Isufi: Koalicioni po funksionon, s’ka zgjedhje të reja

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka mohuar se koalicioni qeverisës ndodhet në krizë.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se dallimet eventuale për ndonjë çështje të caktuar do të ndikojnë në zbehjen e raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Isufi ka treguar edhe se si mund të tejkalohen këto dallime.

Nënkryetari i AAK’së nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë.

Sipas tij, për një gjë të tillë nuk shihet interesim as te dy partitë më të mëdha opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje.

Isufi ka theksuar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë.

Molliqaj mbështet Kastratin, VV e quan ‘sekt vajtues’

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD-ja, Dardan Molliqaj, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, pas kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kastrati njihet për punën e tij të shkëlqyeshme si kryetar jo vetëm në Kamenicë, por në mbarë Kosovën, por të pakënaqur me të janë vetëm Sekti VV, të cilët çdo ditë gjejnë diçka për të vajtuar.

“Në mungesë të veprimeve konkrete dhe me xhelozi të madhe ndaj aktivitetit politik të PSD-së, vajtimi tashmë iu është bërë përditshmëri. Ndryshe nuk ka se si të arsyetohen reagimet e tyre të kësaj jave kundër Qëndronit dhe kundër vendimit të PSD-së që gratë dhe burrat të përfaqësohen 50/50 në të gjitha organet e partisë sonë. Por ata le të vazhdojnë të vajtojnë, ndërsa ne do të vazhdojmë me politikat tona socialdemokrate që po përqafohen nga qytetarët çdo ditë e më shumë. Vazhdo me punën e mirë Qëndron”, shkruan Molliqaj.

Dridhjet në dorën e majtë, a paralajmërojnë sulm në zemër?

Periskopi.com Shëndeti

Dridhjet në duar mund të jetë me të vërtetë një shenjë e problemeve të zemrës dhe lidhet me shumë sëmundje të tjera.

“Gjembat” janë më shpesh rezultat i presionit në enën e gjakut ose nervore, gjë që e bën gjakun të lirë të rrjedhë në inde. Rezultati është zvogëlimi i hyrjes së oksigjenit në muskujt, gjë që shkakton ndjenjën e ferrave në duar, transmeton KosovaPress.

Ndonjëherë kjo është vetëm për shkak të pozicionit të gabuar të trupit, kur një lëvizje ose pozitë e caktuar mbyll një arterie që ka ndonjë kthesë të mprehtë në rrugën nga gjoksi deri në dorë.

Megjithatë, në disa raste, shkaqet janë sëmundje dhe kushte të ndryshme që rezultojnë në shtypje ose presion në nervin ose enën e gjakut.

Shkaqet më të zakonshme të këtyre simptomave janë:

  1. Dëmtime nervore,
  2. Sulme në tru ose në zemër,
  3. Sindroma e tunelit karpal,
  4. Presioni nervor,
  5. Presioni mbi enët e gjakut,
  6. Mungesa e mineraleve dhe vitaminave specifike në trup,
  7. Toksina dhe ilaçet.

Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe varet prej tyre, se si do t’i qasemi problemit dhe se si do ta zgjidhim atë.

Dridhja në duar mund të jetë edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12 dhe magnezit. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve është e shpeshtë te personat që konsumojnë alkool dhe për këtë arsye mund të ndjejnë dridhje në duar. Përveç kësaj, ata i takojnë edhe grupit të rrezikuar për dëmtim të nervave.

Varësisht nga diagnoza, do të bëhet edhe trajtimi i shërimit.

Krasniqi: Vetëvendosje është e ngulfatur nga popullizmi e hipokrizia

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje po i pengon vendimi tyre që në organet e partisë ndarja gjinore të jetë e barabartë.

“Sektit VV po i pengon që PSD-ja ka marrë vendim qe në çdo organ vendimmarrës të ketë 50% gra e 50% burra. Po i pengon sepse në hipokrizinë e tyre, flasin për barazi gjinore, por s’kanë kurajo ta bëjnë asnjë hap për ta praktikuar atë barazi”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka thënë tashmë u mësuam me vajtimin e VV’së.

