetor në ndeshjen në Anfield si nikoqir kundër Cardiffit duke shënuar golin e tretë të fitore së thellë 4 me 1.

Goli i dytë erdhi menjëherë në xhiron tjetër të Premierë Ligës në takimin kundër Fulhamit, ndërsa tri golat e tjerë i ka shënuar brenda muajit dhjetor. Ai shënoi në minutat shtesë të ndeshjes si mysafirë kundër Burnleyt pas asistimit nga superylli Mohamed Salah.

Ai ka shënuar kundër Manchester United menjëherë pas inkuadrimit në fushë. Ai u fut në lojë më minutën e 70′ dhe pas vetëm dy minutave i dha epërsinë skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa pas tetë minutave shënoi edhe golin e qetësisë për 3 me 1.

Vetëm dy ditë më vonë, bordi i Manchester United shkarkoi trajnerin Jose Mourinho dhe Shaqiri ka konfirmuar se ka pranuar mesazhe në telefonin e tij me “akuza” ndaj tij kinse qëndron prapa shkarkimit të portugezit. “Ti je fajtor”, “Shkarkove Mourinhon” ishin disa nga mesazhet të cilat i ka zbuluar kosovari.

Me këtë ndeshje, Shaqiri u bë një hero i tyre, u kthye në një lojtar i preferuar i tifozëve si dhe vendosi një rekord të ri për shkak se Liverpooli shkoi në 18 ndeshje në histori të tyre në Premierë Ligë si i pamposhtur.

Shaqiri është bërë gjithashtu lojtari i parë zëvendësues te Liverpooli që shënon dy gola kundër United dhe këto dy gola bënë që ai të arrijë shifrën prej pesë gjithsej, më shumë seç ka shënuar në dy sezonet e tij të para te Stokey CIty.

Goli i tij i fundit gjatë 2018-ës ishte në fitoren e thellë 4 me 0 kundër Newcastles. Sidoqoftë, ai ka kontribuuar edhe me tri asistime për skuadrën e Jurgen Klopp deri tani.

Klasi i tij

Shaqiri pra është një lojtar që ka ndikim të madh dhe përtej numrave të lartpërmendur, çdo herë që ai është në fushë duket si një lojtar që është në gjendje për të bërë diçka ndryshe.

Aftësitë e tij me topin janë të njohura për të gjithë dhe driblimet nga anësori janë gjëja më e shpeshtë që ne mund të shohim në fushë prej tij. Ai ka kompletuar katër driblime këtë sezon në Premierë Ligë pas 13 përpjekjeve.

Po ashtu, një tjetër fushë në të cilën Shaqiri është i mirë, është pjesa kreative. Ai është një lojtar të vazhdimisht quhet si një forcë kreative.

Shpresa për titull

Me tri pikët që ia siguroi në takimin kundër Manchester United, Liverpooli ka siguruar kreun e tabelës pas një gabimi befasues nga Manchester City kundër Crystal Palaces.

Qysh në deklaratat e para si një lojtar te Liverpooli, Shaqiri ka përmendur se qëllimi dhe shpresa e tij e vetme para kësaj lëvizje është ngritja e trofeve.

“Ne do të jemi deri në fund për titull”, ka thënë ai. “Ne nuk duhet ta shikojmë Man Cityn, ne duhet ta shikojmë vetëm veten dhe të mundohemi të japim më të mirën nga vetja”.

“Çdo ndeshje e ka historinë e vet dhe ne shikojmë ndeshje për ndeshje se ku qëndrojmë në fund të sezonit”

“Nëse ju fitoni ndeshje si këto, atëherë ju do të luftoni deri në fund, të vazhdoni të punoni dhe të fitoni ndeshje të vështira”, ka shtuar më tej Shaqiri.

Liverpooli duket si një klub i kompletuar për të qenë fitues i kampionatit anglez këtë sezon, por pavarësisht se mbyll se ka përfunduar si kampion dimëror gjërat mund të ndryshojnë tutje për shkak se ata janë skuadra e vetme që kanë fituar titullin në Premierë Ligë edhe pse kanë përfunduar si lider të tabelës gjatë kohës së Krishtlindjeve.

Sërish aksident në Podujevë, katër të lënduar – mes tyre dy policë

Periskopi.com Lajme

Pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku në Podujevë.

Në aksident janë përfshirë një veturë e zyrtarëve policor si dhe një veturë civile.

Sipas burimeve të Indeksonline dy police dhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Të njëjtit po marrin trajtim mjekësor në Emergjencen e Podujevës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.

Ish-ushtarit të UÇK’së që vdiq sot iu refuzua viza për shërim në Gjermani – Reagimi i vëllait të tij

Periskopi.com Lajme

Në mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe vëllai i tij, Adnani.

”Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Vëlla, ti ike vetëm në amshim, e kur Allahu vendosë ta afrojë evladin e tij, ne vetëm amin ia bëjmë”, shkruhet në mes të tjerash në postimin e Adnanit.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza, teksa iu përgjigjë kushtrimit të atdheut për çlirim duke iu bashkua radhëve të UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Natën e Vitit të Ri, Thaçi viziton policët e Skenderajit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendt, Hashim Thaçi pak minuta para ndërrimit të moteve ka zgjedhur të vizitojë stacionin e Policisë në Skënderaj.

Thaç është shoqëruar edhe nga i pari i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Ju përgëzojë për angazhimin e juaj të madh në ruajtjen e rendit të ligjit dhe qetësisë. Jeni shembull prej institucioneve më të respektuara. Sonte, jam këtu si bashkëvendas i juaji por edhe si president së bashku me kretarin Bekim Jasharin, të cilin e përgëzojë për punën e tij të mrekullueshme që po e bënë. Ju urojë lumturi dhe gëzimë, juve komandant personalisht. Edhe ju do të dëshironit të ishit në sofër me të afërmit, me familjarët dhe me më të dashurit e juaj, prandaj edhe ne jemi këtu për të ndarë së bashku me juve përgjegjësitë që i kemi. Jemi këtu për t’iu uruar për punën e mrekullueshme që po bëni”, ka thënë Thaçi gjatë kësaj vizite.

Nga ana e tij, Thaçi ka siguruar zyrtarët policor se gjithmonë, kjo pasi që me veprimet e tyre ata po shndërrohen në hero të vendit.

Qytetarët po ankohen: S’po kemi rrymë as natën e Vitit të Ri

Periskopi.com Lajme

Qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike edhe natën e Vitit të Ri.

Sipas Klan Kosovës, një numër i madh qytetarëve nga pjesë të ndryshme të vendit janë ankuar për mungesë të rrymës elektrike.

Në Prizren ka thënë një qytetar se kanë mbetur rreth 100 shtëpi të një lagjeje pa rrymë, ndërsa nga Bardhoshi i Prishtinës kanë shkruar se janë pa drita mbi pesë orë.

Me reduktime me rrymë janë përballur edhe në Shipol të Mitrovicës.

Gjithashtu edhe në Junik në orët e mbrëmjes ka pasur mungesë të rrymës elektrike për disa orë.

Në këtë qytezë edhe më parë ka pasur mungesë të rrymës elektrike, madje është qyteza e vetme në Kosovë që nuk ka pasur rrymë.

Vdes ish-ushtari i UÇK’së

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni – raporton Periskopi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisti Halil Kastrati, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Nga Mekka e Bekuar lutemi per ty vella Avni. Allahu xhennetin ta dhashte?. Ngushllime familjes e Zoti Sabrin ju shtofte”, ka shkruar Kastrati.

Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.

Ai kishte qenë në kujdes intensiv për javë të tëra.

Ndihmë atij i kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte qenë epror i tij gjatë luftës./PERISKOPI  

Trumpi mëson kundërkandidaten e parë për zgjedhjet e vitit 2020

Periskopi.com Lajme

Senatorja, Elizabeth Warren, shpalli fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.

Senatorja demokrate nga Massachusetts, e njohur për kritikat e saj ndaj bankave dhe korporatave të mëdha, u bë kandidatja e parë e rëndësishme që deklaroi synimet e saj për zgjedhjet presidenciale përmes një video të postuar në internet në prag të Vitit të Ri.

“Klasa e mesme e Amerikës është nën sulm. Si arritëm këtu? Miliarderë dhe korporata të mëdha vendosën të donin më shumë nga torta. Dhe ata i kërkuan politikanëve të iu ndajnë një copë të madhe nga ajo”, tha Warren./REL

Dorëheqje e rëndësishme në Vatikan në natën e Vitit të Ri

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësi i tij kanë dhënë dorëheqje me 31 dhjetor, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjeve të Greg Burke dhe zëvendësit të tij, Paloma Garcia Ovejero.

Megjithatë, ky zhvillim ndodhë vetëm disa javë pasi Papa Françesku emëroi gazetarin Italian, dhe mikun e tij, Andrea Tornielli si redaktor kryesor të komunikimeve në Vatikan.

