Osman Ejupi që punësoi 4 fëmijët në Telekom nuk doli fare në punë të enjten

Periskopi.com Lajme

Personazhi më i përfolur i 24 orëve të fundit, anëtari i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, Osman Ejupi nuk është paraqitur të enjten në vendin e tij të punës, merr vesh KTV-ja.

Një ditë pas raportimit se punësoi të 4 fëmijët e tij në ndërmarrjen ku është drejtor, Kohavisioni sërish ka provuar të flasë me Ejupin, por edhe pse është përgjigjur në telefon ai e ka ndërprerë atë kur e ka kuptuar se kush e thirrur.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka paralajmëruar mundësinë e shkarktimit të Ejupit, për shkak të nepotizimit.

Zbutet Daçiq: Shqiptarët e serbët duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se dy popujt duhet të bisedojnë sinqerisht për problemet dhe duhet të mos mendojnë se interesat e serbëve dhe të shqiptarëve janë në kundërshtim njëri me tjetrin.

Sipas tij dhe siç përcjell tanjug, duhet të flasin hapur se dy popujt mund të t’i ndihmojnë njëri-tjetrin.

Daçiq ka shtuar se është me rëndësi përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, serbëve e shqiptarëve.

“Kur flasim për Shqipërinë, gjithsesi që duhet të flasim edhe për Kosovën. E kur flasim për Serbinë duhet të flasim edhe për Republikën Serbe” , citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai ka përfunduar se të gjitha problemet ndërmjet serbëve e shqiptarëve është dashur të zgjidhen me Shqipërinë, pasi kjo sipas tij, do të ishte zgjidhje më e mirë se sa njohja e pavarësisë e Kosovës.

Fotografi e qartë e Rrëqebullit në malet e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Fotografi Fatos Lokaj, ka publikuar një fotografi të një kafshe që rrallë shihet në malet e Kosovës.

Rrëqebulli shihet më qartë se kurrë në këtë fotografi.

Nuk dihet se në cilat male është bërë kjo fotografi.

Në postimin e Lokajt shkruan:

“Bashke me qytetaret te perkushtuar ne perkrahjen e vlerave kombetare. Foto nga programi per rimekemjen e rreqebullit/ ERA-BLRP”

Shiltonit ende i ‘djeg’ goli me dorë i Maradonas: Duhet të kërkojë falje

Periskopi.com Sporti

Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga goli më i famshëm i shënuar me dorë në një ndeshje futbolli.

Ai i shpikur nga Diego Armando Maradona në Botërorin meksikan do të mbetet një plagë e hapur për të gjithë tifozët anglezë, si ata që e përjetuan drejtpërdrejt dramën e kombëtares, edhe ata që kanë gjithçka të treguar dhe me imazhe nga interneti.

Portieri që pësoi golin më të famshëm të historisë së futbollit, Peter Shilton pretendon tani ndjesë publike nga kampioni argjentinas, si kushti i vetëm për ta takuar.

Tabloidi “The Sun”, që ka programuar një vizitë në Angli në qershor, ftoi ish-mbrojtësin ekstrem që të harrojë të kaluarën, por ftesa nuk u pranua plotësisht.

“Një pjesë e imja më thotë që të eci përpara, por tjetra refuzon. Maradona duhet të kërkojë falje për atë që bëri. Atë ditë në fushë, në Botërorin e Meksikës ishim të dy kapitenë”, tha ish-portieri anglez Peter Shilton.

Në vitin 2016, ai refuzoi të takonte ish-futbollistin argjentinas, por këtë herë po lëkundet. Në harkun e 3 dekadave, Maradona nuk është penduar kurrë për atë që argjentinasi, asokohe e cilësoi si një gol të shënuar me “Dorën e Zotit”. /Periskopi/

Grabitje në një market në Ulpianë

Periskopi.com Lajme

Një grabitje ka ndodhur këto orët e vona tek marketi Maxi në lagjen  Ulpianë.

Nuk dihen detaje rreth këtij rasti, policia gjendet aktualisht në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.

SHBA-të ofrojnë 1 milion dollarë për atë që e gjenë djalin e Osama bin Ladenit

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ofrojnë 1 milion dollarë për atë i cili gjen Hamza bin Laden, të birin e Osama bin Ladenit.

Osama bin Laden, ishte lider i al-Kaeeda-s, ndërsa raportohet se edhe djali i tij që nga viti 2015 është pjesë e këtij grupi.

Edhe kohë më parë Hamza bin Laden, njëri nga djemtë e Osama bin Ladenit, zyrtarisht pati hyrë në listën e terroristëve global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2017-të.

Nesër nxehtë, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Periskopi.com Lajme

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan IHMK.

Portieri refuzoi të priste penaltinë, merr këtë dënim të ashpër

Periskopi.com Sporti

Portieri i Long An, Nguyen Minh Nhut, disa ditë më parë përballë Ho Chi Minh City protestoi ndaj vendimit të arbitrit, duke refuzuar të priste penalltinë e kundërshtarëve.

11-metërshi i dyshimtë i akorduar në minutën e 80-të të lojës, kur rezultati ishte në barazim 2-2, u shoqërua me kontestime nga skuadra mike.

Madje, ekipi u largua nga fusha e lojës, për t’u rikthyer përsëri disa çaste më pas. Megjithatë, vendimi nuk ndryshoi edhe penalltia u godit, përcjell Periskopi.

Portieri që refuzoi të priste penalltinë, ashtu si edhe kapiteni i skuadrës mike, Thanh u pezulluan për dy vjet nga futbolli, ndërsa ndëshkimi për trajnerin ishte tre vjet skualifikim.

Federata e Vietnamit i argumentoi dënimet si “mungesë respekti ndaj vendimit të arbitrit, me veprime që i shkaktuan dëme reputacionit dhe nderit të Federatës”. /Periskopi/

Ahmeti: Koalicioni qeveritar jofunksional, katastrofë nëse hiqet taksa tash

Periskopi.com Lajme

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se koalicioni qeverisës aktualisht është jofunksional ndërsa iu është referuar veprimeve të fundit për çështjen e vendimit të taksës ndaj mallrave serbe.

Ahmeti në Zona e Debatit, tha që kjo qeveri nuk po mban komunikim mes vete sa i përket këtij vendimi, derisa pohoi që edhe nëse kjo tarifë revokohet pa arritur kërkesat e deritashme do të ishte e rëndë për Kosovën.

”Koalicioni qeverisës është jofunksional”.

”Nuk është komunikim normal i një qeverie që i mbron interesat e shtetit. Po të ishin të gatshëm PDK të shkojnë në zgjedhje dhe partitë tjera, do të shkonin”.

”Ky është problem thelbësor. Taksa nuk është e vërtetë apo qëllim në vetvete. Taksa nuk është politikë, por nuk është përdorur si politikë ekonomike por si politikë e jashtme”.

”Nëse je politikan dhe je Qeveri e e përfaqëson dikë për mua është levë negociuese. Unë jam pro negociimit të taksës”.

”Ta largosh taksën pas gjithë këtij muhabeti e mos të fitosh asgjë prej saj është katastrofë – është ”qull”, ka thënë Ahmeti.

”Nëse kërkesa për taksën është njohja atëherë delegacioni shtetëror s’ka asnjë kuptim. PSD-ja nuk ka asnjë kuptim të angazhohet në asnjë delegacion shtetëror, kur thuhet se nuk ka dialog pa heqje takse”.

”Qëndrimi i SHBA-ve është më i rëndi që kam parë ndonjëherë unë, nuk kam parë ndonjëherë Amerikën në raport me neve”.

”Ka ndëshkime, e mjaftueshme është të të thotë Amerika që ”unë këtë dialog nuk e përcjellë dhe kaq”’.

”Jam asbolutisht kundër heqjes së taksës në të thatë – me u heq taksa pa fituar asgjë është e rëndë”.

 

Rama dhe Thaçi shihen duke darkuar sonte në Tiranë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës.

Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të  Ramë kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.

Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto të posaçme.

Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë.

Kosova dhe Shqipëria me sy nga Bundesliga, 4 yje që mund t’i rrëmbejë

Periskopi.com Sporti

Bundesliga është një ndër kampionatet më elitarë në Evropë.

Megjithatë, ky sezon si rrallë herë më parë ka në katër talente shqiptarë, që teorikisht mund të luajnë me kombëtaren e Shqipërisë ose Kosovës.

Lojtari më i afirmuar është padyshim Elvis Rexhbecaj. Mesfushori 21-vjeçar është kthyer në një lojtar që shpesh është pjesë e formacionit titullar te  Wolfsburgu.

I dytë në radhë është Meritan Shabani i Bayernit të Munichut. Futbollisti shqiptar konsiderohet si një ndër lojtarët me premtues të akademisë së kampionëve të Gjermanisë.

Ofertat për ta huazuar atë nuk kanë munguar madje gjatë janarit 19-vjeçari ishte pranë kalimit te Ajaxi i Amsterdamit.

Kalojmë te Hanoveri, ku Florent Muslija është pjesë e rregullt e skuadrës së parë. I riu shqiptar u ble nga Karlsruhe dhe aktivizohet si mbrojtës ose mesfushor krahu.

Më i riu i shqiptarëve të Bundesligës është Leon Dajaku i Shtutgartit. Sulmuesi me origjinë shqiptare është vetëm 17 vjeç dhe ka mbi shpinë dy aktivizime në kampionat.

Kosova dhe Shqipëria janë gjithmonë me një sy nga katër talentet, por duhet treguar durim pasi në lojë është dhe Gjermania. Të katërt futbollistët premtues aktivizohen me kombëtaret e moshave të katër herë kampionë të botës.

Ramadani thotë se Vuçiq ka kërcënuar Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani i ka cilësuar si kërcënim, deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie.

Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se gjuha e tillë është e papranueshme dhe sjellë vetëm tensione.

Sipas tij, këto deklarata tregojnë synimet që shteti serb ka ndaj Kosovës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se presidenti serb, duhet ta kuptojë që koha e gjenocidit dhe spastrimit etnik ka përfunduar.

“Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.

Zogaj: Nëse Haradinaj s’do ta kishte taksën, me çka do ta mbronte Kosovën

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka pyetur se me çka do ta mbronte Haradinaj Kosovën nëse s’do të ishte taksa.

Sipas Zogajt, vendosja e taksës ka qenë vendim qesharak, duke pyetur se pa të, çfarë plani rezervë ka kryeministri, trasmeton Periskopi.

Kujtojmë që Haradinaj nuk po zbrapset nga vendimi i tij përkundër presioneve të vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Ja postimi i Zogajt në Facebook:

Taksa ka qene vendim qesharak prej propozuesve e deri tek besimtaret e saj tash. Nese taksa po e mbrone Kosoven nga nje marreveshje e demshme, po sikur te mos ishte kjo takse, me cka Haradinaj do ta mbronte Kosoven nga nje marreveshje e pafavorshme? Sepse sic e dime, taksa ka ardhe si ide ad-hoc, e jo veprim i menduar e strategjik. Pra, cka do te bente Haradinaj pa taksen, a kishte nje plan rezerve? Cila ka qene qasja strategjike e Haradinaj per Kosoven dhe dialogun e Brukselit? Konference nderkombetare? A eshte dikush qe dine me e shpjegu nje pozicion te qeverise Haradinaj, pa taksen ne tavoline, si mbrohet Kosova dhe si dilet fitues nga dialogu?

Nderkohe qe, mos te harrojme, eksportet serbe ne Kosove jane vetem 3% e eksporteve te ketij shteti. Pra, ekonomikisht, kurrfare demi te madhe nuk po i shkaktojme Serbise, a po, po i japim arme te forte per ta konsolidu raportin me shtetet tona partnere, duke u demtu ne si Kosove./Periskopi/

Mirena: Tema e taksës i konvenon Qeverisë sepse të gjithë merren me të, e jo me probleme të tjera

Periskopi.com Lajme

Analisti Ilir Mirena sonte duke folur në Zona B për taksën dhe presionin e SHBA’së ndaj Kosovës për shfuqizimin e kësaj mase, ka thënë se raportet me vendin mik kurrë s’do të jenë si më parë.

‘’Taksa përpos dëmeve që ia ka bërë Kosovës,  ka sjellur edhe prishjen e raporteve të cilat s’do të jenë kurrë siç kanë qenë. Dëme ka sjellur edhe në politikën e brendshme. Ka 20 vite që ka përfundu lufta dhe ne po merremi me tema të njejta. Po lihet anash keqqeverisja, kontratat, nepotizmi, shfrytëzimi i rezervave, e shumë tema tjera.  Po heshtet, kurse në shoqëri po flitet veç për taksën e dialogun. Kjo është tragjike. Për Qeverinë është mirë sepse askush nuk po merret me problemet në vend’’, ka thënë Mirena.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Kosovë, një delegacion amerikan i kryesuar nga John Earth dhe Brad Berkley, kanë paralajmëruar si sanksion të radhës  për mos heqjen e taksës, edhe tërheqjen e trupave të tyre nga baza e Bondstilit./Periskopi/

 

 

Dhëndrri i Kosovës: 5 fakte interesante që nuk i dini për ambasadorin britanik, Ruari O’Connell

Periskopi.com Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, përpos detyres së tij që e kryen në shtetin tonë, njihet edhe si një përkrahës i madh i Kosovës, e i çdo suksesi të vendit.

O’Connell ka ardhur nga Southamptoni i Anglisë në Kosovë, për të kryer punën e tij si Ambasador.

Më poshtë mund t’i lexoni 5 faktet që ndoshta nuk i keni ditur për ambasadorin O’Connell, transmeton gazeta metro.

1.Ambasadori britanir Ruairi O’Conell është edhe dhëndërr i Kosovës. Ai është i martuar me një gazetare nga Kosova, me të cilën ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

2. Puna e tij si ambasador, nuk është hera e parë që e solli në Kosovë. Ai ka shërbyer në misionin diplomatik të Britanisë së Madhe prej janarit të vitit 2004 deri në qershor të vitit 2008.

3.O’Connell ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

4.Ambasadori flet rjedhshëm 4 gjuhë. Atë shqipe, franceze, ruse dhe serbe.

5. O’Conell ka përfunduar studimet në Universitetin UCL dhe Oxford.

Tronditet Spanja: Një gjyqtar italian drejton ndeshjen Juventus – Atletico

Periskopi.com Sporti

Mediat në Spanjë janë tronditur me raportimet e fundit që një gjyqtar italian do ta drejtojë ndeshjen e dytë mes Juventusit dhe Atletico Madrid. 

Roberto Rosetti është emri që po spekulohet se do jetë gjyqtari kryesor i një ndër ndeshjeve më interesante të kësaj faze në Ligën e Kampionëve.

Për t’i shtuar edhe më shumë dyshimet, Rosetti vjen nga qyteti i Torinos, nga vjen edhe ekipi i Juves, përcjell Periskopi.

Image result for Roberto Rosetti

Të përditshmet spanjolle kanë ngritur dyshime se kjo po bëhet me qëllim që të ndihmohet ‘Zonja e Vjetër.

Këta të fundit humbën ndeshjen e parë 2-0, me golat e Godin dhe Gimenez.

Megjithatë, tërë këto spekulime nuk pritet të jenë të vërteta, pasi asnjëherë në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian nuk ka ndodhur që një gjyqtar me prejardhje të njëjtë si një nga klubet të gjykojë një ndeshje. /Periskopi/

MPB mohon se ministri Mustafa u rrah me këshilltarin e tij në zyre

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas raportimit të një televizioni se ministri, Ekrem  Mustafa ishte përfshirë në një incident në zyrën e tij.

MPB e quan lajm të rremë dhe tendencioz.

“Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falënderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

 

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër” të datës 28 shkurt 2019:

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe profesional, njofton opinionin publik se lajmi i prezantuar në kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër”, është i pavërtetë dhe tendencioz, qëllimkeq dhe si i tillë tenton të dëmtojë integritetin dhe autoritetin e Ministrit të MPB-së z.Ekrem Mustafa.

Intervista e cila është realizuar dhe deklarimi i ministrit z.Mustafa, është tentuar të nxirret nga konteksti duke synuar kështu që ministri dhe stafi i MPB-së të portretizohen në një kontekst negativ.

Titulli i kronikës “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër” – dhe i gjithë narracioni i ndërtuar në kronikë tregon qartazi tendencën e kronikës dhe për më keq tenton të krijoj përshtypjen që autoriteti i Ministrit sfidohet nga një zyrtar i cili emërohet dhe lirohet nga detyra nga vet ministri.

Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falenderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore.

Të qenit autoritet publik dhe përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, na detyron ligjërisht dhe moralisht të ndjekim afër raportimet e mediave si bashkëpunëtor kryesorë në përmbyshjen e detyrave. Çfarëdo raportimi i tillë i pavërtetë dhe tendencioz si ky i apostrofuar në këtë reagim, nuk e zbehë, por përkundrazi e betonon fuqishëm vlerësimin dhe konsideratën e lartë për gazetarinë profesionale, të lirë dhe të pavarur.

Ronaldo është me fat, shikoni tifozen që ‘çmendet’ pas tij (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Joselyn Cano, modelja amerikane e rrobave të banjos me rreth 11 milionë ndjekës në Instagram, është padiskutim tifozja më e madhe në botë e Cristiano Ronaldos.

Modelja ka rrëfyer se ka kaluar orë të tëra duke parë video të yllit portugez.

Si një fanse e Ronaldos nga ky sezon, bukuroshja seksi është gjithashtu një tifoze më shumë e Juventusit, që shpreson të festojë bashkë me “Zonjën e Vjetër” në fund.











 

Ahmeti: Qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës, më i rëndi prej se e mbaj në mend

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së dhe bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti ka thënë se qëndrimi aktual i SHBA’së është më i rëndi prej se e mban në mend, transmeton Periskopi.

”Ky qëndrim i SHBA’së është qëndrimi më i rëndë që e mbaj në mend. Nuk kam pa që kanë folë najherë kështu me neve. Por nuk dua të bëj panikë. Po e shohim që në tri vitet ku SHBA është tërhequr pak nga Kosova, ne jemi këtu ku jemi. Pasojat po vijnë nga shmangia e Amerikës’’, ka thënë Ahmeti në Zona B.

Tutje ai tha se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë aspekt. Sipas tij vetëm është përmendur si masë ndaj Kosovës nëse nuk e heqë taksën.

”Nuk është  vendim zyrtar por është përmend si masë që mund të merret nëse vazhdon taksa tutje’’, ka thënë Ahmeti./Periskopi/

Konjufca: Me këmbët në tavolinë, me çaj e kikirika po e pres Molliqajn me i qitë faktet për SHIK

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjifca ka thënë se ka 30 net që po e pret ish-anëtarin e VV-së, Dardan Molliqajn, që të nxjerrë faktet për pretendimin që Konjufca ka punuar në SHIK. Për këtë Konjufca ka paditur për shpifje Molliqajn.

“Të bëhesh aq i poshtër sa ta goditësh njeriun në reputacion, mua më prek shpifja. Me më thënë që Vetëvendosje e ka gabim, nuk më prek se unë të them pse e ka gabim por nëse rren diçka për mua, për besë të çoj në gjykatë se ke rrejt. Çdo natë po i qes këmbët mbi tavolinë, po e marr një tas me kikirika dhe po pi çaj e po pres kur ka me dal Dardan Molliqaj në televizion dhe të tregojë se kam qenë në SHIK. Unë po pres çdo natë para televizorit, çdo natë. Nesër bëhet dita e 31-të, për çdo ditë që shkon rrena e Dardanit po bëhet më e madhe”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Ndër tjera Konjufca ka folur edhe për Dardan Molliqajn ku ka thënë se beson që ka njerëz të mirë në PSD të cilët ai nuk mund t’i manipulojë.

“Këtë e keni dëgjuar prej një njeriu dhe prej një tjetri, të cilin e ka manipuluar ky njeri. Por jashtë asaj që e thotë ky, s’mund të gjeni asgjë që e dëshmon këtë. Megjithatë, nuk mendoj që Dardan Molliqaj mund t’i manipulojë të gjithë sepse aty (PSD) mund të ketë edhe njerëz me dinjitet”, ka thënë ai.