Afrona Dika pranon dhuratë të çmuar pak para dasmës

Periskopi.com Showbiz

Afrona Dika dhe këngëtari, Blero kanë filluar numërimin prapa për dasmën e tyre madhështore.

Çifti i njohur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre shumëvjeçare me martesë me 21 shtator, ndërsa janë drejt finalizimit të detajeve të fundit të ceremonisë.

 

 

Në prag të ditës së saj më të rëndësishme në jetë, Afrona ka pranuar një dhuratë të çmuar për të cilën ka bërë të ditur në një postim në Instagram.

Ajo ka marr si dhuratë disa gurë të çmuar nga diamanti të cilat ajo ka thënë që me padurim po pret t’i hapë në ditën e martesë.

Kujtojmë që ceremoninë martesore Blero dhe Afrona do ta zhvillojnë në bregdetin shqiptarë, saktësisht te Rana e Hedhun në Shëngjin, në mesin e shumë të ftuarve janë edhe emrat e njohur të skenës tonë.

Mijëra protestues në Moskë, kërkojnë zgjedhje të lira

Periskopi.com Lajme

Me mijëra rusë dolën sot në qendër të Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira për bashkinë e kryeqytetit, duke sfiduar kështu urdhrin e policisë, e cila jo vetëm i ka ndaluar manifestimet, por protestat e mëparshme i ka shtypur me forcë dhe me dhjetëra arrestime.

Demonstratat, të cilat kanë vazhduar  javë pas jave, janë kthyer në më të gjatat që janë zhvilluar në Rusi, që nga ato të viteve 2011 e 2013, kur me mijëra qytetarë dolën në shesh dhe akuzuan për vjedhje të votimeve.

Protestuesit kanë kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. 30 prej tyre, që kryesisht kandidojnë si të pavarur,  janë hequr nga lista nga komisioni qendror i zgjedhjeve, të cilat thanë se ishin regjistruar me firma të falsifikuara.

Bashkia e Moskës dhe këshilli bashkiak mbizotërohet nga mbështetësit e Putinit. Kremlini nuk ka reaguar, duke i konsideruar protestat si të vogla e të parëndësishme, edhe pse kanë arrestuar shumë aktivistë.

Afër 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me social

Periskopi.com Lajme

Numri i familjeve që janë përfituese të skemës sociale nuk po zvogëlohet.

Për çdo vit, pothuajse, numri i atyre që përfitojnë nga ndihma sociale sjellët rreth 25 mijë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës,  bazuar në gjendjen e muajit qershor, numri i familjeve që kanë përfituar prej socialit ishte 24 mijë e 767 familje, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij raporti, pra mbi 24 mijë familje me gjithsej 100 995 anëtarë, kanë qenë përfitues të kësaj skeme.

Kjo tregon se numri i familjeve që jetojnë me social dhe kushte të vështira ekonomike nuk po ulët.

Ndërsa, prej këtyre afër 25 mijë familjeve, numri më i madh i familjeve me social ishin në komunën e Mitrovicës.

Sipas të dhënave, gjithsej 2,324  apo 9.4% të numrit të përgjithshëm janë familje nga Mitrovica.

Edhe, numri më i madh i anëtarëve ishte në këtë komunë me gjithsej 9,677 apo 9,6 % e numrit të përgjithshëm.

Në Vushtrri janë 1,459 mijë familje që jetojnë me social, pastaj në Gjakovë 1,112 familje, Rahovec 1, 035 e kështu me radhë.

Ndërsa, në Prishtinë, janë 1 mijë e 533 familje që jetojnë nga ndihmat prej socialit.

Me poshtë listën e plotë të komuna, familjet e se cilave jetojnë me social.

Rrahje mes disa personave në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një përleshje ka ndodhur në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë.

Sipas një dëshmitari, gjashtë persona janë përfshirë në këtë përleshje, para një lokali në këtë rrugë të Fushë Kosovës.

Siç shihet në këto pamje, ka përplasje edhe me fjalë ndërmjet personave të përfshirë në incident.

Disa qytetarë kanë ndërhyrë për të ndaluar rrahjen, gjersa shtyhen në rrugë.

Shikoni me poshtë pamjet.

Regjisori i “Batmanit”: Kam fjetur me madje 20.000 meshkuj

Periskopi.com Showbiz

Regjisori i famshëm amerikan Joel Schumacher, 80 vjeç, flet hapur për homoseksualitetin e tij. Regjisori i filmave “Batman Forever” dhe “The Phantom of the Opera”, pretendon se ka fjetur me 20,000 meshkuj deri më tani.

Në një intervistë për “Vulture”, regjisori nuk e fshehu faktin se kishte takuar shumë meshkuj gjatë gjithë jetës së tij, të cilët e kishin tërhequr atë, ndërsa gazetari mbeti i tronditur nga përgjigja e tij, shkruan KOHA Ditore.

“Kam fjetur me në mes 10,000 dhe 20,000 meshkuj”, – tha ai shkurtimisht, duke shtuar se “gej nuk është për mashkull”.

“Kam bërë seks me persona të njohur, me të martuar, dhe kjo do të shkojë me mua në varr. Kurrë nuk kam folur për dikë që ma ka dhënë nderin ta ndante shtratin me mua”, – tha Schumacher, duke e pranuar se më parë ishte shumë më e lehtë të kënaqesh me ‘seksin për një natë’.

“Tani shumë homoseksualë martohen, kanë fëmijë ose adaptojnë fëmijë. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur kur isha i ri. Nëse keni hyrë në një gay bar dhe aty ishin dyqind meshkuj, keni pyetur ‘kush dëshiron të bëjë seks sonte?’”, – shpjegoi Schumacher, i cili mund të krahasohet me basketbollistin Wilt Chamberlain, i cili në memoaret e vitit 1991 zbuloi se kishte fjetur me rreth 20,000 femra.

Sipas shumë ekspertëve, për shkak të qëndrimeve homoseksuale të Schumacher, filmi Batman & Robin mori komente të këqija dhe dështoi. Disa episode shfaqin kuadro të organeve gjenitale mashkullore, ndërsa në kostumin e Batmanit theksohen thithkat.

Dua u nda nga Isaac por Dukagjini ende mban kontakte me ish-dhëndrin e tij

Periskopi.com Showbiz

Kanë kaluar tashmë muaj që nga ndarja e Dua Lipës me të dashurin e saj – kuzhinierin e njohur Isaac.

Sipas mediave të huaja, ajo la këtë të fundit për vëllain e dy motrave të famshme, Gigi dhe Bella, Anëar Hadid.

Dua dhe Anwar tashmë nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe këtë e dëshmojnë përmes rrjeteve sociale.

Por, babai i Duas, Dukagjini na habiti me veprimin e fundit.

Teksa Isaac ka njoftuar se ka blerë shtëpi të re, në mesin e shumë komenteve shihet edhe ai i Dukagjinit, i cili tregon se babai i këngëtares shqiptare vazhdo të ketë raporte të mira me ish-dhëndrin e tyre.

Më poshtë postimi si dhe komenti.

Juventusi fiton trilerin e shtatë golave ndaj Napolit

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka arritur të fitojë në minutat shtesë me rezultatin 4-3 trilerin ndaj Napolit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Zonja e Vjetër dhe napolitanët kanë dhuruar një ndeshje të madhe me emocione të mëdha dhe gola, pasi nga epërsia 3-0, ndeshja u rikthye në 3-3 dhe në fund Juventusi fitoi me 4-3.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Danilo, i cili pa mbushur një minutë që hyri në lojë shënoi për epërsinë 1-0.

