U votua si lojtari më i pistë në histori – humbte kokën vazhdimisht, ia theu në katër vende këmbën kundërshtarit

Periskopi.com Sporti

Kevin Muscat është padyshim një prej futbollistëve më të urryer të të gjitha kohëve.

Në vitin 2013, një uebsajt i futbollit në Spanjë përpiloi një listë të votimit për lojtarët më të pistë në histori, me ish-kapitenin e Melbourne Victory që doli i pari, transmeton Periskopi.

“El Gol Digital” publikoi një listë të lojtarëve më të pistë, ku bënin pjesë edhe Luis Suarez dhe Roy Keane, por asnjëri nuk mundi ta mposhte Muscatin për vendin e parë.

Ai ishte pjesë e skuadrave si ëolves, Crystal Palace, Glasgoë Rangers dhe Milëall.

Pamjet e ndërhyrjes brutale të Muscatit në Adrian Zahra më 2011 – që rezultoi me një pezullim që ia përfundoi karrierën – shkuan viral, duke e shndrruar atë në një njeri shumë të urryer në botën e futbollit.

Për më tepër, ai ia kishte thyer këmbën në katër vende mesfushorit të Charlton Athletic, Matty Holmes, në vitin 2011.

Australiani mbylli karrierën me 123 kartonë të verdhë dhe 12 të kuq.

Më poshtë, tri ndërhyrjet më brutale të tij. /Periskopi.com/

Selimi për testet nga Serbia: Pranimi i tyre gabim i vogël në raport me humanizmin

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes sonte në Debat Plus ka folur për testet e dhuruara nga Serbia, transmeton Periskopi.

Ai thotë se ede nëse ky pranim donacioni nga Qeveria Kurti është gabim, është gabim më i vogël se sa efekti i tyre për shëndetin.

‘’Po e pres me pasë epilog kjo, që me pa se si do të jetë raporti i Kosoves me kete akt. Ndoshta per hir te humanizmit dhe shendetit, edhe nese eshtë gabim do te jete shume me i vogel ne raport me humanizmin’’/PERISKOPI/

 

 

Selimi: S’kam kohë të merrem me deklaratat e Shkëlzen Gashit

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi sonte në Debat Plus ka thënë se s’ka kohë të merret me deklaratën e këshilltarit të shkarkuar të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit, transmeton Periskopi.

‘’Nuk është aq e rëndësishme se sa është bërë bujë në publik. Skam kohë të merrem me deklarata të tilla. S’kanë kuptim për imazhin e UCK dhe s’kanë impakt’’, ka thënë Selimi.

Gashi bëri deklarata skandaloze, duke akuzuar UCK’në për krime ndaj serbëve./Periskopi/

Edhe bordin e AUV’it Qeveria e Kurtit e mbush me familjarë të zyrtarëve të VV’së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pavarësisht thirrjeve për çkapje të bordeve ka vazhduar avazin e para disa javëve ku emëroi disa anëtarë nga partia e tij në borde të ndërmarrjeve publike.

Në mbledhjen e radhës të qeverisë në detyrë, Kurti ka emëruar në Bordin Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Periskopi merr vesh se Dafina Gexha që është nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), e emëruar në këtë bord është gruaja e udhëheqësit të sekretariatit të IT’së në Vetëvendosje, Fatban Bunjakut.

Gjithashtu Kurti shokut të tij të studimeve, Fatban Bunjakut, në këtë bord ia ka emëruar edhe dhëndrin Selatin Kaçanikun anëtar të bordit të AVU’it nga Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorëve (SHMK)

Ajo që vlen të theksohet është se të gjithë të emëruarit në këtë bord do të kenë mandat tre vjeçarë, pavarësisht thirrjeve të Kurti që të gjithë të emëruarit në borde do të jenë me mandat të përkohëshëm.

Kujtojmë që Kurti dhe partia e tij VV kishin deklaruar vazhdimisht se do të bëhet çkapja e bordeve të ndërmarrjeve publike, por që në praktikë nuk u realizua nga ta./Periskopi/

 

Limaj: Nëse Qeveria Hoti votohet të shtunën, menjëherë fillohet puna

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, që po e synon postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e mundshme Hoti, tha se sapo të votohet në Kuvend të shtunën do të fillojë punën.

Ai tha se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtuese, por se dy qeveri nuk mund të funksionojnë në të njëjtën kohë pas votimit të qeverisë së re në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi hyrë në procedurat ligjore dhe ta lëmë Gjykatën Kushtetuese ta thotë fjalën e saj. Unë e përshëndes hapin institucional të VV-së. Kjo është rruga që duhet të ndiqet dhe kjo duhet të përshëndetet”.

“Nëse Gjykata Kushtetuese jep çfarëdo vendimi ne duhet ta respektojmë atë. Në zgjedhje shkojmë kur të krijohen kushtet. Është shumë me rëndësi ta respektojmë udhëzimin dhe arsyetimin që e jep Gjykata Kushtetuese. Ka shumë gjëra që në aktgjykim mund t’i përdorim si rrugë për të vazhduar tutje”.

Megjithatë, ai është i bindur se pranim-dorëzimi i detyrave do të bëhet në mënyrë demokratike.

“Kosova ka krijuar një praktikë në këtë aspekt dhe është vlerësuar edhe nga jashtë. S’ka pasë asnjëherë probleme me rotacion të pushtetit. Si në nivelin qendror, ashtu edhe lokal. Nga viti 2000 kur e kemi nisur dhe deri më tani asnjëherë s’ka pasë probleme”.

“Kur votohet një qeveri në Kuvend thuhet se është qeveri në fuqi derisa kur s’ka vendim të gjykatës dhe nuk mundemi askush me bë veprim pa vendim të Gjykatës. Mundet që pas dy dite me thënë ka qenë gabim kjo qeveri dhe të anulohen të gjitha vendimet që ka marrë”.

“Nëse votohet qeveria të shtunën, atëherë nga e shtuna Hoti mund të marrë vendime. Kur kryetarja e Parlamentit konstaton procesin e votimit dhe thotë se ka qeveri të re atëherë nga ai moment kryeministri është fuqiplotë dhe nga ai moment merr vendime. S’ka qeveri tjetër”.

Limaj në Rubikon tha se Vetëvendosje mund të merr mësime të mira nga qeverisja e shkurtë që pati dhe e fajësoi vetë atë për rrëzimin.

“Si është e mundur që për 51 ditë një kryeministër me lënë me iu bë votëbesimi? Ky është alarm. Si është e mundur që katër muaj të negociosh e me qeverisë 51 ditë?”.

I pari i Nismës tha se nuk pajtohet që fituesi i zgjedhjes duhet që medoemos të krijojë qeverinë.

“Gjykata le ta thotë fjalën e vet. Nëse i pari nuk e do pushtetin nuk mund të kthehet si bllokues i demokracisë. Me gara dhe me lojëra politike duhet të kihet kujdes. S’ka rrugëdalje politike duhet të ndërtohet partneriteti”.

“Nëse Gjykata Kushtetuese thotë se s’ka të drejtë të bëhet qeveria pa të parin do të ishte bërë diktaturë. Prandaj demokracia të shti me u ulë në tavolinë dhe të ndërtohen partneritetet”

Bytyçi i PDK’së: Liburn Aliu po na flet për UÇK në stilin “hajde babë t’i kallxoj arat”

Periskopi.com Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së njëherësh Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyçi, i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të VV Liburn Aliu i cili akuzoi sot krerët e luftës së UÇK.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Liburn Aliu po flet për Kadri Veselin dhe ushtarët e UÇK në stilin “Eja babë ti tregoj arat”.

Deklarata e plotë e deputetit Gazmend Bytyçi:

Liburn Aliu paska folur me inat e me arrogancë kundër Kadri Veselit dhe paska marrë guximin që neve, ushtarëve, të na e tregojë historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I gjithë populli i Kosovës e di mirë që Kadri Veseli, si themelues i UÇK-së, ka qenë ndër të parët që ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër të fundit që e ka hequr atë.

Ushtarët e kanë parë vetë, me sytë e tyre, në llogoret e betejave më të ashpra, ndërsa populli e ka parë kur shpëtonte refugjatët duke koordinuar me telefon satelitor sulmet e NATO-s.

Të na i tregojë Liburni neve vijat e frontit, është si ajo fjala e moçme popullore, “Eja babë, t’i tregoj arat!”

Për sa i përket asaj se kush e ka rehabilituar Serbinë, atë e shohim sot me veriun dhe me 1000 testet lëmoshë, që Qeveria Kurti ia mundësoi Vuçiqit të dalë si një hero, që po e ndihmon Kosovën.

Kohë e çuditshme, përçudnim i njerëzve deri në tentim përçudnimi edhe të historisë.

“VV nuk do të marrë shumicën relative, qëllimi i tyre është të ketë një elektorat të zemëruar”

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Dastid Pallaska në Pressing tha se VV’ja e dëshiron një elektorat të zemëruar asgjë më shumë, tha ai, përcjell Periskopi.

Ai thotë se ai Sovran të cilin e thonë këta e kanë vec një dëshirë.

“VV’ja gjithmonë thirret në Sovran, e që faktikisht  fshehën pas kësaj,  ata  e dëshiron këtë elektorat të zemruar “, tha ai/Periskopi

Pallaska thotë se Kurti po vazhdon të kopjojë Thaçin

Periskopi.com Lajme

Sipas Dastid Pallaskës, Kurti është duke kopjuar presidentin Hashim Thaçin. Pallaska në Pressing ka thënë se Kurti i vitit 2020 është i ngjashëm me atë të Thaçit të 2007, përcjell Periskopi.

Sic thotë ai ky është vetëm një version I ri

“Thaçi i vitit 2007 ka qenë tash e kemi Kurtin 2020, vetëm se këtë të fundit e kemi në version të ri”, tha si

Selimi për deklaratën e Pacollit i thotë analistit: A po më mëson bre qysh me u përgjigj

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi nga VV sonte në Debat Plus është pyetur edhe për deklaratën e Behgjet Pacollit të AKR’së ku tha se u frikësua për aterim në Kosovë se mos po e sulmonte flutaraken e tij dikush nga Qeveria, transmeton Periskopi.

Selimi iu drejtua analistit Imer Mushkoljat se sit ë përgjigjet.

‘’A po më mëson bre qysh me u përgjigj’’

Mushkolaj: Jo unë nuk jam këtu me mësu politikanë se si me u përgjigj/PERISKOPI/

 

Klubi italian fillon bisedimet për transferimin e Vedat Muriqit

Periskopi.com Sporti

Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Media e futbollit turk “Fanatic” raporton se drejtuesit e “të kaltërve” po tentojnë të bindin futbollistin e Fenerbahçes për ta sjellë 26-vjeçarin në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.

Teksa dy sulmuesit e tjerë të Napolit Dris Mertens dhe Jose Callejon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin në fund të këtij edicioni, ndërsa Milik kërkohet nga Juventusi, tek Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Klubi napolitan do të ndeshë në konkurencën e fortë me Tottenham, i cili ka tentuar që prej janarit ta bindë Fenerbahçen për të blerë Muriqin.

Mushkolaj përplaset me Haxhiun: Bile ti nuk ke të drejtë me më thanë mos bërtit, njihesh për këtë gjë

Periskopi.com Lajme

Sonte në Debat Plus janë të ftuar Albulena Haxhiu dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Teksa u pyetën për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi ku ftoi Xhelal Sveçlën e Albin Kurtin të shkojnë në lokacionin e tij në shtëpi, Haxhiu reagoi ndaj analistëve duke i thënë veçmas Imer Mushkolajt që të mos e ngrisë zërin.

‘’Nuk ke nevojë me bërtit. Unë e Rexha dëgjojmë mirë’’, tha Albulena Haxhiu.

