Gjilani feston pa asnjë incident

Periskopi.com Lajme

Gjilani këtë vit të ri është duke e pritur me atmosferë të qetë, kjo pasi në qendrën dhe rrugët e qyteti nuk vërehen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për të festuar.

Zëdhënësi i Policisë në këtë rajon, Ismet Hashani, ka thënë për Klan Kosovën se deri tani nuk ka asnjë incident.

Prizren: Bizneset stolisin qytetin, nuk ka fluks të qytetarëve për festë

Periskopi.com Lajme

Qyteti i Prizrenit në ndërrimin e moteve është i qetë, aty nuk vërehet fluks i qytetarëve për të festuar në qendër.

Po ashtu ky qytet është zbukuruar me dritat e dyqaneve dhe lokaleve, pasi Komuna paratë e stolisjes i kishte dhënë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit thanë se deri në orët e tanishme nuk është raportuar asnjë incident.

Testi i ujit që zbulon nëse keni një zemër të shëndetshme apo të sëmurë

Periskopi.com Shëndeti

Bëhet fjalë për një test të lehtë që mund ta bëni në shtëpi dhe i cili zbulon gjendjen tuaj të zemrës.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të mbushni tenxheren me ujë të ftohtë (shtoni pak akull) dhe madhësia e saj duhet të përshtatet të dy pëllëmbët. Pastaj zhytni të dy duart në ujë dhe mbajeni për 30 sekonda.

1. Gishtërinjtë janë të kuq

Kjo është një shenjë e mirë pasi gishtat e kuq tregojnë se ju ndoshta nuk keni asnjë problem me nivelin e oksigjenit në gjak dhe se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm, transmeton KosovaPress.

2. Gishtat janë të zbehtë apo edhe kaltërosh

Kjo zbulon probleme të mundshme me qarkullimin e gjakut dhe niveli juaj i oksigjenit në gjak mund të jetë i ulët. Në këtë rast, pas provës, ngrohni gishtat ose masazhoni ata për të përmirësuar qarkullimin dhe për të rikthyer ngjyrën në normale.

Gjithashtu, në këtë rast nuk do të ishte ide e keqe të vizitoni një mjek dhe t’i kërkoni këshilla.

Thaçi e pret vitin e ri me ushtarët e FSK-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do ta presë vitin e ri si të gjithë të tjerët, afër familjes.

Ai do të jetë prezent në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidencës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 24:00, do ta pres Vitin e Ri 2020 me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë”, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.

Thaçi gjatë ditës së sotme mbajti edhe konferencën e fundvitit, teksa në mesazhin e tij për vitin e ri, përmendi edhe liberalizimin e vizave, si një premtim të papërmbushur të BE-së.

Kosovarët marakli të mandarinave, shiten me të madhe në ditën e ndërrimit të motmoteve

Periskopi.com Lajme

Në ditën e ndërrimit të moteve në tregun me shumicë në Zonën Industriale në Prishtinë ka interesim të madh për blerje të mandarinave dhe portokajve.

Kështu shitësit thonë se janë të kënaqur me punën që kanë pasur këtyre ditëve.

Shitësit e fishekzjarrëve që nuk pranuan të prononcohen para kamerës, u ankuan se viteve të fundit kanë më pak shitje.

Arsye për këtë thanë të jenë ndalesat e institucioneve për përdorimin e mjeteve piroteknike.

Nga ky ambient festiv, vjen urimi i Gentës

Periskopi.com Showbiz

Nuk ka munguar as urimi i Genta Ismajlit.

Këngtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka qenë ndër emrat e komentuar në vitin që po lëmë pas, shkruan lajmi.net.

Ajo e bëri publike lidhjen e dashurisë me partnerin e saj turk dhe komentet sa ishin pozitive me urime aq edhe negative se përse nuk e zgjodhi burrin shqiptar.

Në ditën e fundit të 2019-ës nuk ka pasur se si të mungojë edhe urimi i saj dhe këtë e bëri nga një ambient tejet festiv.

Kryetari i Klinës: Rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike  në komunën që ai e drejton.

Elezaj ka thënë se 700 shtëpi kanë mbetur pa shtëpi dhe se kjo është e papranueshme për ta.

Në natën më të rëndësishme të vitit, rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Është tërësisht e papranueshme dhe jo e drejtë kjo gjendje kur dihet edhe përgjegjshmëria e qytetarëve ndaj KEDS-it (në paguarjen e faturave të kërkuara).

I kuptoj të gjitha pakënaqësitë e shprehura të qytetarëve.
Shpreha pakënaqësinë për gjendjen e krijuar edhe në komunikim me drejtorin ekzekutiv të KEDS në Kosovë z. Alper Erbas.
Kerkova nga ai angazhim maksimal për rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Një vit me ministrinë e Drejtësisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2019 është përballur me sfida të mëdha, por edhe me suksese siç ishin vazhdimi i implementimit të planit “Drejtësia2020”, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kthimi i qytetarëve të Kosovës nga Siria dhe të tjera.

Lajmi.net ka tentuar të mbledhë disa nga ngjarjet të cilat kanë karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Abelard Tahiri gjatë një viti.

23/01/2019: Takohen Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020”, i përbërë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, si dhe me pjesëmarrjen e Ambasadores së EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, shefit të sektorit politik, ekonomik dhe për integrime evropiane në Zyrën e BE-së, Riccardo Serri, zëvendëses së Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë Alison Storsve, kanë përcaktuar prioritetet e tremujorit të parë të vitit ku parashihej edhe se “Drejtësia 2020” do t’i japë fund tranzicionit në sistemin e drejtësisë.

01/02/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk pajtohet dhe refuzon propozimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që Komisioni për Administratën Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte bërë përmes Projektligjit për Pagat.

21/02/2019: Ministria e Drejtësisë, e mbështetur nga Projekti i BE-së, mban një punëtori në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit, faza e II-të ku edhe vazhdon implementimi i këtij procesi.

21/02/2019: Ministri Abelard Tahiri në takim me drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, z. Lisa Magno propozon për themelimin e një Gjykate Komerciale.

06/02/2019: Funksionalizohet Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL).

14/03/2019: Nënshkruhet memorandum midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe Policisë së Kosovës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje në kuadër të projektit të MD-së për luftën kundër kësaj dukurie të nisur në fillimin e mandatit të Ministrit Tahiri.

14/03/2019 – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Kosovë (2018), shpreh edhe njëherë përkushtimin për t’i adrestuar të gjeturat dhe për të ushtruar pozitën e tij në qëllim të avokimit të efikasitetit, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

11/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe homologu i tij italian, Alfonso Bonafede, nënshkruajnë në Romë Marrëveshjen për Transferin e Personave të Dënuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

17/04/2019: Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020”, raporton ministrin Tahiri se masat e parapara për 3 mujorin e parë janë implementuar me efikasitet të plotë.

20/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në konferencë për media njofton mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për operacionin e realizuar në orët e para të mëngjesit të asaj dite përmes të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kthyer 110 qytetarë të Kosovës të cilët kanë qenë në vatrat e luftës në Siri. Ai thotë se për fëmijët ky është një shans i dytë për jetë, e të dyshuarit do të dalin përpara drejtësisë.

27/04/2019:  Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Ditën për Personat e Zhdukur, thotë se Vuçiq po mbron dhe fsheh kriminelët e luftës dhe kërkon edhe njëherë nga shteti i Serbisë që të hap arkivat e veta dhe të tregoj për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

30/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Koordinatori Nacional Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Fatos Makolli, njofton ambasadorët e BE-së për luftën e Kosovës kundër terrozimit dhe mbështetet për suksesin e arritur në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria.

17/05/2019: Ministri Abelard Tahiri në takim me shefin Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Miroslav Šeparović siguron ndihmën e Kroacisë ndaj Kosovës në mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 si proces i integrimit në BE.

24/05/2019: Ministria e Drejtësisë kërcënohet nga persona të panjohur. Ministri Tahiri kërkon në mënyrë eksplicite që përgjegjësit sa më shpejt të sillen para drejtësisë.

30/05/2019: Raporti i vendit i Komisionit Evropian në politikat e sundimit të ligjit vlerëson pozitivisht fuqizimin e sektorit të Drejtësisë në Kosovë.

13/06/2019: Nënshkruhet protokolli për Marrëveshjen e Ekstradimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

09/07/2019:  Gjykata Komerciale fillon themelimin në shtator: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri takohet përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë realizimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale të sistemit të drejtësisë, themelimin e Gjykatës Komerciale.

12/07/2019: Bëhet i ditur vendimi për nisjen e procesit të rekrutimit të noterëve.

31/07/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i drejtohet me letër Ministres së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar lirimin e Tomorr Morinës dhe kërkon nga Serbia të ndalë politikën e përndjekjes.

05/08/2019: I garanton udhëheqësit e Luginës së Preshevës për mbështetje dhe sundim të ligjit atje.

09/08/2019: Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi takohet me udhëheqësin e Projektit për Reforma Ligjore dhe Administrative GIZ, Karl Weber, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për financimin e një avokati me kohë të caktuar i cili do të merret kryesisht me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë, përkatësisht në fushën e ambientit, me theks të posaçëm atë të Inspektoratit Mjedisor.

13/08/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në takim me u.d. Shefin e EULEX-it,  Bernd Thran konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive të fituara me aktivitete kriminale.

23/08/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, bënë të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

30/08/2019: Ministri Tahiri kërkon nga BE presion për Serbinë për të pagjeturit.

04/09/2019: Ministri Tahiri del në mbështetje të Paktit Kundër Korrupsionit të inicuar nga Kadri Veseli dhe kërkon nga partitë politike dhe politikanët ta mbështesin.

06/09/2019: Ministri Tahiri apelon të mos përfshihen në listat zgjedhore persona me aktakuza.

14/10/2019: Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri deklaron se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.

08/11/2019: Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa 7 dhjetor Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në “Konferencën e Nëntë Vjetore e Gjyqësorit të Kosovës”, me ç’rast ka thënë se sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj.  

Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës

Periskopi.com Shëndeti

Ushqyesit në trupin tuaj shkaktojnë ndryshime, ndërsa mosha juaj rritet, gjë që do të thotë se ajo që ju bëri mirë në moshën 20-vjeçare, mund të mos funksionojë po aq mirë në moshën 40-vjeçare. Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor…

Kur je 20, ha salmon

Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë thjesht qejfi dhe gallate, por për fat të mirë, përtypja e këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat

Për fat të keq, një e katërta. e krizave të jetës janë që të gjitha tepër të zakonshme. Studimet tregojnë se depresioni ka më shumë gjasa të zhvillohet fillimisht mes moshës 15 dhe 34 vjeç. Por salmoni është i pajisur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të stabilizojnë ndjenjat e tua duke rritur nivelin e serotoninës, lëndës që të bën të ndihesh mirë.

“Në moshën 20-vjeçare ka gjasa që ju po punoni shumë dhe po kaloni kohë me shoqërinë e ndoshta nuk keni kohë për të gatuar, kështu që bazoheni më së shumti te dy vakte të paragatuara. Nëse dy herë në javë përdorni salmonin, atëherë bëni shumë mirë”, thotë Ruth Frenchman, një autore librash mbi dietat. “Nëse përzieni salmonin me sallatë dhe me pak majonezë me yndyrë të ulët për drekë, mund t’iu shijojë shumë.”

Në moshën 30 vjeç: vezë dhe spinaq

Kjo është koha kur ju bëni fëmijë, kështu që ka gjasa që jeni njëkohësisht duke ushqyer fëmijën me gji apo jeni shtatzënë. Mbajeni veten mirë me një omletë me spinaq dhe qumësht çdo mëngjes. E verdha e vezëve dhe spinaqi përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet siç duhet. Instituti i Mjekësisë rekomandon konsumimin e 425 mg koline në të gjithë kohën, 450 mg nëse jeni shtatzënë dhe 550 mg nëse po jepni ushqim me gji.

Një vezë e madhe do të japë 145 mg kolinë dhe një gjysmë kupe me spinaq do të të japë 240 mg. Spinaqi ka më shumë prioritet, sepse përmban edhe një ushqyes tjetër të vlefshëm për nënat, folatin, i cili ndihmon në shmangien e lindjeve me defekte. Një gjysmë gote me spinaqin e gatuar lehtë jep rreth 130 mcg folat, një e treta e asaj që rekomandojnë mjekët për gratë në këtë moshë.

Kur je shtatzënë, duhet të synohet 600 mcg dhe kur je me qumësht, duhet të synosh 500 mcg. Nëse nuk arrin këto nivele përmes dietës, mund të pyesësh mjekun nëse marrja e suplementeve është një ide e mirë.

Kur je 40: mish viçi pa dhjamë dhe brokoli

Për ata që dashurojnë hamburgerët në këtë moshë, kjo është fat. Mishi i viçit pa dhjam përmban shumë hekur, një ushqyes që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe që mbajnë nivelin e energjisë lart.

Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë në moshën 40 vjeç dhe 27 mg gjatë shtatzënisë. Nevojiten 9 mg kur je me qumësht. Rreth 120 gramë mish do të sigurojnë 4 mg hekur. Por, për shkak se mjekët e kancerit rekomandojnë kufizimin e konsumit të mishit të kuq në rreth 520 gramë në javë, më shumë se kaq mund të shkaktojë sëmundje zemre dhe rrezik kanceri, duhet të kërkohet hekur nga burime të tjera, si karkalecat e detit apo farat e kungullit.

Kur je në të dyzetat, është gjithashtu me rëndësi kritike të konsumosh zarzavate si brokoli, për shkak se reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Në të 50-at: jo ose vetëm kos me yndyrë të ulët

Ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e shumta që vijnë nga kosi me nivel yndyre të ulët ose pa yndyrë. “Estrogjeni përmban kalcium në kockat tuaja, por pas menopauzës, ju filloni të humbni estrogjen, dhe rrjedhimisht humbisni kalcium dhe fuqinë e kockave”, thotë Joan Salge Blake, një nutricist.

Kosi siguron afërsisht 300 mg ose një të katërtën e kalciumit ditor të nevojshëm. Për pjesën tjetër, pini qumësht pa yndyrë dhe lëng portokalli të fortifikuar me kalcium apo hani djathë me yndyrë të reduktuar.

Për të ndihmuar trupin tuaj të absorbojë kalciumin, flisni me mjekun për mundësinë e marrjes së suplementit me vitaminë D, megjithëse ju mund ta merrni këtë vitaminë edhe përmes ushqimeve, si kërpudhat apo nga dielli. Gjithsesi është e vështirë të marrësh vitaminë D mjaftueshëm përmes dietës.

Bishtajore në moshën 60-vjeçare

Ka një këngë që këndohet në shkollat fillore në SHBA: “Groshët, groshët, janë të mira për zemrën”. Kjo është në fakt edhe shkencërisht e vërtetë. Të gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathët, groshët apo grosha qorre etj., përmbajnë nivel të lartë potasi, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut, një faktor i njohur për sëmundjet e zemrës.

Këto mrekulli të vogla janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të mbani një peshë të shëndetshme. Lufta kundër obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut është e rëndësishme pas kësaj moshe, sepse gratë mbi 55 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të goditen nga një atak kardiak në krahasim me burrat apo gratë më të reja.

Digjet një banesë në Dardani, dyshohet se nga hedhja e mjeteve piroteknike

Periskopi.com Lajme

Një banese në lagjen Dardania në Prishtinë ka marrë flakë, shkruan IndeksOnline.

Nga lexuesit e Indeksonline mësojmë se podrumi i kësaj banese është duke u djegur.

 

 

Dyshohet se ky zjarr është si shkak i përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kujtojmë se komuna e Prishtinës ka njoftuar se personat që përdorin këto mjete do të gjobiten me 100 euro.

Veseli: Qoftë sa më e mbarë për Kosovën Dekada e Re që po fillon

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në prag të ndërrimit të motmoteve.

Nëpërmnet faqes së tij në Facebook, Veseli ka uruar që vitit 2020 të jetë sa më i begatë e i lumtur për secilën familje!

“Urime Vitin e Ri të gjithëve! Uroj që 2020 të jetë sa më i begatë e i lumtur për secilën familje! Qoftë sa më e mirë dhe e mbarë për Kosovën Dekada e Re që po fillon. Gëzuar! ??“, ka shkruar Veseli.

​Ish-shoferi i kryebashkiakut e shantazhonte, pas sherrit i hedh granatën në zyrë

Periskopi.com Lajme

Policia e Shqipërisë është ende në kërkim të 45-vjeçarit Gëzim Saraçi, pasi ai mëngjesin e sotëm hodhi në zyrë një granatë dore kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

Në orën 8 e 15 minuta në ambientet e bashkisë së Lushnjes ka hyrë ish-shoferi i kryebashkiakut. Për shkak të njohjes dhe miqësisë që ai ka pasur me kryebashkiakun nuk është ndaluar nga rojet dhe as nga sekretarja të cilës i ka thënë që mos lejojë të hyjë askush në zyrën e Tushes për sa kohë është ai

Pas disa minutash në zyrën e kryebashkiakut dëgjohen zëra të fortë ndërsa kishte nisur një konflikt verbal. Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e ka hedhur atë.

Për pasojë nga shpërthimi, sekretarja është dëmtuar më shumë, ndërsa kryebashkiaku është më lehtë. Të dy janë dërguar në spitalin Ushtarak, por pas kurimit të parë Tushe ka dalë prej andej ndërsa sekretarja po trajtohet

Por përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë e paprecedentë. Nga burime brenda bashkisë thuhet se konflikti ka lindur në vitin 2017 kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij pasi thuhet se kishte marrë sinjalizime për shfrytëzim të pozitës së tij nga ana e shoferit përballë bizneseve.

Megjithatë ish-shoferi vijonte të ishte në borderotë e bashkisë së Lushnjes. Sipas dëshmive thuhet se ish-shoferi vazhdimisht përplasej me kryebashkiakun duke e shantazhuar me ekzistencën e videove që kërcënonte se do t’i bënte publike.

Por nga rrjedhja e ngjarjeve tregon se Tushe ka refuzuar që të bëhet viktimë e shantazhit duke sjellë edhe reagimin ekstrem të ish-shoferit të tij. Ndërkohë policia ka marrë të gjitha provat, përfshi edhe pamjet e kamerave të sigurisë në bashkinë e Lushnjes si dhe ka marrë në pyetje punonjësit.

Ndërkohë që po shikohet edhe dosja penale e personit në kërkim. Ai mendohet se ka një të kaluar problematike gjatë kohës kur ka jetuar në Itali. Sipas Partisë Demokratike autori i ngjarjes është një trafikant droge dhe prostitucioni i cili ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes./tch

Golat e Rashicës, momentet më të mira të Werderit në vitin 2019

Periskopi.com Sporti

Werder Bremen nuk e ka kaluar një vit shumë të mirë, sidomos në sezonin e ri që ka filluar në shtator.

E vetmja gjë e mirë e Bremenit ishte paraqitja e Milot Rashicës në secilën ndeshje, ku shumë herë i mbylli i vetëm ndeshjet.

Skuadra e ka shpallur fitoren kundër Wolfsburg si mysafir, si momentin më të mirë të vitit.

Werderi fitoi me rezultat 2-3 derisa Milot Rashica shënoi dy gola mjaftë të bukura.

 

 

Shkenda Dubova një nga ‘bombat’ e estradës shqiptare

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare Shkenda Dubova, ka tash e shumë vite, që qëndron në skenën muzikore shqiptare.

Ajo përpos muzikës është një femër mjaft e komentuar edhe për paraqitjet që bën dhe linjat e saj trupore gjithnjë në formën më të mire.

Madje këngëtarja ka arritur sukses të madh edhe në biznes, ku është e angazhuar me qendrën e saj të dobësimit “Shkenda Dubova”.

Haradinaj: Problemet me energji elektrike po rregullohen

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”.

“Problemet me energji në Matiqan tashmë janë rregulluar. Jemi në koordinim dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme për të gjitha rastet. Urime festat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Fjala që u kërkua më së shumti nga shqiptarët në Google

Periskopi.com Tech & Auto

Sipas Google, shqiptarët kanë kërkuar më shumë për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij, duke e lidhur këtë kërkim edhe fatkeqësinë që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Platforma gjigante e kërkimit ka publikuar raportin më të fundit për 2019 dhe ndër ngjarjet për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë informacion janë Uragani Dorian, zjarri që ra në Katedralen Notre Dame në Paris

Ndërkaq Google përfshin një listë me kategori të ndryshme për të cilat njerëzit kanë kërkuar informacion.

Lista përfshin emra të shumtë nga Antonio Brown, Neymar, Greta Thunberg, Rami Malek, Brie Larson, e shumë emra të tjerë.

 

Juve triumfon në Serie A, Lazio në Kupë dhe Superkupë

Periskopi.com Sporti

Bianconeri” e fituan titullin e tetë radhazi të kampionit në Serie A, shkëlqyen edhe “Biancocelesti”.

Juventusi e ka vazhduar dominimin në futbollin italian edhe në vitin 2019. “Bianconeri” gjatë vitit që e lamë pas e kanë fituar titullin e tetë radhazi të kampionit në Serie A.

Juve e bëri historinë pasi nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një ekip të shpallet 8 herë kampion në ligat më të forta evropiane, shkruan Gazeta Express.

Bardhezinjtë e mbyllën sezonin me 90 pikë, ndërsa në vend të dytë përfundoi Napoli me 79.

Juventusi me këtë rast e fitoi titullin e 35-të të kampionit, duke i lënë shumë prapa dy rivalët, Milan e Inter, që kanë nga 18 Scudetto.

Krahas “Bianconeri”, vit mjaft pozitiv pati edhe Lazio. “Biancocelesti” i fituan dy trofe në vitin 2019.

Fillimisht, ata e mposhtën Atalantën në finale të Kupës së Italisë me rezultat 2:0, për ta fituar këtë trofe për herë të parë që nga viti 2013.

Golat për lazialët i kishin shënuar Sergej Milinkovic-Savic e Joaquin Correa në minutat e fundit të takimit.

Kjo ishte hera e shtatë që Lazio e fiton Coppa Italian nga 10 finale të zhvilluara.

Bardhekaltrit e fituan edhe Superkupën e Italisë. Ata e mundën Juventusin në muajin dhjetor me rezultat 3:1.

Golat për ekipin e Simone Inzaghit i shënuan Luis Alberto, Senad Lulic dhe Danilo Cataldi.

Kurse, golin e pamjaftueshëm për ekipin e Maurizio Sarrin e shënoi Paulo Dybala.

 

Sejdiu: Po e përfundojmë një vit të sprovave të mëdha

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ua ka uruar qytetarëve të Kosovës festën e vitit të ri. Sejdiu ka thënë se viti që lamë pas ishte një vit i sprovave të mëdha.

“Edhe pak orë po e përfundojmë një vit të sprovave të mëdha. . Shumë prej tyre mbesin si përballje në vitin e ri të dy njëzetsheve. Të shpresojmë se do të jetë një Vit i Ri më i mire”, ka shkruar Sejdiu.

Ai uroi shëndet të mirë, jetë të lumtur, suksese dhe mbarësi.

“Ju, familjeve tuaja dhe gjithë shqiptarëve ju dëshiroj shëndet të mirë, jetë të lumtur, suksese dhe mbarësi! Gëzuar!” , ka uruar ish-presidenti.

 

Enca tërheqëse për Vitin e Ri (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Enca Haxhiu edhe pse ka thënë se po e përmbyll Vitin e Ri si “zojë” ajo e ka përmbyllur si tepër e nxehtë

Kështu ajo është shfaqur në foton e fundit.

E veshur me një fustan të zi, këngëtarja ka theksuar gjoksin dhe këmbët e saj seksi.

Identifikoni helmimin me alkool – shenjat e para dhe ndihma e parë

Periskopi.com Zoya

Helmimi nga alkooli zakonisht mendohet kur fillojnë simptomat ose pasojat, dhe gjëja më e rëndësishme është të mos futeni në atë situatë.

Njerëzit dehen më shpesh gjatë festimeve, Vitit të Ri, por edhe në disa situata të tjera, veçanërisht kur ngrënë shumë pak dhe pinë shumë në një mot ekstrem, si i ftohti ose nxehtësia.

Ne mund të shohim që një person është dehur nga alkooli nga shenjat e mëposhtme: konfuzion, të vjella, dridhje, sjellje të pakontrollueshme, frymëmarrje të ngadaltë ose të parregullt, lëkurë blu ose fytyrë shumë e zbehtë, temperaturë e ulët e trupit (hipotermi), përgjumje ose ligështim.

Kur duhet vizituar mjekun?

Nuk është e nevojshme që personi të ketë të gjitha shenjat ose simptomat e mësipërme para se të kërkoni ndihmë mjekësore. Një person i helmuar nga alkooli që është pa vetëdije ose nuk është në gjendje të zgjohet është në rrezik të lartë dhe duhet t’i jepet ndihma e parë dhe një mjek menjëherë.

Helmimi nga alkooli – një urgjencë

Nëse dyshoni se keni helmim nga alkooli, duhet të bëni urgjentisht sa vijon:

-Thirrni një ambulancë ose një mjek afër. Asnjëherë mos supozoni se një person i helmuar nga alkooli do të shërohet dhe do të kthjellet pas gjumit.

