Strakosha heroi i Lazios, e çon në gjysmëfinale

Periskopi.com Sporti

Në një ndeshje me plotë tensione, Lazio ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

‘Lacialët’ arritën të mposhtnin Interin pas goditjeve të penalltive, dhe krejt kjo falë portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha.

90 minutat e para përfunduan me barazim pa gola, derisa Ciro Immobile (108′) i dha epërsinë mysafirëve.

Pas shumë tensioneve, Mauro Icardi (120+5′) barazoi nga pika e bardhë për ta çuar ndeshjen në penallti.

Thomas Strakosha priti dy penallti, atë të Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan, dhe dërgoi Lazion në gjysmëfinale ku do të përballet me Milanin. /Periskopi

Ambasadori Amerikan ia bën Haradinajt bajat idenë për Konferencën: Do të hapte çështjen e pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Për numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ideja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për konferencë ndërkombëtare nuk është e qëlluar.

Në Interakitv të KTV-së, ai ka thënë se kjo do të hapte shumë dyer.

“Hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera, që vetëm se do ta ndërlikonin punën”, ka thënë Kosnett.

Kosnett ka folur shtruar për taksën, e ka thënë se pezullimi i përkohshëm i saj është hapi i vetëm jetik për ta çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka thënë se pajtohet me Haradinajn kur thotë se Kosova është vend sovran, dhe se SHBA-ja e mbështet këtë. Por jo të gjitha vendimet sovrane të vendeve mike, sipas tij, i pëlqejnë SHBA-së.

“Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë. Pra, ne besojmë se paqja, prosperiteti, stabiliteti në rajonin e Ballkanit nuk është çështje vetëm për vendet e rajonit, por ka rëndësi edhe për Shtetet e Bashkuara. Pra, edhe interesat tanë janë në pyetje”, ka thënë Kosnett.

Ja intervista e plotë:

Interaktiv: Mirë se vini në KTV, ambasador Kosnett. Faleminderit që jeni këtu.

Kosnett: Kam kënaqësinë që jam këtu, Xhemajl. Faleminderit për ftesën.

Interaktiv: Faleminderit shumë. Tashmë kanë kaluar dy muaj prej kur jeni kthyer në Kosovë. Si kanë qenë këta dy muaj për juve?

Kosnett: Kanë qenë të jashtëzakonshëm. Ka qenë privilegj i hatashëm që të kthehem në Kosovë si ambasador amerikan dhe është emocionuese për ta parë tërë atë përparim që populli i Kosovës e ka arritur për këto 15 vjet. Në veçanti, më lënë mbresa të gjithë këta të rinj që i takoj: plot me energji, të edukuar, që mund të jenë të suksesshëm kudo nëpër botë, por që kanë zgjedhur për të qëndruar në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin.

Interaktiv: Ka pasur shumë ngjarje politike prej që e kanë marrë detyrën. Sot keni pasur një takim të rëndësishëm me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit. Mbetet kërkesa për pezullimin e taksës kundër Serbisë. Çka doli nga ky takim?

Kosnett: Ishte një takim shumë i dobishëm, konstruktiv dhe i sinqertë. Nëse më lejoni, të kthehem pak prapa. Dëshiroj t’ua përkujtoj shikuesve tuaj se çka duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Çka duam për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit është paqja, prosperiteti dhe drejtësia. Gjatë 20 viteve të fundit, mendoj se është e drejtë të thuhet, që SHBA-ja ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për të mbështetur miqtë tanë kosovarë në ndërtimin e një vendi të ri, në ndërtimin e demokracisë, ndërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit, për të mbështetur kërkimin e Kosovën për siguri. T’i përmendi vetëm dy shembuj prej kur kam ardhur unë këtu:SHBA-ja në mënyrë aktive e ka mbështetur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës sepse ne mendojmë që Kosova – si çdo vend tjetër në botë – ka të drejtë për vetëmbrojtje.

Po ashtu, kemi lajmëruar programin e ri kompakt të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, që është vetëm një mënyrë se si SHBA-ja po i ofron ndihmë zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pra, ne besojmë se një Kosovë e fuqishme, paqësore, e begatshme, me drejtësi për të gjithë qytetarët e saj, është e mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për SHBA-në.

