Lekaj: Pritëm 40 mijë vota nga PSD, ata na sollën 5 mijë

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK nuk ka dalë keq në zgjedhje por nuk ka marrë atë që ka pritur.

“Kemi rreth 30 mijë vota më shumë se në vitin 2017. Edhe me deputetë jemi më mirë se në 2017. Krahasuar me vitin 2014 kemi katër apo pesë deputetë më shumë”, tha ai.

Lekaj ka thënë se kanë pritur më shumë vota nga PSD-ja.

“Kemi pritur rreth 40 mijë vota nga PSD-ja. Mendoj se PSD-ja na ka sjellë rreth 5 mijë vota. Kjo shihet me rezultatet e Shpend Ahmetit në Prishtinë”.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se kanë pritur që trendi i simpatisë që ishte krijuar ndaj kësaj partie he Haradinajt do të reflektohet edhe në vota.

“Edhe stërzgjatja e shkuarjes në zgjedhje ka ndikuar në rënien tonë. Nga matjet tona pak ditë para zgjedhjeve e kemi ditur se do të qëndrojmë në këto përqindje me një dallim të vogël”, tha ndër të tjera Pal Lekaj.

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë në 16 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10 m/s. Java tjetër parashihet të jetë më e ngrohtë, do të ketë dhe reshje shiu, të cilat në sasi do të jenë më shumë se këto që ranë dy ditët e fundit”, njofton IHMK.

Miliarderi më i ri i Afrikës rrëfen përvojën disaditore në duart e rrëmbyesve

Periskopi.com Lajme

Miliarderi tanzanian Mohammed Dewji ka thënë se ai i kërkoi rrëmbyesit të tij që ta qëllonte për vdekje atë, gjashtë ditë pas rrëmbimit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëmbimi i tij, 12 muaj më parë, jashtë një palestre hoteli në qytetin kryesor të vendit, Dar es Salaam, provokoi një kërkim të madh.

Duke folur për herë të parë në media në lidhje me fatkeqësinë e tij, Dewji i ka thënë BBC-së se ai atij i ishin mbyllur sytë dhe ishte i çorientuar kur bëri këtë kërkesë.

Ai u la i lirë pas 10 ditësh dhe madje thotë se kjo ndodhi pa paguar asnjë shpërblim.

“Unë isha me sy të mbyllur dhe kishte raste që ata vazhdonin të më kërcënonin me armë në kokë dhe pesë ditë, gjashtë ditë brenda saj isha duke menduar se po humbja shikimin”, ka rrëfyer Dewji për BBC.

Kishte një hetim të madh pasi Mohamed Dewji u rrëmbye në tetor 2018

“[Rrëmbyesi] vepronte sikur donte të thoshte ‘unë do të të qëlloj ty’ dhe unë isha si ‘ti mund të më qëllosh dhe të më vrasësh’, sepse isha duke e humbur atë. Ti je i disorientuar, je i lodhur, sepse është një formë e torturës”.

Megjithatë, dhjetë ditë pas rrëmbimit të tij në tetor të vitit 2018, kompania e tij, MeTL, dha një postim nga Dewji duke thënë se ai ishte “kthyer në shtëpi i sigurt”.

Që atëherë ai ka falënderuar njerëzit për lutjet për sigurinë e tij.

Pos këtyre, Dewji i tha BBC-së se rrëmbyesit e tij e kishin braktisur atë në një fushë 15 minuta me makinë larg nga ku ishte rrëmbyer në Hotelin Coliseum.

Autoritetet nuk kanë krijuar një motiv të qartë për rrëmbimin dhe Dewji është gjithashtu në errësirë për këtë.

“Ende nuk e di pse ndodhi”, tha ai. “Natyrisht qëllimi dukej sikur ishin paratë. Në fund ata më lanë pa para”.

Ai beson se rrëmbyesit hoqën dorë për shkak të presionit të ngritur nga media dhe vëmendja politike.

Dewj u mor nga dy burra jashtë Hotelit Colosseum në Dar es Salaam ndërsa po shkonte në palestër për stërvitjen e tij në mëngjes

Ndërkohë, përcjell Telegrafi, një shofer taksie tanzanian, Mousa Twaleb, është arrestuar dhe është në pritje të gjykimit. Por ai është i vetmi i dyshuar që po mbahet.

