Piloti shpëton nga tufa e shpësëve me një shpërthim të madh

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan “Jaguar” i forcave ajrore të Indisë për pak sa nuk është rrëzuar pas ngritjes, pasi që ka hasur në një tufë sorrash

Për fat, piloti në në sekondë ka reguar dhe ia ka dalë ta hedhë tërë ngarkesën në mënyrë që fluturakja të mung të arrijë lartësi më të madhe dhe t’u shmanget shpesëve, e pastaj të bëjë aterrim urgjent.

Menjëherë pas ngritjes nga pusta në bazën Ambala, piloti i “Jagur”-it ka hasur në një plim spesësh, që ka bërë që një motor t’i dështojë. Piloti menjëherë i ka lëshuar rezervoarët më karburant e municion, gjë që ia ka mundësuar ngritjen urgjente.

Rezervoarët dhe bombat e trenazhit kanë shkaktuar ekspodim të madh në pistë, shkruajnë mediet.

Pos shpesëve fatkëqija, askush nuk e ka pësuar.

Zyrtare: Dy lojtarët e njohur që u larguan nga Ballkani bëhen me skuadër të re

Periskopi.com Sporti

FC A&N nga Prizreni do të bëjë gara në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm dhe e ka marr këtë seriozisht.

Prizrenasit kanë zyrtarizuar dyshën që u largua nga Ballkani, Leotrim Gashin dhe Ilir Gegajn.

Ata janë paraqitur si super përforcime, pasi për atë nivel të garash ashtu janë.

Para disa ditësh ky klub kishte arritur marrëveshje edhe me Vigan Rexhaj që ka luajtur te Liria.

Klubi pretendon edhe emra tjerë të njohur në ditët në viji. /Gazeta Sheshi/

Çfarë pyet nëna e Ritës në foton me Ledrin?

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora dhe Ledri Vula u bënë bashkë në AlbaFestival në Zvicër.

Me këtë rast, dy artistëtnuk e kaluan mundësinë pa shkrepur një foto të përbashkët krah njëri-tjetrit, të cilën e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.

Gati 100.000 pëlqime ka arritur Ledri t’i mbledhë për vetëm dy orë në foton me Ritën e cila është pasuar më shumë komente.

Megjithatë, janë dy që kanë marrë më së shumti vëmendje.

Vetë Rita i ka dërguar zemra Ledrit teksa nëna e artistes me origjinë shqiptare ka pasur një pyetje.

‘Ani zemra? Awwww’ – shkruan Vera Ora teksa nuk dihet saktë se çfarë konfirmimi ka dashur të marrë nga dyshja që pozonte bashkë përpara aparatit. /Prive.al

Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc

Periskopi.com Lajme

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badocit ka rënë dukshëm.

Kështu ka bërë të ditur Ilir Abdullahu, kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Abdullahu ka thënë se momentalisht niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është minus 4.3 metra nga niveli maksimal ndërkaq në Liqenin e Badocit niveli i ujit nga niveli maksimal është minus 5.8 metra.

Ai ka bërë apel te qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm dhe ta kursejnë atë.

“Apelojmë tek qytetarët që të moskeqpërdorin ujin e pijes pasi jemi duke u ballafaquar me mungesa të reshjeve nga periudha që lamë dhe në periudhën e tanishme kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta që një sasia jo e vogël nga liqet do të avullohet dhe rëniet e niveleve do të shpejtojnë si rezultat i thatësirave. Lusim të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes gjatë përdorimit të ujit për pije dhe të kursejmë secili nga ne që të rrisim sigurinë e furnizimit më ujë për muajt në vijim”, ka apeluar Abdullahu për Lajmi.net.

Tutje Abdullahu ka bërë të ditur se Liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit të vetmin burim të mbushjes së ujit e kanë nga reshjet e borës dhe të shiut.

Sipas tij, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në këto dy liqene, furnizimi me ujë të pijshëm në Prishtinë vazhdon të jetë stabil.

“Ju rikujtojmë që liqenet tona mbushen vetëm nga reshjet e borës dhe shiut dhe nuk kemi asnjë alternative tjetër për të mbushur këto liqene prandaj kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëveprim në situatat që na presin. Furnizimi vazhdon të jetë stabil dhe për hapat e tjerë do të ju mbajmë te informuar”, ka treguar Abdullahu.