Jini të gatshëm të ofroni informacion. Dikush duhet të sigurojë informacione në spital ose mjekët se çfarë ka pirë personi, kur dhe sa dhe nëse kanë ngrënë diçka.

-Mos i lini vetëm njerëzit pa ndjenja. Helmimi nga alkooli ndikon në reflekse në mënyrë që personi mund edhe të ngulfatet.

-Ndihmoni personin që të vjellë. Mundohuni ta mbani ulur ose në këmbë derisa të vjellë. Nëse personi duhet të shtrihet, duhet të vendosë kokën mënjanë.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë

Mund të jetë e vështirë të vendosni nëse dikush është i dehur sa duhet për të justifikuar një ndërhyrje mjekësore. Nëse keni nevojë pa nevojë për ndihmë, ka më pak pasoja sesa nëse personi nuk merr ndihmën e duhur me kohë.

Shkaqet e helmimit nga alkooli

Alkooli etilik gjendet në pije alkoolike, ekstrakte gatimi, në disa ilaçe dhe në produkte të caktuara shtëpiake. Helmimi nga alkooli etilik zakonisht rezulton nga pirja e shumë alkool në një periudhë të shkurtër kohe.

Shkaku kryesor i helmimit nga alkooli është një model i dehjes kur një burrë pi shpejt pesë ose më shumë pije alkoolike ose një femër dehet kur pi të paktën katër pije brenda dy orësh.

Sa alkool është shumë?

Për dallim nga ushqimi, i cili mund të gatuhet me orë të tëra, alkooli thithet shpejt – shumë përpara ushqyesve të tjerë. Alkooli zgjat shumë më tepër sesa ushqimi për t’u liruar nga trupi. Shumica e alkoolit përpunohen në mëlçi.

Sa më shumë të pini, veçanërisht në një afat të shkurtër, aq më i madh është rreziku i helmimit.

Koktej dhe mikse të ndryshme mund të përmbajnë si lëng dhe ujë, por edhe më shumë se një pjesë të alkoolit dhe kanë një efekt edhe më të gjatë në metabolizëm.

Faktorët e rrezikut për dehje

Një numër faktorësh mund të rrisin rrezikun e helmimit nga alkooli:

-Rritje të ulët ose peshë e ulët e trupit

-Shëndeti i dobët i përgjithshëm (sëmundja aktuale ose kronike)

-Nëse ju keni ngrënë kohët e fundit apo jo

-A keni kombinuar alkoolin me ilaçe të tjera

-Përqindja e alkoolit në pijen tuaj (një pije e ulët mund të përmbajë 4 por edhe 14 për qind alkool)

-Intoksikimi shumëditor (rrit rrezikun)

-Zakonet e pirjes (zvogëloni rrezikun)

-Çdo person ka një nivel të ndryshëm individual të tolerancës ndaj alkoolit

Komplikime të rënda mund të ndodhin nga dehja nga alkooli:

Ngulfatje

Alkooli mund të çojë në të vjella (madje edhe të shkaktuara nga e qeshura) dhe ngulfatje në gjumë ose pavetëdije.

Ndalimi i frymëmarrjes

Kthimi i rastësishëm i përmbajtjes së të vjellave gjithashtu mund të çojë në ndalje fatale të frymëmarrjes.

Dehidrim i rëndë

Të vjellat mund të çojnë në dehidrim të rëndë, presion të ulët të rrezikshëm dhe një puls të përshpejtuar.

Zbehje dhe koma

Niveli juaj i sheqerit në gjak mund të bjerë shumë i ulët për shkak të alkoolit dhe të shkaktojë ligështim ose gjendje kome.

Hipotermi

Temperatura e trupit tuaj mund të bjerë aq e ulët sa që shkakton arrest kardiak.

Rrahjet e parregullta të zemrës

Helmimi nga alkooli mund të bëjë që zemra të rrihet në mënyrë të parregullt ose madje të ndalet.

Dëmtimi i trurit

Pijet e rënda mund të çojnë në dëmtim të pakthyeshëm të trurit.

Vdekje

Ndonjë nga ndërlikimet më të rënda të përmendura më lart mund të çojë në vdekje.