Mushkolaj: Bile ti nuk ke të drejtë me më thanë nuk ke nevojë me bërtit sepse njihesh si deputetja që bërtet më së shumti’’

Fidan Rama: Po na vjen mirë që po na jep këshilla zonja Haxhiu.  Sepse j përmirësu në këtë drejtim./PERISKOPI/

 

 

 

Rexhep Selimi tenton të bëjë mjekun, nuk komenton deklaratën e Thaçit

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje sonte në Debat Plus ka tentuar të bëjë mjekun kur pyetet për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se ‘VV është shndërruar në ndërmarrje kriminale’, transmeton Periskopi.

Selimi i tendosur thotë se nuk ka koment për deklaratat e tij, ndërsa tenton t’i bëjë profil psikologjik e mjekësor presidentit.

‘’Asnjë shteti nuk do ia dëshiroj një president të një niveli të tillë. E kam veshtirë ta komentoj këtë nivel të paraqitjes së presidentit. Operacionin nuk e ka pasë në fyt apo në gojë. I dridhej zëri. Nuk kam si t’i përgjigjem presidentit’’. Ka thënë ai,

Analisti Imer Mushkolaj ia kthen: Mos i bën profilin psikologjik, komento deklaratën e tij./PERISKOPI/

Nuk ka futboll në Gjermani më 9 maj, shtyhet vendimi edhe për një javë

Periskopi.com Sporti

Bundesliga nuk do të rifillojë të paktën deri datë 16 maj, duke qenë se data për të marrë vendimin në lidhje me fatin e sezonit aktual është shtyrë për të mërkurën e ardhshme.

Pavarësisht se koronavirusi është prezent akoma, kishte shpresa që kampionati gjerman do të fillonte në datë 9 maj, por vendimi është shtyrë të paktën deri datë 16 maj.

1200px-Bundesliga_logo_(2017).svg

Madje klubet janë rikthyer në stërvitje me shpresën për të luajtur të shtunën e ardhshme, mirëpo këtyre shpresave iu dha fund këtë të enjte, teksa vendi ka menduar të shtrëngojë masat e parandalimit të efektit të mëtejshëm të koronavirusit.

Helge Braun, shefi i stafit të Kancelares Merkel, u shpreh: Kufizimi i kontakteve do të zgjatet me siguri deri datë 10 maj.”

Pallaska: VV’ja dëshiron një shoqëri të nënshtruar, janë një tufë e njerëzve frikacakë

Periskopi.com Lajme

Dastid Pallaska analist politik ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku ai VV’në e ka quajtur një parti frikacake.

Ai tha se kjo parti dëshiron një shoqëri të nënshtruar.

Pallaksa tha se kësaj partuie askush nuk do të ia sheh hajrin, ku tha se po thirren se do tii fitojnë 50% të votave ndërkaq në anën tjetër frikësohen prej një njeriu, përcjell Periskopi

“Problemi i VV është përkundër dhunës që paraqitën në publik, në fakt janë një tufë e njerëzve frikacak, një parti e cila ka pretendimet që ti fitoj 50% e të frikësohet prej një njeriu . Forcat e tilla e dëshirojnë një gjë që të gjithë të jenë të nënshtruar, ky diskurs politik. Unë nuk e kam ndërruar asnjëherë mendimin. Unë nuk mundem mi kthy ata në shkollë fillore, atyre kurrë në jetë nuk mundet me ja pa hajrin”, tha ai/Periskopi

Aliu: Edhe 11 të shëruar në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Ferizaj është komuna me rastin më të madh të të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Kryetari Agim Aliu ka bërë të ditur se së fundi janë konfirmuar 11 raste të reja të të shëruarve në këtë komunë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.

“Edhe pak ditë presim shërimin edhe të dhjetëra ferizajasve të infektuar e deri atëherë qëndroni në shtëpi. Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, në Komunën e Ferizajt janë gjithsej 98 raste me COVID-19, prej tyre dy me përfundim fatal.

