17 vjeçari nga Gjilani gjendet i vdekur në Zvicër, të premten varrimi

Periskopi.com Lajme

Dje në mëngjes, 17 vjeçari nga Gjilani, Rinor Bunjaku është gjetur i vdekur në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut.

Familja Bunjaku që jetonte prej vitesh në Rümlangu të Cyrihut ka njoftuar se trupi i të riut do të varroset të premten në po këtë qytet.

Babai i Rinorit ka njoftuar se më 3 maj nga ora 13:00 do të bëhet ceremonia e varrimit, duke publikuar në rrjete sociale adresën e saktë.

Ai po ashtu ka thurur vargje për djalin e tij të ndjerë, të cilin e ka quajtur ‘Drita jem’.

 

Kryengritja në Venezuelë, 52 persona të lënduar nga përleshjet

Periskopi.com Lajme

52 persona u plagosën në përleshjet gjatë kryengritjes në Venezuelë dhe u dërguan në një spital në Karakas, sipas Magia Santi, president i Qendrës Mjekësore Salud Chacao, njofton Klan Kosova.

Prej këtyre 52 personave në spital janë:

32 vetë u plagosën si rezultat i plumbave të gomës

Njëri u plagos nga një armë zjarri dhe u transferua në qendrën shëndetësore aty pranë

16 vetë pësuan lëndime traumatike

Tre kishin vështirësi respiratore

Zyrtarët e zbatimit të ligjit të qeverisë vizituan spitalin për të kontrolluar situatën dhe për të mbledhur informacion, tha Santi për CNN.

Qindra demonstrues kanë dalë në rrugë në përkrahje të Juan Guaidos, i cili dëshiron të marrë pushtetin nga socialisti Nicolas Maduro.

Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë që të rreshtohet në krah të tij.

 

Kështu do të duket Facebook’u me dizajnin e ri

Periskopi.com Tech & Auto

Sot më herët, Facebook ka zyrtarizuar planet për ridizajnim komplet të websajtit të saj tepër popullor. Edhe pse ndryshimet në websajte nuk janë të rralla, ridizajnimet e Facebook tërheqin shumë vëmendje. Kjo për shkak të famës së websajtit dhe se sa ikonike janë logot e saja.

Këto janë fotot e para se si do të duket Facebook.

Ndryshime të mëdha vërehen në websajt si dhe në aplikacion.

Modelet e njohura marrin përsipër të “çojnë” Milanin në Champions

Periskopi.com Sporti

Milani po kalon një moment tejet të vështirë në kampionatin italian dhe kur kanë mbetur vetëm 4 javë nga fundi, rrezikojnë të dështojnë në objektivin për një vend në zonën Champions.

Kriza e kuqezinjve shpjegohet edhe me “shterpësinë” që po kalon sulmuesi polak Piatek, i cili e nisi me bujë aventurën te Milani, por javët e fundit nuk po arrin ta çojë topin në rrjetë.

Megjithatë për këtë situatë ka menduar edhe modelja italiane Claudia Romani, e cila së bashku me modelen suedeze Daisy Jae, kanë pozuar me bluzën kuqezi të Piatek, në plazhet e Miamit.

Dy bukuroshet duket se kanë marrë përsipër të “zgjojnë” instiktin e golit te polaku, por edhe entuziazmin te pjesa tjetër e skuadrës, në këtë sprint final të sezonit.

Mozzik ndalohet nga Policia

Periskopi.com Showbiz

Reperi Mozzik është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Dy vëllezërit Aliu, Mozzik dhe Getinjo aktualisht ndodhen në Kosovë.Kjo u bë e ditur nëpërmjet publikimit të disa fotografive nga dyshja ku në njërën prej tyre shihet Mozzik i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës.

“Mozzik, t’thojsha mos u gut hehe”, ka shkruar Getinjo pranë postimit të fotos në Instagram, imazh në të cilin Mozzik shihet pranë policëve të trafikut.

