Hoxha e PDK’së: Nuk përzihemi në formimin e qeverisë së re

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se PDK’ja nuk do të përzihet në formimin e qeverisë së re.

Ajo ka sqaruar se PDK’ja është në opozitë dhe aty do të mbetet.

“Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë, nuk përzihemi në biseda për formimin e qeverisë, ne jemi në opozitë”, është shprehur Hoxha.

Por, ajo sqaroi se PDK’ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Ne gjithashtu jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje”, ka thënë deputetja Hoxha.

E gjatë kësaj qeverisje, Hoxha thotë se nuk ka pa diçka përveç shkarkimeve.

“Nuk shoh diçka në këtë qeverinë që u rrëzua, gjithçka që kam dëgjuar është ‘shkarkime shkarkime shkarkime’”, shtoi Hoxha.

Rama: 15 të shëruar sot në Shqipëri nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Në Shqipëri janë shëruara 15 persona me koronavirus gjatë ditës së sotme.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai përmes një statusi në Facebook, tha se sot  për Shqipërinë është një lajm i mirë

Ja statusi i tij:

Pamje nga stërvitjet e Florian Markut me të dashurën në karantinë

Periskopi.com Sporti

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka postuar një video në Facebook duke u stërvitur nga shtëpia e tij në Londër dhe këshillon qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të mbarojë situata do të shohin rezultatet.

Në videon e postuar, Marku shihet duke u stërvitur me të fejuarën e tij, Eirini Konomi.

Edhe pse merr disa grushte nga ajo, Floriani shfaqet duke qeshur, një gjë e rrallë kjo për një kampion si ai, sepse kur vjen puna në ring kundër kundërshtarëve të vërtetë , të gjithë e kanë parë vetë se si është.

“Dita e 10 e karantinës këtu në Londër. Si po e kaloni kohën brenda në shtëpi ju ? Bëni stërvitje, tani më shumë se kurrë mund ta përdorni kohën e qëndrimit në shtëpi në favorin tuaj, duke bërë stërvitje, rezultatet do jenë super pasi të ketë mbaruar e gjitha kjo situatë. Unë personalisht këtë periudhë po e përdor si fazë përgatitore duke u stërvit çdo ditë, disa herë brenda ditës me Eirini Konomi. Më vjen keq që jam larg familjes time këtë kohë të vështirë, por çdo fluturim është bllokuar. Zoti e bëftë mirë. Ju uroj shëndet, bëhuni të fortë, të gjithë bashkë do ja dalim. Zoti ju rujtë!” shkruan Marku në Facebook.

Raka, burrave: Rrini në shtëpi me gra e mos shkoni te dashnorja

Periskopi.com Lajme

Mikrobiologu kosovar Lul Raka, ka folur sonte në lidhje me të vërtetat dhe të pavërteta e Koronavirusit në Kosovë.

Ndër të tjera, ai në pyetjen se a bartet koronavirusi me anë të marrëdhënies seksuale, e ka dhënë një përgjigje shumë interesante.

Ai ka thënë se deri më sot nuk ka të dhëna për këtë, mirëpo e ka bërë një thirrje për burrat.

“Deri më sot nuk ka të dhëna se bartet mirëpo ato janë në përditësim e sipër. Pra mesazhi është rrini në shpi me gra mos shkoni te dashnorja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kosovë ka shkuar në 112 numri i të prekurve me Koronavirus. 40 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa të tjetër në kushte shtëpiake. Kujtojmë se deri më tani është një i vdekur dhe 5 të shëruar.

Haradinaj: Me këtë mashtrim, Kurti ia humbi përfundimisht Kosovës kapitalin politik të krijuar me taksën 100%

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj ka regauar pas vendimit të Kurtit për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ku për Haradinajn me këtë mashtrim Kurti  ia humbi përfundimisht Kosovë kapitalin politik të krijuar me taksën 100%.

Haradinaj thotë se harresa e tij kombëtare ia përcaktoi jetëgjatësinë e tij politike.

Ja statusi i tij:

Stavileci: Qeveria mashtroi prodhuesit e miellit – Ata duhet të përkrahen e jo të dëmtohen

Periskopi.com Lajme

Drejtori i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u ka dalë në mbrojtje prodhuesve të miellit në Kosovë të cilët nuk u mbështetën nga Qeveria në këtë kohë pandemie dhe u dobësuan edhe më shumë me vendimin për hapjen e tregut kosovarë për miellin që tanimë vjen në Kosovë nga Serbia.

 

Ish-ministri i Bujqësisë që njihet për nisjen e reformave të mëdha në këtë sektor, ka shkruar në faqenne tij në Facebook se Qeveria e vetëshkarkuar është dashur të mbështesë prodhuesit e miellit në Kosovë, të cilët siç tha Stavileci, kanë bë shumē për popullin e Kosovës, para, gjayë dhe pas luftës.

 

Deklarata e plotë e Blerand Stavilecit:

 

Për Qeverinë e vetëshkarkuar sot ishte një ditë e kobshme. Ajo shkeli Kushtetutën dhe lejoi hyrjen e fshehtë të 100 mjekëve e infermierëve nga Beogradi në Kosovë. E një vendim i saj i gabuar ishte edhe më i kobshëm për prodhuesit e devotshëm vendorë të miellit e të grurit. Në vend që ajo ata t’i vlerësojë e t’u shprehë mirënjohje dhe përkrahje për misionin e tyre të suksesshëm, si në kohë lufte e edhe tash në kohë të kësaj krize duke punuar pa ndërprerje, vetëm e vetëm që të plotësohen kërkesat e popullatës me bukë, ajo po i ndëshkon dhe po u vë barriera, të cilat e rrezikojnë edhe ekzistencën e tyre.

 

Së pari Qeveria e vetëshkarkuar, këta heronj të luftës dhe të paqes, i përjashtoi nga çdo lloj përkrahje e subvencionimit, e sidomos tani me pakon e fundit fiskale. I la ata në mëshirën e fatit, nuk u dha siguri për prodhim, lejoi radhë të gjata para fabrikave të tyre, nuk u dha asnjë masë mbrojtëse, e për më keq lejoi në mënyrë të pakontrolluar mundësinë e përhapjes së virusit si rezultat i grumbullimit të njerëzve pa mbrojtje para fabrikave.

Së dyti, duke mos u mjaftuar me kaq, kjo qeveri e papërgjegjshme, mori tjetër vendim të dëmshëm e arbitrar, për pezullimin e vendimit që lidhej me aplikimin e masave mbrojtëse kundrejt prodhuesve serbë, duke i mundësuar kështu Serbisë hapje të rrugës pa pengesa në tregun e miellit në Kosovë.

Prandaj, kjo situatë e krijuar nga kjo qeveri e mashtrimit, i vendos prodhuesit e miellit në pozitë jo të mirë në tregun e Kosovës dhe rrezikon ekzistencën e tyre. Me këtë rrezikohet edhe komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë me mbi 40 mijë bujq prodhues të grurit. Po ashtu edhe shumë punëtorë të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimit të grurit tek ne, si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve në këtë sektor po injorohen tërësisht.

Me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, ne jemi në krah të tyre, si dhe kërkojmë urgjentisht pezullimin e vendimit të sotëm, heqjen dorë nga këto lloj praktikash vendimmarrjeje të padrejta e të dëmshme, dhe instalimin e menjëhershëm të vepimeve që mbrojnë dhe ruajnë prodhuesit tanë vendorë.

UEFA me plan të ri: Kështu mund të kompletohen ligat evropiane

Periskopi.com Sporti

Federata Evropiane të Futbollit do të zhvillojë një takim përmes videokonferencës në Nyon ditën e mërkurë, për të provuar të gjejë një zgjidhje të re me federatat për të vazhduar ligat evropiane si dhe Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Në këtë takim, UEFA do ofrojë një mundësi të re.

Tuttosport raporton se UEFA do të paraqesë mundësinë që ligat e futbollit të luhen deri në gusht, në mënyrë që të shmanget një skenar që do të sillte anulimin e sezonit.

Deri në fund të këtij sezonit, kanë mbetur rreth dhjetë xhiro në pjesën më të madhe të ligave, që duhet rreth një muaj e gjysmë kohë për të përfunduar sezonin.

Finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës mund të shtyhen për muajt gusht dhe shtator.

Ushtria amerikane gati të ndërtojë mbi 340 spitale, SHBA epiqendra e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen çdo ditë, ndërkohë që të hënën vendi përjetoi ditën me më shumë viktima deri tani, gjithsej 575 të vdekur në të gjithë vendin.

Korpusi i Xhenierëve të Ushtrisë amerikane, i cili konvertoi në Nju Jork një qendër konferencash në spital me 1,000 shtretër brenda një jave, është tani në kërkim të hoteleve, konvikteve dhe hapësirave të mëdha në natyrë për të ndërtuar deri në 341 objekte spitalore të përkohshme, tha të martën shefi i korpusit, gjeneral lejtënant Todd Semonite në programin “Good Morning America”.