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikqi rrëfejnë për përvojën e tyre në Antarktidë

Periskopi.com Lajme

Dy alpinistët shqiptarë, Mrika dhe babai i saj Arianit Nikqi janë kthyer sot në Kosovë pas një ekspedite në kontinentin e ngrirë të Antarktidës.

Ata nga Peja kanë folur për përvojën e tyre dhe bllokimin prej 11 ditëve në këtë kontinent.

“Ekspedita ka qenë e veçantë. E kemi kaluar më vështirësi të mëdha 4992 metra për t’u ngjitur. Jemi shqiptarët e parë që kemi pushuar atë majë. Jam i kënaqur me qëndrueshmërinë fizike dhe psikike të Mrikës”, ka thënë Nikqi për Klan Kosova.

“Gjatë kthimit ka pasur stuhi së cilës i kemi shpëtuar dhe më pas jemi bllokuar për 11 ditë. Kemi qenë të përgatitur se mund të bllokohemi, por jo kaq gjatë. Kushtet në kampin bazë kanë qenë bazike, qëndrim në tenda pa ngrohje etj”.

Edhe Mrika ka folur për vështirësitë që kanë hasur për t’u ngjitur në majën Vinson por është shprehur e lumtur pas kthimit.

 

S’ka festë për Labinot Tahirin, nesër dorëzon pasaportën me viza shëngen

Periskopi.com Lajme

Deputeti Labinot Tahiri nesër në mesditë ka paralajmëruar se do të dorëzojë pasaportën e tij me vizën Shengen dhe atë amerikane.

Ai këtë veprim – të paralajmëruar edhe më herët – ka thënë se do ta bëjë si protestë për mosliberalizimin e vizave dhe për të bashkëndjerë me qytetarët e izoluar të vendit.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Vëmendje!

Qytetarë ju festoni se e meritoni, por unë nuk kam ndonje arsye për të festuar derisa e njoh dhe e ndjej dëshpërimin tuaj që nuk e perjetuat edhe këtë vit Liberalizimin e Vizave!

Të dashur qytetarë, si deputet i Kuvendit të Kosovēs, nesër është 1 Janari, edhe pse nuk kam premtuar për viza, e që premtuan shumë për heqjen e tyre, dhe kjo nuk ndodhi, unë këtë nuk mund ta përbijë. Nuk mund ta shoh më studentin, , të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër , duke pritur për Viza!!

U bëj thirje e gjithë klases politike, të qëndrojmë të mbyllur që të na sheh e gjith Bota se jemi të izoluar padrejtesisht.

Nesër në Aeroportin ADEM JASHARI , në ora 12:30, e dorëzojë Pasaporten time me Viza Shengen dhe ate Amerikane, të cilat nuk i kam marrur nga pozita e Politikanit.

Me këtë gjest, edhe pse është në pyetje mirëqenja dhe sigurimi i të ardhurave për familjen time, unë kam vendosur ta bëj këtë hap, qoft edhe i gabuar apo i kushtueshem për familjen time.

Si Deputet i Kuvendit të Kosoves, izolohem tërsisht sebashku me familje dhe me qytetarët e mi duke mos dalur më në Evropë!

I dëshpëruar nga burgosja e popullates sonë, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Njerëzit e mëdhenj që humbi bota më 2018

Periskopi.com Lajme

Nga këngëtarë, në stilistë e deri tek një ish-President u ndanë nga jeta në vitin 2018. Ata lanë gjurmë të pashlyera me arritjet e tyre.

Këngëtari Smokey Robinson nderoi me një fjalim emocional miken e tij të fëmijërisë, Aretha Franklin, që vdiq këtë vit pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Aretha Franklin kishte 18 çmime Grammy dhe kishte shitur 75 milionë disqe. Familjarë, njerëz të famshëm dhe udhëheqës politikë, përfshirë ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton, ishin mes atyre që morën pjesë në funeralin e saj.

“Ajo jetonte me kurajo, jo pa frikë por duke i tejkaluar frikat”, tha ai.

Admiruesit e filmave i thanë lamtumirën aktorit të viteve 1970, Burt Reynolds admiruesit e filmave me superheronj, Stan Lee që vdiq në moshën 95 vjeçare.

“Kjo është për ty, Stan Lee. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona! ” tha një imitues i Spiderman-it..

Bota humbi gjithashtu fizikanin dhe autorin britanik, Stephen Hawkings. Ai vdiq në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Kembrixh.

“Stephen Hawking ishte një personalitet i madh në gjithë botën. Ai kishte aftësinë e mrekullueshme të komunikonte me njerëzit”, tha Thomas Venning i Shtëpisë së Ankandeve, “Christie”.

Industria e modës i dha lamtumirën stilistes amerikane, Kate Spade dhe atij francez, Hubert de Givenchy, si homazh për të cilin u bë një paserelë me veshjet më të njohura të tij, që ishin veshur nga yje si Audrey Hebpburn dheJacqueline Kennedy Onassis. Spade kreu vetëvrasje.

Edhe personaliteti evangjelist, Billy Graham vdiq këtë vit në moshën 99 vjeçare. Graham që kishte predikuar para miliona vetëve në gjithë botën, konsiderohej një nga zërat më të njohur shpirtëororë të shekullit të 20-të.

“Ju pyes sot: A e doni Zotin? E doni me gjithë zemër? Me gjithë shpirt?”

Në Afrikën e Jugut, mijëra vetë u mblodhën në një stadium me kapacitet 40 mijë për të kujtuar ikonën e anti-aparteidit, Winnie Mandela që vdiq në moshën 81 vjeçare.

Afrika humbi edhe një nga figurat e saj më të dashura: ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, një nobelist i paqes i cili u vlerësua si “një forcë udhëheqëse për të mirën”.

Astronauti Alan Bean, që kishte ecur në Hënë, vdiq në moshën 86 vjeçare. Ai shkoi në Hënë pothuajse 50 vjet më parë, is pjesëtar i missionit Apollo 12.

“M’u duk sikur kisha fituar llotarinë, madje shumë më mirë se aq”, shprehej ai.

Po këtë vit u nda nga jeta edhe një anëtar i dinastisë politike amerikane. Familja, dhe miqtë, përfshirë katër ish-presidentë amerikanë dhe Presidentin Donald Trump u mblodhën në Katedralen Kombëtare për të nderuar presidenti e 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush.

“Një njeri madhështor dhe fisnik, babai më i mirë që mund të ketë një bir ose një bijë dhe në dhimbjen tonë, le të vëmë buzën në gaz kur mendojmë se babai është me Robin dhe për dore me mamanë përsëri”, tha djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.

Ish-Presidenti Bush u varros në Teksas pranë gruas së tij, Barbara që vdiq këtë vit dhe vajzës së tyre, Robin që kishte vdekur nga leukemia në moshën tre vjeçare./voa

A e keni ditur se në këto vende nuk festohet Viti i Ri

Periskopi.com Lajme

Data 1 janar konsiderohet si dita botërore e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë.

Në Kinë viti i ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit.

Sipas këtij kalendari çdo viti i ri merr emra kafshësh si viti ‘majmunit të zjarrtë’, Viti i Dragoit, Viti i Gjelit, i Gjarprit e më gjerë.

Viti 2018 për kinezët emërtohet si Viti i qenit.

Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më të thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.

Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jepe më shumë forcë dhe largojnë të keqen.

Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.

Komandanti i KFOR-it: Ushtria nuk është UÇK, as grup i armatosur i shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se mund të përsëritet në Kosovë diçka e ngjashme me atë të vitit 2004.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur nëse KFOR’i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR’it tha se qëndrimi i NATO’s është i qartë.

“Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë forca të sigurisë profesionale, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë “, tha D’Addario.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK’së nuk do të ndikojnë te KFOR’i”, shtoi ai.

Krenaria e vitit – Kombëtarja e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sporti, si shumë herë, ka qenë edhe sivjet burim i rrallë krenarie për kosovarët. Dhe, djemtë e Kombëtares janë kujdesur që ta mbajnë gjallë këtë ndjenjë vazhdimisht.

Në miqësore e kualifikuese për Ligën e Kombeve, Kosova shënoi vetëm fitore dhe barazime, duke mos njohur humbjen.

Skuadra e Bernard Challandes përfundoi e para në grupin C të Ligës D, duke lënë mbrapa Azerbajxhanin, të cilin shtet e dërmoi në ndeshjen e fundit dhe vendimtare. Arbër Zeneli nga Mitrovica, yll në Holandë, ishte vendimtar në këtë ndeshje dhe të tjera me paraqitje mbresëlënëse. Spektakël kanë ofruar edhe dy të rinjtë “Made in Kosova”, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

Me sigurimin e vendit të parë, Kosova është dy ndeshje larg Evropian 2020 dhe në mars të atij viti takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë. Por, ëndrra ka shpresë se mund të bëhet realitet dhe me vetë fazën kualifikuese. Kosova do të luajë në grupin A me gjigantët e Anglisë, si dhe modestët e Bullgarisë, Malit të Zi dhe Republikës Çeke.