Dewji beson se kishte rreth tre ose katër të huaj nga Mozambiku dhe Afrika e Jugut të përfshirë, të cilët ai beson se kanë ikur nga vendi.

Miliarderi thotë se ai ka bërë disa ndryshime në jetën e tij; duke zëvendësuar dritat në shtëpinë e tij me llamba të ndritshme dhe ka ndaluar vrapimin vetëm.

Ai tha se rrëmbimi ka bërë që ai të reflektojë.

Dewji njihet me kthimin e biznesit të tij familjar nga një ndërmarrje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

MeTL ka interes në prodhimin e tekstilit, bluarjen e miellit, pije dhe vajra ushqimore në të paktën gjashtë vende afrikane.

Revista Forbes vlerësoi pasurinë e tij neto rreth 1.5 miliard dollarë, gjë që do ta bënte atë miliarderi më i ri i Afrikës.

Ai ka bërë të ditur se synon të investojë pothuajse 400 milionë dollarë në bujqësi në Tanzani në 24 muajt e ardhshëm, jo për fitime por për të bërë një “ndikim”.

Sarandë: Gruaja bashkë me qenin mbyten nga rryma

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Një grua në Sarandë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Burime bëjnë me dije se nga kontakti me rrymën ka ndërruar jetë Alie Nika nga Memaliaj.

Ngjarja ne zonen e quajtur “Lugu i Dardhes”.

Nga kontakti me korrentin ka ngordhur dhe qeni i saj. Policia ne vendngjarje. Eshte stakuar energjia elektrike ne rrugen e 5 te qytetit dhe ne nje zone rreth vendit te ngjarjes.

 

 

Ndërron jetë kitaristi i grupit “Trix”

Periskopi.com Showbiz

Ka vdekur kitarist i grupit  të njohura të muzikës shqipe “Trix”, Nuredin Azemi

Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Veli Sahiti.

Një ndër grupet më të suksesshme dhe më të famshme shqiptare të “Trix” u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi.

 

 

Këtë vit u bënë edhe ca ndryshime në grup ku ia bashkuan  edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike gojë).

“Trix” njihen për hite të shumta si “U tretën ëndërrta”, “Moj zeshkanja ime” të cilat ende vazhdojnë të dëgjohen.

Shitjet e smartfonëve pësojnë rritje për herë të parë në 2 vitet e fundit

Periskopi.com Tech & Auto

Shitjet ishin 359.8 milionë njësi në mbarë botën në tre mujorin e tretë të 2018-ës ndërsa shkuan në 366.3 milionë njësi në tre mujorin e tretë të 2019.

Shitjet e smartfonëve të cilët kanë ngelur në vend në dy vitet e fundit ndërsa njerëzit janë lodhur të bleri telefonë të rinj çdo vit.

Por sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, shitjet globale të smartfonëve u rritën me 2% në tre mujorin e fundit krahasuar me një vit më parë.

Shitjet ishin 359.8 milionë njësi në mbarë botën në tre mujorin e tretë të 2018-ës ndërsa shkuan në 366.3 milionë njësi në tre mujorin e tretë të 2019.

Strategy Analytics ja atribuon këtë rritje uljes së çmimeve dhe ekraneve më të mëdha së bashku me konektivitetin 5G.

Rritja këtë periudhë erdhi falë Samsung dhe Huawei. I pari shënoi rritje me 8% ndërsa i dyti me 29% krahasuar me një vit më parë.

Samsung përfitoi nga Galaxy Note 10 ndërsa Huawei nga shitjet më të forta në Kinë nxitur nga sanksionet Amerikane. Në rastin e Apple, shitjet ranë me 3% por firma analitike thotë se kompania ka nisur të stabilizojë performancë me çmimet më të përballueshme të iPhone 11.

Marka të tjera të cilat po performojnë mirë janë Xiaomi, Realme dhe Oppo.

Çka është Zyra Shtetërore e Hetimit që po dëshirojnë ta hapin VV-ja dhe LDK-ja

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi nga LDK-ja ka folur edhe për krijimin e mundshëm të një Zyre Shtetërore të Hetimit, pikë kjo që është ende duke i diskutuar mes tyre dhe Vetëvendosjes.

Ai duke treguar funksionin e saj ka thënë se ideja për t’u krijuar ajo fillimisht është bërë për të eliminuar Task Forcat e shumta ekzistuese, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket krijimit të Zyrës Shtetërore të Hetimit ideja është që një numër i madh i Task Forcave ekzistuese janë struktura që nuk koordinohen mes vete dhe ka ndodhur në vazhdimësi që rastet që hetohen humbin në proces apo sistem dhe humb në afatin ligjor apo në kualitetin e hetimit”.

“Për të mos u përsëritur ky problem dhe për të eliminuar ekzistencën e një morie të Task Forcave është menduar që në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Policinë e Kosovës të ndërtohet një zyrë e veçantë. Pra Zyra Shtetërore e Hetimit duhet që të ketë të paktën katër departamente kryesore”.

Gashi tregoi edhe katër fushat kryesore me të cilat do të merret ky institucion i ri nëse krijohet në qeverinë e re.

“Departamenti i parë do të jetë hetimi i krimit të organizuar, departamenti i dytë do të jetë luftimi i korrupsionit, departamenti i tretë janë vrasjet politike dhe departamenti i katërt do të jetë hetimi i krimeve të vjetruara”.

“Këto do të jenë katër fushat kryesore ku do të fokusohet ky departament dhe do të jetë nën menaxhimin e Prokurorisë. Pra do të angazhohen prokurorët më të mirë në këtë vend dhe nuk do të ketë më mundësi që të fillojë hetimin një hetues policor dhe të merr leje te prokurori dhe ai të merr leje në gjykatë dhe të bëhet një cikël që komplikohet dhe humb në sistem”.

“Me këtë do të kemi një sistem më të thjeshtuar dhe që siguron më shumë efikasitet. Sa i përket paralelizmit mendoj që nuk duhet të ketë frikë dhe sa i përket asaj se a mund të ketë ndërhyrje politike, krejt ideja është që kjo Zyre Shtetërore e Hetimit të jetë e pavarur nga politika që të mos ndodhë sikur ka ndodhur deri tash”.

Gashi në Analiza Zgjedhore tha se e mira e kësaj zyre është funksioni i saj depolitizues.

“Kjo do të krijohet përmes një ligji të veçantë dhe do të formohet në harmoni me Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor. Ne kemi diskutuar dhe konkluzioni i përbashkët është që kjo zyre të arrijë të krijojë depolitizim”.

“Kjo shkon te institucionet e pavarura dhe krijon mundësi që brenda sistemit të angazhohen njerëzit më të mirë përmes njerëzve ligjorë dhe të hiqet frika për eliminim. Nuk do të lejojmë që sistemi të ndërtohet në atë formë që të përdoret për politika ditore”.

Mirëpo, njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj në një bisedë për Periskopin se themelimi i kësaj zyre duhet të bëhet pas rishikimit institucional dhe ligjor të mekanizmave që kanë mandat luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Iniciativa e partnerëve të koalicionit për themelimin e Zyrës Shtetëore të Hetimit, në parim mund të duket ide e mirë me kusht që themelimi i kësaj zyre të realizohet vetëm pas përfundimit të rishikimit institucional dhe ligjor të mekanizmave aktual qe për mandat kane parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përmes këtij rishikimi mund të shuhen apo të iu ndërrohet/plotësohet mandati zyreve apo institucioneve apo edhe themelimit të zyrës së re që fokus do të duhej të kishte luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, ka thënë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai po ashtu tha se qeveria e ardhshme nuk duhet të propozojë mekanizma të rinj pa ndonjë analizë të duhur.

“Sidoqoftë, qeveria e ardhshme nuk mund dhe nuk duhet të propozojë mekanizma të rinj pa një analizë të duhur dhe pa konsultuar rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit që është në fazën e fundit të finalizimit nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Miftaraj për Periskopin.

Tutje, Miftaraj ka thënë se themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimit ishte paraparë edhe nga Qeveria Haradinaj, por kjo iniciativë nuk ishte materializuar./Periskopi/

Gjashtë qytetet më mira për të jetuar, në njërin prej tyre janë mijëra shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Kjo përzgjedhje është bërë nga kompania britanike ‘Economist Inteligence Unit’. Për të përzgjedhur këtë qytetin më të mirë kriteret ishin infrastruktura, transporti publik, sistemi shëndetësor, kultura.

