Thaçi: Ditëve në vijim qeveria e re votohet në Kuvend

Periskopi.com Video

Kadri Veseli: Presidentin s’ka mundur me ndal Serbia e lëre më Xhelal Sveçla

Periskopi.com Video

Shpend Ahmeti në stilin e Thaçit dhe Kurtit: Këtu jam, merrne kënd të doni…

Periskopi.com Video

Gërxhaliu: Duhet të zbuten masat për bizneset që të shpëtohet ekonomia

Periskopi.com Video

Në ditët e fundit të pushtetit, Haxhiu e Selimi s’u thonë më qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, i ‘inkurajojnë’ të dalin në protesta

Periskopi.com Lajme

Derisa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia insiston vazhdimisht që qytetarët ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit duke qëndruar në shtëpi, kjo nuk po ju pëlqen zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë kohë kur pushteti i tyre po i numëron ditët e fundit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, i kanë inkuruajuar indirekt qytetarët që të dalin në protestë të shtunën, kur pritet të votohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës.

Haxhiu dhe Selimi refuzuan që t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi edhe të shtunën, ashtu siç u kishin këruar ta bëjnë deri më tani.

Selimi nuk foli, ndërsa Haxhiu, ndonëse mohoi se Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protesta, tha se është e rëndësishme që qytetarët ta shprehin kundërshtimin e tyre në një formë të tillë.

“Deputeti Selimi e përmendi më herët që është një shqetësim i madh qytetar.. Aktualisht Vetëvendosje nuk ka vendosur për protesta…. Shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm, por në anën tjetër po ashtu është shumë e rëndësishme që qytetarët ta shprehin -si me thënë- kundërshtimin e tyre. Kemi shtete që po protestojnë me distancë”, deklaroi Haxhiu në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkaq sot gjatë ditës, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdarin dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin prezantoi masat e reja, teksa theksoi disa herë se qytetarët duhet t’i shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Kryetari i Mitrovicës jep detaje për rastin e parë me koronavirus në këtë komunë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje për rastin e parë me Covid-19 në komunën që e udhëheq.

“E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK. Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja”.

Bahtiri bëri thirrje që të mos bëhet panik.

“Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19. Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus”.

Studime shqetësuese: Dhjetë organet e tjera që preken nga virusi

Periskopi.com Lajme

Simptomat më të shpeshta të COVID-19 janë ato që na i përsërisin prej disa javësh: temperatura, lodhja dhe kolla e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje trupi, hundë të bllokuar ose sekrecione, dhimbje të fytit ose diarre. Keto simptoma jane zakonisht te buta dhe fillojne gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin simptoma apo nuk ndihen të sëmurë. Rreth 80% e popullsise shërohet pa nevojen e trajtimit mjekësor, ndërkohë që 1 në 6 njerëz sëmuret rëndë. Por shkenctarët po vërejnë me kalimin e kohës edhe simptoma të tjera që shfaqen tek persona e infektuar me Covid 19. Përpos mushkrive janë edhe të tjera organe që po tregojnë se preken. Lapsi.al i ka renditur ato në bazë të studimeve të fundit shkencore…

1 Truri

(sistemi nervor qëndror)

Turbullime të ndërgjegjjes

Turbullime të përqëndrimit

Epilepsi

Aksident vaskular cerebral

2 Mushkritë

Shqetësime në frymëmarrje

Emboli pneumonare

3 Melçia

Pengesë e funksioneve hepatike

me ngritjen e enzemave

hepatike në gjak

4 Veshkat

Pamajaftueshmëri e thellë renale

5 Sistemi tretës 

Diarre

Të vjella

Dhimbje abdominale

6 Nervat

Prekje e sistemit nervor

periferik

7 Sytë

Inflamacion i pjesës së brendëshme

të qepallave

8 Hunda

Prekje e rrjetës nervore

Humbje e nuhatjes

Humbje e shijes

9 Zemra dhe venat e gjakut

Inflamacion i muskulit kardiak

Inflamim i membranës që

rrethon zemrën

Koagulime brenda venave dhe arterieve

10 Lëkura

Çarje dhe fryrje të gishtave të duarve dhe këmbëve

]Lapsi.al

Ahmeti për 1 majin: Mos u nisni nesër në Gërmi, mos ta prishim në fund

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë nesër në parkun e Gërmisë për festën e 1 Majit, për Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve, transmeton Klan Kosova.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se sot nuk është shënuar asnjë raste pozitiv me Covid-19.

“Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi se nuk lejohet. Mos ta prishim në fund”, ka shkruar Ahmeti.

Merkel sulmon epidemiologët: Çfarë thoni sot, nuk e thoni nesër

Periskopi.com Lajme

Kancelarja Angela Merkel ka sulmuar sot për për herë të parë epidemiologët e Gjermanisë, në një takim online me një rreth të ngushtë kryeministrash të landeve. “Sot kështu, nesër ashtu!”, mësohet të ketë thënë zonja Merkel, fare e pakënaqur me parlajmërimet dhe sugjerimet e virologëve vendas. Pakënaqësitë më të mëdha, me sa dukjet ajo i ka drejtuar ndaj virologut të e lartë, Christian Drosten nga “Berlin Charite”.

Kancelarja përmendi vlerësimet e Drosten për temën e mbylljes së kufijve. Ajo citoi deklaratën e tij se policia federale më mirë të blejë ushqime për pensionistët sesa të shkojë në kufi. Dy ditë më vonë ai kërkoi mbylljen e kufirit.

Merkel gjithashtu e kritikoi Drosten për deklaratat e tij të fundit në lidhje me rrezikun e infektimit të fëmijëve në pandemi. Drosten paralajmëroi së fundmi se fëmijët janë ndoshta po aq ngjitës sa të rriturit. Numri i viruseve që mund të zbulohen në traktin respirator nuk ndryshon mes grupmoshave të ndryshme, raportoi Drosten dhe ekipi i tij në një studim, i cili nuk është rishikuar akoma.

Si pasojë, studiuesit paralajmëruan kundër hapjes së pakufizuar të shkollave dhe kopshteve në Gjermani, bazuar te rezultatet e tyre. Drosten kishte thënë më herët, duke iu referuar një studimi ‘shkencor’, se fëmiijët kanë një rrezik më të ulët infeksioni se të rriturit (sa një e treta).

Gjithashtu më herët Drosten kishte këshilluar fuqishëm kabinetin që të mbyllte shkollat, edhe pse një ditë më parë kishte rekomanduar të kundërtën. “Kjo ishte tipike e Drosten”,  mësohet të jetë shprehur kancelarja. Merkel tha se askush nuk mund të presë më një mendim të koordinuar të shkencës. “Ne duhet të fillojmë me perspektivën për familjet”, u shpreh ajo.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani u kërkuan njerëzve të martën që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ngrit mbi objektivat e qeverisë, pas lehtësimit të masave.

“Ne nuk duam që numri i çështjeve të rritet përsëri. Nuk duam që sistemi shëndetësor të mbingarkohet. Nuk duam të kemi një rritje të numrit të viktimave nga Covid 19, ” tha Prof Lothar Wieler nga Instituti Robert Koch, qendra e sëmundjeve infektive në Gjermani.

“Ne duhet t’i përmbahemi rregullave të distancës shoqërore duke qëndruar  së paku 1.5 m larg dhe të mbulojmë gojën dhe hundën në transportin publik dhe në dyqane,” apeloi ai para publikut.

Angela Merkel tha nga ana tjetër se kurba e infeksionit ishte një faktor vendimtar për të vendosur heqjen e masave të bllokimit.

Në atë që u pa si një sukses i madh në luftën kundër koronavirusit, faktori i përhapjes së koronavirusit ra në 0.7 javën e kaluar, por pas lehtësimit të masave arriti në 1.

Gjermania filloi të heqë bllokimet javën e kaluar pasi dyqanet nisën të hapnin dyert. Zonja Merkel ka kritikuar publikisht qeveritë rajonale të Gjermanisë për heqjen e masave të bllokimit shumë shpejt.

Në Gjermani ka po ashtu spekulime se rritja e rasteve të reja mund të jetë shkaktuar nga njerëzit që u mblodhën gjatë fundjavës së Pashkëve.

Gjermania pritet të nxjerrë biletat për hyrjen në të gjitha dyqanet, për të parandaluar mbipopullimin. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjermane raportohet se ka paraqitur propozime për një sistem të bazuar në aplikacione që do të lëshonin bileta në kohën e duhur për njerëzit që duan të shkojnë  në dyqane, qendra tregtare apo hotele.

Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në seancën e të shtunës

Periskopi.com Lajme

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, do të jetë pjesë e seancës së ditës së shtunë në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet ta ketë të vetmen pikë të rendit të ditës, votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Këtë e bëri të ditur për Klan Kosova,  këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.

Sipas tij askush nuk mund ta privojë Pacollin nga kjo e drejtë që i takon me Kushtetutë.

Zyberaj gjithashtu komentoi deklaratën e Pacollit, i cili tha se është ndjerë i frikësuar se mund të ketë akt terrorist ndaj aeroplanit të tij – gjë që sipas tij, ishte edhe arsyeja se pse ateroi fillimisht në Shqipëri.

Ai tha se deklarata e tij ishte e natyrshme pas presionit dhe diskursit që ka dominuar opinionin publik gjatë këtyre ditëve.

Deputeti Behgjet Pacolli pasi ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shkoi në rezidencën e tij në Hajvali, ku po qëndron akoma.

Nga vitet e 80-ta deri në vitin 2040, çka paralmëron Veton Surroi sipas këshilltarit të Thaçit

Periskopi.com Lajme

Artan Behrami, Këshilltari i Presidentit, shkruan një kronologji ngjarjesh për Veton Surroin.

Behrami përmbledh parashikimet e Surroit nga vitet e 80-ta duke ironizuar se cka parashikon Surroi edhe në vitin 2040.

Ja shkrimi i plotë:

Në vitet e 80-ta, Veton Surroi shqiptarët i kishte quajtur separatistë, nacionalistë dhe kishte paralajmëruar fundin e ‘cubave’ që ishin çuar kundër Jugosllavisë.

Në vitet e 90-ta, Surroi kishte paralajmëruar fundin e intelektualeve, në mesin e tyre Ibrahim Rugovës, që dogjën librezën komuniste.

Në vitin 2014, paralajmëroi fundin e Thaçit nga skena politike dhe fillimin e krijimit të Qeverisë së VLAN-it, e cila rezultoi antikushtetuese!

Në vitin 2020, Veton Surroi paralajmëron fundin e ‘cubizmit’, duke mbështetur teorinë e Kosovës me dy Qeveri, sipas konceptit të Venezuelës!

Në vitin 2040, Veton Surroi, sërish pa pushtet, paralajmëron largimin e pasardhësve të ish-ushtarëve të UÇK-së nga Kosova…

Limaj: Djali im s’do të jetë ministër, as ata që janë deputetë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj nuk ka treguar se kujt do t’i besohen dy ministritë që kjo parti do t’i ketë në Qeverinë Hoti – nëse kjo e fundit votohet.

Ai ka thënë se nesër do të dihen emrat e ministrave të Nismës, derisa ka shtuar se nuk do të jenë ata që janë aktualisht deputetë.

“Është një dakordim që Nisma do të nxjerrë ministra jashtë deputetëve për t’i dhënë mundësi kuadrove tona. Ende nuk i kemi formalizuar emrat”.

“Ajo që dua të them është se kjo situatë na e ka vështirësuar komunikimin. Nesër do të kemi një takim me organet e partisë dhe do t’i formalizojmë. Do të jenë njerëz që kanë aftësi dhe përvojë menaxheriale dhe e dinë përgjegjësinë e drejtimit të një institucioni publik. Jam i bindur që do të jenë profesionistë dhe do t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat që kërkon fryma kolektive e qeverisë”.

Por, a do të jetë djali i tij Durim Limaj një emër i mundshëm për të qenë ministër?

“Jo bre, jo”, ka deklaruar shkurtimisht ai për këtë temë, duke lënë të nënkuptohet se ky është vetëm një spekulim.

