Month: December 2019

Edhe Peja feston pa asnjë incident
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka thënë për klankosova.tv, se deri tani në këtë qytet situata është e qetë.
Ibraj deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë incident i mundshëm.

Mjekë dhe infermierë të QKUK’së në detyrë ju urojnë Vitit e Ri
Mjekët dhe infermierët janë punonjësit të cilët çdo vit e festojnë Vitin e Ri në vendin e tyre të punës.
Ndonëse shumë prej tyre do të kujdestarojnë në ndërrimin e moteve, ata nuk kanë hezituar që t’ju dërgojnë urime të dashurve të tyre, miqve dhe kolegëve nga rrjetet sociale, shkruan Gazeta Shneta.
“Nata e fundit kujdestar në vitin 2019 ,ne vijen e parë te frontit, ne Emergjencë por pa rrezikshmeri. Uroj që viti 2020 te jetë vitë i mbarë për te gjithe,shendet e gjitha te mirat per popullaten tonë,dhe te fala për parlamentin e gjykatën,ligjin e pagave(retroaktiv),poashtu aprovone pa vonesë rrezikshmerine e emergjences,dhe profileve tjera që e meritojnë. Suksese,gëzuar!”, ka shkruar Dr. Valdet Berisha nga Klinika Emergjente.

Festën e ka uruar edhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, dhe kolegët e tij nga Kardiologjia Invazive. “Gëzuar 2020, nga ekipa kujdestare e Kardiologjisë Intervente! Shëndet e shumë dashni!”, ka shkruar Dr. Jetmir Sejdiu.

“Një vit i mbarë edhe në aspektin profesional e të mirëqenies për të gjithë kolegët e mi!”, thuhet në urimin e Dr. Aurora Bakallit.

“Urime këtë festë të Vitit të Ri. Le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i arritjeve te juaja. Zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri. Sukseset dhe harmonia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar!”, thuhet në urimin e Kolegjiumit të Kirurgëve në Facebook.
“Me plotë sfida punë angazhime pra,Stafi i Klinikës Infektive-QKUK, në emër të drejtoreshës Dr. Linda Ajazi Berisha , gjithëve ju uron një vitë të mbarë me plotë shendet e suksese në familjet tona,poashtu, i falenderon gjithë bashkpuntorët profesional dhe gjithë stafin pêr bashkpunim per vitin 2019”, thuhet në urimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.

Gëzuar Vitin e Ri ua kanë uruar edhe patologët. “Gezuar 2020! Shendet dhe mbaresi per te gjithe nga stafi i Institutit te patologjisë”, thuhet në urimin e drejtoreshës së Instituteve Dr. Rina Limani. /Gazeta Shneta/

Granit Xhaka me gruan dhe vajzën ju urojnë Vitin e Ri
Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Futbollisti i Zvicrës dhe i Arsenalit padyshim se është një nga mesfushorët më të mire, ani pse kohëve të fundit ka pasur probleme me tifozët e Arsenalit, që ka ndikuar edhe në formën e tij në fushën e blertë.
Sa i përket jetës private të futbollistit, ky vit ishte mjaft i mirë për të, pasi u bë baba për herë të parë.
Ai ka shfrytëzuar rastin që perms një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tua uroj të gjithve festën e Vitit të Ri.
“Dua tju uroj juve dhe familjeve tuaja më të mirat për vitin e ri 2020. Për ne, viti 2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm – vit kur lindi vajza jonë. Sa i përket futbollit, ka pasur ngritje dhe ulje – tani do të japim gjithcka që të sigurohemi se viti që po vjen do të jetë një vit i vecantë për të gjithë ne!” , ka shkruar në urimin e tij Graniti, duke e shoqëruar me një fotografi të bukur me gruan dhe vajzën. /Indeksonline/

