Beatrix Ramosaj pozon në bikini, ju lë gojëhapur

Periskopi.com Showbiz

Beatrix Ramosaj po shijon disa ditë pushimi në Turqi.

Ndonëse jo në muzikë, Beatrix gjatë kësaj vere ka qëndruar mjaft aktive me postime të llojllojshme në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi ka ikur së bashku me mikeshën e saj Anxhelinën për disa ditë pushimi në bregdetin turk, prej nga nuk kanë munguar as imazhet joshëse.

Bukuroshja e cila numëron qindra mijëra ndjekës në Instagram ka publikuar një seri fotografish së fundmi ku shfaqet në bikini rozë dhe në fokus vë linjat e përkryera.

 

View this post on Instagram

 

TALK TO ME NICE 💗✨👀

A post shared by Beatrix Ramosaj (@beatrixramosaj) on

Humb 80 vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Periskopi.com Lajme

Enver Berkolli, 80 vjeçar, ka humbur. Familjarët e tij nuk po mund të kontaktojnë me të.

Ai për herë të fundit është parë tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë rreth orës 17:00.

Familjarët e tij po kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të gjejnë atë.

Bordi i kërkon Bartomeut që të shikojë për një largim miqësor të Messit nga Barcelona

Periskopi.com Sporti

Duket se te Barcelona janë të gatshëm që të lënë Lionel Messin të largohet nga klubi në këtë verë.

Presidenti Josep Maria Bartomeu po insiston që skuadra që do të transferojë yllin argjentinas duhet t’i paguajë 700 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.

Bordi nuk dëshiron që edhe më tutje të krijohet një rrëmujë në klub dhe kanë kërkuar nga Bartomeu që të gjejë një opsion për t’i ndarë rrugët në mënyrë më miqësore. Blaugranasit mund të ulin çmimin e 33-vjeçarit dhe të vlerësojnë kontributin e këtij të fundit të dhënë për 20 vite me radhë në Camp Nou. Messi në anën tjetër po e kërkon largimin si lojtar i lirë dhe nuk beson se ka klauzolë në kontratën e tij.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po e dëshiron kalimin vetëm te Manchester City, derisa babait të tij i janë ofruar dy vite kontratë që argjentinasi të vazhdojë të luajë për katalunasit. /Telegrafi/

 

Shifër alarmante: 298 persona vdiqën nga Covid-19 në muajin gusht në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Më shumë se gjysma e 525 vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë janë regjistruar në muajin e gjashtë të përballjes me pandeminë. Vetëm në 31 ditët e muajit gusht 298 persona humbën betejën me virusin. Kjo paraqet një mesatare prej gati 10 vdekjesh për ditë.

Në muajin gusht Kosova hyri me 8330 raste pozitive të konfirmuara. Më 31 korrik ishin të regjistruara 227 vdekje si pasojë e virusit. Ndërsa tash, muaji i tetë i vitit po mbyllet me 13 mijë e 454 të regjistruar si të infektuar e 525 viktima. Për vetëm 31 ditë të këtij muaji, në Kosovë janë regjistruar 5124 raste të reja pozitive me COVID-19, apo me mesatare prej 165 rastesh pozitive në ditë.

Komuna më e prekur mbetet Prishtina me më shumë se 4200 raste pozitive.

Dita më e rëndë e muajit gusht për Kosovën ishte 6 gushti me 16 viktima, transmeton Koha. Sa i përket rasteve të reja dita më e rëndë ishte 3 gushti me 250 raste.

Më 24 gusht u regjistruan më së paku raste pozitive, 99. Kjo ishte dita e vetme e këtij muaji me numër dyshifror të rasteve të reja. Data 28 gusht regjistroi numrin më të vogël të viktimave nga COVID-19, me një person të vdekur si pasojë e koronavirusit. Ajo e premte ishte dita me numrin më të vogël të viktimave në një muaj e gjysmë për Kosovën.

Pos shtimit të lartë të shifrave të vdekjes dhe rasteve pozitive, në Kosovë gjatë muajit gusht u shëruan 5017 persona. Numri total i të shëruarve ka arritur në 9595.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 356 persona të konfirmuar me COVID-19, prej tyre 120 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 236 të tjerë në spitalet rajonale në Kosovë.