Ne mendojmë se për të arritur përparim në sundimin e ligjit, në zhvillimin ekonomik, në stabilitetin rajonal, është jetike që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt që është e mundur. Kjo na sjell te çështja e taksës. Më duhet të them se ka pasur disa rrëfime ngatërruese dhe të keqinformuara. Pak para se të vija këtu lexova se SHBA-ja ka kërcënuar me sanksione ekonomike kundër Kosovës. Dëshiroj t’i siguroj edhe njëherë njerëzit se nuk është ashtu. Kjo nuk është mënyra se si SHBA-ja dëshiron të merret me miken e saj, Kosovën. Megjithatë, besoj se çka kërkojmë nga Kosova është lidership i guximshëm. Është shumë lehtë që të vendoset se ka arsye për t’i shtyrë negociatat me Serbinë. Nuk mendojmë se kjo është në interes të Kosovës, Serbisë apo të Shteteve të Bashkuara. Mendojmë se sistemi po funksionon; procesi po funksionon. Krijimi i delegacionit shtetëror është shenjë shumë pozitive dhe diçka që po bëj si ambasador amerikan është se po mbaj takime me partitë opozitare që ende nuk kanë vendosur për t’iu bashkuar procesit të delegacionit shtetëror sepse mendojmë se është me rëndësi që partitë opozitare të angazhohen me delegacionin shtetëror, edhe nëse ende nuk janë të gatshme që t’i bashkohen atij zyrtarisht. Ata duhet të flasin me prijësit e delegacionit për t’ua sqaruar shqetësimet e zgjedhësve të tyre, dëshirat e zgjedhësve të tyre. Sepse ne mendojmë se është me rëndësi që përpjekjet për të negociuar me Serbinë – që ky të jetë proces i unitetit kombëtar ku dëgjohen të gjithë zërat e Kosovës. E kjo ishte një hyrje shumë e gjatë për pyetjen tuaj.

Interaktiv: Cila është kërkesa juaj e saktë për taksën?

Kosnett: Ne besojmë se Kosova do të duhej përkohësisht ta pezullojë taksën – për një periudhë të caktuar kohore dhe sinqerisht, kjo do të çonte te pritjet që Beogradi do të ndërmarrë masa konstruktive nga ana e tij. Dhe dua të them – nuk flas për Bashkimin Evropian, por besoj që si SHBA-ja, po ashtu edhe Bashkimi Evropian po angazhohen me Serbinë për tu siguruar se nëse Kosova e ndërmerr këtë hap për ta pezulluar përkohësisht taksën – se Serbia do të reagojë në mënyrë konstruktive. Dhe e them këtë, Xhemajl, sepse procesi i dialogut nuk është vetëm në interes të Kosovës apo të Amerikës. Është edhe në interes të Serbisë. E di historinë e rajonit; e kuptoj tërë ankthin, të gjitha dyshimet për procesin, por ne besojmë se pezullimi i përkohshëm i taksës është hapi i vetëm jetik për ta çuar procesin përpara.

Interaktiv: E reagimi nga kryeministri Haradinaj është se ky është vendim sovran i një vendi sovran. Nuk ka asgjë të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe do ta mbajë atë vendim në fuqi. A keni ndonjë afat kohor sa do ta pritni qeverinë për të ndërmarrë hapat e ardhshëm?

Kosnett: Kryeministri sigurisht që ka të drejtë kur thotë se Kosova është shtet sovran për të marrë vendimet e veta të politikës së jashtme. E respektojmë këtë. Kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të pajtohen ose të rreshtohen me të gjitha vendimet që Kosova apo çfarëdo vendimi që ndonjë qeveri tjetër mike i merr. Kjo është normale. Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë. Pra, ne besojmë se paqja, prosperiteti, stabiliteti në rajonin e Ballkanit nuk është çështje vetëm për vendet e rajonit, por ka rëndësi edhe për Shtetet e Bashkuara. Pra, edhe interesat tanë janë në pyetje. Kemi rezistuar që të japim ndonjë afat të fundit kohor sepse nuk po përpiqemi që ta urdhërojmë Qeverinë e Kosovës, por fuqimisht besojmë se heqja – e them sërish, pezullimi i përkohshëm i taksës sa më shpejt që është e mundur, do ta shtyjë këtë proces përpara. Nëse kjo nuk ndodh, mendoj se rrezikojmë ta humbin plotësisht momentumin, që do të ishte shumë e dëmshme për popullin e Kosovës, si dhe për popullin e Serbisë, si dhe për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Pra, shumë gjëra janë në pyetje këtu. Nuk është çështja a ka Kosova apo jo të drejtë për të mbajtur taksën, por se a është ky vendim i mirë për Kosovën, si dhe për Shtetet e Bashkuara.

“Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”

Interaktiv: Cili është momentumi tash? A beson administrata juaj se marrëveshja është afër siç e thotë presidenti Thaçi?

Kosnett: Po, besojmë. Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Çka nënkuptoj me marrëveshje gjithëpërfshirëse? Një marrëveshje e cila nuk përqendrohet vetëm në atë që dëgjoni tërë kohën për mundësinë për rregullim të kufirit – për mundësinë – por, mendoj në një marrëveshje që i adreson një varg të gjerë gjërash që i kanë ndarë Kosovën dhe Serbinë. Presidenti Trump, siç mund ta dinë shumë shikues tuaj, është angazhuar personalisht në këtë proces. Ai beson se ky është çasti. Kështu beson edhe Bashkimi Evropian. Dhe ne mendojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të hapë rrugën për njohje të ndërsjellë për Kosovën dhe Serbinë dhe për pjesëmarrje të plotë të të dy vendeve në sistemin perëndimor. Shumë gjëra janë në pyetje këtu dhe shtyrja nuk do të jetë e leverdishme për askë.
Interaktiv: Çka është e pranueshme për administratën tuaj? A do t’i lejoni të dy vendet që të mirren vesh dhe pastaj ta shqyrtoni atë marrëveshje dhe të shihni a përputhet ajo edhe me interesat tuaj?