Ekipi i vitit 2019
Si zakonisht, FIFA e zgjodhi ekipin e vitit, në bazë të votave të mijëra futbollistëve profesionistë.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit e zgjodhi formacionin e vitit për 2019-shin, shkruan Gazeta Express.
Ekipi ideal i vitit u zgjodh si rezultat i votave të mijëra futbollistëve profesionistë nga mbarë bota.
Më të mirët e vitit u zgjodhën në Milan të Italisë më 23 shtator. Futbollistët u votuan në bazë të paraqitjeve individuale që i patën në sezonin 2018/19.
Në bazë të votave, në portë përfundoi portieri i Liverpoolit dhe Brazilit, Alisson Becker.
Në krahun e majtë u vendos Marcelo i Real Madridit dhe Brazilit. Në të djathtë zuri vend spanjolli i Realit, Sergio Ramos, edhe pse qe një kohë të gjatë ai luan si qendërmbrojtës.
Në qendër të mbrojtjes me plot meritë zuri vend sensacioni Matthijs de Ligt i Ajaxit dhe Holandës, i cili gjatë verës iu bashkua Juventusit.
Përkrah tij në zemër të mbrojtjes gjendet Virgil van Dijk, i cili ishte i pakalueshëm tek Liverpooli dhe Holanda.
Frenkie de Jong, një tjetër lojtar që shkëlqeu me Ajaxin, përfaqësues i Holandës, përfundoi në mesfushë.
Përkrah tij gjendet belgu i Chelseat, tash në Real Madrid, Eden Hazard, i cili me “Blues” e fitoi Europa Leaguen.
Fituesi i vitit të kaluar i Topit të Artë, kroati i Real Madridit, Luka Modric, e kompleton mesfushën, raporton Express.
E sulmi përbëhet nga tre “vrasës”. Cristiano Ronaldo nuk kish se si të mungonte në këtë ekip pas paraqitjeve me Juventusin dhe Portugalinë.
Edhe francezi Kylian Mbappe e pati një vit fantastik me Paris Saint-Germainin.
Kurse, ekipi ideal i vitit kompletohet me fituesin e Topit të Artë dhe futbollistin më të mirë të FIFA-s në botë për vitin 2019, argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi.

Mitrovicë: Asnjë incident deri më tani në festën e Vitit të Ri
Qytetarët e Mitrovicës janë duke festuar Vitin e Ri të qetë dhe pa ndonjë incident deri tani.
Zëdhënsi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë për klankosova.tv se deri tani nuk ka anjë incident që ndërlidhet me natën festive.

Sheshi i Prishtinës i mbushur me qytetarë sonte
Shumë persona kanë zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta presin pranë familjarëve të tyre. Por ka edhe nga ata që Vitin e Ri, po e presin në ambient të hapur.
Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike kanë shtyrë shumë qytetarë të dalin e të festojnë edhe në sheshin e kryeqytetit, shkruan Indeksonline.
Vlen të përmendin faktin se janë qytete të shumta të vendit tonë që po përballen me mungesë të energjisë elektrike që nga orët e hershme të mëngjesit.

Luana po shkëlqen në të kuqe për Vitin e Ri
Përsëri “Lady in Red”
Luana Vjollca ka zgjedhur fustanin e saj më të mirë për ta uruar Vitin e Ri për të gjithë fansat e saj.
Ajo ka qenë e shkurt me urimin e saj duke shktuar “Gëzuar 2020”.
Por, për këtë urim ajo kishte zgjedhur të vishte një super fustan të kuq i cili theksonte vijat e trupit të saj.
Luana kishte një vit tepër të suksesshëm më 2019, duke pasur sukses jo vetëm në fushën e prezantimit, që është primare e saj, por edhe në atë të këndimit. /GazetaExpress/

2019’ta në fotografi: 12 muaj, 12 vende, 12 foto
Viti 2019 është karakterizuar me ngjarje të mira dhe të trishta anembanë botës.
Disa nga to janë fokusuar nga sytë e fotografëve dhe kësisoj do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve.
Aljazeera ka bërë një përmbledhje të fotove nga ngjarjet që ndodhën në vitin që po e lëmë pas duke filluar nga një shembje e një dige në Brazil deri në protestat në Hong Kong të cilat klankosova.tv ua sjell më poshtë, transmeton Klan Kosova.