Getinjo ka treguar më pas se vëllai i tij Mozzik u ndalua nga policia për tejkalim të shpejtësisë.

 

Pacolli: Në Berlin, Thaçi ishte shumë kritik ndaj europianëve

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar detaje nga Samiti i Berlinit që ka përfunduar mbrëmë vonë.

Ai tha se Presidenti Hashim Thaçi ka pasur një fjalim shumë kritik ndaj europianëve.

“Iu tha se Europa nuk ka qenë aspak miqësore me Kosovën, Kosova është tradhtuar duke filluar prej premtimeve për vizat dhe më tutje”, tha Pacolli në Zona B.

“Për herë të parë e kam parë aq rigoroz Presidentin ndaj palës europiane”.

“Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron flasin diçka – madje edhe kur përfundon takimi ata akoma e vazhdojnë bisedën. E paramendoj se kanë biseduar rreth fjalimit kritik të Presidentit”.

Osmani: Nëse ma mohojnë kandidaturën për kryetare të LDK’së, do të thotë përjashtim nga partia

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se nuk duhet t’i shkojë në mendje dikujt që të përgatis një skenar si në zgjedhjet e kaluara për kryetar të LDK-së.

Osmani, në “Debat Plus”  ka thënë njerëzit në LDK duhet ta kenë lirinë të zgjedhin kënd të dëshirojnë pa ndonjë frikë.

“Akoma nuk kam vendosur nëse do të kandidojë për kryetare të LDK-së, për shkak se ecuria varet nga degët dhe delegatët e zgjedhur në degët e caktuara. Unë jam vetëm një votë”, tha ajo..

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se procedurat në LDK janë të tilla që 355 delegatët mund të marrin parasysh vullnetin e elektoratit ose jo, por sipas saj duhet të respektohet vullneti i lirë.

Ish-kandidatja për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e fundit, ka thënë se statuti i partisë i lejon çdo delegati të zgjedhur të kandidojë për kryetar.

“Në zgjedhjet e fundit ka qenë situatë ndryshe pasi kam përfaqësuar zërin e njerëzve që kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në. Në këto zgjedhje mohimi i kandidaturës mund të konsiderohet si mohim i anëtarësisë. Nëse nuk më konsiderojnë anëtare atëherë kjo i bie si përjashtim nga partia”.

Osmani ka thënë se megjithatë ka shpresë se nuk ka vullnet te njerëzit në LDK që të bllokojnë kandidaturën e ndokujt në LDK.

 

Fëmijët e Ajaxit e ‘pushtojnë’ edhe Londrën, hap të madh drejt finales (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Tottenahmit dhe Ajaxit doli të jetë mjaftë interesante, ku në fund triumfuan 1-0.

Të dy skuadrat kishin raste, por Ajaxi e mbylli pjesën e parë në epërsi.

Ishte minuta e 15-të kur Ajaxi shënoi me Donny van de Beek, i cili mori një pasim të bukur nga Hakim Ziyech.

Goli u rishikua edhe nga VAR dhe u pa që ishte i rregullt.

I njëjti lojtar kishte rast të mirë edhe pas 10 minutash, por Hugo Loris ishte në vend.

Llorente e kishte rastin më të mirë për Tottenham, por pa sukses.

Në fund të pjesës së parë provoi edhe Toby Alderëeireld, por nuk arriti të shënojnë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë Tottenhami e bënte lojën, ndërsa Ajaxi i kishte rastet.

Nicolas Tagliafico gjuajti furishëm, por goditja e tij e fortë shkoi afër portës.

Rastin më të mirë e kishte David Neres, i cili u asistua nga Tadic, por ishte i pafat, pasi gjuajta e tij goditi shtyllën pingule (78’).

Dëri në fund nuk kishte më raste dhe Ajaxi merr një rezultat fantastik nga ndeshja e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Johan Cruyff Arena.

Lajm i rëndësishëm për gjithë juve që nesër ia mësyni Gërmisë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Nesër, më 1 maj do të ndalohet  qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NPL “Trafiku lJrban”, linja 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të Ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së  Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.

Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të Parkut “Gërmia”, ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofilia”, “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve – villa “Germia” , “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”; 

– Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”;

– Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL “Trafiku Urban”, linja 4.

nspektoret përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të:

– parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen –  shërbimin ndaj qytetarëve;

– organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.

 

Mësuesja u ther në sy të nxënësve: Fëmijët ikën për dritare (Video)

Periskopi.com Lajme

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën “7 Marsi” në kryeqytet në sy të fëmijëve.

Një prind e theri me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Mësohet se arsyet që çuan deri tek përleshja dhe më pas edhe tek therja e mësueses nga gruaja 38 vjeçare B.D ishte qortimi që mësuesja i kishte bërë vajzës së B.D për moskryerjen e detyrave të shtëpisë.

Dëshmitarë ishin edhe fëmijët katërvjeçarë si dhe nxënësit e klasës së gjashtë.

“U ardh një prinde dhe i ka thanë mësues që s’po dua me i thënë fëmijës tim që ke me shkua në mal dhe e ka nxjerr një thikë prej këtu [mëngës] dhe e ka ther”, ka thënë një nxënëse.

Një nxënës tjetër ka thënë se ka parë fëmijëtë duke ikur nga dritaret.

“Kam menduar që ndonjë nxënës nuk po mundet me marr frymë, por kur kam dal i kam pa fëmijët duke ikur nga dritaret”, ka thënë ajo.

 

Mediat serbe: Haradinaj u përplas me Macronin, s’pranoi vizat në këmbim të taksës

Periskopi.com Lajme

 Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian – i mbajtur të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron – dhe çështja e Kosovës në fokus, shënuan një varg situatash të tensionuara, që ishin gati të përshkallëzoheshin në konflikt të hapur, shkruan gazeta serbe “Blic”, duke u thirrur në burimet e veta.

E përditshmja beogradase pohon se protagonist i të gjitha konflikteve të sipërpërmendura ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili, sipas gazetës, fillimisht është përplasur me Macronin, e më pas, në disa raste, me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Sipas “Blic”-it, presidenti i Francës personalisht ka këmbëngulur dhe është munduar t’i bëjë trysni Haradinajt që Prishtina ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, e cila vazhdon të jetë në fuqi pikërisht për shkak të, siç thotë gazeta serbe, kokëfortësisë së Haradinajt. “Blic” pretendon të ketë mësuar se oferta që i është bërë atij ka qenë liberalizimi i vizave, në shkëmbim të një moratoriumi gjashtëmuajsh për taksën.

Megjithatë, Haradinaj ka refuzuar ofertën e pretenduar, sipas të përditshmes beogradase. Macron, sipas burimeve diplomatike të “Blic”-it, është treguar i rreptë pas asaj që gazeta serbe e ka quajtur sjellje arrogante të udhëheqësit nga Prishtina.

“Blic” shkruan se presidenti i Francës i ka thënë kryeministrit kosovar se ai nuk është në pozitë të kërkojë asgjë, dhe se më pas praktikisht ka kërcënuar se Prishtina nuk do të fitojë asgjë, dhe as liberalizimin e vizave në rrethana të tilla. “Nuk ua japim”, i ka thënë Macron troç Haradinajt, sipas burimeve të gazetës serbe.

As Merkel nuk ka pasur mirëkuptim për atë që “Blic” e ka quajtur sjellje brutale të udhëheqësit kosovar, ndonëse qëndrimi i tij kundër prekjes së kufijve është në përputhje me atë të Gjermanisë. Megjithatë, sipas burimeve të gazetës, Merkel vazhdimisht është munduar ta bindë atë që ta ndryshojë pozicionin e tij, dhe se ka pasur shumë durim, por se Haradinaj ka mbajtur qëndrimin e tij fillestar.

