Në prag të hapjes së kufijve, Qendra për Menaxhimin Kufitar publikon rregullat që duhen ndjekur

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga nesër të hapen disa pikëkalime kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka njoftuar qytetarët me vendimin e sotëm, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin COVID-19 RT PCR jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetizolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetizolohen për 7 ditë.

“Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistëtshëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar; Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se pikat kufitare të cilat do të hapen janë si në vijim: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Gjini: Në Gjakovë nuk mund të hapen çerdhet nesër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për hapjen e çerdheve, duke e quajtur nonsens.

“Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens”, ka shkruar Gjini.

Ndërkaq, MASHTI, në faqen e tyre zyrtare, ka lajmëruar që nesër, gjithsesi, do të fillojë puna e çerdheve.

Sipas njoftimit të MASHTI-t, institucionet parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave, hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

Shkrimi i plotë i Gjinit:

Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.

Analisti nga Amerika godet Kurtin dhe Osmanin: Mjaft me populizëm

Periskopi.com Lajme

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe mbështetjes që i ka dhënë Vjosa Osmani.

Ai ka sfiduar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste”, ka shkruar ai.

Lushi më tej ka shkruar se si mund ta bëjnë këtë. “Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” ka shkruar Lushi.

Ai u ka bërë thirrje Osmanit dhe Kurti që mos të shesin pallavra populliste. “…pallavra demek patriotike, të cilat këmbê e krye janë popullizëm i gërditshëm dhe për mendje naive. Urdhëroni bëni vepra! Mjaft me popullizëm!”, ka shkruar ai.

Komuna e Drenasit njofton se çerdhet nuk do të hapen nesër

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.

Kjo për shkak se komuna thotë se nuk ka pranuar ndonjë vendim zyrtar lidhur me hapjen e çerdheve private dhe publike.

Njoftimi i plotë i Komunës

Çerdhet në Drenas nuk hapen deri në një njoftim tjetër

Sot, Qeveria në detyrë përmes një konference për media, tha se çerdhet do të rihapen nga data 1 qershor, por me rregulla strikte.

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët, përkatësisht prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër!

Kjo për arsye se Komuna, në komunikimin zyrtar, ende nuk ka pranuar asnjë vendim lidhur me rihapjen e çerdheve publike dhe atyre private.

Komuna është në pritje të një vendimi ose qartësimi nga Ministria e Arsimit se si do të funksionojnë çerdhet dhe deri në marrjen zyrtare të një vendimi, çerdhet nuk do të hapen në Drenas.

Në konferencë të Qeverisë në detyrë, janë përmendur rregullat strikte për rihapjen e çerdheve, por ende ka nevojë për t’u qartësuar kjo gjendje se si do të hapen ato.

Të nderuar qytetarë/prindër, çerdhet do të rihapen këto ditë, por presim nga niveli qendror për më shumë detaje lidhur më përgatitjet.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Natyra Kuçi sulmon ashpër Qeverinë në ikje, thotë se po merr vendime natën e tinëz

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka sulmuar ashpër Qeverinë në ikje Kurti për vendimin e sotëm të njoftuar para pak orësh për hapjen e nesërme të çerdheve për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç. 

Kuqi nuk ka ngurruar që ta quajë këtë qeveri si “qeveri e territ që merr vendime natën, tinëz.”

Ajo ka shtruar dilemën nëse këto vendime ishin të menduara pasi që institucionet në fjalë nuk kanë pasur njohuri mbi lehtësimin e masave për të pasur mundësi që të përgatiteshin mjaftueshëm, shkruan Periskopi.

“Në ikje e sipër e përgut, qeveria po merr vendime arbitrare e të pamenduara të cilat do të na kushtojnë neve qytetarëve.” – shkruan znj.Kuqi.

Statusi i plotë: 

Qeveria në ikje po dëshiron të mbetet në mendjen e qytetarëve si qeveri e territ që merr vendime natën, tinëz.

Sonte paskan thënë që çerdhet do të hapen prej datës 1 qershor. Si ka mundësi që këto institucione të rëndësishme të mos kenë asnjë njohuri mbi masat që duhet të ndërmarrin e në të njëjtën kohë të hapen me shpejtësi e pa paralajmërim e kohë të mjaftueshme?

Në ikje e sipër e përgut, qeveria po merr vendime arbitrare e të pamenduara të cilat do të na kushtojnë neve qytetarëve.

​Në Berlin dhe Londër qindra protestues për shkak të vdekjes së George Floyd

Periskopi.com Lajme

Qindra protestues u mblodhën në Londër dhe Berlin sot për të treguar solidaritetin me protestuesit në Shtetet e Bashkuara që dolën në rrugët e qyteteve amerikane për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë një arrestimi në Minneapolis në fillim të javës së kaluar.

Protestuesit u gjunjëzuan në sheshin ‘Trafalgar’ në Londrën qendrore duke bërtitur “Jo drejtësi, pa paqe” dhe më pas marshuan në protestë para ndërtesës së parlamentit dhe ambasadës amerikane, transmeton KosovaPress.

Policia tha se kishte arrestuar pesë protestues para ambasadës amerikane, tre për shkelje të masave epidemiologjike dhe dy për sulm ndaj oficerëve të policisë.

Qindra protestues u mblodhën gjithashtu para Ambasadës së SHBA-së në Berlin me pankarta “Drejtësia për George Floyd” dhe “Ndaloni të na vrisni”.

Protestat e dhunshme kanë vërshuar nëpër Shtetet e Bashkuara për disa ditë mbi vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis, të cilin një polic me rastin e arrestimit, e shkeli në qafë, pas së cilës ai vdiq.

Kush është lëvizja majtiste ANTIFA që po shpallet terroriste nga Trumpi?

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të shpall si grup terrorist lëvizjen ANTIFA si reagim ndaj trazirave që u shkaktuan në ShBA pas vrasjes së 46 vjeçarit me ngjyrë, George Floyd.

Antifa është një lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i përket aktivizmit politik të majtë.

Ky grup provon të arrijë objektivat politike me anë të përdorimit të aksioneve direkte ndërsa kundërshton reformat politike me anë të sistemit politik ekzistent, shkruan Periskopi.

Aktivistët e përfshirë në këtë lëvizje bëjnë punë të ndryshme, si aktivizmi digjital, dëmtimi i pronave, dhuna fizike, ngacmimi ndaj të tjerëve që i identifikojnë si fashistë, racistë apo edhe të së djathtës ektreme.

Individët e këtij grupi zakonisht kanë qëndrime anti-kapitaliste, por nuk kanë një bindje të vetme politike dhe priren kah ideologji si anarko-komunizmi, socializmi, komunizmi, liberalizmi dhe social-demokracia.

Kjo lëvizje e kishte protestuar ashpër zgjedhjen e Donald Trumpit president në vitin 2016.

Lëvizja Antifa ishte parë si grupi prapa protestave tjera të dhunshme në ShBA. Këshilltari i Sigurisë kombëtare, Robert O’Brien bëri thirrje së fundi që FBI të fillonte mbikëqyrjen e aktivistëve të këtij grupi dhe t’i përndiqte penalisht ata. /Periskopi

MASHTI: Me 1 qershor hapen vetëm çerdhet që janë gati, të tjerat ditëve në vazhdim

Periskopi.com Lajme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme (dt. 31 maj 2020), në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, mes tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve”.

“MAShTI ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale për Arsim dhe institucionet parashkollore në vend që të zbatojnë me kujdes maksimal udhëzimet për masa mbrojtëse të IKShPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare. Po ashtu, MAShTI ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i”.

“MAShTI u bën thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura”.

Klikoni KËTU për ta lexuar udhëzuesin në fjalë.

Trump thotë se do ta shpall ANTIFA-n grup terrorist

Periskopi.com Lajme

Tensionohet edhe më shumë situata në Shtetet e Bashkuara, e përfshirë prej ditësh nga një valë protestash që ka kulmuar në dhunë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Twitter se një pjesë e organizatorëve të protestave, grupi ANTIFA, do të cilësohet nga SHBA “si grup terrorist”.

ANTIFA është shkurtimi i emrit antifashist, dhe është më së shumti i përbërë nga elementë të së majtës radikale, shpesh herë kritike edhe me pozicionet e Partisë Demokratike në SHBA.

Cilësimi i grupit nga presidenti vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se ishin pikërisht këto grupe radikale organizatorët e dhunës në protestat që fillimisht nisën për shkak të dhunës policore ndaj një të riu me ngjyrë i cili humbi jetën.

Raka: Ende s’kemi kthim në normalitet

Periskopi.com Lajme

Janë bërë gati tre muaj që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit me COVID-19 në Kosovë.

Që nga kjo kohë, qytetarët kosovarë janë përballur me izolimin dhe masat e ndërmarra, në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë sa më e vogël dhe përfundimi të jetë sa më i përballueshëm.

Edhe pse rreziku nga ky virus është ende aktiv, situata e tanishme e krijuar nga pandemia COVID-19, parashihet të jetë brenda parametrave të parashikuar epidemiologjike.

Madje edhe rastet të cilat u shfaqën pas zbutjes së masave nga institucionet shëndetësore, janë të menaxhueshme.

Kësisoj deklarohet mikrobiologu, Lul Raka. I kontaktuar nga Indeksonline, Raka tha se në kohën kur jemi mbyllur për shkak të koronavirusit, pati kapacitete simbolike për t’u përballur me rastet e rënda.

“Kishim pajisje personale vetëm për disa ditë, virusi kishte plot të panjohura, nuk dinim shumë për përhapjen asimptomatike as për sjelljen e virusit në temperatura pranverore, nuk e dinim se remdesiviri është më efikas se hidroksiklorokina, njerëzit nuk ishin të informuar sikur sot e as profesionistët dhe institucionet nuk kishin njohuritë dhe përvojën e sodit”, tha Raka.

Sipas njohësit të kësaj çështje, rreziku nuk është i lartë si në stadat paraprake për shkak të uljes së intensitetit të përhapjes në komunitet.

“Kjo gjendje është rezultat i masave të ndërmarra dhe zbatimit të tyre nga qytetarët e Kosovës. Por, ende nuk kemi “kthim në normalitet”, sepse kemi afër 200 raste aktive në vend”, tha Raka.

Sipas mikrobiologut Lul Raka, përhapja e këtij virusi është në uljen e ndjeshme, por që përfundimi zyrtar do të jetë 28 ditë pas negativizimit të rastit të fundit me COVID-19 në vend.

I pyetur nëse me lehtësimin e masave ekziston mundësia e përhapjes edhe më të lehtë të këtij virusi, Raka tha se mundësia ekziston ende dhe se për këtë shkak duhet pasur kujdes nga popullata.

Shpesh herë është përmendur mundësia që në Kosovë të ketë edhe një valë të re të përhapjes së këtij virusi, e për këtë Raka tha se varet se sa njerëz ka prekur virusi në valën e parë dhe se kjo mund të dihet duke kryer teste serologjike, e të cilat do të duhej të siguroheshin nga Kosova.

“Aktualisht, virusi është në qarkullim në pjesën tjetër të hemisferës së globit me vatrat e reja në Brazil, Rusi e Indi. Rastet e reja po shfaqen në Kinë nga udhëtarët e shteteve të tjera si p.sh. Rusia. Kthimi i temperaturave të ulëta e favorizon mundësinë e valës tjetër. Kjo do të varet edhe nga fakti se sa njerëz ka prekur virusi në valën e parë. Këtë mund ta dimë duke kryer teste serologjike, të cilat po ashtu duhet të sigurohen nga Kosova. Studimet në disa vende të Evropës kanë treguar se jemi shumë larg imunitetit kolektiv. Prandaj, Kosova, ashtu si çdo vend tjetër në botë nuk mund t’ia lë këtë gjë rastësisë dhe t’ia lejojë vetes luksin që të mos përgatitet për valën e dytë. COVID-19 nuk është bastore. Në këtë vazhdë duhen përgatitje me furnizime me teste, pajisje personale mbrojtëse, respiratorë, shtretër të kujdesit intensiv, dhe fuqizim të resurseve humane. Sa më e lartë që të jetë përgatitja, aq më efikase do të jetë përballja me valën eventuale të rasteve të reja në sezonin e ardhshëm, në të cilin mund t’i kemi dy armiq: Covid-19 dhe gripin sezonal”, deklaroi Raka.

Mikrobiologu kosovar theksoi se duhet vazhduar kujdesin dhe zbatimin e masave parandaluese, sidomos distancën sociale, higjienën e duarve dhe që të mbahen maska në vendet e mbipopulluara si në transportin publik, qendrat tregtare dhe vendet e mbyllura me shumë njerëz (markete, xhami, kisha etj).

“Po ashtu, të shmangim qëndrimin në vende të mbyllura , të mbipopulluara dhe pa ventilim adekuat”, tha Raka”.

Kosova vazhdon të përballet ende me virusin COVID-19, ku bilanci i tanishëm është 1 mijë e 83 persona të infektuar, 843 të shëruar dhe 30 të vdekur.

Zëri mungues i Vetëvendosjes: Pse u hesht Agim Bahtiri i Mitrovicës?

Periskopi.com Lajme

Duke kërkuar zgjedhje, kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes Agim Bahtiri kishte përmendur madje edhe “vëllavrasjen”. Por, që nga ajo deklaratë, z.Bahtiri është bërë më i heshtur se asnjëherë më parë në politikën vendore, ndërkohë që postimi i tij i fundit politik daton vetëm para 14 ditësh. 

Emrat më të zhurmshëm të Vetëvendosjes kohët e fundit janë kryeministri Kurti, zv.kryeministri Haki Abazi, ministrja Albulena Haxhiu, por edhe këshilltarët politikë të Kurtit si Elvis Hoxha, Driton Tali e të tjerë. Megjithatë, ndër këta zëra mungon Agim Bahtiri.

Z.Bahtiri nuk ka bërë asnjë status të vetëm që lidhet me politikën që nga data 17 maj, pra dy javë më parë, përcjell Periskopi.

Bahtiri në atë status fliste për “ndarjen e Mitrovicës”, për të cilën tha se kishte ndodhur pasi që Mitrovica nuk kishte pasur zot shtëpie.

Në fillim të majit, ai kishte mbrojtur partinë e tij nga sulmet në lidhje me vdekjen tragjike në Qendrën e Studentëve në Prishtinë të studentit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili ndodhej i karantinuar pa vullnetin e tij.

Ai kishte thënë se i dëshironte atij “mëshirim me xhenet nga Allahu”.

Bahtiri kohët e fundit nuk ka marrë pjesë as në debatet politike që u nxitën nga Qeveria e udhëhequr nga partia Vetëvendosje, së cilës i takon.

Arsyet e kësaj heshtjeje nuk dihen por mund të aludohet se kjo ka të bëj pikërisht me polarizimin e skenës politike me anë të deklaratës për vëllavrasje, të dhënë në fund të muajit mars kur edhe ishte rrëzuar Qeveria Kurti. /Periskopi 

SpaceX thyen dominimin rus në hapësirë

Periskopi.com Lajme

Fluturimi i kompanisë private amerikane SpaceX shënoi fundin e monopolit: rusët nuk janë më të vetmit që dërgojnë kozmonautë në ISS, thonë ekspertët.

Kapsula e re e SpaceX, e cila u ngrit nga Florida, SHBA të shtunën, zbarkoi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pa vështirësi të dielën.