Limaj: VV duhet të respektojë shtetin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të respektojë shtetin.

I pyetur nga gazetari se si do të veprohet nëse pritet të ketë rezistencë a ki ka thënë se ky moment i ri në Kosovë duhet të shërbejë për VV’në që të fitojë përvojë të re.

“Unë besoj që këto zhvillime që kanë ndodhë do të duhet të shërbejnë si përvojë edhe kur nuk është në favor edhe kur është në favor tonin. Partia e parë që ka dalë e para në zgjedhje ka mundësi me zgjedh përvoja pozitive”, ka thënë ai në Rubikon, transmeton Periskopi.

Limaj po ashtu ka thënë se VV duhet ta respektojë shtetin e Kosovës dhe që të kenë kujdes me gjuhën e tyre.

“Me respektu shtetin, normat, me pasë kujdes në partneritet, në bashkëbisedime, në komunikime, mu ulë me reflektu për garat e ardhshme, me pasë kujdesë në gjuhen denigruse, përjashtuse dhe nganjëherë mohuese”, ka thënë Limaj./Periskopi/

 

 

Rama-VV’së: Mandatimi i juaj nga Kushtetuesja vetëm sa do e komplikonte punën në këtë kohë pandemie

Periskopi.com Lajme

Analisti Fidan Rama sonte në Debat Plus i ka thënë Rexhep Selimit dhe Albulena Haxhiut të VV’së se mandatimi i tyre nga Kushtetuesja vetëm sa do e komplikonte situatën në këtë kohë pandemie, transmeton Periskopi.

‘’Ju jeni një parti në qeveri. Nuk e keni shumicën për të kaluar të paktën një ligj të thjeshtë. Kemi stuatë të komplikuar. Gjykata duhet të gjejë një mes për të dalë nga kriza. Mandatimi i juaj nga Kushtetuesja vetëm sa e komplikon punën në këtë kohë të panemisë’’, ka thënë Rama.

‘’Shpresoj që cilido të jetë vendimi i Kushtetutës ta pranoni’’, shton Rama./PERISKOPI/

Pallaska rreth rastit të Pacollit: Askush nuk mundet të ia ndalojë shkuarjen në seancë

Periskopi.com Lajme

Analisti politik  dhe njohësi i çështjeve juridike Dastid Pallaska ne Pressing ka folur rreth çështjes së  Behgjet Pacollit, ku siç thotë ai askush nuk mundet të arrestoi një deputet për të ardhur në seancë, sepse gjithçka është legjitime, tha ai, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se nuk ka dallim në mes një deputeti që ie prej Prizrenit nga ai që vie prej Zvicrrës për të ardhur në seancë për të kryer punën e tij.

Pallasaka ka thënë se këtë gjë ja garanton kushtetuta.

“Drama mediatike me Pacollin, me u pas thirrë seanca e kuvendit dhe me i  shku ftesa e tij për kuvend me shku në seancë, askush nuk mund të ndaloj të shkoj, se këtë ja garanton Kushtetuta, Kushtimisht edhe nëse ka qenë i detyruar me ju nënshtrua karantinës, ka mujt mos me ju detyru kësaj, nëse ni deputet. Ne e pamë që Jabllanviqit ju është dhënë një autorizimi për mi kry funksionin e tij, edhe Pacolli është një dramë, doli jashtë kontrollit me viktimizim. Kjo është e qartë nuk ka asnjë deputeti që udhëton prej një deputeti që vie prej Prizreni dhe atij që vie prej Zvicrës të ia ndaloje me ardhë në seancë”, tha Pallaska/Periskopi

Këto vendime u morën në mbledhjen e 27-të të Qeverisë në detyrë

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë e Kosovës, sot e ka mbajtur mbledhjen e 27-të në formën elektronike, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se Qeveria në detyrë e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Programin e Borxhit Shtetëror 2021-2023.

“Objektiva kryesore e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e borxhit shtetëror është financimi i deficitit buxhetor me kosto sa më të ulët të mundshme, me një nivel të pranueshëm të ekspozimit ndaj rreziqeve financiare. Konform Ligjit për Borxhet Publike, Qeveria ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit që të njëjtin ta përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Njoftimi i plotë:

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitet 2021-2023 ka qenë dokumenti i parë i cili është shqyrtuar dhe aprovuar në mbledhjen e sotme. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve është dokumenti kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2021. Qëllimi kryesor është që të ofrojë një analizë, e cila reflekton mjedisin makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë. Qeveria vazhdon të ketë si objektiv kryesor forcimin e mëtejshëm të pozitës së saj fiskale dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike.

KASH 2021-2023 është e strukturuar në katër pjesë kryesore. Pjesa e parë përmban “Deklaratën Afatmesme të Prioriteteve”, e cila ofron një përmbledhje të gjerë të prioriteteve të Qeverisë në përputhje me Programin Qeverisës, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Programin e Reformave në Ekonomi. Në pjesën e dytë është korniza makro-fiskale bazuar në parametrat e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik. Në pjesën e tretë dhe të katërt janë paraqitur parashikimet fiskale të cilat përcaktojnë kufijtë e përgjithshëm të shpenzimeve mbi bazën e të cilave përgatitet më vonë Buxheti Qendror dhe ai Komunal.

Në vazhdim të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar Plani i veprimit për themelimin e Pikës së vetme të kontaktit sipas Direktivës për Shërbime 123/2006/KE. Sipas planit, në përputhje edhe me dispozitat e CEFTA-s 2006 dhe Protokollit Shtesë 6, Kosova përkushtohet për krijimin e një kornize institucionale për një Pikë Kontakti për Shërbimet që do të performojë tri funksione kryesore:

– Të përgjigjet në kërkesat e anëtarëve të CEFTA-s për çështjet që kanë të bëjnë me ligjet, rregulloret dhe udhëzimet administrative që ndikojnë tregtinë në shërbime;
– Të informojë Nën-komitetin e Tregtisë së Shërbimeve një herë në vit për aktet juridike që ndikojnë tregtinë e shërbimeve;
– Të ofrojë informacione paraprake për çdo masë relevante të aplikimit të përgjithshëm që ndikon në tregtinë e shërbimeve dhe që synon miratimin për lejimin e mundësisë së palëve të tjera për të komentuar.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Programin e Borxhit Shtetëror 2021-2023. Objektiva kryesore e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e borxhit shtetëror është financimi i deficitit buxhetor me kosto sa më të ulët të mundshme, me një nivel të pranueshëm të ekspozimit ndaj rreziqeve financiare. Konform Ligjit për Borxhet Publike, Qeveria ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit që të njëjtin ta përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Raportin tremujor Financiar për vitin 2020. Ky raport përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së tremujorit të parë të vitit 2020.

Hyrja në fuqi e ligjit të buxhetit me 19 Mars dhe fillimi i ekzekutimit të buxhetit 2020 me ndarjet e reja buxhetore, sipas sistemit të ri ministror të organizuar në 15 ministri (nga 21), paraqet sfidë për aspektin e raportimit. Gjithashtu fillimi i situatës së pandemisë (Covid-19), përkatësisht shpallja e situatës së emergjencës shëndetësore, megjithëse nuk pati efekte të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit si komulativ, gjithsesi pati ndikim negativ në pjesën e dytë të marsit. Por falë performancës së mirë të dy muajve të parë u kompensua.

