​Ushqimet e shëndetshme luajnë një rol jetësor në luftimin e koronavirusit

Periskopi.com Shëndeti

Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në të gjithë botën dhe është thelbësore të përcaktohen mënyrat për të luftuar epideminë. Sistemi imunitar mbron strehuesin nga organizmat patogjenë, përfshirë viruset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët.

Për t’u marrë me një gamë të gjerë kërcënimesh, sistemi imunitar ka evoluar për të përfshirë shumë lloje të qelizave të specializuara që komunikojnë dhe punojnë së bashku për të luftuar infeksionet. Disa lëndë ushqyese janë të nevojshme që sistemi imunitar të funksionojë si duhet.

Studiues në Shkollën e Zhvillimit Njerëzor dhe Shëndetit në Southampton hetuan rolin e dietës në rritjen e sistemit imunitar në luftimin e COVID-19.

Një studim i botuar në BMJ Nutrition, Prevention & Health thekson rëndësinë e dietës në rritjen e aftësisë së sistemit imunitar për të luftuar infeksionin.

Sistemi imunitar mbron trupin tonë nga infeksioni, dhe kujtesa imune i referohet aftësisë së sistemit imunitar për të njohur shpejt një antigjen që trupi ka hasur më parë dhe të shkaktojë një përgjigje të përshtatshme imune.

Shumë faktorë mund të ndryshojnë përgjigjen imune të trupit. Plakja mund të shoqërohet me humbjen e aftësisë së sistemit imunitar, e cila quhet imunoshencë, e cila karakterizohet nga një ulje e qelizave imune, përfshirë limfocitet T, limfocitet B, qelizat dendritike, neutrofilet, monocitet, makrofagët dhe qelizat vrasëse natyrore. E gjithë kjo ndodh në moshën e vjetër, kështu që kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj COVID.

Disa lëndë ushqyese, të tilla si vitaminat A dhe D, janë rregullatorë të drejtpërdrejtë të shprehjes së gjeneve në qelizat imune. Ato luajnë një rol kryesor në reagimin e qelizave imune.

Antioksiduesit gjithashtu luajnë një rol kryesor në mbrojtjen e trupit nga stresi oksidativ. Vitaminat klasike antioksiduese përfshijnë vitaminë C dhe E, andaj një dietë e shëndetshme është thelbësore në luftën kundër epidemisë së koronavirusit.

Ushqimi i mirë siguron një mjedis në të cilin sistemi imunitar mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme ndaj infeksionit. Ndërkohë, mungesa e lëndëve ushqyese e bën trupin dhe sistemin imunitar të paaftë për të punuar si duhet.

Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale për të luftuar me sukses sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2). Në disa raste, edhe nëse një person infektohet, sistemi imunitar i trupit mund të luftojë lehtësisht patogjenin, duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të një sëmundjeje të rëndë.

Vitaminat A, B6, C, D dhe E, përfshirë zinkun, bakrin, hekurin dhe selenin janë treguar se luajnë rol kryesor në mbështetjen e sistemit imunitar dhe zvogëlimin e rrezikut të infeksioneve.

Gjykata Speciale publikon dosjen e plotë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Periskopi.com Lajme

Një dosje prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë. Dosje kjo që përmbanë, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

I njëjti vendim është marrë më 26 tetor të vitit 2020, por që është publikuar një muaj më pas, saktësisht më 30 nëntor (sot).

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Madje në gjithë këtë dosje, janë edhe datat, vendet dhe detaje të tjera.

Në pikën 142 të kësaj aktakuze, thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.

Pos kësaj, në bazë të konkluzioneve të nxjerra nga Dhomat e Specializuara, krime të tilla pretendohet se janë kryer në qendra të tjera të paraburgimit dhe në veri të Shqipërisë, kundër të paktën 392 individëve, nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s.