Rastet e konfirmuara me koronavirus në SHBA u rritën me më shumë se 20,000 të hënën, duke mbingarkuar spitalet që kanë mungesa mjekësh dhe infermierësh si dhe pajisjesh mjekësore dhe mbrojtëse.

Numri i të vdekurve në SHBA e kaloi shifrën 3,000, më shumë se sesa numri i atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit 2001. Zyrtarët vlerësojnë se numri i vdekjeve përfundimisht mund të arrijë në 100,000 deri në 200,000.

Korpusi i xhenierëve, në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut, konvertuan Qendrën e Konferencave Jacob Javits në një objekt për të trajtuar pacientët që nuk kanë koronavirus.

Kjo do të lehtësojë barrën e spitaleve që trajtojnë pacientët me COVID-19. Përveç kësaj, në Parkun Qendror të Manhatanit ka filluar ndërtimi i një spitali fushor me 68 shtretër.

Qendra e Konferencave e konvertuar është jo shumë larg portit ku anija spitalore e Marinës amerikane Comfort hodhi spirancën të hënën. Duke filluar nga e marta, spitali lundrues do të marrë deri në 1.000 pacientë jo me koronavirus

Një tjetër spital i përkohshëm në Nju Jork do të ngrihet në Stadiumin Arthur Ashe ku luhen ndeshjet e kampionatit të tenisit amerikan në natyrë. Në Los Angeles, anija spitalore e Marinës “Mercy”, e ngjashme me anijen “Comfort” ka filluar tashmë trajtimin e pacientëve.

Në të gjithë Kaliforninë, numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është dyfishuar gjatë katër ditëve të shkuara, ndërsa numri i atyre që po trajtohen në emergjencë është trefishuar, tha guvernatori Gavin Newsom.

Autoritetet në Nju Orleans të shtetit Luiziana po krijojnë një spital fushor në Qendrën e Konferencave Ernest N. Moriale, i njëjti objekt ku mijëra njjerëz të zhvendosur nga Uragani Katrina u strehuan në vitin 2005.

Zyrtarët e Shëndetit në SHBA po u bëjnë thirrje njerëzve të zbatojnë urdhrat e qëndrimit në shtëpi deri në fund të prillit për të zbutur fuqinë e virusit, i cili shpërtheu fillimisht në Kinë dhe ka infektuar rreth 750 mijë njerëz në të gjithë botën.

Autoriteti më i lartë mjeksor i vendit, Jerome Adams, tha që ishte i irrituar për faktin që ende sheh njerëz që mblidhen në grupe të mëdha, duke kundërshtuar urdhrat për distancimin shoqëror.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi,” i tha Adams televizionit Fox News. “Mënyra se si zgjidhjet kjo është që të gjithë të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen, duke eliminuar tubimet e mëdha dhe duke qëndruar në shtëpi,” tha ai./VOA/

Ju bashkua vullnetarisht luftës kundër koronavirusit, infektohet mjeku shqiptar

Periskopi.com Lajme

Mjeku në pension Dhimitër Kraja që ju bashkua vullnetarisht pak ditë më parë luftës së bluzave të bardha te Infektivi kundër COVID 19 ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Burimet bëjnë me dije se ai është shtruar në Infektiv prej ditës së djeshme.

 

 

Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë po kujdesen këto ditë me përkushtim për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.

Milaim Zeka – Tomë Gashit: Ti si me kanë i pagunë me ba çervish kah t’shkojsh

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka dhe Tomë Gashi janë përplasur ashpër në RTK gjatë një debati.

Tomë Gashi ka mohuar se Agim Bahtiri ka kerkuar në mënyrë eksplicite vëllavrasje derisa Zeka ka thënë se ky ishte kërcenim.

‘O Tomë, o Tomë, ti si me kane i pagunë kah t shkojsh me ba çervish. Qysh ska qenë kërcenim, ka qenë kërcënim për presidentin dhe të gjithë të tjerët’, ka thënë Zeka

Shërohet një pacient i parë nga Malisheva, që ishte prekur me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar plotësisht, pasi edhe analiza e dytë, ka dalë negative. Bëhet fjalë për të prekurin e parë nga Komuna e Malishevës dhe ky është një lajm shpresëdhënës, në këtë situatë që po kalojmë.

Konfirmimin e këtij lajmi e kanë bërë zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në një komunikim përmes telefonit me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha, ka thënë se “është lajm shumë i mirë dhe shumë shpresues, pasi tashmë kanë filluar të shërohen edhe pacientët e parë në vend, përfshi edhe Malishevën, dhe urojmë që të gjithë të prekurit të shërohen sa më shpejt, e vendit ti kthehet normaliteti”.

