Ja kur do të vendosen kamerat në udhëkryqet e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Udhëkryqet kryesore në Prishtinë vazhdojnë të jenë të stër-ngarkuara me automjete pothuajse gjatë tërë ditës.

Të shpeshta janë aksidentet, si pasojë e tollovive të krijuara.

Megjithëkëtë, asnjë nga këto udhëkryqe të kryeqytetit nuk monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Komuna thotë se planifikon që këtë vit t’i pajisë disa udhëkryqe me kamera, pasi aktualisht është duke punuar në një projekt të tillë.

Nga drejtoria për Shërbime Publike kanë bërë të ditur se për këtë qëllim janë ndarë 300 mijë euro.

Vendosja e kamerave, sipas Komunës, do të ndihmojë në identifikimin e shkelësve të rregullave në komunikacion dhe në menaxhimin më të mirë të fluksit në trafik.

Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë si shumë të rëndësishme vendosjen e kamerave. Mirëpo, kërkojnë që projekti të analizohet mirë në mënyrë që të mos ketë mangësi.

Nol Deda, ekspert i komunikacionit, thotë se monitorimi i vazhdueshëm do të ndikonte edhe në rënien e numrit të aksidenteve, raporton KTV.

Ndërkohë, Tirana, aktualisht, monitoron udhëkryqet e saj me 23 kamera, derisa planifikon që të shtojë edhe 51 sosh.

Heroi Safet Boletini, përkujtohet në 20 vjetorin e rënies

Periskopi.com Lajme

Heroi i Kosovës Safet Boletini – komandant Tigri, ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare, ndërsa hoqi frymën e fundit duke belbëzuar fjalët ‘Rroftë Shqipëria etnike të cilën e deshëm aq shumë’.

Kështu u tha sot në Mitrovicë, gjatë akademisë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heroit të kombit Safet Boletini, që u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri , në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, potencoi se gjithmonë në momente të tilla shfaqen ndjenja të përziera, ndjenja mallëngjimi, pikëllimi, por gjithsesi edhe ndjenja krenarie.

“Në këto momente gjithmonë kemi ndjenja të përziera, ndjenja mallëngjimi, pikëllimi, por gjithsesi duhet të mbizotërojë ndjenja e krenarisë, duke ditur se Safeti ra  në mënyrë heroike, që Kosova të fitojë lirinë”, ka thënë Mujka.

Hysni Ahmeti, bashkëluftëtar dhe komandant i Brigadës 141 ‘Mehë Uka’, duke folur për figurën, jetën dhe veprën e Safetit, tha se heroi u lind dhe u rrit në periudhën kur buka shtrohej me frikë në sofër, kur gjëma e vaji i zëvendësonin stinët, kur bukë kishte ndërsa armiqtë nuk lejonin për ta ngrënë, dhe kur njerëzit ishin më të fortë se shkëmbi.

Sipas tij, për tokën shqiptare ishte flijuar jo vetëm Safeti, por gjyshi dhe stërgjyshi i tij, si dhe tabore burrash të Boletinëve.

“Kur në Kosovë pushkët e UÇK-së pas më shumë se një gjysmë shekulli përtërinë istikamet e baballarëve tanë, Safeti la Gjermaninë dhe më 28 maj 1998 arrin në Shqipëri. Sa nuk fluturonte nga gëzimi, sepse po shkelte tokën amë për të cilën kishin luftuar gjyshi e stërgjyshi i tij, për të cilën ishin flijuar taborë burrash të Boletinëve, nga Isai deri te Salih Boletini. Përpara i shfaqeshin luftërat e prijësit Isa Boletini kundër tri perandorive”, theksoi Ahmeti.

Në anën tjetër, Adnan Boletini, I cili në emër të familjes ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, tha se kjo pa dyshim e bënë më të lehtë dhimbjen e familjarëve.