Kosnett: Faleminderit. Vazhdimisht e kemi thënë: nuk po përpiqemi që ta shkruajmë skenarin e bisedimeve. Mendojmë se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të hyjnë në negociata me mendje të hapur, që të jenë në gjendje për të gjetur zgjidhje kreative pa kufizime se për çka mund të flasin. E dini, nëse Uashingtoni dhe Brukseli kanë listë të temave për të cilat negociatorët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mund të flasin, mendoj se kjo do t’ua bënte punën shumë të vështirë. Si negociator që jam, dëshiroj që të kem mundësinë për të diskutuar për një varg gjërash me njerëzit përballë. E siç e kam thënë edhe më përpara, ne do ta shohim çfarë marrëveshjeje mund të arrijnë qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që është e pranueshme për popujt e tyre dhe pastaj do ta shohim cili do të jetë reagimi ynë, por në të vërtetë ne duam që të nxisim bisedë për një varg gjërash. Mendoj se kjo është njëra ndër arsyet që jemi të lumtur me procesin e delegacionit shtetëror. Shumë zëra, shumë këndvështrime, me një varg të gjerë të përgjegjësive.

Interaktiv: Pra, nuk ka gjë që s’është në tavolinë, madje edhe rregullimi i kufirit?

Kosnett: Nuk na takon neve që të themi se çka nuk është në tavolinë. Shtetet e Bashkuara vetëm e mbështetin këtë proces të ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk jemi njëra prej palëve. Palët janë Serbia dhe Kosova; iu takon atyre që të vendosin se për çka do të flasin dhe si do të duket marrëveshja e fundit. Do të ishte e papërshtatshme nga ana jonë që të themi se nuk se nuk mund të flisni për A, B dhe C. Do të ishte e papërshtatshme edhe për Bashkimin Evropian që ta thotë të njëjtën gjë.
“Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë”

Interaktiv: Por, jeni të gatshëm, presidenti Trump ka folur për një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, diçka si marrëveshje paqe, apo jo?

Kosnett: Ashtu është. Presidenti Trump ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova arrijnë marrëveshje, me kënaqësi do ta shënonim këtë, të organizojmë një ceremoni për ta festuar atë. Më me rëndësi se sa ceremonia dhe fotografia në Shtëpinë e Bardhë është fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të punuar me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar se kjo marrëveshje njëmend zbatohet dhe që të gjithë i përmbushin premtimet e tyre.

“Konferenca ndërkombëtare do të hapte shumë dyer, edhe atë për pavarësinë e Kosovës”

Interaktiv: Kryeministri Haradinaj ju ka dërguar letër, ashtu si edhe ambasadorëve të tjerë, ku ndër të tjera bën thirrje për konferencë ndërkombëtare për Kosovën. A do ta mbështeste administrata juaj një gjë të tillë?

Kosnett: Jo tani. Mendojmë se problemi nuk është te procesi. Procesi i takimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian funksionon plotësisht dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshirë së afërmi në këtë proces pa qenë të ulur në tavolinë. Siç e kanë përmendur disa analistë dhe prijës të Kosovës, ideja për konferencë ndërkombëtare tani hap shumë dyer, hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera, që vetëm se do ta ndërlikonin punën.

Interaktiv: Si Rusia?

Kosnett: Si ajo p.sh. Prandaj, ne mendojmë se procesi i tanishëm po funksionon mjaft mirë. Prijësit e delegacionit shtetëror sapo kanë pasur takim të shkëlqyeshëm në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ne mendojmë… thjesht duhet ta shtyjmë procesin përpara dhe dëshiroj ta përsëris, sepse e dimë se shikuesit tuaj shqetësohen për këtë, presim që edhe Serbia të veprojë në mënyrë konstruktive dhe ta shtyjë procesin përpara sepse është edhe në interesin e saj.

“SHBA-ja do të jetë e shqetësuar, thellësisht e zhgënjyer nëse Kosova e bën të pamundur paqen në Ballkan”

Interaktiv: Në njërën ndër kumtesat e fundit të ambasadës suaj keni thënë se nuk është e thënë që nuk do të ketë pasoja për mënyrën e veprimeve të veprimet e prijësve të vendit. I përjashtuat sanksionet ekonomike, por a mund të ketë pasoja në marrëdhëniet Kosovë-SHBA? Nëse jo për Kosovën, a mund të ketë për ndonjë individ?

