MTI tregon se a është i dëmshëm peleti i ngrohjes

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e peletit të importuar i cili shërben për ngrohje.

Javë më parë në një mbledhje të komisionit, Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka shprehur dyshime se peleti i importuar mund të ketë edhe përbërje të dëmshme, sidomos ai që vjen nga shteti fqinjë, Serbia.

 

 

Pasi thuhet se kjo lëndë djegëse, përmban gomë dhe thëngjill. Madje, sipas kryeshefit të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, peleti mund të jetë një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit në vend. Ai ka bërë të ditur se janë duke u marrë më këtë shqetësim, por se thotë se kjo më shumë bie në përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Si një nga objektivat e mbikëqyrjes së tregut në Kosovë nga MTI është edhe sigurimi i tregut të brendshëm funksional në të cilin subjektet ekonomike do të kenë kushte të barabarta në të bërit biznes në Kosovë.

Indeksonline ka dërguar pyetje në adresë të MTI-së për të kuptuar më shumë lidhur me këtë produkt që po konsiderohet i dyshimtë dhe i dëmshëm për përdorim.

“Sa i përket çështjes se cilësisë së lëndëve djegëse të ngurta, respektivisht të produktit pelet druri i cili tregtohet në tregun e Republikës së Kosovës dhe përdoret për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve për ngrohje, Inspektorati i Tregut, që funksionon në kuadër të MTI-së, është duke zhvilluar aktivitetet në terren në monitorimin e produktit, në lidhje me përmbushjen kërkesave ligjore për qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Në përgjigjën zyrtare të kësaj ministrie thuhet se nga monitorimi që është kryer, ky produkt është në përputhje me kërkesat ligjore.

“Prandaj, ky produkt nga monitorimi i kryer deri me tani është në qarkullim në tregun e Kosovës në përputhje me kërkesat ligjore (produkti është i shoqëruar me dokumentacion mbështetës)”, kanë theksuar zyrtarë të kësaj ministrie për Indeksonline.

Sipas tyre, pelet druri është i shoqëruar me dokumentacion teknik dhe test-raporte të analizave të lëshuara nga laboratorët.

“Deri me tani nga inspektimet e kryera, produkti “pelet druri për ngrohje” është i deklaruar dhe i shoqëruar me dokumentacion te nevojshëm teknik, respektivisht me test-raporte të analizave të leshura nga laboratorët testues të akredituar brenda dhe jashtë vendit”, thuhet mes të tjerash në këtë përgjigje.

Aktualisht një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës ngrohen me këtë lëndë djegëse dhe çmimi për një ton pelet fillon nga 180 euro deri në 220 euro.

Chiellini shënon golin më të çuditshëm (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Juventusi vazhdon të korr fitore në Serie A.

Edhe si mysafir i Fiorentinas, ‘Bardhezinjët’ pas 70 minutave lojë janë në epërsi prej dy golave.

Këtë herë autori ishte Giorgio Chiellini, mbrojtësi që shënoi një gol të çuditshëm, pasi mbrojtësit e Fiorentinas u munduan ta markonin Cristiano Ronaldon.

Ndiqeni golin. /Periskopi/

BE-ja, Kosovës dhe Serbisë: Ndalni kushtëzimet, vazhdoni negociatat

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian e ka quajtur provokim vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe.

Kështu, BE-ja e ka vlerësuar edhe kushtëzimin e Serbisë për ta vazhduar dialogun pas vendosjes së taksës, raporton KTV.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, ka thënë për Kohavisionin se masat dhe veprimet e fundit nga Kosova dhe Serbia rrezikojnë punën që është bërë deri më tani në dialogun e Brukselit.

Ajo ka kërkuar sërish që taksa të hiqet menjëherë, derisa u ka bërë thirrje presidentëve të të dyja shteteve t’i ndalin provokimet.

Kocijançiç ka thënë se janë në kontakt me presidentët Thaçi e Vuçiq për ta caktuar datën e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut të Brukselit.

Televizioni i është drejtuar edhe Presidencës së Kosovës për ta marrë një qëndrim sa i përket këtyre zhvillimeve pas vendosjes së taksës, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar të flasë rreth presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës për heqjen e taksës.

