January 2021 - Page 2 of 287 - Periskopi

Detaje të reja nga vetëvrasja e policit kosovar, dyshohet se vrau veten me një plumb

Periskopi.com Lajme

Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.

Express ka mësuar se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretin i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Zyra për informim e Policisë në Gjilan nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Haradinaj: S’ka politikan që ka me i dalë përpara vullnetit të qytetarëve për referendum

Periskopi.com Lajme

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka deklaruar se të gjithë në Kosovë duhet të jenë pro referendumit

‘’Unë  e di që qytetarët e Kosovës kanë me votu, dhe ata të Shqipërisë kanë me mirëprit. S’ka politikan që ka me i dalë përpara’’, ka thënë ai në një debat.

‘’Dy shtetet pra krijojnë vetmë vlera të përbashkëta. Nuk është se heqim dorë nga shtetësisa, por nëse rrijmë dhe vetëm hehstim, diçka s është në rregull prej neve’’, shton ai.

‘’Të gjithë duhet te bashkohemi për referendum’’.PERISKOPI/

Edmond Azemi demanton Vetëvendosjen: Nuk jam në asnjë parti

Periskopi.com Lajme

Basketbollisti i njohur kosovar Edmon Azemi e ka demantuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i vili e ka keqpërdorur një takim me të si aderim të basketbollistit në Vetëvendosje.

Edmon Azemi ka reaguar përmes postimit në Facebook duke demantuar Kurtin. Ai ka shkruar se nuk është pjesë e asnjë partie politike.

Reagimi i plotë i Edmond Azemit:

Jeta jeme osht sporti. Kur nuk e kam perzi me politiken. Une kam shoke ne te gjitha partite politike. Une i vizitoj te gjithe por nuk jam ne as nje parti Eshte e tepert çfar jane duke ber mediat.

Ballkani në krizë financiare, ja që sa muaj nuk janë paguar futbollistët

Periskopi.com Sporti

Ballkani ka kryer dy faza përgatitore, një në Durrës të Shqipërisë dhe një tjetër në Antalya. E për përgatitjet jashtë vendit, klubi suharekas është detyruar t’i kërkojë ndihmë Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kemi raportuar që kuvendi komunal i ka ndarë Ballkanit 88 mijë euro për fazën përgatitore, ku ka pasur reagime të ashpra nga opozita në Suharekë.

Burime brenda klubit suharekas i kanë thënë Gazetës “Olle” se futbollistët nuk janë paguar për muajin nëntor dhe dhjetor, ndërsa mbesin në shpresë se këto pagesa do t’i marrin me 1 shkurt duke përfshirë edhe pagën e janarit.

Ndihma që i ka dhënë Komuna e Suharekës ka qenë shumë e mirëseardhur për Ballkanin, pasi nëse nuk do t’i kishte ndarë fondet kuvendi komunal atëherë klubi kish rrezikuar mos të kryej fazë përgatitore jashtë vendit. Gjithsesi kriza financiare e Ballkanit nuk është diçka për tu çuditur pasi edhe klubet më të mëdha evropiane janë në krizë dhe nuk po i paguajnë futbollistët me rregull.

Vetëm disa ditë më parë mediat italiane kanë njoftuar se i vetmi klub nga Serie A që ka paguar me rregull futbollistët është Napoli.

Edhe klubet tjera të mëdha si Juventus, Inter, Roma apo Milan i kanë disa muaj paga borxh futbollistëve të tyre. Kriza ka kapur edhe klubet tjera evropiane si në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë, Turqi e vende tjera evropiane.

Krejt kjo gjendje e rëndë financiare si te Ballkani ashtu edhe te klubet tjera në Kosovë dhe Evropë ka ardhur shkaku i pandemisë Covid-19, gjë që ka paralizuar shumë biznese.

Haradinaj: S’është koha për luftë politike ndaj njëri-tjetrit, duhet të jemi bashkë kundër Serbisë

Periskopi.com Lajme

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se nuk është koha për luftë politikë, por për të qëndruar së bashku si komb.

Këtë përgjigje Haradinaj ka dhënë në pasi u pyet se AAK-ja po bën një fushatë të pazakontë, duke mos sulmuar partitë e tjera, madje duke injoruar kur të tjerët e sulmojnë AAK-në.

“Vendi ynë është në një situatë shumë të vështirë – ne jemi duke luftuar pandeminë, fqinji ynë po bëhet gjithnjë e më agresiv, ndërsa ekonomia jonë është bllokuar. Tani nuk është koha për luftë politike, por është koha të qëndrojmë së bashku si komb dhe të punojmë për të ardhmen e vendit. Qytetarët tanë e kanë kuptuar tashmë këtë, tani ne politikanët duhet ta kuptojmë: Nuk ka të bëjë me ne dhe partitë tona, ka të bëjë me qytetarët dhe vendin. Si President do të jetë një nga detyrat e mia kryesore të bashkoj vendin dhe të ecim përpara së bashku. Ne duhet të luftojmë së bashku për çështjen tonë kombëtare dhe jo kundër njëri-tjetrit”, ka thënë Haradinaj në ‘Pressing’.

Shala: Në programin e PDK’së është që të paguhen edhe kujdestaritë e klasës

Periskopi.com Lajme

Muzafer Shala nga PDK’ja ka shpalosur disa pika nga plani i partisë së tij për arsimin.

Shala ka thënë se pagat duhet të rriten në bazë të përgjegjësive që mësimdhënësit kanë, duke theksuar se kujdestaritë duhet të paguhen më shumë.

“Ne nuk kemi me i rrit pagat vazhdimisht, mirëpo kujdestarët e klasës me performancë më shumë duhet të paguhen më shumë”, ka thënë ai.

Gjuajtjet e lira specialitet i Lionel Messit, shënon eurogol që vlenë të shikohet më shumë se 3 herë

Periskopi.com Sporti

Ballafaqimi i skuadrës katalanase, Barcelonës, kundër asaj baske, Bilbao, është derbi i kësaj jave në kuadër të La Ligës spanjolle, shkruan Periskopi.

Janë katalanasit ata që kanë arritur të kalojnë në epërsi me një eurogol nga legjenda argjentinase, Lionel Messi, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Shihni golin. /Periskopi

 

As KS as RKS, të hënën kontrata për targa të reja

Periskopi.com Lajme

Asnjëra nga targat për vetura ato KS apo RKS nuk janë duke u lëshuar për qytetarë tash e një kohë.

Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht po lëshon targa të përkohshme, nëpër të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë.

Por kjo pritet të marrë fund së shpejti, pasi në ARC njoftojnë se kontrata do të nënshkruhet më së largu javën tjetër.

Por furnizimi do të bëhet vetëm me targa RKS dy javë pas nënshkrimit të kontratës, pasi ato KS nuk janë më në përdorim si rezultat i skadimit të Marrëveshjes së Brukselit.

 

E rëndë: Dyshohet se polici u vetëvra para stacionit policor në Ranillug

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një polic ka kryer vetëvrasje para stacionit policor në Ranillug.

Gazeta Metro nga burimet e saj brenda policisë ka mësuar se R.H (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se ka kryer vetëvrasje para stacionit policor.

Stacioni policor në komunën e Ranillgut gjendet në fshatin Ropotov, pak kilometra nga komuna e Ranillugut.

Njësitet policore dhe prokuroria kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Mirena: Albin Kurti e Vjosa Osmani ikën të poshtëruar e të turpëruar nga veriu

Periskopi.com Lajme

Analisti Ilir Mirena ka deklaruar se vizita e djeshme e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës ishte turpëruese për ta, transmeton Periskopi.

‘’Vizita të tilla poshtëruese, duhet të ndodhin më rrallë. Ishte diasko mënyra se si u larguan  e u poshtruan. Janë mundu me mbulu diçka, mirëpo ka qenë dështim total’’, ka theksuar Mirena në një debat.

