GËZUAR VITI I RI 2021!

Periskopi.com Lajme

Viti i Ri 2021 mbërriti edhe në Kosovë. 

Viti 2020 ishte një vit i gjatë, i lodhshëm për shumë prej nesh dhe fatkeq për disa të tjerë që kanë humbur njerëz të zemrës.

Por, një dritë e re shpresëdhënëse na bën të shohim përpara e të shpresojmë për mundësi e qëllime, sfida dhe ndryshime të reja.

Të festojmë sonte me më të dashurit tonë dhe urojmë që kjo festë të zgjasë në çdo shtëpi!

Redaksia e Periskopit ju uron Vitin e Ri 2021 duke iu dëshiruar shëndet, lumturi e mirësi në shtëpitë tuaja.

Faleminderit për besimin, vazhdojmë tutje! https://www.periskopi.com/

GËZUAR 2021!

FSK’ja e nderon me vizitë nënën Ferdonije për Vitin e Ri

Periskopi.com Lajme

Një grup i ushtarëve të FSK-së e kanë vizituar Ferdonije Qerkezin me rastin e festës së Vitit të Ri

Nëna Ferdonije ka falënderuar djemtë dhe vajzat e FSK-së për vizitën në shtëpinë e saj.

“Faleminderit për vizitën FSK”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe fotografinë.

Ferdonije Qerkeziënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.

Nga atëherë nënë Ferdonija  vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.

Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.

Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.

Publikohet foto e rrallë e komandant Drinit, e realizuar 21 vjet më parë

Periskopi.com Lajme

Është publikuar një fotografi e rrallë e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini

Ai kishte pozuar pranë bashkëshortes së tij, Hajrijes më 31 dhjetor në vitin 1999.

Fotografia është publikuar nga faqja me emrin e tij në Facebook.

“21 vite më parë Ekremi me bashkëshorten Hajrije… 31.12.1999”, shkruhet në postim.

2021 do të jetë viti më i mirë për këto 3 shenja të zodiakut

Periskopi.com Zoya

Pas një viti të trazuar, të mbushur me trishtim me një seri sprovash dhe mundimesh, tani është koha për të kthyer faqen. Çdo vit ka thelbin e vet, por me Epokën e Ujorit, do të ketë vend për vetëdije kolektive dhe përparime intelektuale. 2021 do të jetë viti më i mirë për tre shenja të zodiakut: Binjakët, Bricjapi dhe Ujori.

Binjakët: Ju po hyni në versionin më të mirë të vetes

Përveç fuqisë tuaj dhe vërtetësisë, Jupiteri dhe Saturni do të bashkojnë forcat në shtëpinë tuaj të nëntë të besimit, mundësive, arsimit dhe udhëtimeve. Pra do vendosni të regjistroheni në shkollë, apo të udhëtoni për mundesi më të mira. Është e sigurt që do shkoni pikërisht në vendin e duhur këtë vit.

Bricjapi: Po manifestoni bollëkun që meritoni

Ju i mbijetuat një prej viteve më sfiduese në histori, veçanërisht  i vështirë për ju. Megjithatë, viti 2021 do t’ju nxjerrë nga vendi i nxehtë dhe do t’ju inkurajojë të kultivoni pasuri, lumturi dhe romancë. Duke pasur Jupiterin dhe sunduesin tuaj planetar, Saturnin, do jeni të mbushur me vlera, të ardhura dhe rehati. Do të frymëzoheni dhe do ndiqni rrugë të pazakonta por të dobishme.

Ujori: Shenja më me fat për këtë vit

Ju jeni favoriti qiellor këtë vit. Keni pranë Jupiterin bujar, i cili është planeti i bollëkut, fatit dhe zgjerimit i cili do punojë në favorin tuaj, por jo çdo ditë do t’ju mbështesë dhe Saturni nuk do ju lejojë pa luftuar, ai do ju sfidojë në shumë mënyra por për mirë. Kjo është një mundësi për të punuar me zell drejt qëllimeve tuaja. Natyra juaj rebele do të jetë arsyeja që ju të shkëlqeni këtë vit.

Banda e të rinjve hyn në një shtëpi, rrahin banorët me sëpatë dhe çekiç

Periskopi.com Lajme

Një moment tronditës është kapur nga kamerat e sigurisë ku një grup djemsh të maskuar dhe të armatosur me sëpatë, çekiç dhe armë kanë hyrë në një shtëpi në Sidnei.