Topalli sulmon rëndë Bashën: I dhe Edi Ramës çdo gjë, e zhveshe PD-në nga çdo pushtet

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli deklaroi sot se “pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet, PD praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve”.

“Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhëtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse”, tha Topalli.

Ajo tha se “pas kësaj, Basha premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën”.

“Sot, me mos hyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohe që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës”, tha ajo.

Sipas Topallit, “ky është dëmi më kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij”.

“Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve të paepur në dekadat e shkuara. Nga sot, asgjë nuk është më si më parë”, tha Topalli.

“Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen më kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..; Pasi humbi ‘revolucionin’, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të reëzonte Ramën dhe pasi la PD pa asnjë pushtet politik…Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë. Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin”, tha Topalli.

Partia Demokratike ka kaluar edhe një herë tjetër një moment tragjik, tha Topalli, duke shtuar se “dhe demokratët e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrenë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet”.

“Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealistë e intelektualë, patriotë, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhëtia, do ta ngrenë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit, interesit publik e njerëzve që i le pa shpresë e pa perspektivë. Njerëzit e lirë, nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe ‘opozitë’ të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj, e sot. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike. Demokratët, shqiptarët do ia dalin”, tha ajo.

Probleme për të zgjedhur lidershipin e ri të BE’së

Periskopi.com Lajme

Krerët e BE’së kanë thirrur një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel për ta vazhduar procesin për emërimin e pozitave udhëheqëse në institucionet e BE’së.

Ky është samiti i tretë nga përfundimi i zgjedhjeve evropiane, në të cilin do të duhej të arrihet konsensus për atë se kush do ta përfaqësojë BE-në në periudhën e ardhshme pesë vjeçare.

BE’ja duhet të nominojë kandidatë për kryetarë të Këshillit të Evropës, Komisionit të Evropës, Shef të diplomacisë dhe kryetar të Bankës Evropiane Qendrore.

Në samitin paraprak më 20 qershor, për asnjërin prej kandidatëve nuk kishte shumicë.

Në ndërkohë, vazhduan konsultimet midis liderëve të BE-së dhe përfaqësuesve të grupeve udhëheqëse në Parlamentin Evropian.

Bëhet fjalë për negociata të ndërlikuara me të cilat duhet të harmonizohen pozitat e ndryshme të vendeve anëtare, të Këshillit të Evropës, të Parlamentit Evropian, por edhe të krijohet baraspeshë midis grupeve udhëheqëse politike në BE, baraspeshë midis gjinive, ku pritet që të paktën në dy prej pesë pozitave udhëheqëse në BE do të jetë grua, më pas baraspesha gjeografike midis kandidatëve nga vendet perëndimore dhe lindore dhe midis vendeve-anëtar më të mëdha si gjermania dhe Franca.

Është paraparë nomimi të përfundojë deri në inaugurimin e Parlamentit të ri Evropian, i cili seancën e tij të parë duhet ta mbajë më 2 korrik në Strasburg.

Temperatura të larta pesë ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.

Njoftimi i IHMK-së:

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë. Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Duda Balje elegante, kështu duket në një aheng

Periskopi.com Showbiz

Ajo është një nga deputetet më të komentuara shqiptare.

Bëhet fjalë për Duda Baljen e cila përherë është në qendër të vëmendjen në çdo seancë parlamentare.

Sharmi dhe eleganca e saj bien përherë në sy, madje sonte si asnjëherë tjetër.

Ajo ka postuar një fotografi në një fustan të zi ngjitur për trupi, teksa po shkëlqen.
“Është fustani në pyetje”, ka shkruar deputetja.

Agjencitë e mëdha të spiunazhit po kërkojnë me çdo kusht të dinë se çka po ndodhë me Merkelin

Periskopi.com Lajme

Agjencitë globale të spiunazhit po mundohen të gjejnë të dhënat mjekësore të Kancelares gjermane Angela Merkel për të e kuptuar se nga çka po vuan ajo pas që është parë disa herë duke u dridhur pa kontroll në takime publike,shkruan Daily Mail.

Merkel, 64 vjeçare është munduar të mos duket para mediave gjatë Samitit të G20’ës në Osaka të Japonisë.

