Veshi 8 palë pantallona njëra mbi tjetrën, donte t’i vidhte

Periskopi.com Lajme

Një grua ka tentuar të vjedhë 8 palë pantallona duke i veshur të gjitha në të njëjtën kohë, së bashku me të vetat.

Ajo u përpoq të dilte nga dyqani e veshur me 9 palë pantallona por u kap mat dhe u urdhërua që ti hiqte.

Mendohet se gruaja është nga Venezuela por vendndodhja e saktë e incidentit nuk dihet. Ndërkohë që video është bërë virale në Peru.

Në video, gruaja e paidentifikuar, shihet në banjo duke hequr të gjitha palët e xhinsave që tentoi ti vidhte.

Publikohet lista e gjërave për të cilat kanë nevojë qytetarët në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Egisa Bejkollari, vullnetare nga Shqipëria ka rifreskuar listën e nevojave elementare të shqipëtarve të prekur nga tërmeti, shkruan Indeksonline.

Sipas saj, fshati Shetaj ka venë për çadra pasi që janë 30 familje në qiell të hapur.

Më poshtë mund t’i gjeni edhe numrat e kontakteve të këtyre vendeve.

Postimi i plotë:

Po publikoj listën e rifreskuar deri më sot.

Urgjente janë:

1- Vlora ka shumë nevojë për VULLNETARË. (Ushqime dhe veshje ka boll). Kontakti: Marius Seiti +355692510246 (Ina Kasimati)

2- Kamza, kontakti: Fatjon Deda 0698102400

3- Shetaj ka shumë nevojë për çadra. Janë 30 familje në qiell të hapur. Kontakti, Rustem Begaj 0696914672. Le të flasë dikush me ushtrinë dhe të dërgojë çadra në Shetaj!

4- Shkafanë: S’ka kontakt

1- Kombinati është jeshile.

2- Shijaku është jeshil

Ju kujtoj që në kufi ka një fugon Vodafone që po shpërndan numra falas dhe me ofertë për vullnetarët e Kosovës.

Faleminderit të gjithëve.

Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i janë bashkuar nismës së saj

Periskopi.com Showbiz

Inva Mula në Top Channel ka folur për nismën ndërmarrë për të kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

“Koncerti do mbahet në Durrës. Shumë më thonë se kush do vijë në Durrës për këtë koncert, pasi Durrësi tani është një qytet fantazmë. Është moment që Tirana të shkojë në Durrës. Tirana duhet të dalë në mbështetje të Durrësit.

Dua të jem e qartë me datën. Koncerti do mbahet me datë 8 dhjetor. Sapo dëgjuan për nismën të shumtë janë ata artistë që më kanë shkruar. Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë që janë ofruar për këtë kontribut të cilët mund të janë artistët”, tha Inva Mula.

 

Microsoft shtynë lansimin e kufjeve të çuditshme për vitin tjetër

Periskopi.com Tech & Auto

Të gjithë ata që kanë dashur, që për festat e fund vitit të kenë një palë kufje të çuditshme nga Microsoft, nuk kanë arsye që të gëzohen.

Zyrtarë të lartë të kompanisë, kanë bërë të ditur se lansimi i këtyre pajisjeve në formë pjate, me të cilat do të rivalizojë me AirPods, shtyhet deri në vitin tjetër dhe jo si ishte planifikuar që të bëhej këtë vit.

“Prodhimi i një produkti, ka të bëjë me kërkimin e pamëshirshëm, që të ketë çdo pjesë të duhur që të jetë sa më i mirë. Gjë që merr kohë dhe nganjëherë zgjatë më shumë se që duhet”, thuhet në raportin e Microsoft.

Duke mos dhënë ndonjë datë secfike se kur saktësisht do lansohen, është bërë e ditur se këto kufje që kushtojnë 225 euro, pritet të lansohet në muajt e parë të vitit që vjen.

Surface Earbuds janë prezantuar gjatë muajit të kaluar dhe thuhej se janë të dedikuara për përdorim në Android dhe Windows, ndërsa e kanë të integruar sistemin Microsoft 360 dhe mund të kontrollohen me prekje me dorë.

Zëri që ofrojnë këto kufje, është thënë se është kualitativ, ndërsa është konsideruar si mangësia, që nuk ofrohen mundësi për ndalimin e zhurmës.

 

Aktorja e Hollywood-it tregon si takimi me Nënën Terezë ia ndryshoi jetën

Periskopi.com Showbiz

Nënë Tereza u bë më njeriu më popullor në botë për shkak të manifestimit të ndjenjës së humanizmit. Ajo kaloi 45-vjet në shërbim të plotë të varfërve, të të sëmurëve, jetimëve duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën.

Dhe për këtë arsye edhe sot dekada pas vdekjes së saj njerëzit nga mbarë bota flasin me admirim për fituesen e çmimit “Nobel” për paqe.

Penelope Cruz ka publikuar së fundmi një imazh me Nënën Terezë, për çka thotë se takimi me të ia kishte ndryshuar tërë jetën.

“Kujtoj këtë grua të pabesueshme dhe kohën që kisha me të, më ndryshoi jetën me të vërtetë” kishte shkruar aktorja e ‘Hollywood-it’.

 

Mihrije Braha në Shqipëri për të ndihmuar viktimat, publiku e akuzojnë për publicitet

Periskopi.com Showbiz

Pas një postimi të bërë Mihrije Braha është akuzuar rëndë nga ndjekësit.

Mihrije Braha gjatë ditës së sotme kishte marrë rrugë për në Shqipëri, arsyeja ndihma për të prekurit nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Në videon e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku këngëtarja shihet rrugës për në Shqipëri, nuk kanë munguar as komentet akuzuese.

Disa ndjekës i kishin shkruar asaj se këtë gjë po e bën vetëm për një qëllim e ai është, publiciteti.

“Së pari Gjilanin duhet me vizitu, tani Shqipërinë, por ju këngëtarët ku shihni për reklama keni qef me shku”.

 

Pamje të rralla nga tërmeti i vitit 2002 në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Rajoni i Gjilanit krahasuar me rajonet tjera në Kosovë, ka një shkallë më të theksuar të ndjeshmërisë ndaj tërmeteve.

Tërmeti i fundit në Gjilan kishte ndodhur më 24 prill në vitin 2002. Sipas sizmologëve, një tërmet i ngjashëm mund të ndodh pas 80 vjetëve.

Profesori i Institutit Sizmologjik nga Tirana, Shyqri Aliaj, ka thënë se për të ndodhur një tërmet i ngjashëm, duhet të akumulohet energjia e cila kërkon disa dekada.

Sipas tij, një lëkundje e fortë e tokës, sikur ajo që ndodhi më 24 prill 2002, ku humbi jetën një person, u lënduan disa të tjerë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, mund të përsëritet pas 80 vitesh.

Profesori Aliaj dhe bashkëpunëtorët e tij kishin qëndruar në Gjilan për disa ditë, për të hulumtuar gjendjen sizmologjike të këtij rajoni, ku sipas të dhënave të Institutit të  Tiranës, një tërmet me fuqi prej 9 ballësh të Merkalit, kishte ndodhur në vitin 1755.

Pavarësisht se dridhjet e tokës mund të ndodhin shumë rrallë, shkalla e rrezikshmërisë duhet të merret parasysh nga ekspertët gjatë projektimit dhe ndërtimit të objekteve të larta. Respektimi i standardeve ndërtimore në kushtet e ndjeshmërisë sizmike, është masë e domosdoshme.

Fotografitë janë publikuar në Facebook nga Faton Bislimi.

Kjo ishte epiqendra e tërmetit të fundit të fuqishëm që goditi Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pak më parë Shqipërinë.

Nga raportimet e para u tha se fuqia e tërmetit ishte 4.5 ballë,.

Nga të dhënat që jipen nga Qendra Evropiane për Tërmetet, bëhet e ditur se fuqia e goditjeve ishte 4.2 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 41 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 23 kilometra larg Durrësit.

Ndahet në dysh asfalti në Durrës pas tërmetit sonte

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i mbrëmjes së të shtunës në orën 21:53 në Hamallaj ka shkaktuar një çarje në Bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit duke shkaktuar dhe më shumë panik tek qytetarët.

Lëkundja sizmike me magnitudë 4.5 Rihter ka dëmtuar mes për mes rrugën që të çon nga Bashkia e qytetit të Durrësit drejt Vollgës.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të tjera nga ky tërmet, por raportohet se ai është ndjerë i fortë në disa qytete.

Fëmijët bëjnë gjestin që do ju prekë, veprime që të bëjnë krenar

Periskopi.com Lajme

Tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e martë i ka prekur të gjithë.

Disa fëmijë kanë bërë një gjest fantastik, ku kanë dalë që të mbledhin para për të prekurit e tërmetit.

Ata i kanë dorëzuar këto para tek Komuniteti mysliman i Shqipërisë i cili edhe e ka bërë publik si rast.

Nga nesër temperaturat bien në minus

Periskopi.com Lajme

Nesër do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen.

Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.

E moshuara refuzon të dalë nga banesa pavarësisht lëkundjeve

Periskopi.com Lajme

E moshuara Ermioni Popa është e fundit e familjes së saj dhe pavarësisht se pallatit të saj i është vënë shiriti ajo refuzon të dalë nga banesa edhe pas lëkundjes që u ndje pak më parë.

Ermioni i përket familjes së famshme Popa që hyri në ambasadën italiane.

“Nuk dal unë se s’kam ku të vete. Mua më kanë thënë që s’ka më tërmete, Nuk dal unë, skam frikë”, tha ajo në Open.

Rama viziton dy vogëlushet që i shpëtuan tërmetit: Do t’i marrë në shtëpinë time

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme ku vizitoi dy vogëlushë të mbijetuar nga tërmeti. Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte më pas te Alesio, që u hodh nga kati i pestë i pallatit në Thumanë pas tërmetit. Rama u shpreh se “Dy fëmijët do të vijnë në shtëpinë time nëse nuk kanë të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë”.