Konfliktet, siç i quan “Blic”, me të njëjtin protagonist, nuk kanë përfunduar aty. Një qëndrim të kundërt me Haradinajn në Berlin ka shfaqur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy krerët e shtetit kanë qenë para një konflikti të hapur gjatë tërë kohës. Nuk është sekret, thotë gazeta beogradase, që Thaçi nuk e mbron taksën në mënyrë aq agresive sa Haradinaj, ndërsa ai ka shprehur gatishmërinë ta shfuqizojë atë. Thaçi, megjithatë, në anën tjetër ka folur haptas për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, por edhe për nevojën për rol udhëheqës të Amerikës në negociatat Kosovë-Serbi.

Një konflikt i hapur mes dy udhëheqësve kosovarë ka ndodhur gjatë pozimit për një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në Samitin për Ballkanin, në Berlin. Haradinaj e Thaçi, sipas “Blic”-it, nuk kanë dashur të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në fotografi.

 

Pacolli: Haradinaj u vu në situatë të vështirë , Merkel e Macron i bënë presion për taksën

Periskopi.com Lajme

“Kancelarja Angela Merkel i ka bërë presion Kryeministri Ramush Haradinaj për heqjen e takës”.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në Zonën B pas kthimit nga Samiti i Berlinit.

“Ka qenë presion miqësor, jo brutal. Ajo i tha kryeministrit se duheni ta suspendoni taksën, jo ta hiqni tërësisht”.

“Merkel gjatë gjithë kohës ka thënë argumente pse duhet të ndodh suspendimi. Madje Kancelarja garanton në një mënyrë se nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë periudhës së suspendimi – taksa të vendoset prapë”.

“Pastaj ka filluar presoni edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Kryeministri ka qenë në një situatë shumë të vështirë, por ai ka mbetur tek pikëpamjet e tija”.

“Merkel duket se pastaj për këtë çështje ka biseduar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai gjithmonë e ka luajtur mirë rolin e viktimës – gjatë bisedës me Merkel duke pohuar me kokë jep garancion se do të dialogojë dhe se nga dialogu do të dalin rezultate”.

Ish-yllit të Serie A i rritet dënimi me burg

Periskopi.com Sporti

Nuk kanë të sosur telashet për Tomas Repkan, ish-futbollistin e përfaqësueses së Çekisë (në rang klubesh ka luajtur edhe me Fiorentinën dhe West Hamin). 45-vjeçari është dënuar me 2 vjet burg për mashtrim nga Gjykata e Aplelit të Pragës.

Në muajin shkurt, Repka u dënua me 15 muaj heqje lirie pasi ka shitur në dhjetor të vitit 2016 për shumën 46 500 euro një automjet tip benz, që nuk ishte, në fakt, në pronësi të tij, por e kishte marrë me qira.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Petr Benes, shpjegoi se për një krim të tillë ligji parashikonte 2 vite burg dhe “nuk kishte arsye për të dhënë një dënim më të lehtë. Nuk kemi konstatuar asgjë të pazakontë që Repka të përfitojë ulje të dënimit.”

Nuk është hera e parë që Tomas Repka gjendet në telashe me ligjin. Në gusht të vitit 2018 u dënua me 6 muaj burg (u konvertua me shërbim prove), për publikimin e një njoftimi për shërbim eskorte, ku shfaqte në foto ish-bashkëshorten e tij, shoqëruar me numrin e saj të telefonit. Gjithashtu në vitet 2015 dhe 2016 është ndaluar në policia pasi ngiste makinën në gjendje të dehur. Ai ka marrë një tjetër dënim për mosshlyerje të detyrimeve financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Nitajn po e pengon Edi Rama: Këqyri problemet e tua

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka sulmuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në mbrëmjen e së martës.

Nitaj ka thënë se para se Rama t’i kërkojë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!” ka shkruar Nitaj në Facebook.

 

Çitaku: Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku sot mori pjesë në raportimin e sotëm të Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit Amerikan – shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se në sallën e Kongresit Amerikan kur foli Vasfija zotëroi heshtja dhe lotët.