Danilo shënoi pas vetëm 40 sekondave pas inkuadrimit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Vetëm tre minuta më vonë, Juventusi gjeti edhe një herë rrugën e golit me anë të Gonzalo Higuain që shënoi një supergol për 2-0.

Juventusi pati edhe raste tjera me Sami Khediran (30′, 33′), por në rastin e parë goli iu mohua nga portieri Alex Meret, ndërsa te rasti i dytë u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht tjetër ndeshje, me Napolin që hyri me një fytyrë tjetër dhe arriti të rikthehet në lojë.

Megjithatë, ishin përsëri vendasit që gjetën golin me anë të Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 62-të shënoi për 3-0.

Ky gol i Ronaldos shërbeu si forcë për Napolin që gjeti dy gola të shpejt, ku fillimisht ishte Kostas Manolas (66′) që shënoi për 3-1, ndërsa Hirving Lozano (68′) shënoi në debutim për 3-2.

Napoli nuk u ndal me kaq pasi sulmet e tyre bënë që të vjen edhe goli i tretë dhe ishte mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo (81′) që barazoi gjithçka në 3-3.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por më fatlum ishin vendasit, të cilët në minutat shtesë iu gëzuan një autogoli të Kalidou Koulibalyt, i cili shënoi në portën e tij për t’ia dhënë fitoren 4-3 Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi e sheh veten në pozitën e parë më gjashtë pikë, ndërsa Napoli i teti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja udhëton te Fiorentina, ndërsa Napoli e pret Sampdorian.

Ndërpritet ndeshja në kampionatin shqiptar, ja çfarë kanë bërë tifozët

Periskopi.com Sporti

 ‘Klasikja’ e futbollit Shqiptar, Vllaznia – Tirana, është prishur nga veprimet e pahijshme të tifozëve në ‘Loro Boriçi’.

Në një ndeshje ku pritej të kishte vetëm spektakël, vëmendja kryesore mbeti tek tifozët që me sjelljet e tyre ndërprenë takimin për rreth nëntë minuta.

Tifozët kanë hedhur shishe në fushë, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë takimin.

Pos këtyre veprimeve, një tifoz është futur në fushë, duke pamundësuar rinisjen e ndeshjes, e cila ishte në favor të Tiranës, që udhëhiqte me rezultatin 0:2.

Shumë parti në Kosovë, pak mundësi që Qeveria të krijohet shpejtë

Periskopi.com Lajme

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do të kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim.

Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

Ndërsa edhe më konkurrente garën do ta bëjnë koalicionet tashmë të deklaruara në KQZ, AAK- PSD, Nisma-AKR-PD, si dhe dy koalicione nga komuniteti serb dhe ai boshnjak.

Shoqëria Civile po vlerëson se ashtu si edhe në praktikat e kaluara, numri i madh i tyre nuk do të sjellë një fitues që do të arrijë ta bëjë i vetëm qeverinë.

“Gatishmëria e votuesve për me e mbështet një parti politike të vetme ka qenë e vogël prej praktikës së deri tanishme. Asnjë parti nuk pres që do të marrë mbi  51 për qind, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre, e për shkak të mungesës së koalicioneve të gjëra, të gjitha partitë do të mundohen me e nda këtë 51 për qindëshin,” shprehet Zekirja Shabani, gazetar dhe pjesë e shoqërisë civile.

Pas, këtyre zgjedhjeve ata vlerësojnë se koalicionet do të bëhen duke mos u bazuar në ideologjinë partiake, por nga nevoja për ta krijuar qeverinë.

“Ekziston tendenca me u bo bashkë ideologjia e majtë dhe e djathtë, por është shumë problem këto me qeverisë bashkë, gjithmonë koalicionet e tilla nuk i kanë parë ideologjitë e tyre, por vetëm mundësinë më të mirë për të ardhur në pushtet. Koalicioni i kaluar PAN kanë qenë partitë që më së shumti e kanë akuzuar njëra tjetrën në publik me vite të tëra e në minuta të fundit u arrit ky koalicion e me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet,” deklaron Arton Demhasaj, nga shoqëria “Çohu”.