Herën e parë që ishte vërejtur duke u dridhur në pritjen e presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, stafi i saj kishte thënë se ajo ishte dehidruar dhe se kishte nevojë vetëm për pak ujë.

Por shumë agjenci të spiunazhit nuk janë të bindur për këto shpjegime.

Merkel kur u pyet nga gazetarët në Japoni rreth gjendjes u përgjigj se “ishte shumë mirë”, dhe se mjekët e kishin kontrolluar duke mos gjetur asgjë për të u shqetësuar.

Merkel u ka ikur takimeve me liderë të mëdhenjë botërorë në Japoni duke lënë të kuptohet se ndoshta nuk ka dashur të dalë para mediave nga frika se mos po pëson edhe një episod tjetër të dridhjeve.

Spanja U21 kampione e Evropës, i hakmerret Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Spanja U21 është kampione e re e Evropës. Ruiz dhe Olmo shënuan për Spanjën, kurse Amiri shënoi golin e nderit për Gjermaninë.

Spanja U21 e ka mposhtur 2-1 në finale Gjermaninë, për t’u shpallur kampione e Evropës.

Për spanjollët ishte më shumë se një finale, pasi donin t’i hakmerreshin Gjermanisë për atë humbje në finalen e vitit 2017, dhe në fund ia arritën qëllimit me një lojë shumë të bukur dhe dy gola të shënuar për 90 minuta, e me shumë raste të krijuara.

Rezultatin e zhbllokoi në minutë  e 7’ mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, me një gol të bukur nga distanca.

Kurse për 2-0 shënoi talenti i Dinamo Zagreb, Daniel Olmo, në minutën e 69’ të ndeshjes.

Deri në fund të takimit, Gjermania reagoi paksa duke ngushtuar epërsinë në minutën e 88’ me golin e Nadiem Amiri.

Por, gjermanët nuk ia dolën të bëjnë diçka më shumë kundër një Spanje që krijoi shumë, por shënoi vetëm dy herë, mjafu4rshëm për t’u shpallur kampione e Evropës për 21-vjeçarët.

Rezultatet: Këto janë bashkitë ku votimi u bojkotua dhe ku pati pjesëmarrje të lartë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.

Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve. Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%. Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.

Sa i përket bashkisë me pjesëmarrjen më të lartë në votime, rezulton së në Pustec kanë votuar 55% e qytetarëve. Bashkia minoritare maqedonase është vetmja ku pjesëmarrja e ka tejkaluar shifrën e 40%. Pusteci nga bashkia e Librazhdit me 37.52% dhe bashkia e Tepelenës me 36.59%. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka patur edhe në Klos, Poliçan dhe Kolonjë.

Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%.

Dervishët nga Kosova bëjnë ziqër në Beograd

Periskopi.com Lajme

Një grup dervishësh nga Kosova kanë shkuar në Beograd, ku sot në tyrbenë e sheh Mustafës afër Sheshit të studentëve kanë mbajtur ziqër, pas 236 vitesh.

Mediet e rajonit bëjnë të ditur se të tubuarit kanë ardhur nga Gjakova, të veshur me garderobë tradicionale, ndërsa lutja ka filluar me lëvizjet karakteristike ritmike, të cilat dallojnë nga pjesëtarët e tjerë të besimit mysliman.

Dervishët thonë se janë tubuar për t’i bërë nderime një eprori të vdekur, shpirti i të cilit, siç besojnë, është edhe më tej i gjallë edhe pas shumë dekadash.

“Ai shpirt, i cili ka mbetur këtu, mes të gjithë të tjerëve të cilët kanë shkuar e janë zhdukur, për ne simbolikisht do të thotë shumë. Dhe prandaj ne kemi dëshirë të vizitojmë, ta shënojmë, dhe të bëjmë disa vepra të mira për t’ia falur shpirtit të tij”, ka thënë Muhamed Nasiri nga Bashkësia Islame, sipas besimit se të gjallët, kur bëjnë ndonjë vepër të mirë mund t’ia dhurojnë shpirtit të tij.

Dervishët, të cilat i ka ruajtur policia, kanë thënë se do të vijnë prapë, “varet nga pritja e juaj”.

Njihuni më të dashurën e Edon Zhegrovës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk është më beqar. Ylli i Kosovës është në lidhje me vajzën shqiptare, Elsa Musliu.

Edhe pse Edon Zhegrova nuk e ka pranur këtë publikisht, fotot e e publikuar së fundmi nga çifti tregojnë gjithçka.

Vajza që ka rrëmbyer zemrën e talentit të Kosovës quhet Elsa, teksa Zhegrova në një nga emisionet tona kishte pranuar se shkronja e parë e të dashurës është “E”, shkruan Gazeta Metro.

Edoni dhe Elsa ishin në pushime së bashku, teksa kanë publikuar foto në “InstaStoryt” nga i njëjti vend.

Afrim Muçiqi marton djalin, e kall atmosferën në kanagjeqin e nuses

Periskopi.com Showbiz

Djali i këngëtarit Afrim Muçiqi po i jep fund beqarisë, ai do të martohet nesër, shkruan Periskopi

Në fotografitë që ka siguruar Periskopi, shihet se nusja po e mban kanagjeqin e saj.

Të pranishmit po i argëton Afrim Muçiqi i cili njëkohësishtë është vjehrri i nusese.

Haradinaj e Pacolli janë nisur për në Francë, kush do t’i pres ata pas anulimit të Samitit të Parisit?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli janë nisur për në Francë, edhe pse Samiti i Parisit i planifikuar për tu mbajtur nesër, pra me 1 korrik ëhstë anuluar.

Përmes një komunikate për medie, Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar këtë udhëtim të cilin e kishte paralajmëruar Haradinaj gjatë ditës.

Ata do të priten nga Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, ndërsa në këtë njoftim përmenden edhe takime me përfaqësues të tjerë institucional e politikë, por pa përmendur emra.

“Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

AI shtoi se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët.

Qëllimi i kësaj vizite thuhet se është koordinimi dhe avancimi i agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian, si dhe rritja e partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën. /Periskopi

Kryebashkiaku i Kamzës thotë se nuk e lëshon zyrën, s’i njeh zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Bashkitë e djathta nuk do të njohin zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel. Në një intervistë për Al Jazeera, Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu la të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë edhe nëse KQZ do t’i japë mandatin Kryebashkiakut të ri.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”, ka thënë ai.

KQZ jep shifrën zyrtare: Pjesëmarrja në votime 21.6 për qind

Periskopi.com Lajme

Qendrat e votimit tash e tre orë janë mbyllur në Shqipëri.

Deri në ora 15 kur edhe u dha shifra nga KQZ-ja, vetëm 15.5 për qind e shqiptarëve kishin dalur të votonin.

Nga ora 19:00 kur filloi mbledhja e kutive të votimit deri më tani nuk u dha asnjë rezultat zyrtar, përveç disa burimeve të TCH që thanë se dalja në zgjedhje ishte 19.6 për qind.

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit.

Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që raportoi se 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës. Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

 

 

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave te Penda e Livoqit të Epërm.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai, tha se nga ky aksident pati vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

“Ka veç dëme material, nuk kemi informata për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Hashani.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe kolonë në këtë aks rrugor.

Rita e Ledri bashkë në “Alba Festival” (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Në Cyrih po mbahet festivali i parë open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”.

Një event ky unik sa i përket kulturës dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicër, prandaj edhe organizimit të tij po i kushton hapësirë e madhe mediatike.

Në këtë ngjarje do të performojnë yjet më në zë shqiptare në botë, përfshirë edhe Rita Orën.

E kjo e fundit është takuar me reperin Ledri Vula, i cili gjithashtu do të këndojë, e që të dy kanë realizuar një fotografi ku duken si yje të vërtetë.

 

View this post on Instagram

 

❤️

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Vjosa Osmani në Prizren, takon Anton Qunin dhe Ardian Shalën

Periskopi.com Lajme

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, sot në Prizren është takuar me dy kryetarët e rinj të degëve të Prizrenit dhe Suharekës, Anton Qunin respektivisht Ardian Shalën.

Osmani këtë takim e ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

“LDK’ja në rrugë të mbarë për t’u rikthyer fuqishëm në këto dy komuna”, ka shkruar Osmani.

Ky është postimi i saj i plotë: