Usyk – Chisora: Këtu mund ta shihni meçin

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk dhe Dereck Chisora do të përballen sonte me njëri tjetrin.

Bota e boksit po përgatitet për të përjetuar sonte një spektakël nga ‘Wembley Arena’, shkruan lajmi.net.

Oleksandr Usyk do të përballet me Dereck Chisora në një duel ku realisht nuk mund të flitet për një favorit.

Rekordi i ukrainasit është më i mirë, por përvoja shkon me Chisora.

Duelin mes Usyk dhe Chisora mund ta shikoni duke KLIKUAR KËTU

Alarmante: Shkon në 3 mijë e 641 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Rritja e madhe e rasteve të reja ditore me koronavirus në Kosovë, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të rasteve aktive në vendin tonë.

Vetëm sot, në Kosovë u konfirmuan gjithësej 514 raste të reja dhe tri viktima.

Njëjtë situata ishte edhe dje, teksa 418 infektime iu shtuan numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus në Kosovë.

E tanimë edhe numri i rasteve aktive është rritur dukshëm, shifër kjo që ka arritur në 3 mijë e 641.

Që nga fillimi e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar 19 mijë e 842 raste me koronavirus dhe 681 viktima.

Si rrjedhojë e rritjes së numrit të rasteve, që nga e hëna në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së virusit, të cilat përfshijnë kufizimin e orarit të punës për gastronominë e qendrat tregtare, orarin e qarkullimit për të moshuarit si dhe masa tjera.

Kosovarja e dhunuar nga serbët: EULEX-i kërkoi t’i tërhiqja deklaratat

Periskopi.com Lajme

Një deklaratë tronditëse ka dhënë njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka treguar se si paramilitarët serbë e kishin dhunuar atë, e më pas të njëjtën gjë kishin tentuar ta bënin edhe me vajzën e saj, atë kohë vetëm 6-vjeçare.

“Pasi me kanë dhunuar mua disa ditë rresht, paramilitari e mori vajzën 6 vjeçare dhe ia qojke fustanin përpjet, e mori një shtag ia vendosi midis dy këmëbve, dhe vajza u mbulua ne gjakë, prej asaj dite vajza kurrë nuk është kanë mirë”, ka thënë ajo një emision.

Madje siç ka thënë ajo, EULEX-i kishte kërkuar që ajo ta tërheq deklaratën e saj për dhunimin që i ishte bërë në luftë.

Veton Surroi godet presidentin Donald Trump dhe hoxhë Shefqet Krasniqin

Periskopi.com Lajme

Hoxhë Shefqet Krasniqi  ka folur për zhvillimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi tha se Trumpi e tha të vërtetië kur deklaroi se Kosova është vend mysliman.

“Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur…Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba Trump, sepse Baba Trump është bos i dynjasë,  këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai,

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar publicisti Veton Surroi ku thotë se duhet marrë më seriozisht çështja e shëndetit dhe Kosovës sesa që predikon hoxhë Krasniqi.

Tutje kujton edhe deklaratën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump ku kishte sugjeruar që detergjenti pastrues i banjos të injektohej në trupin e njerëzve në mënyrë që të shkatërrohej koronavirusi.

Më poshtë statusi i plotë pa ndërhyrje:

Vdes ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Ka vdekur ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Safet Idrizi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Vushtrria sot humbi edhe një profesionist mjekësor.

“Pak ditë pas humbjes së zyrtarit Emin Ibishi, komuna jonë sot humbi edhe një profesionist mjekësor të urtë e korrekt, ish drejtorin e shëndetësisë, përgjegjësin aktual të shëndetit publik në QKMF, Dr.spec.Safet Idrizi! I prekur në shpirt nga kjo humbje shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët, kolegët dhe qytetin. Në tre vite mandat Dr. Safeti ofroj konstruktivitetin shembull të një profesionisti për ti përmisuar shërbimet shëndetësore, që pa dyshim se nuk harrohen”, ka shkruar Meholli.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Afrim Vitija”.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia dhe po merren me rastin.

Barcelona vazhdon me formën e dobët në La Liga, barazon me Alavesin

Periskopi.com Sporti

Barcelona nuk ka arritur ta marrë më shumë se një pikë në ballafaqimin e saj kundër Deportivo Alavesit, duke barazuar 1:1, transmeton Periskopi.

Golin e parë katalunasit e morën pas gabimit fatal të portierit, ndërsa rezultatin e barazoi francezi, Antoine Griezmann.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona pati  shumë raste, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll baras. /Periskopi

 

Pacolli: Simpatia më tha po të vjen era cjap, dhe mbeta pa ja shpreh dashurinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për dashurinë e tij të parë në rini.

“Isha i fshatit , katunar i Marevcit, për me ble libra e kam marrë një cjap me shit në Prishtinë, edhe krejt miqt e mijë me shikonin që po shkoja me cjap në dorë, dhe blejta librat, dhe një vajzë e kisha në klasë, dhe në bankë më tha pot vjen era cjap, dhe mbeta pa ia shpreh dashurinë, dhe nga aty shkon deri te semestri i dytë në Hamburg kur u dashurova në Marjanën”, tha Pacolli.

Pacolli po ashtu ka treguar se si nuk e kanë lanë më të të hyjnë në restaurant, se nuk kishte mbathur qorapa.

Ai sot njihet si shqiptari më i pasur, teksa ka edhe karrierë politike. Aktualisht ai është deputet si dhe mbanë pozitën e kryetarit në AKR.

Masa të rrepta antiCovid në Angli, ky është vendimi për Premier Ligën

Periskopi.com Sporti

Premier League dhe sportet e tjera elitare mund të vazhdojnë të jenë aktive me dyer të mbyllura gjatë një bllokimi të ri kombëtar për katër javë në Angli.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar kufizime të reja për vendin që do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 Dhjetor për të luftuar koronavirusin dhe për të shmangur mbingarkesën e NHS.

“Ndryshimet do të thotë që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur,” shkroi sekretari i kulturës në Twitter, Oliver Dowden.

“Por kur kjo nuk është e mundur, udhëtimi në një vend pune do të lejohet – p.sh. kjo përfshin sport elitar (por jo shterues) që luhet pas dyerve të mbyllura.

”Gjatë një konference për shtyp për të njoftuar masat, Johnson dha gishtin e madh dhe tha“Po në Premier League” kur u pyet nëse futbolli i nivelit të lartë do të vazhdojë.

Premier League u ndërpre në mars përpara bllokimit të parë kombëtar dhe është luajtur pa tifozë që kur u rifillua në qershor.

Dalin rezultatet për koronavirus te Napoli, ja rezultati i Amir Rrahmanit

Periskopi.com Sporti

Të gjithë lojtarët e Napolit u janë nënshtruar testeve për Covid-19 në mëngjesin e ditës së sotme (e shtunë). 

Klubi i Napolit ka njoftuar se Amir Rrahmani me bashkëlojtarë dhe antarët e tjerë të grupit kanë rezultuar negative në testin për Covid-19.

“Testet e bëra këtë mëngjes thonë se të gjithë anëtarët e grupit kanë rezultuar negativ në COVID-19”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Napoli do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Sassuolos, ndeshje kjo që zhvillohet nesër (e diel).

Nuri Seferi turpërohet nga rusi, eliminohet që në raundin e parë – ja momenti

Periskopi.com Sporti

Kampioni rus, Gassiev shpërtheu që në raundin e parë, duke lënë për toke boksierin shqiptar, Nuri Seferin, shkruan Periskopi.

Gassiev u kthye në ring për herë të parë pas më shumë se dy vjet dhe fitoi debutimin e tij në pesha të rënda duke eliminuar Nuri Seferin për vetëm në një raund.

Ndryshe, Seferi, në karrierën e tij numëron 41 fitore dhe nëntë humbje, kurse 27-vjeçari Murat Gassiev, ka 26 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij.

Shihni momentin kur rusi lë për toke shqiptarin. /Periskopi

 

Shefqet Krasniqi: Baba Trump është “boss” i botës, ua tha në sy liderëve tanë se Kosova është vend mysliman

Periskopi.com Lajme

Hoxhë Shefqet Krasniqi  ka folur edhe për zhvillimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi thotë se Trumpi e tha të vërtetin kur deklaroi se Kosova është vend mysliman.

“Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur…Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba Trump, sepse Baba Trump është bos i dynjasë,  këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha thotë se edhe në vitin e kaluar raporti i Departamentit të Shtetit i SHBA-së e ka thënë se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë.

“Edhe Bushi e ka thënë se ne i kemi ndihmuar Kosovës që është një vend islam si Kosova nga një vend ortodoks. Edhe arabëve ua ka thënë se nuk jam kundër islamit pasi kam çliruar një vend mysliman si Kosova”.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ka thënë se ka qenë i befasuar nga njohja që Izraeli ja ka bërë Kosovës.

“Nuk kam pritur nga Izraeli dhe Vatikani që e njohin Kosovën kaq shpejt, por si duket më shumë ka qenë presioni i Trumpit që ka ndikuar të Izraeli që ta njeh Kosovën”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

Lionel Messi gjuan gjyqtarin me top, rrezikon përjashtimin

Periskopi.com Sporti

Barcelona po humb pas 45 minutave të para ndaj Alavesit me rezultatin 1-0, me një gol që erdhi pas një gabimi të portierit Neto.

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi nuk duket aspak i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij dhe në fundin e pjesës së parë humbi edhe qetësin që e karakterizon.

Gjyqtari po vraponte drejt tij, ndërsa argjentinasi goditi me top në drejtim të kryesorit.

Gjyqtari Alejandro Hernández e ndëshkoi vetëm me kartonë të verdhë, por ka mundur që ta përjashtojë.

Momenti kur intonhet himni shqiptar midis Rusie – në ring ‘Tysoni shqiptar’

Periskopi.com Sporti

Tashmë ka filluar meci mes ish kampioni të botës rusit, Murat Gassiev dhe boksierit shqiptar, Nuri Seferi, transmeton Periskopi.

Gassiev vs. Seferi është meçi kryesor i një natë me shumë sfida në WOW Arena në Krasnaya Polyana, Sochi.

Shijojeni himnin që u intonua para fillimit të mecit. /Periskopi

Ahmeti reagon pasi dikush i theu xhamat e autobusëve për festën e ‘Halloween’

Periskopi.com Lajme

Për festën e Halloween janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Fillon meçi mes Nuri Seferit dhe rusit, Murat Gassiev – Ja linku ku mund ta shihni LIVE

Periskopi.com Sporti

Ish kampioni i botës rusi, Murat Gassiev do të luftojë sonte ndaj boksierit shqiptar, Nuri Seferi, i cili sonte e zëvendëson vëllain e tij, Sefer Seferin, pasi ky i fundit nuk kishte arritur të përgatitej për shkak se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Periskopi.

Ndryshe, Seferi, në karrierën e tij numëron 41 fitore dhe nëntë humbje, kurse 27-vjeçari Murat Gassiev, ka 26 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar. Ja linku

Shefqet Krasniqi: Qëndrim Gashin e kam respektuar për shkak të dijes që ka, duhet të kërkojë falje

Periskopi.com Lajme

Hoxha Shefqet Krasniqi ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Thotë se ky i fundit ka fyer komunitetin myslimanë në Kosovë pasi ai në Paris përfaqëson shtetin e Kosovës.

“Qëndrim Gashi e ka prek çdo mysliman dhe myslimane në Kosovë. Qëndrim Gashi nuk e përfaqëson vetveten e vetë në Francë. Një Ambasadë është një mënishtet i huaj në një vend tjetër. Me thjeshtësu, është Kosova e vogël diku brenda në Paris andaj e përfaqëson kombin shqiptar me 97 për qind myslimanë me komunitetet tjera që s’janë shqiptarë. Nëse ka gabu, është ngut pse mos të kërkojë falje, pse mos të tërhiqet”, tha Krasniqi në një emision në televizion vendor.

Por ambasadori Gashi ka deklaruar se nuk tërhiqet nga veprimi i tij?

“Nuk është penduar sepse këta kanë faj që e kanë çu edhe që e durojnë dhe nuk e shkarkojnë sepse duhet me shkarkuar menjëherë, me i dhënë mend këtij dhe të tjerëve sepse ky i ka fyer myslimanët. Ky është treguar axhami, ky shkollë ka por fatkeqësisht mend s’skish boll, kulturë jo, respekt jo, e që e ka humb atë prestigj që e ka pasur te njerëzit”, shtoi ai.

“Unë kam qenë prej atyre që e kam respektuar për hatër të dijes që ka, gradës shkencore që ka sepse njerëzit e dijes duhet me i respektuar. Ama edhe ai duhet të respektojë vetën dhe të tjerët. Pse ke dije mos i çu hundët përpjetë, pse ke dije mos i shkel të tjerët se tani del mendjemadh, del kryerlartë dhe i lig para të tjerëve dhe i jep hije të keqe edhe diplomave që i ke marrë. Mbaje cilën fe të duash por respektoji të tjerët’, theksoi ai.

Sipas Krasniqit Gashi shkeli të drejtën e fjalës pasi bëri fyerje.

“Sjellja e tij është fëmijërore, e një axhamie që e thotë fjalën pa mëndu, pa mëndu dy herë. Nuk është liri e shprehjes kur na fyen”, theksoi ai.

Vdes personi i tretë me origjinë kosovare nga tërmeti në Turqi

Periskopi.com Lajme

Konfirmohet edhe viktima e tretë me origjinë kosovare nga tërmeti në Turqi.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News.

Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.

E pabesueshme kjo: Ja çfarë gabimi fatal bëri portieri i Barcelonës sonte

Periskopi.com Sporti

Sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të La Ligës spanjolle, klubi blaugran, Barcelona ka për kundërshtar skuadrën e Deportivo Alavesit, shkruan Periskopi.

Kur po vijon minuta e 30-të e takimit, katalunasit kanë marrë golin e disavantazhit, gol ky që erdhi pas gabimit fatal të portierit të katalunasëve.

Autor i golit për nikoqirët ishte Luis Roja.

Shihni golin ./Periskopi

Pacolli: Jam katunar i qytetëruar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për fëmijërinë e tij, shkruan Gazeta Express.

Në emisionin Tète-A-Tète me Adelinën, Pacolli u pyet se a është nga qyteti apo nga fshati, e për këtë ai thotë se është të dyja nga pak.

“Edhe katunar edhe qytetar. Katunar i qytetëruar”, tha Pacolli.