ZYRTARE: Florian Kamberi kalon te Rangers

Periskopi.com Sporti

Florian Kamberi është bërë me skuadër të re, pak minuta para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Lojtari me perjardhje kosovare, Kamberi, i është bashkuar skuadrës së Rangers, duke u larguar nga Hibernian.

Lajmin për transferimin e lojtarit e ka konfirmuar faqja zyrtare e Rangers në ‘Twitter’.

Kamberi do të jetë te Rangers vetëm në formë huazimi.

Lojtari sulmues ka zgjedhur numrin 23 për ta bartur në fanellën e tij.

Spanjolli Borrell që s’e njeh Kosovën shtet – bashkoi koalicionin VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i BE-së, spanjolli Josep Borrell i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, arriti të bëhet kumbara i koalicionit VV-LDK të enjten në mbrëmje.

Burime të sigurta të Periskopit bëjnë të ditur se spanjolli Borell bashkë me Nataliya Apostolovën kanë takuar së pari Albin Kurtin dhe pasi ky i fundit iu ka dhënë garancionin se pranon të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe e heqë taksën, kanë bindur LDK-në që të ulen në darkë të përbashkët për marrëveshjen e koalicionit.

Në këtë darkë, Albin Kurti po ashtu ka pranuar ta largojë Glauk Konjufcën nga pozita e Kryeparlamentarit për t’ia plotësuar kërkesën LDK-së.

Ndërsa, për deputetët minoritarë mësohet se si garancë ka hyrë Apostolova e cila i ka takuar me rend të premten./Periskopi/

Aksham pazari bashkon VV-në me LDK-në për koalicion

Periskopi.com Lajme

Një darkë e mbrëmshme në restorant “Village” në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, në njërën anë, dhe Albin Kurti e Glauk Konjufca, në anën tjetër, ka përfunduar me shtrëngim duarsh.

Vetëvendosje dhe LDK nga kjo darkë dhe gjatë ditës së sotme duket se kanë lëvizur për përafrimin e këtyre dy partive dhe njeriu më meritor për këtë duket të jetë Lutfi Haziri, për të cilin dihet publikisht që as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk kanë ndonjë simpati të madhe, përkundrazi e kanë parë si kundërshtar të tyre të urryer.

Po ashtu, edhe grupet punuese nga LDK dhe VV janë takuar mbrëmë dhe sot, e gjithashtu pritet që ta kenë një takim edhe nesër, mëson Persikopi.

Burimet kanë bërë të ditur se Vjosa Osmani e ka siguruar Lutfi Hazirin se kryeministri i ri Albin Kurti do të garantojë që Ministria e Drejtësisë që do të udhëhiqet nga Vetëvendosje nuk do të merret me rastin e aferës korruptive në skandalin e fabrikës së radiatorëve në Gjilan, për të cilin skandal Vetëvendosje kishte premtuar më parë se do ta hetojë deri në fund.

Me këtë rast, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani kanë shënuar edhe një fitore ndaj Agim Veliut i cili mësohet se ka ndjekur linjën amerikane të Richard Grenell, i dërguar i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk e kishte parapëlqyer koalicionin VV-LDK

Çelësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për arritjen e koalicionit thuhet të jetë largimi i Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, për çfarë pohohet që Albin Kurti është pajtuar.

Dorëheqja e Konjufcës mund të ndodhë ditën e mbajtjes së seancës, të hënën në orën 11:00, për t’i hapur rrugë votimit të Albin Kurtit për kryeministër.

Po ashtu, lobuesja më e madhe për arritjen e këtij koalicioni, po del të jetë edhe përfaqësuesja e BE në Kosovë Natalyie Apostolova e cila siç kanë treguar burime të Periskopit, të premten gjatë ditës ka takuar në Prizren deputetët e minoriteteve të cilëve u ka thënë ta mbështesin Qeverinë e Albin Kurtit, pasi siç u ka thënë ajo minoritarëve, Kurti e ka garantuar Josep Borellin se do të vazhdojë dialogun me Serbinë./Periskopi/

Ferrari: Rivaliteti Vettel-Leclerc nuk na shqetëson

Periskopi.com Tech & Auto

Bosi i Ferrari në Formula 1, Mattia Binotto, ka folur rreth rivalitetit Sebastian Vettel – Charles Leclerc.