Po ashtu, nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë ti respektojnë këshillat e institucioneve shëndetësore, për distancë sociale, për qëndrim në shtëpi, për mos lëvizje pa arsye edhe gjatë kohës kur nuk ka kufizim të lëvizjes, në mënyrë që ta ruajmë veten, familjen dhe vendin, pasi kjo është arma më e suksesshme e luftimit të virusit korona, i cili e ka kapluar gjithë botën.

Reagimi brutal i Fergusonit kur e kuptoi se dy lojtarë kishin dalë në mbrëmje pas humbjes kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Nuk është koicidencë fakti se Manchester United nuk ka qenë as afër ta fitojë titullin e Premier Leagues, pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit.

Skocezi legjendar ka fituar 13 tituj të ligës në “Old Trafford”, para se t’i jepte fund aventurës më 2012/13, transmeton Periskopi.

Tani, Robin van Persie ka zbuluar një storie brilante të Fergiet.

Manchester City v Manchester United - Premier League

Holandezi zbuloi si Fergusoni kritikoi dy lojtarë të paemëruar të Man Unitedit pasi kishin dalë natën, pas një humbje nga Manchester City më 2013.

“Në sezonin tim të parë, ne ishim 15 pikë përpara në ligë, dhe prisnim Manchester Cityn për ta fituar titullin,” tha Van Persie.

“Nëse do ta fitonim këtë ndeshje, do të kishim 18 pikë më shumë, por humbëm. Kjo prapë na dha avantazh 12-pikësh, me shumicën e trajnerëve që nuk kanë mundur as të ëndërronin këtë situatë.

FBL-ENG-PR-MAN UTD-MAN CITY

“Fergie, në anën tjetër, ishte i frustruar.

“Dy djem të skuadrës dolën pas humbjes. Ditën pas ndeshjes, ai publikoi foto të tyre në zhveshtore gjatë natës jashtë. Dhe ai i tha tërë skuadrës: ‘në rregull djema, nëse nuk e fitojmë kampionatin, ta dini se është për shkak të këtyre idiotëve që vendosën të dalin’.

“Ai nuk u ndal me kaq duke shtuar, ‘nga tash e tutje, nëse shoh ndonjë lojtar jashtë para se të ngritet trofeu, ai përjashtohet.’

“Ai ishte i pamëshirëshëm. ‘Nuk më intereson kush je, sa trofe ke fituar. Nëse del natën para përfundimit të sezonit, ju largoheni nga skuadra, do t’iu shes.’

“Pas atij fjalimi, ne shkuam të stërviteshim, dhe ishin ushtrimet më të vështira të jetës time. 12 pikë përpara dhe ky ishte reagimi i tij.” /Periskopi.com/

Paralajmëron infektologu Lul Raka: Vera mund të na presë me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Infektologu kosovar, Lul Raka duke folur për koronavirusin dhe përhapjen e tij edhe në vendin tonë, ka thënë se mund të zgjasë edhe deri verës, transmeton Periskopi.

Ai sonte në NIN ka thënë se viruse të tilla zgjasin deri në katër muaj.

‘’Vera mundet me na prit. Viruse të tilla zgjasin deri në katër muaj. Por varet nga menaxhimi i situatës’’, ka thënë ai.

Kujtojmë që në Kosovë deri më tani janë regjistruar mbi 100 raste.Periskopi/

Një person me 8 telefona/ Kështu po i then Kurti rekordet e shikueshmërisë në Facebook

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është ndër figurat më të shikuara në Facebook, saherë shfaqet në emisione në media.

E kjo si duket po ndodh falë zellit të madh të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sonte, Kurti është shfaqur në një emision televiziv në Kosovë ku ka arritur një shikueshmëri prej 70 mijë personave online në Facebookun e medias.

Por, në një fotografi të publikuar në Facebook, shihet se vetëm një person, ka hyrë për të shikuar emisionin me tetë telefonë të ndryshëm.

​Një vajzë nga fshati Pestovë e Vushtrrisë me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë

Ai ka lutur qytetarët e kësaj komune që ta ruajnë vetën, familjen dhe qytetin.

“Rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë. Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë. Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Hoxhaj: Kurti s’mund të marrë vendime, është i shkarkuar

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se kjo Qeveri pas mocionit të mosbesimit nuk ka kompetencë të marrë vendime.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mundet të marrë vendime.

 

 

Gjithashtu, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron recipricitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë.