Mirena ka thënë se kritikat ndaj Kurtit për këtë vizitë arsyetohen, duke qenë se qysh moti asnjëherë s’e ka larguar nga deklaratat e tij çështjen e veriut.

‘Në publik ka qenë një reagim pse veriu ekziston si problem, pse tash po i hakmerreni Albinit. Kjo është e drejt pse po i kërkohet llogari atij, sepse nuk e ka heq prej goje cështjen e veriut. Erdhi momenti dhe ai e provoi vet qysh është me shku atje me eskorta. Ai iku i turpëruar nga atje’’, përfundon Mirena./PERISKOPI/

 

Haradinaj: Nuk kemi marrëveshje paraprake me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për kandidaturën e tij për president. Por a synon Haradinaj që të marrë këtë post në bashkëpunim me Albin Kurtin.

Haradinaj ka folur se kanë marrëveshje me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Nuk kemi marrëveshje paraprake me VV, termat e marrëveshjes i cakton qytetari. Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, u shpreh Haradinaj në Pressing.

Haradinaj tha se pret fitore të VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, theksoi Haradinaj.

“Kandidatura ime për president lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova. Por edhe me një ekuilibër të demokracisë”, shtoi ai./Periskopi/

Marrin fund ‘vuajtjet’ e Liverpoolit, transferon mbrojtësin e njohur në minutat e fundit

Periskopi.com Sporti

Liverpooli këtë sezon ka vuajtur nga mungesat e shumta në repartin defanziv.

Në shumë ndeshje, mesfushorët janë detyruar ta luajnë rolin e mbrojtësve qendror.

 

 

Reds në minutat e fundit të merkatos së janarit kanë transferuar mbrojtësin e Preston, Ben Davies.

Skuadra e Klopp do të paguaj te skuadra e Championshipit dy milionë funta

Rashiq: Nuk e di çka kërkuan Albin Kurti e Vjosa Osmani dje në veri

Periskopi.com Lajme

Politikani serb, Nenad Rashiq ka treguar se nuk e kupton vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dje në veriun e Mitrovicës, transmeton Periskopi.

Rashiq ka treguar se incidenti i djeshëm ku iu ndërpre atyre dyve vizita, është për shkak të alternativës që nuk po i ofrohet qytetarëve serbë të veriut.

‘’Kjo na tregon se nuk kemi pasë rast për ofrim të alternativave për qytetarët në veri. Vetëm kemi trashëgu atë vakum dhe vakumi vetëm po rritet. Atje duhet të afrohet një alternativë që të dijnë cka duhet të veprojnë. Ju garantoj se mund të duket se po e bëjnë me qëllim, por kjo sepse s’kemi kriju perspektivë të së ardhmes. Alternativa e para. Si kuptoj ata dy se e shoh qëllime të mira, jam i gatshëm të punojmë që të krijhoet ajo alternativa’’, ka thënë Rashiq në një debat.PERISKOPI/

 

Memli Krasniqi: Me Rimëkëmbjen, izolimi i të rinjve dhe shtetit tonë do të marrë fundit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi gjatë prezantimit të Planit për Rimëkëmbjen e politikës së jashtme dhe imazhit të Kosovës tha se për ta rimëkëmbur Kosovën në arenën ndërkombëtare ky plan do të bazohet në tri shtylla themelore: Politika e Jashtme dhe Diplomacia, Mbrojtja dhe Siguria Kombëtare, si dhe Promovimi për Zhvillim.

Ai theksoi se prioritetet e PDK-së në shtyllën e politikës së jashtme dhe diplomacisë përfshijnë frenimin e çdo iniciative që cenon legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, zgjerimin e përfaqësimit diplomatik dhe politik të Kosovës në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë, me prioritet themelor anëtarësimin në OKB, në Këshillin e Evropës, si dhe shndërrimin e misioneve diplomatike nga koncepti klasik i përfaqësimit, në një kapital diplomatik që funksion themelor e ka lidhjen e Kosovës me ekonominë globale dhe investitorët e huaj, lidhjen e ngushtë të institucioneve shtetërore me diasporën, lidhjen e sportistëve vendas me sportin ndërkombëtar dhe lidhjen e artistëve me sfondin kulturor global.