E qeveria e ardhshme sfidën më të madhe do ta ketë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht programeve të partive të tyre, pavarësisht koalicioneve, Qeveria e ardhshme do ta ketë sfidën më të madhe ta mbaj Qeverinë më tepër se dy vjet, për shkak se cilado që vjen do ta ketë një opozitë jashtëzakonisht të fuqishme, e opozita e fuqishme është e mirë për demokracinë por sfidë për Qeverinë tu e pas parasysh marrëveshjen me Serbinë,” shtoi Zekirja Shabani.

Një koalicion i mundshëm parazgjedhor u prit na LDK-LVV, por i njëjti nuk u realizua shkak i mosmarrëveshjes për postin e të parit të qeverisë.

Por të dy këto parti, presin që koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve.

Shënohet goli i shtatë në ndeshjen Juventus – Napoli

Periskopi.com Sporti

Po vazhdon “çmenduria” në ndeshjen Juventus – Napoli.

Juve ka kaluar edhe njëherë në avantazh, me autogolin e Kalidou Koulibaly në minutat shtesë për 4:3.

Ishte Giovanni Di Lorenzo i cili në minutën e 81-të me golin e tij heshti të gjithë stadiumin për 3:3.

Fillimisht golin e parë e realizoi Kostas Manolas (66′) e më pas Hirving Lozano (68). Derisa për Juventusit golat i realizuan Danilo (16), Higuain (19) dhe Ronaldo (62).Ky takim është i vlefshëm për xhiron e dytë në Serie A.

Napoli ka rikthyer rezultatin nga 3:0 në 3:3 ndaj Juventusit

Periskopi.com Sporti

Napoli është rikthyer në lojë pas dis avantazhit që kishte prej 3:0 në 3:3.

Ishte Giovanni Di Lorenzo i cili në minutën e 81-të me golin e tij heshti të gjithë stadiumin. Fillimisht golin e parë e realizoi Kostas Manolas (66′) e më pas Hirving Lozano (68).

Derisa për Juventusit golat i realizuan Danilo (16), Higuain (19) dhe Ronaldo (62).Ky takim është i vlefshëm për xhiron e dytë në Serie A.

Napoli rikthehet në lojë ndaj Juventusit me dy gola për dy minuta

Periskopi.com Sporti

Napoli ka shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen derbi të javës në Serie A ndaj Juventusit.

Mysafirët napolitan kanë shënuar dy gola për dy minuta, për të ngushtuar epërsinë e madhe të Zonjës së Vjetër.

Në minutën e 66-të ishte mbrojtësi grek, Kostas Manolas, i cili shënoi me kokë për 3-1.

Goli i dytë i Napolit erdhi dy minuta më pak dhe ishte Hirving Lozano që shënoi për 3-2.

Ky gol i sulmuesit meksikan erdhi në debutimin e tij me Napolin.

 

Çfarë po ndodh? – Tuna në pushime pa Patrisin dhe Tianin

Periskopi.com Showbiz

Tuna ka patur një verë të angazhuar dhe të suksesshme.

Rikthimit i saj pas një pauze të gjatë me albumin ‘Fortuna’ ishte shpërthyes dhe u mirëprit nga adhuruesit e saj.

Pas, një numri të madh koncertesh gjatë sezonit veror, Tuna më në fund ka gjetur kohë për tu relaksuar.

Këngëtarja si destincioni  për disa ditë pushimesh duke zgjedhur ishullin Mauritius, ndryshe nga herët e tjera, Tuna këtë herë nuk ka shkuar as me Patrisin, as me Tianin, ajo atje ka shkuar së bashkë me shoqen e saj të ngushtë.

Tuna ka publikuar disa imazhe nga ishulli përrallor, teksa duket se po i shijon pafund.

Ndryshe, Tuna së fundi ka publikuar këngën ‘Nuk ma do zemra’.

Pa vendimin e Loredanës dhe Meros, publikohet ilegalisht dueti mes tyre

Periskopi.com Showbiz

Loredana dhe Mero javën e kaluar paralajmëruan bashkëpunimin mes tyre.

Loredana Zefi ka qenë mjaft aktive këto muaj vere me projekte të shumta dhe koncerte në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Vetëm ditë më parë ajo kishte njoftuar se është duke punuar bashkë me reperin turk Mero për duetin e radhës i cili titullohet ‘Kein Plan’ por nuk kishte dhënë ndonjë datë të publikimit.

Tani vetëm se ka filluar të qarkulloj në internet një version prej 2 minutash i këngës mbetet të shihet cili do jetë reagimi i dy artistëve.

Bardhoshi në hall me ujërat e zeza

Periskopi.com Lajme

Në rrugën “Ballshi”, të fshatit Bardhosh, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

Selman Pajaziti, banor në këtë fshat, thotë se tash e gjashtë muaj po përballen me problemin e njëjtë. Sipas tij, ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga ujësjellësi rajonal, por që nuk u ka gjetur zgjidhje.

Ai thotë se të jetuarit në këtë gjendje u ka shkaktuar edhe probleme shëndetësore, raporton KTV.

Të njëjtin hall e ka edhe Zenel Berisha, shtëpia e të cilit gjendet pak metra larg vendit ku kanë dalë ujërat e zeza.

Ai tregon se përfaqësuesit e ujësjellësit u kanë thënë që duhet ta zgjidhin këtë çështje me mjete vetanake.

Në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” thonë që u janë përgjigjur gjithmonë thirrjeve për zhbllokim të kanalizimit.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit iu janë përgjigjur çdoherë konsumatorëve të lagjes në fjalë, por për shkak të bllokimit të madh të pusetës aty nga gjësende të ngurta, ka qenë disa herë e pamundur ta kryejnë plotësisht punën” ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KUR “Prishtina”.

Ajo ka shtuar se KUR “Prishtina” është duke verifikuar nëse ky rast, për t’u zgjidhur, i takon komunës, konsumatorit apo vetë ujësjellësit.

 

Moti për nesër dhe ditët në vijim

Periskopi.com Lajme

Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.

1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell.

3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Ankohet burri i Vjosa Osmanit: Në MPJ u diskriminova disa herë duke mos u ngritur në detyrë

Periskopi.com Lajme

Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka shpjeguar gradimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka treguar se në MPJ punon qe 15 vjet, para se të martohej me nënkryetaren e LDK’së, ndërsa thotë se është i vetmi diplomat senior që nuk u angazhua nga asnjë ministër për shërbim jashtë vendit.

Sadriu kishte shkruar me 26 korrik një postimi në Facebook se gradimi i tij përveç që ishte në përputhje të plotë me ligjin për Shërbimin e Jashtëm, ministria kishte vepruar në kundërshtim me ligjin për vonimin e gradimit të tij.

Ai thotë se këto shpifje po dalin në kohën kur gruaja e tij po pretendon të bëhet kryeministre.

Burri i kandidates për kryeministre nga radhët e LDK’së thotë se joligjor është mohimi që i është bërë atij për t’u graduar.

“Çka mbetet joligjore megjithatë, është mohimi për t’u graduar — si e drejtë ligjore — që më është bërë nga titullarët e Ministrisë së Jashtme nga viti 2008 deri më 2016”, shkruan Sadriu.

Veprimin e mosgradimit Sadriu e quan të kundërligjshëm sepse Komisioni për Grada dhe Disiplinë kishte vendosur në dobi të tij për t’u graduar.

“Kjo sepse në takim e parë të Komisionit për Grada dhe Disiplinë në historinë e Ministrisë, të mbajtur më datë 19 prill 2010 numër reference MPJ-ZSP 106/2010, ky Komision ka vendosur PËR të drejtën time për t’u graduar”, arsyetoi Sadriu.

Madje Sadriu thotë se është diskriminuar nga ministrat e jashtëm, sepse tregon se është i vetmi diplomat që asnjëherë nuk është caktuar për shërbim jashtë vendit.

“Për sqarim të mëtutjeshëm të opinionit, më duhet të theksoj se deri te ky Vendim, mbetem diplomati i vetëm, më senior në Ministri i cili asnjëherë NUK është caktuar nga asnjë Ministër për të shërbyer me mandat të plotë jashtë vendit”, shkruan Sardiu.

Shkelje tjetër, sipas Sadriut, ministrat e periudhës 2008-2016 kishin bërë edhe kur i kishin mohuar të drejtën për ushtrim të ankesës për mosdhënie të gradës.

“Për më shumë, duke mbajtur çështjen e gradimit tim pezull, këta ministra më kanë mohuar edhe të drejtën për ushtrim të Ankesës për mosdhënie të gradës si e drejtë ligjore, në shkelje të nenit 16 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm”, shkruan Sadriu.

Sadriu kishte synuar edhe postin e ambasadorit, por sipas tij ky post padrejtësisht nuk ka arritur ta fitojë.

“Për dallim nga disa të cilët kanë arritur në pozitën e Ambasadorit brenda 2-3 viteve (disa edhe brenda natës), unë edhe pas 14 viteve përvoje pune profesionale dhe menaxheriale, padrejtësisht nuk kam arritur t’a mbajë gradën e ambasadorit”, shkruan Sadriu.

Krejt në fund Sadriu thotë se ai dhe familja e tij vazhdimisht janë paralajmëruar se do të ketë shpifje të ulëta, qëllimi i të cilave është denigrimi i punës dhe integritetit. Reagim ky i cili erdhi sepse sipas Sadriut këto shpifje po dalin me tendencë pikërisht në kohën kur Vjosa Osmani pretendon postin e kryeministres.

“Unë dhe familja ime jemi paralajmëruar që gjatë kësaj periudhe do të ketë shpifje të tilla të ulëta me qëllim të denigrimit të punës dhe integritetit tonë. Megjithatë, po e publikoj këtë reagim për hir të opinionit publik edhe pse tashmë është e qartë se me çfarë tendence po dalin këto shpifje pikërisht në këtë periudhë”, shkruan Sadriu.

Zjarr në malet e Koshares

Periskopi.com Lajme

Kanë marrë flakë një pjesë e maleve të Kosharës në komunën e Gjakovës.

Dëshmitarët kanë thënë se malet kanë marrë flakë të madhe dhe zjarri është aq i madh sa që një zjarr i tillë vërehet edhe nga fshatrat e Rahovecit.

Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar një zjarr të tillë, shkruan Gazeta Metro.

Në prag të fushatës Limaj vendos të relaksohet në odë, dëgjon këngë për Adem Jasharin

Periskopi.com Lajme

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas angazhimeve të shumta për fushatë, ka vendosur që mbrëmjen e së shtunës ta kalojë në odë.

Limaj shihet duke u relaksuar teksa dëgjon këngë kushtuar Komandantit legjendar, Adem Jasharit, shkruan Periskopi.

I ulur në një qoshe, Limaj në shoqërinë e miqve relaksohet para zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kujtjojmë se Nisma në zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të shkojë e vetme. Ata kanë nënshkruar koalicion me AKR-në e Behjget Pacollit dhe me PD’në. Këtë koalicion ata e dorëzuan dje në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve pasi që ishte afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore./Periskopi/

Të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, dy të plagosur

Periskopi.com Lajme

Dy persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht).

Raportohet se një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit Rajonal.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sherri fillimisht ka nisur në Levan, për të vazhduar me tej në qytetin e Fierit.

Nuk dihen ende rrethanat e sherrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e saj.