KFOR: Kosova e sigurtë por jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta

Periskopi.com Lajme

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, ka folur për herë të parë për pritjet që i ka në misionin e tij në krye të forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, ku do jetë shef për një vit.

Gjatë një bashkëbisedimi online me disa gazetarë vendorë, gjenerali italian u deklarua për çështjet më aktuale të sigurisë në Kosovë.

Federici tha se nuk sheh rrezik për sigurinë këtu karshi deklarimeve nga Beogradi se në rast se nuk arrihet marrëveshje kompromisi me Prishtinën atëherë ka rrezik për konflikt të ngrirë.

Si shembull zyrtarët serbë e marrin rajonin Nagorno-Karabah, për të cilin Armenia e Azerbajxhani, kanë luftuar për muaj të tërë.

“Aktualisht sipas informatave që i kemi ne nuk shohim ndonjë ndryshim sa i përket sigurisë në Kosovë. Nuk ka tregues që flasin për ndryshim të situatës së sigurisë. Sidoqoftë ka një prezencë të përhershme të trupave të KFOR-it në veri në çdo rast dhe ne do monitorojmë situatën në mënyrë konstante. Por po e përsëris: Ne nuk shohim asnjë ndryshim në çështjet e sigurisë përfshirë veriun”, ka shtuar Komandanti i KFOR-it.

E sa për mundësinë e ndonjë destabilizimi të situatës si pasojë e dorëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë të ish-liderëve të UÇK-së, Federici thotë se po përcjellin situatën me vigjilencë.

“Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Të bindur jemi që secili do të sillet në mënyrë të moderuar. KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë krejt jashtë mandatit tonë. KFOR nuk bënë hetime. Megjithatë ne po përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta”.

Gjatë intervistës online, komandanti foli edhe për çështje tjera siç janë zhvillimet në Manastirin e Deçanit, ku para ca javësh u arrit ujdia për rrugën për në Plavë që do e shmang zonën e mbrojtur rreth faltores ortodokse.

Ahmeti: Pamjet nga Podujeva janë brengosëse edhe për Prishtinën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj turmës së madhe të njerëzve që u mblodhën në Podujevë pas fitores së VV-së.

Ahmeti thotë se ai grumbullim paraqet rrezik edhe për Prishtinën duke e marrë parasysh se këto dy komuna janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe qarkullimi i qytetarëve është i përditshëm nga komuna në komunë.

Postimi i plotë:

Pa paragjykim e as komentim politik për zgjedhjet në Podujevë mbrëmë ishte situatë brengosëse për covid përfshi edhe Prishtinën.

Nuk mendoj se dikush do të mund të ndalte qytetarët të mblidhen në Podujevë, por rreziku më i madh ose rekomandimi i çdo agjencie shtetërore të shëndetit publik të shteteve – ekuivalente me IKSHP – është që mos të ketë turma me theks të veçantë në turmat me këndim për shkak të shpërndarjes së grimcave nga të infektuarit.

Shpresojmë në më të mirën por do ta dijmë pas dy javësh e tutje përfshi edhe Prishtinën duke konsideruar lidhjet e Prishtinës me Llapin. Edhe njëherë, nuk mendoj se dikush do të mund të ndalonte mbledhjën e qytetarëve!

Skandal deklarata e Haskukës për shtatoren e shëmtuar të Skënderbeut: Është versioni origjinal, jo kopje

Periskopi.com Lajme

Shtatoret e dy heronjve kombëtar Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të vendosura më 28 nëntor në Prizren kanë shkaktuar debate të shumta.

Përdoruesit e rrjeteve sociale por edhe kritikë arti, i kanë cilësuar ato me standarde tepër të ulëta, duke shtuar se është tjetërsuar figura origjinale e tyre. Në lidhje me këto dinamika, reagoi edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai tha se nuk mban përgjegjësi për statujën e Adem Jasharit, pasi ajo është vendosur në një biznes privat, ndërsa për statujën e Skënderbeut, ai tha se është vendosur nga një donacion i diasporës.

Haskuka theksoi se krijuesi i shtatores së Skënderbeut, i ka transmetuar se Skënderbeu është paraqitur në një moshë të re dhe jo në moshë pak më të thyer siç jemi mësuar ta shohim.

Sipas Haskukës monumenti i realizuar është ai origjinali dhe jo kopje.

“(Shtatorja e Adem Jasharit) është vendosur nga një biznes privat dhe ne nuk kemi pasur dijeni’, tha Haskuka në TopChannel.

“Për Skënderbeun Komuna e Prizrenit ka kaluar një kërkesë të një fushate nga diaspora, ne kemi siguruar vendin, piedestalin dhe maketën. Adem Jasharin nuk e kam parë dhe nuk kam pasur dijeni. Skënderbeu është një punim origjinal, ndryshe, nga autorët dhe shoqata jam informuar se është një version i versionit të ri, e jo siç e kemi parë tek të tjerët që është i moshuar”, thotë Haskuka.

“Tek monumenti që kam parë në rrjete sociale për Adem Jasharin ka probleme në proporcione, por prapë se prapë janë shprehje artistike që ata mund të shprehen. Në aspektin e artit dhe të shtatoreve nuk kam dijeni”, shprehet Haskuka.

“Ajo e Skënderbeut është origjinale dhe jo kopje. Njëtrajtësimi dhe shprehja e vetëm një figure e Skënderbeut nuk është diçka që të gjithë duhet të bëjnë. Ka interpretime të ndryshme për Skënderbeun. Nuk pajtohem, sepse skulptura në fjalë nuk është në atë nivel, por unë kam parë në media sociale që janë disa deformime, nëpërmjet programeve kompjuterike. Unë kam parë fotografi të tilla që qarkullojnë në rrjete. Këto janë për të krijuar debat. Edhe unë kam mendime kritike por në përgjithësi nuk është ashtu siç është paraqitur në media. Është shprehja e artistit dhe ne jemi falënderues për atë që kanë bërë”, tha Haskuka.

Akuza të rënda në studio Haskukës: Shtatorja e Skenderbeut është djali Sulltanit apo heroi i shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Kritikë arti e profesorë të skulpturës kanë shpërthyer në akuza ndaj komunës së Prizrenit dhe autorit të shtatores së Skenderbeut në emisionin Open në Top Channel.

Të nxitur nga deklarata e autorit, Sinan Aliaj se është frymëzuar pēr veprën nga kronistët turq të kohës, ata e kanë pyetur kryetarin Mytaher Haskuka nëse është e vertetë.

“A është shtatorja e djalit të Sulltanit apo e heroit kombëtar të shqiptarëve” ishte pyetja në studio e drejtuar ndaj Haskukës i cili u mundua ta largoj përgjegjësinë. Ai tha se shtatorja është donacion i një shoqate dhe komuna vetëm e ka caktuar lokaiconin por s’ka përgjegjësi të tjera.

Eksperti i OBSH thotë se “amnezia” do të çojë në pandemi të re

Periskopi.com Lajme

Eksperti kryesor i emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se bota rrezikon pandemi të reja nëse përjeton “amnezi” dhe nuk mëson nga kriza aktuale e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit të ri.

Mike Ryan në një konferencë shtypi në Gjenevë tha se ‘harresa’ duket se po ndikon në botë pas një ngjarje traumatike.

“Por nëse e bëjmë përsëri siç bëmë pas SARS, pas virusit H5N1, pas pandemisë H1N1, nëse vazhdojmë të injorojmë se çfarë patogjenë të rinj dhe të rrezikshëm mund t’i bëjnë civilizimit tonë, atëherë ndoshta do të përjetojmë të njëjtën gjë ose më keq përsëri për pjesën tjetër të jetës sonë,” tha ai.

Ndërsa, udhëheqësi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje shteteve të mos politizojnë hetimin mbi burimin e koronavirusit, duke thënë se kjo do të krijonte pengesa për gjetjen e së vërtetës.

“Ne duhet të dimë origjinën e virusit pasi mund të na ndihmojë të parandalojmë infeksionet në të ardhmen. Nuk ka asgjë për të fshehur. Ne duam të dimë origjinën dhe kaq”, tha ai.

Tërmkolli: Driton Selmanaj nuk është për krye të shtetit, me këta njerëz LDK vështirë se e kalon pragun

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj duke thënë se nëse qëndrojnë persona të tillë në krye LDK do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun.

“Njeri kryesor në Qeveri me t’u bo Driton Selmanaj, është goxha problem i madh. Është djalë shumë i mirë, veç me ta qitë në krye të shtetit, nuk bën, nuk funksionon”, tha ajo.

“Nëse qeta njerëz rrinë në udhëheqje, LDK-ja e ka vështirë me e kalu pragun”, shtoi ajo.

Gecaj – Sveçlës: Kumbari i Kurtit të Vlladimirit, dashamirës i gojëdhënave sllave

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj ka shkruar në Facebook pas deklaratës së Xhelal Sveçlës, ku thotë se Mustafa po ia kujton batutën me malazezin.

Gecaj thotë se ”dëshmon dashurinë ndaj traditës e kulturës (gojëdhënave) sllave”

Postimi i plotë:

Si “kumbar” i Kurtit të Vlladimirit, Sveçla dëshmon dashurinë ndaj traditës e kulturës (gojëdhënave) sllave!

Nënkryetari i AAK-së: Veç Ramushi president, ose shkojmë në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këmbëngul se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president të vendit, përveç kryetarit Ramush Haradinaj.

Krerët e partive politike pritet javën e ardhshme të nisin takimet për të zgjidhur ngërçin institucional të krijuar nga dorëheqja e papritur e kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, liston disa nga pikat e forta se pse ish-kryeministri Haradinaj e meriton karrigen e liderit.

“…Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu siç burrështetas…”, ka deklaruar Isufi.

Partitë opozitare, si Lëvizja Vetëvendosja apo PDK-ja, nuk i ka bindur kandidatura e Haradinajt, sikurse udhëheqësit e koalicionit qeverisës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Më shumë ka mos dakordim mes partnerëve politikë sesa ka të bëjë me presidentin.”

Nënkryetari Isufi beson se për 14 deputetët e AAK-së nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai pret që partitë të heqin dorë nga interesat e ngushta, ndryshe paralajmëron divorcin politik.

“…nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje… është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë.”, ka deklaruar ai.

Që nga data 5 nëntor, posti i të parit të shtetit në Kosovë po ushtrohet përkohësisht për një afat jo më të gjashtë se gjashtëmujor nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Me kushtetutë, procedurat për formalizimin e pasardhësit duhet të mbyllen brenda datës 5 prill 2021, ndryshe do të shpërndahet parlamenti dhe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

Komuna e Prishtinës shpall të hapur aplikimin për grante për media

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për aplikim për përfitimin e granteve nga mediat me lokacion në kryeqytet.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë”, është shprehur Shpend Ahmeti, kryetar i kësaj komune.

Postimi i plotë:

Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.

Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.

Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/y5w7qey3

Tërmkolli: Isa Mustafa duhet të largohet nga LDK

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duhet të largohet nga kryesia.

“Nëse Isa nuk largohet atëherë LDK-ja do të vazhdojë të shafojë. Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që e duan këtë vend, jo vetëm LDK-në, por vendin në përgjithësi”, ka deklaruar Tërmkolli.

Duke folur rreth humbjes që LDK-ja pësoi në Komunën e Podujevës,  Tërmkolli ka thënë se në Podujevë nuk ka fituar Vetëvendosja, por ka humbur LDK-ja.

Ajo tha se nuk është problem fitorja e Shpejtim Bulliqit, duke mos e cilësuar as si fitore të VV-së.

