Vuçiq i ka disa fjalë për vizitat e politikanëve të Kosovës në veri

Periskopi.com Lajme

Duke folur për ngjarjet në Kosovë për shkak të zgjedhjeve lokale, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi provokime në veri të Kosovës.

I pari i shtetit serb, para takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, foli rreth vizitës së realizuar në Mitroviën e Veirut të u.d. të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, të cilat i cilësoi si provokime të shqiptarëve ndaj serbëve, raporton b92.

“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha ai.

Ai falënderoi serbët për reagimin e tyre të përmbajtur gjatë mbërritjes së politikanëve shqiptarë në veri dhe vuri në dukje se “Ne duhet ta ruajmë paqen.”

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer ata dhe për t’u thënë serbëve kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte asnjë dhunë fizike. Falënderoj ata për përmbajtjen e tyre. Ne duhet të mbajmë stabilitetin jo sepse “Ne jemi më të dobët, sesa paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po ec më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt”, tha Vuçiq.

Nikaj: Kurti e Osmani është dashur të tregojnë çfarë ndodhi në veri

Periskopi.com Lajme

Analisti Bernard Nikaj ka folur rreth vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri. Thotë se kandidati për kryeministër dhe ushtruesja e detyrës së presidentit është dashur të shpjegonin incidentin.

“Ka mundur që të komunikohet më mirë pas vizitës nga ana e z.Kurti dhe zonjës Osmani që të tregohet sa më shpejt se çfarë kishte ndodhur e çfarë jo”, tha Nikaj në Pressing.

“Besoj se ne mbetëm duke interpretuar xhirimet në mënyra të ndryshme më shumë sesa duke e ditur se çfarë ka ndodhur’, theksoi ai.

“Incidentet tregojnë se mbetet punë për tu bërë në veri, mbetet ende punë për tu vendosur ligjshmëria edhe në atë anë përkundër faktit se është bërë shumë”, theksoi ai.

VV heq komunikatën fyese për Rugovën pas lajmit të Periskopit

Periskopi.com Lajme

Komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje e 19 dhejtorit 2006 për të cilë raportoi Periskopi është fshirë nga faqja zyrtare e partisë së Albin Kurtit.

Komunikata e VV-së ku sulmohet çnjerëzisht Rugova bëri sot sërish jehonë, por VV reagoi menjëherë duke e fshirë.

Periskopi raportoi sot për komunikatën në të cilën sulmohet Hashim Thaçi për arsyen se ishte bërë si… Ibrahim Rugova. Kjo mund të jetë një komunikatë domethënëse në kontekstin në të cilin ndodhemi.

Thaçi ndër tjerash sulmohej ashpër edhe për arsyen që kishte pranuar që të në konferencën e Rambujesë të ishte edhe Ibrahim Rugova, i cili cilësohet si “njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK-në.”

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.” – shkruan Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Kurti së fundi edhe vetë e ka vizituar varrin e presidentit Rugova. Ndërkohë, Vjosa Osmani për ironi është larguar nga LDK me arsyen se kjo e fundit nuk ishte mjaftueshëm rugoviste.

Më poshtë keni komunikatën e plotë:

Gjaku i humbur

Shkelja e betimit ushtarak nuk mund të cilësohet ndryshe pos tradhti kombëtare. E për tradhti dihet se cili do duhej të ishte dënimi. Ti, Hashim, u betove se do të luftosh deri në çlirimin përfundimtar të atdheut, e në anën tjetër shkove në Rambuje dhe e nënshkrove kapitullimin. Me nënshkrimin tënd e pranove sovranitetin dhe integritetin e Serbisë mbi Kosovën. Ti e bëre këtë sepse tashmë Adem Jashari kishte shkuar në përjetësi. Përndryshe, po të ishte gjallë, do të të vriste me dorë të vet. Botërisht dihet se që nga viti 1993 ti nuk u takove asnjëherë me Adem Jasharin. Ti në Kosovë u ktheve vetëm pas rënies heroike të tij dhe familjes së tij. Cili nga ju shokët e mëhershëm iu ndodhët pranë në momentet e flijimit të komandantit? Asnjëri. Ai luftoi së bashku me familjen e tij dhe me dajën Osman, që nuk iu nda kurrë. Ti dhe shumë të tjerë që sot thirreni në emrin e tij për përfitime personale, në atë kohë ndodheshit nëpër qytetet perëndimore me arsyetimin tashmë të mirënjohur: ‘shokët më dërguan me detyrë në Zvicër’. Ti që shkele mbi gjakun e Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve tjerë, është turp që ta përmendësh emrin e tij. Është turp që ta keqpërdorësh fotografinë e tij. Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë. Ti që thirresh në emër të luftës dhe në emër të atyre që dhanë jetën për çlirim, pranove që në Rambuje të jetë edhe Ibrahim Rugova, njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK–në. Hyre në Grupin Negociator për të negociuar me Serbinë për tokën tonë. Ti që thirresh në emër të gjakut të derdhur u përkule para arkivolit të Rugovës të mbuluar me një flamur që e përdhos flamurin kuqezi me të cilin luftuan Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem Bejta, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të gjithë luftëtarët e lirisë. I qëndrove gatitu edhe hymnit që gjithashtu nuk është kombëtar. Një ushtri që e fiton luftën nuk i dorëzon armët. Ti mburreshe kur i detyrove ushtarët e UÇK–së që t’i dorëzojnë armët. Nuk mund të bëhesh duke u çbërë. Ti festove kur UÇK-ja u çarmatos.

Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.

Tani ke filluar një fushatë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dhe konkretisht kundër aktivistit Albin Kurti. Këtë po e bën nga frika, sepse ti e di mirë se sa thellë je futur në projektet politike kundër vullnetit të popullit. Decentralizimi shkakton ndarjen e Kosovës dhe krijimin e entitetit serb brenda territorit të Kosovës, kurse statusi ‘eksterritorial’ i kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë shkakton delegjitimimin e shqiptarëve si popull autokton. Ti i ke pranuar që të dy këto projekte, prandaj frika dhe brenga jote e vetme është se si të shpëtosh dhe mbijetosh politikisht. Ty të ka tmerruar masoviteti i popullit në demonstratën e 28 Nëntorit. Populli po zgjohet Hashim, ky është vetëm fillimi. Populli kurrë nuk do të pranojë zgjidhje që është në kundërshtim me vullnetin e tij, prandaj në të ardhmen populli do t’i mbushë rrugë e sheshe kundër këtij sistemi politik dhe kundër juve që po e tregtoni vullnetin e 2 milionë njerëzve. Mos qofsha nën lëkurën tënde.

Në një tubim në Prizren ti, Hashim, para qytetarëve të pranishëm ke thënë që Albin Kurti iu ka dorëzuar Serbisë, prandaj serbët e futën në burg dhe ia ndërruan frizurën e pastaj e lëshuan. Ta akuzosh Albin Kurtin se iu dorëzua Serbisë dhe se ia ndërruan frizurën dhe në fund e lëshuan, është poshtërsia që mund ta bëjë vetëm një idiot. Kjo është fyerje për të burgosurit politik të të gjitha gjeneratave. Është fyerje për simbolin e rezistencës Adem Demaçin, është fyerje për Ukshin Hotin, Afrim Zhitinë, Fadil Vatën… Është fyerje edhe për Nait Hasanin e shumë të burgosur politik që ti i ke në kryesinë e partisë tënde. Shumë anëtarë të kryesisë së partisë tënde e njohën dhe e takuan Albinin në burg. Ata e dinë mirë se si qëndroi Albini në burg, cila ishte përgjigja që i dha politikës fashiste të Milosheviqit. Por ti e ke hallin tjetërkund. Këtë sulm e bën nga frika prej popullit, sepse ti e di mirë se Albini nuk ndalet, nuk nënshtrohet dhe me asnjë çmim nuk e pranon kapitullimin. E, populli çdo ditë e më shumë po na bashkohet, duke u larguar nga ju. Ata nuk ju besojnë më, sepse planet e juaja në kundërshtim me vullnetin e popullit janë bërë tashmë shumë të dukshme. Kjo është frika jote.

Ti e nënshkrove Rambujenë dhe, rrjedhimisht, e pranove Serbinë për shtet tëndin, por këtë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe populli i Kosovës nuk do e pranojë kurrë. Ne me Serbinë zyrtarisht jemi ende në luftë, sepse nuk kemi marrëveshje të paqes me të. Ne nuk do të ndalemi deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të ndalemi deri në vetëvendosje, natyrisht pa ty dhe të tjerët si ti. Për fund po ta përkujtoj betimin që e ke dhënë, sepse ndoshta e ke harruar:

‘Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj per t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!’