Ju prezantojmë me heroinen e vitit – Vasfije Krasniqi Goodman

Periskopi.com Lajme

Janë dashur gati 20 vjet që bota ta dëgjojë me zë dhe figurë një prej rrëfimeve më të trishta të luftës. Vasfije Krasniqi-Goodman ka shpalosur për herë të parë historinë e saj personale të përdhunimit nga forcat serbe gjatë luftës.

Rasti i saj ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë, në prill të vitit 1999. Ajo e kishte nisur betjën e saj për drejtësi në vitin 2012 dhe dy dhunuesit e saj, Jovica Denjanoviq dhe Djordje Bokjoviq, u dënuan me 12, përkatësisht 10 vjet burgim. Por, pas ankesave fillimisht në Apel, e më vonë në Supreme, kjo e fundit i la të lirë, duke thënë se nuk ishte vërtetuar që të njëjtit e kishin kryer veprën e rëndë. Rasti është rihapur nga drejtësia vetëm pas dëshmisë publike.

Ky fakt e ndihmoi Krasniqin edhe ta marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, pasi që aplikacioni i saj fillestar ishte refuzuar. Kjo u shfrytëzua nga politikanët, më së shumti presidenti Thaçi, i cili i ofroi mirënjohje asaj.

Rrëfimi që tronditi Kosovën e bën zonjën Vasfije një heroinë të mbijetesës dhe shembull për të tjera gra e të tjerë burra që të flasin e të denoncojnë njërin prej krimeve më të rënda të pushtuesit serb gjatë luftës./Periskopi

Urimi i Kadri Veselit për 2019

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tash ka bërë një urim me rastin e festës së vitit të ri.

“Gëzuar Vitin e Ri 2019!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Vit të mbarë dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja”. /Periskopi

Në prag të festës së Vitit të Ri, familja Xhelili bëhet me banesë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, sot ishin pjesë e një akti human, me ç’rast familjes Xhelili nga Mitrovica i janë dhuruar çelësat e banesës.

Përfituesja e banesës Rukije Xhelili, e cila deri më tani jetoi në kushte të vështira, përbëhet nga 4 anëtarë dhe sot është bërë me banesë falë zemërgjerësisë së familjes Mehmeti nga fshati Prekaz që tashmë jetojnë në Lum të Madh të Vushtrrisë.Zahit Mehmeti tha se këtë banesë e kanë dhuruar me qëllimin e vetëm që tu realizohen tri dëshira të kahmotshme të tij, me krenari për luftën e UÇK-së, krijimin e ushtrinë sonë dhe dëshira për të bërë një familje me shtëpi.

Ndërsa, kryetari Bahtiri falënderoi familjen Mehmeti për zemërgjerësinë e tyre që të gëzojë një familje pa kulm mbi kokë, pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri. “Në Mitrovicë ka mjaft familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, andaj investimi që ju bënë për të ndihmuar këto familje ka domethënie të rëndësishme. Kontributi i juaj në këtë drejtim është për t’u vlerësuar shumë dhe qytetarët e Mitrovicës do të jenë mirënjohës”, tha Bahtiri. /Periskopi

Rrëfimet e sifdave të një konduktoreje në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Kondukterja e Trafikut Urban, Saranda Sherifi – Rrecaj, ka rrëfyer për emisionin SOT në KTV ndjesinë e hyrjes në këtë profesion.

Ka treguar se ishte ndjenjë interesante që ishte ndër femrat e para në këtë punë, për të cilën thotë se e bën me qejf.

Në këtë punë, që në Kosovë nuk ishte e zakonshme për gratë, Sherifi-Rrecaj ka hasur në shumë sfida të cilat i ka treguar në intervistën e mëposhtme. /Periskopi

Urimi i “bacit” për Vitin e Ri 2019

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Në këtë urim të tij, kryediplomati kosovar ka treguar se cila është dëshira e tij.

“Urimet e mia njerëzore që burojnë nga thellësia e zemrës për të gjithë qytetarët e Kosovës, miqtë, farefisin e familjaret e mi, për vitin që po vjen, 2019, duke u dëshiruar çdo gjë të bukur, lumturi, shëndet e suksese. Dëshira ime e madhe, edhe për këtë herë mbetet, ta shoh secilin nga Ju, të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj, ashtu si Ju dëshironi. U priftë e mbara!”, tha Pacolli. /Periskopi