Për dy vite me rresht një qytet është përzgjedhur si qyteti më i mirë për të jetuar, Vjena, kryeqyteti austriak. Po ashtu Australia dhe Kanadaja renditen mjaft lart pasi përfaqësohet me dy qytete në këtë listë.

Vjena i fitoi 99.1 pikë në bazë të shëndetësisë së mirë, infrastrukturës, kulturës, edukimit stabilitetit dhe mbrojtjes së ambientit. Një qytetet i rregulluar, me një arkitekturë e bukur, e me llojllojshmëri të përzgjedhjes për shumë afinitete gjithsesi e meriton të jetë në maje të listës.

​Rifillon patrullimi i forcave amerikane në kufirin siriano-turk

Periskopi.com Lajme

Forcat amerikane patrulluan sot në një zonë në verilindje të Sirisë pranë kufirit turk, nga ku ishin larguar që prej tre javësh para një ofensive të Ankarasë, theksoi një korrespondent.

Pesë automjete të blinduara me flamujt amerikanë ndodheshin sot në mëngjes në fshatin al-Qahtaniyah, pavarësisht vullnetit të shfaqur nga Uashingtoni për t’u larguar nga ky rajon, kontrolli i të cilit është marrë përsipër nga regjimi i Damaskut dhe aleati rus.

Patrullimi amerikan ishte i shoqëruar nga luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike siriane (FDS), aleate të SHBA-së në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik./ATSH/

Reperi serb shfaqet me flamurin shqiptar në këngën e re

Periskopi.com Showbiz

Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviq ka bërë diçka të rrallë në videoklipin e këngës së re.

Në këngë e tij të re “Cani Sciolti” reperi shihet teksa këndon dhe prapa tij shihet një veturë e mbuluar me flamurin kuq e zi ndërsa në një tjetër veturë ai serb dhe flamuri zviceran.

 

 

Reperi i cili njihet me emrin artistik Aki Aki ka xhiruar klipin në Zvicër. Kënga në tekstin e saj flet për miqësinë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Reperi është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me singlin e tij “Cani sciolti”, ndërsa kënga tashmë ka marr edhe një numër të madhë klikimesh në kanalin ‘Youtube.

Ambasadori gjerman ia thotë rusit: Kosova është një demokraci e mrekullueshme

Periskopi.com Lajme

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së për Kosovën, ka kundërshtuar pretendimet e ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzja, i cili thotë se nuk ka vend për optimizëm në Kosovë, dhe çuditërisht kërkon rikthmin e Serbisë në Kosovë.

Një gjë e tillë është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë, sipas gjermanit.

“Dua t’i them kolegut tim rus se Kosova ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike. Tani Kosova, është në fazën e tranzicionit të ndërrimit të pushtetit. Më këtë mund të them së Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme”, tha ambasadori gjerman në fjalimin e tij në KS në OKB.

Ai po ashtu porositi Ivica Daçiqin që të mos shpenzoj para kot nëpër vende të ndryshme të botës duke lobuar kundër shtetit Kosovës dhe tërheqjes së njohjeve, respektivisht.

Ndryshe, ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, Daçiq, më herët nxorri një certifikatë të kohës së okupimit serb në Kosovë ndaj Vlora Çitakut në fjalimin e tij.

Ky ishte një gjest i pakuptueshëm nga përfaqësuesi serb i cili në një mënyrë nënkuptoi ekzistimin e Ish-Jugosllavisë e cila ishte shpërbërë kohë më parë.

 

Fjalimi i plotë i Vlora Çitakut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Periskopi.com Lajme

Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ka folur rreth situatës në Kosovë.

Ajo ka përmendur të kaluarën e hidhur të Kosovës duke thënë se të rinjtë e Kosovës me sukeset e tyre po shkruajnë historinë e re të Kosovës.

 

 

Çitaku ka përmendur sukseset e vajzave të Kosovës në gjudo dhe sukseset e kombëtares në futboll.

Më tutje, ajo është shprehur se të rinjt e Kosovës janë heronjtë e saj, shpresë për të ardhmen e vendit.

Ky është fjalimi i plotë i Çitakut:

Prania ime këtu sot nuk është shenjë krize por besimi. Ndërsa hijet e gjata të luftës vazhdojnë të na ndjekin, ne sot takohemi në një atmosferë shprese në rritje. Më 6 tetor, Kosova organizoi me sukses zgjedhjet e 4-ta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Këto zgjedhje nuk ishin të jashtëzakonshme vetëm në origjinë. Në të vërtetë, ato ishin të veçanta në shumë mënyra. Për herë të parë në histori, një gjeneratë e re qytetarësh, fëmijë që lindën në liri dhe u rritën në një vend të pavarur, kosovarët që nuk dinin për luftë, patën një shansë të hedhin votën e tyre dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të ardhshëm.

20 vjet më parë, kosovarët 18 vjeç ishin refugjatë, subjekte të fushatave më brutale të spastrimit etnik. Sot, kosovarët 18 vjeçarë janë qytetarë krenarë të Kosovës dhe agjentë të ndryshimit.

Në jetën tonë na është dashur të merremi me momente krize të mëdha. Jetët tona janë shënuar me debat për çështje monumentale, çështje të luftës dhe paqes, çështje të prosperitetit dhe depresionit. Por derisa ne flasim sot për të kaluarën, kosovarët e rinj po shkruajnë të ardhmen.

Ata nuk kanë kohë për debate të pakuptimta. Ata janë atje, duke punuar shumë, shpesh kundër shanseve tuaja, duke sfiduar status quo-në. Fëmijët kosovarë po rriten me heronj të rinj.

Heronj si Majlinda Kelmendi e cila ka ngritur flamurin tonë në piedestalin më të lartë dhe vazhdon të sjellë në shtëpi pafund medalje të arta. Për shkak të Majlindës, Norës dhe Distries, shprehja “ti lufton si vajzë”, ka fituar kuptim tjetër në Kosovë.

Jemi të kënaqur me suksesin ndërkombëtar të ekipit tonë fantastik të futbollit. Imagjinoni, 20 vjet më parë, ushtarët anglezë erdhën në Kosovë, ashtu si shenjtorët duke marshuar për të çliruar vendin tonë. Këtë nëntor, ne jemi përsëri në pritje të anglezëve, kësaj radhe për një ndeshje futbolli dhe shpresojmë t’i fitojmë në kualifikimet për Europian.

Ne jemi të nxitur dhe të përcaktuar nga pritjet e rinisë sonë.

Javën e fundit, Open Data Kosova publikoi një raport i cili tregon se numri i kompanive të IT në Kosovë është rritur për jo më pak se 187 për qind gjatë 10 viteve të fundit. Kjo nuk duhet të befasojë, duke pasur parasysh cilësinë e fuqisë punëtore, të rinjtë me aftësi të larta, të cilët mezi priten të mësojnë dfhe të jenë konkurrues në tregun global.

Ne jemi të ngulitur nga zemërimi i mediave tona të lira. Vetëm disa ditë më parë, tre gazetarë kosovarë, të gjitha femra, u shpërblyen nga BE për gazetarinë hulumtuese dhe punën e tyre në ekspozimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit.

Jemi të frymëzuar nga Fahrije Hoti dhe gratë  trime të Krushtës, të cilat përdorën fuqinë rikuperuese të lirisë për ta kthyer fatkeqësinë në shpresë dhe forcë. Pasi pësuan kaq shumë humbje, këto gra rindërtuan një fshat të tërë nga hiri i luftës. Kur u përballëm me tragjedinë, rezistenca ishte përgjigja e tyre e vetme.

Këta janë heronjtë e ri të Republikës tonë të re. Ata përfaqësojnë më të mirët nga ne. Ata do të thyejnë ciklin e brishtësisë dhe dhunës. Ata do të shkruajnë kapitullin tjetër të historisë tonë. Si meritë e tyre, unë jam plot shpresë për të ardhmen e vendit tim.

Faleminderit shumë.

Zhduket një person nga Vushtrria, familja kërkon ndihmë

Periskopi.com Lajme

Që nga 28 tetori i këtij viti Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe deri sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes.

Familja e Isuf Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë qe nga 28 tetori i ketij viti është ne ankth dhe shqetësim të madh pasi i biri i tyre Musli Krasniqi ka dalur nga shtëpia pa informuar askënd se ku po shkon dhe që nga ajo ditë ai po konsiderohet i zhdukur.Për këtë rast familjarët kanë informuar policinë ne Vushtrri por deri më sot as policia dhe askush nuk kanë mundur të gjejnë vendndodhjen e tij dhe ska asnje gjurmë se nga ka shkuar Musliu.

Vëllau i Musliut, Mehdi Krasniqi pasi që informoi për zhdukjen e veëllaut të tij pa asnjë gjurmë, ai kërkon nga qytetarët që hasin apo takojnë atë të lajmërohen në këtë telefon 044 472 761

Rasti është lajmëruar edhe në polici.

Fshati Begaj, Vushtrri, 28.10.2019-11:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij i sëmurë mental është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Milani ‘tmerron’ audiencën për ‘Halloween’, fiton një ndeshje futbolli

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli mori fitoren e parë në krye të Milanit, teksa mundi Spalin me rezultatin minimal 1-0, në javën e 10-të të Serisë A.

Në “San Siro”, me disa ndryshime në formacion, kuqezinjtë provuan disa herë portën e Etrit Berishës, por shqiptari në disa raste ndali lojtarët e “Djallit”. I vetmi që arriti të tundte rrjetën, ishte spanjolli Suso.

I ardhur nga stoli në fushë, në minutën e 57-të, atij iu deshën vetëm 6 minuta, për të gjetur golin. Në një goditje dënimi pranë zonës, Suso goditi mjeshtërisht me të majtën, duke e lënë të palëvizur Berishën, që nuk mund të bënte asgjë.

Milani provoi të gjente edhe golin e dytë, por Berisha e mbajti në lojë Spalin, ndërkohë nga ana tjetër kuqezinjtë administruan golin e vetëm të shënuar. Në fund, Milani mori fitoren, duke shkuar në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 10-të.

Mbetet i parafundit me 7 pikë, Spali i Berishës.

gol suso on Vidnews.

 

Abdullahu, Gashit: Juve VV ju ka konsideru si PDK’në, ma keq bile

Periskopi.com Lajme

Analisti Faton Abdullahu iu ka thënë dy ish deputetëve të LDK’së, Armend Zemajt dhe Arben Gashit se VV e ka parë LDK’në si PDK, shkruan Periskopi.

“Juve ju kanë konsideru si PDK, ma keq bile, VV për juve deri pak jave ka menu si për PDK, që e keni listën e pastër atë e ka edhe PDK’ja”, ka thënë Abdullahu.

E për këtë komente, Arben Gashi ka thënë se i kanë kaluar me VV’në këto probleme për çështjet më madhore në interes të qytetarëve.

“Kemi pas një dakordimi opozitar për dy vite,  janë ma madhore se programet politike qoftë ajo e majtë apo e djathtë, sepse problemet me të cilat ballafaqohet Kosova janë më të mëdha si ekonomi , sundim të ligjit, raportet me ndërkobëtarë, në raportin me shtetin që për hirë të vertëtës një pjesë e ka pas edhe Vetëvendosja. Pra janë elemete të cilat ne sot kemi vendos me i tejkalu si problem për një qëllim ma madhor se sa do të funksionojnë në po nisemi se do të funksionoj, nëse nuk funksiono kaq, nuk po themi se ka me vazhdu për dy tri mandatë”, ka thënë ish deputeti Gashi.

Me tej, Gashi ka thënë se nëse nuk ka dakordim mes tyre atëherë do të prishet koalicioni.

“Nëse problemet janë ma të mëdhaja se sa mundësia për me i zgjidh, normal që prishet koalicioni, ne po flasim për një klimë të mirëbesimit dhe harmonizmin e këtij programi”, ka thënë ai./Periskopi/

Ylli televiziv nga Britania: Letra e Xhakës nuk ma ndryshon mendimin, ai thjesht nuk është lojtar i mirë

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka e drejtë të themi se ka qenë ndër futbollistët më të komentuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm, së fundmi.

Kjo pasi në ndeshjen kundër Crystal Palace, që përfundoi me barazim 2-2 pavarësisht se Arsenali pati një epërsi prej 2-0, ylli kosovar i Zvicrës fyu fansat dhe hoqi fanellën duke e hedhur në fushë derisa u zëvendësua, shkruan Periskopi.

Ky reagim i Xhakës erdhi pasi u vërshëllye nga fansat e skuadrës së tij derisa u shfaq numri i tij në semaforin për zëvendësim.

E sonte ai ka publikuar një letër në Instagram ku ka kërkuar falje derisa ka zbuluar se është abuzuar brutalisht nga fansat, të cilët kanë kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij si dhe kanë uruar vdekjen nga kanceri të foshnjës.

Xhaka storms off

Reagimet pas kësaj letre kanë qenë mikse, derisa së fundmi në ngjarje është përfshirë edhe fytyra e njohur televizive nga Britania, Piers Morgan.

Morgan, një fans i njohur i Arsenalit, ka denoncuar abuzimet ndaj Xhakës por ka shtuar se kjo nuk e ndryshon mendimin e tij për mesfushorin.

“Abuzimet personale të cilat Xhaka thotë se i ka përjetuar janë neveritëse dhe turp për ata idiotë që i kanë bërë,” u shpreh fillimisht Morgan.

“Por kjo deklaratë nuk e ndryshon mendimin tim se atij duhet t’i merret shiriti i kapitenit. Ai nuk është i mirë sa duhet për ta drejtuar formacionin startues.” /Periskopi.com/

Rrahje si nëpër filma mes disa grave në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Dy grupe të grave janë përplasur fizikisht në parkingun e një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës të enjten në mbrëmje.

Rrahja brutale, e cila është incizuar nga një qytetar, shfaq dy grupe teksa sulmohen fizikisht mes vete, shkruan Insajderi.

Përleshja zgjat rreth një minutë.

 

Goli që sapo e ka shënuar Suso për Milanin është thjesht spektakolar

Periskopi.com Sporti

Milani ka kaluar në epërsi si nikoqir i SPAL-it, në ndeshjen që po luhet në “San Siro” në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Suso është ai që ka realizuar në minutën e 63-të, duke i dhënë pak kohë për të marrë frymë lirshëm Stefano Piolin.

Tani, le të flasim për golin absolutisht spektakolar.

Ai realizoi nga një distancë e konsiderueshme nga gjuajtja e lirë, duke qëlluar cakun me një goditje aq precize saqë Etrit Berisha as që u mundua ta ndalte. /Periskopi.com/

 

SKANDAL: Gjykata Supreme kërkon vullnetarisht të kapet prej VV-së, nuk kuptoi as se për çka bëhej ankesa

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka vënë në pah edhe një shkelje që është bërë nga Gjykata Supreme teksa ka aprovuar kërkesën e Vetëvendosjes për numërim të votave të ardhura me vonesë nga Diaspora.

Përderisa këto vona nuk janë numëruar asnjëherë, Gjykata në vendim ka shkruar se duhet të bëhet ‘rinumërimi’ i tyre.

‘’Aq profesionalizem ka ne vendimin e Gjykates Supreme ne lidhje me votat nga diaspora, saqe as ankesen nuk e kane kuptu si duhet. E shkruajne ne vendim qe duhet rinumeruar votat, nderkohe qe nuk ka pasur fare numerim me heret.

Imagjinojeni keta qe nuk e kuptojne mire ankesen, po jane ne gjendje me e kuptu mire ligjin e frymen e tij’’, ka shkruar Zogaj në Facebook./PERISKOPI/

Vashat e Prishtinës mposhten me rezultat të thellë nga Besiktasi

Periskopi.com Sporti

Mabetex Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra turke Besiktas TRC Insaat me rezultat 58:95 (20:32, 15:21, 10:27, 13:15), në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Euro Cup Women.

Mysafiret nga Turqia gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, ndërsa basketbollistet e trajnerit Fidan Shatri në disa periudha treguan lojë të mirë, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Yvonne Anderson me 22 dhe Nina Bogicevic me 19 pikë ishin më efikaset te Besiktas, ndërsa Irma Konjusha me 20 e Nyilah Dominique Jamison-Myers me 16 pikë u dalluan te Mabetex Prishtina.