Në anën tjetër, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën as që figuron në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, sipas ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Kritika për procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka dhënë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai, në një intervistë për Koha.net, ka thënë se ky proces po përshpejtohet me kërkesë të Serbisë.

Historiani nga Shqipëria: Në rast të bashkimit me Kosovën do bëjmë luftë

Periskopi.com Lajme

Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj ka folur në emisionin për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë, një ide e hedhur së pari nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Danaj u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh dhe sipas tij ka edne paqartësi për çfarë bëhet fjalë

“Është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”, deklaroi Danaj në News 24.

Ai tha më tej se Presidenti Thaçi nuk e përmendi këtë debat në SHBA, sepse Eliot Engel ia preu dhe i tha as mos e hap temën e korrigjimit të kufijve.

“Ndërsa këshilltari i Trump, tha do jemi dakord me çdo gjë që do vendosni ju e Vucic. Deklarata e fundit është ajo e Haradinaj, i cili tha se nëse mua më rrëzojnë do marr me vete Thaçin e Veselin. Ky është një pazar për interesa personale të një grupi në Kosovë e të një grupi në Serbi”, u shpreh Danaj.

Danaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LDK, Mustafa i cili është shprehur se Veriu i Mitrovicës po përgatitet për ndarje. Danaj tha se deri tani ai është i ndarë, dhe këtë nuk e thotë Isa Mustafa, kur do bashkohet.

“Katër kryetarët e komunave që me demek dhanë dorëheqjen janë të katër serb, shqiptarët janë një pakicë fare e vogël. Pra veriu i Mitrovicës ka mbetur serb”, tha Danaj, ndërsa theksoi se në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë.

“I gjithë Ballkani aktualisht po ecën drejt shpërthimi të trazirave, në Kosovë, në Bosnje, në Maqedoni dhe në Greqi. Edhe në Greqi kemi shqiptarë që janë në trojet e tyre në Çamëri, dhe kemi një Republikë të Çamërisë, të pranuar nga Parlamenti Europian, me seli në Hagë e njohur nga qeveria e Holandës dhe Holanda është anëtare e BE-së, siç është edhe Greqia”, u shpreh më tej Danaj.

“Fatkeqësisht ne sot më shumë se sa politikanë modernë, kemi politikanë xhonturq, që iu intereson vilajeti i tyre, iu intereson zona e tyre dhe iu intereson të jenë pashallarë”, tha Danaj.

 

Sulmuesi i United prish ‘agjërimin’, shënon pas 13 ndeshjeve (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka arritur të gjejë golin ndaj Southampton, pas fillimit të vrullshëm të vendasve që shënuan dy gola.

Autori i golit ishte Romelu Lukaku, që gjeti golin pas plotë 13 ndeshjeve, duke e ngushtuar avantazhin në 2 me 1.

Ky ishte edhe goli i pestë i sulmuesit belg në Premier Ligë. /Periskopi/

Trump dhe Jinping do të diskutojnë luftën tregtare në samit

Periskopi.com Lajme

Dita e parë e samitit dha shpresë për progres për raportet në mes të dy vendeve përkundër deklaratave të Trumpit më herët se do të rris tarifat, gjë që do të rriste tensionet që tanimë kanë ndikuar në tregjet financiare.

Por, në mbrëmjen e mbledhjes më të rëndësishme të të dy liderëve ndër vite, të dy u shprehën se dallimet ende janë prezente.

Samiti i këtij viti ka dëshmuar të jetë një test i madh për grupin e 20 shteteve industrialiste, liderët e të cilave ishin mbledhur më 2008 për të ndihmuar shpëtimin e ekonomisë globale.

Delegatët nga shtetet e G20 kanë punuar vonë gjatë natës për të arritur marrëveshje për deklaratën e fundit të samitit.

 

Ronaldo nuk gjen qetësi, vazhdojnë akuzat për përdhunim

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo nuk mund të gjejë qetësi sa u përket akuzave për përdhunim ndaj Kathryn Mayorgas në vitin 2009.

Revista gjermane “Der Spiegel” e ka vënë sërish në shënjestër sulmuesin e Juventusit, duke zbuluar dokumente të reja në lidhje me këtë çështje, e që rëndojnë mbi futbollistin.

Sipas asaj që publikohet te kjo revistë, ekzistojnë dy pyetësorë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2009, që avokatët ia kishin dhënë Ronaldos për t’i plotësuar, për të përgatitur kështu edhe strategjinë e mbrojtjes.