Për një muaj në Kosovë u kryen 14626 testime. Deri tash në Kosovë janë kryer 51135 testime.

Në shtator, Kosova hyn me 3334 raste aktive me COVID-19.

Qytetari i Shqipërisë ndjen mall për diktatorin: Të kam urryer, më fal Enver

Periskopi.com Lajme

Rrezarta Shkurta, nusja e diktatorit Enver Hoxha ka ndarë një shkrim nga një qytetar kushtuar Enverit, dhe e ka ndarë atë në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Në letrën e shkruar thuhet se dikur ai urrente diktatorin dhe dëshironte liri, por tani ndjehet i penduar dhe kërkon falje.

Postimi i plotë:

“Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime.

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët lozin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën sin ë një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’I kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin im, sikur na ironizon dhe më dhemb më shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme si ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda…

Thjesht pra ka ardhur koha të them: Na fal Enver…”

    

Zyra e Auditimit gjen shkelje në qeverisjen e Haskukës në Prizren

Periskopi.com Lajme

Në Komunën e Prizrenit, Zyra e Auditimit ka gjetur disa shkelje. Një ndër shkeljet e evidentuara janë ato për tenderët, që u është dhënë kompanive me borxhe tatimore. Të njëjtit kanë vërejtur edhe punësimet pa procedura të rekrutimit. Kritika për qeverisjen e Mytaher Haskukes kanë edhe nga Opozita. Në dhjetor të vitit 2017, morri mandatin e kryetarit të Prizrenit. E si zakonisht, edhe Mytaher Haskuka ishte nën llupën e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ky organ për vitin 2019 ka gjetur disa shkelje, që janë bërë nga kjo komunë. Ndër shkeljet që janë gjetur është edhe dhënia e një tenderi një kompanie që ka borxhe tatimore të pashlyera ndaj shtetit.

Por, shkelje qeverisjen lokale të Prizrenit nuk pati vetëm në procedurat tenderuese.
Auditori Gjeneral ka gjetur se gjatë vitit të kaluar janë punësuar njerëz në komunë “pa procedura të thjeshtësuara të rekrutimit”, duke u bazuar në “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta”. Këtu raportohet edhe për pa rregullsi të tjera.

Gjithashtu, Zyra e Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Prizrenit, nuk ka përmbushur shumë rekomandime të vitit paraprak.

Më saktësisht, nga 29 rekomandimet, e dhëna për PFV-të e vitit 2018, deri në fund të auditimit për vitin 2019, 8 rekomandime janë zbatuar, 3 ishin pjesërisht të zbatuara, ndërkaq 6 ishin rekomandime të mbyllura dhe 12 nuk janë zbatuar ende.

Raportin e vitit 2019 e ka pranuar edhe vet kryetari Mytaher Hasakuka, dhe nuk ka bërë vërejtej për të gjeturat. Por, i njëjti nuk i është përgjigjur interesimit të T7 në lidhje me të gjeturat e auditorit, për komunën që ai e drejton.

Njëjte kanë vepruar edhe zyrtarët e tjerë në këtë Komunë. E në lidhje me këto gjetje nga ZKA, kanë reaguar opozita në qytetin e Prizrenit.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike, Shyqri Totaj ka thënë Haskuka ka treguar qeverisje të dobët. Kritika për Haskukën kanë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, qytetarët duket se nuk janë të pa kënaqur nga qeverisja lokale.

Disa prej tyre janë shprehur se e kanë pëlqyer punën e kryetarit Por pati edhe të atillë që patën kritika./T7/

 

Të shtëna me kallashnikov në Podujevë, dëshmitarët: Ka të plagosur

Periskopi.com Lajme

Të hënën rreth pas orës 19:00, ka pasur të shtëna me kallashnikov në rrugën “Fahri Fazliu”, në Podujevë.

Dëshmitarët në vendngjarje i kanë thënë GazetësBlic se nga të shtënat është mbetur i plagosur një person.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

 

‘Flamuri serb valvitet përsëri në Podgoricë’ – Festojnë mediat e Beogradit

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe shkruajnë për festën që po bëhet në Malin e Zi pasi Gjukanoviq do të jetë në opozitë dhe partitë-pro serbe do të jenë në pushtet.

“Mali i Zi është zgjuar, të shenjtit duhet ta mbrojnë veten”, janë disa nga mesazhet që publikojnë mediat serbe nën titujt: “Flamuri serb valvitet përsëri në Malin e Zi’.

Milo Gjukanoviq do të jetë në opozitë pasi tri grupimet opozitare janë bashkuar për t’ia marrë pushtetin. Partitë pro-serbe kanë marrë përkrahjen edhe të partisë së shqiptarit, Dritan Abazoviq.

Abazoviq në zgjedhjet e djeshme me koalicioni “E zeza mbi të bardhën” mori 5.57 të votave.

Ndërkaq në një takim të mbajtur sot mes liderëve të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, sipas Vijestit, liderët janë pajtuar shpejtë për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

Ky shtet kërkon vullnetarë për të testuar vaksinën ruse anti Covid-19

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë të bërë Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se kërkon vullnetarë për të testuar vaksinën e zhvilluar nga Rusia kundër  Covid-19.

Rusia ishte vendi i parë i cili regjistroi në 11 gusht zyrtarisht një vaksinë kundër koronavirusit, mirëpo imunologët kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë me të cilën është zhvilluar dhe nëse i është nënshtruar testimeve të nevojshme.

Qeveria e Venezuelës, e cila ka marrë miliarda dollarë kredi nga Rusia për të mbështetur ekonominë e saj të trazuar, tha që do të ishte e gatshme të merrte pjesë në provat klinike.

“Në ditët në vijim, ne do të kërkojmë vullnetarë që të vaksinohen”- njoftoi Presidenti Maduro ditën e diel.

Gjithashtu ai tha se një bllokim mbarëkombëtar do të rifillojë ditën e hënë për të frenuar përhapjen e virusit.

Venezuela ka më pak se 50,000 raste të regjistruara të koronavirusit dhe 381 vdekje, një numër shumë herë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.

Por ekspertët e shëndetit thonë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë pasi shumë venezuelianë nuk testohen nga frika. Qeveria fajësoi emigrantët e kthyer për përhapjen e Covid-19.

A e dini se gratë gënjejnë për orgazëm

Periskopi.com Zoya

Vajza herë pas here thonë gënjeshtrën e çuditshme në shtrat.

Sekspertja Nadia Bokody thotë se ajo kurrë nuk është takuar me një grua që nuk i ka thënë të paktën njërit prej këtyre katër gënjeshtrave të zakonshme të dhomës së gjumit, përfshirë mrekullinë për burrërinë e partnerit të tyre.

Nadia argumenton se gratë janë “të kushtëzuara për të lënë mënjanë nevojat tona për të akomoduar të tjerët” dhe për këtë arsye bien përsëri në këto gënjeshtra për të siguruar partnerët e tyre.

Orgazëm e rreme
Edhe pse Nadia pretendon se shumica e grave do të kenë falsifikuar një orgazëm të paktën një herë, ajo shkroi: “Unë nuk kam takuar një burrë i cili nuk është i bindur se çdo grua që është në shtratin e tij ndonjëherë ka shijuar një kulm kënaqësie”.

Nadia i referohet një studimi për vitin 2019 i cili zbuloi se mbi gjysmën e Britanikëve nuk mund ta lokalizonin as vaginën në një diagram anatomik.

Të mahnitura mbi madhësinë e penisit
E natyrshme është të dëshirosh të komplimentosh partnerin tënd në shtrat, por Nadia thotë se të thuash se penis i tyre është “shumë i madh” është një “gjë aq e vjetër sa vetë koha”.

Sipas Nadia, këto janë të njëjtat goditje që supozojnë se madhësia e penisit lidhet me aftësinë për të sjellë shpejt një grua në orgazëm, që do të thotë se ata “nuk posedojnë njohuri pune për rrugën aktuale të kënaqjes sonë seksuale”.

Të pretendosh të jesh i papërvojë
Për më tepër, Nadia pretendon se disa gra do të pretendojnë se janë të papërvojë në shtrat për të forcuar egon e partnerëve të tyre, edhe nëse nuk janë të pasigurt.

Duke përshkruar këtë lloj partneri seksual, Nadia pretendon se ata nuk mund të përballojnë faktin se partnerja ka pasur partnerë seksual para tij.

Insistimi që ju keni një ‘epsh të ulët’
Nëse nuk jeni vërtet duke u lidhur me partnerin tuaj në atë mënyrë, ka kuptim pse disa gra do të gënjejnë dhe thonë se thjesht nuk janë aq të interesuara për seksin.

Britania i jep Serbisë dron për kërkimin e të zhdukurve, Odalloviq: Do t’i kërkojmë të zhdukurit tonë në Kosovë

Periskopi.com Uncategorized

Britania e madhe ka financuar një dron, përmes të cilit Serbia do të kërkojë të zhdukurit e konflikteve në ish-Jugosllavi, të cilët dyshohet se janë të varrosur në varreza masive.

Donacioni i kësaj pajisjeje për hulumtim të terrenit i është dorëzuar Beogradit më 31 gusht, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Nga ana tjetër, Beogradi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Prishtina që të hulumtojë disa terrene, në të cilat dyshohet se ka serbë të vrarë.

“Fillimisht do të hulumtohen tri lokacione të propozuara nga Prishtina, ku pretendohet se ka shqiptarë të vrarë. Një lokacion është në afërsi të Rudnicës, tjetri është Kozarevë që gjendet në mes të Rashkës dhe Novi Pazarit kurse lokacioni i tretë është në afërsi të Sjenicës. Këto informacione i kemi marrë nga Prishtina dhe jemi pajtuar që t’i verifikojmë”, – ka thënë Velko Odalloviq, kryetari i Komisionit të Qeverisë serbe për të Zhdukurit.

Odalloviq ka theksuar se Beogradi ka informacione për disa lokacione në Kosovë ku ka serbë të vrarë, duke thënë se bëhet fjalë për Kosharen, Liqenin e Livoçit dhe rajonin e Llapushnikut.

Ai ka thënë se Komisionet për të Pagjeturit, të Kosovës dhe Serbisë, do të takohen në Prishtinë më 16 shtator.

“Aty do të merremi vesh për dinamikën e punës. Ne do të bëjmë planin e aktiviteteve tona për tri lokacione të cilat i përmenda. Nëse Prishtina ka ndonjë kërkesë tjetër do të shohim se a mund t’i përgjigjemi në këtë periudhë të shkurtër para dimrit”, – ka thënë mes tjerash ai.

Përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ambasadës britanike dhe qeverisë serbe kanë thënë se në vend të kërkimit të komplikuar me makineri ndërtimore, hulumtimi i lokacioneve të dyshimta do të bëhet me këtë pajisje elektronike, e cila heton ndryshimet e tokës deri në 10 metra thellësi.

Kosova vazhdon të ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë nga vitet 1998-‘99.

 

Oksford: Kosova në krye të listës së vendeve europiane për masat kundër COVID-19

Periskopi.com Lajme

Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infeksioni i Covid-19, duke zhvilluar një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19, bazuar në 17 tregues.

Kosova (rezultati prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së masave europiane, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të keq, 8.33 nga 100.

Shqipëria me rezultatin 53.7 nga 100 pikë maksimalja, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia.

Nga vendet e Bashkimin Europian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 /100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).

Renditja bazohet në
– reagimin e qeverisë
– mbështetja ekonomike që i ofrohet popullatës
– kontrollet dhe masat e ndërmara në sistemin e shëndetit publik
– ashpërsia e masave
Parametri i fundit tregon në mënyrë specifike ashpërsinë e masave të ndërmara nga qeveritë dhe synon të nxisë diskutimin se cilat janë masat më të përshtatshme kundër epidemisë.

Si llogaritet indeksi?

Dr Anna Petherick, bashkëautore e studimit tha se “Për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 zëra si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit”, dhe se “Rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërrojnë ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.

Qëllimi i hulumtimit, thonë autorët, – nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit – pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera – por “për të dhënë një kontribut për pandeminë”.

Sa më të rrepta të jenë masat, aq më mirë

Studiuesit e Oksfordit, u deklaruan në lidhje me hulumtimin se kombinimi i masave vazhdon të jetë i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë do kemi përfitimet më të mëdha shëndetësore. Sipas tyre, të dhënat tregojnë se numri i ulët i vdekjeve të lidhura me Covid është i ndërlidhur me ashpërsinë e masave qeveritare dhe shpejtësinë e zbatimit të tyre.

TEB vazhdon përkrahjen e “Dardanëve”

Periskopi.com Lajme

Banka TEB vazhdon të jetë përkrahëse e fuqishmë e përfaqësueses së Kosovës të futbollit edhe për edicionin e ardhshëm kualifikues.

Një bashkëpunim i filluar katër vite më parë kur filloi edhe rrugëtimi i futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka vazhduar me një bashkëpunim të ri ndërmjet bankës TEB Sh.A. dhe Federatës së futbollit të Kosovës (FFK).

Marrëveshja e sponsorizimit është zyrtarizuar me një konferencë rasti sot në Prishtinë, sipas të cilës Banka TEB vazhdon përkrahjen e përfaqësueses së Kosovës në futbolli edhe për dy vite të ardhshme.

Drejtori menaxhues i TEB Sh.A., Orcun Ozdemir u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e zgjatur. “Kemi filluar përkrahjen e futbollit të Kosovës që në ditët e parë të përafqësimit ndërkombëtar dhe këtë po e vazhdojmë edhe sot. Falenderojmë Federatën e futbollit të Kosovës dhe presidentin, Ademi i cili ka aprovuar bashkëpunimin tonë që shpresojmë të vazhdojë edhe më tutje”, tha ai.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi shprehu falenderim për Bankën TEB për mbështetjen e dhënë. “E vlerësojmë larttë bashkëpunimin me Bankën TEB që nga ditët e para të ndërkombëtarizimit dhe shpresojmë se këtë besim përveq obligimeve kontraktuale do ta shpërblejmë edhe me paraqitje të mirë”, tha ai.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u shpreh falendërues që bashkëpunimi me një sponsor si TEB do të vazhdojë edhe për një periudhë kualifikuese, e cila fillon me ndeshjen e 3 Shtatorit në Parma të Italisë ndaj Moldavisë nikoqire dhe tri ditë më vonë ne “Fadil Vokrri” me Greqinë mysafire.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Vaksinimi vetëm një herë kundër Covid-19, i pa mjaftueshëm

Periskopi.com Shëndeti

Edhe kur bota të zhvillojë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dy doza, jo vetëm një dhe kjo mund të shkaktojë probleme, raporton CNN.

Një nga problemet është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve.   Shqetësime të tjera të mundshme kanë të bëjnë me bindjen e njerëzve.  Bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta.

“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e  kemi provuar më parë,” tha Kelly Moore , mjeke në Universitetin Vanderbilt.

Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në Fazën 3 të provave klinike. 30,000 vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe Pfizer me 21 ditë.

AstraZeneca pritet të fillojë provat e Fazës 3 këtë muaj. Novavax  ende nuk ka filluar provat e Fazës 3 por ka përdorur dy doza në provat e tyre të mëparshme, shkruan abcnews.al

Në provat e ardhshme të fazës 3 të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza.Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë  vaksina të Hepatitit A dhe vaksina  Herpes – kërkojnë dy doza.

Disa kërkojnë edhe më shumë – fëmijët marrin pesë doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.

Do të jetë shumë e vështirë të bindësh amerikanët të vaksinohen vetëm një herë, imagjinoni 2 herë. Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas.

Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milion doza për 330 milion amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur.

Cakolli ironizon me Skënder Hysenin: Me u blloku puna najsen Skenda i lë bakshish Trumpit

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli ironizon me delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë në Amerikë duke shkruar:

Krejt ymytin e kam te Skeënder Hyseni. E di qe me u blloku puna naj sen, Skenda me një bakshish 100$ për Trumpin, na nxjerr prej situate

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, plagoset një person

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.

Policia e Kosovës  ka dhënë detaje rreth rastit.

“Sot rreth orës 17:58, është raportuar për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Sami Gashi”, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënese e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor drejt QKUK-së.

“Viktma është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, kurse për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK Prishtinë”.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe arma e cila dyshohet që është përdorur në rast, është konfiskuar nga policia.

Brenda burgjeve të ‘ferrit’ në Arabinë Saudite (Foto)

Periskopi.com Lajme

Me mijëra emigrantë janë duke u mbajtur në burgje në Arabinë Saudite pasi ekziston frika e përhapjes së koronavirusit.

“Sunday Telegraph” ka publikuar disa pamje të emigrantëve të cilët qëndrojnë të burgosur brenda qelive të vogla në kushte të tmerrshme dhe në temperatura tejet të larta.

Media britanike citon emigrantët, të cilët shprehen se trajtohen si kafshë nga rojet e burgut, të cilët sipas tyre ushtrojnë i dhunojnë.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Arabia Saudite ka burgosur me mijëra emigrantë të paligjshëm nga shtetet afrikane për t’i ndaluar ata të përhapin koronavirusin.

Një foto e shkrepur me një telefon të futur “kontrabandë” tregon emigrantët e zhveshur të shtrirë në dyshemenë e një qelie. Në një tjetër foto, një trup i pajetë është mbuluar me një batanije, ndërsa të tjerë luftojnë për ushqim dhe ujë të pijshëm.

“Këtu është ferr. Na trajtojnë si të ishim kafshë, na rrahin çdo ditë. Krimi i vetëm që ne kemi bërë është se jemi larguar nga vendi ynë për një jetë më të mirë.

Ata na rrahin me kamxhikë sikur të ishim vrasës”, shprehet Abebe, një emigrant nga Etiopia, shkruan “Sunday Telegraph”.

Të tjerë thonë se ata nuk marrin asnjë trajtim mjekësor, ndërsa papastërtitë nga tualetet derdhen në qelitë e tyre.

Sipas “Sunday Telegraph”, një nga burgjet është në Al Shumaisi afër Mekës, ndërsa një tjetër është në Jazan, afër kufirit me Jemenin.

Glauk Konjufca flirton me Ramush Haradinajn: Kurrqysh s’duhet me heqë dorë nga presidenti

Periskopi.com Lajme

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka flirtuar me kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk duhet “kurrqysh të heqë dorë nga kërkesa për t’u bërë president,” pasi është i “pashantazhueshëm me zgjedhje” pasi i fiton gjithnjë nga 10 deri në 11 për qind, shkruan Periskopi.

I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm politik me AAK-në, ai u shpreh.

“Bashkëpunimi në të kaluarën (me AAK-në) nuk ka mungu. Nuk e përjashtojmë mundësinë që prapë të vijmë në një momentum të tillë që të bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë vullnet të mirë. Që kanë interes për Kosovën.”

Haradinaj gjatë muajve të kaluar kishte sulmuar ashpër Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje./Periskopi/

Ja shuma marramendëse që do të duhet të paguaj Messi për shkak të mosparaqitjes në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi pritet të ndëshkohet me një milion euro gjobë, shkaku i mosparaqitjes në stërvitjen e parë të Barcelonës për këtë javë.

Ronald Koeman kishte njoftuar të gjithë lojtarët për planin stërvitor që do të zhvillohet në këtë javë, derisa ylli argjentinas nuk është shfaqur.

Për më shumë, 33-vjeçari mungoi edhe në testimet kundër Coronavirusit, gjersa po e kërkon largimin nga klubi në këtë verë.

Messi do të gjobitet nga Barcelona me një milion euro, mirëpo kjo gjë nuk pritet të zbusë situatën.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se e dëshiron kalimin te Manchester City, por katalunasit duan 700 milionë euro nga largimi i tij, aq sa është klauzola.

Detaje tronditës 23 vjet pas vdekjes së Princeshë Dianës

Periskopi.com Showbiz

Sot bëhen 23 vjet nga vdekja e Dianës, por “Princesha  e popullit”, vazhdon të admirohet dhe të ngjallë kureshtje të madhe edhe në ditët tona.

Vdekja e saj është rrethuar me mister e teori konspirative.

Tani, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson, ka rrëfyer se Lady Diana ishte e frikësuar për jetën, dhe për këtë arsye, mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e veta të gjakut.

Ajo, sipas tij, druhej se do të sulmohej, ndaj i mbante rezervat me vete.

Perveç kesaj, secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte gjak nëse ajo do kishte nevojë”, është shprehur Jephson.

Princesha e Ëellsit ndërroi jetë pas një aksidenti fatal me makinë 31 gushtin e vitit 1997.

Thuhet se ajo ishte me të dashurin e saj “sekret” kur u aksidentua dhe po përpiqej t’iu shmangej paparacëve, që donin ta fotografonin.