Kujdes fotoja e mëposhtme është e ndjeshme.








Nadal e Djokovic e dominuan botën e tenisit
Tenisti spanjoll dhe ai serb i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam” në vitin 2019.
Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e kanë dominuar botën e tenisit në vitin 2019.
Tenisti spanjoll dhe ai serb gjatë vitit që shkoi i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam”, shkruan Gazeta Express.
Spanjolli ka triumfuar në US Open dhe French Open, kurse serbi në Austalian Open dhe Wimbledon.
Në Australian Open, Djokovic ishte i pandalshëm dhe në finale e mundi pikërisht Nadalin me lehtësi, 3:0 në sete: 6-3, 6-2 e 6-3.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, japonezja Naomi Osaka e mundi çeken Petra Kvitova 2-1 në sete, 7-6, 5-7 e 6-4.

Viti: Babadimri transferohet në emergjencë
Në Gërmovë të Vitisë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka rezultuar me disa persona të lënduar.
Një nga të lënduarit është edhe një person i cili në ato momente qe në rolin e babadimrit, ndërsa sapo është transferuar në emergjencën e spitalit rajonal të Gjilanit.
Mjekët kujdestarë kanë thënë për Klan Kosovën se i njëjti nuk lëndime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfirmuar në detaje edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se rasti është duke u hetuar nga policia.

Moti gjatë ditëve festive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë, temperaturat minimale do të jenë në -4 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i pjesërisht i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.

Kosovarët shpenzuan mbi 36 milionë euro për festat e fundvitit
Shpenzimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumë kë janë të pa kapshme. Madje këto shpenzime kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve bëhet për pije dhe ushqim.
Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për festat e fundvitit.
Në këtë periudhë kohore qytetarët me të varfër në Evropë shpenzojnë miliona euro, derisa mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri.
Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2019” i realizuar nga Uboconsulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa, ndërsa në total shpenzimet shkojnë në 36 milionë euro.
“81 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti.
Sipas raportit, 74 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije, 12 për qind për dekorime, 7 për qind për dhurata dhe 7 për qind të tjera.
Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 70 për qind janë përgjigjur se nuk festojnë për arsye fetare.
“70 për qind janë për bindje fetare, 19 për qind për shkaqe ekonomike, ndërsa 11 për qind për arsye tjera”, vijon raporti.
Ndikimi i rrjeteve sociale tek kosovarët duket se është mjaftë i madh. Madje edhe kur janë në pyetje informatat për produkte të ndryshme. Si burim kryesor të informimit rreth produkteve për festat e fundvitit, ka dal së janë ato përmes televizionit dhe rrjeteve sociale.
“64 për qind e tyre kanë thënë se marrin informacione nga televizioni, ndërsa 59 për qind nga rrjetet sociale”, përfundon raporti.
Ndryshe në këtë anketë janë intervistuar 1 mijë e 69 respondentë nga 38 komunat e Kosovës. Prej tyre 815 janë shqiptarë, 150 serb dhe 104 nga komunitetet tjera. /Telegrafi/

Kjo është Morena e vërtetë
Morena Taraku ka treguar se ka lënë pak menjëanën angazhimet e saj dhe se sot ajo do ti përkushtohet familjes se saj
Ajo ka postuar një fotografi ku është parë bashkë me babain e saj por edhe me me vëllain dhe djalin e tij
“Kjo jam Une.. mbase jo per ju, por per mua po, sepse pa keta une sdo isha kurre..Dhe me kete foto nga pjesa me e dashur e zemres time desha te ju uroja nje vit qe do ju sjell cdo enderr e nevoj ne duarte e juaja… Kur isha e vogel, lutesha qe Babagjyshi te me sjellte sa me shume cokolata, e lodra..Kur u rrita pak lutesha qe te behesha kengetare dhe e sukseshme…E sot…Sot po kujtoja dhe lutesha por jo si dikur, sepse sot nje vend bosh ne tryezen e shtepise ku ulej nena ime eshte ajo qe me plot ze me thoshte se dhurata me e bukur eshte familja dhe shendeti tyre.. Andaj ju uroj cdo gje te bukur bashke me me te dashurite e juaj … MT”, ka shruar ajo në një fotografi që ka postuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B6vzc_2lKbr/?utm_source=ig_embed

Gjakova tash e tri orë pa rrymë
Qyteti i Gjakovës me fshatrat përreth tash e tri orë janë pa energji elektrike, shkruan Indeksonline.
Qytetarët kanë raportuar në IndeksOnline që reduktime të mëdha ka pasur pikërisht për festat e fundvitit.
Gjatë ditës ka pasur ankesa për energji elektrike edhe në qytete si Prishtina,Lipjani, Shtimja, Klina Ferizaj dhe Fushë Kosova.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se KEDS është duke punuar për t’i rregulluar, sipas tij, këto probleme të vogëla

Ronaldo zgjedh një person të veçantë për të uruar Vitin e Ri
Cristiano Ronaldo njihet si lojtari që është shumë i lidhur me nënën e tij.
Madje thuhet se pikërisht për shkak të saj është ndarë edhe me ish të dashurën, Irina Shayk.
Urimin e Vitit të Ri, ylli i Juventusit ka zgjedhur ta jap së bashku me nënën e tij që e ka rritur.
“Urime, mami! Ju uroj gjithë lumturinë në botë”, ka shkruar Ronaldo.
https://www.facebook.com/Cristiano/posts/10157946723192164

Hani këto ushqime për rigjenerim të lëkurës
Kur temperaturat bien, lëkura preket menjëherë. Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti
Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar. Këto janë disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.
Vezët
Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese. Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Lakra
Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën. Sipas ekspertëve të ushqimit, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C. Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.
Shega
Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit. Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja, përcjell Vizion Plus.
Patatet e ëmbla
Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti. Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik. Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.
Arrat
Arrat janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës. Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

Marina shfaq këmbët seksi
Marina Vjollca duket atraktive në imazhin e fundit
Marina Vjollca publikoi një fotografi të re, në të cilën u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja kishte marrë pozë joshëse e mbështetur në tavolinë, teksa kishte vënë në pah këmbët seksi në fustan të hapur.
Për ndryshe, Marina Vjollca është e martuar me reperin Getoar Selimi, që të dy janë të suksesshëm në profesionet e tyre

Statistikë: Në 2019 lindën më shumë meshkuj sesa femra
Në Gjinekologji të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë viti 2019 janë kryer 9 mijë e 304 lindje.
Nga këto lindje në jetë kanë ardhur 9 mijë e 533 fëmijë, ku nga ta 5 mijë e 34 janë meshkuj, ndërsa 4 mijë e 499 janë femra.
Sipas statistikave të QKUK-së dërguar për lajmi.net, gjatë këtij viti për herë të parë janë bere nënë 3 mijë 594 gra.
Krahasuar me vitin 2018, këtë vit ka më pak lindje.
Gjatë viti 2018 në Gjinekologji të QKUK-së janë kryer 9 mijë e 985 lindje