 

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët”, ka shkrua Çitaku.

Ajo e ka quajtur Vasfijen heroinë, e cila është njëra ndër viktimat e para të dhunës seksuale të luftës që doli publikisht për të rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi në luftë.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku./Periskopi/

Pacolli paralajmëron takim me Trumpin për dialogun

Periskopi.com Lajme

 Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se javët në vijim do të shkojnë në Washington në një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai tha se në Berlin para Samitit të Berlinit kanë shkuar në vizitë tek ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është njeri i afërt me Trumpin.

“Ne kemi qenë të mirëpritur nga Ambasada e SHBA-së në Berlin. Mund të ndodhë që shpejt të vjen një ftesë nga SHBA-të rreth dialogut me Serbinë”.

“Me ambasadorin kemi diskutuar për pezullimin e taksës për disa muaj. Ai kërkon nga ne që të mendojmë dhe të kthehemi prapë me diçka të re. U morëm vesh se nuk mund të ndryshojë situata. E lamë që të reflektojmë në dy javët e para”.

“Ne mbetëm asisoj që të kalojë Samiti i Berlinit dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat në javët e ardhshme. Ishte takim që zgjati rreth dy orë”.

Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se SHBA-të do të jenë pro Kosovës pa marrë parasysh kush e udhëheq dialogun.

“Kjo vizitë në Ambasadën e SHBA-së para Samitit të Berlinit nuk ka qenë e fshehtë. Atje kemi shkuar me protokoll të shteti gjerman dhe të gjithë e kanë ditur se kemi qenë atje. Vetë Mogherini e ka potencuar se pala amerikane ishte ajo që i ka dhënë një shtyrje të madhe procesit dhe situata nuk do të ndryshojë në të ardhmen”.

“Shtetet e Bashkuara  pa marrë parasysh se Kosova me kë do të dialogojë apo si, SHBA-të do të qëndrojnë me Kosovën”.

Hajdar Beqa: Rama dhe Thaçi patën qëndrimet e tyre publike në Berlin, mos t’i japim shans Serbisë të përfitojë nga veprimet tona

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj,  një ditë nga Samiti i Berlinit deklaroi se  ka dalë keq në dialogun atje, sepse ‘u la’ në baltë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Për këtë të fundit, tha se  i bënte më shumë presion se të gjithë udhëheqësit e tjerë botërorë për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Sipas tij, kjo ndodhi në takimet informale me nikoqirët Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Këto zhvillime për Periskopin i ka komentuar edhe deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa. Sipas tij, qëndrimet e Thaçit dhe Ramës ishin publike dhe se i mbështetë ato.

Beqa thotë se në deklaratat publike nuk ka parë presion ndaj Haradinajt për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

‘’Realisht në takimet zyrtare që i kam përcjell nuk ka pasë presion, unë ato nuk muj me i interpretu, nuk e di qysh kanë qenë ato pjesë. Qjanë kanë  qenë publike edhe të Edi Ramës,edhe të Hashim Thaçit.  Unë i përgëzoj për qëndrimet që kanë pas në Samitin e Berlinit. Mendoj që duhet me kanë  faktori i brendshëm dhe duhet t’i analizojmë të gjitha veprimet, që mos me i dhanë Serbisë mundësinë me përfitu nga veprimet tona’’, thotë Beqa për Periskopin.

Tutje ai mendon se paraqitja e delegacionit kosovar ka qenë dinjitoze.

‘Deklarata zyrtare mendoj që delegacioni i Kosovës ka qenë në nivel të lartë mendoj që e ka kry punën e vetë, se normal që edhe BE në këtë rast duhet me përkrahë Kosovën në proceset integruese në vecanti për liberalizimin e vizave , te njohja e Kosovës nga Serbia dhe deri te antarësimi ne OKB dhe organizatat e tjera politike ndërkombëtare.

Beqa i përgëzon nikoqirët e samitit dhe kontributin e tyre për hapat e Kosovës drejt BE’së.