Kosnett: Nuk jam i interesuar që të flas për personalitete individuale. Le të flasim për politikat. Nëse Kosova zhvillon politikë të tillë që e bën të vështirë apo të pamundur për të ecur përpara, për të ndërtuar paqe, prosperitet, drejtësi në Ballkan, atëherë SHBA-ja do të jetë e shqetësuar nga ajo; do të jemi thellësisht të zhgënjyer nga diç e tillë. E përmenda më herët bashkërenditjen e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara për zhvillim ekonomik, për siguri… Është e pashmangshme që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova duhet të punojnë bashkërisht për ta mbajtur atë marrëdhënie. Është si martesë, duhet t’i respektoni nevojat e njëri-tjetrit, këndvështrimin e njëri-tjetrit. Nëse – siç e kanë thënë përnjëmend disa zyrtarë të Kosovës ditëve të fundit – Kosovës nuk i duhet më SHBA-ja… por, unë nuk mendoj se kjo është ajo që mendojnë qytetarët e Kosovës. Mendoj se kosovarët me të vërtetë duan të mbajnë marrëdhënie të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Por nëse Kosova vendos që kjo nuk është me rëndësi, e dini… të shohim çka ndodh në të ardhmen.
Por, kjo nuk është çka disa politikanë thonë, shumica e tyre janë të interesuar për ta mbajtur këtë marrëdhënie të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Absolutisht, mendoj se ka shumë dramë tani. Madje do të shkoja aq larg sa të them se kjo është dramë artificiale, madje edhe krizë artificiale. Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të mbajtur marrëdhënien shumë të fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e ajo është që të sigurohemi se politikat tona mbesin në një vijë. E asgjë nuk ka më shumë rëndësi në këtë kontekst se përpjekja për të kërkuar paqe, prosperitet dhe drejtësi për Kosovën dhe fqinjtë e saj. E heqja e taksës, pezullimi i përkohshëm i taksës, do ta kthejë vëmendjen kah Serbia. Do t’i takojë Beogradit që të ndërmarrë hapa konstruktivë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian duke vështruar.

Interaktiv: Kryeministri Haradinaj do diçka në këmbim për ta hequr taksën?

Kosnett: Pikëpamja jonë është se mënyra më efikase për të lëvizur përpara është për ta pezulluar taksën tash dhe pastaj Kosova dhe Serbia – me amerikanët dhe evropianët të përfshirë në biseda – mund të vendosin se cilët janë hapat e ardhshëm. Mund t’i kthehemi kësaj rreth e qark, por nuk po ia kërkojmë Kosovës që ta heqë taksën përgjithmonë, po ia kërkojmë ta pezullojë atë përkohësisht. Dhe në fund, nuk kemi kohë që të hyjmë në diskutim të gjatë për ekonomi, por fakti qëndron se taksat kanë ndikim shumë të shkurtë. Ndërmarrjet përshtaten; qeveritë përshtaten; individët përshtaten, prandaj edhe pse e kuptoj ngarkesën emocionale që njerëzit e marrin prej vendosjes së taksës, duhet t’iu përshtateni rrethanave të reja. Prijësit kosovarë janë mjaft të aftë për të demonstruar guxim dhe elasticitet për ta çuar këtë proces përpara dhe mendojmë se kjo është ajo që e meritojnë njerëzit.

Interaktiv: Në fakt, ka mundësi që qeveria të bjerë. A do t’i ndërlikonte kjo gjërat për taksën dhe dialogun me Serbinë?

Kosnett: Kurrë nuk do të më dëgjoni duke spekuluar se çfarë forme do të duhej të ketë qeveria e Kosovës. Zhvillimi i demokracisë së Kosovës është e arritur e hatashme dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që kemi diçka të bëjmë në këtë. I takon popullit dhe prijësve të Kosovës për të vendosur se si do të duket qeveria; çka do të ndodhë më tej. Nuk do ta luajmë atë lojë; nuk do të shkelim në atë llucë.

Interaktiv: Pyetja e fundit për FSK-në. Thatë se keni ndihmuar dhe qartazi mbështetja juaj ishte vendimtare për votimin në Kuvend. NATO-ja do të vendosë shumë shpejt për angazhimin e saj me FSK-në. Dëshiroj të di se si do të duket angazhimi i SHBA-së me FSK-në në të ardhmen?

Kosnett: Jam i bindur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucionet e zbatimit të ligjit, të sigurisë dhe të drejtësisë. Nuk do të spekuloj rreth mënyrës specifike si do të vazhdohet më tej, por vetëm dua ta ritheksoj se SHBA-ja nuk ka kurrfarë dëshire për ta ndryshuar natyrën e partneritetit të saj me Kosovën. I takon popullit dhe prijësve të Kosovës për të vendosur se çfarë drejtimi duan të marrin.
Interaktiv: Ambasadori Kosnett, faleminderit shumë që folët me KTV-në.

Kosnett: Ju faleminderit. Ishte kënaqësi.

/Koha.net

Mediat ndërkombëtare e citojnë letrën që Vuçiq ia dërgoi Trumpit për taksën e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Dy ditë pas Hashim Thaçit, edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ia ka kthyer letrën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ka kërkuar përkrahje amerikane për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe e ka ftuar gjithashtu Trumpin që ta vizitojë Serbinë.