Policia pretendon se ky grup kriminelësh kanë hyrë në shtëpi ditën e enjte në orën 1 të natës.

Të shtatë djemtë kanë hyrë në shtëpi dhe kanë kërcënuar banorët, para se të godisnin një 18-vjeçar në stomak.

Ai mori ndihmën e shpejtë nga mjekët në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë së bashku me një person tjetër të cilin e plagosën në oborrin e shtëpisë me çekiç.

Banda kriminale vodhi gjashtë telefona celularë, ka deklaruar policia. Policia ishte në kërkim të këtyre djemve me makina patrullimi dhe me helikopterë, por nuk i kanë gjetur. Ata i bënë thirje publikut që t’i ndihmojnë nëse kanë informacione.

Hoxhaj uron Vitin e Ri: Ditë të mira po vijnë për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, u ka uruar Vitin e Ri, të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke shpërndarë një fotografi familjare.

Hoxhaj, me anë të një postimi në Facebook, ka uruar që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë, për familjet e për gjithë vendin.

Ai ka shkruar se ditë të mira po vijnë për Kosovën.

“Urime Vitin e Ri 2021! Qoftë ky një vit i mbarë për të gjithë ne, për familjet tona e për gjithë vendin! Ditë të mira po vijnë për Kosovën. Gëzuar!”, ka shkruar Hoxhaj.

10 lojtarët e rinj që bënë bujë në vitin 2020

Periskopi.com Sporti

Viti 2020 ishte sfidues për botën e futbollit dhe të gjithë sportit, por edhe këtë vit ka pasur talentë të rinj të cilët kanë lënë ‘shenjën’ e tyre me paraqitjet që kanë bërë.

Futbolli nuk do të jetë njësoj pas vitit 2020, kjo pohohet nga ekspertët, analistët dhe zyrtarët e klubeve. I fundit që pohoi këtë ishte edhe presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili tha se mega transferimet që kanë ndodhur deri më tani nuk do të mund të ndodhin në të ardhmen, pasi që klubet nuk i kanë resurset e njejta për të përballuar shuma të tilla.

Lajmi.net ju sjell talentët që bënë bujë në vitin 2020, ata sigurisht do të lëvizin në klube të mëdha por pyetja është se a do të kenë të njejtin çmim të themi si p.sh, Paul Pogba apo Neymar.

Mitchel Bakker – Paris Saint-Germain dhe Komëtarja holandeze

Mosha: 20 vjeç

Pozita: Mbrojtës i majtë

Bakker e ka vendosur veten si zgjedhja e parë e PSG-së si mungesë spanjollit, Juan Bernat i cili është i lënduar, duke e zënë vendin në njërin nga ekipet më të mira të Evropës.

Eduardo Camavinga – Stade Rennais dhe Kombëtarja franceze

Mosha: 18 vjeç

Pozita: Mesfushor qendror

Camavinga u bë shënuesi më i ri i Francës në mbi 100 vjet kur shënoi në fitoren 7-1 ndaj Ukrainës në Tetor.

Ai llogaritet si njëri nga talentet më me perspektivë në Evropë, kualiteti i tij më i mirë është aftësia me topin dhe pasimet.

Jonathan David – LOSC Lille dhe Kombëtarja kanadeze

Mosha: 20 vjeç

Pozita: Sulmues

David ka shënuar 11 herë në vetëm 12 ndeshje për ekipin Kombëtar kanadez.

David nuk ka qenë në gjendje të gjejë rrjetën për Lille që nga transferimi i tij nga Gent këtë verë, por pavarësisht kësaj, ai cilësohet si njëri nga talentët më të mëdhenj.

 

Alphonso Davies – Bayern Munich dhe Komëtarja kanadeze

Mosha: 20 vjeç

Pozita: Mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë

Një ish-yll i MLS me Vancouver Whitecaps, Davies tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munchen. Ai u transferua tek bavarezët për një shumë simbolike prej 10 milionë euro, tani duket qesharake shuma e transferimit të tij. Ai ishte njëri nga protagonistët kryesorë në fitimin e Ligës së Kampionëve nga Bayern.

 

Sergino Dest – FC Barcelona dhe Kombëtarja amerikane

Mosha: 20 vjeç

Pozita: Mbrojtës i djathtë

Dest është amerikani i parë që u transferua  dhe u paraqit në Barcelonë në La Liga ashtu edhe kundër rivalëve të Real Madridit në “El Clasico”.

Lindur në Hollandë dhe stërvitur nga Ajax, Dest kualifikohet për Kombëtaren amerikane në sajë të babait të tij, që është një qytetar amerikan. Ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me perspektivë në Evropë për momentin.

 

Fabio Silva – Wolverhampton Wanderers dhe Kombëtarja portugeze

Mosha: 18 vjeç

Pozita: Sulmues

Wolves paguan  Porton një shumë prej46 milionë euro për shërbimet e Silva këtë verë, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë të klubit ndonjëherë. Ai llogaritet si një nga top talentët, por ka pasur vështirësi me akomodimin në angli.

 

Ansu Fati – Barcelona dhe Kombëtarja spanjolle

Mosha: 18 vjeç

Pozita: Sulmues anësor

Fati u emërua lojtari i muajit në La Liga për Shtatorin e këtij sezoni dhe u bë një nga golashënuesit më të rinj ndonjëherë të Ligës së Kampionëve në tetor. Aktualisht është lënduar, por mungesa e tij në fushë është bërë evidente, ai pritet të jetë protagonist kryesor për Barçën dhe Spanjën vitet e ardhshme.

 

Phil Foden – Manchester City dhe Kombëtarja angleze

Mosha: 20 vjeç

Pozita: Mesfushor qëndror

Pep Guardiola e përshkroi Phil Foden si “lojtarin më të talentuar” që ka parë ndonjëherë. Pas largimit të David Silva, ‘pishtari’ i ka mbetur anglezit për të mbushur atë zbraztirë.

 

Ryan Gravenberch – Ajax dhe Kombëtarja holandeze

Mosha: 18 vjeç

Pozita: Mesfushor qëndror

Gravenberch bëri debutimin e tij për Ajax vetëm 16 vjeç dhe që atëherë ka bërë 14 paraqitje të tjera në ekipin e parë. Ai ka marrë vëmendjen e ekipeve të mëdha, njëra ndër të interesuarat për të është edhe kampioni italian, Juventus.

 

Mason Greenwood – Manchester United dhe Kombëtarja holandeze

Mosha: 19 vjeç

Pozita: Sulmues

Greenwood shënoi 17 herë në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar, dhe megjithëse forma e tij ka pësuar rënie këtë sezon, ai është një nga sulmuesit e rinj më me perspektivë në planet.

Kadaj-Bujupi tregon se si e futi sprejin për sy në Kuvend: Policia s’na lejshin vërrc me bo

Periskopi.com Lajme

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se si e ka fshehur sprejin për ta futur brenda objektit të Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

E ftuar në një emision, Bujupi thotë se sprejin për sy e ka fshehur në flokë.

“Ish një nga ditët kur furnizimet mbaruan, Policia veç i identifikojë kanalet edhe s’na lejshin vërrc me bo, gjithë na nxejshin. Mandej i thash Albulenës hajde bre pe provojmë me e shti në flokë. Edhe i bona flokt pungj dhe e vendosa aty. Kur deshta me hy, policia na kontrollojshin edhe folshin me kode. Ja bonën njoni-tjetrit: Dhelpra në lokacion. E pastaj pom ndalin e po ja nis një police me’m hallakat. Po ma bon policja zonja Kadaj-Bujupi në flokë e ki”, tha ajo.

Ajo pastaj tregon momentin se si avokatja e saj tentoi ta arsyetojë në Gjykatë duke thënë se është sprej për flokë që Kada-Bujupi e përdorë, mirëpo ky tentim i dështoi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 mars 2017 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Kadaj-Bujupi dhe Dërguti akuzohen nga prokuroria se më 1 shtator 2016, në Prishtinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në hyrje tek holli i Kuvendit, gjatë kontrollit nga pjesëtarët e policisë, të akuzuarës Kadaj-Bujupi i është gjetur dhe konfiskuar një sprej me mbishkrimin “Nato”, ndërsa të akuzuarës Dërguti i është gjetur dhe konfiskuar një gaz lotsjellës, të cilat mjete i kishin vendosur në trup, e të cilat i kanë mbajtur në posedim, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Abelard Tahiri feston Vitin e Ri me djalin e ish-presidentit Thaçi

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është takuar në natën e ndërrimit të moteve me Endrit Thaçin, të birin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti Tahiri ka vendosur që disa momente të natës së ndërrimit të moteve t’i kalojë së bashku me djalin e ish-liderit të PDK-së.

Në anën tjetër, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi natën e Vitit të Ri gjendet në Hagë ku edhe po mbahet për shkak të akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

Kosovarët nuk e ndalën luksin as në pandemi, blenë rreth 60 milionë euro vetura

Periskopi.com Lajme

Pandemia ka goditur ekonominë në Kosovë, por ajo nuk ndikoi shumë që kosovarët të heqin dorë nga jeta e luksit.

Në mars të vitit 2020, sikurse krejt shtete e botës edhe Kosova kaloi në nivel pandemie. Që nga atëherë janë aplikuar masa kufizuese ndaj lëvizjes së qytetarëve me qëllim parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Ky kufizim i lëvizjes nuk ndikoi shumë që qytetarët në Kosovë të heqin dorë nga blerja e veturave, shkruan lajmi.net.

Të dhënat e dërguara nga Dogana e Kosovës për lajmi.net tregojnë se nga 1 janari i vitit 2020 deri më 20 dhjetorë në Kosovë janë importuar vetura në vlerë prej 59,225, 415 euro. Nga to, veturat që cilësohen si të vjetra nga dogana janë importuar në vlerë prej 50,420,191.22 euro. Në të njëjtën përudhë të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, janë importuar vetura të vjetra në vlerë prej 56,730,020.16 eurove.

Vetura të reja në 2020-ën janë importuar në vlerë prej 8,805,224.92 eurove, derisa në vitin 2019 kjo shifër ka qenë 11,282,230.36 euro.

Korriku, gushti, shatori dhe tetori kanë qenë muajt kur janë importuar vetura më së shumti në vitin 2020.

Veturat po vijnë nga Gjermania

Deri më 20 dhjetorë të 2020-ës janë importuar 20228 vetura, nga to 14691 kanë ardhur nga Gjermania, pastaj nga Franca 1535 copë, Kina 803, Çekia 773, Spanja 420, Britania 353, Japonia 349, Rumania 250, SHBA 177, nga Italia 164 copë.

Nëse në vitin 2019 ka pasur vetura të importuara edhe nga Turqia, Suedia e Korea e Kina në vitin 2020 nuk ka pasur import nga këto shtete.

Sa është vjetërsia e veturave të importuara?

Vetura më e vjetër e importuar në Kosovë në vitin pandemikë ka qenë e 35 vjeçare. Është blerë vetëm një e tillë. Në vitin 2020, fiks 739 copë vetura u importuan të vjetërsisë zero vite, ndërsa 2467 kanë qenë një vjeçare. Më së shumti janë importuar me vjetërsi dhjetë vjeçare, vite këto që është edhe kufiri i doganimit të tyre. Në këtë vjetërsi është importuar sasia prej 4582 copë. Mbi këtë vjetërsi, pra vetura mbi dhjetë vjeçare janë importuar 95 copë.

Sa fitoi shteti nga importi i veturave?

Në momentin  e importit të ndonjë malli atëherë varësisht nga procedurat  të cilën e kërkon kompania importuese edhe bëhet zhdoganimi i tyre. Mallrat futen në pikëkalimet kufitare dhe pastaj dërgohen në terminalet doganore (ZBD) për zhdoganimin e ngarkesave. Dogana e Kosovës lejon dy opsione të zgjedhjes gjatë një importi, fillimisht kërkohet që të bëhet zhdoganimi në terminalin më të afërt nga pika e hyrjes. Si opsion i dytë është terminali më i afërt me selinë se ku është e regjistruar kompania.

Nga 1 janari deri më 20 dhjetor 2020, nga importi i veturave shteti ka përfituar: 13, 514, 941 euro nga doganimi i tyre, akciza ka qenë në vlerë prej 8, 917, 800 euro, TVSH-ja ka qenë 36,792, 673 euro.

Në Kosovë akoma makinat më të shitura janë të tipit Volksëagen.