Në 2020-ën mund të ndalohet përdorimi i thëngjillit në Kosovë
2019-ta ishte vit me plot probleme e sfida për institucionet kosovare.
Si rëndom, në rastet e dështimit apo problematikave më të mëdha, fokusi kryesor është në ministritë që janë kompetente për zgjidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Edhe ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtij viti pati plot çështje për të cilat është dashur plan i veçantë për rrugëdalje nga to.
Ndotja e ajrit është njëra ndër çështjet kryesore, si problematikë e cila po përsëritet çdo vit.
Sa herë që ulen temperaturat në Kosovë, ndotja e ajrit shënon nivele shqetësuese, ndërsa jo rrallë herë Prishtina është radhitur si kryeqyteti më i ndotur në botë.
Nga MMPH për lajmi.net thonë se gjatë këtij viti dhe viteve të kaluara janë marrë disa vendime në këtë aspekt.
Ata përmendin ndalimin e përdorimit të thëngjillit si lëndë djegëse, e pastaj kërkesat e vazhdueshme për dikasteret tjera që të punohet më intensivisht në reduktimin e ndotjes së ajrit.
“Në lidhje me reduktimin e ndotjes së ajrit, si Ministri në kuadër edhe të Task Forcës Ndërministrore kemi ndërmarrë disa veprime e vendime të rëndësishme e të cilat po ndikojnë e do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes”, thonë nga kjo ministri.
“Përveç vendimeve që kemi marrë për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në shkolla dhe në objektet e institucioneve publike, ndalimin e dhenies falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut, ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që ministritë e linjës të kryejnë përgjegjësitë që kanë në reduktimin e ndotjes së ajrit”, thotë nga zyra për informim e kësaj ministrie.
Si masë tjetër që përmendet nga MMPH është edhe kërkesa për zbatimin e udhëzimit administrative të nxjerra nga kjo ministri, e që ka të bëjë me ndalimin e regjistrimit të veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër.
“Kemi kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të zbatojnë udhëzimin administrativ që MMPH ka nxjerrë vite me parë e i cili ndalon regjistrimin e veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër. Kjo ministri në qershor të këtij viti ka filluar me fazën testuese të zbatimit të këtij udhëzimi mirëpo kjo fazë duhet të përfundojë dhe ky udhëzim duhet urgjentisht të fillojë së realizuari dhe kjo do të përmirësojë dukshëm gjendjen pasi që veturat e sidomos ato të vjetra janë një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit”, thonë nga MMPH.
Si investimi më i madh që përmendet nga MMPJ është ndërrimi i filtrave të Termocentralit “Kosova B”, projekt ky që do të kushtojë 78 milionë euro.
Gjithsesi, këto investime janë më afatgjate dhe pritet të marrin kohë.
“Investimi më i madh që tani po ndodhë në reduktimin e ndotjes së ajrit është ndërrimi i filtrave të TC “Kosova B”, projekt ky i cili financohet nga BE dhe do të kushtojë 78 milion euro. Investimet në fushën e reduktimit të ndotjes së ajrit janë shumë të kushtueshme dhe marrin kohë, sepse problemi i ndotjes së ajrit është problem i trashëguar dhe si i tillë vështirë të tejkalohet shpejtë”, thotë Leutrim Sahiti, zëdhënës në MMPH.
Po ashtu, ai përmend edhe investimet me përkrahjen e donatorëve, që kanë të bëjnë me informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për ndotjen e ajrit.
“Investime me përkrahjen e donatorëve si:JICA, BE, MCC, BB, UNDP, Qeveria Franceze etj, kemi bërë e po bëjmë edhe në rrjetin e monitorimit dhe raportimit të të dhënave, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar drejtë dhe po ashtu jemi duke punuar edhe në fushën e vetëdijesimit të qytetarëve sepse edhe ne si qytetarë në një apo formë tjetër i kontribuojmë ndotjes së ajrit”, thotë ai.
Gjobat për ndotjen e ajrit dhe mjedisit
MMPH gjatë këtij viti pati punë me personat e papërgjegjshëm që kontribuuan në ndotjen e ajrit.
Në 2019-ën u dhanë shumë gjoba, më pas u konfiskuan një sasi të konsiderueshme e thëngjillit që shitet në mënyrë ilegale.
“Sa i përket ndotjes që vjen nga thëngjilli, si Ministri së bashku me KPMM kemi konfiskuar sasi të thëngjillit që shitet në mënyrë ilegale, e të nxjerrë ilegalisht. Mirëpo për këtë përgjegjës është KPMM sepse ky Komision duhet të ndaloj në burim këtë problem”, thonë nga MMPH.
Gjithsej në 2019 u dhanë 1 mijë e 500 gjoba për këto shkelje.
“Në lidhje me gjobat që janë dhënë për ndotësit e mjedisit brenda këtij viti janë dhënë rreth 1500 gjoba sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatorë. Pos kësaj Inspektorati jonë për shkelje më të mëdha ka aplikuar edhe dënime tjera dhe inicime në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e MMPH-së.
Plani i jashtëzakonshëm i MMPH-së për problematikat e tilla
Nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se kanë një plan të veprimit për cilësinë e ajrit.
Ata nuk e hedhin krejtësisht mundësinë që nëse vazhdon një gjendje e tillë e ndotjes së ajrit, të ndalohet thëngjilli edhe për ekonomitë familjare.
Megjithatë, vënë theksin se çdo vendim që merret, do të jetë në kujdes të plotë dhe koordinim me të gjitha palët.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hartuar planin e veprimit për cilësinë e ajrit, i cili është miratuar në Qeveri. Në rast se përkeqësohet gjendja dhe situata alarmohet atëherë ne si Ministri së bashku edhe me Task Forcën ndërministrore do të shqyrtojmë mundësit tjera për reduktimin të ndotjes, duke përfshirë ndalimin e përdorimit të thëngjillit edhe në ekonomi familjare apo duke reduktuar lëvizjen e makinave në lagje të caktuara të Prishtinës. Çdo masë që do të ndërmerret do të vendoset me kujdes dhe në koordinim me të gjitha palët”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Mjedisit për lajmi.net.
Prishtina si qyteti më i ndotur, në të ardhmen sipas MMPH-së do të ketë zgjerim të ngrohjes solare, dhe në këtë formë sipas tyre do të ulet përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje.
“Investimet që po bëhen nga Komuna e Prishtinës, me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar, në zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit apo instalimit të ngrohjes solare do të ndikojë në reduktimin e ndotjes pasi që qytetarët më nuk do të kenë nevojë të përdorin thëngjillin për ngrohje”, thotë në fund zëdhënësi i MMPH-së, Leutrim Sahiti.
Rregullimi i shtretërve të lumenjve në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, janë disa nga projektet që MMPH ka filluar gjatë mandatit të saj e që janë duke vazhduar.
Po ashtu, problemi i sigurimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Kosovë pritet të zgjidhet me ndërtimin e hidrosistemit KIKW-Kremenatë, projekt i bashkëfinancuar me Bankën Botërore

Ambasadori Kosnett dhe gruaja e tij urojnë më të mirat në vitin 2020
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.
Në një dedikim përmes një video-incizimi të rikthyer të 23 dhjetorit të këtii viti, ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Alison, ambasadori amerikan, pati thënë se eksperienca njëvjeçare në Kosovë ishte fantastike.
”Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”.
Megjithatë diplomati amerikan nuk hezitoi sot që prapë të ndajë një mesazh urimi nga familja Kosnett.
”Unë dhe Alison u urojmë të gjithëve më të mirat në vitin e ri dhe dekadën e re”, shkruan Ambasadori Philip Kosnett.
Ndërkaq Alison Kosnett, ishte shprehur e lumtur që tashmë në Kosovë ka një kompleks të ri të Ambasadës së SHBA-ve duke iu bërë më të lehtë edhe punën të gjithë komunitetit amerikan.
Ajo bënë të ditur po ashtu që në familjen Kosnett përveç qenushes së tyre Malika, tashmë ata kanë edhe një këlysh të ri të quajtur Bucky.
”Urime Vitin e Ri”, uron në gjuhën shqipe, Ambasadori Philip Kosnett.
Alison and I wish everyone all the best in the new year and new decade. pic.twitter.com/QKBfrcdgua
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 31, 2019