E përgëzoj kancelaren Merkel dhe presidentin e Franccës që kanë qenë nikoqir. Mendoj që është për t’u vlerësuar dhe mendoj që ka me dhanë kontribut edhe në hapat ma tutje të Kosovës. Ne e dimë që BE është në proces zgjedhor dhe duhet me marrë vendime të mëdha,  por megjithatë mendoj që Kosova duhet t’i harmonizojë agjendat e brendshme me BE dhe me SHBA dhe me mbyll apo me normalizu raportet me shtete fqinje, vecanërisht me mes Kosovës dhe Serbisë,  normalizim i raporteve me një njohje reciproke’’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pas kthimit nga Berlini thase taksa mbetet, ndërsa kërkon dialog pa kushte.

Tutje ai u shpreh se Kosova u paraqit mirë në Berlin, ndërsa pret rezultate konkrete në takimin e Parisit, në 1 korrik./PERISKOPI/

 

Thaçi: Rrëfimi i Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan dëshmoi përmasën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rrëfimi i Vasfije Krasniqit, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, para anëtarëve të Kongresit Amerikan edhe njëherë ka dëshmuar përmasën e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në vitet 1998-1999.

“Ky rrëfim ngjalli emocione të forta para anëtarëve të pranishëm në Kongresin amerikan. Edhe pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre vrasjeve, dhunimeve, masakrave dhe veprimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë, nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i shtetit ka vlerësuar guximin e Vasfije Krasniqit për të treguar përjetimin e saj të rëndë publikisht derisa ka thënë se nuk duhet të heshtet për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.

“Iniciativa e znj. Vasfije Krasniqi për ta thënë publikisht përjetimin tragjik është shprehje e guximit të saj të lartë qytetar. Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet, sado i dhembshëm që të jetë!”.

Ajax po i jep leksion edhe Tottenhamit (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Ajaxi ka kaluar në epërsi si mysafir i Tottenham. 

Goditja e Zieych përfundoi në këmbët e van de Beek (15′), i cili e kishte shumë të lehtë përballë Lloris.

Ndryshe, holandezët janë duke i dhënë leksion futbolli vendasve, duke i dominuar në çdo aspekt.

Ndiqeni golin. /Periskopi/

Osmani: Kosova s’është shportë me molla e dardha, të largohet mendësia se duhet dhënë diçka

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani duke folur sonte në Debat Plus për cështjen Kosovë-Serbi, thotë se vendi jonë nuk duhet të japë asgjë në këmbim të njohjes dhe integrimit evropian.

Ajo thotë se Kosova nuk është ‘shportë me molla  e dardha’ dhe se logjika për dhënien e diçkaje duhet të largohet, transmeton Periskopi.

”Në një proces  të tillë me Gjermaninë  dhe Francën, shihet se është cështje serioze. Nuk janë pajtuar me Mogherinni që kjo cështje të hapet. Logjika e Serbisë me  dhënë dicka, duhet të largohet nga mendjet  tona. Sikur Kosova të jetë shportë me molla  e dardha. Nuk është Kosova prej së cilës duhet të merret diçka’’, tha sonte Osmani.

Tutje ajo thotë se nga dialogu ka përfituar veç Serbia.

‘’Për Kosovën është hapë cështja e vizave dhe ende nuk është mbyll. Është problem edhe pse është lidh me procesin është dalë nga binarët, por kqyrni cka mundeni me marrë nga Kosova. Dëmi më i madh është mënyra se si është keqpërdor nga Serbia, ndërsa  vendi jonë nuk ka arritur t’ikundërpërgjigjet njëjtë.’’/PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – (Mos) Suksesi i Samitit – 30.04.2019

(Mos) Suksesi i SamititVjosa Osmani – Sadriu – Deputete e LDK-sëImer Mushkolaj – AnalistIlir Mirena – Periskopi Arben Ahmeti – Drejtor i Programacionit në RTV Dukagjini

Posted by RTV Dukagjini on Tuesday, 30 April 2019