Njëri prej pyetësorëve ishte përpiluar në muajin gusht e tjetri në dhjetor, dhe në përgjigjet e tyre kishte disa mospërputhje mes dy pyetësorëve.

“Der Spiegel” citon një dokument prej 41 faqesh me titullin “Pyetje për klientin”, që ishte dërguar nga një studio ligjore e avokatit të Cristiano Ronaldos, Carlos Osorio de Castro.

Në harkun e 4 muajve, përgjigjet e disa pyetjeve ishin ndryshuar, gjë që tregon punën e bërë nga avokatët për të hedhur poshtë akuzat e Mayorgas. Kështu, pyetjes nëse “Zonja C” ngriti zërin apo bërtiti, Ronaldo në muajin gusht iu përgjigj “Ajo tha jo dhe ndaloi”, ndërsa në muajin dhjetor ishte ndryshuar në “Jo”.

Tjetër mospërputhje mes dy pyetësorëve u pa edhe në përgjigjet për pyetjen nëse “Zonja C” foli pas raporteve seksuale. Në versionin e parë, Mayorga e cilësoi Ronaldon “idiot” dhe se “ai e detyroi”, me portugezin që i tha se “i vinte keq”. Ndërsa sipas versionit të dytë, Mayorga nuk kishte thënë “asnjë fjalë” pas asaj që ndodhi.

Southampton po demlon Unitedin e Mourinhos: Shënohet edhe goli tjetër

Periskopi.com Sporti

Southampton po përballet me Manchester United në St.Mary’s stadium. Të dyja ekipet po luajnë me formacione të pazakonta. 3-4-1-1 ekipi i Southampton dhe 4-4-2 ekipi i Manchester United.

Një humbje eventuale e radhës, që me shumë gjasa do të ndodhë, pritet ta lë Mourinhon të papunë duke marrë parasysh edhe pozitën aktuale në tabelë.

Tashmë rezultati është 2-0 me golat e shënuar nga Stuart Armstrong dhe Cedric Soares.

Vazhdon degradimi i Trepçës

Periskopi.com Lajme

Menaxhimi joadekuat i kombinatit metalurgjik “Trepça” dhe moszbatimi i Ligjit për Trepçën, thuhet të kenë futur këtë ndërmarrje në vështirësi të shumta financiare dhe kapacitete minimale prodhuese.

“Trepça” e cila ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi, tani është në fazën e mbijetesës dhe me probleme të mëdha. Që nga paslufta kjo ndërmarrje nuk arriti të rimëkëmbet.

Janë bërë dy vjet prej kur Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Trepçën, me të cilin mëtonte ta rimëkëmbte dhe rivitalizonte ndërmarrjen. Por, si i tillë ky ligj nuk arrti të zbatohet në tërësi, për shkak të, siç thuhet, neglizhencës që treguan autoritetet e vendit karshi ndërmarrjes.

Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit u bart nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Por, zgjedhjet e parakohshme dhe ndërrimi i qeverive në Kosovë kishin bërë që shumë procese lidhur me rimëkëmbjen e “Trepçës” të zvarriten.

Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça”, i cili do të mundësonte zbatimin e ligjit, u themelua 18 muaj pas miratimit të këtij ligji.

Ndërkohë, pas një greve të minatorëve të “Trepçës” në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës krijoi grupet punuese të cilat kishin për detyrë t’i vlerësonin asetet që janë në pronësi të “Trepçës” dhe përfshirjen e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare si dhe të bënin trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga sindikata e minatorëve të “Trepçës”.

​Dy të lënduar në dy aksidente komunikacioni

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy aksidente komunikacioni, janë lënduar dy këmbësorë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Gjakovë në Rrugën “Xhafer Lipoveci”, ku lëndime ka marrë një femër.

“Rr. Xhafer Lipoveci, Gjakovë 30.11.2018-14:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësoren-viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton Policia.

Kurse aksidenti tjetër ka ndodhur në  fshatin Gerlicë të Ferizajt, ku i lënduar ka mbetur një këmbësor, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Fsh.Gerlice, Ferizaj, 30.11.2018-17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Nokautet më të mira nga Wilder, amerikani është si ‘kafshë’ (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Arena Staples Center në Los Angeles do të jetë vendi ku Deontay Wilder do të tentojë të mbrojë titullin e WBC-së ndaj Tyson Fury.