Ky është misioni i parë i tillë që nga viti 2011, kur amerikanët ndaluan fluturimin në ISS.

Astronautët në ISS për nëntë vjet janë ngritur nga kozmodromi rus në Baikonur, pasi u stërvitën në Rusi.

Agjencia hapësinore ruse Roskosmos “mirëpriti” ngritjen e anijes SpaceX dhe drejtori ekzekutiv i saj për fluturime të drejtuara, Sergei Krikalyov, tha se “suksesi i këtij misioni do të na japë mundësi të reja”.

“Trampolina funksionon,” tha me shaka themeluesi i SpaceX Elon Musk në një konferencë shtypi sot, në një vërejtje të mençur drejtuar drejtorit të Roskosmos.

Dmitry Rogozin, tha në vitin 2014, në një kohë kur Moska po kërcënonte të ndërpresë bashkëpunimin me Uashingtonin në programin hapësinor, se NASA mund të dërgonte astronautët e saj në ISS në një “trampolinë”.

Vërejtja e Musk ndezi rrjetet sociale ruse në të cilat ishin postuar shumë mesazhe në të cilat përdoruesit talleshin me Rogozin.

Ndryshe, Roscosmos ngarkoi NASA-n rreth 80 milion dollarë çdo fluturim në ISS, gjë që i solli përfitime të konsiderueshme financiare.

“Nëse SpaceX transporton astronautët amerikanë në të ardhmen, “humbja vjetore mund të tejkalojë 200 milion dollarë, një shumë e madhe për Roskosmos dhe për buxhetin e saj prej rreth dy miliard”, tha Andrei Yonin, një ekspert në Akademinë Hapësinore Ciolkovsky në Moskë.

Përveç kësaj, fluturimet e SpaceX mund të nxisin “zgjimin” e sektorit hapësinor të Rusisë, i cili është në “formë shumë më të keqe nga sa pranojnë udhëheqësit”, shtoi Yonin.

Edhe pse Moska nisi pjesën më të madhe të anijeve në orbitë dhjetë vjet më parë, kjo nuk është më rasti sot, pasi ekzistojnë raketa kineze dhe SpaceX.

“Ndërsa ne ishim duke humbur tregun e lansimit, Roskosmos tha që gjithçka ishte mirë, sepse ne jemi të vetmit që dërgojmë njerëz në stacion. Tani ata e kanë humbur atë argument,” theksoi Jonin.

Sektori hapësinor rus vazhdon të vuajë nga korrupsioni, siç dëshmohet nga skandale në lidhje me ndërtimin e një kozmodrom të ri Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë.

“Përveç kësaj, për shkak të mungesës së parave dhe vullnetit të vërtetë politik, nuk ka asnjë inovacion. Programi i Rusisë ka për qëllim përsosjen e “teknologjive Sovjetike”, kujton Andrei Yonin.

Zhvillimi i kompanive private siç është SpaceX, i cili planifikon të pushtojë Marsin, paralajmëron një hap teknologjik që do të jetë i vështirë të vijë.

Për ta mbajtur Rusinë në garë, Yonin propozon që strategjia të përcaktohet nga një organ i pavarur në të cilin do të jenë faktorët kryesorë të sektorit hapësinor rus.

“Presidenti amerikan Donald Trump ka rindërtuar Këshillin Kombëtar të Hapësirës për të vendosur ato synime politike. Ne kemi nevojë për të njëjtën gjë,” tha Yonin.

Vëzhguesit, megjithatë, vërejnë mungesën e vullnetit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili është qartë i përqendruar në zhvillimin e forcës ushtarake, veçanërisht raketave hipersonike me teknologji të lartë.

Çerdhet në Komunën e Obiliqit nuk rihapen nesër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar prindërit, që pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grup-moshat 0-5 vjeç, kanë vlerësuar se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi që për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër, ndërsa, për çdo njoftim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë, ka bërë të ditur kryetari Xhafer Gashi.

Postimi i plotë:

Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grup-moshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi që për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!

Hapen përfundimisht çerdhet: Kurti njofton për lehtësimin e masave që luftonin Covid-19 (Lista)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë me emrin Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar edhe një herë mbi lehtësimet e masave që luftonin pandeminë. 

Ndër këto masa, përfshihen hapaj e kufijve tokësorë, hapja e çerdheve publike dhe atyre private, e po ashtu edhe hapja e kafeterive, bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare me kapacitet të pakufizuar, përcjell Periskopi.

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur edhe ditën e kthimit të klasëve të nënta nëpër shkolla.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar se këto vendime janë marrë në mbledhjen e 38 (nuk shkruhet 38-të ashtu siç e bën gabimisht Kurti) ku munguan ministrat e LDK-së.

Statusi i plotë: 

Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Nga nesër do të hapen:
– çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç dhe niveli parashkollor;
– kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;
– kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.
Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt.

Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.

Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.

Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.

Këta janë astronautët amerikanë që po bëjnë udhëtimin historik në hapësirë

Periskopi.com Lajme

Dy astronautë të NASA-s bënë histori kur ata u nisën të shtunën në një raketë të SpaceX, duke u bërë astronautët e parë që dërgohen në hapësirë nga SHBA-ja në gati një dekadë.

Por çfarë tjetër duhet të dimë?

Udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës zgjat 19-orë. 10 minuta pas nisjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u nda nga pjesa tjetër dhe u ul me sukses në Tokë për t’u përdorur përsëri. Më pas u nda edhe faza e dytë e raketës dhe kapsula e astronautëve vazhdoi udhëtimin drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kur anija e hapësirës Atlantis u nis për herë të fundit nga Cape Canaveral më 8 korrik 2011, ajo drejtohej nga astronauti i NASA-s Doug Hurley.

Tani gati një dekadë më vonë, Hurley është një nga dy pilotët e provës për anijen raketë krejt të re të prodhuar nga SpaceX për këtë fluturim.

Astronauti tjetër është Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, shoku i tij i klasës.

Kush është Bob Behnken

Para nisjes, Behnken është shprehur i emocionuar për këtë mision. “Jam vërtet i entuziazmuar për këtë mision të NASA dhe SpaceX për të rikthyer fluturimin e hapësirës njerëzore në brigjet e Florida-s”, tha Behnken gjatë një konference më 1 maj.

Ai shtoi se ai mezi pret të ndajë misionin dhe përvojën me djalin e tij 6-vjeçar, Theodore. Behnken është i martuar me një tjetër astronaute të NASA-s, Megan McArthur, e cila fluturoi në misionin STS-125 për punën e Teleskopit Hapësinor Hubble në 2009.

Behnken u rrit në Misuri dhe fitoi dy diploma bachelor në fizikë dhe inxhinieri mekanike në vitin 1988 dhe 1992 (respektivisht), në Universitetin Uashington në St. Louis. Ai fitoi një diplomë master në inxhinieri mekanike në vitin 1993 në Caltech dhe një doktoraturë në inxhinieri mekanike në vitin 1997, gjithashtu në Caltech.

Pas shkollës pasuniversitare, Behnken ndoqi Shkollën e Forcave Ajrore në Kaliforni, ndërsa ishte në trupat e trajnimit të oficerëve të Rezervave të Forcave Ajrore dhe shërbeu si inxhinier i provës së fluturimit. Ai regjistroi mbi 1.500 orë fluturimi dhe fluturoi në mbi 25 lloje të ndryshme të avionëve.

Ai u zgjodh në trupin e astronautëve të NASA-s në korrik të vitit 2000. Pas përfundimit të trajnimit të astronautëve, ai shërbeu si shef i degës së operacioneve të stacionit hapësinor në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s. Ai vazhdoi të shërbejë si shefi astronaut i NASA midis viteve 2012 dhe 2015.

