Mushkolaj: Vjosa Osmani është e rrethuar me njerëz që janë bërë milionerë në kurriz të popullit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se deklaratat e Lutfi Haziri janë qesharake dhe ‘fore të lodhta’, shkruan Periskopi.

“Kjo përpjekja e Lufti Hazirit për mu dok kreativ është e dështume dhe po del shumë qesharak e ka zgjedh këtë termin Miseter Bini për Albinin por mister bini i vertetë po del të jetë Haziri dhe është mirë me i kursy militantët e vetë. Fore të lodhta që nuk kanë tu bëjnë kreativitet”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Vjosa Osmanit e cila ka thënë se nuk do të amnistohen të gjithë ata që janë bërë milioner në kurriz të popullit, Mushkolaj u shpreh se vetë ajo është e rrethuar nga njerëz të tillë.

“Mënyra qysh ka fillu me ba fushatë, tek tash ka fillu me tingllu si Vetëvendosje, ne jemi të pa shantazhushëm, e patë më herë një deklaratë, s’ka amnisti për ata që u bënë miloner në kurriz të popullit, por për kënd po flet, po flet edhe për ata që e rrethojnë, se edhe kjo është e rrethune me njerëz që janë bërë milioner në kurrizë të popullit”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Osmani e quan gënjeshtare Vetëvendosjen: Nuk u distancuan nga shpifjet ndaj neve

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani e ka quajtur gënjeshtare Vetëvendosjen, pasi njerëz të kësaj partie thanë se LDK po transporton qytetarë për tubimet e tyre, transmeton Periskopi.

Osmani sonte në Interaktiv tha se këta njerëz që sipas saj po shpifin e po montojnë, do të paraqiten para drejtësisë.

‘’Kam marrë masa që të mlidhen fakte të aktivistëve të VV’së dhe nëpër  faqe të Facebook’ut, që nuk e di nëse janë të tyre. VV nuk është distancuar nga një gënjeshtër e tillë dhe akuzë si vepër penale që po e bëjnë ndaj meje. Ne nuk bëjmë kurrë pagesa për të ardhë njerëzit nëpër tubime tona’’, tha Osmani.

‘’Për këtë ne presim që policia ta bëjë hetimin dhe persona që bëjnë akuza të tilla të turpshme të cilës do parti të përgjigjne  dhe të tregojnë pse po bëjnë montazha dhe manipulime të tilla, sepse janë montazha. Oponentët tanë politikë tërë ditën merren me gënjeshtra, shpifje e montime’’/PERISKOPI/

 

 

Shefja e USAID: Sundimi i ligjit, kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Periskopi.com Intervista

Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, tha se Prishtina duhet të tregojë përkushtim të vazhdueshëm në sundimin e ligjit për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Magno tha se sundimi i ligjit është një ndër faktorët thelbësor për nxitjen e investimeve në vend.

Zëri i Amerikës: Tashmë janë bërë 20 vjet që kur USAID ndodhet në Kosovë. Cilat janë disa nga arritjet kryesore të misionit tuaj në Kosovë gjatë kësaj kohe?

Lisa Magno: Më lejoni të filloj përgjigjen duke thënë se e gjitha ka të bëjë me partneritetin, suksesi që ne e kemi këtu është rezultat i drejtpërdrejtë i partneritetit në mes të njerëzve të Amerikës dhe atyre të Kosovës. Matësi im për suksesin ose të arriturat do të ishin institucionet të cilat vazhdojnë të jenë të gatshme, të qëndrueshme dhe të afta dhe të cilat vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre sipas mandatit që u takon përgjatë viteve, marrëdhënie të cilat vazhdojnë edhe kur USAID nuk është më aty. Pra më lejoni të marr disa shembuj, i pari do të thosha është fondi i Kosovës për garanci kreditore, qasja është gjithmonë problematike posaçërisht për ndërmarrje të vogla e të mesme dhe përmes këtij fondi për të cilin investimi jonë ishte shumë modest dhe përfshin kontribute po ashtu të partnerëve tanë donatorë, ne kemi qenë në gjendje të ofrojmë kredi në vlerë prej 140 milionë dollarësh amerikanë. Një shembull i dytë për të cilin shumë prej shikuesve tuaj me siguri tashmë kanë dëgjuar janë mjedrat.

Me investimin e USAID mjedrat tashmë janë bërë industri masive eksportuese për Kosovën. Para se ne të fillonim ishin vetëm dhjetë hektarë të përkushtuara për mjedrat, kjo është shumëfishuar sepse tani janë 1300 hektarë me mjedra dhe kemi tre mijë fermerë që përfitojnë nga to. Unë ende e kam në mendje udhëtimin tim në qytetin e Podujevës ku ta zëmë shumë gra fermere të cilat ishin dikur të pa puna, tani mbjellin mjedra dhe kanë formuar një lloj koperative ku janë në gjendje të marrin vendime për veten e tyre, të fitojnë të ardhura dhe të ndihmojnë në mirëqenien e familjeve të tyre, posaçërisht fëmijëve të tyre.

Shembulli i fundit që do të jepja është po ashtu në fushën e agrikulturës dhe ka të bëjë me bimët mjekësore dhe aromatike, para se ne të fillonim investimet në këtë fushë ishin vetëm katër apo pesë pika grumbulluese dhe kjo tani është shumëfishuar po ashtu në rreth 50 pika grumbulluese dhe të paktën 12 mijë fermerë po përfitojnë nga mbjellja, tharja dhe eksportimi i këtyre bimëve. Për fund do të thosha se posaçërisht në këtë sektor kemi parë shqiptarët e Kosovës dhe fermerët serbë në Kosovë që punojnë shumë afër dhe bashkërisht sepse kur është biznes i mirë e tëra ka kuptim, pavarësisht se cilës pjesë i takon në kuptimin gjeografik apo se cili është etniteti yt. Pra këto janë disa nga arritjet me të cilat do të thosha jemi më së shumti krenar në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Ku është përqendruar tani puna e USAID-it në Kosovë?

Lisa Magno: Siç ka deklaruar ambasadori Philip Kosnett, përparësitë e misionit tonë në Kosovë janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe më duhet të nënvizoj këtu që njëra pa tjetrën janë pothuajse të pamundura. Shumë njerëz flasin për punën, papunësinë dhe mundësitë për të fituar të ardhura këtu në Kosovë. Por kjo nuk është e mundur nëse nuk ekziston respekti për sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është jashtëzakonisht me rëndësi për investitorët vendorë dhe të huaj për t’i lënë paratë e tyre në Kosovë sepse u nevojitet siguri se kontratat do të bazohen në ligj, kushtet e kontratave do të respektohen.

Prandaj kemi dy projekte që i kemi nisur së fundmi të cilat e përmbushin njëri tjetrin. Njëri është qeverisja ekonomike që siguron se mjedisi biznesor është i përshtatshëm për investime dhe mundësi ekonomike në Kosovë si dhe siguron që mundësitë për korrupsion janë të papërfillshme. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj është lansimi i një programi për drejtësinë komerciale, sepse kërkon ekspertizë të specializuar për gjykatat dhe gjykatësit që do të merren me rastet specifike që kanë të bëjnë me bizneset dhe kontratat e tyre.

Një tjetër fushë me rëndësi në të cilën ne kemi filluar të investojmë është rinia, derisa programet tona të mëhershme përfshinin rininë, ajo çka ne duam të bëjmë është të synojmë qëllimisht rininë. Mendoj se është shumë e qartë që Kosova është një vend me popullatë shumë të re, potenciali dhe talenti mund të vërehen këtu prandaj ajo që na duhet është krijimi i mundësive për të rinjtë jo vetëm që të jenë aktiv si qytetarë por të jenë aktiv në ekonomi.

Zëri i Amerikës: Shumica e buxhetit të Kosovës shkon në pagesa e skema sociale, me investime të kufizuara dhe atë në masë të madhe në infrastrukturë. Bazuar në përvojën tuaj çka i ofron zhvillimit të Kosovës një qasje e tillë dhe a mendoni se duhet të ndryshohet?

Lisa Magno: Më lejoni të ju përgjigjem në këtë pyetje duke ju treguar se si ne e shohim zhvillimin dhe se si ne mund ta ndihmojmë Kosovën të ecë përpara në aspektin e zhvillimit. Dy gjërat kryesore që ne shohim, dhe kjo vlen globalisht për misionin tonë, janë aftësia dhe përkushtimi. Aftësia apo siç thash më herët potenciali dhe talenti janë prezentë këtu në Kosovë dhe për mua angazhimi me të rinjtë e Kosovës është posaçërisht inspirues, kështu që për ne, USAID, dhe kolegët tanë donatorë, është një punë e madhe në ndërtimin e aftësive që është bërë për t’u siguruar se institucionet janë të afta për të kryer punët të cilat pritet t’i kryejnë.

Sa i takon tregut të punës ne ofrojmë zhvillim të fuqisë punëtore, më e rëndësishmja ne ndihmojmë në ndërmjetësimin në mes të atyre që kanë nevojë për punonjës, si kompanitë, bizneset private dhe në anën tjetër njerëzve që janë të aftë t’i ofrojnë shërbimet që kërkohen. Sa i takon aftësive pika e fundit që do ta përmendi është se kërkohet baza e duhur legjislative apo ligjore dhe përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë së Kosovës mendoj se baza ligjore për sundim të ligjit, baza ligjore për një numër çështjesh kritike si dhe zbatimi i rregullave dhe procedurave janë kryer me sukses.

Ndërsa faktori i dytë që në shumicën e rasteve është faktori më i vështirë është përkushtimi, dhe me këtë nënkuptojmë institucione që në vazhdimësi e zbatojnë ligjin, në vazhdimësi e respektojnë sundimin e ligjit dhe ndjekin rrugët ligjore. Kjo çon në meritokraci duke garantuar që njerëzit e duhur, ata që janë të kualifikuar fitojnë punët, duke zgjeruar mundësitë në sektorin privat ashtu që jo të gjitha punët të koncentrohen në sektorin publik dhe në fund posaçërisht për njerëzit e rinj në Kosovë që janë plot me energji dhe potencial.

Është po ashtu angazhimi i rinisë dhe qytetarëve, ashtu siç themi ne në Shtetet e Bashkuara dhe çdo kund “ne e meritojmë qeverinë që e kemi” prandaj nëse njerëzit nuk angazhohen dhe nëse qeveria nuk dëgjon njerëzit e vet, nuk angazhon votuesit e vet, kjo nuk është formulë për sukses. Prandaj ne mbështesim një numër të organizatave të shoqërisë civile dhe presim të mbështesim edhe më shumë organizata të bazuara në komunitet posaçërisht jashtë Prishtinës.

Zëri i Amerikës: Sa kanë ndikuar investimet e USAID-it në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe cila është shuma e përgjithshme e investuar deri tash?

Lisa Magno: Do të përmend shifrën zyrtare që e kemi të regjistruar dhe që është 900 milionë dollarë që kur USAID është vendosur në Kosovë, por mendoj që kjo nuk është pjesa më e rëndësishme sepse ne gjithmonë themi vlera e ndihmës sonë është aq e mirë sa partneriteti dhe përkushtimi që ne marrim nga bashkëpunëtorët tonë qoftë në qeverisje, shoqëri civile apo komunitete lokale.

Ndoshta për të ilustruar ndikimin ekonomik të ndihmës së USAID-it do të flas vetëm për dy vitet e fundit ku mbështetja jonë posaçërisht në sektorin privat ka krijuar mbi gjashtë mijë vende pune, punësimi është një problem i madh këtu prandaj është me rëndësi që ne të krijojmë apo të ndihmojmë në krijimin e mjedisit dhe rrethanave që prodhojnë punësim, dhe të krijojmë aso vende pune që janë shumë produktive dhe që ofrojnë punësime të mëtutjeshme në të ardhmen.

Pra për këto punë që janë krijuar në dy vitet e fundit po ashtu jam krenare ta përmend që rreth 40 për qind e tyre janë për gratë dhe 41 për qind për rininë. Siç mund ta dini ne kemi po ashtu programin për të drejtat pronësore ku jemi siguruar të vetdijsojmë njerëzit për të drejtat e grave për qasje në prona sepse shpesh herë për të qenë në gjendje të nisni një biznes ose të aplikoni për kredi, posedimi i pronës është një faktor i rëndësishëm. I përmenda mjedrat më herët dhe nga këto gjashtë mijë vende pune, rreth tre mijë e 700 janë në fushën e agrikulturës.

Kemi ndihmuar në gjenerimin e 109 milionë eurove shitje dhe më shumë se gjysma e kësaj shume është në eksporte. Pra shumë nga ajo që ne bëjmë është edhe të ndihmojmë fermerët të dinë më shumë për zbulimet e reja teknologjike, si të arrijnë të eksportojnë, por ajo që është gjithashtu me rëndësi është se si ata të arrijnë standarde ndërkombëtare. Prandaj ne i ndihmojmë fermerët me certifikimet për të cilat ata kanë nevojë dhe jam e lumtur të them se sigurohemi që kur prodhimet të dalin jashtë shtetit aty të shkruhet “E BËRË NË KOSOVË” dhe ky është mbishkrimi që ata e kanë në prodhimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Cilat janë planet për të ardhmen, fushat ku do të punoni apo veprimtaritë ku do të përqendroheni?

Lisa Magno: Mendoj se jemi të hapur të punojmë në secilin sektor, në të ardhmen partneriteti ynë do të duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe në dy gjëra do të përqendrohemi kryesisht. E para do të jetë llogaridhënia, mendoj se në vitet e fundit kemi bërë mjaftueshëm për të siguruar se ekziston një sistem, disa procedura, ka transparencë në qeverisje. Kemi bërë shumë ta zëmë në prokurimin elektronik, tani të gjitha kontratat qeveritare duhet të publikohen online ashtu që shoqëria civile dhe qytetarët mund t’i shohin ato. Por në pesë vitet e ardhshme derisa ne e zhvillojmë strategjinë tonë të re për vendin do të nënvizojmë llogaridhënien që nënkupton zbatim të vazhdueshëm të ligjit, meritokraci dhe largimi i mundësive për korrupsion.

Po ashtu për qeverinë dhe qytetarët të përkushtohen në zbatimin e reformave pozitive politike që janë vendosur. E dyta do të jetë ofrimi i mundësive dhe këtu u referohem jo vetëm mundësive ekonomike por mundësitë për tu angazhuar si qytetarë të Kosovës. Grupi i të rinjve që ne kemi sot në Kosovë është më i madhi që Kosova ndoshta ka pasur në 11 vjet të pavarësisë së saj, po shohim njerëz të rinj duke diplomuar në universitete, duke kërkuar punën e tyre të parë, duke krijuar familje për herë të parë dhe po ashtu duke votuar për herë të parë.

Duam të sigurohemi se talenti dhe potenciali që janë këtu, të zhvillohen dhe të qëndrojnë këtu ashtu që të mund të kontribuojnë në rritjen dhe të ardhmen e Kosovës. Pika ime fundit në pyetjen tënde do të ishte se derisa partneriteti jonë zhvillohet, ne përfundimisht do të donim ta shihnim Kosovën, edhe qeverinë por edhe qytetarët në udhëheqje. Ne jemi shumë të lumtur që jemi prapa skenës duke mbështetur Kosovën, por duam të shohim zgjidhje që krijohen në partneritet me partnerët tanë në Kosovë si edhe intervenime që ekzekutohen dhe implementohen bashkë me Kosovën, në atë mënyrë që nuk ka rëndësi nëse jemi këtu, apo sa është buxheti jonë, sepse është Kosova ajo që po i prin rrugës për qytetarët e vet.

 

 

Rita Ora ngacmon imagjinatën me veshjen transparente në Javën e Modës në Paris

Periskopi.com Showbiz

Ajo ka qenë e zënë gjatë gjithë javës duke promovuar koleksionin e saj të ri Escada në kryeqytetin francez.

Dhe Rita Ora bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo, kur u shfaq gjatë Javës së Modës në Paris, natën e së dielës, e cila dukej e jashtëzakonshme në një fustan të shkurtër ngjyrë bordo, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Princesha e muzikës pop, 28 vjeçe, mori vëmendje edhe me stilin e ri të flokëve me balluke, ngase të tillë nuk e kishim parë asnjëherë.

Më herët gjatë ditës, Rita ishte e veshur po ashtu në të kuqe, pasi mbërriti në ngjarjen e modës për bashkëpunimin e saj të veshjeve Escada. Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” pati të veshur pantallona satirë të kuqe, të gjera, që e bënë të dukej në top formë.

Këto pamje mahnitëse vijnë pasi ajo zbuloi se i sheh njerëzit si ‘pa fytyrë dhe pa gjini’ kur bëhet fjalë për jetën e saj private dhe më shumë shikon ‘personin’ sesa pamjen fizike.

Këngëtarja ka folur me ‘Daily Star Online’ për seksualitetin e saj dhe e pranoi se e sheh si zhgënjyese të lidhet vazhdimisht me çdo njeri të ri me të cilin është fotografuar.

Duke folur për jetën personale, Rita ka thënë: ‘Unë admiroj bukurinë e burrave dhe të femrave. Unë i shoh gjërat si të pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin’.

Rita, e cila e ka konfirmuar bashkimin me panelin gjykues të talent showt të ri, më parë publikoi këngën “Girls”, e cila shfaqte tema biseksualiteti dhe dashurie për veten e saj.

Rita Ora e mahnitshme në Javën e Modës në Paris (Foto: Splash News)

Kida merr vëmendje me fotosesionin e ri

Periskopi.com Lajme

Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në industrinë e muzikës shqiptare.

Këngëtarja, e cila këtë vit është larguar nga grupi “On Records”, është mjaft aktive me prurje të reja dhe në secilin klip vjen më e veçantë.

Krahas projekeve, ajo rrëmben vëmendje edhe në rrjetet sociale, e në atë Instagram sjellë vazhdimisht poza të reja.

E tillë shfaqet edhe në fotosesionin e ri, gjersa shfaqet në top formë dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë këmbët atraktive.

Bukuroshja pranë këtyre fotografive ka marrë pëlqime e komente të shumta nga fansat e saj, duke e përgëzuar për dukjen joshëse.

Sa i përket projekteve muzikore, “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është kënga e fundit e publikuar nga Kida, e cila në YouTube ka grumbulluar mbi 35 milionë klikime.

Shala: Jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë si ministër i MTI-së

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Endrit Shala ka shkruar në Facebook se është krenar për çdo vendim që e ka marrë deri më tani si ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ja postimi i plotë:

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.
Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

Endrit Shala

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.#BashkëpërSh8in#MeFatmirLimajnkryeministër#EndritShala8#Nisma122

Posted by Endrit Shala 8 on Monday, 30 September 2019

Sundimi i ligjit kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, tha se Prishtina duhet të tregojë përkushtim të vazhdueshëm në sundimin e ligjit për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Në një intervistë me korrespondenten tonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zonja Magno tha se sundimi i ligjit është një ndër faktorët thelbësor për nxitjen e investimeve në vend.

Zëri i Amerikës: Tashmë janë bërë 20 vjet që kur USAID ndodhet në Kosovë. Cilat janë disa nga arritjet kryesore të misionit tuaj në Kosovë gjatë kësaj kohe?

Lisa Magno: Më lejoni të filloj përgjigjen duke thënë se e gjitha ka të bëjë me partneritetin, suksesi që ne e kemi këtu është rezultat i drejtpërdrejtë i partneritetit në mes të njerëzve të Amerikës dhe atyre të Kosovës. Matësi im për suksesin ose të arriturat do të ishin institucionet të cilat vazhdojnë të jenë të gatshme, të qëndrueshme dhe të afta dhe të cilat vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre sipas mandatit që u takon përgjatë viteve, marrëdhënie të cilat vazhdojnë edhe kur USAID nuk është më aty.

Pra më lejoni të marr disa shembuj, i pari do të thosha është fondi i Kosovës për garanci kreditore, qasja është gjithmonë problematike posaçërisht për ndërmarrje të vogla e të mesme dhe përmes këtij fondi për të cilin investimi jonë ishte shumë modest dhe përfshin kontribute po ashtu të partnerëve tanë donatorë, ne kemi qenë në gjendje të ofrojmë kredi në vlerë prej 140 milionë dollarësh amerikanë. Një shembull i dytë për të cilin shumë prej shikuesve tuaj me siguri tashmë kanë dëgjuar janë mjedrat.

Me investimin e USAID mjedrat tashmë janë bërë industri masive eksportuese për Kosovën. Para se ne të fillonim ishin vetëm dhjetë hektarë të përkushtuara për mjedrat, kjo është shumëfishuar sepse tani janë 1300 hektarë me mjedra dhe kemi tre mijë fermerë që përfitojnë nga to. Unë ende e kam në mendje udhëtimin tim në qytetin e Podujevës ku ta zëmë shumë gra fermere të cilat ishin dikur të pa puna, tani mbjellin mjedra dhe kanë formuar një lloj koperative ku janë në gjendje të marrin vendime për veten e tyre, të fitojnë të ardhura dhe të ndihmojnë në mirëqenien e familjeve të tyre, posaçërisht fëmijëve të tyre.

Shembulli i fundit që do të jepja është po ashtu në fushën e agrikulturës dhe ka të bëjë me bimët mjekësore dhe aromatike, para se ne të fillonim investimet në këtë fushë ishin vetëm katër apo pesë pika grumbulluese dhe kjo tani është shumëfishuar po ashtu në rreth 50 pika grumbulluese dhe të paktën 12 mijë fermerë po përfitojnë nga mbjellja, tharja dhe eksportimi i këtyre bimëve. Për fund do të thosha se posaçërisht në këtë sektor kemi parë shqiptarët e Kosovës dhe fermerët serbë në Kosovë që punojnë shumë afër dhe bashkërisht sepse kur është biznes i mirë e tëra ka kuptim, pavarësisht se cilës pjesë i takon në kuptimin gjeografik apo se cili është etniteti yt. Pra këto janë disa nga arritjet me të cilat do të thosha jemi më së shumti krenar në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Ku është përqendruar tani puna e USAID-it në Kosovë?

Lisa Magno: Siç ka deklaruar ambasadori Philip Kosnett, përparësitë e misionit tonë në Kosovë janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti, dhe më duhet të nënvizoj këtu që njëra pa tjetrën janë pothuajse të pamundura. Shumë njerëz flasin për punën, papunësinë dhe mundësitë për të fituar të ardhura këtu në Kosovë. Por kjo nuk është e mundur nëse nuk ekziston respekti për sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është jashtëzakonisht me rëndësi për investitorët vendorë dhe të huaj për t’i lënë paratë e tyre në Kosovë sepse u nevojitet siguri se kontratat do të bazohen në ligj, kushtet e kontratave do të respektohen.

Prandaj kemi dy projekte që i kemi nisur së fundmi të cilat e përmbushin njëri tjetrin. Njëri është qeverisja ekonomike që siguron se mjedisi biznesor është i përshtatshëm për investime dhe mundësi ekonomike në Kosovë si dhe siguron që mundësitë për korrupsion janë të papërfillshme. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj është lansimi i një programi për drejtësinë komerciale, sepse kërkon ekspertizë të specializuar për gjykatat dhe gjykatësit që do të merren me rastet specifike që kanë të bëjnë me bizneset dhe kontratat e tyre.

Një tjetër fushë me rëndësi në të cilën ne kemi filluar të investojmë është rinia, derisa programet tona të mëhershme përfshinin rininë, ajo çka ne duam të bëjmë është të synojmë qëllimisht rininë. Mendoj se është shumë e qartë që Kosova është një vend me popullatë shumë të re, potenciali dhe talenti mund të vërehen këtu prandaj ajo që na duhet është krijimi i mundësive për të rinjtë jo vetëm që të jenë aktiv si qytetarë por të jenë aktiv në ekonomi.

Zëri i Amerikës: Shumica e buxhetit të Kosovës shkon në pagesa e skema sociale, me investime të kufizuara dhe atë në masë të madhe në infrastrukturë. Bazuar në përvojën tuaj çka i ofron zhvillimit të Kosovës një qasje e tillë dhe a mendoni se duhet të ndryshohet?

Lisa Magno: Më lejoni të ju përgjigjem në këtë pyetje duke ju treguar se si ne e shohim zhvillimin dhe se si ne mund ta ndihmojmë Kosovën të ecë përpara në aspektin e zhvillimit. Dy gjërat kryesore që ne shohim, dhe kjo vlen globalisht për misionin tonë, janë aftësia dhe përkushtimi. Aftësia apo siç thash më herët potenciali dhe talenti janë prezentë këtu në Kosovë dhe për mua angazhimi me të rinjtë e Kosovës është posaçërisht inspirues, kështu që për ne, USAID, dhe kolegët tanë donatorë, është një punë e madhe në ndërtimin e aftësive që është bërë për t’u siguruar se institucionet janë të afta për të kryer punët të cilat pritet t’i kryejnë.

Sa i takon tregut të punës ne ofrojmë zhvillim të fuqisë punëtore, më e rëndësishmja ne ndihmojmë në ndërmjetësimin në mes të atyre që kanë nevojë për punonjës, si kompanitë, bizneset private dhe në anën tjetër njerëzve që janë të aftë t’i ofrojnë shërbimet që kërkohen. Sa i takon aftësive pika e fundit që do ta përmendi është se kërkohet baza e duhur legjislative apo ligjore dhe përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë së Kosovës mendoj se baza ligjore për sundim të ligjit, baza ligjore për një numër çështjesh kritike si dhe zbatimi i rregullave dhe procedurave janë kryer me sukses.

Ndërsa faktori i dytë që në shumicën e rasteve është faktori më i vështirë është përkushtimi, dhe me këtë nënkuptojmë institucione që në vazhdimësi e zbatojnë ligjin, në vazhdimësi e respektojnë sundimin e ligjit dhe ndjekin rrugët ligjore. Kjo çon në meritokraci duke garantuar që njerëzit e duhur, ata që janë të kualifikuar fitojnë punët, duke zgjeruar mundësitë në sektorin privat ashtu që jo të gjitha punët të koncentrohen në sektorin publik dhe në fund posaçërisht për njerëzit e rinj në Kosovë që janë plot me energji dhe potencial.

Është po ashtu angazhimi i rinisë dhe qytetarëve, ashtu siç themi ne në Shtetet e Bashkuara dhe çdo kund “ne e meritojmë qeverinë që e kemi” prandaj nëse njerëzit nuk angazhohen dhe nëse qeveria nuk dëgjon njerëzit e vet, nuk angazhon votuesit e vet, kjo nuk është formulë për sukses. Prandaj ne mbështesim një numër të organizatave të shoqërisë civile dhe presim të mbështesim edhe më shumë organizata të bazuara në komunitet posaçërisht jashtë Prishtinës.

Zëri i Amerikës: Sa kanë ndikuar investimet e USAID-it në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe cila është shuma e përgjithshme e investuar deri tash?

Lisa Magno: Do të përmend shifrën zyrtare që e kemi të regjistruar dhe që është 900 milionë dollarë që kur USAID është vendosur në Kosovë, por mendoj që kjo nuk është pjesa më e rëndësishme sepse ne gjithmonë themi vlera e ndihmës sonë është aq e mirë sa partneriteti dhe përkushtimi që ne marrim nga bashkëpunëtorët tonë qoftë në qeverisje, shoqëri civile apo komunitete lokale.

Ndoshta për të ilustruar ndikimin ekonomik të ndihmës së USAID-it do të flas vetëm për dy vitet e fundit ku mbështetja jonë posaçërisht në sektorin privat ka krijuar mbi gjashtë mijë vende pune, punësimi është një problem i madh këtu prandaj është me rëndësi që ne të krijojmë apo të ndihmojmë në krijimin e mjedisit dhe rrethanave që prodhojnë punësim, dhe të krijojmë aso vende pune që janë shumë produktive dhe që ofrojnë punësime të mëtutjeshme në të ardhmen.

Pra për këto punë që janë krijuar në dy vitet e fundit po ashtu jam krenare ta përmend që rreth 40 për qind e tyre janë për gratë dhe 41 për qind për rininë. Siç mund ta dini ne kemi po ashtu programin për të drejtat pronësore ku jemi siguruar të vetdijsojmë njerëzit për të drejtat e grave për qasje në prona sepse shpesh herë për të qenë në gjendje të nisni një biznes ose të aplikoni për kredi, posedimi i pronës është një faktor i rëndësishëm. I përmenda mjedrat më herët dhe nga këto gjashtë mijë vende pune, rreth tre mijë e 700 janë në fushën e agrikulturës.

Kemi ndihmuar në gjenerimin e 109 milionë eurove shitje dhe më shumë se gjysma e kësaj shume është në eksporte. Pra shumë nga ajo që ne bëjmë është edhe të ndihmojmë fermerët të dinë më shumë për zbulimet e reja teknologjike, si të arrijnë të eksportojnë, por ajo që është gjithashtu me rëndësi është se si ata të arrijnë standarde ndërkombëtare. Prandaj ne i ndihmojmë fermerët me certifikimet për të cilat ata kanë nevojë dhe jam e lumtur të them se sigurohemi që kur prodhimet të dalin jashtë shtetit aty të shkruhet “E BËRË NË KOSOVË” dhe ky është mbishkrimi që ata e kanë në prodhimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Cilat janë planet për të ardhmen, fushat ku do të punoni apo veprimtaritë ku do të përqendroheni?

Lisa Magno: Mendoj se jemi të hapur të punojmë në secilin sektor, në të ardhmen partneriteti ynë do të duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe në dy gjëra do të përqendrohemi kryesisht. E para do të jetë llogaridhënia, mendoj se në vitet e fundit kemi bërë mjaftueshëm për të siguruar se ekziston një sistem, disa procedura, ka transparencë në qeverisje. Kemi bërë shumë ta zëmë në prokurimin elektronik, tani të gjitha kontratat qeveritare duhet të publikohen online ashtu që shoqëria civile dhe qytetarët mund t’i shohin ato. Por në pesë vitet e ardhshme derisa ne e zhvillojmë strategjinë tonë të re për vendin do të nënvizojmë llogaridhënien që nënkupton zbatim të vazhdueshëm të ligjit, meritokraci dhe largimi i mundësive për korrupsion.

Po ashtu për qeverinë dhe qytetarët të përkushtohen në zbatimin e reformave pozitive politike që janë vendosur. E dyta do të jetë ofrimi i mundësive dhe këtu u referohem jo vetëm mundësive ekonomike por mundësitë për tu angazhuar si qytetarë të Kosovës. Grupi i të rinjve që ne kemi sot në Kosovë është më i madhi që Kosova ndoshta ka pasur në 11 vjet të pavarësisë së saj, po shohim njerëz të rinj duke diplomuar në universitete, duke kërkuar punën e tyre të parë, duke krijuar familje për herë të parë dhe po ashtu duke votuar për herë të parë.

Duam të sigurohemi se talenti dhe potenciali që janë këtu, të zhvillohen dhe të qëndrojnë këtu ashtu që të mund të kontribuojnë në rritjen dhe të ardhmen e Kosovës. Pika ime fundit në pyetjen tënde do të ishte se derisa partneriteti jonë zhvillohet, ne përfundimisht do të donim ta shihnim Kosovën, edhe qeverinë por edhe qytetarët në udhëheqje. Ne jemi shumë të lumtur që jemi prapa skenës duke mbështetur Kosovën, por duam të shohim zgjidhje që krijohen në partneritet me partnerët tanë në Kosovë si edhe intervenime që ekzekutohen dhe implementohen bashkë me Kosovën, në atë mënyrë që nuk ka rëndësi nëse jemi këtu, apo sa është buxheti jonë, sepse është Kosova ajo që po i prin rrugës për qytetarët e vet.

Ahmeti, Ymeri e Sejdiu shpalosin planin ekonomik të koalicionit AAK-PSD (Video)

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu e shpjegojmë transformimin ekonomik e shoqëror të cilin do ta zbatojë Koalicioni 100%.

Masat që e modernizojnë dhe rrisin ekonominë, bashkë me masat që e shpërndajnë pasurinë dhe rrisin mirëqenien, do ta bëjnë Kosovën një shtet të zhvillimit e të barazisë.

 

Mirena: Qesharake Hykmete Bajrami dhe Kusari-Lila, asnjëra nuk e përfundoi procesin për kontrollimin e derivateve

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ilir Mirena ka thënë se debati i sontëm mes kandidatëve për deputet nga PSD, LDK, VV, Nisma, PDK, ishte i zhurmshëm dhe jo i fokusuar në çështjet për të cilat ishin ftuar të diskutojnë, shkruan Periskopi.

“Debati eskaloj në zhurëm dhe në akuza të ndërsjellta, krejt partitë po përpiqen me tregu plane, projekte për të ardhmen por nuk besoj që e kanë seriozisht sepse ne e kemi thënë disa herë që Qeveria që do të vie nuk do të jetë e fokusar në çështjet e zhvillimit ekonomik, por krye kput për dialogun”, ka thënë ai në Debat Plus.

Mirena theksoi faktin se temat ekonomike edhe pse janë të rëndësishme nuk do të jenë atraktive pa përfunduar dialogu me Serbinë.

“Temat ekonomike edhe pse janë të rëndëshishmë nuk do të jënë atraktive deri sa të përfundon dialogu me Serbinë, dhe deri atëherë kandidatët për depuetet do të tregojnë se si do t’i zgjedheni problemet tona por deri atëherë nuk shoh dicka konkrete”, u shpreh ai.

Tutje, Mirena ka thënë se pozicioni i Mimoza Kusari –Lila (VV) dhe Hykmete Bajrami (LDK) ishte qesharak.

“Pozicioni qesharak i Mimozës dhe i Hykemetes ku te dyjat e kanë pas të njëjtë ministri dhe të cilat e akuzonin Visar Ymerin i cili nuk ka qenë personalisht në pushtet. Këto kanë qenë në ministri dhe nuk kanë arrit me përfundu një process për kontrollin e derivateve”, u shpreh Mirena./Periskopi/

 

Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi i javës së shtatë në Premierligë.

Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e mbyllur me epërsi pjesën e parë pas golit të Scott McTominay (45’).

Gjysma e dytë e solli në fushë një Arsenal më kërkues dhe golin e barazimit e gjetën me të zakonshmin Pierre Emerick-Aubameyan (58’), që doli të jetë goli i fundit i kësaj sfide.

Pas këtij barazimi, ‘Djajtë e Kuq’ tubojnë 9 pikë në pozitën e dhjetë kurse ‘Topçinjtë’ me 12 pikë renditen në vendin e katërt.

Dhurata Hoxha: Biznesmenët mitrovicas i bashkohen PDK-së për fitore

Periskopi.com Lajme

Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, mori pjesë në një takim me biznesmenët e Mitrovicës, të cilët e kanë mirëpritur prioritetin e PDK-së për luftimin e korrupsionit.

Hoxha ka theksuar se më 6 tetor, biznesmenët do ta përkrahin këtë vizion të PDK-së.

Ja postimi i  HoxhëS në fb:

Takimi me biznesmenë të Mitrovicës ishte shumë inkurajues sepse luftimi i korrupsionit për ta ishte shumë i mirëseardhur, andaj, më 6 tetor do t’i bashkohen fitores së madhe të PDK-së. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!