Limaj ka treguar në Rubikon të Klan Kosovës se pse Nisma do të udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë është një kontinuitet, sepse ne i kemi pasë dhe shkon me programin tonë. Bashkëjetojmë me pjesën sociale dhe besoj që kjo i shkon Nismës Socialdemokrate”.

Sa mund të zgjasë Qeveria Hoti?

“Kjo qeveri nëse nuk punon dhe nëse nuk i bën punët që priten ishalla nuk zgjat dhe sa më shpejt që krijohen kushtet të shkojmë në zgjedhje. Nëse kjo qeveri përvjel mëngët dhe fillon t’i bëjë detyrat dhe prioritetet një nga një i ka krejt mundësitë që ta përfundojë mandatin e rregullt”.

“Mandatari dhe ne të gjithë jemi futur me këtë qëllim  – që ta mbyllim mandatin e rregullt. A arrijmë atje ose jo varet nga kryeministri dhe ekipi sa ka gatishmëri, vullnet politik, mbështetje dhe sa bën punë të mira”.

I pari i Nismës Socialdemokrate deklaroi se nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit, por ka thënë se ai beson se presidenti nuk duhet të votohet drejtpërdrejt nga populli.

“Unë personalisht nuk jam ithtar që presidenti të votohet nga populli dhe për këtë duhet debat. Kam disa arsye se pse nuk pajtohem që presidenti të votohet nga populli, sepse jam ithtar i kësaj Republike Parlamentare. Për mua nuk ka logjikë që dy milionë qytetarë të dalin dhe të votojnë për presidentin me këto kompetenca që ka”.

 

Lajm i mirë: Dje u shërua nga koronavirusi, sot solli në jetë një fëmijë

Periskopi.com Lajme

Një paciente shtatzënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka lindur sot.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.

Ismaili tutje ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai.

Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.

KOK: Disa Federata janë gati për vazhdimin e garave

Periskopi.com Sporti

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshën, Shasivar Haxhijaj, kanë mbajtur sot takimin online me drejtuesit e lartë të federatave sportive.

21 federata, përfshirë Komitetin Paraolimpik të Kosovës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës, të cilët falënderuan KOK-un për nismën e marrë.

Temat për të cilat u diskutua ishin: Gjendja e sportit dhe sportistëve tanë në kohën e pandemisë së korona virusit Covid-19 si dhe çka mund të bëjmë me sportistët elitarë që janë në rrugë për normë Olimpike.

Të gjitha federatat treguan gjendjen e sportistëve të tyre dhe sfidat me të cilat po përballen që prej ndaljes së aktiviteteve sportive, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti Hasani, duke falënderuar përfaqësuesit për pjesëmarrjen, inkurajoi të gjitha federatat që të mundohen të mbajnë sa më aktiv sportistët dhe njëkohësisht të organizojnë kurse për trajnerë, gjyqtarë, administratorë sporti, etj.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, dhanë ide që të ndiqet shembulli i xhudos, që varësisht nga specifikat e federatës, të gjendet ndonjë qendër përgatitore në Kosovë për vendosjen e sportistëve elitarë, të cilët janë në garë për kualifikim për Lojërat Olimpike Tokio 2020, për çka KOK shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur.

U diskutua po ashtu për fillimin e lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës, ku disa sporte si: Tenisi, pingpongu, beach volley, automobilizmi, badmintoni, bjeshkataria alpiniste, boulingu e minigolfi, u shprehën të gatshme, se bazuar në lehtësimin e masave, mund të fillojnë aktivitetet e tyre prej 4 majit, kurse sportet tjera si basketbolli, volejbolli, peshëngritja, boksi, etj, mund të fillojnë me aktivitete pas fazës së dytë ose të tretë të lehtësimit të masave.

Takimi i ardhshëm online pritet të mbahet pas dy javësh.

​Deputeti i VV’së – LDK-së: Pse nuk po e publikoni marrëveshjen me Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për formimin e Qeverisë ndërmjet LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar të di arsyen e mos publikimit të marrëveshjes nga ana e LDK-së me Listën Serbe ashtu sikurse kishte vepruar me partitë e tjera.

“LDK siç u deklarua ka arritur marrëveshje me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe. Dy të parat i kemi parë, por pse ende nuk është publikuar ajo me Listën Serbe? Cila është ajo marrëveshje?”, ka shkruar Abrashi.

7 raste të reja: Edhe Mitrovica e Agim Bahtirit preket nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin në 806.

IKSHPK bën të ditur që të 5 nga 7 të infektuarit me koronavirus janë nga Komuna e Prizrenit, një nga Komuna e Vitisë dhe një nga Mitrovica e Jugut e cila deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar, shkruan Periskopi.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shëruar 22 persona duke çuar numrin e të shëruarve në 271.

Njoftimi i plotë:

NJËZET E DY TË SHËRUAR DHE SHTATË RASTE ME COVID-19!

Sot më 30 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 30 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.423 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e gjashtë (806) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 3.287.347 raste të COVID-19 dhe 232.784 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Publikohet lista e 30 njerëzve më të urryer në futboll

Periskopi.com Sporti

Ekzistojnë shumë figura në futboll që fansat thjesht i urrejnë.

Mund të jenë pjesë e një skuadreje rivale, kanë bërë ndonjë gjë kontraverse në jetën e tyre personale, ose thjesht i urreni pa ndonjë arsye të fortë, transmeton Periskopi.

Por kush janë njerëzit më të urryer të këtij sporti?

Sigurisht, krejt varet cilën skuadër mbështetni ose nga cili vend jeni.

Sidoqoftë, “FourFourTwo” ka vendosur t’i emërojë 30 njerëzit më të urryer në futboll.

Shikoni më poshtë listën:

30. Alex Ferguson
29. Mike Dean
28. Joe Kinnear
27. Silvio Berlusconi
26. Dennis Wise
25. Roman Abramovich
24. Kevin Muscat
23. Richard Scudamore
22. Graeme Souness
21. Andoni Goikoetxea
20. Paolo Di Canio
19. Ashley Cole
18. Diego Costa
17. Mike Ashley
16. Luis Suarez
15. Ken Bates
14. Joey Barton
13. Diego Maradona
12. Karl Oyston
11. Bernard Tapie
10. John Terry
9. Pete Winkelman
8. El Hadji Diouf
7. Luciano Moggi
6. Cristiano Ronaldo
5. Richard Keys
4. Michel Platini
3. Harald Schumacher
2. Jose Mourinho
1. Sepp Blatter

22 të shëruar dhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot në Kosovë kemi 22 persona të shëruar dhe vetëm 7 raste të reja me koronavirus.

Shkrimi i tij:

Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.
Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave🙏👏

​Kina refuzon OBSH-në për hetimin e origjinës së koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Pekini zyrtar ka mohuar në mënyrë të përsëritur kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetit për të marrë pjesë në hetimet mbi origjinën e COVID- 19, ka deklaruar sot përfaqësuesi i organizatës në Kinë, Gauden Galea.

“Bazuar në të gjitha provat e disponueshme, kolegët e OBSH janë të bindur se virusi ka origjinë në Wuhan dhe është një virus natyral, jo i prodhuar. Ne e dimë se po bëhet një hetim ndërkombëtar, por në këtë fazë ne nuk jemi të ftuar të bashkohemi”, tha Galea për Sky News.

Ai tha se OBSH nuk ishte në gjendje të hetojë të dhënat e dy laboratorëve që punojnë me viruset në Wuhan, Institutin e Virologjisë dhe CDC Wuhan.

Sidoqoftë, sipas Gale, ditarët e laboratorit duhet të jenë pjesë e çdo raporti gjithëpërfshirës për origjinën e virusit.

Vaksina kundër koronavirusit ‘mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit’

Periskopi.com Lajme

Një vaksinë koronavirus mund të jetë e disponueshme për përdorim të kufizuar deri në fund të vitit, ka thënë shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

Gjigandi farmaceutik ka pranuar të prodhojë dhe shpërndajë një vaksinë koronavirus që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit, nëse trajtimi rezulton efektiv.

Soriot tha se “nevoja për një vaksinë për të mposhtur virusin është urgjente”.

Testimi i parë te njerëzit në Evropë për një vaksinë filloi në Oksford javën e kaluar.