“Po i pengon sepse në inatin e tyre, e urrejnë kur dikush bën gjëra të mira, e ai dikush nuk është VV-ja. Sepse ata besojnë që janë pronarët e të mirës. Po i pengon sepse tek PSD po e shohin se si do të duhej të ishte VV-ja, por që kurrë s’do të jetë. Sepse është ngulfatur nga autoritarizmi, popullizmi e hipokrizia”.Ne po ecim përpara, si subjekti i vetëm që sjell progres. Proges të cilin VV-ja e ka harruar. E ka zëvendësuar me vajtim, urrejtje e inate.

Pesë mënyra për ta përmirësuar kujtesën

Periskopi.com Shëndeti

Secili prej nesh ka dëshirë të ketë kujtesë më të mirë. Egzistojnë shumë lloje të teknikave për të memorizuar gjërat, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Disa nga teknikat të këshilluara nga shkencëtarët janë:

Ecja mbrapa

Në një studim të bërë, shkencëtarët tentuan ta studiojnë lidhshmërinë e kohës dhe hapësirës në mendjen e njeriut, përmes së cilës do ta gjenin një mënyrë më të lehtë për të mbajtur mend më mirë. Ata i treguan disa pjesëmmarrësve të këtij studimi, fotografi dhe video të një gruaje së cilës iu është vjedhur qanta. Pastaj këtyre personave iu tha të ecnin përpara dhe mbrapa për 10 metra. Pastaj pas testimit mbi fotografitë dhe videot, u vërejt se personat që kishin ecur mbrapa gjatë shikimit të tyre kishin mbajtur mend më shumë. Sipas shkencëatarëve arsyeja mund të jetë se ecja mbrapa inkurajonë mendjen të kthehet mbrapa në kohë.

Vizatimi

A keni provuar ndonjëherë të vizatoni listën e ushqimeve që keni për të blerë në vend që ta shkruani atë? Në vitin 2018 një grup i të rinjëve dhe disa personave të moshuar mesuan një listë, e cila iu caktua nga hulumtuesit. Gjysma e tyre u përcaktuan që këtë listë ta vizatonin. Më pas personat e njëjtë u testuan ku u vërejt se ata të cilët kishin vizatuar gjërat ne vend se t’i shkruanin ato i kishin mbajtur mend më mirë.

Ushtrime fizike

Tanimë dihet që ushtrimi i aktiviteve fizike, përkatësisht ushtrimeve aerobike mund të ndikojë në përmirësimin e memories. Mirëpo studimet e fundit thonë se nëse ushtrimi bëhet në mënyrë të rregullt dhe kohë të njëjtë çdo ditë, memoria do të përmirësohet edhe më fuqishëm.

Mos bëj asgjë

Kur njerëzit përjetojnë amenzi si rezultat i ndonjë sulmi, atyre iu jepet një listë prej 15 fjalëve për të memorizuar dhe pas 10 minutave ata kanë mund të kujtojnë vetëm 14% të këtyre fjalëev. Mirëpo nëse ata ulen në një dhomë të errët, pa bërë agje, pas 15%  mbajtja mend e këtyre fjalëve do të rritet për 49%.

Gjumë gjatë ditës

Krahas këtyre teknikave, një nga më të rëndësishmet është një gjum 30 minutësh gjatë ditës. Sipas një studimi të bërë në Gjermani, kur njerëzve iu dhanë disa fjalë që t’i memorizojnë, ata kanë mundur ti kujtojnë më mirë pasi kanë fjetur 40 minuta gjatë ditës, sesa kur kanë shikuar një film në po të njëjtën kohë. Fatkeqësisht kjo tenknikë funksionon vetëm për njerëzit të cilët e kanë bërë shprehi gjumin e ditës, dhe jo për të tjerët.

Vitin e ardhshëm bota do të humbë 6 trilionë dollarë nga sulmet kibernetike

Periskopi.com Tech & Auto

Gjatë vitit 2020 kompanitë dhe familjet në mbarë botën mund të pësojnë humbje me vlerë prej 6 trilionë dollarë për shkak të sulmeve kibernetike, deklaroi kreu i Shoqatës turke të Biznesmenëve të Shërbimeve të Turizmit, Kerem Alkin.

Alkin thotë se gjatë vitit 2015 bota humbi 3 trilionë dollarë për shkak të sulmeve kibernetike dhe se këto humbje financiare parashikohet të arrijnë 3,5 trilionë dollarë për vitin e kaluar.

Ai theksoi se në vitin 2020, shpenzimet kibernetike të sigurisë në botë, të cilat aktualisht janë rreth 100 miliardë dollarë, do të arrijnë po ashtu në një trilion dollarë.

“Në vitin 2020, numri i pajisjeve të zgjuara do të arrijë në 200 miliardë dhe njerëzit do të përdorin 300 miliardë fjalëkalime për çdo ditë të jetës”, tha Alkin.

Siç bëri të ditur ai, mes viteve 2015 dhe 2017 mesatarisht një kompani iu ekspozua sulmit kibernetik në çdo 40 sekonda dhe kjo shkallë pritet të arrijë në çdo 14 sekonda, përcjell Atsh.

“Organizatat e paligjshme kthehen drejt sulmeve kibernetike për shkak të fitimit të lartë dhe kostos së ulët”, theksoi ai.

Rrëfimi i plakut 95 vjeçar për masakrën e Tivarit (Video)

Periskopi.com Lajme

95 vjeçari Ramë Brada është njëri nga dëshmitarët e paktë të masakrës së Tivarit që e ka të freskët në kujtesë atë që ka ndodhur 74 vjet më parë.

Në qytezën e bregdetare në Mal të Zi, partizanët vranë rreth 1500 bashkëluftëtarë shqiptarë që u dërguan nga Kosova, njofton Klan Kosova.

Brada, bashkë me qindra shqiptarë të tjerë, ishte dëguar për luftë në veri të Kroacisë e në Sllovendi.

Por, rrugës deri atje kishte parë tmerrin me sytë e tij.

Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi?

Periskopi.com Showbiz

Një nga kuriozitetet më të mëdha të publikut është që të dinë sesa paguhen personazhet që punojnë në media? Radha i erdhi Ermal Mamaqit i cili përballë kësaj pyetjeje në “E Diell” e shpjegoi kështu rrogën e tij.

“Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se t’i nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali duke e lidhur këtë dhe më filozofinë e trajnimeve për suksesin e individit që ai realizon prej disa kohësh.

Në fakt u duk komplet e qartë që Mamaqi e shmangu përgjigjen dhe këmbënguljes për ta mësuar konkretisht rrogën e tij, ai iu përgjigj:

“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë”- tha ai.

Që Ermali paguhet mirë kjo as nuk diskutohet, fundja shifra ç`rëndësi ka, sa kohë që ai punon intensivisht për të qenë më i miri i profesionit të tij./tch

Amerikanët krijojnë bizhuteri që parandalojnë shtatzëninë

Periskopi.com Shëndeti

A mundet që vendosja e një ore, një palë vathë ose një qafore t’i ndihmojë gratë që ta parandalojnë shtatzëninë? Ky është qëllimi i hulumtuesve të Institutit të Teknologjisë të shtetit të Georgia në SHBA.

Shkencëtarët kanë bashkangjitur një pjesë të veçantë mbrapa orëve dhe vathëve, pjesë kjo e cila përmban hormone kontraceptive që parandalojnë shtatzëninë. Hormonet mund të thithen nga lëkura e pastaj të kalojnë në gjak, kështu thuhet në njoftimin e institutit.

Edhe pse ky hulumtim nuk është provuar tek asnjë njeri, hulumtuesit kanë bërë teste tek veshët e derrave dhe gjithashtu tek minjtë pa qime, dhe rezultatet ishin premtuese, thuhet në njoftimin e institutit në fjalë.

Testimi është bërë nga shkencëtari Mohammad Mofidfar, kandidat post-doktoral, Laura O’Farrell, një hulumtuese shkencore e diplomuar, dhe Mark Prausnitz, profesor universitar në Shkollën e Inxhinierisë Kimike dhe Biomolekulare.

Hulumtuesit ia vendosën kafshëve pajisjet për 16 orë, dhe pastaj ia hoqën për tetë orë. Edhe pse numri i hormoneve ra kur vathët iu hoqën, hulumtuesit thanë që kanë gjetur mënyrën për të prodhuar “sasinë e nevojshme për hormone në gjak.”

Përdorimi i barërave kontraceptivë është shumë i përhapur tek femrat që dëshirojnë ta kontrollojnë shtatzëninë, por kjo rutinë duhet të ndalohet, dhe teknika jonë e re mund të jetë zgjidhja e së ardhmes, tha profesori Prausnitz në një deklaratë.

“Ne po punojmë që gratë që përdorin bizhuteri, të mos i përdorin vetëm për dukje të bukur, por edhe që ato të jeni të përdorshme” shtoi ai, raporton Fox News.

“Industria e bizhuterive farmaceutike ka thënë që pretendon që përdorimin e kontraceptivëve ta bëjë më të përdorshme, në mënyrë që gratë ta kontrollojnë shtatzëninë. Dhe nëse dëshirojnë ta bëjnë më të thjeshtë, duhet ta bëjnë më të lehtë, dhe mënyra jonë është më e lehta e mundshme”, vazhdoi profesori Prausnitz.

Nëse në të ardhmen kjo metodë bëhet e aplikueshme për njerëzit, këto bizhuteri, duhet të ndërrohen së paku një herë në javë që t’i shmangemi infektimeve.

Kuqi: Shqipëria më kërkoi para që të luaja për ta

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar i futbollit, Shefki Kuqi, që është shqiptari i parë i Kosovës që ka luajtur në Premierligë, ka folur ekskluzivisht për “Sportin në KTV”.

Aty e ka pranuar se nuk kishte pranuar që të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, meqë i kishin kërkuar para.

“Thoshin nëse e do pasaportën, nëse do me luajt në kombëtare… unë s’kam qenë i interesuar për aso gjërash dhe zgjodha Finlandën”, ka thënë Kuqi.

Kuqi nuk ka komentuar më tej se kush i kërkoi para.

Tutje aty ka komentuar ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll.

Ka thënë se lojtarët e Kosovës janë ndjerë nën presion.

“U futën pak edhe në atë emocionin e publikut”, ka thënë Kuqi.

Duke folur për ndeshjen kundër Bullgarisë, ai i ka dhënë notë pozitive futbollistëve të Kosovës.

“Ne po i harrojmë gjërat, por Bullgaria nuk është një kombëtare e sotit, është një kombëtare me traditë e cila ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare. Ajo që më bëri përshtypje ishte që Bullgari e kishte parë nivelin e Kosovës dhe kishte ardhur këtu për t’u mbrojtur dhe eventualisht për të shfrytëzuar rastin nga gjuajte të lira, si në rastin e golit”, ka thënë Kuqi.

“E ndjej vetën si pjesë e Kosovës edhe pse kam dal herët, mendoj se çka ka nevojë të ndihmojë unë jam këtu. Jemi një komb i vogël dhe sa më shumë i ndihmojmë njëri-tjetrit më të fortë bëhemi”, ka thënë ai.

Ka folur edhe për Milot Rashicën, edhe për faktin që të dy janë nga Vushtrria.

“Miloti për mendimin tim e ka gjet veten shumë mirë, e ka kuptuar se kush është dhe çfarë mund të bëjë në Werder Bremen”, ka thënë Kuqi.

Kuqi ka kaluar nëpër disa skuadra angleze. Fillimisht në Sheffield, më pas në Ipswich Town, e më pas në Blackburn, Crystal Palace e kah fundi i karrierës edhe në Newcastle United.

“Nëse fizikisht dhe mentalisht nuk je i përgatitur në futbollin anglez nuk mund të mbijetosh”, ka thënë Kuqi, derisa ka shtuar se më lehtë e ka pasur në Premierligë se sa Championship.

“Në Premierligë futbolli është në tjetër nivel, më teknik. Ndërsa ndeshjet në Championship janë më të forta fizikisht”, ka thënë Kuqi.

“Fakti pse unë kam ndërruar shumë skuadra është sepse unë nuk kam pranuar që të bëj stërvitje gjatë gjithë javës dhe në ditën e ndeshjes të ulem në publik, pa marrë parasysh pagës. Natyrisht nuk kam kërkuar siguri të plotë se do të luajë në çdo ndeshje, por nëse e kam lexuar nga trajneri se nuk jam në planet e tij ose për t’u angazhuar në ndeshje ose për të qenë në bankën rezervë, unë nuk kam qëndruar në atë ekip”, ka thënë Kuqi.

Kuqi është në rrugë për t’u bërë trajner i futbollit, derisa ka thënë se zeja e trajnerit është krejt ndryshe nga të qenit futbollist.

Për Kuqin është shkruar edhe një libër në Finlandë, që mban emrin “Demi i Kosovës”, e ku përshkruhet gjithë karriera e tij në futboll.

Zyrtarët në Skenderaj përdorin palestrën, pengojnë stërvitjet e sportistëve

Periskopi.com Lajme

Në Skenderaj halle me zyrtarët kanë sportistët. Ata ankohen se salla e sporteve po shfrytëzohet për ngjarje politike. E sipas tyre, ky shkak po iu kushton shumë atyre, pasi që nuk po kanë mundësi të stërviten.

Salla i dedikohet sportistëve, në komunën e Skenderajt, por në shumë terminë shfrytëzohet nga ata për të cilët nuk është e dedikuar.

Shumë zyrtar publik e shfrytëzojnë këtë palestër në termine të ndryshme.

E kjo situatë po i  shqetëson ata që merren me sport në mënyrë profesionale.

Ylli Kadriu, trajner i klubit volejbollisteve thotë se atyre nuk po u jepen terminët e kërkuara për të stërvitur në këtë sallë sporti.

Për këtë arsye ky klub po detyrohet të gjejë alternativa.
Ndërkohë, salla e shkollës “Hamëz Jashari” ku ky klub po i zhvillon stërvitjet, nuk i përmbush as kushtet elementare.

Për këtë arsye ky klub, ka kërkuar nga komuna që tu ofrohen kushte më të mira për të zhvilluar aktivitetin sportiv.

Por,  drejtori i drejtorisë së kulturës rinis dhe sportit Ramiz Shala e kundërshton një gjë të tillë.
E deri sa ky problem të evitohet, klubi i volejbollit do të vazhdojë stërvitjet në hapësirat e gjimnazit “ Hamëz Jashari.

Priten reshje shiu edhe gjatë muajit prill

Periskopi.com Lajme

Java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Dita e hënë dhe e martë mbeten me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të ditës së martë pritet fuqizim i masave ajrore, të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje më të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aktori hollivudian ndërron mendje pas një jave: Isha i pirë kur u martova

Periskopi.com Showbiz

Aktori i famshëm, Nicolas Cage, si duket është penduar pasi u martua javën e kaluar në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.

Ai ka kërkuar anulimin e kurorëzimit, vetëm disa ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Erika Koik me pretendimin se ishte “shumë i dehur”.

55-vjeçari u martua zyrtarisht me partneren e tij të shtunën e kaluar që shënonte martesën e katërt të Cage.

Cage në të kaluarën ka qenë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001), pastaj me Lisa Marie Presley për katër muaj në vitin 2002, si edhe me Alice Kim.

Weber: Politika kosovare të mësojë nga diaspora si ta integrojë vendin në BE

Periskopi.com Lajme

Sot në Augsburg është mbajtur edhe një tubim elektoral i CSU për Parlamentin Evropian.

Manfred Weber, kandidati kryesor për president të Evropës nga partitë popullore evropiane, u tha të pranishmëve se Evropa është shtëpia e të gjitha shteteve që i takojnë këtij kontinenti.

“Shtetet që duan t’i takojnë BE-së duhet me disiplinë t’i kryejnë detyrat e shtëpisë për popullin e vet, duke treguar punë dhe angazhim për mirëqenien e qytetarëve e assesi privilegj personal e familjar”, porositi ai.

Në këtë takim nuk munguan edhe anëtarët e fondacionit BESA, në përkrahje të tij. Ilir Seferi nga Fonacioni Besa kërkoi nga Manfred Weber që të ndikojë te ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare që kosovarëve t’iu lejohet lëvizja e lirë pa viza.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë kosovarët që të gëzojnë këtë të drejtë legjitime, Weber tha se PE, e veçanërisht partitë e djathta, tanimë kanë dhënë dritën jeshile për këtë çështje.

“Për mua, kosovarët duhet të lëvizin lirshëm, ndërsa politika kosovare duhet të mësojë nga ju diaspora se si duhet integruar vendin në BE”, porositi Weber.

Në Bundeslandin më të fortë ekonomikisht Bayern për deputet konkurron edhe miku i madh i shqiptarëve Bernd Posselt.

Bizneset kosovare të tubuar rreth fondacionit Besa u bëjnë thirrje të gjithë bashkëkombësve të vet që të përkrahin masovikisht CSU/CDU për PE nëse duan t’i kenë dyert e hapura në Parlamentin Evropian.

Si ta përmirësoni disponimin tuaj për 12 minuta?

Periskopi.com Fun

Çka bëni kur jeni me disponim të keq? Ndoshta hani akullore apo qëndroni para televizorit. Apo ndoshta ju bëni diçka më të shëndetshme, sikur një ecje në natyrë, apo shkruani në ditarin e juaj.

Hulumtuesit në Universitetin e Shtetit të Ajovas kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër më të thjeshtë që të ktheheni në disponim të mirë. Kjo përfshin ndihmën që i bëni të tjerëve që ata të ndihen më mirë gjithashtu.

“Ecja dhe ofrimi i mirësisë ndaj të tjerëve në botë redukton stresin dhe rrit lumturinë dhe ndjenjat e lidhjeve sociale. Është një strategji e thjeshtë që nuk merr shumë kohë dhe që mund ta përfshini në aktivitetet e juaja ditore”, thotë Douglas Gentile.

Për këtë studim, Gentile dhe ekipi i tij kërkuan që studentët e universitetit të ecnin rreth ndërtesës në kampus për 12 minuta dhe të praktikonin një nga tre teknikat e ndryshme të dizajnuara për të ulur ankthin dhe për të rritur lumturinë.

Këto teknika janë:

Dashuria-mirësia: Studentëve iu dhanë këshilla që të shikonin njerëzit dhe të mendonin në vete: ”Dëshiroj për këtë person që të jetë i lumtur”. Ata ishin inkurajuar që këto mendime pozitive t’i donin me të vërtetë.

Ndërlidhjet: Studentët në grup shikuan njerëzit dhe menduan se në çka ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Për çdo ndjenjë apo shpresë të përbashkët që ata kishin, apo diçka edhe më të thjeshtë, sikur shkuarja në ligjërata të njëjta.

Krahasimi social: Këtu studentëve i ishte thënë të mendonin se në çka mund të ishin më të mirë se secili njeri që e takonin.

Kur hulumtuesit krahasuan të tre teknikat me anëtarët e grupit që ishin fokusuar vetëm në paraqitje, ata gjetën se ata që praktikuan dashuri dhe mirësi për njerëz që edhe ata të ishin të lumtur, edhe ata vetë u ndjenë më mirë. Ata u ndjenë më pak të shqetësuar dhe më shumë të lidhur, të dashur dhe të ndjeshëm.

Grupi që shikoi për mënyra se si mund të ishin të lidhur me të tjerët doli të ishte më i ndjeshëm dhe i lidhur. Studentët që krahasuan veten me të tjerët, gjithsesi, nuk arritën benefite dhe ishin më pak të dashur, të lidhur dhe të ndjeshëm se sa ata të grupit të parë.

Pra, mirësia është zgjidhja. Herën tjetër që ndiheni të shqetësuar dhe duke kërkuar ndonjë ëmbëlsirë që t’ju bëjë të ndiheni më mirë, ju mund që vetëm të mendoni mendime të bukura më mirë. Është një mënyrë e mirë që të shpenzoni 12 minuta. /Express/

Ja si ndodhi aksidenti në Celinë sipas dëshmitarëve

Periskopi.com Lajme

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, dy prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte rreth orës 21.15, afër fshatit Celinë të Rahovecit.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës dhe dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar viktima duke hyrë në tejkalim. Viktima besohet të jetë nën moshën 30 vjeç. Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident, tha për Express Ahmet Hasi nga policia rajonale e Gjakovës.

Fiton llotarinë “e çmendur” prej 768 milion dollarë

Periskopi.com Lajme

Një biletë e vetme e shitur në Wisconsin të Amerikës ka qenë fatlume për një person. Lotaria e njohur amerikane si Powerball është fituar mbrëmë nga një person që ende po mbahet si enigmatik.

Powerball tha se numrat fitues janë 16, 20, 37, 44, 62 dhe numri i Powerball është 12. Kjo bëri që një fatlum të kap shifrën e 768 milionë dollarëve.

768.400.000 $ është shifra e tretë më e madhe në llotari pasi që rekordi botërohet mbahet nga 1586000000 $ Powerball, çmim i fituar në vitin 2016, shkruan bota.al.

Burrat që tradhëtojnë nuk janë inteligjentë

Periskopi.com Fun

Sa e sa herë, duke folur me mikeshat tuaja, keni biseduar për tradhtinë, terrori absolut i çdo çifti, madje edhe më të fortët? Sa herë të tjerë, përpara një rrëfimi për frikën e tradhtisë, ato janë përgjigjur: “Nëse do e bënte me të vërtetë, ik, sepse nuk është një gjest as i respektueshëm, as i zgjuar”.

Me sa duket e kishim nuhatur tashmë, por Satoshi Kanazava, një specialist i psikologjisë evolucionare në Shkollën Ekonomike të Londrës, e ka konfirmuar shkencërisht. Pabesia mashkullore varet pikërisht nga IQ e mashkullit dhe, në këtë rast, një IQ e ulët.

Studimi i ekspertëve përfshinte një pjesë të ndryshme të popullsisë mashkullore, duke analizuar moshat e ndryshme, kushtet sociale dhe arsimin për të krahasuar sjelljet e ndryshme.

Studimi i tij sigurisht që ka vënë theksin tek faktori IQ, por në të njëjtën kohë ka konfirmuar gjithashtu faktorët mjedisorë, psikologjikë dhe fizikë që, të kombinuar, mund të çojnë burrin drejt një gjesti të pabesisë.

Nuk është studimi i parë i kryer në këtë drejtim. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të analizuar se çfarë dallonte një person besnik nga një person jo-besnik, duke përfunduar me një lloj “harte” të ndjenjave të dashurisë dhe lumturisë.

Gjetjet e ekspertëve treguan se pabesia është tipike për ata që nuk e strukturojnë dhe e ripërpilojnë standardin e veprimit deri në pikën e marrjes së tjetrit si referencë dhe duke e konsideruar atë si një qenie që duhet trajtuar, një privilegj, shkruan bota.al. Prandaj, jobesnikët preferojnë kursim të energjisë në drejtim të emocioneve dhe intelektit, duke u përpjekur të angazhohen sa më pak të jetë e mundur dhe duke preferuar sjelljet që nuk janë aq të virtytshme, si të kenë partnerë të shumëfishtë dhe histori të ndryshme, madje njëkohësisht.

Shkencëtarët thonë se një marrëdhënie e qëndrueshme mund të japë një furnizim të vazhdueshëm të energjisë, kënaqësi të mëdha dhe pak dyshime, faktorë të dobishëm për t’u përballur edhe me jetën e përditshme, përveç asaj sentimentale.

Prandaj nuk është gjithmonë dhe vetëm faji i gjysmës tjetër të çiftit, nëse burri vendos të tradhtojë, sepse ky qëndrim tashmë mund të jetë i brendshëm në jetën e tij. Nuk ka pyetje për të bërë në motorët e kërkimit dhe nuk ka përgjigje të sakta ose të gabuara që mund të jepen në këto momente shumë të vështira.

Shumë herë duket më e thjeshtë të përpiqemi të justifikojmë këtë lloj sjelljeje përmes shkencës, por është shumë e rëndësishme, për të parandaluar që kjo të ndodhë, që të analizohen të gjithë faktorët që hyjnë në lojë me kalimin e kohës, teksa ne jetojmë dhe me të famshmet “periudha të krizës”.

Aksident i rëndë në Celinë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, dy prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte rreth orës 21.15, afër fshatit Celinë të Rahovecit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Ahmet Hasi ka bërë të ditur  për KP se  aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur një  vdekur, derisa personat e lënduar janë dërguar në emergjencën në Gjakovë.

“Aksidenti ka ndodhur para një ore në afërsi të Celinës, në të cilën janë përfshirë dy automjete. Janë një i vdekur dhe katër të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë”, ka thënë Hasi.

Personat e lënduarit janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura si pasojë e ndeshjes.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë.

Kikirikët në “listën e zezë” të Korea Air

Periskopi.com Fun

Kompania ajrore e Koresë Jugore njoftoi se në aeroplanët e saj nuk do të shërbehet më kikirikë për shkak të incidentit të fundit kur dy adoleshentë nuk mund të hipnin në aeroplan për shkak të alergjisë ndaj tyre.

Prindërit i thanë medias se djemtë e tyre hoqën dorë nga fluturimi, pasi kompania ajrore nuk ishte gati të merrej me një alergji serioze ndaj kikirikëve.

Vëllezërit udhëtuan nga qyteti amerikan Atlanta në Filipine, por mbetën në kryeqytetin Seul, pasi  kompania nuk u pajtua me kërkesën që ata kishin për të mos përdorur kikirikë rreth tyre për shkak të alergjisë.

‘Korean Air’  ka njoftuar se do të nxjerrë kikirikët jashtë përdorimit brenda pak javësh, si masë minimale e sigurisë për njerëzit alergjikë.