“Në çdo përvjetor me dhimbje e krenari kujtojmë më të dashurit tonë. Çdo përvjetor është dhimbje e sërishme dhe një kujtesë e pashlyer e jona”, tha ai.

Gjatë kësaj akademie u kënduan këngë dhe u recituan poezi kushtuar jetës dhe veprës heroike të Safet Boletinit.

 

Përkujtohen nëntë dëshmorët e rënë në Lladroc

Periskopi.com Lajme

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Liman Gegaj, Ali Zogaj, Afrim Buçaj, Habib Zogaj, Fehmi Kastrati, Avni Buçaj, Gafti Buçaj, Ibrahim Mazreku dhe Feriz Bibaj, të rënë në Lladroc, sot në Malishevë është mbajtur një akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit.

Në këtë akademi përkujtimore, krahas familjarëve dhe bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me kabinetin e qeverisë komunale,  zëvendësministrat Isni Kilaj, Rexhep Mazreku, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, komandanti stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, në nivelin komunal dhe qytetarë të shumtë.

“Ky është 20 vjetor i vuajtjeve dhe sakrificës, por edhe i krenarisë sonë, Ne sot gëzojmë një liri, t cilën na e sollën dëshmorët e kombit dhe lufta e lavdishme e UÇK-së. Ne të gjithë duhet të përkulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, në fjalimin e tij, mes tjerash e përcolli edhe një mesazh për institucionet vendore, duke ju bërë thirrje atyre, që të mos bëjnë ndarje të dëshmorëve, por ti respektojnë të gjithë njëjtë, si dhe ju kujtoi edhe amanetin e dëshmorëve, amanet i cili duhet të qohet në vend.

Në emër të fshatit Lladroc, foli kryetari i fshatit, Halit Zogaj, që përkujtoi me këtë rast dëshmorët dhe kontributin e tyre në luftë, si dhe kontributin e fshatit Lladroc dhe tërë Komunës së Malishevës, në luftën për liri.

E për dëshmorët, luftën dhe kontributin në detaje për të gjithë dëshmorët dhe të civilët e rënë në Lladroc, foli Ramë Bibaj, i cili në mënyrë kronologjike, paraqiti tërë luftën, nga ditët e para e deri në përfundimin e luftës, rënien e të gjithë dëshmorëve në Lladroc, për heroizmin e tyre, si dhe për kontributin e fshatit gjatë luftës.

 

17-vjeçari që sulmoi gruan rome në Ferizaj nesër del para gjykatësit

Periskopi.com Lajme

I dyshuari për sulmin e dhunshëm fizik ndaj gruas rome në Ferizaj, nesër do të dalë para gjyqtarit.

Kështu ka bërë të ditur përmes telefonit Mehmedali Hajdini, i cili është major në stacionin policor të Ferizajt.

“Ai është ndaluar për 24 orë dhe nesër do të dalë para gjyqtarit. Viktima për momentin është duke qëndruar në një shtëpi të siguruar nga institucionet përgjegjëse”.

A do të startojë Kane kundër Liverpoolit? Përgjigjet Pochettino

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk ka tregua nëse Harry Kane do të startojë nga stoli nesër mbrëma në ndeshjen finale të Champions Leagues kundër Liverpoolit.

Tekniku argjentinas nuk ka treguar shumë për formacionin para ndeshjes në “Wanda Metropolitano”, me Kanen që kishte pësuar një lëndim në çerekfinale të kompeticionit kundër Manchester Cityt, transmeton Periskopi.

“Kane titullar? Nuk e di. Kemi një stërvitje tani dhe do të vendosim.

“E gjithë skuadra nesër do të jetë në fushë para ndeshjes. Nesër duhet të jemi të bashkuar. Nesër do të tregojmë se futbolli është sport kolektiv, madje edhe lojtarët që nuk do të luajnë do të jenë vendimtar.

“Rrugëtimi për në finale ka qenë i pabesueshëm. Jam krenar me ekipin, me gjithë lojtarët për punën e palodhshme”.