Është e vështirë të thuhet se kush është favoriti, por amerikani është paksa më i shkathët.

33-vjeçari i lindur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i pamposhtur deri më tani, nga 40 meçe, 39 i ka përfunduar para kohe.

Ai ka premtuar se do të shikojmë një fitore me nokaut edhe ndaj Furyt pasi sipas tij britaniku nuk është një nga kundërshtarët më të vështirë të tij.

BT Sport ka bërë një përmbledhje të shpejtë me top pesë nokatutet më shkatërruese nga Wilder.

Meçi i vetëm që amerikani energjik e ka fituar me pikë është ai ndaj Bermane Stiverne në janarin e 2015, por më pas ishte rikthyer të fitojë me nokaut ndaj Stivernes në nëntorin e 2017.

Vlen të theksohet se edhe Fury është i pamposhtur, nga 27 fitore, 19 i ka përfunduar me nokaut.

Meçi mes Wilder dhe Furyt pritet të fillojë nga ora 06:00 të dielën.

Kërkohen drita te Filologjiku, Komuna as që ‘lodhet’ të premtojë

Periskopi.com Lajme

Hapësira përballë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë po konsiderohet nga qytetarët dhe studentët si e rrezikshme për t’u shfyrtëzuar gjatë natës, pasi mungon ndriçimi.

Ata thonë se tani kur gjatë dimrit terri bie më herët, frikësohen të kalojnë këndej nga qentë endacakë dhe njerëzit që merren me dukuri negative, raporton 038 në KTV.

Qytetarët kërkojnë nga komuna që të vendosë ndriçim edhe në këtë hapësirë.

Mirëpo, qytetarët do të duhet të presin derisa të nis projekti për ndërtimin e parkingut nëntokësor në këtë hapësirë.

Sipas drejtorit për Shërbime Publike në komunë, Habib Qorri, ndriçimi i kësaj pjese është planifikuar të bëhet në kuadër të këtij projekti, i cili nuk dihet se kur do të nisë, e aq më pak kur do të përfundojë.

“Kurse pjesa para Filologjikut që vjen në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush” ne e dimë që është planifikuar të bëhet një projekt tjetër prej komunës dhe tash derisa ai projekt është në procedurë ne nuk mund të bëjmë investime tjera aty kur brenda një kohe të shkurtër do të fillojë realizimi i projektit”, ka thënë Qorri.

Qorri thekson se është kompetencë e Universitetit të Prishtinës investimi në hapësirat e saj. Megjithëatë, sipas tij, komuna, duke parë nevojën e qytetarëve, ka vendosur ndriçim në gjysmën e hapësirës së Kampusit Univeristar, deri te Biblioteka Kombëtare.

“Se si do të jetë projekti nuk e kam parë, mirëpo gjithesesi pjesa e sipërme është planifikuar të mbetet për shfrytëzim dhe të kthehet prap në gjelbrim. Në momentin që të jetë si park gjithsesi do të jetë edhe ndriçimi”, ka thënë Qorri.

Drejtori bën të ditur se ka përfunduar vetëm faza e parë e projektit për ndriçim dhe se do të vazhdojnë atë me hapësirat te Fakulteti Ekonomik dhe ai Teknik.

“Atë buxhet që e kemi pasur ne jemi duke e shpenzuar, tash nëse do të ketë nevojë dhe ka hapësirë në të ardhmen ose varësisht nga projektet si do të zhvillohen ne prap jemi të gatshëm ta realizojmë, por për momentin jemi duke i realizuar këto. E kemi kryer një fazë, edhe dy faza të tjera jemi në përgatitje”.

Emisioni ka pyetur edhe rektoratin e UP-së nëse kanë në plan të investojnë në këtë pjesë, por nuk ka marrë përgjigje, ndonëse zyrtarë të saj fillimisht, kishin pranuar të flisnin për televizionin.

Ministri i Millosheviqit që kërkonte shfarosjen e boshnjakëve shpallet ‘Njeri i Paqes’

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuciq është shpallur “Njeri i Paqes”. Së paku kështu ka menduar komiteti për ndarjen e çmimit ndërkombëtar “Luani i artë për paqe”, i cili sivjet i është ndarë askujt tjetër pos Aleksandar Vuciqit.