“Brenda 100 ditëve të para, ne do të heqim moratoriumin diplomatik të Qeverisë Hoti dhe do të ndërmarrim një iniciativë të koordinuar me SHBA-të dhe vendet mike të Bashkimit Evropian, për ta aplikuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Brenda 100 ditëve të para, ne do ta riorganizojmë platformën shtetërore për rikonfigurimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet me të cilat është lënduar raporti diplomatik nga paaftësia e qeverive Kurti e Hoti, si dhe do të riorganizojmë qasjen tonë për njohje të reja, jo vetëm si formalitet por edhe si përmbajtje. Kështu do ta kundërshtojmë Serbinë në iniciativën e saj kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në botë. Kështu do t’ia pamundësojmë Serbisë veton mbi prezencën tonë në rrafshin ndërkombëtar.”, tha Krasniqi.
Po ashtu, ai tha se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së do të rikthehet në arenën ndërkombëtare, historia e vërtetë e Kosovës dhe rrugës e saj drejt pavarësisë, duke mos lejuar që që rehabilitimi i Serbisë të kalojë mbi të vërtetën e krimeve kundër njerëzimit, që ka ushtruar shteti serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës me dekada, e veçanërisht gjatë viteve 1998-1999.

“Në kuadër të dialogut ndër-shtetëror me Serbinë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, ne do definojmë qartë qëllimet tona shtetërore dhe do t’i koordinojmë të njëjtat me partnerët tanë strategjik. Për ne, dialogu ka vetëm një destinacion, njohjen reciproke në mes dy vendeve. Ndërsa për të arritur tek ky cak, rruga kalon, ndër të tjera, përmes ndalimit automatik të çdo iniciative të Serbisë për ta penguar forcimin e sovranitetit të Kosovës, zbardhjes së fatit të të pagjeturve, reparacioneve dhe kthimit të aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe përkushtimit të qartë për trajtim të barabartë e pa kushte në rrugën e integrimit evropian.”, tha Krasniqi.

Me Planin e PDK-së për Rimëkëmbje synohet që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Tregtisë, në Interpol dhe UNESCO, si dhe në çdo organizatë e mekanizëm ndërkombëtar ku bëjnë pjesë shtetet e lira e demokratike dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet anëtare të BE-së.

“Për PDK-në, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të jetë ambicia kryesore e politikës së jashtme të Kosovës për këtë mandat. Kjo është një e drejtë sovrane për Kosovën. Për ta bërë këtë, ne nuk do të presim pafundësisht derisa pengesat gjeopolitike të Serbisë, Rusisë e Kinës të zhduken vetvetiu. Ne do bëhemi kreativ për t’i hequr këto pengesa sa më parë. Në këtë drejtim, ne do të shqyrtojmë edhe transferimin e të drejtës së përfaqësimit tonë të përkohshëm në OKB përmes Republikës së Shqipërisë.”, tha Krasniqi.

Krasniqi, më tej ka folur edhe për diasporën, sportin e kulturën dhe rininë.

“Kosova do të promovoj një imazh real dhe modern, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin e saj, përmes diplomacisë publike dhe kulturore aktive, dhe do të synoj të rris ndikimin e saj kulturor në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Promovimi i diasporës së Kosovës dhe zhvillimi i një kornize konkrete e cila do të mbështesë zhvillimin kulturor, socio-ekonomik dhe politik të diasporës sonë do të mbetet një objektiv kyç. Kur kam shërbyer si ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, i kam parë për së afërmi barrierat me të cilat janë ballafaquar qytetarët e Kosovës, e veçanërisht sportistët dhe artistët tanë. Dhe janë pikërisht këta që në shumë raste ia kanë dëshmuar botës se sa i padrejtë ka qenë izolimi i tyre dhe i vendit tonë në përgjithësi. Me planin tonë të Rimëkëmbjes, izolimi i të rinjve tanë, izolimi i shtetit tonë dhe i potencialit që ekziston në Kosovë, do të marrë fund një herë e përgjithmonë. Me ne, Kosova do ta arrijë peshën e vet si aktor i barabartë rajonal dhe si faktor për paqe, stabilitet, e integrim” ka thënë Krasnqi.

ZYRTARE: 70 libianë nisen për Zvicër për ta zgjedhur kryeministrin e tyre

Periskopi.com Uncategorized

Rreth 70 libianë po udhëtojnë drejt Gjenevës në Zvicër në përpjekjen për t’i dhënë fund ndasive politike të vendit të tyre duke e zgjedhur një kryeministër të ri e të përkohshëm dhe një këshill presidencial prej tre personash.

Procesi, i mbikëqyrur nga OKB-ja, po mbahet mes thashethemeve për ryshfet dhe pretendimeve se po imponohet në këtë vend nga OKB-ja, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

22 kandidatë janë nominuar për pozitën e kryeministrit, dhe 24 për këshillin presidencial, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Tri gra janë mes tyre, që është një arritje epokale për Libinë.

Por ka dyshime të forta nëse ata që do të zgjidhen nga Forumi Politik Libian i Dialogut nga OKB-ja do të pranohen nga regjimet rivale në lindje dhe perëndim të vendit.

Kryeministri do të mbetet në këtë pozitë deri në dhjetor, kur pritet të mbahen zgjedhjet nacionale. Disa kandidatë janë teknokratë që duan thjesht të mbikëqyrin rrugën drejt zgjedhjeve, por të tjerë kanë ambicie për të qenë kryeministra edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Mes tyre është Moin Kikhia, i cili shprehu shqetësimet se votat për kandidatët po bliheshin.

Nuk ndalet Gjilani, transferon mbrojtësin e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Gjilani ka njoftuar për transferimin e tre lojtarëve të rinj gjatë këtij afati veror.

 

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokol ka arritur marrëveshje me Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govorin.

Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:

“Ardin Dallku, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori futbollist të Gjilanit

Gjilan, 31 Janar 2021-Sport Club “Gjilani” ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 3 futbollistë.

Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën tonë.

Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën tonë, me mesfushorin i cili së fundëmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Ardhja tjetër në skuadrën tonë është Ardin Dallku, i cili pozitën e tijë e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut.Dallku në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.

26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanelën Dardane.

Përforcimi tjetër i skuadrës sonë eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.

Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën tonë ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri.Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës”, shkruhej në komunikatën e nënkampionit të Kosovës.

Rashiq: Kam aktakuzë palidhje, nuk isha prezent për çka jam akuzuar

Periskopi.com Lajme

Nenad Rashiq, politikan serb në Kosovë ka treguar se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve, pasi është ngarkuar me një aktakuzë, për të cilën thotë se kishte të bënte fare, transmeton Periskopi

‘’Kam aktakuzë palidhje, nuk isha prezent për cka jam akuzuar’’, ka thënë ai në një debat.

Përkundër, kësaj, Rashiq ka treguar se nuk garon në listë dhe se asaj i prien nënkryetari i partisë.

 

Barcelona-Athletic Bilbao, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të përballet në ndeshjen e sontme kundër Athletic Bilbaos.

Ndeshja në mes këtyre dy skuadrave do të fillojë në orën 21:00.

Barcelona kërkon fitoren në mënyrë që ta barazojë Realin me pikë kurse Bilbao kërkon ngjitjen në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Image
Image

Komunikata e VV-së ku sulmohet çnjerëzisht Rugova: Ti Hashim i shkove në varrim, e more në Rambuje

Periskopi.com Lajme

Një komunikatë e Vetëvendosjes e 19 dhjetorit 2006 po bën sërish jehonë. Në këtë komunikatë sulmohet Hashim Thaçi për arsyen se ishte bërë si… Ibrahim Rugova. Kjo mund të jetë një komunikatë domethënëse në kontekstin në të cilin ndodhemi.

Thaçi ndër tjerash sulmohej ashpër edhe prë arsyen që kishte pranuar që të në konferencën e Rambujesë të ishte edhe Ibrahim Rugova, i cili cilësohet si “njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK-në.”

Po ashtu, Thaçi sulmohet në mënyrë çnjerëzore edhe për arsyen banale që kishte marrë pjesë në varrimin e presidentit historik

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.” – shkruan Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Kurti së fundi edhe vetë e ka vizituar varrin e presidentit Rugova. Ndërkohë, Vjosa Osmani për ironi është larguar nga LDK me arsyen se kjo e fundit nuk ishte mjaftueshëm rugoviste.

Më poshtë keni komunikatën e plotë:

Gjaku i humbur

Shkelja e betimit ushtarak nuk mund të cilësohet ndryshe pos tradhti kombëtare. E për tradhti dihet se cili do duhej të ishte dënimi. Ti, Hashim, u betove se do të luftosh deri në çlirimin përfundimtar të atdheut, e në anën tjetër shkove në Rambuje dhe e nënshkrove kapitullimin. Me nënshkrimin tënd e pranove sovranitetin dhe integritetin e Serbisë mbi Kosovën. Ti e bëre këtë sepse tashmë Adem Jashari kishte shkuar në përjetësi. Përndryshe, po të ishte gjallë, do të të vriste me dorë të vet. Botërisht dihet se që nga viti 1993 ti nuk u takove asnjëherë me Adem Jasharin. Ti në Kosovë u ktheve vetëm pas rënies heroike të tij dhe familjes së tij. Cili nga ju shokët e mëhershëm iu ndodhët pranë në momentet e flijimit të komandantit? Asnjëri. Ai luftoi së bashku me familjen e tij dhe me dajën Osman, që nuk iu nda kurrë. Ti dhe shumë të tjerë që sot thirreni në emrin e tij për përfitime personale, në atë kohë ndodheshit nëpër qytetet perëndimore me arsyetimin tashmë të mirënjohur: ‘shokët më dërguan me detyrë në Zvicër’. Ti që shkele mbi gjakun e Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve tjerë, është turp që ta përmendësh emrin e tij. Është turp që ta keqpërdorësh fotografinë e tij. Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë. Ti që thirresh në emër të luftës dhe në emër të atyre që dhanë jetën për çlirim, pranove që në Rambuje të jetë edhe Ibrahim Rugova, njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK–në. Hyre në Grupin Negociator për të negociuar me Serbinë për tokën tonë. Ti që thirresh në emër të gjakut të derdhur u përkule para arkivolit të Rugovës të mbuluar me një flamur që e përdhos flamurin kuqezi me të cilin luftuan Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem Bejta, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të gjithë luftëtarët e lirisë. I qëndrove gatitu edhe hymnit që gjithashtu nuk është kombëtar. Një ushtri që e fiton luftën nuk i dorëzon armët. Ti mburreshe kur i detyrove ushtarët e UÇK–së që t’i dorëzojnë armët. Nuk mund të bëhesh duke u çbërë. Ti festove kur UÇK-ja u çarmatos.

Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.

Tani ke filluar një fushatë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dhe konkretisht kundër aktivistit Albin Kurti. Këtë po e bën nga frika, sepse ti e di mirë se sa thellë je futur në projektet politike kundër vullnetit të popullit. Decentralizimi shkakton ndarjen e Kosovës dhe krijimin e entitetit serb brenda territorit të Kosovës, kurse statusi ‘eksterritorial’ i kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë shkakton delegjitimimin e shqiptarëve si popull autokton. Ti i ke pranuar që të dy këto projekte, prandaj frika dhe brenga jote e vetme është se si të shpëtosh dhe mbijetosh politikisht. Ty të ka tmerruar masoviteti i popullit në demonstratën e 28 Nëntorit. Populli po zgjohet Hashim, ky është vetëm fillimi. Populli kurrë nuk do të pranojë zgjidhje që është në kundërshtim me vullnetin e tij, prandaj në të ardhmen populli do t’i mbushë rrugë e sheshe kundër këtij sistemi politik dhe kundër juve që po e tregtoni vullnetin e 2 milionë njerëzve. Mos qofsha nën lëkurën tënde.

Në një tubim në Prizren ti, Hashim, para qytetarëve të pranishëm ke thënë që Albin Kurti iu ka dorëzuar Serbisë, prandaj serbët e futën në burg dhe ia ndërruan frizurën e pastaj e lëshuan. Ta akuzosh Albin Kurtin se iu dorëzua Serbisë dhe se ia ndërruan frizurën dhe në fund e lëshuan, është poshtërsia që mund ta bëjë vetëm një idiot. Kjo është fyerje për të burgosurit politik të të gjitha gjeneratave. Është fyerje për simbolin e rezistencës Adem Demaçin, është fyerje për Ukshin Hotin, Afrim Zhitinë, Fadil Vatën… Është fyerje edhe për Nait Hasanin e shumë të burgosur politik që ti i ke në kryesinë e partisë tënde. Shumë anëtarë të kryesisë së partisë tënde e njohën dhe e takuan Albinin në burg. Ata e dinë mirë se si qëndroi Albini në burg, cila ishte përgjigja që i dha politikës fashiste të Milosheviqit. Por ti e ke hallin tjetërkund. Këtë sulm e bën nga frika prej popullit, sepse ti e di mirë se Albini nuk ndalet, nuk nënshtrohet dhe me asnjë çmim nuk e pranon kapitullimin. E, populli çdo ditë e më shumë po na bashkohet, duke u larguar nga ju. Ata nuk ju besojnë më, sepse planet e juaja në kundërshtim me vullnetin e popullit janë bërë tashmë shumë të dukshme. Kjo është frika jote.

Ti e nënshkrove Rambujenë dhe, rrjedhimisht, e pranove Serbinë për shtet tëndin, por këtë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe populli i Kosovës nuk do e pranojë kurrë. Ne me Serbinë zyrtarisht jemi ende në luftë, sepse nuk kemi marrëveshje të paqes me të. Ne nuk do të ndalemi deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të ndalemi deri në vetëvendosje, natyrisht pa ty dhe të tjerët si ti. Për fund po ta përkujtoj betimin që e ke dhënë, sepse ndoshta e ke harruar:

‘Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj per t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!’

Hoxhaj e Krasniqi prezantojnë Planin për Rimëkëmbjen e politikës së jashtme: Do të forcojmë lidhjet me SHBA-të dhe Gjermaninë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet, Memli Krasniqi kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbjen e politikës së jashtme.

Hoxhaj duke potencuar se politika e jashtme është vija e parë e frontit ku fillon mbrojtja e shtetit prej kërcënimeve nga jashtë, dhe mbrojtjes së të arriturave të vendit ka thënë që sfidë kryesore e Kosovës në këtë aspekt do të jetë anëtarësiminë OKB, në Bashkim Europian, në NATO, dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis që shkon përtej Pakos së Ahtisaarit, që e shkel Kushtetutën e vendit, ose që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial. Me mua si Kryeministër, Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis që cenon rendin kushtetues dhe karakterin unitar të shtetit. Përderisa Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, Bashkimi Europian është treguar i padrejtë ndaj nesh dhe ka trajtuar qytetarët e Kosovës si qytetarë të rendit të dytë. Kjo qasje duhet të marrë fund.”, ka theksuar Hoxhaj.

Tutje, ai ka përmendur Konferencën e Rambouillet, të cilën e kryesonte Hashim Thaçi, ku Kosova fitoi mbështetjen e SHBA-së dhe të Perëndimit për çlirim, si dhe procesin e negociatave në Vjenë falë të cilit u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, si rezultat i një politike të jashtme dhe diplomacie të mençur. Gjatë kohës kur Hoxhaj ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Kosovës në Qeverinë Thaçi, janë siguruar 116 njohje për Kosovën dhe anëtarësime në 60 organizata ndërkombëtare.