Njoftim për bashkatdhetarët lidhur me tarifat për sigurimin kufitar

Periskopi.com Lajme

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se duke filluar nga nesër do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar.

Këto tarifa janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetar

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.

Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

Faleminderit

Mbani frymën, Enca ua uron Vitin e Ri me foto provokuese

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka realizuar një set të veçantë fotografik për Vitin e Ri 2021.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, përmes së cilave iu ka uruar ndjekësve të saj festën.

Në shumë prej tyre, këngëtarja është shfaqur në poza provokuese, duke marrë vëmendjen me veshjen e saj të hapur.

Ajo u shfaq fillimisht në një fustan të bardhë me material transparent, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografive, “Dhurata për këtë vit”.

Më pas, në disa imazhe të tjera, Enca pozoi me një kostum të shkurtër të kuq dhe shumë të hapur te pjesa e gjoksit, teksa mbante në dorë një karamele gjigante.

“Kartolina juaj për Vitin e Ri”, shkroi këngëtarja në një tjetër përshkrim.

Vdes ish-menaxheri i Chelsea dhe Man Utd

Periskopi.com Sporti

Ish-menaxheri i Manchester United dhe Chelsea, Tommy Docherty ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

Tommy Docherty, i cili menaxhoi 12 klube, duke përfshirë Chelsea dhe Manchester United si dhe ekipin kombëtar të Skocisë, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Ish-menaxheri ishte fitues i FA  Cup me Manchester United.

Docherty, me nofkën ‘The Doc’, ndërroi jetë të enjten i rrethuar nga familja e tij, pasi vuante nga një sëmundje e gjatë. Si lojtar, ai bëri mbi 300 paraqitje për Preston North End dhe fitoi 25 ndeshje për Skocinë, para se të vazhdonte të menaxhonte 12 klube të ndryshme.

Ai e drejtoi Chelsea në League Cup 1964-65, fitoi FA Cup 1976-77 me United gjatë një periudhe pesëvjeçare dhe menaxhoi një nga lojtarët më të mirë të klubit, George Best.

Koha e tij në United vazhdoi nga një periudhë njëvjeçare në krye të Skocisë, e cila erdhi pas një sezoni në Porto në vitet 1970-71.

Docherty konsiderohet si një figurë që ndikoi shumë në Manchester United, por ai vlerësohet edhe si njeriu që shëndrroi Chelsea në një klub të madh.

Aksident në Podujevë, lëndohet një person

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur nje aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë një veturë në levizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Viti i marrëveshjes së madhe të Washingtonit

Periskopi.com Lajme

Viti 2020 ishte vit i zhvillimeve dramatike e politike në dialogun Kosovë-Serbi.

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump më 4 shtator u arrit një moment që shumëkush e quajti historik.

Në Shtëpinë e Bardhë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  nënshkruan secili veçmas një dokument me 16 zotime për normalizimin ekonomik mes të dyja vendeve.

Kumbarë i kësaj ujdie ishte emisari presidencial për dialogun, Richard Grenell.

Në mesin e pikave të akordit ishte nga moratoriumi që Kosovë të ndal për një vit aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe Serbia të ndal fushatën e çnjohjes së pavarësisë së shtetit që nuk e njeh.

Pastaj fizibiliteti i liqenit të Ujmanit që duhet të bëhet nga departamenti amerikan i energjetikës e deri te pika e njohjes reciproke Kosovë-Izrael.

Më së shumti marrëveshja e 4 shtatorit përmban zotime për realizimin e lidhjes infrastrukturore përmes hekurudhës, ajrit dhe rrugës në relacionin Prishtinë-Beograd.

Në ditën e fundit të  vitit 2020 kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti nënshkroi marrëveshje me ambasadorin amerikan Philip Kossnet për nxitjet e investimeve amerikane.

“Kjo marrëveshje që e nënshkruam sot derivon nga ajo e 4 shtatorit gjithë ata që kanë kritikuar këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë tash po i shohin përfitimet që i kemi”, tha Hoti të enjten paradite.

E sa për dialogun e ndërmjetësuar nga evropianët situata ngeli në vend-numro.

U mbajtën dy takime të nivelit të lartë Hoti-Vuçiq me ndërmjetësim të emisarit për dialog Mirosllav Lajçak dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Jozef Borell.

Dhjetëra rrethe bisedimesh kishte edhe në nivel ekspertësh por asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Nga Bashkimi Evropian mbeten me shpresë se për Vit të Ri 2021, palët të gjejnë pajtimin ligjërisht –obligativ.

Por në Prishtinë e Beograd, qëndrimet janë fortë larg me njëra tjetrën.

Pala kosovare thotë se marrëveshje ka vetëm me njohje të ndërsjellë kurse nga ajo serbe thjesht kanë deklaruar se finalja duhet të prodhojë kompromis por assesi njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Krasniqi me mesazh për Vitin e Ri: Uroj që emri i COVID të harrohet sa më shpejt

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka uruar festat e fundvitit me dëshirë që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës e sportit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që emri i koronavirusit të harrohet sa më shpejt.

“Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se:SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim,

Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19.Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim.

Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

Kaq persona humbën jetën në aksidente trafiku gjatë vitit 2020

Periskopi.com Lajme

Aksidentet në trafik, përfshirë edhe ato me fatalitet, në periudhën e këtij viti (2020) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2019), kanë shënuar rënie në Kosovë.

Gjatë këtij viti që po lëmë pas, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 80 persona, derisa në vitin 2019 ky numër ishte 122.

Sipas statistikave Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor është 11 mijë e 976, prej tyre 4 mijë e 711 me të lënduar, dhe 7 mijë e 198 vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe 8 mijë e 814 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2019 ishte 15 mijë.

Sipas policisë, frekuentimi me numër më të madh të automjeteve ndodh në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e pasditës/mbrëmjes kur përfundon orari i punës.

Mjeku kosovar e pret Vitin e Ri larg familjes, publikon foto emocionuese të fëmijëve të tij

Periskopi.com Lajme

Mjeku Shpetim Thaçi po kalon natën e Vitit të Ri në Klinikën e Pulmologjisë. Vet Thaçi shkroi në Facebook duke thënë se po qëndron i gatshëm t’iu shërbejë pacientëve.

Doktori Thaçi gjithashtu uroi festën e Vitit të Ri nga Klinika Pulmologjike.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Sot në natën e ndërrimit të moteve larg familjes , përball dhe i gatshëm për të reflektu shpresë dhe siguri për pacintët e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë.

Gëzuar le të jetë një vitë i mbarë për të gjithë ne.

Gëzuar për Lirin, Jonin , Lisin, Kronin dhe Lumin e vogël nesër do jemi të gjithë bashkë.

Leonora Jakupi tregon se çka do të ndryshonte nëse bëhet kryeministre e Kosovës

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Leonora Jakupi ka qenë e ftuar në After Party me Luana Vjollca.

Leonora u pyet se çka do të ndryshonte po të ishte kryeministre e Kosovës, ajo tha: “ Do të ndryshojsha gjendje rrënjësisht në vendin tim”

Kujtojmë se Leonora së fundmi ka pranuar që po e përjeton një romancë por nuk e ka bërë public emrin e partnerit.

Ramiz Lladrovci tregon pse nuk pranoi të trajtohet jashtë vendit pas infektimit me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Edhe Ramiz Lladrovci, ashtu si një pjesë e madhe e qytetarëve e ka kaluar Covid-19.

Ai ka rrëfyer për “Gazeta Blic” se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë dhe i është dashtë të kurohet edhe në Klinikën infektive.

Tutje Lladrovci ka treguar se nuk ka pranuar të kurohet jashtë vendit, pasi beson tek puna e jashtëzakonshme e mjekëve në Kosovë.

“Kur u infektova e neglizhova shumë, nuk shkova tek mjeku derisa me lodhi shumë . Më tej isha në Klinikën Infektive në Prishtinë, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që mjekë edhe infermierë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kam patur tretman të veçantë, po kam pas si të gjithë qytetarët, edhe pse miqtë e mi më kanë ofruar ndihmën që të shkoj të kurohem jashtë vendit, por unë kam dashur të trajtohem si të gjithë qytetarët e mi. Mjekët tanë e bajnë një punë të jashtëzakonshme, prandaj më vjen jashtëzakonisht keq nëse ndonjë familjar i ka ba nervoz ose i ka ofendu ata njerëz punojnë 24 orë”, ka deklaruar ai.