“Për letrën tuaj të 14 dhjetorit, ku ju edhe një herë shprehet gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar dialogun ndërmjet Beogradit të Prishtinës, në shërbim të gjetjes së një zgjidhje të problemit shekullorë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Vuçiqit, e cila vjen pas letrës që Donald Trump ia kishte shkruar me 14 dhjetor.

Sipas Vuçiqit problemi i Kosovës është bërë një barrë e rëndë për Serbinë dhe për popullin e saj, duke i kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentit të SHBA’së ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne jemi të përkushtuar për vazhdimin e dialogut, dhe mendojmë për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona sipas marrëveshjes së Brukselit. Megjithatë, Serbia nuk mund ta zgjidh këtë problem të vështirë e vetme”, thuhet në letrën që Vuçiq ia ka dërguar Trumpit, shkruan ‘RTS’.

Ky lajm është cituar sot edhe në mediat ndërkombëtare. Reuters ka raportuar se Serbia i ka thënë Trumpit se nuk do të kthehet në dialog me Kosovën pa u hequr taksa.

Policia jep detaje për vdekjen e 45-vjeçares në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar për vdekjen e një 45-vjeçareje në fshatin Novosellë të Begut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete një femër në shtëpinë e saj në fshatin Novosellë e Begut në Vushtrri.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se rreth orës 14:00, është gjetur një femër e moshës 45-vjeçare pa shenja jete.

“Rreth orës 14:00 një femër rreth 45-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Rasti është proceduar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka treguar Zahiti.

 

Thaçi: S’ka njeri që na prish punët me Amerikën, as sot as kurrë

Periskopi.com Video

”Më së largu deri të hënën merren të gjitha vendimet për akreditimet”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni, ka thënë se si këshillë kanë vendosur në bazë të dy grupeve për akreditimet e programeve universitare.

“Kanë qenë programet ekzistuese dhe programet që nuk kanë ekzistuar”.

“Ne kemi marrë vendim duke u bazuar në nenet përkatëse që të tërheqim akreditimet dhe të tërheqim disa prej aplikacioneve të reja, sepse shumë prej programeve nuk kanë pasur bartësitë e programeve. Kriteret kanë qenë minimaliste”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Duke u bazuar në këtë kemi vendosur për të gjitha programet, bachelor, master dhe doktoratë. Ne punojmë sipas ligjeve. Kemi pas përfaqësuesit dhe tre ekspertë ndërkombëtarë”.

Ai ka thënë se në fillim të javës së ardhme do të merret vendimi për akreditimet.

“Të hënën më së largu merren të gjitha vendimet”.

Për të kundërshtimet që kanë ardhur rreth vendimeve për akreditimet, ai ka thënë se është befasuar, ku rithekson se kriteret kanë qenë minimale.

“Një kampanjë e tillë e paparë ndaj KSHC me ekspertë të fushave të ndryshme të thuhet jo kështu jo ashtu, na ka prekur shumë si institucion i pavarur, ku është bërë fushatë e paparë ende pa i marrë vendimet përfundimtare. Të bëhet fushatë nga konferenca e rektorëve për shkarkimin e këshillit i bie se “ujku do mjegull”. Kjo tregon se nuk është interesimi për ngritje të cilësisë në armimin e lartë. Reagimi ndaj Këshillit të Rektorëve është presion mbi KSHC”.

 

LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit

Periskopi.com Sporti

Klubet kanë edhe disa minuta në dispozicion për të kryer transferime në afatin kalimtar të janarit 2019. Afati i sivjetmë dimëror ka nisur në fillim të muajit janar (në Angli, Gjermani dhe Francë më 1 janar, në Spanjë më 2 janar, kurse në Itali më 3 janar).

Më 31 janar, afati kalimtar i janarit i këtij viti mbyllet në pesë kampionatet më të forta evropiane.

Periskopi ju mban të informuar më kohë reale për të gjitha detajet që duhet t’i dini si edhe për transferimet që do të ndodhin nëminutat e fundit të këtij afati.

LIVE:

00:00 – MBYLLET AFATI KALIMTAR I JANARIT!

23:45 – ZYRTARE: Milan e ka huazuar zyrtarisht Alen Halilovicin në Standard Liege për 18 muaj me mundësi blerje deri në qershor të vitit 2020.

23:40 – Crystal Palace po lufton me kohën për ta kompletuar huazimin e Michy Batshuayi.

23:32 – ZYRTARE: Edon Zhegrova kalon te Baseli në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ai do të prezantohet më 4 shkurt, konfirmon gazetari Arlind Sadiku.

Image result for Edon Zhegrova
23:30 – ZYRTARE: Yuri Tielemans huazohet te Leicester City, shkëmbehet me Adrien Silva. Monaco ishte e bindur nga kjo ofertë.

23:27 – Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill ka refuzuar kalimin te Juventusi. ‘Bardhezinjët’ e shihnin mbrojtësin anglez si zëvëndësuesin ideal të Mehdi Benatia, që u largua drejt Katarit.

23:25 – ZYRTARE: Barcelona transferon sulmuesin e Tolouese, Jean-Clair Todibo. 19 vjeçari mendohej se do të arrinte tek Katalanasit në verë, por drejtuesit e Barçës kanë kërkuar transferimin e menjëhershëm të tij.

Image result for Todibo

23:21 – Megjithatë, Chelsea nuk do t’ia shes Batshuayin Tottenhamit. Sulmuesi belg është kontaktuar nga Crystal Palace.

23:17 – Sky Sports shkruan se PSG ka bërë ofertë prej 26.2 milionë funte për Idrissa Gueyen e Evertonit.

23:15 – Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi është në bisedime me Tottenham.

Ahmeti: PSD do të largohet nga Ekipi Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë

Periskopi.com Lajme

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se do të tërhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtarët.

Ahmeti, në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të qartë Haradinajt edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe Limajt i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”.

Kryetari i PSD ka thënë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe në takimin e djeshëm me ekipin negociator dhe sipas tij ka marrë premtime se letra të tilla më nuk do të ketë.

“Dje në takimin e Grupit Negociator, kanë thënë se tash e tutje nuk do të ketë letra të tilla”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se nuk do të qëndrojë në Ekipin Negociator nëse dalin letra brenda ditës letra të ndryshme nga Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Edhe sot nga Haradinaj, PDK-ja dhe Limaj kemi pasur zotimin se kjo gjë (publikimi i letrave) nuk do të ndodhë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

 

Mbi 50 punëtorë të ETC-së i përgjigjen largimit nga puna me protesta

Periskopi.com Lajme

Mbi 50 punëtorë të kompanisë “Elkos”, që është pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, kanë paralajmëruar protestë për nesër për shkak të, siç thonë, ndërprerjes së njëanshme dhe të paarsyeshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Protesta do të mbahet në pikën e kompanisë në Zahaq të Pejës.

Esat Demaj, njëri nga punëtorët e larguar, tha për KALLXO.com se nesër do të protestojnë për shkak se janë larguar pa paralajmërim.

“Arsyeja e protestës është shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga stafi menaxhues dhe na kompania ‘Elkos Grup’. Kjo ka ndodhur para tri ditëve, saktësisht të martën”, tha Demaj për KALLXO.com.

Ai tregoi se punëtorët e larguar kanë pasur pozita të ndryshme në këtë kompani, ndërsa vetë ishte punëtor sektorist./Kallxo.com

Kirurgët specialistë në QKUK paguhen më pak se punëtorët e administratës

Periskopi.com Lajme

Janë ashpërsuar marrëdhëniet e kirurgëve të QKUK-së me shefat e tyre.

Dy muaj pasi kirurgët janë futur në grevë, duke anuluar të gjitha operacionet në përjashtim të atyre emergjente, inatin e tyre, kësaj radhe, thonë ta kenë drejtuar kah vetë administrata e cila i ka punësuar.

E, shkak duket të jetë bërë publikimi i listave të pagave për 175 të punësuarit në administratën e QKUK-së, rrogat e të cilëve sillen nga 500 deri në mbi 1,300 euro, raporton KTV.

Ata ua kanë ofruar mediave të gjitha pagesat për të punësuarit e administratës në dhjetorin e 2018.

Në këto lista vërehet diskrepancë e madhe e rrogave të punëtorëve administrativë me ato të kirurgëve, apo të mjekëve të QKUK-së.

Një zyrtar i lartë në këtë institucion, në dhjetor, llogaritet të ketë punuar mbi 16 orë në ditë, pasi paga e tij prej 772 eurosh është dyfishuar dhe me 31 dhjetor, në llogarinë e tij kanë dalë 1,526 euro, apo 775 në emër të kompensimit.

Shefi i Prokurimit në këtë institucion, në muajin dhjetor, ka marrë pagë hiç më pak se 917 euro.

Shefi i Auditimit, po ashtu, në dhjetor ka marrë pagën bruto prej 1,315 eurosh, e ai i Auditimit të Brendshëm 1 mijë e 31 euro.

I çuditshëm është fakti që Prishtina, edhe pse nuk ka spital rajonal, dhjetëra të punësuar duket se po marrin rrogë si të punësuar në një të tillë.

Një drejtor departamenti në këtë “institucion” që nuk ekziston, mori pagën prej 1,189 eurosh, një tjetër me të njëjtën gradë u pagua 956 euro, e një i tretë 1090 euro, 120 për të cilave ishin kompensim për kujdestari.

Dy herë brenda muajit, është kompensuar një shef i departamentit në spitalin regjional, në vlerat 113 dhe 239 euro, paga e të cilit arrin në 1 mijë 262 euro.

A. Z., i punësuar në ekzekutivin e SHSKUK-së, mori pagë bruto 1,647 euro, 988 prej të cilave figurojnë si kompensim.

Me gradën “punëtor administrativ”, ka pagesa për kujdestari apo kompensim shtesë në vlera prej 540, 385 euro, 167 apo 127 euro, respektivisht edhe rrogat për ta arrijnë në 965, 950, 860 apo 650 euro.