#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

 

 

Haradinaj: I ftoj Haki Abazin dhe Dardan Molliqajn të dalin në Hiking që ta shprazin energjinë e tepërt

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar përleshjen e Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes, pas përfundimit të një emisioni.

Haradinaj e ka trajtuar me sportivitet këtë incident.

Ai ka thënë se ata dy kanë energji të tepërt, atëherë le të shkojnë me të në “Hiking” nëpër malet e bukura të Kosovës.

“Këta që kanë energji të tepërt, le të dalin maleve të bukura të Kosovës në Hiking. I ftoj që të vijnë me mua edhe zotin Abazi, edhe zotin Molliqaj”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka bërë thirrje që të ruhet procesi zgjedhor, duke thënë se ka sinjale se mund të ketë përpjekje të tilla nga parti ta caktuara.

Kelmendi: Në Gjakovë u pajtuam të gjithë se PDK gjithmonë ka qenë e palëkundur në partneritetin me SHBA’të

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK, Migjen Kelmendi sot ka qëndruar në qytetin e Gjakovës , ku ka takuar anëtarë e simpatizantë të kësaj partie.

Kelmendi thotë se krejt bashkë e ndanë lajmin se këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump do të jetë prezent në tubimin elektoral të së martës në Gjilan.

Ja postimi i plotë:

Gjakova, qyteti i te kaluemes se ndritun, qyteti i herojve dhe martireve te luftes, qyteti i kultures dhe kanges, qyteti ku gjithmone e ndiej veten si ne shtepi. Ashtu u ndjeva edhe ne takimin me anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike sot. Takimin e kishte organizue Arben Rogova, i cili me krejt familjen e tij i jep shpirt e zemer kesaj dege te PDK. Kandidati Ramadan Hoti, Ministri i Kultures ne detyre dhe kandidati per deputet Kujtim Gashi, dhe une, patem fjalen dhe vemendjen e mbi 40 anetareve prezente, me te cilet u pajtuem se PDK gjithmone ka qene e palekundun ne partneritetin me SHBA. Krejt bashke e ndame gezimin nga lajmi i madh se keshilltari i Presidentit te Shteteve te Bashkueme te Amerikes, Donald Trump, ka me qene prezent te Marten, ne tubimin elektoral te PDK ne Gjilan, per te shpreh perkrahjen per programin e kesaj partie dhe liderin Kadri Veseli.

Gjakova, qyteti i te kaluemes se ndritun, qyteti i herojve dhe martireve te luftes, qyteti i kultures dhe kanges, qyteti…

Posted by Migjen Kelmendi on Monday, 30 September 2019

Haradinaj: Ndryshimi i Kurtit është i rrezikshëm

Periskopi.com Lajme

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se rivali i tij në garën për kryeministër, Albin Kurti i Vetëvendosjes ka ndryshuar vetëm për të fituar zgjedhjet.

Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme.

“Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo zbritja e shkallëve kaq shpejt e zotit Kurti me qëllim të ardhjes në pushtet është enorm, nuk është më i njëjti njeri. Është rrezik kjo logjikë, nëse ky është trendi qysh ndryshojmë ne, atëherë është shumë më i shpejt se sa ajo çka lypë Kosova në raport me interesat nacionalë”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon.

Ai tha se Vetëvendosjes nuk i beson për shkak të ndryshimit të mendimit për taksën.

Ymeri: Në VV ke shku veç sa me  u zgjedh deputete bre Mimozë, gjithçka i ke thënë Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Përplasja në ‘Debat Plus’, sonte ka vazhduar mes Visar Ymerit të PSD’së dhe Mimoza-Kusari-Lilës të Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Përderisa Kusari-Lila e akuzonte Ymerin për koalicion me Ramush Haradinajn, ai ia ktheu:

‘’Ti ne VV ke shku vec me  u zgjedh deputete bre Mimozë. Mos bë hajgare. Se para një jave e ke akuzu Albin Kurtin për i pabesë, e pas një jave ke shku. Gjithcka  i ke thanë, e ke akuzu për arrogancë’’.

Pastaj ndërhyri edhe Hykmete Bajrami e LDK’së, duke i thënë Ymerit se e kishte quajtur profet Albin Kurtin.

‘’Kurrë Albinin nuk e kam quajt profet, e as Ramush Haradinajn s’ka me  e quajt profet’’, tha Ymeri./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik – 30.09.2019

Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik Mimoza Kusari-Lila – LVVHykmete Bajrami – LDKVisar Ymeri – AAK-PSDMuzafer Shala – PDKVesel Krasniqi – NISMA-AKR-PD

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 30 September 2019

 

 

 

Të gjithë po bëjnë shaka me Granit Xhakën, ja arsyeja

Periskopi.com Sporti

Në rrjetet sociale ka shpërthyer e qeshura me reagimin e ‘kapitenit’ Granit Xhaka në golin e pësuar të ‘Topçinjëve’.

Reprezentuesi zviceran uli kokën gjatë goditjes së Tominayt, çka e vëri në dyshim nëse Xhaka është kapiteni ideal për Arsenalin.

Krasniqi e quan të pakulturë Hykmete Bajramin: Ju keni bërë punësime deri në knojsi (Video)

Periskopi.com Lajme

Vesel Krasniqi nga koalicioni Nisma-AKR-PD, sonte në Debat Plus i ka thënë Hykmete Bajramit të LDK’së se janë më të zi me punësime, për çka kjo e fundit i akuzoi për madatin që u la pas, transmeton Periskopi.

Krasniqi i tha se ka nivel të ulët të komunikimit, pasi Bajrami vazhdimisht po bërtet në emision.

‘’Mua po më vjen keq prej nivelit tënd, je pedagoge. Unë kam kulturë familjare, duhet me dëgju. Mos shpif. S’jam nxënsë i yti me ma bë a po kupton, a spo kupton. Ju jeni më të zi. Ju keni bë punësime,  nuk keni lënë njeri,  deri në knojsi.Duhet me i kqyr a janë shkelë procedurat’’,tha ai.

‘’Nisma ka menduar se ulet papunësia duke punësuar familjarë’’, ishte deklarata e Hykmete Bajramit që ndezi debatin./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik – 30.09.2019

Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik Mimoza Kusari-Lila – LVVHykmete Bajrami – LDKVisar Ymeri – AAK-PSDMuzafer Shala – PDKVesel Krasniqi – NISMA-AKR-PD

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 30 September 2019

 

 

Aksidenti me fatalitet në Lutogllavë të Pejës, flet familjari i viktimës

Periskopi.com Lajme

Një grua është goditur për vdekje sot nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës. 

Mësohet se viktima e aksidentit është një grua e moshës 60 vjeçare.

Sjedi Kelmendi, familjar i viktimës thotë se së pari kishte frikën mos kishte mbetur i vdekur ndonjë fëmijë, pasi që ishte koha kur ata ktheheshin nga shkolla.

“Ka ardhur dikush me vrull dhe më ka thirrur. Kur kam dalë më thanë që e ka shkelë dikë treni por nuk e dinin kënd. Pas meje ka ardhur edhe vajza e në vendngjarje ka dalur edhe një fqinj. Më tha: Shumë keq. Treni ka shkelur dikë”, thotë për RTV Dukagjinin, Sejdi Kelmendi- familjar i viktimës.

Ai shprehet se nuk kishin dëgjuar asnjë bori të paralajmëronte ardhjen e trenit dhe se personi në fjalë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fqinji tha nuk kishte dëgjuar asgjë. Unë isha prezentë kur e morën në pyetje [policia]. Probleme shëndetësore nuk ka pasur”, shprehet më tej Sejdi Kelmendi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion. Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes””, thuhet në njoftimin e policisë.

Vlen të theksohet se brenda një muaji ky është rasti i dytë që treni aksidentin për vdekje një udhëtarë.

Ia shpëtoi jetën në luftë, gjermani rikthehet në dasmën e djalit nga Drenica pas 20 viteve

Periskopi.com Lajme

Aktivisti humanitar nga Gjermania Manfred Kühle është rikthyer në Drenicë, aty ku para 20 viteve ia kishte shpëtuar jetën Drenit Bajraktarit, kur kishte vetëm pak muaj të jetës së tij.

Dreniti si shumë fëmijë të Drenicës në kohën e luftës së UÇK-së kishte lindur në rrethanat e luftës, pa praninë e mjekëve specialist dhe pa asnjë ambient shëndetësor.

Në muajt e parë të jetës së tij, për shkak të kushteve të vështira të jetës në male në Grykën së Kishnarkës, ku jetonte familja e tij dhe banorët e kësaj ane, kishte probleme të rënda shëndetësore. Në kohën kur mjekët që ishin në Zonën e Drenicës e kishin të pamundur ta trajtonin më tej, shfaqët gjermani  Manfred Kühle, në fillim të vitit 1999 e mori Drenitin nga fshati, e dërgon në Prishtinë duke i siguruar një trajtim më të mirë dhe duke i ndihmuar edhe në sigurimin e barnave. Këtë e bëri duke e kaluar nëpër disa kontrolle policore e ushtarake të serbëve që ishin nga Komorani deri në Prishtinë.

Dhe pas 20 viteve ndodhi takimi i dytë. Kühle erdhi sërish në Drenicë, por tani në dasmën e Drenitit, i cili u martua me Fatimën, po ashtu një vajzë e lindur në kohën e luftës, që kishte përjetuar të njëjtat probleme shëndetësore.

Deri sa e mbante plisin e bardhë në kokë, një çifteli dhe një mirënjohje nga familja Bajraktari, mes emocioneve thotë “nderi i madh që më është bërë sonte mua, më bënë të kuptoj se pse i dua dhe pse kam punuar kaq shumë për popullin shqiptar. Shqiptarët janë një popull që kurrë nuk i harrojnë miqtë e tyre, për këtë keni fituar kaq shumë miq në tërë botën”.

Kühle gjatë kohës së luftës dërgonte raporte dhe shkruante për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, dhe po ashtu e ndihmonte popullatën, përmes aktiviteteve të shumta humanitare.

Votat e diasporës po i ruan Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Që nga 19 shtatori në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.

Ndonëse kanë kaluar 11 ditë që kur të gjithë bashkatdhetarët kanë filluar të votojnë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net, se këto dy mijë pako kanë arritur deri më datë 27 shtator, pra tetë ditë pasi që ka filluar votimi përmes postës.

“Sipas të dhënave të fundit, të datës 27 shtator, kemi pranuar nga jashtë vendit 2 mijë pako me fletëvotime të supozuara”, tregoi Elezi i cili theksoi se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja vetëm deri më 5 tetor, pra një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Sipa Elezit, edhe pse kanë arritur dy mijë pako në KQZ, ende nuk dihet numri i saktë as i votuesve e as prej cilave shtete kanë arritur këto fletëvotime.

Ai ka thënë për lajmi.net, se në fund të procesit do të dihet çdo gjë në mënyrë të detajuar.

“Në fund të këtij procesi do të kemi një raport të detajuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e votimit përmes postës”, deklaroi Elezi.

I pyetur se ku mbahen këto pako dhe kur bëhet numërimi i këtyre fletëvotimeve, Elezi ka thënë se numërimi i tyre do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe se të gjitha kutitë mbahen në një dhomë të veçantë që është e siguruar nga Policia e Kosovës.

“Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara. Pakot me fletëvotime të supozura të cilat vijnë nga jashtë Kosovës ruhen në një hapësirë të veçantë dhe të sigurtë. Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet 24 orë nga Policia e Republikës së Kosovës”, tregoi Elezi pë lajmi.net.

Ndryshe 35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës kanë të drejtën e votës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Duhet theksuar se votimi me postë ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, por që janë aprovuar vetëm 35 mijë e 87 aplikacione pasi që 5 mijë e 226 aplikacione janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.