Vettel-Leclerc kanë qenë dy nga pilotët me rivalitetin më të madh në pistat e Formula 1 gjatë edicionit të kaluar, duke penguar shpeshherë njëri tjetrin për të fituar garat me rivalët e Mercedes.

Para fillimit të sezonit të ri, duke pasur parasyh se dyshja përsëri garojnë me Ferrari, disa fjalë ka folur edhe shefi i Ferrari, Binotto, i cili ka insistuar se rivaliteti nuk do të hap telashe për skuadrën.

“Nëse shoh dy pilotët tani për momentin dhe si ata po sillen së bashku.. shkojnë shumë mirë” ka thënë  Binotto, transmeton lajmi.net.

“Ka një frymë të mirë. Kur Charles mërzitet sepse është prapa Vettel, është një gjë pozitive. Por, mes dyshes, pas gjithë polemikave që kemi në gazeta dhe radio, nuk ka ndonjë gjë shqetësuese” ka shtuar bosi i Ferrari.

“Në fakt, është e kundërta. Është një lidhje e mirë. Për ne është një avantazh.”

Vettel dhe Leclerc të dy do të kenë një rival të përbashkët, përveç njëri tjetrit. Ata do të synojnë t’i marrin titullin e kampionit pilotit britanik të Mercedes, Lewis Hamilton. 

Diçka tejet e veçantë për Bryantin është planifikuar për ndeshjen më të famshme të basketbollit në botë, ‘ALL-STAR’

Periskopi.com Sporti

NBA ka marrë vendim që ndeshjet që do të zhvillohen në All-Star t’i kenë nga nëntë yje në fanellë.

Po ashtu, dy skuadrat që përballen mes vete, njëra do të bartë numrin 2, ndërsa tjetra atë 24, për ta nderuar Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit humbi jetë të dielën e javës së kaluar në një aksident me helikopter, aty ku mbetën të vdekur edhe vajza e tij 13-vjeçar Gianna, me shtatë persona të tjerë.

Skuadra e LeBron James do të ketë numrin 2, ndërsa ajo e Giannis do të ketë atë 24-të.

NBA ka vendosur t’i nderojë të nëntë viktimat, duke i vendosur në fanellat e lojtarëve nga nëntë yje.

Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Katër persona janë lënduar si pasoje e një aksidenti sonte në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Avni Zahiti zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë”.

“Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër   persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti.

700 britanikë do të punojnë për KE’në pas Brexit’it

Periskopi.com Lajme

Rreth 700 britanikë do të vazhdojnë të punojnë për Komisionin Evropian pas Brexit-it, pavarësisht një rregulli që thotë se zyrtarët e institucionit të Brukselit duhet të jenë shtetas të BE-së.

Një zëdhënës i komisionit deklaroi sot, se shtetasit britanikë që punojnë tashmë për Komisionin Evropian do të ndërpresin detyrat e tyre vetëm në rast konflikti interesi, ose detyrimi ndërkombëtar.

Numri i zyrtarëve britanikë të BE-së është zbehur dukshëm që nga njoftimi i tërheqjes së vendit më 27 mars 2017./ATSH/

CNN: Amerika vret kreun e Al-Qaedas, Qassim al-Raimi

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm ajror kundër liderit të Al-Qaeda, Qassim al-Raimi.

Ata sipas raportimeve pretendohet se Amerika se e kanë vrarë Raimin në Jemen, shkruan CNN.

“Përderisa jemi të vetëdijshëm mbi raportimet rreth dyshimeve për vrasjen e liderit të AQAP, Qassim al-Raimi, Departamenti i Mbrojtjes nuk ka asgjë për të thënë”, i ka thënë një zyrtar nga ky departament CNN.

Palestra e LA Lakers sonte merr pamje rrëqethëse në nder të Kobe Bryantit

Periskopi.com Sporti

Los Angeles Lakers do ta nderojnë Kobe Bryantin duke u dhënë fansave në “Staples Center” fanella me numrin 8 dhe 24 për ndeshjen e së premtes mbrëma, kundër Portland Trail Blazers.

Sandy Hooper nga “USA Today” raportoi se arena do të ndahet në dysh, me secilën anë që do të marrë fanella me numrat e legjendës, në ndeshjen e parë të ekipit që nga vdekja e tij të dielën, në një përplasje me helikopter.