“E respektojmë Liverpoolin, së bashku me Manchester City janë më të mirët në Angli. Një vit më parë kanë qenë në finale. Meriton respekt Jurgen Klopp, kanë lojtarë të pabesueshëm dhe janë klub i shkëlqyer”. /Periskopi.com/

Kosovarja vritet nga 60-vjeçari në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Njëra nga viktimat e krimit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Cyrih është edhe një shqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan  34 vjeçe me inicialet I.S. , me prejardhje nga Kamenica.

Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.. Siç është njoftuar tashmë, 60 vjeçari në fund ka vrarë edhe veten.

Edhe portali 20minuten.ch jep këtë variant për krimin e ndodhur sot në Cyrih.

Një pengmarrje që ka ndodhur paraditen e sotme në Qarkun e tretë të Cyrihut ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, shkruan srf.ch.

Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.

Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.

Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.

Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare, përcjell albinfo.ch.

 

 

Holanda nuk i do shqiptarët, kërkon nga BE-ja pezullim të lëvizjes pa viza

Periskopi.com Lajme

Holanda ju drejtua sot zyrtarisht Komisionit Evropian për të kërkuar aktivizimin e mekanizimit për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë.

Kërkesa e bërë nga përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës pranë Bashkimit Evropian, Robert de Groot, është reflektim i vendimit të marrë në muajin prill nga parlamenti holandez për këtë çështje, ku në favor të propozimit për t’ju drejtuar Komisionit Evropian votuan 92 deputetë nga 150 anëtarë të Dhomës së Ulët.

Sipas letrës, drejtuar Komisionerit për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, arsyet e kërkesës lidhen me rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë, rritjen e numrit të shqiptarëve që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme atje si dhe të kërkesave për azil.

“Në vitet e fundit problemet me qytetarët shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve holandezë. Shtetasit nga Shqipëria luajnë një rol domethënës në krimin e organizuar në qytetet si Amsterdam dhe Roterdam, apo dhe në krahina të tjera të vendit”, thekson letra në të cilën vihet gjithashtu në dukje se “ka një numër në rritje të emigrantëve klandestinë që vijnë nga Shqipëria, më së shumti djem të rinj të cilët duan të nisin një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar”, duke përdorur portet e Holandës si trampolinë.

“Edhe numri i kërkesave për azil nga ana e qytetarëve shqiptarë ka mbetur i lartë në mënyrë konstante”, shkruan Përfaqësuesi në Bashkimin Evropian, sipas të cilit “këto rrethana po minojnë mbështetjen publike të qytetarëve Holandezë ndaj liberalizimit të vizave në përgjithësi dhe në veçanti ndaj liberalizmit të vizave për qytetarët shqiptarë”, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas autoriteteve holandeze, në situatën e krijuar, ekzistojnë kushtet e parashikuara sipas neneve të rregullores së BE-së që vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë pa viza si “rreziku dhe kërcënimi i rritur për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të Shteteve anëtare” apo “rritja e numrit të qytetarëve nga vendet e treta të cilëve u është refuzuar hyrja apo qëndrimi në territorin e Shtetit anëtar” dhe “rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave për azil nga qytetarët e vendeve për të cilat ka një përqindje të ulët të pranimit të këtyre kërkesave”.

Sipas të dhënave që Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës ka paraqitur në letrën drejtuar Komisionit Evropian, numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë kapur ndërsa qëndrojnë ilegalisht ka shkuar në 945 persona në 2018 nga 395 në 2017, 370 në 2016 dhe 155 në 2015. Ndërsa numri i shqiptarëve të cilëve ju është refuzuar hyrja, në 2018 ka qenë 245 persona, në rënie në krahasim me 285 në 2017, por në rritje në krahasim me 200 persona në 2016 dhe 185 në 2015. Të dhënat për kërkesat për azil ndryshojnë nga viti në vit. Në 2015 janë regjistruar 1005 të tilla, duke shkuar në 1665 një vit më pas, për të rënë në 365 në 2017 e duke u rritur në 550 kërkesa në 2018.

Në letrën e tij, De Groot shpjegon se “Shqipëria dhe Holanda po punojnë së bashku për të luftuar krimin e organizuar nga ana e qytetarëve shqiptarë në Holandë”, duke vënë në dukje marrëveshjen e arritur mes ministrit holandez të Drejtësisë dhe Migracionit me homologët e tij shqiptarë në maj të 2018.

“Ndonëse bashkëpunimi mes autoriteteve të policisë, autoriteteve gjyqësore dhe të migracionit është rritur, ka ende hapësira për përmirësim. Bashkëpunimi nuk ka sjellë deri tani suksese konkrete në terren”, shkruan De Groot, duke shtuar se pas një takimi mes ministrave të Brendshëm të të dy vendeve në mars të këtij viti, “më 23 maj 2019, policisë holandeze ju dhanë informacione mbi subjekte dhe grupe të krimit të organizuar shqiptar. Këto informacione do të jenë në qendër të një takimi në nivel ekspertësh të sigurisë nga të dy vendet, gjatë verës”.

Në muajin prill, kur u mor vendimi nga parlamenti holandez, ministria e Jashtme shqiptare shpjegoi se “një shtet anëtar i BE-së mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE-së dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë”.

Deklarata theksonte më tej se “duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare”, Ministria ishte “besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë”, duke nënvizuar se sipas saj “migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore. Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata Holandezë”, vinte në dukje ministria e Jashtme sipas së cilës vendimi ishte ndikuar dhe nga klima për zgjedhjet evropiane të majit.

Dhjetë ditë më parë, në Tiranë, Komisioneri Avramopoulos shpjegoi se me marrjen e kërkesës nga një vend anëtar, Komisioni Evropian bën “një analizë të kujdesshme të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo, në përputhje me procedurat dhe në përputhje me të dhënat dhe informacionin e disponueshëm që ka të bëjë me rrethana specifike të vendit X”.

Kërkesa e sotme drejtuar Komisionit Evropian, vjen në një moment kur Shqipëria pret të marrë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe një lëvizje e tillë, mund të paralajmërojë një qëndrim negativ nga ana e Holandës në Këshillin Evropian, të 18 qershorit, ku vendimi duhet të jetë unanim.

 

Konfirmohet: Shaqiri feston me flamurin e Kosovës nëse Liverpooli fiton Champions Leaguen nesër

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nesër do të jetë i përfshirë në finalen e Champions Leagues mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Dy gjigantët anglez ndeshen në Madrid të shtunën mbrëma në një finale krejtësisht angleze.

Periskopi sot më herët ngriti çështjen nëse Shaqa do të festojë me flamurin e Kosovës, gjë të cilën e kishte bërë kur kishte triumfuar me Bayern Munichun në kompeticion, dhe tani vetë lojtari e ka konfirmuar se do ta bëjë.

“Gati për të dhënë gjithçka për ta sjellë në shtëpi kupën”, ka shkruar ai në Facebook, duke ia bashkangjitur një foto ku shihet flamuri i Kosovës dhe Zvicrës i ngjitur. /Periskopi.com/

Vjosa Osmani për sulmin ndaj gruas rome: Kemi dështuar keq, si shtet dhe si shoqëri

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu, ka reaguar pas sulmit që iu bë gruas rome sot në Ferizaj që është i dyti me radhë pasi ajo dy ditë më parë ishte sulmuar edhe në Lipjan.

Osmani-Sadriu në një postim në Facebook e ka quajtur tronditëse, të tmerrshme dhe të turpshme këtë ngjarje.

“Si është e mundur që familjet shqiptare, që vet ishin viktima të përbuzjes, diskriminimit e dhunës, nuk edukojnë fëmijët që të tjerët t’i trajtojnë me dhembshuri, barazi e njerëzi”.

“Si është e mundur që shkollat tona, që ishin viktimë e një sistemi diskriminimi e aparteidi, sot nuk mësojnë nxënësit për respektim të të drejtave themelore të tjetrit, pavarësisht etnisë, ngjyrës e përkatësisë tjetër?”.

Ajo ka kritikuar mediat dhe institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Si është e mundur që disa media, që vet ishin viktimë e shkeljes së fjalës së lirë e të drejtës së shprehjes, sot të kontribuojnë në krijimin e rrethanave ku të tjerët shndërrohen në target të sulmeve, duke ushqyer urrejtje?”.

“Si është e mundur që institucionet e sigurisë e drejtësisë, që ishin viktimë e përjashtimeve masive e diskriminimit, sot të ofrojnë drejtësi selektive?”.

Deputetja Osmani-Sadriu ka thënë se “kemi dështuar keq, si shtet dhe si shoqëri”.

Rusia kërcënon Kosovën për arrestimin e rusit: Do të keni pasoja afatgjata

Periskopi.com Lajme

Ministria e punëve të jashtme të Rusisë ka kërcënuar Kosovën me pasoja, për shkak të ‘’mos respektimit të Kombeve të Bashkuara nga ana e Prishtinës’’.

Agjencia e lajmeve serbe ‘’FoNet’’ ka raportuar për njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

Rusia ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme që të mbrojë shtetasin e vet, punëtorin e UNMIK’ut, Mikhail Krasnoshchenko, të cilin njësia speciale e Policisë së Kosovës e ka arrestuar në Zubin Potok gjatë aksionit në veri dhe të cilin sot kryeministri Ramush Haradinaj e ka shpallur person ‘’non-grata’’.

“Veprimet e autoriteteve në Kosovë i shohim si përkeqësim shtesë të marrëdhënieve ndëretnike në krahinë dhe si përbuzje ndaj normave ndërkombëtare të komunikimit diplomatik. Në këtë mënyrë, Prishtina demonstron mos-respektim ndaj Kombeve të Bashkuara, gjë që do të ketë pasoja afatgjata”, ka paralajmëruar ministria ruse.

“Rusia do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e saj në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar”.

Puntori rus i UNMIK’ut u arrestua gjatë aksionit në veri me dyshimin se ai po ndihmonte banorët vendas të vendosnin barrikada që do e pengonin aksionin e policisë.

Dribluesit më të mirë në Evropë: Kosovari renditet para Messit e Hazardit

Periskopi.com Sporti

Driblimi është një prej aspekteve më zbavitëse në një ndeshje futbolli.

Nuk ka kënaqësi më të madhe për një fans se të shikoj lojtarin e tij të preferuar duke kaluar mbrojtësit me lëvizje të shpejta dhe aftësi impresive, shkruan Periskopi.

Cili është dribluesi më i mirë në Evropë? Përgjigja natyrale do të ishte Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo edhe Neymar.

Mirëpo, jo. Dikush tjetër rrëmben primatin, derisa anësori kosovar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj renditet mbi superyllin argjentinas dhe Eden Hazardin e Chelseat në listën e dribluesve më të mirë në Evropë.

Image result for adnan januzaj 2019

Shikoni më poshtë.

1. Sofiane Boufal, Celta Vigo – 6.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

2. Hatem Ben Arfa, Rennes – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

3. Jeremie Boga, Sassuolo – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

4. Neymar, Paris Saint-Germain – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

5. Adnan Januzaj, Real Sociedad – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

6. Lionel Messi, Barcelona – 4.5 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

7. Allan Saint-Maximin, Nice – 4.4 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

8. Eden Hazard, Chelsea – 4.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

9. Jadon Sancho, Borussia Dortmund – 4.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

10. Youcef Atal, Nice – 4.0 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

Kujtojmë se Januzaj ka bërë 24 paraqitje këtë fushatë, duke kontribuar me dy gola dhe katër asistime, derisa ka munguar në 18 ndeshje në La Liga për shkak të lëndimit. /

Dhurata Hoxha: Shpreh indinjatën time të thellë dhe zhgënjimin me sjelljet e turpshme ndaj gruas rome

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka reaguar rreth sulmit fizik ndaj gruas rome sot në Ferizaj.

Ajo ka shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e thellë rreth kësaj sjelljeje, transmeton Klan Kosova.

“Shpreh indinjatën time të thellë dhe zhgënjimin me sjelljet e turpshme ndaj gruas rome, së pari në Lipjan e tash edhe në Ferizaj. Diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë e qytetarëve as e shtetit tonë.

E tmerrshme të mendohet se mund të ngjaj një sulm i tillë, duhet të jetë alarmi i fundit për organet përgjegjëse që këto dukuri të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Amani t’koft mos fol para meçit” – Mazrekaj kritikohet rëndë para ndeshjes me birin e Arkanit

Periskopi.com Sporti

Boksieri kosovar e ka konfirmuar se do të zhvillojë meç boksi me birin e kriminelit të luftës, Arkan, Zheljko Razhnatoviq.

Para ndeshjes me serbin, ai nuk ka hezituar të jap deklarata të guximshme duke thënë se “nuk do të na korit” dhe se do të fitojë, shkruan Periskopi/

“Kismet prej zotit s’ko me korit as vendin tim as Kosovën, as njerëzit e mi,” tha ai.

“Kom boksu dy herë në Beograd, dy herë i kom nokautu në të parin e të dytin rund.

“Ka pasur edhe pak provokime nga ana ime, që të ndeshem me të.”

E këto komente nuk i kanë pritur shumë mirë disa fansa në rrjetet sociale, derisa njëri shkroi:

“Veç mos fol para meçit amani t’koftë mas meçit fol qka dush.”

Një tjetër shtoi: “Mos fol para meçit. Kur te kryhet atëherë fol ça të dush e sa te dush. Se edhe Luani kështu foli. Po ishalla Zoti eshte me ty e fiton nderon veten në radhë të parë pastaj kombin. Nese do dalësh ne ring me urrejtje e pëson nëse del si sportist e fiton.” /Periskopi.com/

Kjo është përgjigja e Haradinajt për OKB-në: Sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Haradinaj i përgjigjet OKB-së: Veprimet e zyrtarit tuaj janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj deklaratës së yëfhënësit të OKB-së i cili tha se Kosova nuk mund të shpallë një person “non-grata”.

Harainaj përmes një postimi në facebook ka thënë se pëngimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë dhe se sundimi i ligjit është përgjegjësi e inestitucioneve të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Haradinajt:

Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku.

RH

A do të transferohet Muriqi te Fenerbahce – ja çka thotë Samir Ujkani

Periskopi.com Sporti

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani e ka komentuar transferimin potencial të Vedat Muriqit te Fenerbahce.

Ujkani dhe Muriqi janë aktualisht bashkëlojtar te Rizespori në Super Ligën turke, derisa sulmuesi shtatlartë i Kosovës po lidhet me një transferim te gjiganti turk, Fenerbahce, shkruan Periskopi.

Ky interesim erdhi pas formës fantastike të Muriqit në fushatën që lamë pas.

“Muriqi është djalë shumë i mençur, ka arritë nivelin maksimal te Rizespori, dhe tani meriton një transferim te një klub i madh,” tha Ujkani i ftuar në emisionin “Favorit”.

“Tash ai është i fokusuar vetëm me Kosovën, me rendësi është me qenë ai i lumtur, duhet me shku te një skuadër ku luan edhe me arritë sa më lartë.” /Periskopi.com/

Digjet një garazh në Istog, shkakton dëme të mëdha materiale (Foto)

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën në fshatin Kovrage të Istogut, një garazh me mjete pune u përfshi nga zjarri.

Enver Osmanaj është pronari i garazhës ku iu dogjën kombi, traktori dhe disa mjete punë që gjendeshin në garazh.

Edhe në raportin e Policisë është përfshirë ky rast si zjarrvënie, derisa është bërë e ditur se pos dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka pasur të lënduar.

“Viktimamashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë një automjet kombi por si pasoj zjarri kishte përfshi edhe një garazhe në të cilën kishte pasnjë traktor dhe mjete pune. Sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme dhe nuk ka pas ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin” thuhet në raportin e Policisë.

OKB-ja: Nuk jemi shtet, nuk mund të shpallni person të padëshiruar zyrtarët e UNMIK-ut

Periskopi.com Lajme

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,  i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

“Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.

Shqipëria fajtore pse Loret Sadiku nuk po mund të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Është përfolur shumë rreth ftesës potenciale të Loret Sadikut në Kombëtaren e Kosovës, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Mesfushori defanziv i Kasimpas ka qenë ndër emrat më të përfolur që mund t’i bashkohen “Dardanëve”, derisa reprezentacioni padyshim se do të përfitonte shumë në kualitet me të, shkruan Periskopi.

Mirëpo, Bajram Shala – menaxher i Kombëtares – ka thënë në emisionin “Favorit” se 27-vjeçari i e ka të pamundur të luajë për Kosovën nëse konstatohet se ka nënshkruar dokumentacionin për kalim nga Kombëtarja e Suedisë tek ajo e Shqipërisë më herët.

“Loret Sadiku mbetet pezull pasi FIFA thotë se ai ka nënshkruar një kontartë për të kaluar nga Suedia te Shqipëria, por Loreti po e mohon këtë.

“Ai ka angazhuar avokatë për ta dëshmuar se nuk e ka bërë, mirëpo nëse dëshmohet se ai ka nënshkruar dokumentacion për kalim nga Suedia te Shqipëria, do ta ketë të pamundur të luajë për Kosovën.”/Periskopi.com/

Policia jep detaje të reja për aksionin në veri

Periskopi.com Lajme

Polica e Kosovës ka dhënë informacione shtesë, lidhur me operacionin policor të realizuar më 28 maj në disa komuna te Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra të dyshuar.

Gjatë aksionit të zhvilluar, kryesisht në katër komunat veriore të Kosovës, janë arrestuar dhjetëra të dyshuar, numri më i madh i të cilëve janë zyrtarë policor.

Komunikata e plotë e Policisë:

Ashtu siç është bërë e ditur me datë 28 Maj 2019,  Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zbatuar urdhër kontrollin në disa lokacione të ndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky operacion policor ka pasur për qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bastisjen dhe arrestimin disa zyrtarëve policor, ku ditën e realizimit të operacionit janë arrestuar (19) pjesëtarë të policisë, të cilët kanë qenë të dyshimtë, (10) qytetarë  që kanë qenë të dyshuar,  (9)  qytetare të tjerë  të cilët kanë penguar zyrtaret policor ne kryerje te detyrës si dhe (1) zyrtar të UNMIK-ut.

Si vazhdimësi e hetimeve lidhur me këtë rast deri me tani janë arrestuar edhe (3) zyrtar policor, të cilët kanë qenë të përfshirë në urdhër arrest.

Të gjithë personat e arrestuar janë trajtuar sipas standardeve dhe procedurave të parapara ligjore, duke respektuar në plotni të drejtat dhe liritë e tyre, të garantuara me ligj.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së , me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të qytetarëve në veprat; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Plani policor ka filluar se zbatuari ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet në të cilat kryesisht kanë kaluar pa incidente, përjashtuar rajonin e Zubin Potokut, ku tek vendi i quajtur “Klisurë”, persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë si drunjë, ndezje të zjarrit dhe automjete të rënda, kamionë me pasha të rënda e të tjera.