E, që të gjitha këto janë më të larta sesa ato të kirurgëve.

Ndërkaq, shoferi i Basri Sejdiut, drejtor në SHKSUK, ka pagën prej 555 eurosh.

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm nuk ka pranuar të flasë para kamerave, por nëpërmjet postës elektronike ka theksuar se pagesat e stafit të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, bëhen konform legjislacionit në fuqi.

Ata kanë deklaruar se koeficientet e pagave janë të rregulluar në nivel të Ministrisë së Administratës Publike.

“Sipas legjislacionit në fuqi, secili i punësuar paguhet për orët shtesë, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf tjetër mbështetës teknik administrativ. Në rastet kur punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, me kërkesë të institucionit, atëherë institucioni obligohet të paguajë orët shtesë. Në listat e pagave të muajit dhjetor, disa të punësuar kanë marrë dy paga, nëntor- dhjetor, për shkak se kanë qenë punëtorë të rinj, nuk kanë hyrë në listë pagave dhe nuk kanë marrë pagat e nëntorit edhe pse kanë punuar,’ thuhet në përgjigjen elektronike të QKUK-së.

Edhe Inspektorati i Punës, muaj më parë, kishte kërkuar nivelizimin e pagave brenda QKUK-së, pasi kishte vërejtur se ka disbalanc mes pagesave të stafit të administratës e klinikave të ndryshme, pavarësisht që kryejnë punën e njëjtë.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi, i ka thënë KTV-së se SHSKUK-ja ka kërkuar të presin deri në nxjerrjen e të gjitha akteve nënligjore për një nivelizim të tillë.

Analisti Spahiu: Na kena sharru deri n’fyt

Periskopi.com Lajme

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se ‘Kosova ka sharruar deri ne fyt’ duke aluduar në marrëveshjet e deritashme që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

‘Na kena sharru deri në fyt, po ta marr vetëm nje shembull, për shembull marreveshja per Urën e Ibrit, ura e Ibrit është e mbyllur, vetëm është ngushtuar edhe është legjitmuar kjo. Pra nuk janë marrë me mikrotema, që ndikojne ne ceshtje te brendshme për vendin’ ka thënë Spahiu në Click percjell Periskopi.

 

Berishës i pëlqen Vuçiqi ta ketë në debat, e jo Thaçi

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.​

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E, në një prononcim  për Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.

 

 

Rama shpërthen ndaj Berishës: Është një i marrë, rrugaç, i dehur….

Periskopi.com Lajme

Atë që ndodhi sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta komentojë edhe në Facebook. Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij, Rama thotë se nuk mundi të heshtëte, por pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat”, duke iu referuar kështu debatit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e papmundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz”, thotë Rama./Periskopi

Gjendet një grua e vdekur në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Një grua është gjetur e vdekur në një fshat të Vushtrrisë.

Burime të KALLXO.com tregojnë se trupi pa shenja jete është gjetur në shtëpi në fshatin Novosellë e Begut është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e saj.
E ndjera ishte e moshës 42 vjeçare. /Periskopi

Zyrtare: Barcelona bën edhe një tjetër goditje në merkato

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur marrëveshje me Atletico Minieron për mbrojtësin Emerson. 

Katalanasit kanë arritur marrëveshje në orët e fundit për transferimin e brazilianit, raporton Periskopi.

Operacioni është mbyllur për 12 milionë euro, ndërsa do të prezantohen në verë si lojtar më i ri i Barcelonës.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare. /Periskopi

Hahn pret shpejtë vazhdim të dialogut Kosovë- Serbi, shpreson që taksa hiqet deri atëherë

Periskopi.com Lajme

Komisari Evropian për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanhes Hahn, ka thënë sot se shpreson në nisjen sa më të parë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Perioha.net.

“Shpresoj se disa njerëz do të fillojnë së kuptuari se ku është puna”, citon b92 të ketë thënë ai në Bukuresht.

”I gëzohemi asaj që e kemi arritur me Maqedoninë Veriore. Kjo do të stimulojë rinisjen e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka thënë Hahn.

Duke shfaqur edhe shpresën se deri atëherë Kosova do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë./Periskopi

Lubonja thotë se Trump nuk e favorizon Kosovën, Thaçi i thotë se ky është konspiracion

Periskopi.com Lajme

Analisti Fatos Lubonja dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi dhe raportine ndërkombëtarëve me këtë marrëveshje. Sipas Lubonjës, kushtet nuk duken shumë të favorshme për Kosovën, për shkak të dobësimit tëEvropes dhe projektit evropian dhe ardhjen e Trump në krye të SHBA-së.