Në vitin 2008, Behnken fluturoi në hapësirë ​​për herë të parë në anijen hapësinore Endeavour, si pjesë e misionit STS-123 në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Ai fluturoi përsëri në Endeavor në vitin 2010 për misionin STS-130.  Në total, Behnken ka regjistruar më shumë se 708 orë në hapësirë ​​dhe ka kaluar më shumë se 37 orë jashtë stacionit hapësinor.

Kush është Doug Hurley

Hurley është shprehur po aq i emocionuar sa Behnken që u bë pjesë e këtij fluturimi historik. “Është një nder i madh të jesh pjesë e këtij misioni”. tha ai gjatë të njëjtës konferencë më 1 maj. Ai vuri në dukje se ky fluturim vjen afërsisht pas një dekade dhe se ai dhe Behnken kanë punuar me programin e ekuipazhit tregtar të NASA-s dhe me SpaceX për vite me radhë derisa erdhën në këtë mision. Ai thotë se i është dashur një kohë e gjatë për të arritur deri këtu.

Si Behnken, edhe Hurley është gjithashtu i martuar me një astronaute të NASA-s. Hurley është martuar me astronauten në pension Karen Nyberg, e cila shërbeu si specialist në misionin STS-124 dhe si inxhiniere fluturimi për ekspeditat 36 dhe 37 në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Hurley fitoi një diplomë bachelor në shkencë në inxhinierinë civile në TK, në vitin 1988. Po atë vit, ai u bë nënkolonel i dytë në Korpusin Detar amerikan. Ai më pas vazhdoi të ndiqte Shkollën Themelore në Quantico, Virginia dhe në vitin 1989, hyri në trajnimin e fluturimit.

Hurley u bë aviator detar në 1991 dhe pas trajnimit, shërbeu në tre dislokime në Paqësorin Perëndimor. Ai gjithashtu ndoqi shkollën pasuniversitare Detare në TK, Kaliforni, ku mbaroi Kursin e Aviacionit Detar të Shteteve të Bashkuara dhe Kursin e Instruktorëve të Taktikave, Kursin e Taktikave të Divizionit Detar dhe Kursin e Oficerëve të Sigurisë së Aviacionit.

Në 1997, ai u zgjodh për të marrë pjesë në Shkollën e Testit Pilot Detar të Shteteve të Bashkuara në TK, dhe pas diplomimit, u caktua si pilot testi dhe oficer i projektit me Skuadron e Testit të Avionëve Detarë Strike (VX-23). Hurley mori pjesë në shumë testime fluturimi dhe ishte madje piloti i parë Detar që fluturoi një aeroplan luftarak. Ai ka regjistruar më shumë se 5,500 orë fluturimi në më shumë se 25 lloje të ndryshme të avionëve. Ashtu si Behnken, edhe Hurley u zgjodh në korpusin e astronautëve të NASA-s në korrik të vitit 2000. Ai u zgjodh si pilot dhe, pas dy vjet trajnimesh, u caktua në detyra teknike në zyrën e astronautëve në TK dhe shërbeu si personel kryesor i ndihmës së astronautëve për anijet në misionet STS-107 dhe STS-121. Hurley shërbeu gjithashtu si drejtor i operacioneve të NASA-s në Qendrën e Trajnimit të Kozmonautëve të Gagarin në Star City, Rusi.

Në vitin 2009, Hurley fluturoi në hapësirë ​​për herë të parë në anijen hapësinore Endeavour si pilot në STS-127. Pas këtij misioni, ai shërbeu si shef sigurie i zyrës së astronautëve. Në vitin 2011, ai fluturoi në anijen Atlantis në misionin përfundimtar të anijes hapësinore, STS-135.

Më vonë, në vitin 2014, Hurley u bë asistent drejtori për programin e ekuipazhit tregtar për drejtorinë e operacioneve të fluturimit.

Hajdari urdhëron bizneset t’i largojnë mallrat serbe që nuk e kanë emërtimin e kërkuar nga Kurti

Periskopi.com Lajme

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, sot gjatë ditës, ka nxjerrur urdhëresë për bizneset që operojnë në Kosovë, që t’i largojnë  të gjitha mallrat serbe që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas MEPTINIS, kjo urdhëresë është nxjerrur për zbatim të masës së reciprocitetit të cilën Qeveria Kurti e ka vendosur, në raport me Serbinë.

Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi menjëherë sot, pas nënshkrimit të ministres Hajdari.

Mallrave të Serbisë duhet t’iu shkruajë “Republika e Kosovës” e jo vetëm “Kosovës” si vend i destinacionit.

Gazetari Arben Ahmeti, pronar i ri i Rrokum TV

Periskopi.com Lajme

Gazetari Arben Ahmeti është pronari i ri i televizionit Rrokum TV.

Lajmin e ka bërë të ditur ish pronari këtij televizioni, Migjen Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me kete foto te çastit, e permbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marreveshjen per kalimin e pronesise dhe pergjegjesise te Televizonit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai.
Arbeni sot ka arrite me ndertue nji profil publik dhe ka deshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashke me koleget e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini.Pokeshtu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhane tempo e profesionalizem hapsines mediale ne Kosove! I uroj sukses!”, ka shkruar Kelmendi.

Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin e Vitinë: A nuk patët kohë këto vendime t’i merrni më herët

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është treguar kritike ndaj vendimit të sotëm të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deputetja e PDK-së thotë se këta të dy duhej që këtë vendim ta merrnin ditën e djeshme ose të premten, për arsyen se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sapo u dhanë dy njoftime të rëndësishme nga Kryeministri dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Çerdhet e kopshtet për fëmijët nga mosha 0-5 vjeç do të ri-hapen nga dita e nesërme dhe po ashtu stafi i plotë do të kthehet në vendet e tyre të punës.

A nuk patën kohë z. Kurti dhe z. Vitia të kujdesen që ky vendim të merret ditën e djeshme ose ditën e premte?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që shumë nëna të cilat janë punëtore në sektorin publik dhe privat të përgatiten kur kanë kaq pak kohë?.

E çuditshme: Eksperti i VV-së në KEK vendos ta pranojë vullnetin e zotit, Nushi e përqesh edhe për gabime drejtshkrimi

Periskopi.com Lajme

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për postimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit të KEK-ut, i  cili është mjaft i çuditshëm derisa flet për një ngjarje të dhimbshme.

Emri i këtij kryeshefi është Luigj Imeri, dhe i cili bën gabime elementare gjuhësore kur shkruan “tijë” në vend të “tij” apo “jetojn” në vend të “jetojnë”, e “ndrronë” në vend të “ndërron”, etj.

Po ashtu, në mënyrë të çuditshme në po të njëjtin status ai vlett edhe për “vullnetin e zotit” për vdekjen në fjalë, e të cilin e quan “një e të pandryshueshëm” por çuditërisht shton “si të tillë më duhet ta pranojë edhe unë.”

Kjo ndjell kujtimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi, e i cili ishte kontestuar nga Vetëvendosje. Kurti e kishte quajtur këtë vendim “të papranueshëm”, shkruan Periskopi.

Nushi ironizon me këtë status duke thënë “Ani thojshin “i kemi vendosë ekspertët më të mirë të vendit dhe i kemi largu hajnat”.

Statusi i plotë:

Veseli dhe vajza tij sot kanë ditëlindjen

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe vajza e tij, Rrita festojnë në të njejtën ditë ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Veseli ka thënë se duhet përkushtim për ta bërë Kosovën me të mirë dhe më të sigurt për ta.

“Ditëlindjet e fëmijëve na kujtojnë sa e rëndësishme është familja dhe sa përkushtim na duhet për ta bërë Kosovën edhe më të mirë e të ardhmen më të sigurtë për ta. Rrita jonë sot mbushi 9 vjet! Urime pafund dhe gjithë të mirat e kësaj bote për ty dhe fëmijët e tjerë që festojnë sot ditëlindjen”, ka shkruar ai.