Policia në këtë zonë ka hasur në rezistencë të armatosur me arme zjarri nga persona të dyshimtë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy zyrtar policor, prej tyre njeri me rënde ndërsa tjetri me lehte, përfshirë edhe disa zyrtar të lënduar gjatë veprimeve për të hapur barrikadat e vendosura nga qytetaret.

Shumica e të dyshuarve kanë qenë të dhunshëm gjatë arrestimit, dhe si pasojë e kësaj Policia është dashur që ta përdor forcën e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim që të dyshuarit ti vë nën kontroll.

Vlen të theksohet se gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që kishin dalë në rrugë me qëllim të pengimit të policisë, disa herë është vërejtur një automjet Toyota ngjyrë e bardhë me targa dhe shenja të UN-it , e cila lëvizte bashkë me të dyshuarit në disa lokacione.

Drejtuesi i veturës ka ndihmuar protestuesit e dhunshëm duke e vendosur veturën e tij zyrtare në mes të rrugës para personave të dyshuar dhe barrikadës së vendosur, ku në pjesën e pasagjerit është vërejtur se është nxjerr një Motosharrë, e cila nga personat e dyshuar është përdorur për prerjen e druve dhe vendosjen e tyre në barrikadë.

Edhe përkundër faktit se zyrtarët policor kanë kërkuar disa herë nga i njëjti që ta liroj rrugën, duke e përsëritur kërkesën edhe në gjuhen angleze, i njëjti ka refuzuar urdhrat policor duke mos pranuar, të komunikojë, të identifikohet si dhe ta lirojë rrugën.

Zyrtaret policor duke u gjetur në një situatë të renduar në një zonë të rrezikshme janë detyruar ta nxjerrin nga makina me forcë dhe ta arrestojnë atë, për ta shoqëruar në polici. Personit në fjalë fillimisht iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të Kryeprokurorit kompetent të Mitrovicës personi i UN-it edhe pse i dyshuar për veprimet e tij të kundërligjshme, duke ja respektuar imunitetin personit në fjalë,  nuk i është shqiptuar ndonjë masë e as ndalesë dhe i njëjti është liruar se bashku me veturën e tij dhe ju është dorëzuar stafit të UN-it në Mitrovicë, mirëpo  ndaj të njëjtit është proceduar rasti për pengim të zyrtareve policor në kryerje të detyrës dhe pjesëmarrjes në turmë.

Policia e Kosovës sipas detyrave dhe procedurave policore, pas çdo veprimi operacional bënë vlerësimet pasoperacionale, lidhur me zhvillimin e operacionit ne përgjithësi.

Meqë ende hetimet janë duke vazhduar Policia e Kosovës  sipas detyrës zyrtare është e kufizuar ne dhënien dhe publikimin e informacioneve tjera më të detajuara.

U akuzua shumë se po e priste Zvicrën para se ta pranonte Kosovën – më në fund reagon Hadërgjonaj

Periskopi.com Sporti

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj u është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave se po e priste ftesën nga Zvicra, para se ta pranonte atë të “Dardanëve”.

Në një prononcim për “Favorit”, mbrojtësi i djathtë tha se nuk ishte vendim i lehtë pasi në të kaluarën ishte ftuar nga “Helvetikët”, shkruan Periskopi.

“Nuk ka qenë e lehtë dhe as vetë nuk kam dashur të flisja për media për këtë temë sepse e pata bërë një lojë për Kombëtaren e Zvicrës. Më në fund është dashur edhe ata ta japin lejen, nënshkrimin për ta ndërruar Kombëtaren”, theksoi ai.

“Kryesore është që unë jam këtu dhe do të luaj për Kosovën. I njoh shumë djelmosha të Përfaqësueses dhe po pres me padurim të debutoj.” /Periskopi.com/