Gjithsejtë të hyrat në tremujorin e parë të vitit janë në shumë prej 402.42 milionë euro dhe paraqesin 17% të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore. Krahasuar me realizimin e tremujorit të vitit paraprak kemi ulje prej 13%. Ndërsa shpenzimet gjatë tremujorit ishin në shumë prej 399.04 milionë euro dhe paraqesin 16% të planit vjetor të shpenzimeve. Krahasuar me realizimin e tremujorit të vitit paraprak kemi ulje prej 1.98 milionë euro ose 0.5%.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve shtesë në buxhetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik. Vendimi me listën e bashkangjitur të artikujve obligon Agjencinë Qendrore të Prokurimit për zbatim të këtij vendimi.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve është miratuar vendimi që autorizon Ministrin e Financave dhe Transfereve që të aprovojë transfere nga nën programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në nën programe tjera. Vendimi autorizon Ministrin e Financave dhe Transfereve që të aprovojë transfere nga nën programi “Shpenzime të Paparashikuara në nën programe tjera sipas tabelave të Ligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2020, për shumat individuale të kërkuara deri në 40 mijë euro. Kjo shumë nuk mund të kalojë 20% e shumës së ndarë vjetore në nën programin “Shpenzimet e Paparashikuara”.

Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike për transfer/rialokim të mjeteve financiare, të ndarjeve buxhetore për vitin 2020, në masën më pak se 25% për nënprogramet e përfshira në formular.

Me dy vendime të veçanta, të miratuara sot në mbledhje të Qeverisë, janë emëruar anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në këtë përbërje:

1. Nysrete Doda, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
2. Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
3. Arsim Qavdarbasha, Ministria e Shëndetësisë;
4. Dafina Gexha, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
5. Selatin Kaçaniku, Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve;
6. Parim Bajrami, Oda Ekonomike e Kosovës;
7. Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Dhe anëtarët e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në këtë përbërje:

1. Ariana Kalaveshi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;
2. Betim Bresilla, Instituti Bujqësor i Kosovës;
3. Aziz Behrami, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore;
4. Imer Haziri, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
5. Arben Mehmeti, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për “Trajtimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Gjilanit”.

Ngutet Munishi, kundërshton vendimin e Komitetit Ekzekutiv por qartazi nuk e ka lexuar mirë komunikatën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, duket se nuk është i kënaqur me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Munishi, i cili me skuadrën e tij prijnë Superligën e Kosovës, është shprehur se KE ka rënë në kontradiktë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke insistuar se hapat për rikthimin janë të nxituar.

Por, trajneri duket të mos e ketë lexuar tërësisht njoftimin e FFK, pasi Komiteti Ekzekutiv ka thënë që duhet biseduar me autoritetet shëndetësore, në mënyrë që më 24 maj të dërgojnë propozimin në UEFA.

Trajneri i skuadrës nga Theranda sikur shpreson për një titull kampioni në tavolinë, ashtu siç iu dha PSG-së. Munishi thotë se duhet ndjekur shembulli i Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore dhe mos të nxitohet.

Ndër të tjerash, Munishi aludon se FFK po punon me ndonjë plan për t’ia privuar skuadrës së tij titullin e kampionit. “Shpresoj që qëllimet e juaja të jenë fisnike”, thotë ndër të tjerash Munishi në reagimin e tij.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Ismet Munishit, të papërmirësuar.

E pershendes vendimin e Komitetit Ekzekutiv pran Ffk qe me qdo kusht te filloj kampionati. Por nuk e di daten e fillimit te stervitjeve dhe kur fillon kampionati sepse datat e juaja binë ne kontradikte me ligjet nga Ministria e Shendetsisë. Ju lutem juve qe e dini kur perfundon pandemia te na tregoni edhe neve se na ka zenë meraku ta dimë por edhe duhet te hartojmë nje plan te stervitjes . Po shoh qe keni deshirë te flakt te fillohet me qdo kusht nese ne Kosove nuk ka mundesi atëher te shkojmë ne Bellorusi te luajme . Deri sa federatat e rajonit nuk marrin vendime te ngutshme të votohet unanimishte per fillimin e kampionatit sikurse ju , ku gjendja ne Mal te zi , Shqiperi e Maqedoni eshte me stabile se te ne . A thua qka ju motivon juve kaq shumë që të fillohet me qdo kusht? Shpresoj që qellimet e juaja të jenë fisnike. Ne Fc Ballkani do të jemi të gatshem kur te doni dhe ku të doni , vetem tregone lokacionin. Me respekt Ismet Munishi