Lakers pritej të luanin kundër LA Clippers të martën mbrëma, por ndeshja u shty për shkak të vdekjes së Bryantit dhe bijës së 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerëve. /Periskopi.com/

SHBA shpall gjendje emergjente pas prekjes së 10 mijë vetave nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gjendje emergjente si përgjigje ndaj Coronavirusit që ka prekur rreth 10 mijë veta anekënd botës.

Ata kanë vendosur që të mos lejojnë hyrjen në vend të personave që kanë udhëtuar në Kinë në 14 ditët e fundit, shkruan Hill.

“Rreziku i infektimit të amerikanëve mbetet i vogël. Me këto dhe veprimet e mëparshme ne jemi duke punuar që rrezikun ta mbajmë të ulët”, ka thënë Alex Azar nga Departamenti i Shëndetit të Shërbimeve nda Qytetarëve.

Durrësi goditet nga një tërmet i fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës rihter ka rënë pak më parë në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë shumë të forta në qyteti bregdetar.

Epiqendra ka qenë tek Kepi i Rodonit dhe 10 kilometra thellësi.

Gjërat që s’duhet t’i bëni në takimin e parë

Periskopi.com Zoya

Takimet e para janë problematike. Dëshironi të dukeni “cool” por pa e tepruar. Të gatshëm për lidhje por jo të dëshpëruar. Dhe më e rëndësishmja, dëshironi të paraqiteni argëtues.

Nëse jeni duke kërkuar këshilla për gjërat të cilat guxoni dhe nuk guxoni t’i bëni në takimet e para, atëherë interneti është opsioni më i lehtë.

– “E kam problem kur njerëzit iu përgjigjen të gjitha pyetjeve të mia pa e bërë ata asnjë pyetje të vetme”. Për një bisedë nevojiten dy persona, prandaj secili duhet t’i bëjë pyetje gjatë takimit të parë”

– Mos u lavdëroni! Lëreni lavdërimin në shtëpi. Shumë njerëz me padurim presin që ta lavdërojnë veten para dikujt, por kjo është lëvizja më e gabuar e mundshme.

– Mos flisni për ish-partnerët!

– Vazhdimisht dhuroni komplimente rreth dukjes dhe inteligjencës.

– Mos qëndroni në celular!”

Operimi i policit Mrasori u krye me sukses

Periskopi.com Lajme

Operimi policit Artur Mrasori është kryer me sukses. Mrasori është dërguar në Turqi për një operim në sy pas një incidenti që ndodhi në Zhur të Prizrenit, nga ku mbeti i lënduar rëndë dhe si rezultat më vonë humbi syrin e majtë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.

“Mund të konfirmoj se operacioni është kryer”, ka konfirmuar Sejdiu.

Deri më tash nuk ka detaje të tjera përveç se dihet që operacioni ka zgjatur disa orë.

“Aktualisht nuk kemi detaje të tjera, por dimë se operacioni është kryer me sukses dhe ka zgjatur disa orë”, ka thënë Sejdiu për Express.

Kujtojmë se nga incidenti në Zhur të Prizrenit, një polic ka vdekur, e dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksioni që mori Policia e Kosovës.

Zyrtare: Vazhdon sorollatja e Kevin-Prince Boatengut nëpër Evropë, nënshkruan me klubin e ri

Periskopi.com Sporti

Kevin-Prince Boateng ka qenë një prej futbollistëve më avanturist në Evropë në vitet e fundit, padyshim.

Destinacioni më i ri i ganezit është Turqia, saktësisht Besiktasi, klub me të cilin ka nënshkruar marrëveshje, pasi ndau rrugët me Fiorentinën, transmeton Periskopi.

Në fakt, Boateng i bashkohet Besiktasit në formë huazimi, me kartonin e plotë që i takon ende Fiorentinës.

Boateng shihet si një nga transferimet më interesante në kampionatin turk, gjatë kësaj merkatoje. /Periskopi.com/

Cagliari prezanton transferimin e ri me një metodë që s’është parë as dëgjuar më herët

Periskopi.com Sporti

Cagliari e ka zyrtarizuar transferimin e Alberto Paloschit në huazim në një formë tejet interesante.

Paloschi i bashkohet Cagliarit me një marrëveshje deri në fund të sezonit.

Sidoqoftë, mënyra se si ai u prezantua te klubi i ri ka rrëmbyer vëmendje më të madhe se sa vet lëvizja.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Goditet nga vetura teksa ishte duke ikur nga qentë endacakë

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti në rrugën C, në Prishtinë.

Dëshmitarët tregojnë se këmbësori ishte duke ikur nga qentë endacakë, e në momentin që ka dalë në rrugë duke ikur, një veturë e ka goditur.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 19:00,kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku në rrugën “C” ne Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Këmbësori, mashkull ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Molliqaj: Albin Kurti është futur në kurth, është në ankth për veten

Periskopi.com Lajme

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti është në ankth, pasi nuk po mund të orientohet, duke menduar se ku po mbetet vetë, transmeton Periskopi.

‘’Albin Kurti është fut në një kurth dhe është në ankth sepse i ka dy mundësi. Nëse unë futem në Qeveri, cka nënkupton kjo për mua dhe si më shohin mua, sepse nuk dëshiron të heqë dorë nga vetja. E dyta nëse unë rri në opozitë cka menojnë njerëzit për mu: Që unë shpëtova veten dhe sakrifikova Kosovën’, ka thënë Molliqaj në ‘A Show’.

Tutje ai e ka quajtur Kurtin trahdtar të qëndrimeve politike për të cilat njihej Vetëvendosje./PERISKOPI/

 

Harrojeni Messin, Neymar është kryesori: Statistikat superiore të tij dëshmojnë se ai po nënvlerësohet

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi po tregon formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Argjentinasi, i cili fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë në dhjetor, ka realizuar 20 gola në 16 ndeshje të La Ligas, transmeton Periskopi.

Edhe pse ai me shpejtësi po i afrohet ditëlindjes së 33-të, shumë e konsiderojnë atë ende si lojtarin më të mirë në botë.

Por a ka qenë vërtet lojtari më i mirë në Evropë këtë sezon?

Duke përdorur statistikat nga “ëhoScored”, janë listuar 20 lojtarët më të mirë të Kontinentit këtë fushatë.

Këto statistika mbulojnë vetëm paraqitjet e tyre në ligë, dhe jo në paraqitjet e Kupës ose të Champions Leagues.

20. Ricardo Pereira – 7.59
19. Memphis Depay – 7.59
18. Alejandro Gómez – 7.61
17. Casemiro – 7.63
16. Riyad Mahrez – 7.63
15. Dimitri Payet – 7.66
14. Luis Alberto – 7.66
13. Angel Di Maria – 7.69
12. Filip Kostic – 7.69
11. Ciro Immobile – 7.76
10. Adama Traore – 7.78
9. Timo Werner – 7.79
8. Josip Ilicic – 7.82
7. Cristiano Ronaldo – 7.88
6. Jadon Sancho – 7.93
5. Kevin De Bruyne – 7.96
4. Kylian Mbappe – 8.00
3. Robert Lewandowski – 8.13
2. Lionel Messi – 8.50
1. Neymar – 8.59

FBL-FRA-LIGUE1-LILLE-PSG

Dardan Molliqaj e quan tradhtar Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së sonte në ‘A Shoë’ e ka quajtur tradhtar kreun e VV’së, Albin Kurtin, transmeton Periskopi.

Molliqaj thotë se për interesat e tij, Kurti tradhtoi interesat e vendit dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë PSD.

‘’Kurti është tradhtar i qëndrimeve politike dhe asaj që ka bërë VV në tërësinë e saj. Të gjitha këto një nga një i tradhtoi. Kurse ne nuk i tradhtuam. Kurti tradhtoi politikisht edhe interesin e Kosovës dhe qëndroi  besnik interesit të vetë dhe partisë’’, ka thënë Molliqaj./PERISKOPI/

 

 

 

 

Molliqaj: Albin Kurti tentonte të na përzihej se me kë po rrimë e me kë po martohemi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti ka pasur gjithmonë njëfar tendence që të kontrollojë jetën e secilit anëtar të Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Sipas Molliqajt, Kurti u përzihej atyre edhe me kë po rrinë e me kë po martohen.

‘’Qasja e tij ishte ndaj neve ishte si babai ndaj fëmijës. Me kë po rrin, ku po shoqëroni, me kë po martoheni dhe lidheni’’, ka thënë

‘’Ishte e papranuehsme për mua si botëkuptim. Por nuk mund politika të ma imponojë mua mënyrën e jetesës, apo dikujt tjetër’/PERISKOPI/