Në spitalin e Traumës në Tiranë mes personave që janë shtruar të lënduar si pasojë e tërmetit janë edhe dy fëmijë 7 dhe 10 -vjeç, Aurel Lala dhe Alesio Cakoni. Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt. Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë. Ndërsa Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Rama u shpreh se “Dy fëmijët do të vijnë në shtëpinë time nëse nuk kanë të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë”. Historitë kanë tronditur kryeministrin që u përlot në momentin që doli nga spitali.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën

Aurel Lala: Kam shembje te krahu dhe nofulla

Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje?

Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër

Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?

Aurel Lala: Jo!

Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?

Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin

Edi Rama: Më thanë se është një cun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.

Babai: Ky është tifoz i Juventusit.

Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë

Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (cokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.

Biseda e kryeministri Edi Rama me Alesio Cakonin

Edi Rama: Cfarë ke?

Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam

Ogerta Manastirliu: Alesio kishte shumë dëshira. E para ishte se ka lënë librat në shtëpi

Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën. Kur të mos jem unë ke teta Ogertën. Unë do të jem për ty.

Ogerta Manastirliu: Donte edhe një ipad ia plotësuam dëshirën?

Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra

Ogerta Manastirliu: Librin e ka te koka

Edi Rama: Facebook, lojëra në ipad po, libra, libra sportin. Ai do të bëhet kolos. Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Është njëri që bërtet, një shoku im që më mbyt, shyqyr që nuk e kam me vete. Me kë je tifoz?

Edi Rama: Obobob më shkatërroi. Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t’u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e Ronaldos. Por Facebook dhe ipad jo edhe Tv

Daja: Alesio është hero është hedhur nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.

Edi Rama: Tjetër cfarë kërkese ke?

Daja: Kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë?

Edi Rama: Alesio kur të dalë nga spitali nëse nuk ka ku të shkojë do të vijë në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kenë shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty. Zaho është më i vogël se ju por ka nevojë të marrë shembull nga ju./Shqiptarja/

I bie të fikët gjatë emisionit live, shkaku i tërmetit me magnitudë 4.5

Periskopi.com Lajme

Tërmeti me magnitudë 4.5 që ra pak më parë krijoi panik edhe në studiot e Top Channel.

Në studion e Open një nga zonjave të publikut i ra të fikët pas lëkundjeve, por mësohet se tashmë është mirë.

 

Çifti kosovar ishte në Durrës kur ra tërmeti, kishin shkuar për muaj të mjaltit

Periskopi.com Lajme

Ata që shpëtuan tërmetin do ta kujtojnë të lidhur me plot rrëfime nga më të ndryshmet.

Një dhe shumë i veçantë ka të bëjë me dy të sapomartuar nga Lipjani, që ishin të vendosur në hotel në Durrës për muajin e tyre të mjaltit.

Flet i mbijetuari i tërmetit: Mendova se i humba shpresat

Periskopi.com Lajme

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.

Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.

 

Ndihen lëkundje të forta sërish në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 21:55 të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri.

Raportohet se lëkundjet kanë qenë me epiqendër në Hamallaj të Durrës.

Ndërsa 4.5 ballë i Shkallës rihter.

Këto paslëkundje vazhdojnë që prej ditës së martë kur Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballë që solli edhe 51 viktima.

Pak para ditëlindjes, Tayna merr dhuratën e parë

Periskopi.com Showbiz

Një dhuratë e bukur Rep-artistja e njohur e skenës, Tayna pas pak javësh feston datëlindjen e 23-të.

Më 14 dhjetor, ajo feston datëlindjen. Ndonëse ende ka kohë, rep-artistja e mirënjohur mori dhuratat e para për datëlindje.

Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili ia bëri një dhuratë të bukur asaj. Pranoi një orë të brendit “Rolex”, të cilën e publikoi në storie në Instagram.

Ajo për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera.

Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës. Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës titullohet “Sicko”, numëron më shumë se 10 milionë klikime në YouTube.

Rama: Cakaj është hija ime, një shqiptar i fortë dhe kokëfortë i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ambasadorët e huaj në Tiranë për t’i falenderuar për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Duke shprehur falënderime të veçanta për kondributin e dhënë, Rama i bëri apel disa shteteve që të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente dhe t’i tregojnë shqiptarëve që nuk janë vetëm.

Prej disa ditësh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar komunikime tejet intensive telefonike me homologët e tij të vendeve të BE- së, lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, pas goditjes së rëndë të tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë këtyre telefonatave, Cakaj mori mbështetjen për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për punën e pamatshme të Cakaj në këto momente që Shqipëria po kalon duke u shprehur: “Ndjesë nëse harroj pa përmendur dikë, e pa i falënderuar për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë. Por kam në krahun tim këtu, “Hijen time”, që bën punën time dhe që në këto momente të vështira që po kalojmë ai nuk harron asnjë. Është një shqiptar i fortë dhe kokëfortë i Kosovës”.

 

50 mijë euro dhuron Estonia për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.

Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro.

”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha Reinsalu.

Ai theksoi se për mbështetjen e Shqipërisë duhej vepruar shpejt.

”Duhet ta ndihmojmë Shqipërinë që të kujdeset për të prekurit dhe që të rikthejë jetën normale”, theksoi ai.