 

 

 

 

 

Për çfarë u pyet nga Specialja i ftuari nga Shqipëria Adem Shehu, publikohen detaje

Periskopi.com Lajme

Prokurorët specialë të Hagës, pas ngritjes të aktakuzës ndaj kupolës drejtuese të shtabit të UCK-s, kanë nisur mbledhjen e dëshmive për të faktuar pretendimin se ata vepruan si një grup i strukturuar kriminal.

Top Channel, ka mundur të mësojë detajet e intervistimit dy ditor në Hagë të ish ushtarakut Adem Shehu, i pari shtetas i Shqipërisë që përballet me prokurorët specialë.

Burime nga Haga në dijeni të këtij intervistimi, që ka zgjatur në total 12 orë tregojnë se Adem Shehu fillimisht është pyetur:

Si ai mundi të merrte në dorë drejtimin e Brigadës 153 të zonës së Llapit?

Adem Shehu i cili gjatë luftës njihej me preseudonimin “Komandant Buna 20” është pyetur në cilësinë e dëshmitarit për dy episode gjatë luftës, që lidhen me rrëmbim personi, ushtrim dhune, fyerje, keq- trajtime fizike deri në eliminime fizike.

Këto burime i thanë Top Channel se prokurorët e Hagës, në mënyrë specifike kërkonin të dinin nga Adem Shehu:

Çfarë informacione ai kishte në lidhje me, “Repartin BIA” që komandohej nga Sali Mustafa i njohur me pseudonimin komandant Cali?

Sali Musta ishte drejtuesi i parë i UCK-s i cili u ndalua dhe u çua në Hagë fund-vitin e shkuar.

Prokurorët gjithashtu i kanë drejtuar pyetje komandant Adem Shehut,

Si drejtohej komanda e zonës operative të Karadakut nën komandën e Ahmet Isufit?

Interesi i prokurorëve, lidhej më së shumti tek urdhrat e dhënë nga Sali Mustafa dhe Ahmet Isufi për ata ushtarë të UCK-s që thyenin disiplinën, si ata ndëshkoheshin dhe çfarë ndodhte më pas.

Intervistimi i regjistruar audio-video i Adem Shehut në Hagë ka vijuar me pyetje që lidheshin me vend komandat që operonin në rajonin e Gollakut.

Prokurorët kanë kërkuar nga “Komandant Buna 20” të dinë:

Detajet se kë stërviti dhe çfarë njohurish ushtarake u dha personave që do të shkonin në luftë, kur ai në Farkë ndërtoi një akademi ushtarake për të rinjtë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar formacioneve ushtarake të UÇK-së.

Prokurorët i kanë vendosur mbi tavolinë Adem Shehut disa dokumente të cilat ishin urdhra operacional që mbanin firmën e tij kur drejtonte Brigadën 153.

Referuar detajeve të botuar në një libër në Kosovë, prokurorët kishin ndërtuar disa pyetje për Adem Shehun që lidheshin me bllokimin e aksit rrugor Leskofs-Mutivodë- Prishtë gjë e cila ndaloi përparimin e forcave serbe në Kosovë.

Edhe pas marrëveshjes të Kumanovës Shtabi i Ushtrisë Serbe vendosi mos përdorimin e kësaj rruge.

Gjatë seancave pyetje-përgjigje, dy ditore në Hagë, Adem Shehu në asnjë moment nuk u pyet për krimet serbe përfshi djegien e grave dhe fëmijëve me Nepalm në zonën operative të Gollakut ku ai operonte.

Prokurorët e Hagës kanë mbledhur një dokumentacion voluminoz me urdhrat e shtabit të UÇK-së, nga shumë burime mes tyre individë dhe subjekte politike në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan UÇK-së duke dhënë kontributin e tyre në këtë luftë çlirimtare.

Policia e Gjilanit jep detaje për policin që dyshohet se vrau veten në Ranillug

Periskopi.com Lajme

R.H., pjestar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug, me armë zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.

Barcelona mposht baskët, mbetet një pozitë më poshtë se liderët

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka fituar 2-1 në kuadër të javës së 21-të në La Liga kundër Athletic Bilbaos.

Ishte minuta e 20-të kur Lionel Messi shënoi një gol brilant nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

 

Barcelona ishte e pafat, pasi në minutën e 49-të Jordi Alba shënoi autogol, duke i barazuar shifrat 1-1.

Por, skuadra që drejtohet nga Ronald Koeman shtoi presionin ndaj Bilbaos për ta rikthyer epërsinë.

Pas javës së 21-të, Barcelona është në vendin e dytë me 40 pikë, dhjetë më pak se Atletico Madridi që është lider.

Hoxha: Dega e PDK-së në Prishtinë, krenare me gratë dhe përkushtimin e tyre për rimëkëmbjen

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputet nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha ka takuar gratë e degës të partisë së saj në Prishtinë.

Hoxha në llogarinë e saj në Faecbook shkruan se garatë do të fuqizohen dhe do të kenë përfaqësim cilësor

“Gratë përherë e kanë bërë ndryshimin e madh, andaj përkrahja për njëra tjetrën është baza e parë e një rrugëtimi drejt së ardhmes, drejt fuqizimit dhe përfaqësimit cilësor. Rimëkëmbje dhe dashni për një Kosovë krenare me gratë. Dega e PDK -së në Prishtinë, krenare me gratë aktiviste, punën dhe përkushtimin e tyre për rimëkëmbjen.”, ka shkruar ajo.

 

​E zbulon Gerrard: Ja për çfarë u pendova në lidhje me Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Steven Gerrard ka deklaruar se ai do të dëshironte që të kishte nënshkruar një marrëveshje të re në Liverpoolin për të luajtur nën drejtimin e Jurgen Klopp, pasi kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar një zgjatje një vjeçare para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara.

Gerrard, i cili luajti mbi 700 ndeshje për Liverpoolin midis viteve 1998 dhe 2015, konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Ish-lojtari i Anglisë fitoi nëntë trofe në “Anfield Road”, përfshirë Ligën e Kampionëve, ndërsa siguroi gjithashtu 186 gola dhe 143 asistime.

Ai përfundimisht u largua nga “The Reds” për të marrë një sfidë të re në MLS me LA Galaxy, ku ai kaloi një vit para se të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.

40-vjeçari tani e ka pranuar se është penduar që i dha fund karrierës së tij në Liverpool kaq shpejt, me mundësinë për të luajtur për Kloppin në fillim të mbretërimit të tij jashtëzakonisht të suksesshëm.

Duke parë tani gjërat në këtë kohë, do të doja të kisha nënshkruar kontratën finale një vjeçare që më ofroi Liverpooli sepse do të kisha pasur mundësinë të kisha një periudhë të shkurtër duke luajtur nën drejtimin e Jurgen Klopp” tha Gerrard për “Daily Mail”.

Ka një keqardhje rreth kësaj. Kam pasur një udhëtim fantastik në Liverpool dhe janë kujtime që nuk do t’i harroj kurrë dhe do t’i çmoj gjithmonë dhe mendoj për ato çdo ditë.”, tha Gerrard.

Limaj viziton disa familje në fshatrat e Shtimës: Kauza me çlirimtarët po përkrahet nga çdo familje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemomeate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me përkahës të tij në komunën e Shtimës.

Në këto takime, Limaj ka shpalosur për projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Lideri i Nismës thotë se kauza e Nismës me çlirimtarët po mirëpritet nga çdo familje të kësaj zone.

 

Postimi i plotë:

Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, sot në Shtime kam zhvilluar disa takime të ndara me bashkëluftëtarë e të rinj në qytet dhe në fshatrat Pjetërshticë dhe Zborc, ku pash se kauza jonë për çlirimtarët po mirëpritët në çdo familje të kësaj zone.

Është shqetësuese, që jemi i vetmi vend, që vetëm pak vite mbas luftës për liri e çlirim të një populli të tërë, dëgjohen zëra duke thënë se na keni lodhë me UÇK-në dhe dëshmorët. E thonë këtë, sepse ata nuk e kanë përjetuar atë çfarë ka ndodhur në Prekaz, Reçak dhe kudo nëpër Kosovë, pra, ata flasin kështu sepse ata nuk kanë pasur asnjëherë ndjeshmëri për vuajtjet e një populli të tërë.

Kjo është fyerje për Shtimen e gjithë Kosovën, dhe për këtë, atdhetarë të kësaj zone po rreshtohen fuqishëm krah kauzës sonë kombëtare, në mënyrë që zëri i Çlirimtarëve të jehojë kudo në institucionet tona, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.FL

Barcelona rikthen avantazhin, ngjitet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës

Periskopi.com Sporti

Katalanasit kanë rikthyer avantazhin në derbin e sontëm kundër baskëve të Atleticos, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po luhet minuta e 79’të, derbi i javës së 21’të të La Ligës spanjollë është me rezultat 2:1 në të mirë të katalanasëve.

Golin e gjeti sulmuesi francez, Griezmann.

Në rast të fitores, Barcelona do të barazohej me pikë me Real Madridin të cilën humbën dje kundër Levantes. /Periskopi

Haradinaj: UÇK janë e gjithë Kosova, jam i vetmi komandant që s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve

Periskopi.com Lajme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Pressing të televizionit T7 i është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me UCK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.

Për Haradinaj, UCK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.

“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj, duke thënë se e ka përjetuar vetë nga vijat e frontit.

Haradinaj po ashtu ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99.

Rregullat janë rregulla: Ylli i skuadrës zemëron Bayernin, mbetet jashtë ekipit për një tatuazh

Periskopi.com Sporti

Rregullat janë rregulla, veçanërisht në kohën e coronavirusit.

Futbollistët dhe klubet duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse kompeticionet po vazhdojnë të luhen pa ndërprerje falë protokolleve të krijuar nga federatat e ndryshme.

 

Mosrespektimi i tyre do të thotë të vihet në rrezik shëndeti personal dhe ai i shokëve të skuadrës. Me pak fjalë, kush gabon, paguan. Veçanërisht në një klub të disiplinuar si Bayern.

Goal, në fakt, ka shpjeguar se francezi Tolisso është përjashtuar nga skuadra që ka mposhtur Hoffenheim për shkak se ka shkelur rregullat anti-covid.

Çfarë ka bërë kampioni i botës në 2018-ën?

Ka shkuar të bëjë një tatuazh dhe ka postuar gjithçka në rrjetet sociale. Klubi ka parë gjithçka dhe ka marrë masat menjëherë.

“Jemi të lumtur që, pavarësisht situatës aktuale, ndeshjet e Bundesliga-s mund të vazhdojnë përpara. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë, futbollistë, trajnerë dhe stafi, të ndjekin rregullat e parashikuara”, ka thënë Rummenigge.

“Corentin Tolisso nuk i ka respektuar, pavarësisht se klubi ia kishte komunikuar rregullat skuadrës. Është një gjë e bezdisshme dhe që nuk mund të tolerohet”.

Kështu, për lojtarin ka ardhur përjashtimi nga lista e të grumbulluarve dhe një gjobë e majme, sa për të qenë të sigurt që francezi të mos e bëjë më dhe për t’i dhënë një mesazh gjithë ekipit.

“Kërkoj falje për sjelljen time të gabuar. Më vjen keq që kam shkelur rregullat e klubit dhe federatës gjermane. E di se kam zhgënjyer tifozët tanë dhe të gjithë Bayern-in. Më falni!”.

Rregullat janë rregulla, por në Mynih janë pak më shumë.

Haradinaj e pa si të papërgatitur Osmanin në veri: Pse nuk u konsultua me mekanizmat e sigurisë

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj nga AAK ka thënë se Vjosa Osmani si u.d presidente nuk është dashur të niset për në veri pa përgatigje dhe konsultim me mekanizmat e sigurisë, transmeton Periskopi.

‘’ Duhet me bo kujdes, me bo parapërgatitje dhe të konsultohet me mekanizmat e sigurisë sepse është president dhe ka mujt me shku shumë mirë vizita’’, ka thënë Haradinaj në një debat.

‘’Nuk është dashtë me lon me shku pa përgatitje’’.

Tutje për Osmanin si kundërkandidate për presidente, Haradinaj e ka këtë përgjigje:

‘’Kam respekt për Vjosën. Është një zonjë intelegjente. Kandidaturën time me të nuk e kam lidh në garë por për temat me të cilat duhet ta prijmë vendin’’.PERISKOPI/

 

 

Fero: Unë nuk besoj në koronavirus

Periskopi.com Showbiz

Pas shumë kohësh, artisti i njohur ‘Fero është shfaqur në një studio televizive.

Përveç shfaqjes së tij si risi, ai ka dhënë edhe deklarata të reja karshi një nga problemeve që po përballen të gjithë – koronavirusit.

“Me të kallxu drejt unë nuk besoj ne koronavirus. Ky eshtë grip, vec ia kanë lanë një emër. Politika po i lun politikat e veta”, ka thënë Fero.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin ‘NIN’.

Fero është tërhequr edhe nga skena muzikore, i cili nuk ka paralajmëruar ende për ndonjë rikthim të mundshëm.

Haradinaj: Nuk kanë me mujt me m’shti në konflikt me PDK’në

Periskopi.com Lajme

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka thënë se me deklarata nxitëse, nuk do të mund ta prish askush me PDK’në, transmeton Periskopi.

‘’Nuk kanë me mujt mem shti në konflikt me PDK’në, aq më pak përderisa ata janë në Hagë’’, ka thënë Haradinaj në një debat.

Haradinaj ka komentuar deklaratën e Abelart Tahirit të PDK’së, i cili tha se po përfundon koha e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.

“E kam shumë mik Abelardin, ka qenë ministër në qeverinë time. Nuk kam ndonjë koment. Këto janë kohë fushatash”, thotë Haradinaj.

“Enveri ishte zëvendëskryeministër i imi, Abelardi ministër i imi. Unë palë e kam pasë Hashimin e Kadrinë, s’i kam pasur këta”, theksoi i pari i AAK’së.

“Nuk i kuptoj as ata, nuk fitojnë vota duke u marrë me mu’./PERISKOPI/

Barazohet gjithçka në ‘Camp Nou’, baskët barazojnë me autgolin e Albas

Periskopi.com Sporti

Skuadra baske, Bilabao ka arritur ta shënojë golin e barazimit për 1:1, duke zhvleftësuar epërsinë e katalanasëve, shkruan Periskopi.

Goli për baskët ishte autgol nga Jordi Alba, i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e 49’të.

Shihni autogolin. /Periskopi

 

Ky është polici që kreu vetëvrasje në stacionin policor

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një polic ka kryer vetëvrasje para stacionit policor në Ranillug.

Gazeta Metro nga burimet e saj brenda policisë ka mësuar se R.H (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Ranillug.

Prokuroria ka konfirmuar se bëhet fjalë për  një vetëvrasje, derisa njësitet policore kanë dalur në vendngjarje.

Shaptahoviqi i reagon Edmond Azemit: Ti ke qenë me Partinë Ora

Periskopi.com Sporti

Edmond Azemi ka reaguar sonte për një postim të Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ai nuk ka dëshirë që të përzihet shumë në politikë

Në deklarimin e tij në facebook Edmond Azemi ka thënë se ai nuk është politikan dhe se “jeta e tij është politika”.

“Jeta jeme osht sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam ne as një parti! Është e tepërt çfarë janë duke ber mediat”, ka shkruar ai.

Megjithatë, duket se kjo nuk ka qenë edhe aq e vërtetë, pasi që basketbollisti tjetër i njohur kosovar, Samir Shaptahovic, ka reaguar me një koment te Azemi.

Ai ka thënë me shaka se megjithatë ai ka qenë në një parti më para.

“Sine (bir) unë e di që je kon gjithmonë me Ora – Veton Surroi”, ka shkruar Shaptahovic.

Haradinaj pasi Kurti u përzua nga veriu: Kur isha unë kryeministër, serbët s’guxonin të bënin ashtu

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka komentuar tentim-vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri.

Tha se në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër, s’kanë ndodhur incidente të tilla në atë pjesë të Kosovës.

Edhe Vuçiqi edhe në disa raste struktura serbe në veri ofendojnë institucionet e Kosovës. Me ju thanë të drejtën sa kam qenë unë kryetar i qeverisë s’ka guxuar me ndodh kështu. Vuçiqi ka pasur kujdes”, tha Haradinaj.

Haradinaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kërkon të zgjidhet president i Kosovës.

 

Haradinaj: Qeveria e ardhshme t’i respektojë aleatët tanë, Amerikën e kemi engjull mbrojtës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kushdo qe del partia e parë dhe merr qëverinë, duhet të ketë respekt dhe kujdes ndaj aleatëve të Kosovës, transmeton Periskopi.

Sipas tij, duhet qenë në një vijë me popullin.

‘’Qeveria e re duhet t’i respektojë aleatët tanë. Duhet të jenë në vijë me popullin. Qeveria e ardhshme të bëjë kujdes dhe ta ruajë atë shumicë. T’i kryej punët në respekt te aleatëve tanë. Amerikës, BE’së. me bo kujdes ndaj vendeve në krejt botën’’, thekson ai në një debat.

‘’Se ka këtë luks askush të bëj manovrime. Duhet me i ruajt lidhjet e besueshme me Amerikën. S’e kemi lukin me rrëzu qeveri shpesh. Unë e dua Amerikën, punoj me të. Një respekt të jashtëzakonshëm. Amerika është engjulli jonë mbrojtës’’.PERISKOPI/