Sipas medieve serbe, në arsyetim është shkruar se çmimi i jepet për “të kontributit të frytshëm, të caqeve ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë mandatin e Vuciqit”, si dhe “përpjekjeve të tij të fuqishme për promovimin e paqes”, transmeton GazetaMetro.net.

Sipas RTS-së, Vuciq nuk ka marrë pjesë në solemnitet në Venecia, “për shkak të situatës në Kosovë”, ndërsa në letrën të cilën në ceremoni e ka lexuar ambasadori serb, ka thënë se ndarja e këtij çmimi dikujt që vjen nga Ballkani, zgjon shpresë dhe u përket të gjithë njerëzve ne Serbi, të cilët e kanë obliguar të punojë në interes të paqes”.

Vuciq, si ish-ministër i Informatave në Qeverinë e Millosheviqit, nuk është njohur më parë për paqe.

Ekzistojnë thirrjet e tij nga kuvendi i Serbisë gjatë viteve të 90-ta, ku thoshte se ‘për cdo serb të vrarë, të vriteshin 100 myslimanë”.

 

Skuadra e njohur italiane shitet për 10 euro!

Periskopi.com Sporti

Çuditë në futboll janë të pandalshme.

Tani lajmi befasues vjen nga Italia, ku skuadra e njohur Palermo është shitur për çmimin simbolik 10 euro, përcjell Periskopi.

Presidenti i kësaj skuadre, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se klubi është shitur për 10 euro, ndërsa pronarët e rinjë janë nga Londra. Marrëveshja është nënshkruar sot tek një noter në qytetin sicilian.

Image result for Palermo 2018 football celebrating

”Palermo që nga mbrëmë ka pronarë të ri. Është shitur për çmim simbolik, për vetëm 10 euro”, ka zbuluar Zamparini.

Pronarët e rinjë janë të detyruar të paguajnë një borxh prej 23 milionë eurove ndaj një banke italiane.

Një marrëveshje tjetër mes pronarëve dhe Zamparinit është që edhe të mos zbulohet indentiteti i tyre deri në një kohë të caktuar.

Përndryshe, Palermo gjendet në vendin e parë në Serie B dhe është kandidati kryesor për t’u ngjitur në kampionatin elitar sezonin e ardhshëm. /Periskopi/

AUDI Q8 vjen i modifikuar nga kompania e njohur

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma, edhe më herët pati njoftuar se në panairin e veturave të modifikuara në Essen (i cili fillon nga sot deri më 9 dhjetor), Gjermani, do të prezantojë paketën e re ‘Wide Body’ për zgjerimin e modelit SQ5 të Audit, ndërsa tani njofton se në këtë panair do të ekspozojë edhe Q8-shin me rrotat e reja nga alumini.

Tani për tani, dihet se Audi Q8 ka marrë vetëm rrotat ‘Lumma CLR Racing” prej 22-inç, por kjo është vetëm fillimi.

Gjithashtu, thuhet se Lumma për këtë Q8 paralajmëron një tretman të plotë, i cili do të përmbajë paketën ‘Wide Body’ (paketa për zgjerimin e veturës) që përfshinë mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set të ri të pragjeve, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer, spoiler në bagazh dhe në çati.

Lumma, po ashtu, për Audi Q8 ka zgjedhur edhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe detajet e reja për interier dhe paketën për përforcimin e motorit.

Edhe sonte ajër i ndotur në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Si tash e sa ditë, edhe sonte banorët e kryeqytetit me rrethinë po thithin ajër të pashëndetshëm.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, sonte cilësia e ajrit llogaritet e pashëndetshme.

Në matjet e bëra në ora 17:00, në Prishtinë po mbizotëron ajër i ndotur me 162 pmm.

Kjo gjendje alarmante po vazhdon çdo ditë, derisa institucionet po bëjnë thirrje që mos të shfrytëzohen veturat dhe thëngjilli, që po llogariten si ndotësit kryesor.

