Oriola gati zbuloi gjithçka derisa po e ‘provonte’ fustanin

Periskopi.com Showbiz

Oriola Marashi nuk po i ndal provokimet.

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, sigurohet që sa herë publikon diçka të re në rrjete sociale, vëmendja të kthehet drejt saj, shkruan lajmi.net.

Njësoj ka vepruar edhe me publikimin e disa fotografive të reja në Instagram.

Oriola e ka vendosur një fustan glamuroz përpara vetes dhe ka provokuar ndjekësit e saj pasi duket se nuk ka veshur asgjë tjetër.

Ajo duket tejet elegante dhe seksi në të njëjtën kohë.

Ky është 30 vjeçari që vdiq sot pas incidentit me traktor

Periskopi.com Lajme

Pas një aksidenti të rëndë me traktor sot në Klinë ka ndërruar jetë, Vllaznim Mustafa.

Lajmin për të e kanë bërë të ditur të afërmit e tij në rrjetin social në “Facebook”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Analisti përlotet në emision, tregon si forcat serbe para syve ia prenë kokën dajës së tij

Periskopi.com Lajme

Analisti Ardian Kastrati, është përlotur derisa sa ka treguar një ngjarje gjatë luftës që i ka ndodhur.

Kastrati ka treguar se me 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë vet ai, ku me sytë e tij kishte parë teksa dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe ia kishin hedhur në bunar.

“Sytë e mijë kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.

Dortmundi tregon dhëmbët, nga 2-0 disavantazh barazon 2-2 kundër Bayernit: Haaland dridh bavarezët

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmundi ka barazuar rezultatin në 2-2 kundër Bayern Munichut, në kuadër të Superkupës evropiane, shkruan Periskopi.

Erling Haaland ka qëlluar rrjetën pas një asistimi në zonë nga Troy Delaney në minutën e 55-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

 

Gaxherri ia përplas fytyrës deputetes së VV-së: Në kohën tuaj raportet me Amerikë në pikën më të ulët

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV’së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni dhe ajo e LDK’së, Besa Gaxherri janë përplasur në një debat rreth marrëveshjes që u nënshkrua në Washington.

Kryeziu-Hyseni ka thënë në një debat se në Washington nuk ka pasur marrëveshje por vetëm zotime të cilat, sipas saj, ‘kryeministrit legjitim do t’i implementoj’.

“Në Washington nuk pati marrëveshje por vetëm zotime”

“Nuk është marrëveshje, ne nuk jemi të obliguar ta zbatojmë, kryeministri jolegjitim ka thënë se do t’i implemtojë ato projekt po ashtu edhe pala serbe”, ka thënë ajo, shkruan Periskopi.

Por, lidhur më këto deklarata ka reaguar deputetja Gaxherri e cila ka thënë se deputetja e VV’së, po mashtron qytetarët.

Po ashtu, Gaxherri ka thënë se marrëdhëniet me SHBA dhe BE kanë qenë në pikën më të ulët gjatë kohës sa ishte kryeministër Albin Kurti.

“Sa herë janë angazhu Kosova ka pasur të arritura edhe fatkeqësisht nuk kanë qenë kurrë në pikën më të ulët marrëdhëniet me SHBA dhe BE nga Qeveria Kurti”

“VV i duket se SHBA s’janë kurrkushi, është e pa vertetë t’i mashtrosh, gënjesh qytetarët se është shkelur Kushtetuta”

“Nuk është vetëm e juaj e vërteta, ideologjia juaj është e dëmshme për Kosovën edhe ty në këtë moshë duhet me të ardhë keq, është marre me dalë para qytetarëve me i mashtru”, ka thënë Gaxherri./Periskopi/

Glauk Konjufca: Me Albinin jemi të pandashëm

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi pas deklaratës ku nënkuptonte se Albin Kurti nuk e ka njeri të besueshëm Konjufcën, transmeton Periskopi.

Konjufca thotë se me Kurtin janë të pandashëm.

‘’Ata që janë tiranë në politikë, sikurse Thaci, udhëheqen me atë ‘përçaj dhe sundo’’ se si i qaset kundërshtarëve politikë. Është taktikë e përqarjes”.

Cilat janë raportet tuaja me Kurtin?

”Të shkëlqyyeshme, më të mira se kurrë. Maksimumi i marrëdhënieve. Në politikë jemi të pandashëm dhe tash kjo Thacit i pengon kjo.

Kurrë s’ia ka dalë me tentimin për përçarje. Me Albini nuk i kemi marrëdhëniet kryeministër-ministër, por më të ngushta’’, ka thënë ai në një debat televiziv.PERISKOPI/

Zeka: Kam informata që Milovan Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të Speciales

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka ka thënë se ka informata që Milovan Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të Gjykatës Speciale tek veteranët.

“Kam informata që Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve te veteranët”, ka thënë Zeka, shkruan Periskopi.

Zeka ka thënë se Specialja do t’i marrë të gjithë ata që po thonë se ‘janë dosje të vërteta të Speciales”./Periskopi/

 

 

Man United shënon si një skuadër e shekullit XX, ndërprerja i shpërblehet me gol

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka kaluar në epërsi kundër Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup.

”Djajt e Kuq” shënuan tipik sikur Stoke City në kohën kur luante vetëm me topa të gjatë dhe nga ndërprerjet.

Scott McTominay ka realizuar pas krosimit të Juan Matas në zonë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Tomë Gashi në foto me Nasim Haradinajn: F*ck Gjykatën Speciale

Periskopi.com Lajme

Avokati Tomë Gashi ka ofenduar Gjykatën Speciale duke e quajtur atë “të Serbisë”.

Në një postim në Facebook, Gashi ka postuar foton e tij së bashku me nënkryetarin e OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj.

Gashi ka thënë se është thirrur nga një person me një numër të panjohur i cili i ka thënë se është i ftuar nga Specialja.

Ndryshe, javën e kaluar Haradinaj është arrestuar nga Specialja. Ai është paraqitur para Tribunalit në Hagë.

“Me pasë nxanë këtë Millovan Drecunin në të 98’tën në Llapushnik, be po të bëj që s’di çka i kisha ba”

Periskopi.com Lajme

Duke komentuar deklaratat e Milovan Drecun, i cili thotë se UCK po quhet ‘Ndërmarrje kriminale në Hagë’, profesori Ardian Kastrati thotë se është shumë e rëndë, e sidomos për ata që kanë humbur familjarë në luftë.

“Me pas nxanë unë qët Milovan Drecunin, masi i kisha pa familjarët e mi të vramë, be po të bëj, s’di cka kisha ba..”, thotë ai, shkruan Periskopi.

Kastrati thotë se është tash e tmerrshme të dëgjosh njerëx në Kosovë, duke thënë se “mirë po ua bëjnë ushtarëve të UCK-së që po i cojnë në Hagë’.

“Qeky Drecuni qe me pasë taku unë në 98’tën në Llapushnik, të kallxova cka i kisha ba. Qeky po thotë UCK ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’ e tash kemi aso në Kosovë që thonë se mirë po ua bëjnë ushtarëve të UCK-së që po i cojnë në Hagë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Pamje tronditëse kur vetura godet tre këmbësorë në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Romajë të Prizrenit ku një veturë ka goditur tre këmbësorë për t’iu shmangur ndeshjes me një veturë tjetër.

Mediumi lokal i Prizrenit “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes.

Nuk dorëzohet lehtë Dortmundi: Ngushton diferencën kundër Bayernit, asist nga Haaland

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmundi ka ngushtuar në 2-1 disavantazhin kundër Bayern Munichut, në Superkupën gjermane.

Julian Brandt ka realizuar pas asistimit nga Erling Haaland, teksa presingu i lartë në zonën bavareze në fund u shpërblye – minuta e 40-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

 

Lushtaku: Ja me cilën deklaratë e kuptova se Albin Kurti me mujtë, krejt ushtarët e UCK-së i çon në burg

Periskopi.com Lajme

Sami Lushtaku, thotë se është tmerruar kur e ka lexuar Albin Kurtin t’i ketë thënë Hashim Thacit “shko në Hagë”.

Ai ka thënë se Albin Kurti, pas kësaj deklarate, tregon se ‘me mujtë krejt ushtarët e UCK-së i con në burg’.

“Albin Kurtin kur e kam dëgju tuj i thanë Hashim Thacit shko në Hagë, tepër e ulët, ni lider politikKush? Albinin, unë thash kur e kam ni deklaratën e Albin Kurtit ndaj Hashim Thacit jo pse është kryetar i një partie, pork a qenë udhëheqës i UCK-së, kjo për mu është tmerrueshme o gazetar, me mujtë ai tanve në burg na con”, ka thënë Lushtaku./Periskopi/

 

Vlerësohet kontributi i diasporës nga Gjermania për luftimin e pandemisë COVID-19

Periskopi.com Lajme

Menaxhimi i pandemisë me koronavirus dhe kontributi i diasporës nga Gjermania, ka qenë temë e debatit të sotëm në mes profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe Gjermania.

Në këtë takim virtual mes profesionistëve shëndetësor nga Gjermania, Kosova dhe Shqipëria, janë trajtuar mundësitë, sfidat e bashkëpunimit dhe angazhimin profesional në vendet e origjinës për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe minimizimin e dëmeve shëndetësore.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsola Ceno, ka treguar se qysh në fillim të muajit shkurt kanë krijuar ekipet e asistencës, të cilat në mënyrë online kanë ofruar asistencë për të gjithë shqiptarët në Gjermani.

Ajo tha se mjekët shqiptarë që veprojnë në Gjermani, kanë pasur dëshirë që të japin ndihmën e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, e këtë ndihmë ajo tha se deri më tani kanë mundur ta japin vetëm përmes asistencës online.

“Angazhimi nga ana ime personale, por edhe e shoqatës, ka qenë maksimal, sigurisht brenda mundësive kohore, sepse ne jemi të punësuar në sistemin shëndetësor gjerman. Por, ka mbetur brenda në kuadrin e një asistence online, informative shkëmbimi i eksperiencës dhe i të dhënave, ndërsa për fat të keq një ndihmë konkrete në vendet tona deri tani ka qenë e pamundur dhe e pa realizueshme për momentin. Asistenca online që ofruam në momentet e para të pandemisë u prit nga publiku i gjerë me shumë interes”, tha ajo.

Marsola Ceno tha se kanë gjetur mbështetje nga Ministria e Diasporës ku është bërë pasqyrimi i të gjithë punës së Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani.

Për menaxhimin e pandemisë nga Shqipëria ka folur drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt Erion Dashko, i cili tha se pandemia në Shqipëri është menaxhuar keq, derisa ka kritikuar numrin e vogël të testeve në këtë vend.

“Që kur filloi kjo si sfidë, ne jemi organizuar me shumë kolegë në të gjithë botën dhe i kemi ofruar menjëherë ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë, sepse e kemi parë se kapacitetet fatkeqësisht tonat në Shqipëri, në Kosovë e kam parë që janë pak më mirë, por kapacitetet tona në Shqipëri nuk janë në atë nivel për ta menaxhuar siç duhet epideminë. Ne kemi pasur gjatë kësaj kohe shumë largime nga Shqipëria, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mund të flasë me shifra konkrete, bëhet fjalë mbi 1 mijë mjekë vetëm nga Shqipëria që ndodhen në Gjermani, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbetur rreth 3 mijë mjekë. Pra, bëhet fjalë për një e katërta e mjekëve shqiptarë ndodhet sot në Gjermani, nënkuptohet është pjesa më vitale, kryesisht ata që sapo e kanë nisur karrierën si mjekë ose ata që janë në mes të karrierës…Shqipëria është vendi i fundit në Evropë nga numri i testeve për 1 milion banorë dhe nuk e justifikon me asnjë lloj parametri. Pra, nuk është se jemi vendi më i varfër, nuk është që jemi vendi më i paorganizuar”, tha ai.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe zëvendësdrejtoresha në Kolegjin Heimerer, Naime Brajshori, e cila ka folur rreth implementimit të projektit “Reagim për COVID-19”. Ajo tha se pandemia e ka gjetur Kosovën të papërgatitur në resurse humane dhe në pjesën e pajisjeve.

“Pandemia e ka gjetur Kosovën, ashtu si shumicën e vendeve të papërgatitur, qoftë me resurse humane, qoftë me pajisje të tjera materiale, të cilat kanë rënduar sistemin shëndetësor dhe jo vetëm institucionet, klinikat që janë marrë direkt me COVID, por edhe institucionet shëndetësore, të cilat kanë trajtuar pacientë me sëmundje të tjera. Projekti që është fituar nga programi GIZ quhet ‘Reagim për COVID-19’ si thirrje urgjente për institucionet, për t’i mbështetur të gjitha institucionet në botë dhe ka të bëjë me përditësimin dhe përmirësimin e qëndrueshëm të sigurisë së stafit shëndetësor dhe higjienës spitalore në Kosovë… Ky projekt ka për synim të përgatisë staf, resurse humane brenda institucioneve shëndetësore të Kosovës në kujdesin sekondar dhe terciar në spitalet regjionale që të kenë struktura të qëndrueshme, staf i cili trajnon stafin tjetër se si të parandalojë rrezikun nga COVID dhe si të mbrohet stafi nëse ballafaqohet me raste të tilla”, tha ajo.

Brajshori ka bërë të ditur se si kolegj kanë krijuar një qendër terapeutike, e cila ofron shërbime të munguara në vend, ku tha se fëmijët me nevoja të veçanta kanë pasur vështirësi në marrjen e shërbimeve gjatë pandemisë, derisa tregoi se kanë mundësuar që mbi 200 fëmijë të trajnohen me kosto minimale.

Drejtori i Institutit Southeast Europe for Health and Social Policy, Petrit Beqiri, tha se që nga fillimi i pandemisë kanë organizuar ligjërata, tryeza e diskutime online. Derisa i cilësoi si shumë të rëndësishme të gjitha ato organizime, ai tha se nuk e di saktë se sa kanë pasur ndikim në shoqëri ato ligjërata.

“Nuk kemi saktësi në ndikimin, në impaktin direkt të aktiviteteve të tilla dhe rezultateve që krijojnë, mirëpo janë dritare të vetme të cilat kanë mbetur dhe mendoj që kreativiteti tani është pikërisht të gjenden këto dritare dhe të shfrytëzohen deri në maksimumin e tyre për të pasur impakt në shoqëri. Këto që përmenda deri tash janë në rrafshe të ndryshme do të thotë në qasje ndaj ekspertëve, ndaj studentëve, në qasje ndaj grupeve vulnerable dhe këto mendoj që janë mundësitë ekzistuese të cilat duhet të gjinden dhe të shfrytëzohet hapësira e mundshme, një ndër to janë edhe tryezat”, tha ai.

Mjeku Kujtim Pllana tha se janë 12 mjekë nga Kosova dhe se kanë tentuar disa herë të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë, por që nuk kanë gjetur mbështetje.

“Jemi 12 mjekë shqiptarë të Kosovës, kemi tentuar disa herë të bashkëpunojmë ose t’i ndajmë përvojat tona, por ekziston një drojë dhe na shohin si rrezik potencial për qëllimet e veta qoftë në pjesën politike ose në pjesën shëndetësore. Të 12 ne kemi studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe jemi të gatshëm gjithmonë që t’i ndajmë përvojat në mënyrë vullnetare apo të organizuar, por kemi hasur në vesh të shurdhër. Ka qenë një rast më të vërtetë i rëndë dhe kemi dërguar një shef të kirurgjisë vaskulare, i cili ka shkuar në Pejë, e kemi tërhequr prej Indisë. Kur ka shkuar në Pejë bashkë me dy kolegë të mi ka filluar të operojë gjëra që nuk bëhen në Kosovë, pastaj ka marrë një letër në të cilën është thënë që ai nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin se nuk është i akredituar si mjek në Kosovë dhe nëse vazhdon, mund të përfundojë në mënyrën më të keqe”, tha Pllana.

Diskutimi “Menaxhimi i COVID-19 dhe kontributi i diasporës nga Gjermania”, është organizuar nga Germin në bashkëpunim me GIZ.

Bayerni po tregon se nuk është rastësisht kampion i Evropës: Krosim sensacional nga Davies, shënon Muller

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka shënuar edhe golin e dytë kundër Borussia Dortmund në ndeshjen e Superkupës gjermane, shkruan Periskopi.

Anthony Davies me një krosim absolutisht brilant gjeti në zonë Thomas Mullerin, i cili qëlloi me kokë në minutën e 32-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Konjufca: Hoti ta problematizojë mandatin e Speciales, e jo veç me prit e bë sehir

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti duhet ta ngritë si problem mandatin e Gjykatës Speciale së cilës tashmë i ka mbaruar, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Specialja nuk zhbëhet vetëm me vota të deputetëve në Kuvend.

‘’Si cdo ligj, edhe ky për Specialen i ka dykuptimsitë e veta. Specialja nuk shpërbëhet pse ne thjesht i cojmë duart në Parlament. Këtë duhet me ditë. Mandati mund edhe t’i ketë skaduar, por kjo nuk po e ndal punën e saj. Hoti duhet me u drejtu Speciales dhe me problematizu mandatin e saj. Qeveria duhet me qenë e interesume, e jo vec me bo sehir, po ndodhin arrestime dhe mirë u bë.’’, ka thënë ai në një debat televiziv.PERISKOPI/

 

 

Real Madrid – Real Betis: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi dhe Real Valladolidi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Valladolidit në takimin e javës së katërt, i cili zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano nga ora 21:30.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen në këtë takim pas një barazimi dhe një fitore, ndërsa synon fitoren e radhës për të mbajtur lartë formën.

PDK në Prishtinë: Morali dhe patriotizmi i anëtarëve të VV’së po përfundon në korrupsion

Periskopi.com Lajme

Dega e PDK’së në Prishtinë ka reaguar me një komunikatë pas arrestimit në flagrancë të një inspektori të Komunës së Prishtinës.

Inspektori ishte zënë duke marrë ryshfet, ndërkohë PDK e cilëson si aktivist të VV’së derisa edhe medie të tjera kanë raportuar se i dyshuari është anëtar i VV’së.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha”, thuhet në reagim.

“Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë naëtar i këtij subjekti, është dëshmira më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare”, përfundon reagimi.

“Kur na u strukshim, ky zotni i ka çu në kamë 100 mijë vetë në Prishtinë, me ni pushkë n’Drenicë”

Periskopi.com Lajme

Profesori Ardian Kastrati, thotë se Sami Lushtaku dhe të gjithë ushtarët e UCK-së, janë më meritorët për lirinë e Kosovës.

“Ky zotnia e ka cu në kamë ni Prishtinë, me ni pushkë qatje në Drenicë, 1oo mijë veta i ka cu në kamë. UCK është e shenjtë, mision të shenjtë ka pasë, Mas luftës kur u kthy ky zotnia, ky i ka kthy ata serbët që janë në ata fshatra, e cka po flasim tash na, po flasim për Gjykatë Speciale. Unë jam tuj iu filë të rinjve”, ka thënë ai.

Bayern Munichu shkund Borussia Dortmundin në Superkupë, Tolisso ka realizuar

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi kundër Borussia Dortmundin, në ndeshjen e Superkupës gjermane.

Corentin Tolisso ka realizuar paksa me fat, pas asistimit nga Robert Lewandowski nga krahu i djathtë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/