Hoxhaj ka shtuar se për dallim prej Rambouillet e Vjenës, në Kosovë kemi politikanë antiamerikanë e autokratë si Albin Kurti, i cili tallet me Shtëpinë e Bardhë, i cili shkon në Tiranë dhe përplaset me kryeministrin shqiptar, ndërkohë që i buzëqesh kryeministres serbe, i cili gjatë pandemisë e mbylli kufirin me Shqipërinë, por ia hapi portat Serbisë që ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Hoxhaj e ka ftuar përsëri Kurtin për debatuar.

“Angazhimi im nuk ka qenë i lehtë, në përballje me diplomatët perëndimorë, kur më kanë thënë se imazhin e Kosovës po e rrënojnë skenat e gazit lotsjellës në Kuvend. Kur më kanë thënë “shko binde liderin e opozitës në Kosovë, Albin Kurtin, që ta njohë flamurin e Kosovës, pavarësinë e Kosovës, e pastaj eja të na bindësh ne.” Unë po luftoja që të njihej Kosova e pavarur me flamurin e saj. Dhe ata ma kujtonin se si lideri i opozitës në Kosovë nuk njihte flamurin e shtetit, institucionet e shtetit dhe dëmtonte imazhin e shtetit. Prandaj, Albin Kurti nuk mund të jetë Kryeministër i Kosovës, sepse qytetarët nuk do të lejojnë që të rrënohet për një ditë ajo që u ndërtua për shumë vjet dhe me shumë sakrificë. Sepse, ata e dinë që Albin Kurti është rrezik për Kosovën dhe ata po e shohin që ai nuk as program elektoral, as prioritete për qytetarët, e as guxim për t’u ballafaquar në debat me mua.”, ka thënë ai.

Ndërsa, Memli Krasniqi ka thënë se marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Kosovës nuk janë në nivelin e duhur për shkak të prishjes së shumë nga relacionet ekonomike, diplomatike dhe politike të vendit nga qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh të 6 tetorit të 2019-tës, të udhëhequra nga Albin Kurti dhe Avdullah Hoti.

Sipas Krasniqit, PDK është e përkushtuar ta rimëkëmbë politikën e jashtme të vendit, në aspektin e orientimin strategjik në çështje të mbrojtjes, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euro-atlantik, andaj Plani i Rimëkëmbjes së politikës së jashtme bazohet në tri shtylla themelore: Politika e Jashtme dhe Diplomacia, Mbrojtja dhe Siguria Kombëtare, si dhe Promovimi për Zhvillim.

“Brenda 100 ditëve të para, ne do ta rikthejmë në arenën ndërkombëtare, historinë e vërtetë të shtetit tonë dhe rrugës së tij drejt pavarësisë, për ta konfrontuar hapur e drejtpërdrejtë përpjekjen e konsolidimit të imazhit humanist të shtetit serb, në kurriz të Kosovës, popullit të saj dhe luftës së drejtë për liri dhe pavarësi. Në kuadër të dialogut ndër-shtetëror me Serbinë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, ne do definojmë qartë qëllimet tona shtetërore dhe do t’i koordinojmë të njëjtat me partnerët tanë strategjik. Për ne, dialogu ka vetëm një destinacion: njohjen reciproke në mes dy vendeve. Gjatë këtij viti ne do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Tregtisë, në Interpol dhe UNESCO, si dhe në çdo organizatë e mekanizëm ndërkombëtar ku bëjnë pjesë shtetet e lira e demokratike. Për këtë, ne do ndërtojmë një agjendë dhe një plan konkret, të koordinuar me shtetet aleate. Për PDK-në, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të jetë ambicia kryesore e politikës së jashtme të Kosovës për këtë mandat.”, ka thënë Krasniqi.

Hoxhaj dhe Krasniqi, në prezantimin e tyre kanë thënë se Rimëkëmbje synon ti jap fund izolimit të qytetarëve dhe Kosovës, si dhe do t’i forcoj lidhjet politike dhe ekonomike me SHBA-të dhe Gjermaninë.