Ky është shkrimi i plotë:

Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime. Kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë. Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe as me partnerët qeverisës. Kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua. Ndërkohë, kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron reciprocitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë. Megjithëse jo që ne i kemi besuar ndonjëherë.

Çdo ditë që po kalon dhe çdo veprim që e bën, Kurti tregon mungesë të zotësisë për të qeverisur. Ai e ka merituar shkarkimin për shkak të politikave të gabueshme dhe shkeljeve të përditshme që bën ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve.

Videoja brilante virale tregon se askush nuk e ka dominuar ‘El Clasicon’ sikur Messi

Periskopi.com Sporti

Në sytë e një numri të madh të fansave, Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.

Ai ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë”, 34 trofe, ka shënuar 627 gola me klubin dhe ka bërë 138 paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Periskopi.

Impakti i tij ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në derbin më të madh në rruzull, “El Clasico”.

Messi e ka ngritur nivelin e lojës si askush tjetër kur ka pasur përballë Real Maridin, derisa videoja e mëposhtme që tregon se ai e ka dominuar këtë përballje më shumë se askush, ka shkuar viral. /Periskopi.com/

 

Limaj: Kushtet për seancë ishin përmbushur, seanca në Kuvend ishte e nevojshme

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se të gjitha kushtet ishin përmbushur që seanca e mocionit në Kuvend të mbahej.

‘’Të gjitha kushtet ishin përmbushur’’, thotë ai.

‘’Sikur punëtorët e autoriteteve të sigurisë, apo emergjencës dhe ata që merren me furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, edhe ne si deputetë është dashur të jemi prezent në atë seancë pasi ishte e nevojshme’’, shton ai.

Tutje Limaj thotë se qeveria Kurti do të mbahet mend për shkelje të Kushtetutës.

‘’E kanë shkelur me dyja këmbët. Është shkelje e rëndë’’, thotë ai rreth vendimi të Ksuhtetutës që nuk i dha të drejtë qeverisë për orë policore.

Po ashtu, Limaj shtoi se LDK kishte të drejtë që doli nga koalicioni.

‘’VV u treguan shumë të pa përvojë në qeverisje. Duhet të dihet se si të sillesh me partnerin

Mesazhi i specialistit të biokimisë klinike për vendlindjen e tij Topanicën – fshat që së fundmi u fut në karantinë

Periskopi.com Lajme

Specialisti i biokimisë klinike, dr. Sadik Gashi, ka dhënë një mesazh për vendlindjen e tij, Topanicën e Kamenicës, fshat ky që mbrëmjen e së hënës e shënoi edhe rastin e parë të infektimit me Covid-19.

Në një prononcim për Mediafokus.info, Dr. Sadik Gashi ka kërkuar qetësi nga banorët atje, derisa ka rekomanduar që t’i zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Së pari, banorët jo domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, por duhet të lëvizin në oborret e tyre për t’iu ekspozuar rrezeve të diellit, pasi sintetizohet vitamina D, e cila është shumë e rëndësishme për imunitet, sidomos për pleqtë dhe fëmijët. Të përdorin pemë e perime tropikale që kanë vitamine C si: ananasi, portokalli, limoni, rasoji i lakrës si dhe vajin e peshkut”, ka thënë Gashi për Mediafokus.info.

Duke shpjeguar zanafillën e tij, ai ka thënë se virusi corona është njohur si familje që nga viti 1960.

“Virusi Corona si familje është njohur që nga viti 1960, domethënë virusi kuror. Sa i përket patogjenitetit dhe toksicitetit e sensitetit, është i njëjtë me viruset tjerë. Por, ky virus është me një gjenotip e modifikim tjetër, si në aspektin klinik, dhe duke iu falënderuar ajrit, e posaçerisht peroksidit të hidrogjenit H2O2, e shkatërron membranën e virusit proteinik, sado patogjen që është virusi, e humb dhe bëhet më i dobët për organizmin virulenca dhe sensiviteti”, ka shpjeguar ai.

Doktori me prejardhje nga Topanica, që përpos specilizimit për biokimi klinike, tashmë është specializant edhe i endokrinologjisë me diabete, ka shpresë për daljen nga kjo situatë.

“Me ndihmën e Zotit dhe me zbatimin e rekomandimeve të mjekëve, shpresoj se do t’ia dalim”, ka thënë dr. Sadik Gashi./Mediafokus.info/

Thaçi i gëzohet lajmit për shërimin e plotë të pesë të infektuarve me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se lajmi për shërimin e pesë të infektuarve me koronavirus e ka gëzuar shumë.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre!