Gjukanoviqi: Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të parandaluar krijimin e një Serbie të Madhe

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se ai do të kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet të rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë tonë.

Gjukanoviçi akuzon Kishën Serbe së po mundohet ta larogi Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.

“Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme. Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt, dhe se civilizimi Evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura, dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian “, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç thotë së është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan, ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popatë e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojm projektët serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nga Beogradi por edhe nga shteti serb.

Raka: Pas zbutjes së masave, nuk pati inspektim nga institucionet përgjegjëse

Periskopi.com Lajme

Infektologu Lul Raka ka thënë se numri i madh i rasteve me COVID-19 erdhi pasi masat u liruan menjëherë.

Ai ka thënë se numri i madh i rasteve të infektimit erdhi pasi lirimi i masave nuk u përcjell me inspektim strikt.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullit mendoi që me lirimin e masave shkoi virusi dhe do t’i kthehemi jetës normale. Njëkohësisht lirimi i masave nuk u përcjell me inspektim strikt nga autoritetet, dhe në momentin kur patëm sfidë në korrik e gusht, dhe kur pati sinkron kur njerëzit filluan t’i respektonin masat, në anën tjetër pat inspektim nga autoritet, i pamë rezultatet”, ka thënë ai.

Raka ka thënë se është kundër mbylljes së serishme, duke shtuar se nëse secili segment e kryen pjesën e vet, virusi do të menaxhohet.

“Ky është një reflektim i asaj që nëse secili segment e kryen pjesën e vet pandemia bëhet e menaxhueshme. Ne kemi qenë kundër mbylljes së serishme sepse virusin e kemi pasur në komunitet dhe do ta kemi. Ne e kemi kryer gjysmën e maratonës dhe edhe në këtë sfidë nëse secili i kryen pjesën e vet, menaxhimi do të jetë më i lehtë. Ne do të bashkëjetojmë me virusin por duhet të mësohemi me realitetin e ri”, ka thënë ai.

Arsyeja pse sonte dështoi prezantimi i transferimit të ri të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Sergino Dest iu është nënshtruar testeve mjekësore të mërkurën në mëngjes te Barcelona, por zyrtarizimi nuk do të bëhet sonte (e mërkurë).

Dest ka kaluar te Barcelona për një shifër prej 20 milionë euro, plus 5 milionë  euro të tjera në formë bonusesh.

I riu 19-vjeçar i Ajaxit do të vijë që ta forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Nelson Semedo te Wolves.

Lojtari arriti në Kataluni të martën në mbrëmje, ku sot kreu testet mjekësore, por zyrtarizimi i tij do të bëhet të enjten ose të premten, pasi disa dokumente ende nuk janë përfunduar.

Eksperti amerikan i sigurisë: Specialja është në favor të serbëve

Periskopi.com Lajme

Eksperti Amerikan i sigurisë, Daniel Serwer ka komentuar Gjykatën Speciale.

Ai thotë se kryesit e krimeve të luftës duhet të mbahen përgjegjës, por potencon faktin se Specialja është në favor të serbëve.

Profesori i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Uashington thotë se Serbia po ngurron të mbajë përgjegjës komandantët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

Serëer shton se Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të merret me këtë cështje.

Ish këshilltari ministror në Departamentin e Shtetit Amerikan thotë se kjo çështje duhet të futet edhe në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Para Gjykatës Speciale me 1 tetor do të dal edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

VV thotë se inspektori i arrestuar për ryshfet është anëtar i PSD-së por ky mesazh përgënjeshtron partinë e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Dega e VV-së në Prishtinë ka dalur me një reagim pas arrestimit të një inspektori të Komunës së Prishtinës i cili u kap në flagrancë për ryshfet.

Sipas reagimit thuhet se i arrestuari nuk është anëtar i VV’së dhe ka dalë nga partia në kohën kur një pjesë e saj formoi PSD’në.

“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.”, thuhet në reagim.

Por, në Facebook po qarkullon një fotografi e cila hedhë poshtë reagimin e VV’së në të cilin thuhet se Gafurr Rexha është anëtar i PSD’së.

Rexha në ditën e zgjedhjeve kishte publikuar një fotografi në profilin e tij në FB duke e përkrahur Vetëvendosjen dhe sloganin e tyre në zgjedhje “Erdhi dita”.

“Unë besoj që erdhi dita, doli dikush që ngrehi ujin e qoj MUTIN te poshtë!”, kishte shkruar ai.

Gjithashtu, se Gafurr Rexha është pjesë e VV’së, nuk e ka mohuar as nëkryetari Glauk Konjufca i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që është pjesë e tyre.

Ndërkohë, Periskopi ka raportuar se Gafurr Rexha është kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Rimanishtë-Qendra Prishtinë, për të cilin posedon edhe dokument.

Ndryshe VV për çdo emër të përfshirë në ndonjë skandal thonë se janë anëtarë të PSD’së dhe jo të tyre./Periskopi/

 

Vinicius heroi i Real Madridit, fitore shumë e vështirë kundër Valladolidit

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka shënuar një fitore minimale (1:0) por shumë të rëndësishme përballë Valladolid në ‘Alfredo di Stéfano Stadium’, në kuadër të xhiros së katërt të La Ligas.

Edhe pse ishin favoritë në letër, Real Madrid ka vuajtur jo pak për të marrë këto tre pikë përballë Valladolid.

U desh të pritej minuta e 65’ që Real Madrid të shënonte golin e epërsisë në këtë ndeshje.

Ishte i ardhuri nga bankina, Vinicius Junior që realizoi për ‘Los Blancos’, që në fund doli të ishte goli i vetëm në këtë ndeshje.

Real Madrid deri më tani në La Liga ka zhvilluar tri ndeshje, duke grumbulluar shtatë pikë.

Klinaku publikon një SMS ku thuhet se janë nga Gjykata Speciale, ka kërkesë ndaj Policisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka postuar një fotografi ku shihet një SMS i dërguar në drejtim të tij, ai këtë e quajti provokim dhe shqetësim.

Klinaku tha se shqetësimet për të nuk kanë të ndalur në këto orë të vona.

Ai kërkoi nga policia t’i hetojëse kush dhe përse po i bënë këto.

Ky është postimi i tij i plotë:

Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona!
Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto.

Atalanta i ka treguar Lazios së Muriqit sonte si luhet futbolli

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 1:4 ndaj Lazios në transfertë. Skuadra zikaltër ka fituar me “poker” duke shkatërruar ekipin kryqytetas.

Atalanta gjeti golin e parë që në minutën e 10-të me Gosens, ndërsa në minutën e 32-të ishte Hateboer që dyfishoi epërsinë, ndërsa Gomez vulosi pjesën e parë në 0-3.

Lazio u zgjua në pjesën e dytë duke hapur ndeshjen me Caicdon, por ishte sërish kapiteni zikaltër, Papu Gomez që shënon një supergol duke mposhtur Strakoshën për herë të 4-t e duke vulosur përfundimisht ndeshjen në 1-4.

Kjo ishte fitorja e dytë e Atalantës në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura, ndërsa Lazio pësoi kështu humbjen e parë të sezonit.

Musliu-Shoshi tregon se kur PDK do t’ia japë votat VV-së për rrëzimin e Hotit

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje po thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe për këtë po gjen arsyetime.

Por, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se do t’ia japin votat në një moment të caktuar.

“Zgjedhjet patjetër se janë zgjidhje. Ne si PDK jemi opozitë dhe atëherë kur e shohim se është e nevojshme të kemi mocionin e Vetëvendosjes, ne aty do të japim edhe votat tona. Sidoqoftë, nëse Qeveria është stabile ne mund të vazhdojmë edhe kështu”.

Për marrëveshjen në Washington që nënshkroi kjo Qeveri, Musliu-Shoshi akuzoi edhe për mostransparencë.

Derisa ajo po këmbëngul se PDK ka një propozim më të mirë rreth formimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si dhe se është një parti për t’u marrë shembull për opozitarizëm.

“Joserioziteti është shumë më i dëmshëm kur vjen nga pozita, siç i kemi parë edhe së fundi, qoftë në dialog, qoftë në çështje të tjera  kur s’kanë konsensus të brendshëm në koalicion. Ne si PDK jemi të vetëdijshëm që Kosova ka nevojë për institucione stabile, sidomos në kohën e pandemisë, krizën ekonomike, Gjykatën Speciale, dialogun dhe çështje të tjera të rëndësishme, me të cilat Kosova është duke u përballë tani. PDK ka qenë mjaft konstruktive dhe ka dhënë shembullin se si një opozitë duhet ta luajë rolin e vet karshi interesave të qytetarëve tonë. Ne e kemi votuar buxhetin dhe kur u bë rishikimi i tij, po ashtu votuam edhe për marrëveshjet ndërkombëtare”.

“PDK është mjaft konstruktive edhe tash për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tjetër është që nga opozita nuk kemi qasje të bashkëpunimit. Substancë e këtij ligji është Trusti dhe për atë është një populizëm që është shfaqur te qytetarët tonë. Ekziston mundësia që t’i marrin 30 për qind përderisa ato janë paratë e tyre dhe duan që t’i shfrytëzojnë dhe si rrjedhojë ne kemi marrë një nismë që në projektligj të jetë vetëm Trusti dhe kjo mund të kalohet brenda ditës”.

“Përndryshe ligji nuk është substancial dhe s’është që i ndihmon bizneset dhe nuk është që i jep një dritë ngritjes ekonomike të vendit tonë”.

Deputetja e PDK-së tha se nuk është e qartë se çka ofron konkretisht ky ligj.

Real Madridi më në fund shkund Valladolidin, Vinicius ka shënuar

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka kaluar në epërsi si nikoqir i Valladolidit, në kuadër të javës së katërt në La Liga, shkruan Periskopi.

Vinicius Junior ka realizuar në minutën e 66-të, pas një tollovie në zonën e skuadrës kundërshtare.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Rëndësia e një gjumi të mirë dhe të shëndoshë

Periskopi.com Shëndeti

Nuk jeni të vetëm nëse gjatë pandemisë keni hasur në probleme për të bërë gjumë të mirë të natës. Derisa pagjumësia e kohëpaskohshme nuk është ndonjë problem i madh, kalimi i shumë netëve pa bërë gjumë të plotë dhe të shëndetshëm mund të krijojë probleme në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Prandaj është shumë e rëndësishme të flini mirë dhe rregullisht.

Shkencërisht është vërtetuar se aftësia jonë për t’i përmbushur detyrat më të thjeshta ditore, për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të ndërmarrë vendime të mira, përmirësohet dukshëm kur bëjmë gjumë të mirë.

Derisa jemi në gjumë të natës trupi ynë prodhon hormone të cilat i luftojnë infeksionet dhe pezmatimet e ndryshme, si dhe ia mundësojnë zemrës sonë të pushojë, transmeton Koha.

Dhe si mund ta përmirësojmë kualitetin e gjumit të natës?

Gjëja e parë që duhet bërë, është ta kuptoni rëndësinë e melatoninës, hormoni të cilin truri ynë e prodhon. Gjatë ditës, ne kemi prodhimtari të ulët të këtij hormoni, por gjatë natës kjo sasi shtohet dukshëm, çka edhe e bënë trupin tonë të ndihet i lodhur. Disa faktorë tjerë që e paralajmërojnë trurin se është afër kohës së gjumit janë dritat e zbehta në ambientin ku qëndrojmë, temperaturat e ulëta dhe aktivitetet qetësuese.

Ngase drita e kaltër, e cila lëshohet nga ekrani i televizorit, kompjuterit dhe telefonit, e mashtron trupin tonë për të menduar se është ditë dhe kështu e zvogëlon prodhimin e melatoninës, preferohet që gjatë natës t’i shfrytëzojmë pajisjet elektronike sa më pak.

Por, nëse jeni duke praktikuar metoda të shëndosha për një gjym të mirë, por sërish keni problem të flini gjatë natës, atëherë është koha që ta konsideroni përdorimin e disa ushqimeve të caktuara ose suplementeve natyrore.

Një frutë i zakonshëm dhe i shijshëm që ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit është edhe qershia. Përveç që janë të mbushura me antioksidantë, qershitë ju ndihmojnë të flini më mirë. Pra, si ushqim para gjumit është mirë t’i zgjidhni qershitë pasi ato bëjnë ndryshime të dukshme mes pagjumësisë dhe një gjumi të thellë. Qershitë po ashtu janë një nga burimet e vetme natyrore të melatoninës.

Edhe rrushi përmban sasi të këtij kemikali, por në sasi më të ulët dhe kështu duhet konsumuar shumë rrush për ta përmbushur normën e nevojshme.

Një tjetër frutë i propozuar për një gjumë më të mirë është banania. Kaliumi dhe magnezi janë relaksues natyral të muskujve, dhe banania është burim i mirë e tyre.

Dhe në fund ekspertët sugjerojnë të konsumoni qumësht të ngrohtë para gjumit, për ta ndihmuar turpin tuaj të qetësohet. Qumështi po ashtu është i mbushur me kalcium dhe minerale tjera të cilët njihen se kanë efekt relaksues të njeriu.

 

Man United shpartallon Brightonin, kalon tutje në EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka siguruar çerekfinalen e EFL Cup, pas fitores 0-3 në udhëtim te Brighton.

Scott McTominay në fund të pjesës së parë (44′) zhbllokoi sfidën, për të kaluar ‘Djajtë e Kuq’ në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, Manchester United shënoi edhe dy herë.

Ishte Juan Mata që në minutën e 73′ dyfishoi epërsinë në 0-2.

Fitoren e Manchester United e vulosi Paul Pogba, duke shënuar për 0-3 në minutën e 80′.

​Konjufca thotë se Grenell e ka për fushatë: Kurti nuk ka asnjë gabim me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca është deklaruar rreth akuzave të emisarit për dialogun Richard Grenell se Albin Kurti është antiamerikan.

Ai  ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes nuk ka asnjë gabim karshi Shteteve të Bashkuara.

“Asnjë gabim nuk e ka me SHBA, por të tjerët kanë menduar se Albini e ka ‘gabim’ me Serbinë rreth taksës ndaj mallrave serbe”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, deklarimet e Grenell janë më tepër pjesë e fushatës zgjedhore presidenciale, ku presidenti Donald Trump në çdo fushatë të tij po e përmend marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ai me këtë ka ndaluar vrasjet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Bayern Munichu mposht me shumë mund Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich e ka mposhtur Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e bukur me raste dhe gola, ku në fund bavarezët morën triumfin e radhës.

Fillimisht të dy skuadrat kishin raste, kur Marco Reus e Corentin Tolisso rrezikuan, por nuk qëlluan portë.

Francezi Tolisso nuk gaboi në tentimin e dytë dhe u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes.

Bayern nuk u ndal dhe në minutën e 32-të e gjeti edhe golin e dytë. Alphonso Davies e gjen bukur në zonë me një harkim Thomas Muller i cili me kokë shënon për 2-0.

​Lushtaku: PDK ka dy kushte për të hyrë në qeveri

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka paralajmëruar se nëse PDK bëhet pjesë e pushtetit nëse e merr postin e presidentit ose të kryeministrit.

Ai në RTK-së tha se PDK nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka pranuar se në PDK kanë diskutuar për përfshirje ose jo në qeveri, por end nuk kanë marrë vendim.

Ky gol i Paul Pogbas nga gjuajtja e lirë kundër Brightonit që sapo e shënoi, është absolutisht brilant

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba ka shënuar për 3-0 kundër Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup, shkruan Periskopi.

Paul Pogba ka realizuar golin e tretë dhe atë në mënyrë brilante nga distanca, saktësisht nga gjuajtje e lirë, me një supergoditje – minuta e 80-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Superaksion dhe supergol nga Juan Mata kundër Brightonit

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë kundër Brightonit, dhe tash po avancon 2-0, në kuadër të EFL Cup.

Ishte një aksion shumë mirë i ndërtuar nga ‘Djajt e Kuq’, të cilët bënë një superaksion, para se Mata të realizonte gol të bukur.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Bayern Munich rikthen avantazh kundër Dortmundit, Kimmich ka shënuar për 3-2

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka rikthyer epërsinë kundër Borussia Dortmundit në Superkupën gjermane, duke realizuar për 3-2.

Joshua Kimmich ka realizuar nga afërsia pas një topi të fituar si pasojë e presingut të madh – minuta e 82-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Zeka: Albin Kurti është abuzuesi i shekullit, tash po abuzon edhe me Specialen

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se Albin Kurti i VV’së është abuzues i shekullit, transmeton Periskopi

‘’Albini ështe abuzues i hekullit. Ka abuzu me varfri, të burgosurit politik, tash po abuzon me Specialen. Me ditë që e mbron Kosovën nga Tribunali, ai ish ardh në pushtet. E din edhe vet që është fort kah rren’’, ka thënë Zeka në një debat televiziv.

‘’Kurti ka ardh me kauza të Bashkimit Kombëtar. Dëmin më të madh të Kosovës ia ka bërë Kurti dhe VV Kosovës’’PERISKOPI/

 

Paskal Milo për dosjet e Hagës: Lojë e madhe që del përtej kufijve të Kosovës, rivalitet BE-SHBA

Periskopi.com Lajme

Dosjet e Hagës kanë shqetësuar opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku shumë veteran të luftës çlirimtare të Kosovës do të paraqiten në Hagë në Gjykatën Speciale.

Në studion e “Open”, profesori dhe ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, bëri deklaratën e fortë, ku tha se “kemi të bëjmë me “një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës”.

Sipas tij, momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën, ku pati dhe një rivalitet mes SHBA dhe BE.

“Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington?”, ngre pyetjen Milo.

“Këtu kemi të bëjmë me një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës, do të thotë që mënyra se si shfaq dhe u zhvillua ka një pikëpyetje të madhe që ka të bëjë me sigurinë e Gjykatës në Hagë, kush mund të vejë e t’i marr këto dosje në Hagë? E dyta, po të marrim në analizë që momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën dhe u fol se pati një rivalitet mes SHBA dhe BE. Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington? Jemi në kohën kur diplomacia dhe gjeo-strategjia janë bashkë, veprojnë bashkë. E quaj të pamundur që këtë lojë dhe këtë ndërhyrje dhe këtë menaxhim kaq perfekt ta bëjën shqiptarët, nuk kemi kaq fuqi ne. Jemi në Hagë, qendër Europiane. Unë nuk heq dorë që këtu kemi të bëjmë me nj rivalitet jashtë Kosovës”, u shpreh ai.