“E vërteta është që Vetëvendosje nuk ka fituar në Podujevë, por ka humbur LDK-ja. I nderuari profesori Fehmi Agani pat thënë kur fituan socialistët në Shqipëri në atë kohë, të gjithë thoshin fituan socialistët, ai pati deklaruar që nuk fituan socialistët por humbi Sali Berisha”, ka thënë Tërmkolli në një debat televiziv.

Ajo ka thënë se nuk pritet ndryshim nga Shpejtim Bulliqi, pasi që ai ka qenë drejtor në komunën që është udhëhequr nga vetë LDK-ja.

Tërmkolli ka thënë se kjo duhet të konsiderohet humbje e LDK-së, pasi që LDK-ja është dashur të bëjë atë që pritet të bëhet, pra të fitojë.

Debat i ashpër mes Gjinovcit e Haraqisë: A je i fortë, a do me m’rreh a çka?

Periskopi.com Lajme

Debat i ashpër është zhvilluar në mes të anëtarit të LDK’së Astrit Haraqija dhe aktivistit Rron Gjinovci në një debat televiziv.

Haraqija dhe Gjinovci nuk janë pajtuar për shumë çështje.

Ti as s’je në LDK. Ke hy ke dalë, Lista Rugova diçka.. poshtë e përpjetë’, tha Gjinovci.

Unë jam Lista Serbska”, ia ktheu Haraqija me ironi.

Unë jam LDK prej vitit 1994. Unë me 27 vjet e kam udhëheq Gjakovën, me 30 vjet jam bo ministër”, shtoi anëtari i LDK’së.

A je i fortë, a trim, a do mem rreh a çka”, pyeti Haraqija- Gjinovcin gjatë debatit.

Kallxom çka ke prodhu ti përveç aktakuzave që tu kanë ngrit”, e pyeti Gjinovci të cilit Haraqija ju përgjigj me “deri sot asnjëherë s’jam i dënuar”.

Kandidati i PDK-së, Naim Fetahu ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu e ka uruar kundërkandidatin e tij nga VV-ja, Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet e djeshme në këtë komunë.

Fetahu përmes një postimi në Facebook është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të Podujevës ndërkohë që ka këshilluar kryetarin e ri të komunës që t’i marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Unë nuk do të ndalem por do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

Abazi për partinë që dikur ishin në koalicion qeverisës: E kanë mykur e qelbur politikën, janë të padëshiruar

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet e djeshme për kryetar të Podujevës, duke i marrë kështu bastionin Lidhjes Demokratike të Kosovës pas 20 vjet qeverisje me këtë komunë.

Ai me këtë rast ka drejtuar edhe disa pyetje për partinë e deritanishme në pushtetin lokal.

“E kanë kuptuar këta që e zaptuan pushtetin, që nuk i do populli? Edhe sa herë duhet humbasin në zgjedhje për të kuptuar që janë të padëshiruar, se e kanë mykur e qelbur politikën me fjalitë bajate, fyerjet e padurueshme dhe paditurinë në çdo sferë?”, shkruan Abazi në Facebook.

Postimi i plotë i Abazit, pa ndërhyrje:

Mirësia, vlera, respekti, integriteti, patriotizmi, dituria, dashuria për njerëzit dhe vendin, e vërteta, puna e djersa janë maratona e jetës se çdo njeriu që lind e rritet dhe i takon një identiteti të caktuar e që pashmangshëm na jep edhe detyrën për të qenë qytetar aktiv e pjesëmarrës në jetën politike në rrethin ku jetojmë, lagje, fshat, qytet apo edhe përtej kufijve të shtetit.

Dje qytetaria politike me pjesëmarrje aktive ka treguar verdiktin e vet, verdikt që nuk ka nevojë as interpretimi e as kualifikimi nga askush e më se paku nga ata që përfitojnë benefite, para, tenderë e vende pune pa meritokraci nga sistemi i kapur.

Që nga nesër fillon obligimi për transparencë, llogaridhënie e kërkesa për realizim e planifikime në komunë dhe për kryetarin. Krejt në rregull sepse atë e zgjodhi vota qytetare me sinqeritet e Besim të madh dhe pa asnjë beneficion por me një kontratë te re mes popullit dhe përfaqësuesit të tyre. Kontrata e qeverisjes së mirë dhe për banorët e Besianës!

Por pyetja e madhe që duhet shtruar me urgjencë:

E kanë kuptuar këta që e zaptuan pushtetin, që nuk i do populli? Edhe sa herë duhet humbasin në zgjedhje për të kuptuar që janë të padëshiruar, se e kanë mykur e qelbur politikën me fjalitë bajate, fyerjet e padurueshme dhe paditurinë në çdo sferë.

Sa më shumë që përdorin fyerjen si gjuhë politike aq me shumë shpërfaqin tradhtinë ndaj ndryshimit dhe afërsinë me krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Sa me shumë që ikin nga zgjedhjet aq më shumë tregojnë largësinë nga qytetarët dhe votuesit.

Sa më shumë që hiqen akademik shpërfaqin analfabetizmin dhe mungesën e të menduarit logjik.

Në Rahovec nuk kanë fituar, në Prizren jo, në Ferizaj jo, në Prishtinë jo, në Gjilan jo, në Gjakovë jo as në Pejë nuk kanë fituar askund në Kosovë, në

Podujevë rihumbën- kënd e përfaqësojnë, në emër të kujt flasin e marrin vendime

Limaj: Pa Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin nuk do të kishte UÇK

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë, para 15 vjetësh dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend.

“Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë. Sipas Limajt, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare.

Lideri i Nismës ka thënë se institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur çlirimtarët në Hagë dhe se kërkesa e tij ka qenë që të ketë një gjykatë gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se është inkurajuar nga kryetarja e Gjykatës të cilët thonë se do të hetojnë̈ gjitha krimet.

“Ne duhet t’i shohim veprimet tash. Kosova duhet ta ngre zërin dhe se çdo masakër duhet të gjykohet. Kryesit duhet përgjigjen për veprat e tyre. S’do të ndalemi dhe do të bëhemi zëdhënës të kësaj teme”, ka thënë Limaj në RTK.

Cramon tregohet e ashpër me KE’në: Mjaftë me bisedime, kosovarët e duan një datë për liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Pasi që Këshilli i Bashkimit Europian ka biseduar sot edhe për liberalizimin e vizave duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv, ka reaguar raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë, shkruan Gazeta Metro.

Në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Europian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Europian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Këshilli i BE’së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës

E raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar, duke thënë se nuk mjafton vetëm fakti që është biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Europian.

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Europian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në postimin e saj.

Dalin pagat shtesë për punëtorët shëndetësorë, Hoti i quan heronj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor.

Ai në një postim në profilin zyrtar në rrjeti social Facebook ka shkruar se për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, ndërsa për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.

“Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë!

Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

Gjendje alarmante në Gjilan nga COVID-19: Më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitiv

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka treguar shifra shqetësuese nga kjo komunë sa i përket përhapjes së koronavirusit.

“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive ndërsa 60 negative”, thotë Xhemajli në njërin televizion vendor.

Ai thotë se në Gjilan momentalisht janë mbi 400 raste aktive ndërsa 74 qytetarë nga kjo komunë kanë humbur jetën në përballje me koronavirusin.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit thotë se për dallim nga komunat tjera, ata presin rezultatet para se personat e vdekur të varrosen nën dyshimin se kanë koronavirus.

“Nëse dalin pozitiv, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”, tha Xhemajli.

Kujtojmë, pas Prishtinës, deri më tani Gjilani është komuna më e prekur në Kosovë nga koronavirusi.

Limaj rrëfen rreth gjykimit në Hagë: Një vit qëndrova me Ivica Stanishiqin, një kat më poshtë ishte Millosheviqi dhe Shesheli

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka rrëfyer përvojën e tij të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

Në 15 vjetorin e shpalljes së tij të pafajshëm nga Tribunali i Hagës, Limaj ka folur gjerësisht për 33 muajt e qëndrimit i paraburgosur në Sheviningën të Holandës.

 

 

“Nga Pogdorica Carla del Ponte e ka bërë të ditur aktakuzën ndaj meje kur unë isha në Slloveni. Dhe pas dy javësh me kanë dërguar në Sheviningen. 33 muaj kam qëndruar atje”, ka thënë ai. Në një përmbledhje të shfaqur para emisionit në RTK ku shfaqeshin momente që nga lirimi dhe arrritja në shtëpi, Limaj ka kujtuar Hajredin Balën, i akuzuar bashkë më të në Hagë dhe i cili nuk jeton më.

Po ashtu Limaj i ka kujtuar edhe prindërit e tij dhe gruan që nuk jetojnë më dhe të afërmit e tij që u shfaqën në video. “Haga ishte krijuar për krimet serbe që ishin kryer në Bosnje, Kroaci… Ne e kemi parë si krijesë të tillë të gjykimit të krimeve serbe. Dhe pastaj lufta në Kosovë dhe në përcepcionin tonë ishte se kjo gjykatë ishte për krimet serbe dhe krimet e Millosheviqit. Kur ka dalë aktakuza ndaj meje unë kam qenë i befasuar, kam qenë i befasuar edhe se si po gjykohën shqiptarët”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka thënë se ata nuk i kanë ikur drejtësisë pasi që e kanë ditur se janë të pafajshëm dhe se nuk kishin çfarë të fshehin nga e kaluara e tyre.

“Gjykata e përcakton a jeni apo nuk jeni fajtor, edhe pse ishte padrejtësi ndaj neve. Situata ishte fragjile në Kosovë aso kohe, pavarësia ishte larg. Brenga ime ishte qe njerëzit ta pranojnë me qetësi këtë vendim.

Është e papërshkrueshme të jesh në burg me ata që i kanë vra 4000-5000 njerëz, me njerëz që ishin të dënuar për gjenocid, me gjeneralët serbë, si Kërstiq, etj”, tha Limaj.

“Dhe të futesh në atë ambient, është e vështirë emocionalisht, por në këto situata duhesh të kesh besim në Zot dhe në drejtësi dhe duhet të ballafaqohesh me atë deri në aktin final”.

Limaj më pas ka treguar se me kë kishte qëndruar në burgun e Sheviningenit.

“Një vit qëndrova me shefin e UDB-së, me Ivica Stanishiqin. Aty kishte edhe kroatë, serbë dhe boshnjakë. Një kat më poshtë ishte Millosheviqi, Shesheli po ashtu ishte aty. Me një pjesë kemi bërë jetë të përbashkët, ata ishin të akuzuar për krime në Kosovë dhe në Bosnje”, ka rrëfyer Limaj.

“Kemi pas rastin të bashkëbisedojmë me ta për një vit, shumë tema, si para luftës, pas luftës. S’kemi pranu me fol me Millosheviqin, edhe pse ai tentonte të fliste. Shesheli ishte po i njëjti, si në Beograd, i tillë ka mbet edhe aty”.

Limaj e ka quajtur fat për Kosovën dhe për të trupin gjykues në Tribunalin e Hagës.

“Është fat kur keni një gjykatë serioze, sepse të jep siguri dhe ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë kur ke trup gjykues që është tepër profesional. Aty ka pasur gjyqtarë që nuk kanë mundur të ndikohen nga jashtë. Gjyqtarë që s’kanë lejuar asgjë që është shfaq e që nuk në ligj, në procedurë dhe e kanë udhëheqë atë proces me profesionalizëm të pashoq”, ka thënë ai.