 

 

 

Formacionet zyrtare: Southampton – Manchester United

Periskopi.com Sporti

Manchester United luan si mysafir i Southampton në ndeshjen e xhirosë së 14 të Premier Ligës, me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Jose Mourinhos kërkon tre pikë, pas barazimit pa gola në Old Trafford ndaj Crystal Palace.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. /Periskopi/

5 trajnerët që mund të shkarkohen këtë fundjavë

Periskopi.com Sporti

Ka nisur xhiroja e radhës në të gjitha ligat më të forta evropiane. Shumë trajnerë për shkak të rezultateve të dobëta të fillimit të sezonit, mund ta gjejnë veten të shkarkuar.

Çka nëse Southampton e mposht Unitedin?

Kjo gjë vështirë të ndodh shkaku i ekipit të varfër të skuadrës nga St.Mary’s dhe ekipit fantastik të Mourinhos. Por humbja eventuale do t’i rrezikonte seriozisht gjasat praktike për vendin e katërt dhe trajneri portugez do të dëbohej.

Çka nëse Interi e mposht Romën si mysafir?

Nuk bëhet nami. Thjesht shkarkohet Eusebio Di Francesco, trajneri i kësaj të parës. Roma aktualisht zë vendin e shtatë në tabelë, dhe mendohet se vetëm fitorja e shpëton ish trajnerin e Sassuolos nga shkarkimi. Por, forma e nerazzurëve është e lartë dhe nuk pritet të jetë aspak kollaj. Montella është një emër i përfolur për të marrë drejtimin e ekipit nga Olympico.

Çka ndodh nëse Barcelona nuk fiton ndaj Villarrealit?

Nuk i dihet. Barçës nuk i besohet. Pozita në tabelë është aq e mjerë sa mosvet. Veç 25 pikë në 13 ndeshje është rekord i dobët. Për më tepër, ekipi me aq shumë yje, dhe favorit për gjithçka, po tregon formë të dobët sidomos në mbrojtje.

Çka ndodh nëse Monaco nuk fiton ndaj Montpellier?

Kjo do të thoshte që Thierry Henry që sapo e ka filluar aventurën e tij si trajner do të rrezikohej. Mesiguri, francezi tashmë i ka bërë gati plaçkat duke qenë se situata emergjente në të cilën ndodhet ish nënkampioni i Ligës, bën që masa të tjera më të ashpra të ndërmirren.

Monaco ka veç 10 pikë në 14 ndeshje.

Haliti: E luta Ibrahim Rugovën që të bëhej Komandant i UÇK’së

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij në “Personale” në tv Dukagjini ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

Haliti këto komente i ka bërë teksa ka rrëfyer edhe ngjarje të tjera për jetën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, tashmë presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vite me radhë.

Pikërisht për këtë post, Haliti ka thënë se i kishte bërë ftesë ish- liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

‘Reporterët pa kufij’: Mediat në Shqipëri kërcënohen nga krimi dhe politika

Periskopi.com Lajme

Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterëve pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.

“Shtëpia e reporteres së kronikës, Klodiana Lala u vu në shënjestër në orët e para të 30 gushtit 2018. Individë të paidentifikuar qëlluan drejt shtëpisë së saj me armë automatike, pa shkaktuar lëndime”, thuhet në raport, duke nënvizuar më pas se dy javë para sulmit Lala kishte lidhur një deputet të Partisë Socialiste me organizatën e drejtuar nga Emiljano Shullazi, një nga kriminelët më të mëdhenj në vend, raporton Tch.

“E lënduar, e përndjekur dhe e kërcënuar, por Alida Tota vazhdon punën”, shkruan “Reporterët pa kufij” më tej, duke sjellë historinë që dëmtoi karrierën e saj, atë të vdekjes së një 17-vjecari në një fushë të grumbullimit të plehrave. Ajo u pushua nga puna një ditë pasi i telefonoi Bashkisë për të marrë versionin e saj, më pas u kërcënua me SMS dhe u largua drejt Suedisë, por nuk qëndroi gjatë atje. U kthye në Shqipëri për të vijuar punën e saj.

Duke kaluar te gazetari tjetër shqiptar, Basir Çollaku, “Reporterët pa kufij” thonë se ai po shqyrton opsionin e azilit, pasi zemëroi ministrin e Brendshëm me një intervistë ekskluzive me Dritan Zaganin, që u kërcënua dhe arrestua pasi denoncoi një rast korrupsioni policor. Ajo që erdhi më pas preku familjen dhe punën e tij, aq sa tani po mendon largimin nga vendi.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”. Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017.