“Ju keni tezën që gjërat kanë ndryshuar dhe janë të favorshme. Cfarë ka ndryshuar realisht sot, që mund të jetë e favorshme, për Serbinë, për Kosovën, për Hashim Thaçin më shumë? Ka ndryshuar një gjë shume e rëndësishme, që ka një goditje ndaj projektit evropian, qëështë ndërtuar Evropa e bashkuar, ku kufijtë marrin pak rëndësi dhe kemi një kthim tek shtetet kombe, qëështë një politikë, që ka marrë një përkrahje nga administrata e Trump. Pra, kemi një dobësim të Evropës, kemi një fuqizim të prirjeve për shtete-kombe dhe në këtë situatë, ne kemi kontekstin e një Serbie, që shfrytëzon më shumë se sa Kosova në këtë situatë, për të marrë një copë dhe shfrytëzon dobësinë e Evropës për të reaguar, sic mund të reagonte më parë, sepse edhe Evropa është e goditur nga partitë nacionaliste.Pra, kemi një kthim tek shtetet-kombe dhe kjo situatë ndihmon projektin e ndarjes, e krijimit të shteteve të pastra etnikisht. Në këtë aspekt, kjo situatë a është më e favorshme për Kosovën, apo është më e favorshme për Serbinë, por a është edhe më e rrezikshme për gjithë rajonin?Situata është e pafavorshme për projektin evropian dhe ideja sesi lindi Kosova nuk lindi për t’i dhënë kosovarëve një shtet etnik të pastër, lindi për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të ndërtuar multietnicitetin”, tha Lubonja.

Më pas Lubonja ia ka kujtuar Thacit edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se ‘Trump është një rrezik për botën”.

“Kosova është një projekt ndërkombëtar. Intervenimi humanitar ka qenë gjithashtu njëprecedent pozitiv. Mendon se ne mund të lëvizim përpara pa BE-në dhe NATO-n? Unë nuk kam ndonjë rezervë dhe konspiracion në raport me SHBA-në, si ju. “, tha Thaci. /Periskopi/

Flet babai i Erzenit që vdiq aksidentalisht në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Erzen Hyseni, 22 vjeçari nga Vushtrria, vdiq disa ditë më parë, pas plagëve të marra nga zjarri i gjeneratorit në vendin ku ai po punonte.

Faamiljarët e Erzenit, të cilët kanë rrëfyer për atë që kishte ndodhur në ditën kritike.

Babai i Erzenit, Zenel Hyseni, ka treguar për KALLXO.com se si e kishte marrë lajmin për incidentin e Erzenit në vendin e tij të punës.

Ai tregon se lajmin për zjarrin ia kishte kumtuar një shok i Erzenit, që është edhe mik i familjes.

Sipas Zenelit, Erzeni ishte me vetëdije të plotë kur e kishte parë në spital dhe se ai vetë i kishte treguar çfarë kishte ngjarë.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk ka hapur fare hetime penale për vdekjen e kamerierit 22 vjeçar nga Vushtrria, i cili vdiq pas plagëve të marra nga zjarri i gjeneratorit në vendin ku ai po punonte.

Edhe për këtë babai i Erzenit thotë se nuk mund të përzihet në punët hetimore, por kërkoi që në të ardhmen bizneset të kenë kujdes me pajisje duke shtuar se të njëjtit duhet të marrin përgjegjësi.

Në lidhje me ndihmat financiare, babai i Erzenit tregon se nga vendi ku kishte punuar ky i fundit kanë marrë disa ndihma për të cilat është falënderues.

KLIKO KETU

 

 

 

Deputetët e pangopur të Kosovës nuk pranuan t’iu zvogëlohet paga, e rritën në 1900 euro

Periskopi.com Lajme

Një deputet i Kosovës paguhet aktualisht me rrogë prej 1400 eurosh. Por me koeficientet e ri sipas Ligjit për Paga e që do të dalë në votim së bashku me buxhetin e Kosovës për vitin 2019, të shtunën, kjo pagë arrin në 1900.

Këtë e ka bërë të ditur Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së në një debat televiziv, e ku tha se deputetja e kësaj partie Shqipe Pantina ka propozuar që koeficienti për deputetë të zbritet por nuk ka gjetur përkrahje nga deputetët e tjerë për këtë.

Kujtojmë se Kosova është një ndër vendet më të varfra në Evropë. Afro 40 për qind e rinisë sipas të dhënave janë të papunë. Por kjo duket se nuk po i pengon aspak deputetët e Kosovës. /Periskopi

Kosova provon sërish të anëtarësohet në INTERPOL

Periskopi.com Lajme

Pas dështimit në anëtarësim në organizatën e INTERPOL-it, hiq më larg se nëntorin e kaluar, Kosova po provon sërish.

Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it e cila u mbajt në Dubai, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Por kjo nuk ndaloi Kosovën që të tërhiqet nga kërkesa për tu pranuar në INTERPOL.

Në disa emaile të cilat i ka siguruar KALLXO.com thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Kryeministri Ramush Haradinaj i kanë dërguar letër sekretarit të INTERPOL-it, Jürgen Stock, për aplikim të Kosovës në INTERPOL.

Për të tetën herë radhazi Kosova po tenton të hyjë në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL.

Për tetë herë ajo dështoi për arsye të ndryshme.

Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtë vit, është ndarë një buxhet të veçantë për të lobuar ekskluzivisht në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL.