Jahjaga kërkon që në Kongresin amerikan të flitet për krimet serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga gjatë takimit që ka pasur me kongresisten amerikane, Lois Jane Frankel, ka kërkuar nga ajo mbështetje për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë.

“Nga kongresistja amerikane, Lois Jane Frankel, kërkova mbështetje për kërkesën time drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

 

Rikthehet ‘Mbreti James’, Lakers shpreson për play-off

Periskopi.com Sporti

LeBron James është rikthyer dhe është gati ti ndihmojë skuadrës së tij Los Angeles Lakers që të sigurojë play-offin.

Kalifornianët patën një muaj të gjatë e të vështirë pa patur në dispozicion basketbollistin më të mirë në botë duke rënë kështu në pozitën e 9-të në Perëndim dhe duke u larguar kështu nga zona play-off, raporton Periskopi.

Mirëpo, rikthimi i James mund ta ndryshoj situatën e krijuar së fundmi te Lakers.

Image result for lebron james injury

Lakers ndodhën në pozitën e 9-të në Konferencën e Perëndimit me rekord 26-25, ndërsa kohëve të fundit po flitet edhe për një afrim të Anthony Davis nga New Orleans Pelicans.

Pelicans nuk e lejon largimin e Davis këtë sezon, megjithatë është e sigurt që pas përfundimit të sezonit ai do të jetë lojtari më i ri i Lakers. /Periskop

Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet Milaim Zekës, e quan ‘çapaçul’ (të pavlerë)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur deputetit nga kjo parti Milaim Zekës në postimin e tij të sotëm. Zeka tha se Krasniqi po e nxit kryeministrin Ramush Haradinaj për diçka që nuk është e vërtetë duke i thënë se nëse rrëzohet qeveria fiton Haradinaj.

Por mendimet e Zekës sipas Krasniqit janë të pavlera, ashtu sic e quan ai edge vetë deputetin.
“Për mendimet, idetë e shkrimet e mija, leje nuk marr as nga Toka e as nga Qielli. Janë të drejta që i kam fituar jo pa sakrifica, djersë e mund. Çapaçulet i kuptoj për hallin që e kanë?! I kuptoj edhe për integritetin njerëzor të munguar?!”, ka shkruar Krasniqi. Tutje ai ka thënë se duhet të frikësohen “ata që nuk guxojnë ta mbrojnë shtetin e kombin”.

“P.s: Kryeministrin nuk e kam nxitur, por e kam mbështetur një vendim të koalicionit qeverisës!|, ka shkruar Krasniqi.

Ky reagim i tij vjen pasi deputeti Milaim Zeka tha se Krasniqi po e nxit kryeministrin në një konflikt me amerikanët, fundi i të cilit mund të shpjegohet më së miri nga ish kryeparlamentari Nexhat Daci.

Periskopi raportoi për këtë gjatë ditës. Lexojeni këtu postimin e plotë të Zekajt.

Ja postimi i plotë i Krasniqit si reagim ndaj kësaj:

Lubonja: A do të humbasë veriu? Thaçi: Gazivoda, veriu, Trepça, gjithmonë të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka debatuar me analistin Fatos Lubonja lidhur me epilogun e mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi.

Lubonja ka pyetur Thaçin nëse Kosova do të humbas diçka nga një marrëveshje me Serbisë, sidomos një pjesë të Mitrovicës, transmeton Periskopi.

Thaçi i përgjigjet Lubonjës duke thënë e as veriu i Mitrovicësdhe as Trepça, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kurrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë kompromisi në raport me Serbinë.

“Gazivoda, Veriu i Mitrovicës, Trepça, në asnjë rrethanë as në tavolinë nuk do të vijnë, nuk do të jenë kurrë në tavolinë për arritjen e një marrëveshje. Janë dhe do të mbeten pjesë të Kosovës. Është e përmbyllur për mua”, ka thënë Thaçi./Periskopi/

 

 

SBASHK-ut s’i han ‘palla’ për fëmijët: Mund ta kalojmë krejt vitin shkollor në grevë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të rriten pagat për 30 për qind, atëherë greva do të mbahet në afat të pacaktuar.

“Unë uroj që të shtunën deputetët të mendojnë me koka të ftohta dhe të plotësojnë kërkesat tona. Në të kundërtën, do të vazhdojnë grevat”, tha ai në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic.

Jasharaj ka theksuar se nëse buxheti votohet të shtunën dhe do të mbetet kështu projektligji për pagat, atëherë ai të dielen do thërras Këshillin Grevist, se sit ë veprohet tutje.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përfundoj viti shkollor pa ndonjë marrëveshjeje, pork a shpresuar që qeveria do të marrë vendimin e duhur.
Jasharaj ka theksuar se po kërkojnë që koeficienti të rritet ndërmjet 2-3, e jo sic është tani koeficienti 1-2.

“Ne po kërkojmë që të mos mbesim ndërmjet koeficientit 1-2, por të shkojmë nga 2-3”, tha Jasharaj, transmeton Periskopi

Thaçi e fton Sali Berishën të përballen sy më sy

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, në një debat publik.

Thaçi i ka thënë gazetarit Ylli Rakipi, në Shqipëri, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet me Berishën, i cili ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish-kryeministrit Berisha.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.

 

 

Ahmeti thotë se në asnjë dokument apo takim nuk është përmendur korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se presidenti i ka thënë që nuk ka asnjë dokument sa i përket korrigjimit të kufijve Kosovë –Serbi. Sipas Ahmetit as në Bruksel deri më tani asnjëherë nuk është përmendur një version i tillë.

“Unë e kam ngu vetëm një gazetar që ka thënë, Baton Haxhiun që kjo komunë ka me u shkëmbye me këtë …”, ka thënë Ahmeti ndër të tjerash, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë po ashtu se presidenti Hashim Thaçi ka mohuar të ketë përmendur shkëmbimin e territorit me Serbinë ndonjëherë gjatë takimeve me Ekipin e Dialogut.
Sipas tij nuk ka asnjë dokument për këtë çështje. /Periskopi

Thaçi rrëfen takimin me Carl Bildt: Më erdhi në zyrë për ndarjen e Kosovës, e përzura

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Neës24, ka folur për situatën politike në Kosovë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk do të jetë e lehtë, meqë nuk ka ndonjë zgjidhje magjike.

“Unë kam besim, do të punoj për interesin e vendit tim dhe qytetarëve”, ka thënë ai.

Thaçi ka rrëfyer edhe një takim me Carl Bildt, diplomati i cili tashmë është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

“Carl Bildt ka ardhur tek unë dhe ka thënë thjesht duhet me u nda. Ka ardhur në zyrën time ka thënë kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet. Unë i kam thënë, nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq, tung”, u shpreh Thaçi./Periskopi/

 

Konfirmohet takimi trepalësh: Challandes, Agim Ademi dhe Florent Hadërgjonaj

Periskopi.com Sporti

Ashtu edhe siç u raportua, Florent Hadërgjonaj është në bisedime me kombëtaren e Kosovës. 

24 vjeçari e kishte mundësinë më herët të përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, por zgjodhi Zvicrën, e cila e ka shpërblyer në mënyrën më të keqe, shkruan Periskopi.

Mbrojtësi i Huddersfield u refuzua vazhdimisht nga trajneri Petkovic dhe prej që ka zgjedhur kombëtaren helvetike është paraqitur vetëm njëherë.

Gazetari Arlind Sadiku ka konfirmuar se javën e ardhshme Hadërgjonaj do të takohen me trajnerin Bernard Challandes dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai më tej shton se përgjigja e Hadërgjonaj do të jetë ‘PO’, e takimi do të jetë vetëm formalitet. /Periskopi

Nëna vret dy foshnjat e saja, trupin e njërës e fshehu në një ari lodër

Periskopi.com Lajme

Një nënë e re në qytetin zviceran të Luzernit ka kryer një krim makabër, teksa mediat raportojnë se ajo lindi në shtëpi dy binjakë dhe u mori jetën atyre, duke i copëtuar pasi i plasi disa herë në mur.

Trupin e njërit prej fëmijëve ajo e fshehu në një arush gjigand, ndërsa copat e trupit të tjetrit i fshehu në një shportë lavanderie.
Një gjykatë dëgjoi dëshminë e gruas me origjinë serbe, të quajtur Jelica S., 23 vjeç.

Ajo tha se ishte e vetme, pasi ishte ndarë kohët e fundit me babanë e foshnjave dhe i kishte lindur fëmijët duke marrë instruksione nga lapotopi i saj pasi kishte kontraktime.

Ajo tha: “Nuk e dija se si të lindja një fëmijë. E mbusha vaskën me ujë kur më filluan dhimbjet, sot nuk e mbaj mend se si e kam bërë këtë, por mbaj mend që u shtriva në vaskë dhe pashë në internet se çfarë duhet të bëja”.

Jelica S. e lindi vetë fëmijën e parë, por i tha gjykatës: “Isha e frikësuar sepse nuk qante siç duhet.”

Ajo e çoi fëmijën poshtë në bodrum, ku mbante makinën e saj të larjes dhe e goditi atë dy herë në një mur, para se ta hidhte në tokë.
Jelica pastaj e mbështolli fëmijën, i cili kishte pësuar thyerje të shumëfishta të kafkës dhe një dëmtim traumatik të trurit, brenda një arushi të vjetër Mickey Mouse.
Në gjykatë, ajo tha: “Unë vetëm e vura atje, nuk e di çmë gjeti në ato momente”.

Rreth 31 orë më vonë, ajo solli në jetë djalin e saj të dytë, përsëri në banjë dhe këtë herë thuhet se lindi i vdekur. Nëna e sëmurë e mbështolli trupin e vdekur në një peshqir dhe e fshehu në një shportë lavanderie në kuzhinë.

Një ekspert i tha gjykatës se nëse Jelica do të kishte shkuar në spital pas lindjes së parë, fëmija i dytë mund të kishte mbijetuar.

Jelica, e cila jetonte në Luzern, është shpallur fajtore për vrasjen e njërit prej djemve të saj binjakë me dashje, ndërsa gjykata gjeti se një tjetër vdiq me neglizhencën e saj. Prokurorët, të cilët thanë se Jelica nuk ishin në gjendje të paguante për një abort, kishin kërkuar që ajo të burgoset për tetë vjet.
Prokurori tha: “E akuzuara ka dy fytyra, duket naive, në të vërtetë ajo ishte në gjendje të rënduar”.

Por gjykatësja e dënoi Jelicas me 12 muaj burg dhe gjithashtu i dha asaj një dënim të pezulluar shtesë prej 22 muajsh. Ajo tha në vendimin e saj se gjykata “vlerëson se fajësia faktike e krimit është shumë e lartë”, por në anën tjetër tha se “subjektivisht ishte një situatë emergjence”.

Foshnjat kanë lindur dhe kanë vdekur tragjikisht në dhjetor të vitit 2015, kur Jelica ishte 20 vjeç. /Shqip

Rasti i incestit në Gjilan, babai i foshnjës thotë se vajza e dajës e provokoi

Periskopi.com Lajme

Foshnja e ardhur në jetë nga incesti në Gjilan, u braktis nga prindërit.

Por tash për foshnjën e dy prindërve të mitur në Spitalin e Gjilanit është larguar nga spitali i qytetit.
Drejtori i spitalit Nisret Hajrullahu përmes telefonit ka thënë se foshnja është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, pasi sipas spitali nuk ka drejtë ta mbaj më shumë se një muaj.

Prindërit biologjik kanë refuzuar të kujdesen për fëmijën e tyre ndërkohë T7, ka siguruar deklaratat e të dyve dhënë në polici.

Babai i foshnjës me inicialet L.M ka treguar para hetuesve se si ka ndodhur akti që qoi deri në shtatzëninë e vajzës së dajës.

“Unë tani do ta tregoj të vërtetën pasi që më herët më ka ardhur vështir prej prindërve të mi për ta treguar të vërtetën, dhe tani dua të shtoj edhe këtë: ditën kritike kur ka ardhur E…. Unë kam qenë në oborr të shtëpisë duke rregulluar një kerr me kali, për të shkuar në mal për dru, unë u përshëndeta me te dhe jam nisur për në mal, i kam prerë drutë, e kam ngarkuar kerrin dhe i kam shitur, jam kthyer në shtëpi kam ngrënë darkë, jam pastruar, kur kam dalur nga banja, kam shkuar në dhomën time të gjumit për t’u ndërruar dhe aty ka hyrë E, dhe më ka provokuar jemi përdhelur, puthur dhe kemi bërë marrëdhënie seksuale”, ka thënë ai raporton T7. /Periskopi

Pas Boltonit, Thaçi flet në telefon edhe me Mitchellin

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se një bisedë telefonike sot e ka pasur edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ëess Mitchell, me të cilin ka biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe situatën politike në vend.

‘’Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ëess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike ‘’, ka shkruar Thaçi, transmeton Periskopi.

Kujtojmë që Thaçi gjatë ditës pati një bisedë telefonike edhe me Këshilltarin për Siguri në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

‘’Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme’’./Periskopi/

 

 

Ahmeti: Të ulemi bashkë me PDK dhe Haradinajn dhe të gjejmë zgjidhje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD-së, njëherit bashkë kryesues i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti ka folur rreth presioneve për taksën në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit.

Ai ka thënë se është e padrejtë të kërkohet nga kryeministri Ramush Haradinaj të gjejë zgjidhjen për taksën, pasi që të gjithë deshën të marrin lavde për vendosjen e taksës sidomos nga koalicioni qeverisës.

Sipas tij të gjithë duhet të unifikohen për të gjetur zgjidhjen. Ai tha se si PSD kanë propozuar që Serbisë t’i vihen kushte.

“Propozimi jonë edhe si PSD ka qenë një listë të kushteve që të japim që Serbia të plotësojë që ta suspendojmë taksën. Një ka qenë që Vuçiq të merr zotim publik që për 90 ditë të ndaljes së taksës do të ndalet edhe politika për lobimin e çnjohjejeve”, ka treguar Ahmeti, transmeton Periskopi.

Sipas tij tregun e Kosovës po e merr falë Serbia derisa kjo ka marrë 50 veprime kundër Kosovës andaj sipas tij nuk duhet të i ipet tregu falas ngase po punojnë kundër shtetësisë. /Periskopi

Lista Serbe proteston nesër para zyrave të BE’së dhe EULEX’it

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka ftuar që gjithë qytetarët që nesër të bëhen pjesë e një proteste para zyrave të Bashkimit Evropian dhe të EULEX.

Me anë të kësaj proteste ata do të kundërshtojnë “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Simiq ka thënë se Prishtina ka paralajmëruar aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe gjithë pjesës veriore.

Ai ka thënë se Lista Serbe do t’ju japë përkrahje të gjitha protestave dhe ka thirrur qytetarët që të jenë paqësorë nesër në orën 12:00 për siç ka thënë për të kundërshtuar planet e përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Ish-futbollisti i Tiranës transferohet te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Tiranës, Marveille Ndockyt është transferuar te Barcelona B në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. 

20 vjeçari erdhi në kryeqytetin e Shqipërisë në sezonin 2016/2017, pasi u transferua nga ekipi afrikan Leopards, shkruan Periskopi.

Paraqitjet e tij ishin mbresëlënëse, ani pse asokohe ishte vetëm 18 vjeçar. Ai u paraqit 29 herë me fanellën ‘bardheblu’ dhe shënoi pesë gola.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

KF Tirana e shiti te Getafe para 2 vitesh për 600 mijë euro, ndërsa sot është konfirmuar se ai do të jetë pjesë e Barcelonës B.

Me paraqitjet e tij ndoshta mund ta shohim në një të ardhme të afër me fanellën e ekipit të parë katalanas. /Periskopi

Deputeti i AAK-së thotë se nuk do të ketë probleme në seancën për buxhetin

Periskopi.com Lajme

Blerim Kuçi, deputet i AAK-së, ka thënë se nuk pret që Buxheti 2019 të ketë problem që të miratohet në Kuvend.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se edhe opozita do të votojë pro buxhetit, në seancën që do të mbahet të shtunën.

“Buxheti nuk mendoj që është problem të kalojë. Kam një bindje që edhe një pjesë e opozitës do të votojë edhe pse ishte e zëshme shumë kundër”, ka thënë ai, raporton Koha.net dhe transmeton Periskopi.

Skuadra nga Premier Liga transferon një ‘robot’ (Video)

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Premier Liga me emrin Burnley që aktualisht po përballet me sfidën e rënies nga liga më e fortë në botë, ka bërë një blerje mjaft të përçudshme, transmeton Periskopi.

Burnley ka arritur që ta ndërrojë Sam Vokes-in me Peter Crouchin e moçëm.

Crouch njihet si festues i golave përmes stilit të robotëve, që ka bërë që ekipi i tij i ri ta prezantojë pikërisht si një robot.

Ai te Burnley do ta bartë numrin 15. Deri tash, 38 vjeçari i gjatë 2 metra i ka shënuar 145 gola kampionalë.

 

Nipi i Haradinajt himnizon korrigjimin e kufijve: Gurshkulësi i kufijve

Periskopi.com Lajme

Luan Haradinaj, djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinajt dhe aktualisht pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka publikuar sot një fotografi të axhës së tij, emrin e të cilit mban, ish ushtarit të UÇK-së Luan Haradinaj.

“Gurëshkulësi i kufinjëve”, e quajti ai axhën e tij Luanin dhe publikoi një fotografi të tij.

Ja postimi i tij:

Kujtojmë se Luan Haradinaj, kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në atë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

Ata kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar. /Periskopi

Ky është djali i mohuar i Edi Ramës, tridhjetë vjeçari (Foto)

Periskopi.com Lajme

Çështja jo pak e përfolur në media për atësinë e mohuar para trupit gjykues nga Edi Rama për të birin e tij Grigorin zbardhet nëpërmjet një dokumenti të vendimit të gjykatës. Ky dokument nuk publikohet për herë të pare, por Citynews ka mundur të sigurojë një kopje të tij.

Edi Rama është paditur në gjykatë nga ish-bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi, për mospranim të atësisë për djalin e tyre Grigor i lindur në vitin 1990.

Sipas këtij vendimi i padituri Edi Rama ka ngritur pretendimet se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore, sepse ka qenë i sëmurë dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija e tij. Meqenëse Rama më pas ka refuzuar të bëjë kontrollet e duhura mjekësore për vërtetim të pretendimeve të tij, gjykata e ka marrë të mirëqenë atësinë e tij për djalin, Grigor.

Por në fakt nuk është kjo pika më delikate e vendimit. Akuza e ngritur e Edi Ramës në atë kohë bazuar në paranojat për një marrëdhënie të mundshme të aluduar mes ish-bashkëshortes së tij Makoçi dhe të atit gjatë pushimeve me prindërit e tij në Vlorë, ku ai nuk ishte i pranishëm, është një pikë që dëshmon edhe problemet e personalitetit të piktorit në atë kohë, por të një njeriut në dorën e të cilit janë fatet e vendit tonë sot.

Më poshtë teksti i dokumentit në foto:

“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10. 1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Grigor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, I padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija e tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë”.

Z-Mobile i kërkon Gjykatës ta detyrojë Telekomin t’ia paguajë 30 milionë euro gjobë

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Prishtinës, sot trajtoi kërkesën e Z-mobile-it ndaj Telekomit të Kosovës lidhur me njohjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit me të cilën ishte vendosur që Telekomi obligohej t’i paguante Z-Mobile-it shumën prej mbi 30 milionë eurove, përfshirë këtu edhe kamatën e cila pritet të përcaktohet.

Të pranishëm në seancë ishin përfaqësuesi i Z-Mobile (Dardafon Net LLC), avokati Vyrtyt Ibrahimaga si dhe përfaqësuesi i Telekomit të Kosovës, avokati Gazmend Nushi.

Me fillim të hapjes së seancës gjyqësore, përfaqësuesi i Z-Mobile-it avokati Vyrtyt Ibrahimaga deklaroi se mbetet pranë kërkesës për njohje të vendimit të arbitrazhit.

Ndërsa përfaqësuesi i Telekomit, avokati Gazmend Nushi fillimisht kërkoi nga Gjykatësi i çështjes, Murat Paçarada që ta ndërpres procedurën lidhur me këtë çështje kjo për shkak të ekzistimit të një procesi penal i cili ende është aktiv ndaj të pandehurve të cilët akuzohen po për këtë objekt të shqyrtimit.

Avokati Nushi tha se lënda momentalisht ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe meqë kjo Gjykatë ende nuk ka vendosur atëherë avokati tha se ky proces vazhdon të jetë ende aktiv. Prandaj kërkoi nga Gjykata që të marrë aktvendim për ndërprerje të procedurës pranë departamentit për çështje ekonomike derisa të përfundoj procedura penale.

Lidhur me propozimin e përfaqësuesit të Telekomit, kundërshtime pati nga përfaqësuesi i Z-mobile-it i cili tha se nuk po e kupton arsyen e kësaj kërkese dhe cila do të jetë dobia e PTK-së në prolongimin e këtij procesi pasi që sipas avokatit Ibrahimaga, për çdo prolongim të kësaj procedure PTK-ja do të jetë përgjegjëse për kamatat shtesë të cilat do të aplikohen për çdo ditë të prolongimit të procedurës së njohjes dhe ekzekutimit.

E një propozim i tillë nga përfaqësuesi i Telekomit të Kosovës, për ndërprerje të kësaj procedure deri në përfundim të procedurës tjetër penale, u refuzua nga Gjykatësi Murat Paçarada, me ç ‘rast u vazhdua më tej me procesin.

Tutje përfaqësuesi i telekomit, avokati Gazmend Nushi tha se qëndrojnë prapa kundërshtimeve lidhur me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për të cilën tha se ka vendosur për çështje të cilat janë jashtë kompetencës së saj, çështje të cilat tha se hyn në kompetencë ekskluzive të gjykatave vendore.

Këtë pretendim avokati Nushi e bazoi në procedurën administrative të cilën tha se Z-Mobile e kishte filluar pranë Gjykatës Administrative në vitin 2013, me c ‘rast tha se është kërkuar e njëjta gjë e cila është kërkuar edhe në procedurën e arbitrazhit.

Prandaj sipas avokatit Nushi në një situatë të tillë kur një kërkesëpadi është iniciuar pranë Gjykatave vendore për të njëjtën çështje nuk mund të niset procedura e arbitrazhit.

Ai madje tha se me vendimin e arbitrazhit është cenuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, pasi që sipas avokatit Nushi arbitrazhi ka ndërhyrë në kompetencën ekskluzive të Gjykatave vendore.

Krejt në fund avokati Nushi, propozimin e Z-Mobile e konsideroi si tentativë për ta vënë në lajthim Gjykatën, kjo pasi sipas tij, qysh me 24 maj të vitit 2017 palët kishin lidhur marrëveshje për ekzekutim të vendimit final, me ç ‘rast tha se janë paguar 4.192.292.01 euro por që më pas këtë marrëveshje e kishte shkëputur Z-Mobile, për çka Nushi deklaroi se objekt i shqyrtimit nuk mund të konsiderohet mos zbatimi i marrëveshjes nga ana e telekomit por e kundërta.

Përndryshe përfaqësuesi i Telekomit i propozoi Gjykatës që ose ta refuzoj në tërësi propozimin e Z-Mobile për njohje dhe ekzekutim ose pjesërisht ta njoh propozimin dhe ekzekutimin duke i zbritur nga petitumi i vendimit final, vlerat milionëshe të cilat sipas avokatit janë përllogaritur në kundërshtim të plotë me legjislacionin, normat imperative dhe me rendin publik të Republikës së Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesi i Z-Mobile, avokati Vyrtyt Ibrahimaga deklaroi se ai fare nuk e konteston faktin se Telekomi i ka paguar Z-Mobile shumën prej 4.192.292.01 eurove mirëpo sipas avokatit në këtë procedurë nuk trajtohen vlerat e paguara pas vendimit të dhe se në procedurën e përmbarimit do të zbriten vlerat e paguara nga PTK.

Përfaqësuesi i Z-Mobile tha se objekt i kësaj procedure nuk është vlera përfundimtare të cilën PTK do të duhet të ja paguaj Z-Mobile-it por se objekt i shqyrtimit është njohja e vendimit të huaj.

Kurse sa i përketë kontratës në mes të Z-Mobile e PTK për të cilën përfaqësuesi i PTK-së deklaroi se Z-Mobile e kishte shkëputur, avokati Ibrahimaga tha se arsyeja e shkëputjes së kontratës ka pasur të bëjë me faktin se PTK edhe pas 6 muajve nga vendimi i arbitrazhit kishte refuzuar ta zbatoj vendimin dhe se edhe pas lidhjes së marrëveshjes në mes të Z-Mobile e PTK, kjo e fundit nuk i është përmbajtur kontratës për ekzekutim dhe për këtë shkak Z-Mobile është detyruar që ta shkëpus marrëveshjen.

E lidhur me kompetencën e Gjykatave, përfaqësuesi i Z-Mobile tha se PTK-ja këtë çështje e ka adresuar edhe në procedurë të arbitrazhit pastaj edhe në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe se që të dyja kanë vendosur që tribunali i arbitrazhit ka pasur kompetencë edhe territoriale edhe lëndore për të nxjerrë vendimin e arbitrazhit.

Sipas këtyre që u thanë më lartë përfaqësuesi i Z-Mobile i kërkoi Gjykatës që të vendos sipas kërkesës së Z-Mobile dhe në atë mënyrë të njohë vendimin e arbitrazhit të huaj dhe konform ligjit për arbitrazhin e Kosovës ta detyroj PTK-në ti bartë shpenzimet e procedurës duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e përfaqësimit.

Lidhur me pretendimet e Z-Mobile, Gjykata do të vendos jashtë shqyrtimit gjyqësor.

Arbitrazhi

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”. Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim. Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare, sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G. E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Kujtojmë se lidhur me marrëveshjen më mes të Z-mobile dhe Vala, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj krerevë të telekomit Agron Mustafës, Ejup Qerimit e Rexhë Gjonbalajt.

Agron Mustafa dhe Ejup Qerimi, në kohë të ndryshme, kanë mbajtur pozitën e kryeshefit të Telekomit. Ndërsa, Rexhë Gjonbalaj ka qenë kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës.

Aktakuza ka pasur të bëjë me veprimet që i kanë paraprirë vendimit të Gjykatës dhe pastaj kontestit në arbitrazh, e të cilat u përmbyllën me marrëveshjen në mes të Z-mobile dhe Valës.

Por në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Themelore duke i marrë për bazë kërkesat e mbrojtësve për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës, kishte vendosur që të hedhë poshtë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

Sipas vendimit të Gjykatës të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Prokuroria Speciale nuk e ka mbështetur aktakuzën me asnjë provë të besueshme.

Tutje në aktvendim thuhet se me asnjë provë nuk është vërtetuar se të pandehurit kanë pasur për qëllim t’i shkaktonin dëm të dëmtuarës “DARDAFON”.

Me rastin e marrjes së këtij vendimi Gjykata ka udhëzuar kompaninë e dëmtuar “Dardafon.net”, në kontest civil./Kallxo.com